Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 3 April 2026Main stream

2 prilli, Frrok Çupi: Ngjarje e rëndë që i dha fytyrën e vet PD

By: Re Nato
2 April 2026 at 23:37

Analisti Frrok Çupi thotë se ngjarja e 2 prillit 1991 në Shkodër, ku u vranë 4 persona, ishte shumë e rëndë dhe ka lënë gjurmë në vend.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Çupi u shpreh se kjo ngjarje i dha PD fytyrën e vet.

“Ka qenë një ditë shumë e rëndë, që la gjurmë në vendin tonë. Kam qenë një prej protagonistëve. Ra telefoni, unë isha kryeredaktor i RD, dikush nga Shkodra, njoftoi se janë vrarë dy vetë. Shkova në këmbë te selia e PD, kishte indiferencë, pakujdesi. Azem Hajdari shkoi në Shkodër. Pa kuptuar, ajo ditë ka shënuar kthesën shumë të madhe në mënyrën e qeverisjes. Ka shënuar instalimin e dhunës,. ndarje midis zonave të vendit dhe ato ditë po instalohej sistemi pluralist. Erdhëm në një pluralizëm të gjakosur. Që prej fillimit është keqpërdorur është e dhimbshme. Është përdorur deri tani. Në fillim u krye vrasja me qëllim që të shkarkohej një tension brenda PD. Azm Hajdari kishte qëllim në Shkodër të zhdukte disa fletushka, ku ishte vendosur një vizitë e repartit ushtarak. Berisha e kishte tentuar Shkodrën ta kishte bastionin e vet. PD e filloi jetën e vet si parti e qytetit, deri në pikën sa mundi në Tiranë Ramiz Alinë, pas kësaj nisi rrethimi i qytetit nga periferitë dhe fshatrat. PD është parti anti qytetase. 3 të tjerët u vranë se u vra Arben Broci. Broci ishte duke festuar sepse Shkodra, PD kishte fituar 70 përqind të votave. Po festonte me shkoët, e mori me vrap nbë atë gjë që po sajohej si miting”, theksoi ai./abcnews.al

Yesterday — 2 April 2026Main stream

2 Prill, si mbetën të kënaqur vrasësit dhe të vrarët!?

2 April 2026 at 16:46

Nga Frrok Çupi

Ka qenë një mëngjes si sot, 1991. Binte shi, por jo kaq ftohtë. Telefoni i kryeredaktorit të gazetës RD kishte dy herë që binte. Nga ana tjetër erdhi lajmi se ‘janë vrarë dy vetë në Shkodër’.

-Perjaku jam, tha tjetri.- U vranë në demonstratë! Zëri i vibronte. Ishte një nga aktivistët më aktivë të PD në Shkodër. Nuk e di pse atë ditë tha vetëm mbiemrin.

Ç’të bëja? Zyrat e reja të PD në Rrugën e Kavajës nuk kishin ende telefon. Mbërrita. Hapa me nxitim zyrën e kryesisë.

-Më thonë se në Shkodër janë vrarë dy vetë! Dini gjë?

Azemi ishte bërë gati për t’u nisur për në Shkodër. Mbrëmë ishte kthyer në orë të vona. As të tjerët nuk treguan ndonjë alarm në fytyrat e tyre.

U ktheva në rrugën Fortuzi, ku ndodhej redaksia.

Ajo ka qenë dita kur u shfaq Partia Demokratike e Vërtetë. Atë ditë u vranë katër të rinj në Shkodër. Mes tyre më i miri i Studentëve të Dhjetorit, Arben Broci. Një student i vërtetë, edhe ky. As hamall, as rrugaç, as mbajtës thikash në xhepa, as dallavere. Mund të kishte krijuar një profil njerëzor për PD-në. U vra.

Kështu ishte ajo ditë, ditë që lindi heronj dhe anti- heronj. Dita që kënaqi të vrarët dhe vrasësit.

Arben Broci nuk ishte nga modeli i vjetër që kënaqej me zhurmat e Partisë, as me frymën revolucionare se ‘jap jetën për Partinë’. Në 2 prill e thërritën për ta vrarë. Në 1 prill kishte marrë njoftimin se PD ka fituar në Shkodër dhe i kishte dhënë të drejtën vetes ta shijonte po aq butë sa ishte. E kërkuan dhe e gjetën në kalanë e Shkodrës, ku kishte shkuar për një shëtitje a një kafe. E sollën nxitimthi dhe e vranë. Ndërsa Luljetën, të ëmën dhe familjen e tij u përpoqën ta bëjnë ‘të kënaqur’. I shkonin në shtëpi udhëheqësit, bënin poza, bënin premtime, parulla. Ajo e mpakur nga dhimbja, në një apartament të vogël në hyrje të Shkodrës.

Çudia qëndronte në faktin pse PD në Shkodër do të digjte vendin dhe të vriste njerëz kinse në demonstratë në ditën kur vetë PD fitoi mbi 70 për qind. Duhej të ishte ditë feste, jo ditë morti.

Me sa duket ishte gjenetike për PD. Këtu duhej të krijohej profili i saj i vërtetë. U vranë katër djem të rinj në demonstratën e PD. U dogj një pjesë e qytetit.

Çfarë mbeti? Sot e kësaj dite vetëm pak shkodranë kanë mbetur me mendjen e vjetër se PD ishte anti-komuniste dhe demokratike. Ata me mendje të fiksuar janë të kënaqur me veten, por edhe njerëzit me sy në ballë janë të kënaqur, nga ana tjetër.

Të pakënaqur mbetën familjarët e të vrarëve, por edhe të kënaqur mbetën. Sepse morën ndonjë post ose u lavdëruan nëpër mbledhje si ‘familje dëshmorësh’. I pakënaqur u duk se mbeti edhe Pjetër Arbnori si kryetar i PD në Shkodër, por tekefundit s’kishte arsye. E bënë ‘të madh’ në PD, edhe pse në 2 prill nuk e pyeti njeri. Pjetri ishte i butë, nuk ishte për dhunë; prandaj e shmangën pastaj.

