Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Emigrimi dhe kostot e jetesës çojnë në ulje konsumin e veshjeve

By: Ela
4 February 2026 at 08:20

Importet e tekstileve dhe këpucëve u ulen ndjeshëm gjatë vitit të kaluar, duke reflektuar një ndryshim të ndjeshëm në sjelljen konsumatorë nga rritja e kostove të jetesës dhe dinamikat demografike të vendit. Sipas të dhënave zyrtare te INSTAT importet e veshjeve dhe këpucëve shënuan 86,4 mijë tonë në 2025, me ulje 9% në raport me […]

The post Emigrimi dhe kostot e jetesës çojnë në ulje konsumin e veshjeve appeared first on BoldNews.al.

Pasi përzuri ‘trurin e vendit’, Rama po e mbush Shqipërinë me indianë, filipinas dhe egjiptianë

By: Ela
3 February 2026 at 08:08

Në vitin 2025 rezulton se ka pasur rritje të ndjeshme të numrit të shtetasve të huaj me leje qëndrimi që jetojnë e punojnë në Shqipëri. Deri në fund të vitit 2025, numri i të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri arriti në 27,514 banorë sipas të dhënave të Regjistrit Elektronik për të Huajt (FER) dhënë […]

The post Pasi përzuri ‘trurin e vendit’, Rama po e mbush Shqipërinë me indianë, filipinas dhe egjiptianë appeared first on BoldNews.al.

Arsimi i lartë, sfida, kuotat bosh: Të gjithë drejt Mjekësisë, pak drejt mësuesisë!

By: Ela
23 January 2026 at 14:18

Esmeralda është nxënëse me nota të larta, e cila paralelisht me gjimnazin po kryen edhe dy kurse të gjuhëve të huaja, gjermanisht dhe italisht, pasi anglishten e zotëron shkëlqyeshëm. “Dua të studioj jashtë, ime më dëshiron në Gjermani, por unë vetë adhuroj Italinë. Dua të studioj për informatikë ekonomike, ime më është mësuese matematike.” Dy […]

The post Arsimi i lartë, sfida, kuotat bosh: Të gjithë drejt Mjekësisë, pak drejt mësuesisë! appeared first on BoldNews.al.

Në një vit ikin mbi 40 mijë vetë! Çdo i larguar i arsimuar i kushton vendit rreth 14 mijë euro

By: Ela
17 January 2026 at 18:11

Shkollohen, arsimohen dhe kur duhet të kontribuojnë në ekonominë e vendit, zgjedhin të largohen. Çdo shqiptar i aftë për punë që ikën, i kushton Shqipërisë 14 mijë euro. Një studim për emigrimin e të rinjve në vendet e Ballkanit Perëndimor i realizuar nga “Fondacioni Westminster për Demokraci” tregon se çdo largim është një kosto e […]

The post Në një vit ikin mbi 40 mijë vetë! Çdo i larguar i arsimuar i kushton vendit rreth 14 mijë euro appeared first on BoldNews.al.

FOKUS – Një në pesë gjermanë kërkon të emigrojë

10 January 2026 at 09:00

BERLIN, 10 janar /ATSH-DPA/ – Një në pesë persona në Gjermani thotë se ka konsideruar largimin nga vendi, sipas një ankete.

Studimi nga Qendra Gjermane për Integrim dhe Kërkime mbi Migracionin (DeZIM) zbuloi se 21% e të anketuarve raportuan se mendonin për emigrimin.

Ata që vetë emigruan në Gjermani kishin dy herë më shumë gjasa të merrnin në konsideratë largimin (34%).

Motivimi më i zakonshëm ishte shpresa për një jetë më të mirë, e përmendur nga afërsisht gjysma e atyre që mendonin të largoheshin.

Njerëzit me sfond migrimi gjithashtu përmendën shpesh përvojat e diskriminimit.

Megjithatë, planet konkrete për të emigruar ishin të rralla.

Vetëm 2% kishin ndërmend të shpërnguleshin jashtë vendit brenda një viti.

”Në vitin 2024, 1,2 milionë persona u larguan nga Gjermania”, sipas Zyrës Federale të Statistikave.

