Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Hidrocentrale pa kufi: Ballkani “hambar” i HEC-eve të vogla

11 December 2025 at 17:10

Hidrocentralet konsiderohen “burim i gjelbër” energjie për shkak të emetimeve të ulëta të karbonit, por ndikimet e tyre në natyrë dhe komunitetet lokale janë kthyer në shqetësime serioze.

Rritja e projekteve në Ballkan

Ballkani, me burime ujore të shumta, është kthyer në një “hambar” hidrocentralesh të vogla, zakonisht me kapacitete deri në 2MW.

Sipas një monitorimi të organizatave mjedisore EuroNatur dhe RiverWatch, numri i hidrocentraleve është rritur ndjeshëm në Ballkan. Kështu deri në vitin 2024 numëroheshin mbi 5,000 projekte hidrocentralesh.

Nga numri i përgjithshëm, 1,836 janë në punë, 94 në ndërtim dhe pjesa tjetër: 3,188 ende në letër.

Rreth 92% e hidrocentraleve janë më të vogla se 10MW, që prodhojnë energji minimale, por shkaktojnë dëme të pakthyeshme në lumenj dhe komunitete lokale”.

Organizatat mjedisore thonë se gati gjysma e projekteve ndodhen brenda zonave të mbrojtura, duke qenë në kundërshti me qëllimin pse këto zona janë të mbrojtura.

Që nga viti 2022, 110 hidrocentrale të reja kanë nisur punë, duke shkatërruar rreth 1,100 kilometra rrjedhë lumenjsh.

Vendet më të prekura nga “shkatërrimi”

Sipas raportit të EuroNatur dhe RiverWatch, Bosnja e Hercegovina, Shqipëria dhe Serbia janë “pikat e nxehta” të ndërtimit të digave. Greqia dhe Kroacia duket se po zgjerojnë gjithashtu projektet.

Në Shqipëri, numërohen 27 kantiere dhe 346 projekte në fazë planifikimi. Disa nga më shqetësueset gjenden përgjatë lumit Shkumbin “pa asnjë degë të mbetur pa digë” dhe në Parkun Kombëtar të Shebenikut.

Po aq shqetësues mbetet lumi Devoll. Digat e Banjës dhe Moglicës e kanë transformuar pjesën e sipërme të lumit në një seri rezervuarësh, duke prishur lidhjen gjatësore dhe ekosistemin e rrjedhës poshtë.

Kapaciteti i instaluar i hidrocentraleve në Shqipëri arrin rreth 1,450 MW dhe përbën mbi 90% të energjisë së vendit, duke u mbështetur kryesisht në kaskadat e lumenjve.

Në Bosnjë e Hercegovinë, digat të shumta kërcënojnë lumenjtë kryesorë, si Neretva dhe Drina e Sipërme.

“Më shumë se 50 HEC-e, në shkallë të vogël dhe të madhe, kërcënojnë të gjithë rrjetin lumor – Neretvën dhe çdo degë të saj”, thuhet në raport.

Krahasim i përgjithshëm midis viteve (2012-2024) Burimi: EuroNatur/River Watch


Kosova raportohet të ketë 83 hidrocentrale të planifikuara dhe 8 në proces ndërtimi. Disa HEC-e janë mbyllur për shkak të problemeve me licencimet.

“Shqetësim i madh është zonimi i Parkut Kombëtar të Malit të Sharrit për shkak të përjashtimit të luginave të mëdha të lumenjve, siç është lumi Lepenc”, thuhet në raport.

Serbia raportohet të ketë 803 projekte të planifikuara dhe 22 në ndërtim, ajo konsiderohet e dyta për nga numri i lartë i projekteve, ndërsa Maqedonia e Veriut 165 projekte të planifikuara dhe 7 në ndërtim.

Sipas raportit, ndërtimi i hidrocentraleve të vogla dhe të mesme në Maqedoninë e Veriut janë të ngadalta, mirëpo ka projekte të shumta dhe të qëndrueshme.

