Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 21 December 2025Main stream

Rruga e Ishmit një “kurth vdekjeje”, institucionet heshtin para rrezikut

By: armand
21 December 2025 at 17:10

Një qytetar ka denoncuar gjendjen e rënduar të një rruge në zonën e Ishmit, në Durrës, e cila prej më shumë se një muaji ndodhet në kushte tejet të rrezikshme. Sipas denoncimit, rruga është degraduar ndjeshëm dhe, pavarësisht kohës së gjatë që ka kaluar, nuk është marrë asnjë masë nga institucionet përgjegjëse për riparimin apo […]

The post Rruga e Ishmit një “kurth vdekjeje”, institucionet heshtin para rrezikut appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Aulon Kalaja prezanton “pashaportën europiane” në variantin e Fushë-Krujës…/ VIDEO

By: Ela
20 December 2025 at 11:36

Ish-kandidati i PD-së për deputet në zgjedhjet e 11 majit në qarkun e Durrësit, aktivisti Aulon Kalaja, ka treguar me anë të një video fytyrën e vërtetë të premtimeve boshe për pashaportë europiane të kryeministrit Rama. Kalaja ka ndarë pamje nga një rrugë tejet e amortizuar në Fushë Krujë, konkretisht rruga “Kodra e Çelëve”, ku […]

The post Aulon Kalaja prezanton “pashaportën europiane” në variantin e Fushë-Krujës…/ VIDEO appeared first on BoldNews.al.

Rruga panoramike e Shirokës në fazën përfundimtare

20 December 2025 at 09:05

TIRANË, 20 dhjetor/ATSH/ Rruga panoramike e Shirokës, një investim strategjik që do të krijojë një lidhje të re mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, është tashmë drejt përfundimit.

Pjesë e mozaikut të investimeve në bregun perëndimor të liqenit të Shkodrës, ky segment rrugor e kthen po ashtu qytetin në një pikë të rëndësishme si kryeqendër e rajonit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje të kësaj rruge, e cila është në fazën përfundimtare të saj.

Përveç ndikimit për akses më të mirë në infrastrukturë të komuniteteve lokale, rruga pritet të rrisë turizmin në zonë.

Rruga ka një gjatësi totale prej 6,5 kilometrash, ku 4,5 km e parë të këtij segmenti janë zgjerimi i rrugës ekzistuese që është buzë liqenit.

Bashkë me bajpasin në qendër të fshatit Zogaj, rruga panoramike e Shirokës është një segment kyçe për lehtësimin e qarkullimit, duke e kthyer fshatin Zogaj në korridor të rëndësishëm turistik dhe ekonomik.

/m.m/a.f/

The post Rruga panoramike e Shirokës në fazën përfundimtare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

U promovua si investim strategjik dhe kushtoi 14 mln euro, rruga Maliq-Lozhan shembet 1 vit pas inaugurimit

By: armand
18 December 2025 at 17:25

Rruga e re Maliq–Lozhan–Strelcë ka pësuar çarje anësore, duke ngritur sërish pikëpyetje dhe shqetësime serioze mbi sigurinë dhe cilësinë e punimeve në infrastrukturën rrugore në Shqipëri. Siç shihet edhe nga pamjet segmenti rrugor është dëmtuar ndjeshëm, ndërsa anësoret kanë pësuar rrëshqitje. Dëmtimet janë konstatuar vetëm pak kohë pas inaugurimit të rrugës, ç’ka shton dyshimet mbi […]

The post U promovua si investim strategjik dhe kushtoi 14 mln euro, rruga Maliq-Lozhan shembet 1 vit pas inaugurimit appeared first on BoldNews.al.

Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës/ FOTOT

By: V K
16 December 2025 at 14:04

Një familje shqiptare, po jeton në rrugë në qytetin e Montpeljesë në Francë. Ata kanë ikur nga vendi i tyre, me katër fëmijët e tyre, mes të cilëve edhe një foshnje 20-muajëshe e sëmurë, nuk kanë përfituar ende strehim emergjent, pavarësisht telefonatave të përditshme në numrin 115.

Prej një jave, ata flenë në sheshin përpara Bashkisë së Montpeljesë. Një tubim solidariteti u organizua të hënën në mbrëmje në Montpeje nga shoqatat “Un toit, un avenir et solidarité partagée”, të cilat i shoqërojnë dhe i mbështesin. Rreth 60 persona u mblodhën përpara Bashkisë.

