Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Belinda Balluku kthehet në zyrë/ Avokati Beqiri: Vendim i drejtë. Gjyqtarët Xhaferllari dhe Vokshi, në krahun e Berishës

By: Re Nato
12 December 2025 at 23:43

Avokati Idajet Beqiri e cilësoi të drejtë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të rikthyer në detyrë zv.kryeministren, njëherësh ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Beqiri u shpreh se dy nga tre gjyqtarët që votuan kundër, Marsida Xhaferllari dhe Asim Vokshi, janë në krahun e kreut të PD, Sali Berisha.

“Një vendim i mirëpritur. Vendimi i GJKKO për ta pezulluar nga detyra, ishte antikushtetues. Për rrjedhojë, kjo ishte pritshmëria. Kjo ngjarje juridike e fuqishme, ashtu sikurse edhe ajo me Erion Veliajn, tregoi se për turp të juristëve, avokatëve të këtij vendi, që e dinë se si është nga pikëpamja e kushtetueshmërisë, që dihej pritshmëria, flasin sipas bindjeve politike. Për mua, befasues ishte Ilir Toska. Është gjyqtar që ka integritet moral dhe profesional, nuk e di. E njoh edhe profesionalisht. Sot nuk duhet ta ulte veten në këtë derexhe. Neni 103 i kushtetutës nuk lë vend për interpretime. Këta nuk kishte pse të dilnin kundër. Për Asimin dhe Xhaferllarin, kam thënë, kundër do të jetë Xhaferllari, jo pse është bashkëshortja e Alibeajt, por dihet që është pozicionuar në krahun e Saliut. Asim Vokshi, është “heroi” i Albana Vokshit. Po qe në linjën e Albana Vokshit, aty e ke atë.”, theksoi ai./abcnews.al

“Braho, i preferuari i SHBA”/ Avokati Beqiri: Niveli i pyetjeve, jo i duhuri për kreun e SPAK

By: Re Nato
11 December 2025 at 20:29

Avokati Idajet Beqiri thotë se Klodian Braho, drejtuesi i ri i SPAK, ishte i preferuari i amerikanëve.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Beqiri u shpreh se niveli i pyetjeve, bërë nga anëtarët e KLP, nuk ishte i duhuri për kandidatët që garonin për kreun e SPAK.

“Nuk kishte ndonjë interes, zgjedhja e kreut të SPAK këtë radhë. Ajo e Dumanit u prit me shumë interes. SPAK për 3 vjet u drejtua me një qetësi brilante, pritshmëria ishte që dujhet të jetë një dorë e fortë. Dumani e kishte këtë nerv në karrierën e tij. Dallohej si njeri që guxon. Prandaj pati debate të fuqishme, pritshmëri e lartë. U mendua që kur doli Kraja,e meritonte Dumani, por diçka lëvizi brenda. Këtë radhë, ishin kandidatura të barabartë mes të barabartëve. Të katërt këta, vlerësoj se zgjedhja e Klodianit ishte normale. Ajo ishte dhe si e paralajmëruar. Problemi më i madh ishte te niveli i atyre që e zgjodhën, nivel jashtëzakonisht i ulët. Më bëri përhshtypje që nuk ishte pyetje që u përkasin këtyre.”, theksoi ai./abcnews.al

Çupi: Drejtësia, selektive! Gjyqtarë e prokurorë të vjetër që kanë mëkatuar! Lami: SPAK stepet të hetojë Berishën!

By: Rovena
27 November 2025 at 21:12

Debati mbi funksionimin e drejtësisë dhe rolin e politikës në institucionet e reja ka qenë në qendër të emisionit “Real Story” në ABC News, ku analistët dhe juristët dhanë qëndrime të ndryshme mbi perceptimin e selektivitetit dhe presionit politik ndaj sistemit.

Analisti Frrok Çupi ngriti akuza për drejtësi selektive dhe ndikime politike mbi prokurorë e gjyqtarë, ndërsa Roland Lami theksoi se nuk duhet ekzagjeruar ideja se opozita kontrollon drejtësinë, por pranoi se SPAK është e stepur që të hetojë Berishën.

Avokati Idajet Beqiri, nga ana tjetër, e lidhi problemin e korrupsionit në drejtësi me qeverisjet e kaluara. Në studio u krijua kështu një panoramë debatesh mbi besueshmërinë, pavarësinë dhe sfidat e sistemit të drejtësisë në vend.

Frrok Çupi: Janë duke praktikuar drejtësi selektive. Po selektohen krahë politikë. Nuk ka drejtës të re, drejtësia është drejtësi. Përveç kësaj këta janë prokurorë dhe gjykatës që janë shumë të vjetër, që kanë mëkatuar, që janë lidhur. Vijnë nga vërtetimi i pasurive dhe vettingu që nuk funksionoi. Selektojnë krahët dhe forcat, kush është më i fuqishme dhe më kriminali. Publiku e shikon që këta i ka kapur Sali Berisha. Është fjala për çdo të fortë, që ka para, që u shtinë tmerrin, që janë të fortë. Shumica prej tyre nuk ka dukuri të përgjithshme. Selektimi i fundit vjen tek fakti që ata selektojnë nëpër paragrafë, janë aq të paditur sa interpretojnë vetëm një paragraf dhe harrojnë Kushtetutën.