Në Shkodër mbërriti Azem Hajdari paraditen e 2 prillit. Edhe ai ishte i kënaqur. Në qytet ishte përhapur një njoftim, ngjitur nëpër shtylla, se kur kishte qenë ushtar Azemi ishte shpallur i paaftë mendërisht për të mbajtur armë. Me këtë zjarr në Shkodër digjej çdo dëshmi.

Profesor Jup Kastrati, gjuhëtar dhe albanolog i madh i kombit, u trondit shumë, por në fund mbeti i kënaqur. Pa militantët që po i vinin zjarrin Bibliotekës së Madhe, dhe vrapoi në Polici. Dilaver Papare angazhoi forca dhe Biblioteka shpëtoi. Qazim Gjoni, gjukatës i PD e shpalli vepër kriminale aktin e shpëtimit t Bibliotekës

Ali Spahia, që mori ekskluzivitetin për trajtimin e të vrarëve, mbeti i kënaqur. Mjeku që ishte dënuar për punë të pista në komunizëm, tani po rehabilitohej. Partisë i interesonte që asnjëri nga të katër të mos mbijetonte, dhe Aliu ia doli. Më vonë mbeti i kënaqur vetë i biri që sot është deputet, pa Aliu nuk i mbijetoi provës së pas krimit të madh të Shkodrës. Bijtë e të gjithë bijtë e atyre që u vranë në PD, u tërhoqën nga Berisha si rreth i tij i ngushtë. Janë të kënaqur.

Dy gazetarë jugosllavë që ndodheshin në Shkodër deri në momentin e vrasjes, shkuan të kënaqur. Njëri prej tyre njihej si agjent i UDB, por strehohej në Gjykatë.

I vetmi që u shpall Hero, ishte Gramoz Ruçi, komunist. Ai kishte qenë ministër. E arrestuan dhe e sollën në gjyq. Hapen edhe ekranin e televizionit duke menduar se ‘do t’i hapnin gropën’ Gramoz Ruçit. Në fakt aty komunisti shkëlqeu me fakte dhe prova se 4 dëshmorët e PD ishin vrarë nga brenda vetes. Megjithëse nuk u dëshmua kurrë si ‘i kënaqur’.

Vetëm një datë në radhën e datave ka mbetur si ‘Emoji i kënaqur’ në kalendarin tonë. Është 31 marsi i vitit 1991. Zgjedhjet e para pluraliste. Zgjedhjet e fundit që u mbajtën të drejta e të ndershme. PD nuk e arriti kurrë standardin e komunizmit.

Before yesterdayMain stream

“I shërbeu UDB serbe”/ Frrok Çupi: Saliu s’e do integrimin e Shqipërisë në BE! Avokati: Berisha ka porositur vrasjen e Kosta Trebickës

25 March 2026 at 23:55

Analisti Frrok Çupi dhe avokati Idajet Beqiri të ftuar në “Ora e Fundit” në ABC News, komentuar zhvillimet politike në vend, duke analizuar edhe deklaratat e kreut të PD Sali Berisha.

Gjatë intervistës, Çupi tha se Berisha kërkon destabilitet dhe se nuk e do integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Sjellja sidomos me ambasadorët e Perëndimit, nuk është një tërbim i rastit, por ka disa arsye. Ambasadorët e Perëndimi i sulmon me qëllimin që të krijojë vaska gjaku në Shqipëri, dhe sulmon vendin tonë për të dhënë mesazhe jashtë. Këtë gjë e bën sepse e di shumë mirë që duke sulmuar Perëndimin, frikëson apo ngrin raportin me Perëndimin, por më së shumti ngjall frikë brenda”, tha ai.

Sipas Çupi Berisha ka qenë dhe vazhdon të jetë rreziku më i madh që ka pasur Shqipëria, ndërsa shton se ai ka qenë agjent i fshehtë i Beogradit.

“Të mos harrojmë se njeriu këtu është i inatosur me drejtësinë. Është një turp i madh dhe rëndesë që mban akoma njerëz që dalin në shesh dhe mbajnë Sali Berishën që ka rrënuar vendin”, theksoi Çupi.

Ndërsa avokati Idajet Beqiri, gjatë fjalës së tij theksoi se Kosta Trebicka ishte dëshmitar okular i Gërdecit, duke thënë se organizimin e vrasjes së tij e ka bërë Sali Berisha me të birin e tij. Gjithashtu avokati Beqiri tha se provat janë manipuluar.

“Kryekrimineli më i madh i të gjitha kohërave Sali Berisha, të gjithë ata që kanë pasur fakte se e çonin atë drejt rrëzimit nga pushteti apo zbulimit si agjent serb ai i ka eliminuar ata. Kosta Trebicka dinte shumë dhe ishte dëshmitar okular dhe në Departamentin Amerikan të Shtetit u thirr dhe dëshmoi për korrupsionin që Berisha dhe djali i tij po bënte me armët që shkonin drejt Hamasit. Këto informacione i kanë pasur edhe SHBA…Pra Kosta Trebicka ishte i destinuar për ta vrarë… Pak ditë para se të shkonte për gjueti ka pasur debat te instituti i arteve dhe në makinën e vet ka patur debat me Shkëlzen Berishën…”, tha më tej avokati.

/abcnews.al/

Sondazhi, PD bie sërish/ Çupi: Shqiptarët të lodhur nga dhuna. PD ka humbur edhe themeluesit e saj

By: Rovena
24 March 2026 at 13:42

Rënia e mbështetjes për Partinë Demokratike vijon të thellohet, ndërsa perceptimi publik ndaj saj duket se është ndikuar ndjeshëm nga klima e tensioneve dhe përplasjeve politike.

Sipas analistit Frrok Çupi në “News Line” në ABC News, qytetarët shqiptarë po shfaqen gjithnjë e më të distancuar nga retorika e dhunës dhe konfliktit, duke reflektuar një ndryshim të dukshëm në qasjen e tyre ndaj politikës.

Çupi thekson se kjo situatë ka sjellë jo vetëm tkurrje elektorale për PD-në, por edhe humbje të mbështetjes nga grupe të rëndësishme, përfshirë themeluesit dhe mbështetësit historikë të saj.

