Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Sulmi në plazhin e Australisë u planifikua në detaje për muaj të tërë, zbulon dokumenti

22 December 2025 at 08:30


Babai dhe djali të akuzuar për kryerjen e sulmit më të keq terrorist në Australi kanë kryer trajnime për përdorimin e armëve të zjarrit në një fshat, sipas një dokumenti.

Dokumenti i gjykatës, i cili përmban redaktime, përfshin imazhe nga një video e Sajid Akram, 50 vjeç, dhe djalit të tij Naveed Akram, 24 vjeç, ku dyshja mbajnë pushkë dhe lëvizin në një mënyrë që sugjeron një element të stërvitjes taktike.

“I akuzuari dhe babai i tij shihen gjatë gjithë videos duke qëlluar me armë gjahu dhe duke lëvizur në mënyrë taktike”, thuhet në dokument.

Bëhet e ditur se 15 persona u vranë në të shtënat në plazhin Bondi më 14 dhjetor, të cilat autoritetet thanë se kishin në shënjestër një turmë familjesh hebreje që festonin Hannukah, shkruan CNN.

Sajid Akram u qëllua për vdekje nga policia, ndërsa djali i tij përballet me një akuzë për terrorizëm dhe 15 akuza për vrasje - së bashku me 40 të tjera për tentativë vrasjeje.

Faktet e supozuara thonë se dyshja hodhi katër pajisje të improvizuara drejt turmës, pak çaste para se të fillonin të qëllonin, megjithëse asnjëra prej tyre nuk shpërtheu.

Dyshja dyshohet gjithashtu se kanë regjistruar video në të cilat ndanin pikëpamje që sugjeronin se i përmbaheshin "ideologjisë së ekstremizmit të dhunshëm të motivuar nga feja".

Në një video të regjistruar përpara një imazhi të flamurit të ISIS-it, dyshja bëri deklarata “duke dënuar aktet e sionistëve” dhe dukej se “përmbledhte justifikimin e tyre për sulmin terrorist në Bondi”, shton dokumenti.

“Ka prova se i akuzuari dhe babai i tij… e planifikuan me kujdes këtë sulm terrorist për shumë muaj”, thuhej në dokument.

Dokumenti shton pamjen e ngjarjeve që çuan në sulm.

Ndryshe, videot e burrave që dyshohet se kryenin stërvitje me armë zjarri në një zonë rurale, që besohet të jetë në Uellsin e Ri Jugor, dyshohet se janë filmuar në tetor.

Më parë, policia tha se ata udhëtuan për në Filipine në nëntor, ku qëndruan për gati një muaj.

Dokumenti i publikuar zbulon se burrat vizituan vendin dy ditë para sulmit. /Telegrafi/

Popullsia e Shqipërisë po bie me ritmet më të larta në rajon

By: Ela
18 December 2025 at 09:04

Popullsia e Shqipërisë po tkurret me ritme shumë më të larta gati dy deri tre herë më shumë se në vendet e tjera të Rajonit sipas të dhënave të azhurnuara nga Eurostat për popullsinë e vendeve kandidate. Në vitin 2025 popullsia zyrtare Shqipërisë ishte 2,363,314 banorë me një tkurrje prej rreth 27,628 personash brenda një […]

The post Popullsia e Shqipërisë po bie me ritmet më të larta në rajon appeared first on BoldNews.al.

DEMOGRAFI – Holanda për herë të parë ka më shumë të moshuar sesa të rinj

16 December 2025 at 15:32

AMSTERDAM, 16 dhjetor /ATSH-AA/ – Holanda, për herë të parë ka regjistruar numër më të lartë të personave të moshës 65-vjeç e lart, krahasuar me ata nën 20-vjeç, sipas të dhënave të publikuara sot nga Statistikat e Holandës (CBS).

Në fillim të këtij viti, vendi numëronte rreth 3.76 milionë persona të moshës 65-vjeç e lart, krahasuar me 3.72 milionë persona nën 20-vjeç, tha CBS duke shtuar se hendeku pritet të zgjerohet ndjeshëm në dekadat e ardhshme. Parashikimet tregojnë se deri në vitin 2070, Holanda do të ketë rreth 5.4 milionë të moshuar ndërsa numri i të rinjve pritet të arrijë në 4.1 milionë.