Roland Lami: Unë mendoj që nuk duhet të ngjatojmë pushtetin me stepjen. Të themi që opozita kontrollon SPAK-un, është një ekzagjerim. Të mos themi që opozita kontrollon drejtësinë, se është e tepërt, nuk ka aq fuqi. SPAK krah Berishës është i stepur. Të mos i japim forcë politikës që kontrollon SPAK-un.

Idajet Beqiri: Prokurorëve rrugën e korrupsionit ua hapi rrugën qeverisja e Berishës./abcnews.al

 

“Disa prokurorë kanë frikë nga Berisha”/ 21 janari, avokati: Krimet janë kryer në kuadër të një organizate kriminale

17 November 2025 at 21:01

Avokati Idajet Beqiri në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News komentoi thirrjen e Berishës nga SPAK për çështjen e 21 janarit. Avokati u shpreh se disa prokurorë kanë frikë nga Berisha. Me një qëndrim të ashpër, avokati më tej shtoi se krimet janë kryer në kuadër të një organizate kriminale.

“Edhe SPAK ka komplekset e veta ndaj Berishës, edhe një pjesë e tyre janë të tredhur nga Berisha…Vetëm ta dëgjoje prokurorin e çështjes njërin prej tyre dhe debatet që bënte relatori i çështjes me të, ishte sikur ishte Berisha, jo prokuror…Por ai është i detyruar t’i shkojë deri në fund. Por e them që ka flirte brenda SPAK, në aspektin që jemi të dy kësaj fushe… SPAK duhet të bëjë detyra që i la gjykata. Ne për gjëra më të thjeshta i kemi marrë për grup të strukturuar kriminal, ndërsa këtu ndodh e kundërta. Duhet thënë që është organizatë kriminale e mirëfilltë…Krimet janë kryer në kuadër të një organizate kriminale”, tha avokati.

/abcnews.al/

“Kemi prova të tjera për 21 Janarin”/ Beqiri: Berisha dhe Basha organizatorët, mund të përballen me burg të përjetshëm

By: Rovena
10 November 2025 at 23:46

Avokati Idajet Beqiri deklaroi në “Ora e Fundit” në ABC News se ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, mbajnë përgjegjësi penale për ngjarjet e “21 Janarit”, që çuan në vdekjen e katër protestuesve.

Beqiri e cilësoi ngjarjen si “krim çnjerëzor” dhe tha se kallëzimi penal ndaj tyre është nisur nga SPAK-u mbi bazën e provave që avokati dhe bashkëpunëtorët e tij kanë depozituar. Sipas Beqirit, provat janë të pakontestueshme dhe përfshijnë dokumente dhe dëshmitarë që do të dorëzohen në kohën e duhur.

Ai paralajmëroi gjithashtu se Basha mund të përballet me akuzat për bashkëpunim në vrasje, që mund të sjellin dënim deri në burgim të përjetshëm.

“Kam thënë që Berisha do të marrë burgun e përjetshëm për ‘21 Janarin’. Është një krim çnjerëzor, që nuk e përshkruan dot me fjalë. Nuk ka ndodhur në asnjë vend që kryeministri i vendit të vrasë qytetarët e vet, sepse në emër të fjalët së lirë dhe demokracisë, protestuan për një aferë. Dolën në protestë edhe për votën e lirë, sepse Berisha i vriste. Ai thotë që të vriten, dhe e pranon vetë. Kallëzimi penal është konkret, kundër Berishës dhe Bashës, ku thuhet që këta janë urdhërues të vrasjes. SPAK e ka nisur kallëzimin penal në bazë të provave që ne kemi dhënë.

Basha nuk vajti në SPAK si një person që ka dije, por si ish-ministër i Brendshëm. Basha në SPAK u vu në dijeni të provave që janë të pakontestueshme dhe që është pjesë e asaj dosje dhe do të mbajë përgjegjësi. Basha bashkë me Berishën e kanë komanduar të dy situatën, kanë qenë të dy në Kryeministri, ndërkohë që duhet të ishte në Ministrinë e Brendshme në krye të detyrës. Basha është bashkëpunëtor të vrasjes së 4 protestuese të “21 Janarit”.

Basha shumë shpejt do të jetë në pozitën e të pandehurit, ku mbi të do të rëndojnë veprat e vrasjeve të cilësuara, që mund të shkojnë deri në burgim të përjetshëm. Ai është bashkëpunëtor. Kemi dhe prova të reja që do të jenë bombë, që do të dorëzohen në kohën e duhur. Nuk do të ketë vetëm prova/dokumente, por edhe dëshmitarë të tjerë”, tha Beqiri.

“Gazi përshtatet, mund të shkojë edhe te socialistët”/ Avokati: Berisha fillimisht ‘vrau’ Shqipërinë, më pas Partinë Demokratike

10 November 2025 at 00:05

“Ka bërë korrupsion të lartë shtetëror”, kështu u shpreh avokati Idajet Beqiri në një intervistë në “Shqipëria Vendos Lokale ‘25” në ABC News, ndërsa akuzoi Sali Berishën.

Gjithashu avokati theksoi se kreu i PD Sali Berisha ka shkatërruar opozitën dhe se e përdor partinë për interesa personale.