Studimi vuri në dukje se debatet publike mbi emigracionin shpesh anashkalojnë faktin se njerëzit largohen rregullisht nga Gjermania, një trend me implikime për ndryshimet demografike të vendit dhe mungesat e fuqisë punëtore.

Konsideratat për emigrim ishin më të larta në mesin e njerëzve me lidhje familjare me Turqinë, Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut (39%), të ndjekura nga emigrantët nga ish-Bashkimi Sovjetik (31%) dhe vendet e BE-së (28%).

Hulumtuesit anketuan 2 933 persona midis verës 2024 dhe verës 2025, duke i kërkuar secilit pjesëmarrës pesë herë të gjurmonte luhatjet.

Ata gjetën pak ndryshime në përgjithësi, përveç një rritjeje prej afërsisht 10 pikë përqindjeje në konsideratat për emigrim midis emigrantëve dhe pasardhësve të tyre pak para zgjedhjeve federale në shkurt 2025./  a.jor.

The post FOKUS – Një në pesë gjermanë kërkon të emigrojë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Emigrantët duan të ndihmojnë vendin/ Por qeveria nuk i përfill

By: Brisi
2 January 2026 at 08:30

Teksa emigracioni po masivizohet vit pas viti dhe shumica e shqiptarëve, pjesa më produktive jetojnë jashtë vendit me 2.2 milionë banorë sipas të dhënave të fundit nga Anketa e Emigracionit, në anën tjetër qeveria dhe institucionet kanë dështuar për të zbatuar programin dhe strategjitë për emigrantët. Një pjesë e emigrantëve që jetojnë prej dy dekadash […]

The post Emigrantët duan të ndihmojnë vendin/ Por qeveria nuk i përfill appeared first on BoldNews.al.

Emigrantët kthehen, por Shqipëria nuk i mban

By: Brisi
28 December 2025 at 08:05

Ka një tendencë në rritje të rikthimit të emigrantëve pas pandemisë, por nga ana tjetër, kushtet e integrimit të tyre janë vështirësuar edhe më shumë, sidomos pas pandemisë, sipas të dhënave të fundit nga Anketa e Emigracionit që u zhvillua nga INSTAT vitin e kaluar, të cilat u publikuan së fundmi. Shqipëria në këtë mënyrë […]

The post Emigrantët kthehen, por Shqipëria nuk i mban appeared first on BoldNews.al.

Shqiptarët tek aplikuesit kryesorë për bashkimet familjare në Gjermani

By: Ela
26 December 2025 at 08:50

Pavarësisht shtrëngimit të ndjeshëm të politikave të imigracionit nga qeveria e koalicionit të CDU/CDU dhe Socialdemokratëve në Berlin, këtë vit janë lëshuar më shumë se 100.000 viza për bashkim familjar. Kjo sipas shifrave nga Ministria e Jashtme, të raportuara së fundmi. Sipas të dhënave nga Ministria e Jashtme, 101.756 viza u dhanë deri në fund të nëntorit për […]

The post Shqiptarët tek aplikuesit kryesorë për bashkimet familjare në Gjermani appeared first on BoldNews.al.

Dyndje në aeroporte/ Shqiptarët “arratisen” jashtë vendit për festa

By: Brisi
23 December 2025 at 11:57

Ritmi i daljes së shqiptarëve jashtë ka qenë më i lartë se ai i hyrjes së të huajve në vend gjatë nëntorit. Shifrat e publikuara nga Instituti i Statistikave për Lëvizjen e Shtetasve konfirmojnë së gjatë nëntorit kur janë edhe një seri festash kombëtare dhe ditësh pushimi, vendasit kanë preferuar të udhëtojnë jashtë. Konkretisht sipas […]

The post Dyndje në aeroporte/ Shqiptarët “arratisen” jashtë vendit për festa appeared first on BoldNews.al.