Numri i personave të moshës 80-vjeç e lart parashikohet të rritet ndjeshëm nga më shumë se 900 mijë këtë vit në rreth 2.1 milionë në vitin 2070. Gjatë së njëjtës periudhë, popullsia e moshës 99-vjeç e lart pritet të rritet nga afërsisht 4.400 në më shumë se 38 mijë.

CBS ia atribuoi trendin e plakjes kryesisht rritjes së jetëgjatësisë dhe rënies së shkallës së lindjeve. Holanda regjistroi për herë të fundit më shumë se 200 mijë lindje në vitin 2002 ndërsa rreth 166 mijë fëmijë lindën vitin e kaluar.

Ekspertët kanë ngritur shqetësime në lidhje me ndikimin ekonomik dhe social të popullsisë në plakje, veçanërisht rrezikun e mungesës së fuqisë punëtore, pasi numri i pensionistëve rritet më shpejt se popullsia në moshë pune. Mungesa e personelit në sektorin e kujdesit shëndetësor pritet të përkeqësohet në vitet e ardhshme ndërsa kërkesa për kujdes rritet.

CBS vlerëson se popullsia totale e Holandës mund të arrijë në 20.6 milionë deri në vitin 2070 ndërsa thekson se parashikimi mbetet i pasigurt. Rritja e ardhshme e popullsisë do të varet nga faktorë të tillë si tendencat e migrimit, jetëgjatësia dhe shkallët e fertilitetit.   /os/

The post DEMOGRAFI – Holanda për herë të parë ka më shumë të moshuar sesa të rinj appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Olsi Bylyku publikon foton me partneren Denada: Sekreti im…

By: D Marku
1 December 2025 at 11:58

Olsi Bylyku ka ndarë me ndjekësit një moment mjaft të ndjerë nga udhëtimi i tij me tren, ku shihet bashkë me partneren e tij, Denadën, të mbështetur te njëri-tjetri në qetësi të plotë. Fotoja bardh e zi, e thjeshtë por shumë emocionale, ka tërhequr vëmendjen e publikut për shkak të mesazhit që Olsi ka vendosur mbi të.

Në postim, ai shkruan:

“‘My secret’, who has carried my truths for years on this long battle for success, quietly enjoying the peace of a train ride.”

Që në shqip do të thotë:

“‘Sekreti im’, ajo që ka mbajtur të vërtetat e mia për vite me radhë në këtë betejë të gjatë drejt suksesit, duke shijuar në heshtje paqen e një udhëtimi me tren.”
Me këtë dedikim, Olsi tregon publikisht mirënjohjen dhe lidhjen e fortë që ka me Denadën, e cila qëndron pranë tij prej vitesh, si në sfidat profesionale ashtu edhe në arritjet personale.

Lidhja e tyre u zbulua fillimisht nga Iconstyle, më pas çifti e pranoi gradualisht ne rrjetet sociale, duke ndarë foto te perbashkëta. Denada ka zgjedhur te mbaje nje profil me te heshtur online, duke mos qene publike, por eshte Olsi ai i cili here pas here zgjedh te ndaje copeza te tyre me ndjekesit.

The post Olsi Bylyku publikon foton me partneren Denada: Sekreti im… appeared first on Albeu.com.

PL: Arsimi, me buxhet nën mesataren europiane

30 November 2025 at 13:24

TIRANË, 30 nëntor/ATSH/ Partia e Lirisë bëri sot thirrje për më tepër mbështetje për arsimin dhe vizion të qartë në mbështetje të të rinjve.

Përmes një deklarate për shtyp, sekretarja për Rininë në Partinë e Lirisë, Anisa Ibraj tërhoqi vëmendjen për realitetin e arsimit të mesëm.

“Të rinjtë po shohin nga afër se çfarë ka sjellë ky sistem i dështuar. Një arsim që nuk po i mban më të rinjtë në vend, një sistem qe po humb nxënës vit pas viti dhe një klimë ku mësuesit e mirëkualifikuar po largohen sepse nuk marrin mbështetjen që u takon”, tha ajo.

Sipas Ibrajt, Shqipëria ka një arsim që funksionon me buxhet nën mesataren europiane, dhe kjo ndihet në çdo shkollë.