“Partia Demokratike duhet të marrë të tjera rrugë dhe të shikojë të tjera alternativa sepse nuk e ngjall dot më këtë alternativë që ka Berisha. Berisha ka lënë berishizmin brenda. Gazi i shkretë përshtatet, mund të shkojë edhe tek socialistët. Por PD duhet të mendojë për një alternativë tjetër. Të mblidhen të gjithë të rinjtë me mendësi europiane dhe jo shpellarë nëse duan të ndërtojë diçka që opozita të vijë në pushtet. Berisha fillimisht vrau Shqipërisë, vrau edhe Partinë Demokratike”, tha ai.

Më tej theksoi se Flamur Noka do të dënohet për të gjitha korrupsionet që ka bërë.

“Shumë shpejt Flamur Noka do të dënohet. Do dënohet për të gjitha korrupsionet që ka bërë në kurriz të PD dhe të një çështje që ka në SPAK”, tha ai.

/abcnews.al/

“Projektligji nuk shton gjini të reja”, avokati: Berisha po e keqinterpreton me qëllim. Kreu i PD nuk do që Shqipëria të futet në BE

6 November 2025 at 23:49

TIRANË- Kuvendi miratoi të enjten projektligjin për barazinë gjinore. I cili nuk kaloi pa debate të forta politike mes të majtëve e të djathtëve në sallë.

Opozita kundërshtoi ashpër projektligjin duke vënë theksin tek gjinia gjithëpërfshirëse.

Berisha nuk kurseu akuzat, por kësaj radhe shënjestra e tij ishte edhe ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato.

Avokati Idajet Beqiri, në një intervistë në “Ora e Fundit” në ABC News tha se projektligji nuk shton gjini të reja, ndërsa theksoi se kreu i PD Sali Berisha po e keqinterpreton me qëllim, edhe duke sulmuar ambasadorin Gonzato.

Sipas avokatit, arsyeja kryesore lidhur me këto sulme të Berishës, është fakti sepse kreu i PD nuk do që Shqipëria të futet në BE dhe se për këtë arsye krijon këtë rrëmujë dhe konflikt.

“Me Saliun në krye nuk mund të ketë opozitë. Një njeri që është marrë i pandehur për korrupsion të lartë shtetëror dhe është në gjykim dhe të thuash se opozita paska si kauzë këtë ligj që edhe e deformon. Pasi nuk është ajo që Berisha thotë. Në mungesë të kauzave serioze për të bërë opozitë në vend i vërsulen duke marrë të kundërtat e çdo ligji që miratohet. Unë i mirëkuptoj ata që dalin në protestë, një pjesë janë edhe intelektualë dhe kanë shqetësim të drejtë sepse duan të ruhet familja. Në këtë aspekt i përkrah ata, por ky ligj nuk bën fjalë për shumë gjini. Por thotë që duhet luftuar deri në fund diskriminimi. Flitet gjithmonë për diskriminim, pra flitet për jo më pak se 30 % të emërimeve të ndryshme që nuk duhet të jenë jo më pak se 30 % femra. Berisha po e keqinterpreton për të sjellë një amulli në këtë vend dhe për t’u hequr i moralshëm. Por ka dy qëllime madhore që e bën, dhe sulmon ambasadorin e BE, e para është sepse ai nuk do që Shqipëria të futet në BE”, tha ai.

Gjithashtu avokati komentoi edhe rikthimin e Arben Ristani në KQZ, duke u shprehur Berisha e do Ristanin, sepse i shërben.

“Ai e di që populli shqiptar nuk e voton kurrë një antishqiptar dhe ai ka zgjedhur rrugën e vjedhjes së votave me njerëz të përshtatshëm. Në këtë aspekt Ristani ka qenë një njeri i përshtatshëm i tij dhe dha shembull më negativ, kur hapi kutitë dhe numëroi votë e hedhur në kutinë gjoja të gabuar. Kuptohet që do shkojë në KQZ por nuk ma merr mendja që do ketë efektivitet”, tha ai.

/abcnews.al/

Avokati: La Civita ka marrë 20 milionë dollarë, SPAK të hetojë

3 November 2025 at 23:49

TIRANË- 1.4 milionë euro për këshilltarin e Trump. Tetë muaj nga nënshkrimi i kontratës, është zbuluar më në fund pagesa që mori fushatuesi amerikan Chris La Civita për humbjen e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 majit.

Sipas raportit financiar të dorëzuar në KQZ, PD ka paguar 1.4 milionë euro për Chris La Civita, së bashku me ekipin e tij, të përbërë nga ish-fushatuesi tjetër Paul Manafort dhe Sterwart Jackson.

Avokati Idajet Beqiri në një intervistë në “Ora e Fundit” në ABC News, tha se sipas tij, La Civita ka marrë 20 milionë dollarë dhe jo shifra që është deklaruar.

Gjatë intervistës në studio, avokati theksoi se SPAK duhet të hetojë këtë çështje dhe të mos kalojë pa u “hedhur dritë”.