 

 

Presidenti i Shoqatës ‘Solidarité Partagée’, e cila po e ndjek këtë familje prej javësh, tha për mediat franceze se, “Kjo situatë është e papranueshme. Fëmijët sëmuren nga të ftohtit. Është gjithmonë kështu. Kemi parë familje me fëmijë që qëndrojnë deri në katër muaj në rrugë. Kjo nuk është normale. Prefektura nuk po e bën pjesën e saj”.

Mediat franceze shkruajnë se, prefektura mban qëndrimin se kjo familje nuk është prioritet për përfitimin e strehimit emergjent.

Ky vendim justifikohet me faktin se familja ndodhet në situatë të parregullt dhe se Gjykata Administrative e Montpeljesë, më 8 dhjetor, ka rrëzuar kërkesën e tyre për të përfituar strehim emergjent.

Një tubim i ri solidariteti është parashikuar për të dielën, më 21 dhjetor, në orën 14:00, në sheshin përpara Bashkisë së Montpeljesë.

 

The post Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës/ FOTOT appeared first on Albeu.com.

“Rrugët e florinjta” të Ramës/ Në Greqi, 4.4 mln euro/km autostradë, në Shqipëri 20 mln euro/km rrugë fushore

By: Ela
16 December 2025 at 12:41

Nga Boldnews.al Qeveria greke ka planifikuar të nisë brenda pak javësh ndërtimin e një autostrade të re Janinë-Kakavijë, në kufirin me Shqipërisë. Aksi rrugor me gjatësi 70 kilometra do të kushtojë 310 milionë euro dhe konsiderohet “një korridor ndërkufitar jetësor”. Investimi në fqinjin jugor të Shqipërisë përllogaritet në rreth 4.4 milionë euro për kilometër, një […]

The post “Rrugët e florinjta” të Ramës/ Në Greqi, 4.4 mln euro/km autostradë, në Shqipëri 20 mln euro/km rrugë fushore appeared first on BoldNews.al.

Rruga drejt Teqesë së Melçanit, premtim i mbajtur

16 December 2025 at 10:00

Kryebashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo, gjatë fushatës për mandatin e tretë premtoi investime në fshatin Melçan, për të përmirësuar lëvizjen e banorëve dhe aksesin në zonë. Rruga që lidh fshatin me Teqenë “Baba Abdulla” ishte një prej tyre. Verifikimet tregojnë se segmenti me gjatësi 1.2 km, ka përfunduar.

Esmeralda Topi 

Fushatën për mandatin e tretë në krye të bashkisë Korçë kandiati i socialistëve Sotiraq Filo e përqëndroi tek fshati dhe problematikat e zonave rurale të juglindjes. Nga takimet me banorët e Melçanit, Filo premtoi investime edhe për rrugën, që bashkon fshatin me Teqenë “Baba Abdulla”. 

Më pas, angazhimi u reflektua me ndërhyrje konkrete në terren. Në qershor të këtij viti, kryebashkiaku i Korçës premtoi rikonstruksion të plotë të shtresave asfaltike të kësaj rruge.

“Ky investim lidh me rrugë të re gjithë unazën Lumalas–Melçan–Porodinë, duke përmirësuar lëvizjen e banorëve dhe aksesin drejt zonave përreth,” premtonte Filo gjatë një inspektimi në terren.

Rruga me gjatësi 1.2 kilometra dhe gjerësi 4.5 metra, sipas tij, po realizohej në bashkëpunim me Fondin Shqiptar të Zhvillimit. 

Verifikim

Faktoje iu drejtua Bashkisë së Korçës dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit për të kuptuar nëse rruga e Melçanit ishte një tjetër premtim në proces apo një investim i përfunduar. Përgjigjet zyrtare konfirmuan se punimet në këtë segment kishin përfunduar në muajin qershor. 

Investimi me vlerë 12,8 milionë lekë (pa TVSH), është zbatuar nga kompania “Shkëlqimi 07”, si financim i Fondit Shqiptar të Zhvillimit. 

Në tetor, Faktoje verifikoi në terren investimin në këtë segment. Rruga ishte e përfunduar, e shtruar dhe funksionale duke lidhur fshatin Melçan me Teqenë “Baba Abdulla”.

Përfundim 

Nisur nga informacioni i mbledhur dhe verifikimi i kryer në terren, premtimin e kryebashkiakut Sotiraq Filo për rrugën që lidh fshatin Melçan me Teqenë “Baba Abdull”, e kategorizojmë të mbajtur. 