Në Mal të Zi janë 93 projekte të planifikuara dhe 2 në ndërtim. Shumë HEC-e gjenden brenda zonave të mbrojtura, përfshirë parqet kombëtare dhe vendet Natura 2000.

Raporti thekson se në vendet ballkanike të BE-së ku përfshihet Greqia, Bullgaria, Kroacia dhe Sllovenia, thuajse gjysma e projekteve (1,611; 49%) janë planifikuar ose ndërtuar brenda zonave të mbrojtura ekzistuese (242 në Parqe Kombëtare; 569 në zona Natura 2000).

HEC-et në zona të mbrojtura Burimi: EuroNatur/River Watch

Hidrocentralet dhe lufta e komuniteteve në Shqipëri

Në Shqipëri, sipas të dhënave të mbledhura edhe nga EuroNatur dhe Riverwatch, projektet e hidrocentraleve kanë shkaktuar përplasje midis komuniteteve dhe ndërtuesve.

Në 2019 dhe 2020, Kryeministri Edi Rama pranoi se HEC-et e vogla shpesh janë të padobishme dhe dëmtojnë komunitetet sikurse dhe ekosistemin.

“Ato funksionojnë si shushunja që thithin gjakun e organizmit të vendit, duke lënë toka pa ujë dhe komunitete pa mundësi të punojnë tokën,” do të shprehej Rama.

Megjithatë, ndërtimet vazhduan, duke evidentuar tensionet midis energjisë së gjelbër dhe mbrojtjes së lumenjve dhe jetës lokale.

Raste të shpeshta të raportuara nga Citizens.al kanë dëshmuar për përplasje dhe qëndresë nga komunitetet lokale.

Shembull konkret mbeten zona si ajo e Zall-Gjoçajt në Lurë, Kaçinarit në Mirditë dhe Kurdarisë në Mat, ku banorët janë organizuar në protesta duke kundërshtuar prej vitesh ndërtimin dhe operimin e hidrocentraleve.

Lexo gjithashtu:

The post Hidrocentrale pa kufi: Ballkani “hambar” i HEC-eve të vogla appeared first on Citizens.al.

Moti i keq dëmton urat dhe rrugët në Qarkun e Korçës, disa akse të bllokuara

By: Elva
25 November 2025 at 15:36

Reshjet e dendura të ditëve të fundit kanë shkaktuar dëmtime të shumta në disa zona të qarkut Korçë, ku problemet kryesore lidhen me rrugët, urat dhe argjinaturat. Maliq Në argjinaturën e lumit Devoll janë shënuar dëmtime përgjatë një segmenti rreth 2.1 km, ndërsa një pjesë e rrugës Mesmal–Velçan–Selcë rezulton e dëmtuar. Në fshatrat Osojë dhe […]

The post Moti i keq dëmton urat dhe rrugët në Qarkun e Korçës, disa akse të bllokuara appeared first on BoldNews.al.

Salla: Po punojmë për mbylljen e çarjes së argjinaturës së Devollit

24 November 2025 at 18:12


TIRANË, 24 nëntor /ATSH/ Strukturat e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, në bashkëpunim me bashkinë e Devollit dhe Forcat e Armatosura, po punojnë pa ndërprerje për të mbyllur çarjen e krijuar në argjinaturën e lumit Devoll, e shkaktuar nga prurjet e shumta të ditëve të fundit.

Për të mundësuar mbërritjen e mjeteve dhe materialeve inerte deri në pikën e dëmtuar, po ndërtohet një rrugë e përkohshme me gjatësi 3,2 kilometra.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, së bashku me prefektin, Nertil Jole, kryetarin e bashkisë, Gëzim Topçiu, zëvendësministrin Arian Jaupllari dhe drejtorin e UK Korçë, Gentian Aliçkolli, inspektuan zonën e Sheqerasit, ku ekipet e DUK Korçë po punojnë për rehabilitimin e çarjes në argjinaturën e lumit Devoll.