“E kupton çdo shqiptar se çfarë para e jashtëzakonshme në këtë vend është e pistë që nuk ndodhet nëpër banka. Saliu nga viti 1992, të gjitha vendet e punës, pa paguar kuotën domethënë ta blinte vendin e punës, nuk futej. Pushtetin e kanë dashur sepse kanë qenë të bindur dhe janë futur në borxh për ta blerë vendin e punës. Është shumë e vërtetë dhe ata që kanë konkurruar, kur janë përplasur me të tilla shifra që do ta blinin vendin janë tërhequr dhe flasin sa u kanë kërkuar që të bëheshin deputetë. La Civita ka marrë 20 milionë dollarë. Këtë çështje SPAK duhet ta regjistrojë. Ky është një pastrim i pastër. Është një vepër penale e dukshme. Dhe këto vepra i fillon kryesisht SPAK, por duket se nuk ka kohë të merret me këtë”, tha avokati.

Gjithashtu në studion e ABC News, avokati foli edhe për çështjen e “21 janarit”, duke komentuar edhe deklaratat e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili në dalje të tij ka thënë se Garda ka qëlluar pa urdhër.

“Por përse i fshiu kamerat dhe serverat kur ai nuk paska dhënë urdhër. Kur t’i nuk ke dhënë urdhër për t’u vrarë këta njerëz, përse ndërtoi alibinë i pari duke thënë se u qëllua nga afër. Ai vetë atë ditë që iu kërkuan serverat nga ana e Prokurorisë ai tha “të vinë nesër ti marrin” dhe më pas dha urdhër për gjithë natën që të fshiheshin”, tha ndër të tjera avokati.

/abcnews.al/

“21 Janari” çon Bashën në SPAK/ Beqiri: Një ditë para protestës Berisha mblodhi “grupin e zjarrit”, u diskutua…

By: Rovena
30 October 2025 at 20:23

Ish-ministri i Brendshëm, Lulzim Basha u paraqiten pasditen e kësaj të enjteje në SPAK, sa i takon dosjes së “21 Janarit”.

Avokati Idajet Beqiri në emisionin “Real Story” në ABC News tha se një ditë para protestës Berisha mblodhi “grupin e zjarrit” për të diskutuar lidhur me protestën që do të bëhej dhe masat që do të merreshin.  Sipas Beqirit ngjarja tragjike ishte e paralajmëruar.

“Para se të ndodhte protesta Berisha e kishte mbledhur “grupin e zjarrit”, bandën e tij, atje ka qenë edhe Lulzim Basha ku është diskutuar se çfarë do të ndodhte të nesërmen në protestë dhe se si do të veprohej. Atje u debatua se çfarë do të ndodhte dhe se si do të vepronin me njëri-tjetrin.

Kishin marrë informacion që protesta do të ishte masive dhe mund të kishte akte dhune. Basha do të bënte planin A dhe B. Duhet të ishte një plan i detajuar. Kjo nuk ekziston, nuk e kishte bërë, ndërkohë që e kishte për detyrë ta bënte. Atë ditë duhet të ishte në krye të detyrës. Ai nuk ishte në krye të detyrës, por ishe me grupin e Berishës dhe ishte në Kryeministri”, tha Idajet Beqiri.

“Grushti i shtetit” i Berishës shkon në SPAK/ Beqiri: Banda e tij donte të vriste Nanon, shkuan me arkivol në…

By: Rovena
25 October 2025 at 23:38

Avokati Idajet Beqiri ka depozituar një kallëzim penal në SPAK ndaj kreut të opozitës Sali Berisha dhe disa bashkëpunëtorëve të tij, për ngjarjet e njohura si “grushti i shtetit” i vitit 1998.

I ftuar në emisionin “Ora e fundit” në ABC News, Beqiri deklaroi se ngjarjet e asaj kohe përbëjnë “njollën më të zezë në historinë e shtetit shqiptar”, pasi lanë pas shumë viktima dhe pasoja të rënda. Ai tha se, pasi pa që SPAK nuk ishte marrë me këtë çështje, përgatiti personalisht dosjen dhe kallëzimin penal.

Sipas tij, Berisha ka qenë organizatori kryesor i grushtit të shtetit, së bashku me disa bashkëpunëtorë të afërt, ndër të cilët përmendi Genc Pollon. Beqiri, që thotë se ishte dëshmitar okular dhe viktimë e asaj ngjarjeje, akuzon Berishën dhe mbështetësit e tij për dhunë të organizuar me qëllim marrjen e pushtetit dhe lidhje të drejtpërdrejta me Beogradin.

Sipas Beqirit, gjatë ngjarjeve të shtatorit 1998, objektiv i sulmit ishte edhe ish-kryeministri Fatos Nano, pasi, siç tha ai, “zyra e tij u qëllua me breshëri plumbash me qëllim për ta eliminuar fizikisht”. Ai shton se banda e Berishës shkoi me arkivol në kryeministri.

“SPAK duhet të merrej dhe me grushtin e shtetit të vitit 1998, që është njolla më e zezë që ka lënë pasoja të rënda, sepse kanë mbetur shumë të vrarë. Kur e pashë që SPAK nuk u mor, përgatitja këtë dosje dhe kallëzimin penal e çova në SPAK. Berisha si organizator i këtij grusht shteti dhe bashkëpunëtorët e tij, si Genc Pollo dhe një sërë bashkëpunëtorësh të tij.