“Ne po provojmë këto kohë se periudha pas viteve ’90 ka dëshmuar se qytetari është i vëmendshëm ndaj një realiteti, nuk ndikohet më nga thashethemet apo lufta në bulevard. Është një indikacion shumë interesant që në shtet duhet me patjetër lëvizje dhe vendosmëri. Është një instrument në dorën e qytetarit. Në raport me protestën edhe vetë PD është e zvogëluar. Në fakt ata që përkrahin dhunën janë 17%.

Vihet re që peizazhi i shoqërisë shqiptare ka ndryshuar, po ta bëje këtë sondazh në vitet e errëta do të ishin shifra totalisht ndryshe. Sot ajo që vihet re për shkak të dhunës dhe konflikteve që krijon PD edhe në qeveri, PD nga viti 2021-2025 ka humbur 200 mijë votues. Mendoni se çfarë reflektimi ka te qytetarët. PD ka humbur mbështetjen e studentëve të dhjetorit, nuk ka më mbështetjen e themeluesve të saj”, tha Çupi.

Ligji për referendumet/ Çupi: Qytetërim më i përparuar. Referendume të tilla ndihmojnë Shqipërinë drejt integrimit në BE

By: Rovena
24 March 2026 at 13:39

Analisti Frrok Çupi, i ftuar në “News Line” në ABC News, komentoi mbi rëndësinë e referendumit dhe ndryshimeve ligjore në Shqipëri.

Ai vuri në dukje se ideja e referendumit ka qenë më parë një “fantazmë” politike, por tani po bëhet më konkrete dhe mund të ndihmojë vendin të përparojë drejt një sistemi më të civilizuar, duke u përafruar me vendet që kanë një raport më të ulët të deputetëve ndaj popullsisë.

Sipas Çupit, referendumet e tilla mund të kontribuojnë në integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, duke forcuar institucionet e shtetit dhe duke siguruar funksionimin e makinerisë shtetërore në të gjitha dimensionet e saj.

Ai theksoi gjithashtu domosdoshmërinë e referendumeve për ndryshimet në Kushtetutë, duke kujtuar sfidat e mëparshme në drejtësi dhe nevojën për reforma të ngjashme në polici dhe institucione të tjera.

“Ka disa kohë që kjo ide sillet në politikë si një ‘fantazmë”, tani bëhet më konkrete. Besoj se është më shumë herë më civile, t’i përafrohemi shteteve të tjera për një qytetërim më të përparuara. Të cilat në raport me popullsinë kanë numër më të ulët deputetësh. Referendume të tilla ndihmojnë Shqipërinë drejt integrimit në BE. Të sistemosh institucionet e shtetit, ky është problemi më i madh.

Makineria e shtetit duhet që të funksionojë në të gjitha dimensionet e saj për t’iu afruar BE-së. Kjo është diçka e domosdoshme. Është e domosdoshme të kesh një referendum edhe për ndryshimet në Kushtetutë. E pamë se çfarë ndodhi me drejtësinë, kjo mund të ndodhë edhe policinë, etj. Jemi në hapësirat ku shteti. Jemi duke ndërtuar makinerinë kryesore të shtetit për të shkuar drejt anëtarësimit në BE”, tha Çupi.

Referendum apo “zgjedhje”?/ Frrok Çupi: Ideja e një zhvillimi politik në Shqipëri, e domosdoshme

23 March 2026 at 20:37

Analisti Frrok Çupi komentoi në emisionin “Real Story” në ABC News, idenë e kryeministrit Edi Rama për referendum.

Në Asamblenë e PS kryeministri Rama deklaroi se i drejtohet popullit për ndryshimin e sistemit, duke ulur numrin e deputetëve në kuvend me 101 deputetë.

Gjatë intervistës, analisti Frrok Çupi tha se kjo është një çështje që është hapur nga kryeministri Rama, duke theksuar se mendon të krijojë një ‘medium filtër’.

“Rama e ka hapur atë çështje për të mos e mbyllur tani. Është përballe BE, përballë kërkesave të BE. Mendoj se do të vijë duke u hapur si ide, por besoj se fillon te numri më i vogël i deputetëve dhe shkon te ideja e një filtri. Mendon të krijojë një medium filtër dhe ky filtër do ketë me siguri emrin Senat për të qenë në dakordancë me vende të tjera. Por Berisha as veten nuk e merr seriozisht. Ideja e një zhvillimi politik në Shqipëri është e domosdoshme ne deri tani kemi ardhur dhe me prototipa si Saliu dhe kjo gjë duhet zhdukur. Unë mendoj se ideja e Ramës është se nuk mund të hysh në BE me kaq çudira. Duke parë gjithë këtë histori të çuditshme politike, edhe unë e mendoj që Berisha nuk largohet”, tha ai.

/abcnews.al/

Nis gjyqi për Ilir Metën/ Frrok Çupi: Është kupola e krimit dhe bizneseve të pista. Partia e tij, organizatë kriminale

By: Re Nato
18 March 2026 at 23:45

Analisti Frrok Çupi thotë se ish-presidenti Ilir Meta është kupola e krimit dhe bizneseve të pista, teksa Gjykata e Posaçme dërgoi në gjyq dosjen ndaj tij.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Çupi u shpreh se në gjyq u dërgua e gjithë kupola e LSI.

Sipas Çupit, partia e Ilir Metës dhe Monka Kryemadhit është një organizatë kriminale.