Ministri Salla bëri të ditur se ngritja e pritës provizore ka ndalur depërtimin e ujit në Fushën e Maliqit dhe ka krijuar kushtet që, gjatë këtyre ditëve pa reshje, uji të tërhiqet nëpërmjet rrjetit kullues, ndërsa vijohet me mbylljen përfundimtare të argjinaturës.

“Prioritet absolut mbetet mbyllja e çarjes për të shmangur çdo përmbytje të mundshme. Ekipet janë në gatishmëri të plotë dhe puna po zhvillohet me intensitet maksimal, 24 orë në 24. Çdo orë që fitojmë është e rëndësishme për sigurinë e zonës përpara reshjeve të radhës”, deklaroi ministri Salla gjatë inspektimit.

Në zonën e prekur janë shtuar mjetet e rënda dhe kapacitetet logjistike, ndërsa po vendosen masivisht gurë dhe materiale të tjera mbushëse për të garantuar stabilizimin e argjinaturës.

/m.q/r.e/

The post Salla: Po punojmë për mbylljen e çarjes së argjinaturës së Devollit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Jole: Pastrim i rrugëve nga inertet në qarkun e Korçës, dëme në 62 familje në Pogradec

24 November 2025 at 10:14

TIRANË, 24 nëntor/ATSH/ Në Korçë po vijon puna për riparimin e argjinaturave të Lumit Devoll në Sheqeras dhe lumit Dunavec, të dëmtuara nga reshjet intensive të ditëve të fundit, ndërkohë që të gjithë qarkun po punohet nga strukturat në terren për neutralizimin e problematikave të shkaktuara nga reshjet në territor.

Prefekti i qarkut të Korçës, Nertil Jole, tha sot për ATSH-në se ”që orët e para të mëngjesit ka filluar puna për mbylljen e çarjeve në argjinaturat e lumit Dunavec dhe të lumit Devoll, me angazhimin e subjekteve private dhe mbështetjen e Ministrisë së Mbrojtjes”.

Sipas tij, strukturat vendore po vijojnë punën për neutralizimin e të gjitha problematikave në territorin e bashkisë Maliq.

Jole tha se “ekipet e Drejtorisë së Ujitje-Kullimit janë në bashkërendim të plotë me emergjencat civile në nivel qarku e në nivel vendor, si dhe me Forcat e Armatosura, për të garantuar sigurinë e zonave dhe funksionimin e sistemit kullues. Në ndihmë të këtij aksioni na kanë ardhur edhe disa subjekte private duke vënë në dispozicion mjete e punëtorë”, tha Jole.

Prefekti Jole u shpreh se “qëllimi është rikthimi në funksion të plotë të infrastrukturës së argjinaturës dhe kufizimi për dëmtime në tokën bujqësore”.

Në bashkinë Korçë në njësinë administrative Voskopojë ka vijuar puna për sistemimin dhe pastrimin e rrugës që të çon drejt varrezave dhe në njësinë administrative Bulgarec ka vijuar puna në fshatin Çiflig, ku po kryhet pastrimi i tombinove me ekskavator përgjatë unazës.

Gjithashtu po monitorohen prurjet në lumin e Kamenicës dhe degëzimet mbi Dvoran.
Po punohet në riparimin e argjinaturave të dëmtuara në njësinë administrative Voskop. Vijojnë punimet për hapjen dhe funksionalizimin e rrugës Tudas–Lavdar–Bozdovec–Mazrekë.

Në bashkinë Kolonjë është ndërhyrë në devijimin e rrjedhës së lumit për të shmangur rrezikun ndaj këmbëve të urës së Qinamit si dhe janë kryer punime në lagjen Kaskollare, fshati Starje, për largimin e ujërave. Ndërkohë janë zhvilluar punime në Prodan, në shtratin e lumit.