Isha dëshmitar okular dhe viktimë krimi i këtij grusht-shteti. Banditët e Saliu shënjestruan për vrarë Skënder Gjinushin ku predha e tankut ranë tavolinën e tij. Berisha dhe banda e tij shkuan me arkivol në kryeministri, donin që të vrisnin Fatos Nanon. Mbushën plot me plumba zyrën e tij, por nuk e gjetën atje. Ky grusht-shteti ishte i paralajmëruar.

Nuk kemi parë një qeveri shqiptare, por e komanduar nga Beogradi. Qeveria e Berishës i merrte urdhrat nga Beogradi. Këta ishin 3 mijë veta gjithsej. Grushti i shtetit nuk u bë se u vra Azem Hajdari, por u organizua nga Berisha që kur erdhi në pushtet. Kërkonte që të merrte pushtetin me dhunë”, tha Idajet Beqiri./abcnews.al

“Berisha, çdo gjë e ka të gënjeshtërt”, Beqiri tregon “pazarin”: Çoi dy deputetë për të blerë shkrimin për të shpifur për Irena Gjokën

20 October 2025 at 23:45

TIRANË- Avokati Idajet Beqiri, i ftuar në emisionin “Ora e Fundit”, ka hedhur akuza të forta ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke e cilësuar atë si një “qenie e gënjeshtërt” dhe “mjeshtër të shpifjeve të orkestruara”.

 Ai shtoi se Berisha e ka përdorur gënjeshtrën si një mjet për të “skllavëruar dhe manipuluar publikun”.

Beqiri vijoi me akuza të ashpra, duke thënë se Berisha ka qenë përgjegjës për tradhti kombëtare dhe krime të rënda, për të cilat më pas ka fajësuar të tjerët.

Avokati iu referua gjithashtu rastit të gjyqtares Irena Gjoka, për të cilën Berisha ka pretenduar se është dënuar në Greqi.

Sipas Beqirit, këto janë shpifje të fabrikuara nga Berisha, i cili madje ka paguar një gazetë greke për të botuar informacione të pavërteta.

“Berisha në qenien e vet, është një qenie e gënjeshtërt. Ai ka edhe ditëlindjen e gënjeshtërt. Ka lindur në korrik dhe e ka çuar në tetor. Ai e përdor gënjeshtrën si mjet skllavërimi për ata që ka përpara, për ata që ka sunduar dhe do t’i sundojë. Është një qenie që nuk i vjen ndot nga ajo që kundërshton veten.

Ka bërë gjithçka në këtë vend. S’ka lënë tradhti kombëtare pa bërë, s’ka lënë krime monstruoze pa bërë dhe të nesërmen ua hedh fajin të tjerëve. Shpifje ordinere, që shpifjet e veta i beson i bën të besueshme.

Në këtë studio ne kemi paraqitur dokumente, të cilat janë në duart e SPAK dhe të Ministrisë së Shëndetësisë, kur del që është një shpifje ordinere, s’ka patur asnjë nga këto insinuata nga këto që thotë Berisha. Gjyqtarja Irena Gjoka rezulton e padënuar në Greqi.

Berisha pagoi gazetën greke. Çoi dy deputetë për të blerë një shkrim për të shpifur për Irena Gjokën. Gjoka çmontoi pandëshkueshmërinë e Berishës. Nuk është dënuar për krimet e tij. Gjyqtarja Irena Gjoka është një zonjë e hekurt”, tha avokati Idajet Beqiri/abcnews.al

“Astrit Kalaja, figurë dinjitoze e drejtësisë”, Beqiri: Vrasja e gjyqtarit, goditje e fortë ndaj sistemit

8 October 2025 at 18:35

TIRANË- Avokati Idajet Beqiri, i ftuar në emisionin “Tirana Live”, vrasjen e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit, Astrit Kalaja, e cilësoi si një goditje të rëndë për sistemin e drejtësisë në Shqipëri.

Beqiri theksoi se Kalaja ishte një nga figurat më të ndritura dhe me integritet të lartë moral dhe profesional në sistemin gjyqësor shqiptar.

Sipas tij, me vrasjen e Kalasë është goditur rëndë drejtësia e ndershme dhe ajo që kërkojnë qytetarët shqiptarë.

“Ai e meritonte atë nderim që iu bë sot, nga e gjithë bota juridike në radhë të parë. Një bashkim të tillë e bëri sot Astrit Kalaja. Ishte figurë e ndritur, një ndër gjyqtarët më me integritet, qoftë moral. Është vrarë drejtësia emirë me Astrit Kalanë.

Ajo drejtësia që e duan dhe e kërkojnë shqiptarët me ngulm. Vrasja e tij do të thotë se bota e krimit në këtë vend i gjen rrugët dhe mjetet,  që drejtësia të mos bëhet dhe të mbetet drejtësi e kalbur.”, tha avokati.

Ngjarja ka shkaktuar tronditje të madhe në sistemin e drejtësisë, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të atentatit/abcnews.al

 

 

“Noka do përfundojë në burg”/ Beqiri: Akuza të rënda për pastrim parash dhe falsifikim dokumentesh

By: Rovena
27 September 2025 at 23:35

I ftuar në “Ora e Fundit” në ABC News, avokati Idajet Beqiri hodhi akuza të ashpra ndaj opozitës, duke e cilësuar atë si të “vdekur politikisht” dhe të përçarë. Sipas Beqirit, opozita ka mbi katër muaj që përpiqet të godasë politikisht Erion Veliaj, me shpresën për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, por pa rezultat.