“Gjykata Speciale ka vendosur që Ilir Meta, është kupola e këtij lloj krimi dhe bizneseve të pista, të fillojë çështjen gjyqësore ndaj tij. Në gjyq, u dërguan e gjithë kupola e LSI. Vetë Ilir Meta, zonja Kryemadhi, dhe babai i nënkryetares Xhixho. Mendoni një organizatë, që si të mos quhet organizatë kriminale. Konstatohet fakti se i vetmi rast që Ilir Meta u revoltua, gruaja e tij u bë më me humor të zi, ishte dita e sotme. Asnjëri prej tyre nuk e priste që GJKKO të fillonte çështje gjyqësore ndaj tyre. Ndaj Berishës dhe ndaj Metës, nuk do fillonin çështje gjyqësore. Çështja ndaj Berishës do të zvarritej. Druaj se SPAK është kthyer në institucion që lëviz nga shkon era”, theksoi ai./abcnews.al

“Hysenbelliu kërcënoi Santon para se të vritej”/ Frrok Çupi: I kërkoi bankierit 20 milionë dollarë

By: Re Nato
18 March 2026 at 23:40

Analisti Frrok Çupi thotë se bankieri Artan Santo u kërcënua nga Irfan Hysenbelliu para se të vritej.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Çupi u shpreh se Santo kishte konflikte me Hysenbelliun për televizionin News 24 dhe i kërkoi 20 milionë dollarë.

“Krimi i vrasjes së Santos ka mbetur i harruar dhe thelbi ky është, se kush e lë në harresë një ngjarje, një fakt. Po të marrësh arkivën e mediave të Hysenbelliut, prej 22 vjetësh nuk gjendet asnjë kronikë, investigim se çfarë ka ndodhur me atë vrasje. Ai kishte qenë në një marrëdhënie kontraktuale me Hysenbelliun për News 24 dhe kishte konflikte të mëdha, i kërkonte 20 milionë dollarë. Santo u vra, Hysenbelliu hyri në biznese të mëdha”, theksoi ai./abcnews.al

Gërdeci, shpërthimi që nuk ka mbaruar/ Frrok Çupi: Fatkeqësi kombëtare që nuk kemi burg për Berishën

By: Re Nato
16 March 2026 at 20:53

Analisti Frrok Çupi thotë se shpërthimi i fabrikës së demontimit të armëve në Gërdec, ku pati 26 viktima, është krim dhe korrupsion shtetëror.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Çupi u shpreh se është fatkeqësi kombëtare që ish kryeministri Sali Berisha nuk është në burg.

“Gërdeci është kthyer në ikonë dhe kam frikë se do na përfshijë të gjithëve. Është krim shtetëror, kombëtar, është një njollë, ikonë që na ndan nga bota. Sot, edhe sikur të veprojë drejtësia dhe të mos japë drejtësi, nuk ka surpriza. Shpresa është kaq e vogël, kaq e degraduar. Është shumë e rëndë. Kjo katastrofë mbuloi botën. Është vepër kriminale, hyri në analet e kinematografisë botërore, letërsisë botërore, gazetarisë botërore dhe në Shqipëri nuk ka efekt. Kjo është fatkeqësi kombëtare. Pas kësaj tragjedie, u bëmë anëtarë të NATO-s. Si nuk u ngritën njerëzit, nuk e duan NATO-n pa na sjellë drejtësi. NATO është vetë e lidhur me tragjedinë tonë, për arsyen tonë. Në 1997, këtu kishte 95 celula të Al Kaedës, sipas DASH. Ky është defekt shumë i madh i drejtësisë, që kërkon teknikalitete”, theksoi ai./abcnews.al

Një humbës, në krye të Vlorës/ Çupi: Berisha çon Bykykbashin në Vlorë, një nga personat më të përshtatshëm për shantazh

By: Re Nato
14 March 2026 at 23:40

Analisti Frrok Çupi thotë se kreu i PD, Sali Berisha e dërgoi Oerd Bylykbashin në krye të degës në Vlorë, pikërisht për faktin se ky i funndit nuk ka asnjë lidhje me qytetin bregdetar.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Çupi u shpreh se Bylykbashi është një nga personat më të përshtatshëm për të kryer shantazhe.

Çupi shtoi se Berisha është i vetmi zyrtar i lartë komunist që ka ngelur në vend.

“Duket emërim i çuditshëm, por brenda logjikës së Berishës. Është emëruar një njeri që nuk ka lidhje me Vlorën. Arsyeja pse e çon në Vlorë, është se nuk ka lidhje me Vlorën. PD nuk i ka dalë inati me Vlorën dhe jugun e vendit. Ky është problem psiqik i tij. Mesa duket, Berisha ka një projekt që të mund ta mbajë të ngrirë frikën se po na vijnë këta të Saliut. Berisha ka gjetur Bylykbashin, një nga personat më të përshtatshëm për të bërë këtë gjë, për të bërë shantazh. Është njeri që nuk bën pjesë në toskëri. Si jemi akoma në një situatë ku kujtojmë të zeza e një të shkuare tjetër. Berisha na kujton luftën e veriut kundër jugut. Berisha është i vetmi zyrtar i lartë komunist që ka ngelur në vend”, theksoi ai./abcnews.al

Xhafaj dhe Spiropali kundër PS/ Çupi: Dy vota kundër interesit të vendit. Spiropali nuk ka trashëgimi politike

By: Rovena
12 March 2026 at 13:22

Maxhoranca socialiste rrëzoi në Kuvend kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku me 82 vota, ndërsa në sallë munguan dy deputetë të Partisë Socialiste, Elisa Spiropali dhe Fatmir Xhafaj. Mungesa e tyre ka ngjallur reagime dhe interpretime politike.

I ftuar në “News Line” në ABC News, analisti Frrok Çupi e cilësoi këtë qëndrim si një veprim kundër interesave të vendit dhe një goditje ndaj vetë mazhorancës. Sipas tij, dy votat e munguar shkojnë kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, ndërsa për Spiropalin ai u shpreh se “nuk ka trashëgimi dhe kontribute politike” dhe se veprime të tilla dëmtojnë vetë partinë.

“Qëndrim aliaspolitik, që në Shqipëri politika ende nuk ka shkuar në kufijtë e dobisë. Në grupin e PS natyrshëm që ka pakënaqësi. Kur na preket një interes ne bëhemi kundër grupimit tonë dhe kundër interesave të vendit. Nëse godet mazhorancës me këtë grupim që ka, do të thotë që ke goditur interesat e vendit. Çfarë po bën më shumë Berisha, për interesat e veta, po merr nëpërkëmbë vendin. Të njëjtën gjë kanë bërë edhe këta deputetë. Spiropali nuk ka trashëgimi dhe kontribute politike dhe kërkon vetëm që ta godasë partinë.