Shërbimi zjarrfikës ka vijuar sot punën e pastrimit të pusetës qendrore të ujit në qytetin e Ersekës.

Sipas njoftimit të Njësisë së Kujdesit për Shëndetin dhe Higjienën (NJVKSH), uji aktualisht është i pijshëm.

Në bashkinë Pustec nuk ka problematika situata rezulton e normalizuar, ndërsa në bashkinë Devoll në fshatin Progër është punuar për sistemimin e lumit në zonat ku ishin çarë pritat, si dhe për çakullimin e rrugës në segmentet e dëmtuara nga erozioni i ujit.

Në njësinë administrative Hoçisht është ndërhyrë për sistemimin e lumit të Borshit, pasi nga çarja e tij ishin përmbytur një sipërfaqe e konsiderueshme tokash bujqësore.

Në bashkinë Pogradec komisionet e verifikimit kanë vijuar punën dhe kanë konstatuar dëme në 62 familje, për të cilat janë mbajtur procesverbalet përkatëse, si dhe janë shpërndarë ndihma ushqimore për familjet e prekura nga fatkeqësia, ndërkohë që po vijon monitorimi dhe identifikimi i rasteve të reja.

Problematikë është evidentuar përgjatë lumit të Verdovës, lumit të Rëmenjit dhe në grykëderdhjen pranë gurores, ku është ndërhyrë për menaxhimin e rrjedhjeve.

Në njësinë administrative Dardhas janë pastruar 4 akse rrugore, të cilat aktualisht janë të kalueshme, si dhe vijon puna për pastrimin e pusetave dhe pastrimin e asfaltit të rrugëve në qytet.

Në aksin Pogradec–Bucimas, pranë fshatit Gështenjas, ka ceduar rreth 50 metra nga korsia e biçikletave.

Në rezervuarin Stropskë 2 është konstatuar shkarje dherash në një sipërfaqe prej rreth 4 dynymësh, ekipi i emergjencave civile vijon vlerësimin në terren.

Hidrovori Tushemisht vijon punën normalisht.

Situata e furnizimit me energji në qarkun Korçë:Fideri 6 N/St Mollas pa energji zona Kurtesh (11 abonentë ruralë). Të gjitha fiderat që furnizojnë objektet e rëndësisë së veçantë janë në punë të plotë. Hidrovori Pogradec (Fideri 8-18, N/St Pogradec) punon normalisht.

Në aksin Qafë Plloçë- Qukës nga subjekti vijojnë punimet për largimin e inerteve nga shtrati i rrugës, qarkullimi vijon normalisht pasi është hapur rrugë sekondare.

/k.s/

 

The post Jole: Pastrim i rrugëve nga inertet në qarkun e Korçës, dëme në 62 familje në Pogradec appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Jole: Rehabilitim argjinaturës së lumit Devoll dhe kolektorit të Sovjanit

22 November 2025 at 12:05

TIRANË, 22 nëntor/ATSH/ Në shtratin e lumit Devoll pranë fshatin Sheqeras po punohet  për rehabilitimin e argjinaturave, të dëmtuara nga reshjet e dendura të ditëve të fundit.

Prefekti i qarkut të Korçës, Nertil jole, i cili ndodhet aktualisht pranë pikës ku ka ndodhur edhe çarja e argjinaturës tha për ATSH-në se “Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Korçë po punon për neutralizimin e situatave të shkaktuara nga reshjet e shiut duke ka aktivizuar të gjithë personelin prej 16 punonjësish në terren, si dhe ka vënë në punë 2 eskavatorë me krah të gjatë dhe 1 trailer transportues si dhe strukturat vendore të bashkisë Maliq, të Bordit të Ujitjes dhe Kullimit”.

Jole tha se “puna që po bëjmë neutralizon pasojat për mbytjen e tokës bujqësore dhe jep siguri edhe për fshatin Sheqeras, duke evituar rrezikun për përmbytje”.