“Duhet të ngremë zërin për një ndryshim real dhe te ndërtojmë një sistem arsimor që i jep arsye çdo të riu të Shqipërisë të ndërtojë të ardhmen këtu. Prandaj Partia e Lirisë do të vazhdojë të jetë mbështetje kryesore e të rinjve, të cilët janë prioritet”, tha ajo.

/m.m/j.p/

The post PL: Arsimi, me buxhet nën mesataren europiane appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shehu për buxhetin e Shëndetësisë: Të arrijmë në 80% të rimbursimit të barnave

27 November 2025 at 13:33

TIRANË, 27 nëntor/ATSH/ Në punimet e Komisionit për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale, deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu paraqiti dy amendamente për buxhetin 2026 të MSHMS.

Deputeti Shehu tha se amendamentet e tij kanë të bëjnë vetëm me sektorin e shëndetësisë të MSHMS, dhe jo me pjesën sociale.

“Ajo që përcakton rritjen e një buxheti në vite nuk është vlera absolute e shifrave, por është përfaqësimi i tij në përqindjen e Prodhimit të Përgjithshëm Bruto të vendit. Vlera absolute është relative, varet nga çmimet, nga monedha, nga inflacioni dhe shumë elementë të tjerë. Po të shikojmë buxhetin e MSHMS, ai është rreth 3.9% e PBB, por duke hequr pjesën sociale, ngel 2.8% e Prodhimit të Brendshëm Bruto”, tha Shehu.

Shehu tha se ka një rritje të kontributeve direkte që keni kaluar në 1% të PBB-së.

“Qëndrojmë në 2.8%, por keni një rënie të lehtë në krahasim me vitin e kaluar. Edhe sikur të ishte njëlloj kemi nga një vit në një vit, kur Prodhimi Bruto është rritur, pesha e sistemit shëndetësor është zvogëluar. Po të ishit me tempin e rritjes lineare, ju duhet të kishit sot një buxhet prej 3.2% të PBB. Buxheti është zvogëluar dhe kjo është hera e parë që ndodh në historinë e buxheteve. Kjo tregon se sistemi shëndetësor do të vuajë akoma më shumë në vitin që vjen pavarësisht vlerës absolute”, tha Shehu.

Deputeti i PD-së u shpreh se varfëria për qytetarët do të thellohet. Sipas tij, jo vetëm që nuk ka përmirësim të situatës, por nëse do të ndiqen direktivat e OBSH-së, për nivelin ekonomik të Shqipërisë, pesha e sistemit shëndetësor duhet të jetë jo më pak se 4% e PBB-së.

“Ne jemi sot vendi më i varfër në Evropë, por rrezikohet të kthehemi afër vendeve afrikane. Kjo bën që qytetarët të paguajnë. Shëndetësia falas është gënjeshtra më e madhe. Shëndetësia kushton kudo. Jemi në një situatë varfërie shëndetësore, që pasqyrohet në mangësitë e sistemit shëndetësor, me numrin më të ulët të mjekëve për 1000 banorë, në rënien e peshës e shpenzimeve për shëndetësinë te qytetarët, të cilët janë mbi 50% të financimit sipas Bankës Botërore”, theksoi ai.

Shehu kërkoi që financimi vetëm për shëndetësinë të rritet 1% të GDP-së për të shkuar afër 4%, sipas direktivës së OBSH-së.

Sa i takon amendamentit të dytë, Shehu tha se ka një import medikamentesh në vit rreth 320 milionë euro dhe një rimbursim rreth 110 milionë euro në total.

“Ka dy probleme të mëdha, që jeni në nivelin e rimbursimit nën 50%. Në BE ka vende që e kanë 98% nivelin e rimbursimit të ilaçeve. Kërkoj që të arrijmë në 80% të rimbursimit të barnave. Pra, në rritjen e GDP afër 4% për shëndetësinë, një pjesë të kalojë te rimbursimi i medikamenteve”, pohoi Shehu.

Deputeti i PS-së, njëherësh nënkryetari i Komisionit për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale, Eduard Shalsi tha se buxheti i MSHMS ka kaluar nga 250 milionë në 750 milionë euro. Një rritje e tillë e buxhetit sipas Shalsit ka mundësuar edhe shtimin e kapaciteteve spitalore dhe shërbimeve të kujdesit parësor.