Rekord i ri kalimesh ilegale për në Angli, 13 gomone u nisën nga La Manshi vetëm të shtunën

By: armand
21 December 2025 at 20:24

E shtuna shënojë një rekord të ri për kalimet ilegale nga Franca drejt Anglisë me gomone, ku 803 emigrantë me 13 gomone, arritën t’u shmangen autoriteteve franceze dhe ato britanike bën vetëm taksinë nga ujërat ndërkombëtare drejt brigjeve angleze, duke shënuar numrin më të lartë të kalimeve në muajt e fundit. Ky është një rekord […]

The post Rekord i ri kalimesh ilegale për në Angli, 13 gomone u nisën nga La Manshi vetëm të shtunën appeared first on BoldNews.al.

Rritja e frikshme e emigracionit, 2.25 milionë shqiptarë jetojnë jashtë vendit

By: Ela
19 December 2025 at 13:51

Diaspora shqiptare vijon të zgjerohet dhe të mbetet një nga fenomenet më të rëndësishme demografike dhe ekonomike të vendit. Sipas vlerësimeve më të fundit të Institutit të Statistikave (INSTAT), në vitin 2025 numri i shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë territorit të Shqipërisë llogaritet në rreth 2.25 milionë persona, ose afro 49% e shtetasve shqiptarë gjithsej […]

The post Rritja e frikshme e emigracionit, 2.25 milionë shqiptarë jetojnë jashtë vendit appeared first on BoldNews.al.

Popullsia e Shqipërisë po bie me ritmet më të larta në rajon

By: Ela
18 December 2025 at 09:04

Popullsia e Shqipërisë po tkurret me ritme shumë më të larta gati dy deri tre herë më shumë se në vendet e tjera të Rajonit sipas të dhënave të azhurnuara nga Eurostat për popullsinë e vendeve kandidate. Në vitin 2025 popullsia zyrtare Shqipërisë ishte 2,363,314 banorë me një tkurrje prej rreth 27,628 personash brenda një […]

The post Popullsia e Shqipërisë po bie me ritmet më të larta në rajon appeared first on BoldNews.al.

Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës/ FOTOT

By: V K
16 December 2025 at 14:04

Një familje shqiptare, po jeton në rrugë në qytetin e Montpeljesë në Francë. Ata kanë ikur nga vendi i tyre, me katër fëmijët e tyre, mes të cilëve edhe një foshnje 20-muajëshe e sëmurë, nuk kanë përfituar ende strehim emergjent, pavarësisht telefonatave të përditshme në numrin 115.

Prej një jave, ata flenë në sheshin përpara Bashkisë së Montpeljesë. Një tubim solidariteti u organizua të hënën në mbrëmje në Montpeje nga shoqatat “Un toit, un avenir et solidarité partagée”, të cilat i shoqërojnë dhe i mbështesin. Rreth 60 persona u mblodhën përpara Bashkisë.

 

 

Presidenti i Shoqatës ‘Solidarité Partagée’, e cila po e ndjek këtë familje prej javësh, tha për mediat franceze se, “Kjo situatë është e papranueshme. Fëmijët sëmuren nga të ftohtit. Është gjithmonë kështu. Kemi parë familje me fëmijë që qëndrojnë deri në katër muaj në rrugë. Kjo nuk është normale. Prefektura nuk po e bën pjesën e saj”.

Mediat franceze shkruajnë se, prefektura mban qëndrimin se kjo familje nuk është prioritet për përfitimin e strehimit emergjent.

Ky vendim justifikohet me faktin se familja ndodhet në situatë të parregullt dhe se Gjykata Administrative e Montpeljesë, më 8 dhjetor, ka rrëzuar kërkesën e tyre për të përfituar strehim emergjent.

Një tubim i ri solidariteti është parashikuar për të dielën, më 21 dhjetor, në orën 14:00, në sheshin përpara Bashkisë së Montpeljesë.

 

The post Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës/ FOTOT appeared first on Albeu.com.

Lëvizja Bashkë kundër buxhetit 2026: I pabarabartë dhe përjashtues

12 December 2025 at 14:12

Mes pakënaqësisë për rritjen e pabarazisë, abuzimeve dhe orientimin e fondeve publike kryesisht drejt koncesioneve, Lëvizja Bashkë shprehu kundërshtinë e saj ndaj buxhetit të 2026 përmes një proteste para Kuvendit. Ata kërkuan përgjegjësi nga qeveria për abuzimet me detyrën, politika që garantojnë dinjitet dhe minimum jetik.