Prefekti Jole informoi se më pas do të ndërhyhet edhe në kanalin C9 në kolektorin e Sovjanit.

Sipas tij, bashkë me Drejtorinë e Ujitjes dhe Kullimit po punojnë për riparimin e argjinaturës edhe forcat e Repartit Ushtarak 1033 Drenovë.

Vendi ynë prej katër ditësh është përfshirë nga moti i keq, që ka shkaktuar përmbytje duke shkaktuar dëme për banorët e zonave të prekura. Shumë familje janë detyruar të evakuohen, pasi banesat e tyre janë përmbytur.

/k.s/j.p/

 

 

The post Jole: Rehabilitim argjinaturës së lumit Devoll dhe kolektorit të Sovjanit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

U raportua e humbur një ditë më parë, gjendet e mbytur 76-vjeçarja në Devoll

22 November 2025 at 09:55

TIRANË, 22 nëntor /ATSH/ Një 76-vjeçare nga fshati Progër në Devoll, e raportuar e humbur që prej mëngjesit të datës 21 nëntor, është gjetur e mbytur nga strukturat e kërkim-shpëtimit.

Lajmi u konfirmua nga autoritetet lokale, pasi djali i saj kishte sinjalizuar ditën e djeshme për largimin e të ëmës nga banesa.

Sipas familjarëve, e moshuara vuante nga demenca, çka dyshohet të ketë ndikuar në largimin e saj nga shtëpia.

Policia e Shtetit njoftoi dje se, “shërbimet e Policisë në Devoll iu shkuan në ndihmë banorëve të fshatit Progër, Bashkia Devoll, pasi si pasojë e reshjeve të dendura ka pasur përmbytje. Prej mëngjesit të djeshëm shërbimet policore të Devollit vazhduan kërkimet për gjetjen e 75-vjeçares nga fshati Progër, që është larguar nga banesa dhe vuan nga probleme të shëndetit mendor, e cila dyshohet se mund të jetë marrë nga rrjedha e ujit”.

Ndërkohë, autoritetet njoftojnë se situata në qark paraqitet më e qëndrueshme këtë mëngjes, pasi gjatë natës nuk ka pasur reshje të tjera.

Pritet një përditësim më i detajuar nga institucionet përgjegjëse në orët në vijim.

/gj.m/

The post U raportua e humbur një ditë më parë, gjendet e mbytur 76-vjeçarja në Devoll appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Humbi një ditë më parë në Devoll, gjendet e pa jetë 76-vjeçarja

By: Elva
22 November 2025 at 09:40

Një 76-vjeçare nga fshati Proger në Devoll, e raportuar e humbur që prej mëngjesit të datës 21 nëntor, është gjetur sot pa shenja jete nga ekipet e kërkim-shpëtimit. Familjarët kishin njoftuar ditën e djeshme për largimin e saj nga banesa. Sipas të afërmve, e moshuara vuante nga demenca, çka dyshohet të ketë ndikuar në largimin […]

The post Humbi një ditë më parë në Devoll, gjendet e pa jetë 76-vjeçarja appeared first on BoldNews.al.

Hapen portat e emergjencës në Moglicë, përmbytje nga prurjet e Devollit

By: Elva
22 November 2025 at 09:26

Prurjet e larta të ujërave të Lumit Devoll kanë detyruar kaskadën e hidrocentralit të Moglicës të hapë portën e parë të emergjencës. Vendimi është marrë për shkak të rritjes së ndjeshme të nivelit të ujit, pas motit të keq që ka përfshirë vendin prej katër ditësh. Prej ditësh vendi ynë është nën “pushtimin” e motit […]

The post Hapen portat e emergjencës në Moglicë, përmbytje nga prurjet e Devollit appeared first on BoldNews.al.