“Janë rindërtuar 53 spitale, nga të cilët 10 janë spitale të rinj duke përfshirë edhe spitalin Memorial Fier që është një model i bashkëpunimit ndërkombëtar dhe inovacionit. Janë rehabilituar mbi 400 qendra shëndetësore dhe ambulanca në gjithë territorin e Shqipërisë duke përmirësuar aksesin dhe cilësinë e shërbimit. Fondi i barnave të rimbursueshme është pasuruar me 200 medikamente të reja. 210 mijë pensionistë i përfitojnë falas ilaçet. Është fakti i pamohueshëm që shëndetësia e 2025 nuk ka të krahasuar me atë të vitit 2013”, tha Shalsi.

Amendamentet e deputetit Shehu u rrëzuan me shumicë votash kundër.

/e.i/j.p/

The post Shehu për buxhetin e Shëndetësisë: Të arrijmë në 80% të rimbursimit të barnave appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ndërprerje mësimi dhe anulime të disa fluturimeve, pas reshjeve të dendura të borës në Mbretërinë e Bashkuar

20 November 2025 at 16:38


Shkollat u detyruan të mbyllen dhe fluturimet u anuluan pas reshjeve të dendura të dëborës që përfshiu Mbretërinë e Bashkuar

Qindra shkolla janë detyruar të mbyllen, shtëpitë kanë mbetur pa energji elektrike dhe disa rrugë kanë mbyllur qarkullimin dhe fluturimet janë ndërprerë pasi bora ra në pjesë të mëdha të Mbretërisë së Bashkuar.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, rreth 100 shkolla në Skocinë veriore, 57 në Uells dhe 41 në Yorkshire nuk kanë pasur zgjidhje tjetër veçse të mbyllin dyert e tyre sot.

Shoferët në Yorkshire të Veriut u detyruan të braktisin makinat e tyre dhe të ecin në këmbë pas reshjeve të dendura të borës, me mot më të acartë dimëror që pritet të vijë sot.

Ata janë paralajmëruar gjithashtu të bëjnë vetëm udhëtime që janë të nevojshme pasi bora e dendur gjatë natës goditi rrugët dhe pengoi mbledhjen e mbeturinave.

Ndërkohë, disa pjesë të Anglisë verilindore, ku ka hyrë në fuqi një paralajmërim i verdhë për borë, mund të përballen me kushte stuhie dëbore, tha Zyra Meteorologjike.

Reshjet e dëborës dhe të shiut vazhduan të godisnin brigjet e Mbretërisë së Bashkuar gjatë natës deri të enjten, me zonat më të prekura që pritet të përballen me ndërprerje të udhëtimit dhe ndërprerje të mundshme të energjisë elektrike, sipas parashikuesit të motit.

Shërbimi kombëtar i motit tha se komunitetet rurale mund të izolohen në zonën e paralajmërimit të qelibartë ndërsa godasin erërat e forta, duke krijuar “kushte të rastit të stuhisë”, me mundësinë e rrufeve si një rrezik të mëtejshëm.

Autoritetet kanë paralajmëruar gjithashtu se kur godasin bora dhe akulli, rrugët mund të bëhen shpejt të rrezikshme.

Andaj, “distancat e ndalimit mund të rriten dhjetëfish në sipërfaqet e akullta, kështu që ngadalësimi dhe lënia e hapësirës së mjaftueshme është absolutisht jetike”.

Hekurudha Kombëtare u ka kërkuar udhëtarëve të trenave të kontrollojnë udhëtimet e tyre para se të udhëtojnë gjatë motit me borë dhe akull. /Telegrafi/

Debate në Kuvend/ Topalli-Shalsit: ‘S’ka as inteligjencën minimale, mos lini të pijshëm të dalin në foltore

By: Elva
19 November 2025 at 19:18

Debatet për projekt-buxhetin 2026 kanë tensionuar sallën e Kuvendit, ku përplasjet mes mazhorancës dhe opozitës kanë kaluar në replika të forta personale. Deputetit i PS-së, Eduard Shalsi kritikoi Topallin duke i kërkuar të mos “i fryjë” ndarjes veri-jug, duke e cilësuar debatin e saj të pavlefshëm. “E mbaj mend fort mirë kur zonja në fjalë […]

The post Debate në Kuvend/ Topalli-Shalsit: ‘S’ka as inteligjencën minimale, mos lini të pijshëm të dalin në foltore appeared first on BoldNews.al.