Avokati Idajet Beqiri, tha se Flamur Nokën e pret burgu, pasi mbi të rëndojnë një sërë akuzash, për korrupsion dhe pastrim parash. Belind Këlliçi, po ashtu është nën hetim, sipas avokatit, për falsifikim dokumentesh. Në këto kushte sipas Beqirit, opozita nuk ka një kandidat potencial përballë Ogerta Manastirliut për Bashkinë e Tiranës.

Beqiri u shpreh gjithashtu se zgjedhjet e ardhshme do të jenë një “goditje vdekjeprurëse” për Partinë Demokratike në kryeqytet, ndërsa vlerësoi Ogerta Manastirliun si një pasardhëse të denjë të Veliajt dhe Ramës, duke parashikuar një fitore të thellë të mazhorancës.

“Opozitë i thënçin se ka vdekur prej kohësh. kanë mbi katër muaj, që vunë në shënjestër për të ekzekutuar Erion Veliajn, me bindjen që duke e vrarë Erion Veliaj ata do të kishin një rezultat pozitiv në zgjedhjet e 11 majit. Që kur Nesti Angoni nisi letrën anonime, duhet ta kishin gati kandidatin. Por, ata janë një stan me bulmet të prishur dhe kandidatin do ua gjejë Flamur Noka. Noka do përfundojë në burg, ka kallëzim për korrupsion të lartë dhe pastrim parash të pista, plus pastrimin e pasaportave që ka bërë. Noka e ka pas qafe. Belindin e shikoni që s’po buzëqesh dot, dje ishte në SPAK, vajti se është vetë nën hetim. Hetohet për falsifikim dokumentesh. Në këtë aspket ky grup që do të gjejë kandidatin, në këtë stan të prishur çfarë kandidati do të gjejnë?! 11 maji ishte domethënës, menduan se i prenë krahun Erion Veliajt. Të jenë të bindur që me këto zgjedhje që do të bëhen do të marrin një goditje vdekjeprurëse. Nuk do të ketë më PD në Tiranë. Manastirliu ka përvojën e Ramës dhe Veliajt që ishin nga më të shkëlqyerat. Jo vetëm që do të jetë një fitore e jashtëzakonshme,  por do të jetë dhe një turp për opozitën. Një turp që s’ka ku shkon më”, tha avokati Idajet Beqiri./abcnews.al

“FBI, materiale për 21 janarin e Gërcedin”/ Beqiri: Saliu me bashkëpunëtorët e tij ka financuar me armë Al Qaeda

9 September 2025 at 23:57

Akuza e kritika të ashpra ka ngritur avokati Idajet Beqiri ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha. Avokati kujtoi çështjen e “21 Janarit” dhe ngjarjen e rëndë të ndodhur në Gërdec ndërsa theksoi se FBI tashmë ka sjellë materiale të rëndësishme.

Gjatë intervistës në “Edicioni i Fundit”, në ABC News, avokati Idajet Beqiri tha gjithashtu se ish-kryeministri Sali Berisha ka bashkëpunëtorët e tij ka financuar me armë Al Qaeda.

“Materiale të rëndësishme ka sjellë FBI, ne do shohim zhvillime që do vijojnë me Shkelzen Berishën dhe Saliun për 26 të vrarë dhe miliarda pasuri të humbura nga Gërdeci. Të gjitha këto me radhë do të marrin vëmendjen e duhur”, kështu u shpreh gjatë intervistës avokati Idajet Beqiri.

/abcnews.al/

“Lobimi, Berisha të dënohet si Meta”, Beqiri: Zhvatën qytetarët për të blerë vota, LSI e PD dy organizata kriminale

By: Rovena
30 August 2025 at 23:44

Avokati Idajet Beqiri në një intervistë për “ABC News”, akuzoi Partinë Demokratike dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim për përfshirje në veprimtari kriminale gjatë fushatave elektorale.

Sipas tij, këto parti kanë përdorur para të pista për financimin e fushatave, përfshirë edhe blerjen e votave të qytetarëve.

Beqiri u shpreh se lobimi në SHBA është bërë me qëllim të heqjes së “non gratës” ndaj Sali Berishës, duke e cilësuar këtë si një krim zgjedhor dhe pastrim parash. Ai kritikoi gjithashtu SPAK-un dhe KQZ-në për mungesë reagimi ligjor dhe kërkoi trajtim të barabartë për të gjithë aktorët politikë, duke theksuar nevojën për ndëshkim konkret në shtator ndaj Berishës dhe familjes së tij.

“Kontratat që PD i ka bërë në fushatë kanë qenë të vjedhura më kusari. Gjithmonë fushatat elektorale i bënë me para të pista dhe këtë gjë e shtynë deri tek LSI. Ku më pas LSI dhe PD u bënë dy organizata kriminale. KQZ nuk ka marrë vendimet ligjore të duhura, për të gjithë paratë që shpërndahen për fushata elektorale, që shpërndaheshin me thasë dhe më pas përfundojnë edhe për të blerë votat e qytetarëve. Lobimi me shumën e madhe u bënë vetëm për të hequr “non gratën” e Berishës.