U zhduk një ditë më parë, gjendet e vdekur e moshuara në Devoll

22 November 2025 at 10:25


Është gjetur e pajetë 75-vjeçarja Flora Hoxha, e cila prej orëve të para të mëngjesit të ditës së djeshme është larguar nga banesa e saj në fshatin Progër.

Burime pranë policisë lokale thanpp se 75-vjeçarja është gjetur e vdekur pranë lumit Devoll, raporton euronews.al.

Ditën e djeshme rreth orës 05:00 e moshuara që vuante nga probleme të shëndetit mendor ka dalë nga banesa ku jetonte me bashkëshortin e saj dhe nuk është kthyer më.

Dyshohet se moshuara është marrë nga ujërat e kanalit kryesor të fshatit i cili prej tri ditësh ka qenë i gjithi i mbuluar me ujë.

Për gjetjen e trupit janë angazhuar forcat e policisë, zjarrfikësit dhe emergjencave civile dhe vetëm mëngjesin e sotëm është bërë e mundur gjetja e saj e pajetë.

Fenomen i pazakontë në Devoll: Pas tërheqjes së ujit, dhjetëra peshq dalin në sipërfaqe

21 November 2025 at 21:40


Situata e rënduar atmosferike që ka goditur disa zona të Shqipërisë ka shkaktuar përmbytje të shumta, por në Devoll është shfaqur edhe një fenomen i rrallë pas tërheqjes së ujit.

Në afërsi të fshatit Vranisht, rrjedhat e fuqishme kanë nxjerrë në sipërfaqe dhjetëra peshq, të cilët janë gjetur të shpërndarë në tokë nga banorët e zonës.

Banorët raportojnë se ky është një fenomen i pazakontë për Devollin, pasi reshjet e dendura dhe fryrja e përroit kanë shtyrë sasinë e madhe të peshqve jashtë shtratit të ujit.

Ndërsa përmbytjet kanë shkaktuar dëme në disa zona, ky episod i rrallë ka ngjallur edhe kureshtje tek banorët lokalë, të cilët thonë se një situatë e tillë nuk është parë prej vitesh.

Autoritetet vijojnë monitorimin e situatës, pasi reshjet e ditëve të fundit kanë krijuar shqetësime të mëdha sidomos në zonat malore dhe në ato pranë lumenjve./Telegrafi/


Moti i keq në Berat dhe Devoll, evakuohen disa banorë

By: Elva
21 November 2025 at 19:51

Për shkak të reshjeve të dendura, disa zona në Berat dhe Devoll janë përballur me përmbytje gjatë ditës së sotme. Në fshatrat Çiflik dhe Arrëz, pesë persona janë larguar nga banesat e tyre, ndër ta një 100-vjeçare. Në Devoll, reshjet e dendura shkaktuan përmbytje në fshatin Progër. Një 75-vjeçare, e cila vuan nga probleme të […]

The post Moti i keq në Berat dhe Devoll, evakuohen disa banorë appeared first on BoldNews.al.

Përmbytjet në Devoll/ E moshuara humb kontaktet me familjen, nis puna për kërkimin e saj (EMRI)

By: Ela
21 November 2025 at 13:58

Teksa moti i keq ka pushtuar vendin dhe zona të tëra janë përmbytur, në fshatin Proger të Devollit, një grua e moshuar ka humbur kontaktet me familjen, duke ngritur alarmin tek të afërmit dhe autoritetet lokale. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se e moshuara vuan nga probleme të shëndetit mendor, çka ka shtuar shqetësimin për gjendjen […]

The post Përmbytjet në Devoll/ E moshuara humb kontaktet me familjen, nis puna për kërkimin e saj (EMRI) appeared first on BoldNews.al.