Topalli: Ata që janë të dehur mos i lini të flasin në foltore

By: redi
19 November 2025 at 19:18

Ministri i Ekonomisë, Petrit Malaj, dhe deputeti i PS-së Eduart Shalsi rrëzuan pretendimet e opozitës, duke i cilësuar tendencioze dhe kontradiktore me mbështetjen e parashikuar për veriun në projektbuxhetin 2026. Nga një debat për projektbuxhetin, deputetja e PD-së Jozefina Topalli akuzoi deputetin Shalsi se gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit, ishte i dehur. ”Kur zoti Spahiu foli se si…

Source

Kosova pas vendeve afrikane! 25% e popullsisë në varfëri ekstreme

By: Brisi
16 November 2025 at 14:23

Një analizë e publikuar nga Visual Capitalist, mbi bazën e të dhënave të Bankës Botërore dhe “Our World in Data”, tregon se Kosova ka 25% të popullsisë që jeton me më pak se 3 dollarë në ditë, duke e renditur ndër vendet me nivel të lartë të varfërisë ekstreme në Evropë, por shumë më mirë […]

The post Kosova pas vendeve afrikane! 25% e popullsisë në varfëri ekstreme appeared first on BoldNews.al.

FOKUS – Identifikohet “çelësi” imunitar për të ndihmuar trupin të luftojë kancerin

25 October 2025 at 15:29

Studiuesit në Spitalin e Fëmijëve ‘Johns Hopkins’ kanë zbuluar një mënyrë për të aktivizuar sistemin imunitar të trupit për të njohur dhe shkatërruar qelizat kancerogjene që më parë ishin të padukshme për të.

Studimi, i botuar në ‘Nature Immunology’, tregon se duke stimuluar dy rrugë kryesore imunitare, shkencëtarët arritën të shndërrojnë tumoret rezistente ndaj sistemit imunitar në tumore “të nxehta ndaj imunitetit”, të afta të sulmohen nga mbrojtjet natyrore të trupit.

Eksperimentet u kryen në modele minjsh të kancerit të gjirit, pankreasit dhe muskujve.

Qasja jo vetëm që shtypi rritjen e tumorit, por gjithashtu krijoi një kujtesë imunitare afatgjate, duke përmirësuar shkallën e mbijetesës dhe duke reduktuar mundësinë e përsëritjes.

“Duke ndërtuar infrastrukturën e duhur imune brenda tumoreve, ne mund të fuqizojmë mbrojtjen e vetë pacientit, si të qelizave T ashtu edhe të qelizave B, kundër rritjes së kancerit, rikthimit dhe metastazës”, citon raporti shkencëtarin e lartë dhe autorin kryesor të studimit, Masanobu Komatsu.

Shumë tumore konsiderohen “të ftohtë imunitar”, që do të thotë se atyre u mungon aktiviteti i qelizave imune i nevojshëm që trajtime të zakonshme si imunoterapia të funksionojnë.

Ekipi i spitalit ‘Johns Hopkins’ kërkoi ta ndryshojë këtë duke stimuluar mjedisin e tumorit me molekula imunoaktive.

Ata u përqendruan në forcimin e strukturave limfoide terciare (TLS), të cilat janë grumbuj qelizash imune që luajnë një rol kritik në organizimin e sulmeve imune.

TLS-ja zakonisht gjenden në tumoret imunoaktive dhe janë të lidhura me rezultate më të mira për pacientët.

Duke përdorur dy molekula imunoaktive, studiuesit rikrijuan kushte të ngjashme me ato që gjendet në tumoret imunoaktive.

Kjo çoi në një rritje të qelizave T vrasëse që sulmojnë kancerin, formimin e enëve të reja të gjakur që lejuan qelizat imune të hyjnë dhe prodhimin e antitrupave që synojnë qelizat tumorale.

Qelizat B brenda TLS-së u zhvilluan në qeliza plazme që prodhojnë antitrupa dhe qeliza kujtese që ndihmojnë sistemin imunitar të njohë dhe të luftojë kancerin nëse ai rikthehet.