Republika jonë paska qenë e lodhur për ta mbajtur Kushtetutën në vijat e veta. Prokuroria bën si media dhe media bën si prokurorë. Në një moment të tillë, edhe sikur armiqësi të kisha me Edi Ramën do të kisha vendosur në radhë të parë interesat e vendit. Këto dy vota, padiskutim që janë kundër Edi Ramës. Politikani ndërtohet në bazë të kontibuteve dhe popullaritetit që ka. Politika e linçimit në vendin tonë është duke u zhvilluar. E vutë re se çfarë ndodhi mes PD dhe Ballukut, e linçuan.

Është i tmerrshëm ai grupim politik, që në thelb është një grupim terrorist, që e terrorizon vendin. Ato nuk ishin portesta, por ishin grumbullime primitive. Këta janë njerëzit që nuk kanë të drejtë, sepse nëse do të kishin të drejtë do të ishin në dyertë e gjykatës dhe të parlamentit që të bënin politikë”, tha Çupi.

“SPAK ka korruptuar ligjin”, Çupi: Mes PD dhe Prokurorisë Posaçme ka “vija paralele” në raportet mes tyre

11 March 2026 at 21:25

TIRANË– Analisti Frrok Çupi, i ftuar në emisionin “Real Story”, komentoi raportet mes opozitës dhe SPAK, duke u shprehur se mes tyre ekzistojnë disa “vija paralele” në mënyrën se si ata funksionojnë.

Sipas tij, nuk mund të thuhet se SPAK favorizon Partinë Demokratike, por mënyra se si ndërthuren këto raporte mbeten problematike.

Analisti kritikoi mënyrën se si funksionon Partia Demokratike, duke theksuar se ndonëse paraqitet si një forcë që mbron demokracinë, në praktikë bën krejt të kundërtën

Në analizën e tij, Çupi u ndal edhe te roli i SPAK, duke e akuzuar institucionin për probleme në mënyrën e interpretimit dhe zbatimit të ligjit.

“Mes PD, opozitës dhe SPAK ka disa vija paralele në raportet e tyre. Nuk them se ajo favorizon PD-në, por mënyra se si funksionojnë këto paralele është tragjike. PD është një parti që quhet demokratike, tenton të thotë se bën demokraci, është ndërtuar për demokraci dhe e do demokracinë, por në thelb nuk merr vendime demokratike. Arsyet pse nuk merr vendime demokratike lidhen me faktin që bën dhunë në qytet, rrethon parlamentin dhe bllokon rrugët.

Nga ajo që mund të quhet një vendim demokratik, kalon në një vendim krejtësisht antidemokratik. SPAK ka të njëjtën strukturë në defektet e veta. SPAK, që është kundër korrupsionit, realisht dallohet në korruptimin e ligjit. SPAK korrupton ligjin, ky është defekti dhe problemi. SPAK ka dy mënyra për të thënë se çfarë është korrupsioni: kur tjetri shkel ligjin dhe kur ligji korruptohet. Vetë SPAK korrupton ligjin.

Ndonjëherë shkon të hetojë një gjë që nuk ka ekzistuar dhe nuk ekziston. SPAK është i nervozuar, sepse ka korruptuar ligjin dhe me këtë ligj do të bëjë vetëm korrupsion hetimor e gjyqësor, që është një nga korrupsionet që shkatërron shtetin.”, tha ai./abcnews.al

Beteja për të drejtën/ Frrok Çupi: Në Porto Romano Berisha ishte vetë pronar me të bijën dhe një serbo-boshnjak

11 March 2026 at 20:40

SHQIPËRI- Pas zhurmës disa ditore në portalet pranë opozitës, qeveria ka deklaruar se projekti për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano do të vijojë, pavarësisht tërheqjes së ndonjë operatori për arsye ekonomike.

Ministri Enea Karakaçi u shpreh se qeveria është në dijeni të një skenari që synon të pengojë realizimin e projektit, por sipas tij autoritetet kanë identifikuar skemën e pengimit dhe ajo nuk do të ketë sukses.

Lidhur me këtë çështje, analisti Frrok Çupi, i ftuar në emisionin “Real Story” e cilësoi të pamundur një skenar të tillë dhe tha se pretendimet e ngritura nga opozita nuk mbështeten në asnjë provë.

Sipas Çupit, Shqipëria mban një qëndrim të fortë pro-amerikan dhe pro-paqes, ndaj një zhvillim i tillë do të ishte i pamundur. Ai shtoi se akuzat e opozitës mbeten më shumë pretendime sesa fakte konkrete.

Analisti u ndal edhe te interesat që, sipas tij, lidhen me zonën e Porto Romanos dhe debatet që kanë shoqëruar zhvillimet portuale.

Ai tregoi dhe një episod, që sipas tij, Sali Berisha bashkë me të bijën dhe një serbo-boshnjak kanë pasur në pronësi gjysmën e Porto Romanos.

“Kjo më duket në kufijtë e të pamundurës. Janë shumë arsye, që mund të kalojë një naivitet apo lepër ti tillë në aktet qeveritare të Shqipërisë, Shqipëria mban avangardën e një pro amerikanizmi, pro paqes, anti-shteteve të liga, dashakeqës, akset të së keqes. Kjo do ishte një gjë që do ishte krejt e pamundur. E gjitha kjo që ngre opozita nuk ka prova. Janë meraqe, nuk i duket se ka fakte. Meraqet ne i dimë se kush janë, Berisha dhe familja e tij ka disa meraqe në atë zonë, në raport me detin.