Buxheti 2026 rikthen Lëvizjen Bashkë para Kuvendit

Mirjeta, pensioniste nga Tirana, thotë se jeton me 17 mijë lekë në muaj. Ajo tregon se pa ndihmën e fëmijëve nuk do të siguronte as bukën e përditshme. Bashkë me shoqen e saj dhe dhjetëra qytetarë, ajo iu bashkua të enjten protestës së Lëvizjes Bashkë para Kuvendit, me thirrjen “Populli kundër korrupsionit dhe varfërisë!”.

Ndërsa qytetarët protestonin, Kuvendi diskutonte buxhetin e vitit 2026. Lëvizja Bashkë e konsideroi atë të pabarabartë, regresiv dhe të ndërtuar mbi politika që rëndojnë shtresat e varfra.

Eduart Koruni, profesionist i sapodalë në pension, tha për Citizens.al se shumica e pensionistëve marrin më pak se 20 mijë lekë në muaj. Ai thekson se kjo shumë nuk mjafton “as për bukë dhe djathë”.

Klodi Leka, nga Lëvizja Bashkë, kritikoi mënyrën e mbledhjes së të ardhurave buxhetore. Ai theksoi pabarazinë e taksimit duke këmbëngulur se “shteti taton 20% bukën, 6% kazinotë dhe 0% investitorët strategjikë.”

Mirela Ruko, anëtare e Këshillit Bashkiak të Tiranës si përfaqësuese e Lëvizjes, theksoi peshën që mbajnë mësuesit, mjekët, punëtorët dhe bujqit në ekonominë e vendit. Ajo argumentoi se pasuria e krijuar me mundin e tyre përfundon në projekte klienteliste.

“Ne nuk kemi plaçkë për t’u shitur dhe asnjë ditë për t’u falur atyre,” thirri Ruko teksa shtoi se “nuk jemi popull i varfër, ka kaq vite që grabitemi dhe me mundin dhe djersën tonë ata [pushtetarët] kanë ndërtuar kështjella”.

Protestuesit përmendën pezullimin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku nga detyra në qeveri si simbol të krizës së thellë të korrupsionit që, sipas tyre, ka kapluar pushtetin e Kryeministrit Edi Rama.

Arlind Qori, kreu i Lëvizjes Bashkë, tha se korrupsioni “vret përditë në kantieret e ndërtimit, në miniera dhe në rrugët ku të rinjtë shtyhen drejt kriminalizimit”.

Ai shtoi se 720 mijë pensionistë mbijetojnë vetëm falë solidaritetit familjar.

“Pa ndihmën e fëmijëve, qindra mijëra prej tyre do të ishin duke lypur,” theksoi Qori.

Deputeti Redi Muçi iu bashkua protestës pas debatit në Kuvend, duke kritikuar orientimin e buxhetit të vitit 2026 ku 27% e tij shkon për koncesionet dhe marrëveshjet në partneritet me privatët.

Muçi theksoi se arsimi dhe shëndetësia mbeten në nivele minimale, me vetëm 2.3% dhe 2.9% të PBB-së, larg standardeve të BE-së që ofrojnë dy deri pesë herë më shumë se kaq.

Bora Mema, nga Lëvizja, u shpreh se pabarazitë e thella ekonomike e bëjnë demokracinë vetëm një iluzion. Ajo theksoi se liria e konsumit nuk është liri reale për qytetarët me të ardhura minimale.

“E vetmja liri është për të ditur cilat produkte do të zgjedhim me aq pak qindarka sa kemi në xhep”, u shpreh Mema, e cila bëri një paralele me lëvizjen për ndryshimin e sistemit 35 vite më parë.

Protesta e Lëvizjes Bashkë evidentoi sërish shqetësimin në rritje për pabarazinë sociale, prioritetet fiskale dhe abuzimet me fondet publike.

Për këtë protestuesit kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe Belinda Ballukut, ngritjen e minimumit jetik, rritjen e pensioneve dhe miratimin e statusit të minatorit.

Lexoni gjithashtu:

The post Lëvizja Bashkë kundër buxhetit 2026: I pabarabartë dhe përjashtues appeared first on Citizens.al.