Trajtimi gjithashtu rriti qelizat T ndihmëse dhe qelizat T të kujtesës, duke rritur imunitetin humoral dhe ai i ndërmjetësuar nga qelizat.   /os/

The post FOKUS – Identifikohet “çelësi” imunitar për të ndihmuar trupin të luftojë kancerin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

DEMOGRAFI – Rusia përballet me një popullsi në tkurrje dhe plakje

25 October 2025 at 14:00

MOSKË, 25 tetor /ATSH/- Për një çerek shekulli, presidenti Vladimir Putin është përballur me spektrin e popullsisë në tkurrje dhe në plakje të Rusisë, sipas AP.

Në vitin 1999, një vit para se të vinte në pushtet, numri i foshnjave të lindura në Rusi ra në nivelin më të ulët të regjistruar ndonjëherë.

Në vitin 2005, Putini tha se problemet demografike duheshin zgjidhur duke ruajtur stabilitetin social dhe ekonomik.

Në vitin 2019, ai tha se problemi ende po “e përndiqte” vendin. Në një konferencë të enjten në Kremlin, Putini tha se rritja e lindjeve ishte “thelbësore” për Rusinë.

Presidenti rus ka nisur iniciativat për të inkurajuar njerëzit të kenë më shumë fëmijë – nga ushqimet falas në shkollë për familjet e mëdha deri te dhënia e medaljeve “nënë heroike” në stilin sovjetik për gratë me 10 ose më shumë fëmijë.

“Shumë nga gjyshet dhe stërgjyshet tona kishin shtatë, tetë dhe madje edhe më shumë fëmijë”, tha Putini në vitin 2023.

“Le t’i ruajmë dhe ringjallim këto tradita të mrekullueshme. Të kesh shumë fëmijë dhe një familje të madhe duhet të bëhet normë”, shtoi ai.

Në fillim, lindjet në Rusi u rritën me prosperitetin e saj ekonomik, nga 1,21 milionë foshnje të lindura në vitin 1999 në 1,94 milionë në vitin 2015.

Por, këto rritje po zbehen në sfondin e pasigurisë financiare, luftës në Ukrainë, një eksodi të të rinjve dhe kundërshtimit ndaj emigracionit.

“Popullsia e Rusisë ka rënë nga 147,6 milionë në vitin 1990 – një vit para rënies së BRSS – në 146,1 milionë këtë vit”, sipas Shërbimit Federal të Statistikave të Rusisë.

Që nga aneksimi i paligjshëm i Krimesë në vitin 2014, ajo ka përfshirë në të dhënat e saj popullsinë e gadishullit prej rreth 2 milionë banorësh, si dhe lindjet dhe vdekjet atje.

Në Rusi, si në pjesën më të madhe të Perëndimit, pakësimi i lindjeve zakonisht lidhet me turbulencat ekonomike.

Çiftet e reja në apartamente të ngushta, të paafta për të blerë shtëpitë e tyre ose që kanë frikë për vendet e tyre të punës, zakonisht kanë më pak besim se mund të përballojnë rritjen e një fëmije.

Por, Rusia ka një histori të ashpër demografike. Rreth 27 milionë qytetarë sovjetikë vdiqën në Luftën e Dytë Botërore, duke e reduktuar ndjeshëm popullsinë mashkullore.

Ndërsa vendi po fillonte të rimëkëmbej, Bashkimi Sovjetik u shemb dhe lindjet ranë sërish.

Numri i grave ruse në të 20-at dhe në fillim të të 30-ave është i vogël. Edhe pse Rusia nuk ka thënë se sa trupa janë vrarë në Ukrainë, vlerësimet perëndimore kanë raportuar qindra mijëra.

Kur filloi lufta, shumë rusë të rinj u zhvendosën jashtë vendit – disa për arsye ideologjike si ikja nga një goditje ndaj disidentëve ose për të shmangur shërbimin ushtarak.

Ekziston një grup shumë i vogël baballarësh potencialë në një grup të zvogëluar nënash potenciale. Ky është një problem kryesor për Putinin, i cili prej kohësh e ka lidhur popullsinë me sigurinë kombëtare.