*Faktoje, e mbështetur nga National Endowement for Democracy (NED) po monitoron 10 bashki në vend dhe po verifikon nëse janë mbajtur ose jo premtimet e dhëna nga kryebashkiakët.

The post Rruga drejt Teqesë së Melçanit, premtim i mbajtur appeared first on Faktoje.al.

Kosova përballet me temperatura në minus dhe mjegull, apelohet për kujdes në rrugë

15 December 2025 at 09:50


Në Kosovë, temperaturat kanë filluar të bien ndjeshëm krahasuar me javën e kaluar, pasi tashmë kanë shënuar vlera nën zero.

Mjegulla ka mbuluar vendin tonë, ndërsa autoritetet rekomandojnë që personat me shëndet të dobët të mos ekspozohen gjatë në këtë ajër.


Foto: Ridvan Slivova

Sipas të dhënave të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale për sot, e hënë, 15 dhjetor 2025, do të jenë -4°C, ndërsa maksimalja pritet të arrijë deri në 8°C, raporton Telegrafi.

Dita më e ftohtë pritet të jetë nesër, e martë, kur temperatura minimale do të shkojë deri në -6°C.

Policia e Kosovës ka bërë apel që vozitësit t’u përshtaten kushteve atmosferike, pasi mjegulla dhe ngricat në asfalt e kanë ulur ndjeshëm sigurinë në rrugë.

Tashmë, disa komuna të Kosovës kanë filluar mirëmbajtjen dimërore të rrugëve, duke vendosur zhavor të imët për të ofruar më shumë siguri në komunikacion. /Telegrafi/







Fillojnë punimet në rrugën “Idriz Sallova” në Obiliq, qarkullimi mbyllet gjatë orarit të punës

12 December 2025 at 09:38


Komuna e Obiliqit ka njoftuar qytetarët se nga sot, 12 dhjetor, deri më 26 dhjetor 2025, do të zhvillohen punimet në rrugën “Idriz Sallova”.

Për shkak të këtyre punimeve, rruga do të jetë e mbyllur për qarkullim gjatë orarit të punës.

Në segmentet e tjera të rrugës do të vendosen ura metalike për qarkullimin e automjeteve me kapacitet deri në 20 ton, si dhe ura të dedikuara për këmbësorët, me qëllim të lehtësimit të lëvizjes gjatë fazës së intervenimeve.

Komuna u bën thirrje qytetarëve që gjatë kësaj periudhe të shfrytëzojnë rrugët alternative dhe t’i respektojnë udhëzimet në terren.

Zyra për Informim falënderon qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin. /Telegrafi/


I moshuari gjendet i braktisur në rrugë, Bashkia e Tiranës e sistemon në Qendrën Sociale ‘Strehëza’”

By: redi
9 December 2025 at 21:51

Pas publikimit në rrjetet sociale të një rasti ku një i moshuar shihej në situatë rruge, Skuadra e Terrenit e Bashkisë së Tiranës ka reaguar menjëherë. Shërbimet sociale kanë shkuar në vendngjarje dhe po e shoqërojnë të moshuarin drejt Qendrës Sociale “Strehëza”, ku ai do të marrë kujdesin dhe akomodimin e nevojshëm. Ekipet e bashkisë kanë komunikuar menjëherë me të dhe kanë aktivizuar edhe…

Source

Tjetër skandal/ Shembet bankina në rrugën Pogradec-Qafë Plloçë

By: D Marku
8 December 2025 at 17:22

Një pjesë e trotuarit në aksin Pogradec–Qafë Plloçë, në segmentin që kalon pranë fshatit Gështenjas, është shembur plotësisht.

Shembja është konstatuar ditët e fundit, ndërsa bashkë me rrëshqitjen e trotuarit raportohet se janë dëmtuar edhe rrjetet nëntokësore. Rrëshqitja është e konsiderueshme dhe për momentin nuk dihet nëse ajo rrezikon edhe karrexhatën e rrugës.

Përveç dëmtimit të trotuarit, ky aks prej muajsh është pa ndriçim, ndonëse kalon mes zonave të banuara, duke rrezikuar seriozisht jetën e këmbësorëve.

Sipas të dhënave, rikonstruksioni i rrugës, zgjerimi i korsive, vendosja e trafikndarësve, trotuareve dhe sistemi i ndriçimit, përfunduan si investim në shtator të vitit 2018.