Rama tallet me të rinjtë: Punë ka, po s’duan të punojnë

By: Brisi
12 December 2025 at 14:18

Kryeministri, Edi Rama, ka vijuar me dekaratat e tij tallëse kundrejt të rinjve, të cilët pasi i përzuri nga vendi i tyre, i akuzon edhe për mungesë vullneti për të punuar. Gjatë një takimi me të rinjtë këtë të premte, Rama u shpreh se ata që thonë se në Shqipëri nuk ka punë, sipas tij […]

The post Rama tallet me të rinjtë: Punë ka, po s’duan të punojnë appeared first on BoldNews.al.

“Rinia shqiptare, sot në gjendje alarmante”/ Këlliçi: Zgjedhin të largohen se nuk kanë siguri

By: armand
8 December 2025 at 18:24

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi është shprehur se 8 dhjetori i këtij viti e gjen rininë në një gjendje alarmante. I ftuar në “Task Force” në Syri Tv, Këlliçi tha se sot rinia është larguar nga vendi për shkak të mungesës së sigurisë ekonomike, juridike dhe fizike. Më tej ai tha se kjo ditë […]

The post “Rinia shqiptare, sot në gjendje alarmante”/ Këlliçi: Zgjedhin të largohen se nuk kanë siguri appeared first on BoldNews.al.

Dita e rinisë, pa të rinj; në 13 vite tkurren me 45%, nga emigracioni i lartë

By: Ela
8 December 2025 at 08:09

Më shumë se një e katërta e të rinjve shqiptarë gjenden në të 30-tat e tyre pa asnjë zanat, arsim profesional apo të lartë të përfunduar dhe për më tepër nuk janë në asnjë lloj pune. Ky trend, që ka mbetur kokëfortë në dy dekadat e fundit, është pasqyra më e qartë se qeveritë dhe […]

The post Dita e rinisë, pa të rinj; në 13 vite tkurren me 45%, nga emigracioni i lartë appeared first on BoldNews.al.

BERZH: Shqipëria, me deficit të lartë mes largimit dhe kthimit të trurit

By: Ela
7 December 2025 at 09:07

Shqipëria ka nivel të lartë të emigracionit në popullsinë e arsimuar në vitet 2023-2024 dhe kthime shumë më të ulëta të tyre krahasuar me 38 vende të Rajonit të BERZH. Përllogaritjet e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në raportin e tranzicionit të publikuar së fundmi tregojnë se rreth 23% e të arsimuarve nga […]

The post BERZH: Shqipëria, me deficit të lartë mes largimit dhe kthimit të trurit appeared first on BoldNews.al.

Shqipërisë i ikin edhe fëmijët/ Rritet numri i të miturve që emigrojnë drejt Europës

By: Brisi
24 November 2025 at 17:52

Shqipëria renditet ndër vendet kryesore të Europës (jo-BE) për numrin e të miturve që marrin leje të para qëndrimi në vendet e Bashkimit Europian. Sipas të dhënave të Eurostat, gjatë vitit 2024, 18,697 fëmijë shqiptarë nën moshën 18 vjeç morën leje të para qëndrimi në një nga vendet e BE-së, duke e pozicionuar Shqipërinë në […]

The post Shqipërisë i ikin edhe fëmijët/ Rritet numri i të miturve që emigrojnë drejt Europës appeared first on BoldNews.al.

Shqipëria po zbrazet! OECD: Pagat e ulëta dhe çmimet e larta po detyrojnë shqiptarët të emigrojnë

By: beni
4 November 2025 at 07:59

Shqipëria kryeson me diferencë të madhe listën e 45 vendeve me përqindjen më të lartë të emigrantëve në raport me popullsinë në vitin 2023. Sipas vlerësimeve të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD), për çdo një mijë banorë në Shqipëri 22.1 ishin emigrantë në 38 vendet OECD, një tregues që e vendos Shqipërinë shumë […]

The post Shqipëria po zbrazet! OECD: Pagat e ulëta dhe çmimet e larta po detyrojnë shqiptarët të emigrojnë appeared first on BoldNews.al.

❌
❌