Vitin e kaluar, shkalla e fertilitetit të Rusisë – numri mesatar i fëmijëve të lindur për grua – ishte 1,4. Kjo është shumë më poshtë shkallës së zëvendësimit prej 2,1 për popullsinë dhe pak më e ulët se shifra e SHBA-së prej 1,6 e publikuar nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. //a.i/

 

The post DEMOGRAFI – Rusia përballet me një popullsi në tkurrje dhe plakje appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Lopët shkaktojnë kaos në udhëtime pasi pushtuan platformën e trenit në Uells

13 October 2025 at 23:24


Një tufë lopësh shkaktoi kaos në udhëtim, pasi pushtuan një platformë treni - dhe refuzuan të lëviznin.

Pamjet qesharake tregojnë stafin që përpiqet të mbledhë 12 bagëtitë e humbura dhe t'i nxjerrë nga stacioni i Neath në jug të Uellsit dje.

Kaosi bllokoi linjën hekurudhore midis Cardiff dhe Swansea - me pasagjerë që përballen me vonesa të gjata si rezultat.

Justin, i cili duhej të udhëtonte për në Bristol, tha se lopët e mbajtën në këmbë për orë të tëra, transmeton Telegrafi.

"Duhej të merrja një tren nga Bristoli për në Penryn nga ora 17:25 deri në 22:10, por duket se do të shkoj në Bristol të paktën rreth orës 17:00 dhe nuk ka orare nisjeje më vonë se kjo. Do të jem shumë i zhgënjyer nëse nuk mund të kthehem në shtëpi sonte", shtoi ai.

Pasagjerë të tjerë të bllokuar në një tren në stacionin e Neath qeshën ndërsa filmonin lopët në platformë.

Një person deklaroi: "Ato duan të marrin një tren. Kjo është shumë qesharake."

Great Western Railway konfirmoi dje se shërbimet e tyre u ndërprenë për shkak të lopëve që u shfaqën pranë stacionit të Neath.

Një zëdhënës postoi në X: 'Për shkak të kafshëve në hekurudhën në Neath, të gjitha linjat janë të bllokuara. Shërbimet e trenit midis Cardiff Central dhe Swansea mund të anulohen ose vonohen. Pritet ndërprerje deri në orën 14:30'.

Ata shtuan se kushdo që mund të jetë prekur nga ndërprerja duhet të kontaktojë departamentin e shërbimit ndaj klientit për më shumë informacion në lidhje me rimbursimet. /Telegrafi/

Ç’tregon loja e Ramës me arushën Silva

25 September 2025 at 19:37

Emërimi si zv.ministre i një zyrtareje të parëndësishme te partisë së Metës nuk flet më për luftën e pamoralshme brenda llojit, por për synimin e artë të shkatërrimit të opozitës e bashkë me të, të asaj që ka mbetur nga demokracia. Nga Andi Bushati Normalisht, për rekrutimin nga Rama të një zyrtareje të nivelit të […]

The post Ç’tregon loja e Ramës me arushën Silva appeared first on BoldNews.al.

Çelsi bën çudinë, shpenzon mbi 300 milionë euro dhe e mbyll me bilanc pozitiv

By: V K
4 September 2025 at 08:12

Fakt kurioz është që Çelsi shpenzoi 328 milionë euro këtë verë, që konsiderohet shifër e lartë.

Mirëpo, falë shitjeve të lojtarëve prej 332 milion eurosh, ky klub e përfundoi merkaton verore me një bilanc pozitiv: saktësisht, +4 milion euro!

Si askush tjetër mes skuadrave angleze, që në fakt nuk pyetën për shpenzime, por s’patën shitje të mëdha.

The post Çelsi bën çudinë, shpenzon mbi 300 milionë euro dhe e mbyll me bilanc pozitiv appeared first on Albeu.com.

‘OK nga lart’: Si u përdor ligji për ‘Investimet Strategjike’ për të betonizuar bregdetin

3 September 2025 at 10:14

Në fund të majit 2015, vetëm dy vite pasi Partia Socialiste kishte ardhur në pushtet, 73 deputetë të mazhorancës i dhanë dritën jeshile miratimit të ligjit për “Investimet Strategjike”, i propozuar nga qeveria si një ndërhyrje me efekt të përkohshëm deri në vitin 2018, e cila do të nxiste investimet e huaja dhe vendase në […]

The post ‘OK nga lart’: Si u përdor ligji për ‘Investimet Strategjike’ për të betonizuar bregdetin appeared first on Reporter.al.