Në Porto Romano ishte vetë pronar me të bijën dhe një serbo-boshnjak. Në portin e vjetër, në fund të karrierës si kryeministër të Berishës ka firmosur një dokument, që ia ka dhënë gjysmën e portit e ka pasur në zotërim i biri, i cili për arsye të mosmaturimit të Këshillit të Ministrit, iu hoq nga duart dhe ndërkohë që po ndërtohet porti i jahteve, këta kanë bërë një zhurmë shumë të madhe edhe për atë arsye, Veprat e mëdha e tërbojnë shumë Partinë Demokratike.  Ky është një problem jo vetëm politik, por patologjik. Është një problem i madhe anti-zhvillimit të Shqipërisë”, tha Frrok Çupi./abcnews.al

“Qëndrimi i Ramës, si burrë shteti”/ Çupi: Njerëzit që duan të shkatërrojnë vendin janë në aleancë me SPAK

By: Rovena
9 March 2026 at 13:36

Analisti Frrok Çupi  i ftuar në “News Line: në ABC News komentoi projektraportin dhe qëndrimin që mbajti Partia Socialiste dhe kryeministri Edi Rama për kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut. Sipas tij, qëndrimi i kryeministrit ishte “një qëndrim burrë shteti”, në një moment kur, sipas Çupit, “makina e shtetit kishte shkuar buzë greminës”.

Ai paralajmëroi se situata mund të përshkallëzohej edhe më shumë nëse SPAK do të ndërmerrte hapa ekstremë, duke përmendur si shembull mundësinë e një kërkese për arrestimin e Presidentit. Çupi u shpreh se kryeministri nuk iu drejtua SPAK-ut me deklaratën e tij, por publikut, për të kërkuar që institucionet e drejtësisë të veprojnë në funksion të vendit dhe jo, sipas tij, në rol pengues.

Në analizën e tij, Çupi  kritikoi gjithashtu mënyrën se si SPAK po ndërton çështje hetimore, duke përmendur një dosje me “16 mijë faqe me thashetheme” që, sipas tij, lidhet me zv/kryeministren Belinda Balluku. Çupi theksoi se një institucion drejtësie që, sipas tij, “guxon të të marrë në rrugë dhe të të çojë në burg”, krijon rrezik për shtetin dhe qytetarët. Ai shtoi se ata që kërkojnë destabilizimin e vendit, sipas tij, po veprojnë në aleancë me strukturat e drejtësisë.

“Qëndrimit i kryeministrit ishte një qëndrim burrë shteti, ishte një qëndrim ku makina e shtetit kishte shkuar buzë greminës. Shumë kush e konsideron një dëm shumë të madh sikur SPAK t’i mbushet mendja dhe të kërkojë arrestimin e Presidentit. Nëse do të lihej edhe pak kohë makina e shtetit do të ishte bërë copë e thërrime, ku nuk do të gjendjen asgjë.

E dyta, kryeministri nuk foli me SPAK sot, por me publikun, për t’i kërkuar që institucionet e drejtësisë të vihen në rolin e ndihmësit të vendit, sepse deri tani ishin në rolin e minusit. Atë që bën Berisha me demokracinë, bën SPAK me drejtësinë. 16 mijë faqe me thashetheme me Belinda Ballukun. Njerëzit që duan të shkatërrojnë vendin janë në aleancë me SPAK. Është çmenduri që SPAK e ndërton si kështjellë e jo si çmenduri. Një institucion drejtësie i cili guxon të të marr në rrugë dhe të të çojë në burg, do të thotë që jemi të rrezikuar të gjithë, është i kërcënuar në radhë të parë, atdheu, vendi dhe individi”, tha Çupi.

“Vendimi i PS dëshmoi që shtëpia ka zot”/ ‘Balluku’, Çupi: SPAK ka hetuar me thashetheme. Ka humbur besimin

By: Rovena
9 March 2026 at 13:30

Analisti Frrok Çupi i ftuar në “News Line” në ABC News tha se vendimi i Partia Socialiste e Shqipërisë për të mos hequr imunitetin e Belinda Ballukut, tregon se “mbajtësi i sovranitetit po mban sovranitetin” dhe se në Shqipëri ka një autoritet që mbron institucionet dhe shtetin.

Çupi u ndal edhe te kërkesa për arrestimin e Belinda Balluku, duke e cilësuar atë si një tentativë për të kryer arrestim pa gjyq. Ai kritikoi ashpër edhe punën e SPAK, duke pretenduar se institucioni ka humbur drejtpeshimin dhe besimin e qytetarëve. Sipas analistit, hetimet janë ndërtuar mbi “thashetheme” dhe kjo, sipas tij, po dëmton funksionimin e drejtësisë dhe shtetit ligjor në vend.

“Më në fund mbajtësi i sovranitetit, po mban sovranitetin. Dëshmoi se shtëpia ka një zot dhe në këtë shtëpi që quhet Shqipëri nuk mund të hyjnë më derr edhe dosa. Të cilët donin që ta ndotnin përsëri Shqipërinë dhe ta bënin më keq se sa vitet e ndotura. E treta, kërkesa për arrestimin e Ballukut, dëshmoi se të bëhej arrestim pa gjyq. Po të kishte Belinda Balluku nuk do të kërkohej burgosja. Kjo është porta që çfarë hyn në këtë gjë. Vendimi i PS dëshmoi se në fund të fundit kemi të bëjmë me mbrojtjen e të drejtës së individit dhe të shtetit. Po të shikosh në shtëpinë e ligjit dhe të SPAK kjo dëshmon se këta janë gati të shkojnë shumë larg me veprën e tyre.

Këta po shikojnë se si të deformojnë sistemin. Në fund të fundit shkojmë tek ideja, se një komb me një sistem të gabuar do të thotë se duhet të ndryshojë gjithçka. Në gjëra konkrete SPAK ka hetuar me thashetheme, është e turpshme dhe ka ndërtuar një dosje me 16 mijë faqe. SPAK ka humbur drejtpeshimin. Niset për të hetuar, për të zbardhur , për të zbardhur çështje dhe gjatë rrugës mban anën e kriminelit. Kjo do të thotë që nuk po shkon askund. Gjithashtu ka humbur edhe inteligjenca.