Pengmarrja në Devoll/ Proda shkarkon drejtorin e Policisë Korçë, Erion Ahmeti: Nuk bëri detyrën

By: Elva
1 November 2025 at 19:06

Ngjarja në Devoll, ku vëllai i deputetit të PD-së dhe dy shtetas të tjerë morën me forcë një 32-vjeçar dhe ushtruan dhunë ndaj tij, ka shkaktuar një tërmet brenda Policisë së Korçës. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka urdhëruar shkarkimin e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, Erion Ahmeti, si […]

The post Pengmarrja në Devoll/ Proda shkarkon drejtorin e Policisë Korçë, Erion Ahmeti: Nuk bëri detyrën appeared first on BoldNews.al.

Pengmarrja në Devoll e 32-vjeçarit, Proda shkarkon drejtorin e Policisë Korçë

1 November 2025 at 18:58


Policia e Shtetit në Shqipëri ka marrë masa pas ngjarjes së ndodhur këtë të shtunë në Devoll, ku një 32-vjeçar u mor me forcë nga banesa, u mbajt për disa orë dhe u dhunua fizikisht.

Sipas Policisë së Shtetit, pas analizës së kryer lidhur me veprimet dhe menaxhimin e situatës nga drejtuesit lokalë, rezultoi se zinxhiri drejtues i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë nuk ka përmbushur detyrimet ligjore.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka vendosur shkarkimin nga detyra të Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, Erion Ahmeti, dhe pezullimin nga detyra të Zëvendësdrejtorit për Hetimin e Krimit në DVP Korçë, Drejtues Hajri Kushe, deri në përfundimin e hetimit disiplinor.

Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur hetimin disiplinor për të gjithë zinxhirin drejtues të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë dhe Komisariatit të Policisë Devoll për mospërmbushje të detyrave që kanë sjellë pasoja të rënda, në bazë të nenit 121 të Ligjit për Policinë e Shtetit.

Derisa të përfundojë konkursi për Drejtor Vendor, Drejtues Islor Islami, më parë Drejtor i Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës, është caktuar në detyrën e përkohshme të Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë./Euronews Albania

Rrëmbimi i 32-vjeçarit në Devoll nga vëllai i deputetit të PD dhe dy të tjerë, shkarkohet drejtori i Policisë së Korçës dhe zëvendësi i tij

By: M C
1 November 2025 at 19:02

Pas ngjarjes në Devoll, ku një 32-vjeçar u rrëmbye dhe u dhunua për disa orë, Policia e Shtetit ka marrë masa disiplinore ndaj drejtuesve lokalë.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ilir Proda, ka shkarkuar nga detyra drejtorin e Policisë së Korçës, Erion Ahmeti, dhe ka pezulluar zëvendësdrejtorin për Hetimin e Krimit, Hajri Kushe.

Kujtojmë se pjesë e 3 rrëmbyesve që morën peng për disa orë 32-vjeçarin ishte dhe vëllai i Bledion Nallbatit, Alti Nallbati.

Gjithashtu është nisur hetim disiplinor për gjithë zinxhirin drejtues të Policisë Korçë dhe Komisariatit Devoll.

Në vend të Ahmetit, përkohësisht është emëruar Islor Islami, që më parë drejtonte Policinë e Kufirit në Kukës.

Njoftimi:

Policia e Shtetit

Duke marrë shkas nga ngjarja e fundit e ndodhur në Devoll, ku një 32-vjeçar u mor me forcë nga banesa, për motive të dobëta, u mbajt për disa orë, si dhe ndaj tij u ushtrua dhunë fizike dhe u kanos për jetën, dhe pas një analize të kryer në lidhje me veprimet dhe menaxhimin e situatës, rezultoi se zinxhiri drejtues i DVP Korçë nuk ka përmbushur detyrimet ligjore dhe nuk ka menaxhuar siç duhet situatën, duke sjellë pasoja në imazhin e Policisë në komunitet.

Për sa më sipër, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, ka vendosur:

Shkarkimin nga detyra të Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, Drejtues Erion Ahmeti;

Pezullimin nga detyra të Zëvendësdrejtorit për Hetimin e Krimit në DVP Korçë, Drejtues Hajri Kushe, deri në përfundimin e hetimit disiplinor.