“Lobimi, Berisha të dënohet si Meta”, Beqiri: Zhvatën qytetarët për të blerë vota, LSI e PD dy organizata kriminale

By: Rovena
30 August 2025 at 23:44

Avokati Idajet Beqiri në një intervistë për “ABC News”, akuzoi Partinë Demokratike dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim për përfshirje në veprimtari kriminale gjatë fushatave elektorale.

Sipas tij, këto parti kanë përdorur para të pista për financimin e fushatave, përfshirë edhe blerjen e votave të qytetarëve.

Beqiri u shpreh se lobimi në SHBA është bërë me qëllim të heqjes së “non gratës” ndaj Sali Berishës, duke e cilësuar këtë si një krim zgjedhor dhe pastrim parash. Ai kritikoi gjithashtu SPAK-un dhe KQZ-në për mungesë reagimi ligjor dhe kërkoi trajtim të barabartë për të gjithë aktorët politikë, duke theksuar nevojën për ndëshkim konkret në shtator ndaj Berishës dhe familjes së tij.

“Kontratat që PD i ka bërë në fushatë kanë qenë të vjedhura më kusari. Gjithmonë fushatat elektorale i bënë me para të pista dhe këtë gjë e shtynë deri tek LSI. Ku më pas LSI dhe PD u bënë dy organizata kriminale. KQZ nuk ka marrë vendimet ligjore të duhura, për të gjithë paratë që shpërndahen për fushata elektorale, që shpërndaheshin me thasë dhe më pas përfundojnë edhe për të blerë votat e qytetarëve. Lobimi me shumën e madhe u bënë vetëm për të hequr “non gratën” e Berishës.

Ligjërisht ky kjo vetëm që është një krim zgjedhor, Berishën dhe LaCivita-n për ndikimin në zgjedhje, sepse një person nga SHBA nuk ka të drejtë që të bëjë fushatë në Shqipëri. Berisha duhet të japë llogari për ndikimin në zgjedhje dhe për fshehjen e të ardhurave. Kjo është një pastrim i parave që rrjedhin nga krimi. Kjo është një vepër penale. SPAK dhe Gjykata duhet të venë në peshore të drejtën, duhet të kuptojnë që nuk ka standard të dyfishtë.

Duhet që të veprojnë me Berishën njësoj si me Metën. SPAK po përdor dy standard dhe e ka future veten e vet në një llum, pasi po merret me gjëra të vogla dhe kjo të mëdha. Në shtator duhet që të dënohet Berisha dhe familja e tij, në të kundërt SPAK-ut duhen vënë minat”, tha avokati./abcnews.al

Shalsi, nga premtimet në pasuri: 5 apartamente dhe 450 mijë euro fitime për bashkëshorten

By: Elva
30 August 2025 at 22:27

Në një hark kohor prej tre vitesh të ardhurat e bashkëshortes së Eduart Shalsit janë rreth 450 mijë euro. Mbetet për t’u parë nëse pagesat për Eranda Shalsin janë apo jo produkt i keqpërdorimit të mandatit të deputetit nga Eduard Shalësi. “Mbi të gjitha, një premtim që mund ta bëjmë që tani: Nuk do vjedhim […]

The post Shalsi, nga premtimet në pasuri: 5 apartamente dhe 450 mijë euro fitime për bashkëshorten appeared first on BoldNews.al.

Si shkoi fati i mercenarëve që Rama i rrëmbeu LSI-së

By: Elva
18 August 2025 at 20:40

Dy ditë më parë u dha lajmi se SPAK mori në pyetje, për mbi tre orë, ish deputetin e PS-së, Alqi Bllako, që Rama i’a rrëmbeu LSI-së, në kuadër të hetimit që po bën për Eko Parkun në Durrës. Ky është një tjetër skandal i kësaj qeverie, e cila, gjoja me pretekstin e tërmetit, anulloi […]

The post Si shkoi fati i mercenarëve që Rama i rrëmbeu LSI-së appeared first on BoldNews.al.

❌
❌