Teksa SPAK thërret “po kërkoj gjurmët” dhe ujkun e ka aty, ndërkohë që ka shumë çështje kriminale, korrupsion dhe përsëri nuk ka inteligjencën e duhur për t’i hetuar. SPAK është i korruptuar. Kemi të bëjmë me çështje shumë të mëdha të ligjit. Po korruptojnë ligjin. Ligji ehte vetëm për një pjesë, ligji nuk prezumon pafajësinë. SPAK ka humbur besimin dhe e ka lënë këtë komb pa drejtësi. Edhe atë besim që njerëzit ia kishin dhënë populli si paradhënie e ka humbur”, tha Çupi.

Lirohen “snajperët” e Berishës/ Çupi: Kjo është një vrasje në tentativë. Berisha nuk është politikan, por një vrasës

By: Rovena
3 March 2026 at 18:39

Analisti Frrok Çupi ka hedhur akuza të forta ndaj sistemit të drejtësisë dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, gjatë një interviste në “Tirana Live” në ABC News. Sipas tij, reforma në drejtësi nuk ka arritur të përmbushë pritshmëritë për vendosjen e rendit dhe barazisë para ligjit.

Çupi deklaroi se drejtësia “u nis për të dhënë drejtësi, por nuk e dha”, duke shtuar se, sipas tij, janë krijuar aleanca të rrezikshme mes politikës, sistemit të drejtësisë dhe elementëve kriminalë. Ai kritikoi gjithashtu vendimet për lirimin e personave të përfshirë në akte dhune gjatë protestës së PD, duke e cilësuar këtë si një sinjal negativ për shoqërinë.

Në deklaratat e tij, analisti akuzoi drejtpërdrejt ish-kryeministrin Sali Berisha për përgjegjësi të rënda politike dhe morale, duke e cilësuar situatën si një përpjekje për të marrë pushtetin përmes akteve të rënda. Ai përmendi gjithashtu pretendime për ndikime të huaja në politikën shqiptare.

“Rruga e drejtësisë kjo është, u nis për të na dhënë drejtësi dhe drejtësi nuk na dha. U nisëm me drejtësinë për të krijuar raporte të drejta dhe na ndodhi që drejtësia jo vetëm që nuk u vu në vendin e vet, por janë bërë bashkë partia e Berishës, drejtësia dhe krimi. Është drejtuar krejt shtrembër. Po shohim një drejtësi që po liron njerëzit e dhunës, gjë që dëshmon botës se ky është një popull që nuk e dënon dhunën. Kanë kaluar 15 që do dënojnë vrasjen shtetërore dhe akoma nuk e kanë dënuar. Po krijojnë një vend, që këtu do të ketë drejtësi kur të mos ketë më njeri.

Ky ishte një krim në flagrancë, në tentativë. Berisha njësoj i ka kryer krimet, si në opozitë ashtu edhe në qeveri. Berisha nuk është një politikan, por një vrasës. Është një kryengritje për vrasjen në nivelin më të lartë të hierarkisë së shtetit, vetëm për të marrë pushtetin. Kjo është një vrasje në tentativë. Edhe para 35 vjetësh, me gjuhën e drunjtë dhe të papëlqyeshme, Berisha ka përsëri një gjendje negativiteti, flet në paralel vetëm me ngjarje tragjike. Sali Berisha ka antena të çuditshme, ka antenat e huaja. Berisha është një prej aleatëve të Iranit, në Shqipëri ai ka bërë favore”, tha Frrok Çupi.

Ndryshimet në qeveri/ Frrok Çupi: Figura e ministrit të Jashtëm duhet të jetë shumë e lartë! Spiropali të turpëron, mbushet me botox

26 February 2026 at 20:46

Analisti Frrok Çupi komentoi ndryshimet në qeveri. Gjatë intervistës në “Breaking News”, Çupi theksoi se kryeministri Edi Rama ka zgjedhur figura ndaj të cilave thashethemet dhe akuzat nuk qëndrojnë. Ndërsa u shpreh kritik për rolin e deritanishëm të Ministres së Jashtme Elisa Spiropali.

“Largimi i Ministres së Jashtme në këto kushte, ku Shqipëria ka punë të mëdha për të ruajtur dhe mbajtur fort pozitat shumë të larta në raport me ndërkombëtarët. Dëshmon se është konstatuar se me siguri ka shkelje të rënda dhe të thelbit politik, të politikës së Jashtme…Në kohën që Elisa Spiropali, mbushet po me botox , të turpëron. Ministri i Jashtëm është shumë lart, duhet të jetë shumë lart. Rama ka konstatuar se thashethemi, qoftë si thashethem zë vend te disa ministra. Këtë herë ka zgjedhur figura që edhe nëse e sulmon me thashetheme nuk qëndron. Tek Albana Koçiu nuk rrinë thashathemet, as te Ministri i Drejtësisë. Spiropali ka një profil shumë të padenjë për një titullare të tillë. Një vajzë që i bën pekule orë e çast kryeministrit. Një ministre që nuk ka sjellë një ide diplomatike”, tha ai.

/abcnews.al/

“Kreu i PD paradite në gjykatë, pasdite djeg vendin”/ Frrok Çupi: Berisha i vetmi i akuzuar, i paprangosur

24 February 2026 at 20:31

TIRANË- “Berisha është i vetmi i akuzuar i paprangosur”, kështu u shpreh analisti Frrok Çupi në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, ndërsa foli për dosjen “Partizani”.

Çupi u shpreh kritik ndaj Berishës duke thënë se gjyqi ndaj tij u nis me indicie të SHBA pasi u shpall i korruptuari më i madh për interes të familjes së tij.