Ligjërisht ky kjo vetëm që është një krim zgjedhor, Berishën dhe LaCivita-n për ndikimin në zgjedhje, sepse një person nga SHBA nuk ka të drejtë që të bëjë fushatë në Shqipëri. Berisha duhet të japë llogari për ndikimin në zgjedhje dhe për fshehjen e të ardhurave. Kjo është një pastrim i parave që rrjedhin nga krimi. Kjo është një vepër penale. SPAK dhe Gjykata duhet të venë në peshore të drejtën, duhet të kuptojnë që nuk ka standard të dyfishtë.

Duhet që të veprojnë me Berishën njësoj si me Metën. SPAK po përdor dy standard dhe e ka future veten e vet në një llum, pasi po merret me gjëra të vogla dhe kjo të mëdha. Në shtator duhet që të dënohet Berisha dhe familja e tij, në të kundërt SPAK-ut duhen vënë minat”, tha avokati./abcnews.al

“Meta, kreu i organizatës kriminale”, Beqiri: Ka paguar vrasës me pagesë për të kryer ekzekutime!

24 August 2025 at 00:00

Ilir Meta kritikoi vendimin e Gjykatës për mbajtjen e tij në qeli me argumentimin se rrezikon intimidimin e dëshmitarëve. Meta e quajti, absurde duke thënë se nuk janë më anëtarë të partisë së tij dhe se nuk ka kë të intimidojë.

Megjithatë avokati Idajet Beqiri, në një intervistë në “Ora e Fundit” në ABC News, u shpreh se vendimi i gjykatës ishte i qartë dhe i saktë sepse sipas tij ish-presidenti Meta ka treguar se nuk kursen asnjë, kur vetë është në rrezik.

“Meta ka treguar që vret dëshmitarë. Mi gjeni dy dëshmitarët okularë që ngritën arkat e floririt në Krrabë, ikën ata djemtë të rinj. Ikën sepse e hëngrën kokën e verdhë nga Ilir Meta. Por drejtësia jonë e kalbur nuk i shkoi deri në fund hetimeve të disa ngjarjeve…Meta pagoi vrasës, ka paguar vrasës edhe në raste të tjera. Si mund të harrohej, ekzekutimi që do i bëhej “lepurit”…Këto janë çështje të hapura…Ai nuk funksionon si individ është tamëm organizatë kriminale. Dhe këto vrasje nuk i ka bërë me dorën e vet ai…Ai ka paguar. Po të vijë Bami në Shqipëri dhe të dëshmojë, do të thotë se kush e ka urdhëruar për të vrarë vëllain e deputetit të Lezhës…”, tha ai.

/abcnews.al/

“Berisha po përgatitet të arratiset”, Beqiri: Pritet zbërthimi i dosjeve të rënda! Mahmutaj: Famija Berisha ka blerë apartamente në europë, të hetohen

23 August 2025 at 23:55

Në një intervistë në “Ora e Fundit” në ABC News, avokati Idajet Beqiri, foli për dosjen “Partizani”, gjithashtu nuk i kurseu kritikat ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha. Sipas avokatit Idajet Beqiri, pritet që të zbërthehen edhe dosje të reja të rënda për ish-kryeministrin Berisha, ndërsa paralajmëroi se ky i fundit po përgatitet që të arratiset.

“SPAK ka ndërtuar dy standarde. SPAK nuk po i përgjigjet në bazë të kodit të procedurës penale krimeve të rënda që ka kryer Berisha. Ai është person që po hetohet për një numër të rëndë krimesh. Pra janë shumë çështje. Dhe një person i tirë nuk mund të lihet i lirë. Sepse kur të duash mund të arratiset. Ai në Kosovë shkoi në Istog që është afër Serbisë, pra shkon të bëjë kontrollin ku do jetojë dhe të gjitha me radhë. Ai atje e ka kokën, në Serbi. Ose Serbia mund ta përcjellë në Rusi”, tha ai duke shtuar se Berisha po përgatitet të arratiset”, tha ndër të tjera ai.

I po të njëjtin qëndrim është shprehur edhe gazetari Fatos Mahmutaj, i cili gjatë intervistës tha se vitet e fundit familja Berisha ka blerë apartamente në shumë shtete europiane dhe se sipas tij, kanë dhënë shenja se po përgatitet për t’u arratisur.

“Vitet e fundit familja Berisha ka blerë apartamente në shumë shtete europiane. Vetë ata e kanë deklaruar që kanë blerë apartamente në shumë vende europiane. Dhe këto janë për të përgatitur planin për t’i ndihmuar për azil politik. Pra familja Berisha ka marrë masa për këto. SPAK duhet të hetojë të gjitha këto apartamente”, tha gazetari Mahmutaj.

/abcnews.al/

Avokati Beqiri: Zgjedhjet e reja në Tiranë, ligjërisht s’mund të bëhen! Gazetari: Berisha, humbës serial!

23 August 2025 at 23:48

Avokati Idajet Beqiri në një intervistë në “Ora e Fundit” në ABC News, komentoi deklaratën e nënkryetarit demokrat të këshillit bashkiak, Dorian Teliti i cili kërkoi zgjedhje të parakohshme për Bashkinë e Tiranës.