Aksi Pogradec–Qafë Plloçë njihet prej vitesh si një nga “njollat e zeza” të juglindjes, sa i përket aksidenteve rrugore.

The post Tjetër skandal/ Shembet bankina në rrugën Pogradec-Qafë Plloçë appeared first on Albeu.com.

U rikonstruktua para disa vitesh, shembet një pjesë e trotuarit në aksin Pogradec–Qafë Plloçë

By: Elva
8 December 2025 at 16:13

Një rrëshqitje e tokës ka shkaktuar shembjen e një pjese të trotuarit në aksin rrugor Pogradec–Qafë Plloçë, pranë fshatit Gështenjas. Si pasojë, janë dëmtuar edhe rrjetet nëntokësore, ndërsa banorët paralajmërojnë se situata po përkeqësohet nga dita në ditë dhe mund të prekë së shpejti edhe karrexhatën e rrugës. Gjithashtu raportohet se ky segment rrugor, i […]

The post U rikonstruktua para disa vitesh, shembet një pjesë e trotuarit në aksin Pogradec–Qafë Plloçë appeared first on BoldNews.al.

Rruga Burgajet–Derjan–Macukull prishet vetëm 8 muaj pas asfaltimit

By: Elva
6 December 2025 at 21:04

Vetëm tetë muaj pasi përfundoi punimet, rruga Burgajet–Derjan–Macukull në bashkinë e Matit është dëmtuar dukshëm, duke ngritur dyshime mbi cilësinë e punimeve dhe mënyrën e përdorimit të fondeve publike. Deputetja e Partisë Demokratike, Denisa Vata, ka publikuar pamje nga segmenti i dëmtuar, duke deklaruar se rruga është shembur në disa pjesë, ndonëse u përurua si […]

The post Rruga Burgajet–Derjan–Macukull prishet vetëm 8 muaj pas asfaltimit appeared first on BoldNews.al.

Unaza e Burrelit çahet para përfundimit, “Leni ING” dhe “Angerba shpk” marrin lekët, punimet i mbikëqyr punonjësi i ARRSH

By: Ela
6 December 2025 at 10:50

Partia Demokratike ka denoncuar sot një tjetër skandal korruptiv, kësaj here në Burrel ku unaza e qytetit është çarë përpara se të përfundojë ndërtimi. Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, shprehet në një konferencë nga selia blu, se ditët e këqija për propagandën false të kryeministrit Edi Rama nuk po marrin fund. Më 22 tetor, […]

The post Unaza e Burrelit çahet para përfundimit, “Leni ING” dhe “Angerba shpk” marrin lekët, punimet i mbikëqyr punonjësi i ARRSH appeared first on BoldNews.al.

Lagështi në rrugë dhe prani dëbore, policia apel shoferëve për kujdes në lëvizje

3 December 2025 at 14:23

TIRANË, 3 dhjetor/ATSH/ Policia apeloi sot për më shumë kujdes nga përdoruesit e rrugës, kryesisht në zonat malore, për shkak të reshjeve të dëborës.

Kështu, Policia Rrugore ka rritur prezencën e saj në të gjitha akset rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, lehtësimin e lëvizjes së automjeteve në akset ku ka ngarkesë dhe për të ndihmuar përdoruesit të rrugës, në raste nevoje.

Policia Rrugore apeloi për kujdes gjatë lëvizjes, pasi ka prezencë të lagështirës dhe në disa akse rrugore malore, prezencë të dëborës.

Drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve apelohen të respektojnë sinjalistikën rrugore, të përdorin zinxhirë dhe goma dimërore në akset ku është e nevojshme dhe të ndjekin udhëzimet e punonjësve të Policisë Rrugore në shërbim.

Po ashtu, apelohen të moderojnë shpejtësinë, të mbajnë distancën e duhur me mjetet e tjera, të mos kryejnë parakalime të gabuara, të vendosin rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse, dhe të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të automjeteve dhe motomjeteve.

The post Lagështi në rrugë dhe prani dëbore, policia apel shoferëve për kujdes në lëvizje appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bllokohet sërish Kakavijë – Janinë. Rruga e pakalueshme nga ora 12:00 deri në 18:00

By: lindita
1 December 2025 at 10:40

Bllokohet edhe këtë të hënë aksi Kakavijë-Janinë. Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 12:00 deri në orën 18:00 (me orën greke), aksi rrugor do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët. Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që…

Source

Një nga rrugët e Nju Jorkut merr emrin "Isa Boletini"

1 December 2025 at 08:45


Të dielën është përuruar emërtimi i njërës prej rrugëve të Nju Jorkut me emrin e heroit tonë, Isa Boletini.