“E gjithë rruga ligjore ose gjyqësore e Sali Berishës ka mbetur thuasje jashtë vëmendjes së politologjisë, medias publikut etj…Kemi parasysh vetëm një gjë, është i vetmi ia akuzuar, i akuzuar i madh që nuk i janë vënë pranga kurrë. Një i përfolur ,i dyshuar, i akuzuar që nuk i kanë vënë pranga kurrë. Prangat janë një gjë e rëndësishme shumë, ish-Princi provoi prangat në duar. Barazia para ligjit nga gjykata është me anë të veprave. Ndaj vijmë edhe tek ky koment, ku Berisha nuk përmendet. Paradite shkon në gjykatë si i pandehur dhe pasdite djeg vendin. Të vetmet fakte që nuk rrjedhin nga Prokuroria janë prova të Sali Berishës, të gjithë faktet e tjera rrjedhin. Ne nuk dimë çfarë ka ai bunker, dimë që ka një krim të madh. Është tjetër gjë që duhet të dënohet për vrasje, por është gjyqi më i madh sepse është gjyqi që ka 5 vite që ka nisur dhe nuk kemi asnjë hap. Ka nisur me indicien e SHBA. E shpallën Sali Berishën të korruptuar të madh për interes të familjes së tij. 5 vjet vazhdon të luajë me të drejtën”, tha ai./abcnews.al/

 

Lirohen “kryengritësit e armatosur” të Berishës/ Çupi: Ai duhet të ishte në pranga, e pret burgimi i përjetshëm për “21 janarin”

23 February 2026 at 18:53

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i quajti vetë protestuesit e tij kryengritës të armatosur, por Gjykata e Tiranës liroi nga qelia 18 personat e arrestuar për hedhje molotovësh dhe akte dhune ndaj policisë dhe institucioneve shtetërore në protestën e PD-së, mbrëmjen e së premtes.

Vetë Berisha sot u tërhoq nga kërcënimi për sulm ndaj selive të PS-së në rrethe, duke e shtyrë në kohë edhe revolucionin deri ditën e shtunë, kur do të ketë sërish protestë dhe dhunë.

Analisti Frrok Çupi tha se “truri” i udhëheqjes së kryengritjes së armatosur është vetë Sali Berisha, ndaj të cilit duhet të kishte vepruar menjëherë drejtësia. Sipas tij, Sali Berisha duhet të ishte në pranga të Policisë.

Analisti thekson në “Tirana Live” se Sali Berisha po nxiton të kryejë këto akte dhunuese, sepse e di shumë mirë se çfarë e pret për dosjet e nxehta, si dosja e “21 janarit” apo dhe “Gërdeci”.

“Udhëheqësi i kryengritjes së armatosur, duhet të ishte i ndaluar, duhet të ishte në pranga. Raporti i njerëzve të grupit të zjarrit, që lirohen nga qelitë. Në këtë rast, gjykata dhe prokuroria nuk mund t’i çonin në burg që të gjithë, por nuk mund të lihen në masën e detyrimit të paraqitjes në prokurori, Duhet të kishte patjetër një masë të arrestit shtëpiak, në mënyrë që të provojë se ka dënime”, tha ai.

Berisha po nxiton për të shkuar diku, ose për të shkuar në burg, ose për të ikur nga burgu. Po tenton me çdo kusht dhe nuk përmbahet më dhe po thotë se me kryengritje të armatosur po rrëzojë sistemin.

Ai po nxiton, sepse është shumë afër për 21 janarin, për 21 janarin ai do arrestohet dhe burgoset përjetë. Është shumë afër Gërdeci, ku janë flijuar njerëzit. Ai nxiton për të kryer punët e veta, si e si që të mbete një lloj “viktime”. Ai kërkon të arrestohet”, tha ai.

Ai theksoi se Sali Berisha i ka shpallur “luftë” jo vetëm Shqipërisë, por edhe vendeve të rajonit, në momentin kur paralajmëron sulme ndaj godinave të Partisë Socialiste në qytetet e vendit.

Më tej, Çupi shtoi se nuk e përjashton mundësinë që fuqitë e mëdha të marrin masa të reja ndëshkuese për kreut e PD, Sali Berishën

“Pas non grata-ve, fuqitë e mëdha mund të kenë vendim tjetër, Saliut i trembet një vendimi të ri nga ndërkombëtarët. Ai i ka shpallur luftë jo vetëm vendit, por të gjithë rajonit, në momentin kur thotë se në pak sekonda do të shpartallojë selitë e Partisë Socialiste. Bombat prodhohen në selinë e PD.”, tha ai./abcnews.al

Rrëzohet kërkesa për imunitetin e Ballukut/ Çupi: Akuzat e SPAK janë absurde, drejtësia s’mund të marrë pushtet pa votë

23 February 2026 at 18:40

TIRANË- Këshilli i Mandateve rrëzoi me votat e socialistëve kërkesën e Partisë Demokratike për heqjen e imunitetit si deputete te numrit dy të qeverisë, pas kërkesës së bërë nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për ndryshimin e masës së sigurisë.

Socialistët thonë se masa e pezullimit për zëvendëskryeministren është e mjaftueshme. Tani pritet seanca e 5 marsit ku do votohen dy raporte, një i PS dhe një i PD në seancë plenare.

Analisti Frrok Çupi, i ftuar në emisionin “Tirana Live” u shpreh se akuza e SPAK është absurde dhe se drejtësia nuk mund të marrë pushtet pa votë, përmes presioneve.

Sipas tij, kanë ndërtuar mijëra faqe, të cilat nuk kanë asnjë lidhje me provat e pretenduara nga organi i akuzës.

“Ishte e pritshme sigurisht, sepse me masa të tilla të papranueshme për një drejtësi normale ishin të tepruara. Në drejtësi ne po ecim duke mësuar nga fatkeqësitë. Pasi burgosën pa gjetur provat, pasi ndërtuan dosje me 160 mijë faqe, ky është absurd i botës. Ka ardhur një moment, që Kuvendi ose duhet të reagojë kështu ose duhet të shpërndahet. Nëse drejtësia bën presion për të marrë pushtet pa votë, kjo është alarmante.

Ajo është një akuzë e paformuluar, e ndërtuar mbi thashetheme, e ndërtuar me mesazhe telefonike. Është një sfidë që Parlamenti të mundë t’ia dalë, për t’iu dhënë drejtësi qytetarëve.

Nuk mund të quhet më një drejtësi e re, është një drejtësi që nuk do të japë drejtësi. Parlamenti duhet të jetë i qartë, çfarë është kjo trupë gjyqësore, çfarë bëjnë dhe pse duan të rrëzojnë rendin kushtetues të Shqipërisë”, tha ai./abcnews.al

❌
❌