Gjatë intervistës, avokati tha se Partia Demokratike nuk mund të jetë më një forcë politike dhe se sipas tij nga ana ligjore s’mund të ketë zgjedhje të reja në Tiranë.

“Kjo forcë politike, PD e ka marrë rrugën e dreqit dhe nuk mund të bëhet dot më një forcë politike fituese. Nga pikëpamja ligjore nuk mund të kërkohen këto zgjedhje sepse ligji e ka përcaktuar qartë se kur mund të bëhen këto zgjedhje për kryetar bashkie. Veliaj është në proces hetimor ende. Ende nuk është marrë i pandehur se çfarë kërkohet”, tha avokati.

Ndërsa gazetari Fatos Mahmutaj gjatë fjalës së tij u shpreh se Berisha nuk ka pasur asnjë herë vizion apo ide politike dhe se sipas tij, PD tashmë me Berishën në krye është e destinuar të humbë.

“Nëse do flisnim për kandidatë real, mendoj që e djathta sado të mendojë se mund të nxjerrë kandidatë të mirë “i bën pis Sali Berisha”. Pra në momentin që futen në siglën e kësaj partie i heqin një numër të konsideruar votash vetes…Pra detyrimisht shkojnë drejt humbjes. Ndërsa cilido kandidat tjetër që do vendosej nga e majta, fakti që kandidon nën siglën e PS, arrin t’i veshë vetes vota të tjera, shumë e më shumë. Berisha ka treguar që nuk ide qofshin politike qofshin qeverisëse. Në lidhje me nenin Basha, nuk ka humbur vetëm një palë zgjedhje por disa zgjedhje. Pra është Berisha që e ka vendosur vetë dhe po vetë e shkel. Në lidhje me fjalën lidership, për Berishën nuk shkon është vetëm një diktatoruc i vogël”, tha ndër të tjera ai.

/abcnews.al/

“Procesi i 21 Janarit, drejt fundit”/ Idajet Beqiri: Berisha do të thirret për të dëshmuar

By: Re Nato
16 August 2025 at 23:30

Avokati Idajet Beqiri thotë se procesi i 21 Janarit, është drejt fundit nga SPAK.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Beqiri u shpreh se ish kryeministri Sali Berisha do të thirret për të dhënë dëshminë e tij.

“Procesi i 21 janarit është drejt fundit, janë grumbullar provat. Në shtator do thirret edhe Sali Berisha, edhe Lulzim Basha, ish presidenti i Republikës, madje edhe ish kreu i opozitës asokohe. Berisha i ka njerëzit brenda atje në SPAK dhe ata e informojnë për procesin hetimor. Tashmë ka ardhur momenti ku ai nuk mund ta përballojë më këtë ngjarje. Ishte krim i mirëfilltë shtetëror, përgjegjësi kryesor ishte Sali Berisha. Ishte vrasje shtetërore, e urdhëruar prej tij. Serverat dhe kamerat, para se të fshiheshin, janë regjistruar dhe pasi janë regjistruar, janë fshirë. Janë regjistrimet, momentalisht, i ka në dosje SPAK, apo janë në dosje tjetër, faktikisht ato janë të regjistruara, janë të hedhur.”, theksoi ai./abcnews.al

GJKKO rrëzoi Berishën dhe Malltezin/ Idajet Beqiri: Me pasuritë e Saliut “mund të ndërtohen dhe dy Shqipëri të tjera”

29 July 2025 at 23:51

Ishte vendimi i gjyqtarit Erjon Çela i cili rrëzoi kërkesën e avokatit të ish-kryeministrit Sali Berishës dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi për përjashtimin e trupës gjykuese të përbërë nga gjyqtarët Elsa Ulliri, Bib Ndreca dhe Rudina Palloj.

Të pandehur për dosjen “Partizani”, Berisha dhe Malltezi kërkuan që të mos gjykohen nga gjyqtarët e gjykatës së posaçme, pasi sipas tyre këto gjyqtare nuk garantojnë pavarësi dhe paanshmëri duke qenë se monitorohen apo përgjohen dhe mbikëqyren nga SPAK që është palë në këtë proces.

Avokati Idajet Beqiri në një intervistës në “Edicioni i Fundit” në ABC News, tha se ish-kryeministri Sali Berisha është një figurë politike që vetëm i ka shkaktuar dëm Shqipërisë dhe se sipas tij ka grabitur pasuritë e vendin. Siç shtoi më tej ai, nuk kanë punuar për interesat e shqiptarëve, por kanë menduar vetëm si të vjedhin popullin.

“Gjirin e Lalzit këta e kanë grabitur. Gjithë atë pasuri të madhe. Në Hamallaj ka Meta dhe Berisha. Në jugun e Shqipërisë kanë ndërhyrë me emra të tjerë. Vila në Holandë doli, në Itali doli, në Hungari ka dalë janë sekuestruar plot. Të gjitha këta do t’i shkojnë popullit. Ato që nuk kanë dalë janë 99 %. Është një punë që sa ka nisur. Aferat korruptive të tyre në mbi 30 vjet janë skandaloze. Kanë menduar vetëm si të vjedhin dhe grabisin. Kanë bërë një jetë përrallore me fëmijët e tyre”, tha ai.

/abcnews.al/

❌
❌