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, i cili ishte i pranishëm në këtë përurim, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se ky moment shënon jo vetëm respektin ndaj një simboli të pathyeshëm të lirisë, por edhe lidhjen e fortë dhe të qëndrueshme ndërmjet popullit shqiptar dhe ShBA-së.

“Me ftesë të Kongresit Amerikan, pata nderin e veçantë që sot në Nju Jork të jem pjesë e përurimit të rrugës që tani e tutje mban emrin e heroit tonë kombëtar, Isa Boletini, një prej figurave më të mëdha të historisë së Shqipërisë dhe Kosovës. Ky moment shënon jo vetëm respektin ndaj një simboli të pathyeshëm të lirisë, por edhe lidhjen e fortë dhe të qëndrueshme ndërmjet popullit shqiptar dhe Shteteve të Bashkuara. ‘Isa Boletini’ në Nju Jork është një mesazh i fuqishëm për brezat e rinj se liria dhe dinjiteti janë vlera që duhet mbrojtur çdo ditë”, ka shkruar Peci. /Telegrafi/


Manovra të rrezikshme në rrugë, Policia e Elbasanit gjoba ndaj katër drejtuesve

30 November 2025 at 16:34

TIRANË, 30 nëntor/ATSH/ Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan bëri të ditur sot se, pas verifikimeve të kryera mbi katër video të publikuara në rrjetet sociale, në të cilat shfaqeshin tre automjete dhe një motomjet duke kryer manovra të rrezikshme, u morën masa administrative ndaj drejtuesve të mjeteve të identifikuar.

Sipas Policisë, specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore vendosën gjobë në masën 40 mijë lekë ndaj drejtuesit të automjetit që u filmua duke kryer “drift” dhe duke lëvizur me shpejtësi të papërshtatshme në një zonë të banuar e të frekuentuar nga qytetarë.

Po ashtu vendosën gjobë 57 mijë lekë ndaj drejtuesit të motomjetit që qarkullonte pa vendosur kaskën mbrojtëse dhe kryente manovra të rrezikshme, duke vënë në rrezik veten dhe përdoruesit e tjerë të rrugës.

Ndaj 2 drejtuesve mjetesh u vendosën gjoba nga 10 mijë lekë për parakalim të gabuar në akset “Përrenjas–Librazhd” dhe “Librazhd–Qafë Thanë”.

Policia e Elbasanit u bën thirrje qytetarëve të denoncojnë çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor në numrin pa pagesë 112, duke garantuar reagim të menjëhershëm dhe mbështetje ligjore. j.p/

The post Manovra të rrezikshme në rrugë, Policia e Elbasanit gjoba ndaj katër drejtuesve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Moti i keq dëmton urat dhe rrugët në Qarkun e Korçës, disa akse të bllokuara

By: Elva
25 November 2025 at 15:36

Reshjet e dendura të ditëve të fundit kanë shkaktuar dëmtime të shumta në disa zona të qarkut Korçë, ku problemet kryesore lidhen me rrugët, urat dhe argjinaturat. Maliq Në argjinaturën e lumit Devoll janë shënuar dëmtime përgjatë një segmenti rreth 2.1 km, ndërsa një pjesë e rrugës Mesmal–Velçan–Selcë rezulton e dëmtuar. Në fshatrat Osojë dhe […]

The post Moti i keq dëmton urat dhe rrugët në Qarkun e Korçës, disa akse të bllokuara appeared first on BoldNews.al.

“Krenarë me vjedhjen”, Berisha ndan VIDEO-n e rrugës 260 mln € Qukës–Qafë Plloçë që u shkatërrua pas shiut

By: Ela
24 November 2025 at 12:25

Kryedemkrati Sali Berisha ka publikuar një video ku rikujton inaugurimin e disa muajve më parë të aksit rrugor Qukës–Qafë Plloçë, ceremoni e zhvilluar nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja e pezulluar nga detyra, Belinda Balluku. Në video shihet momenti kur Rama dhe Balluku inspektojnë rrugën, të pritur me këngë, valle polifonike dhe me kulaç nga […]

The post “Krenarë me vjedhjen”, Berisha ndan VIDEO-n e rrugës 260 mln € Qukës–Qafë Plloçë që u shkatërrua pas shiut appeared first on BoldNews.al.

❌
❌