Ndërkohë, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm, bazuar në nenin 121 të Ligjit për Policinë e Shtetit ka nisur hetimin disiplinor për gjithë zinxhirin drejtues të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë dhe Komisariatit të Policisë Devoll, për mospërmbushje të detyrave të cilat kanë sjellë pasoja të rënda.

Po me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, deri në përfundim të konkursit për Drejtor Vendor, është caktuar përkohësisht në detyrën e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, Drejtues Islor Islami, i cili deri sot mbante detyrën e Drejtorit të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës.

Policia e Shtetit siguron qytetarët se analizon me përgjegjësi çdo rast të mosveprimit profesional dhe në përputhje me ligjin nga punonjësit e saj, duke marrë masa ndëshkimore bazuar në Ligjin “Për Policinë e Shtetit” dhe në Rregulloren e Policisë.

The post Rrëmbimi i 32-vjeçarit në Devoll nga vëllai i deputetit të PD dhe dy të tjerë, shkarkohet drejtori i Policisë së Korçës dhe zëvendësi i tij appeared first on Albeu.com.

Arrestohet vëllai i deputetit Nallbatit/ Mori peng një djalë në Devoll

1 November 2025 at 15:07

Policia e Devollit ka vënë në pranga tre persona, për të cilët thotë se kanë marrë me forcë nga banesa, për motive të dobëta, një 32-vjeçar, e kanë kërcënuar me jetë dhe ushtruar dhunë fizike ndaj tij.

Bëhet fjalë për Alti Nallbatin, vëllain e deputetit demokrat Bledion Nallbati, Marsel Bucin dhe Trajan Çelikun.
Nga hetimet dyshohet se këta persona kanë marrë me forcë nga banesa Ilir Topciun, banor i fshatit Braçanj në Bashkinë e Devollit, i cili ishte me masë sigurie “arrest në shtëpi” për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, dhe e kanë çuar në një biznes privat ku e kanë keqtrajtuar.

Policia dyshon se aktivitetet e paligjshme, si kontrabanda, kanë qenë shkak i konfliktit dhe pengmarrjes.
Mbi Alti Nallbatin, vëllain e deputetit demokrat Bledion Nallbati, dhe Trajan Çelikun, sipas policisë, rëndojnë veprat penale “heqje e paligjshme e lirisë” dhe “kanosje”, të kryera në bashkëpunim, ndërsa Marsel Buci, përveç dy veprave më lart, akuzohet edhe për “plagosje të lehtë me dashje”.

Njëri nga të arrestuarit, Trajan Çeliku, është një emër i njohur për policinë, pasi më 2 tetor të këtij viti u përfshi në një sherr, ku dhe mbeti i plagosur me thikë.

Më 3 maj të këtij viti, Alti Nallbati, së bashku me vëllain e tij deputet, u konfliktuan në Bilisht me një shofer kamioni, të cilin e dhunuan teksa po lëviznin me makinë gjatë fushatës elektorale.

Deputeti Nallbati u thirr në SPAK të hënën, më 27 tetor, për këtë ngjarje, e cila u kthye në objekt hetimi, pasi nga pamjet dukej deputeti dhe i vëllai që, në prezencë të policisë, u ngjitën në derën e kamionit për të goditur shoferin. Forcat e rendit ndaluan asokohe vëllain e deputetit, i cili më pas u la në masën “detyrim paraqitjeje”, ndërsa vetë Bledion Nallbati nuk u procedua.

/abcnews.al/

EMRAT/ Morën peng dhe dhunuan një person, shoqërohet në Polici vëllai i deputetit dhe dy të tjerë

31 October 2025 at 20:12

Policia e Devollit ka shoqëruar në komisariat Alti Nallbatin, Marsel Buçin dhe Trajan Çelikun. Alti Nallbati është vëllai i deputetit të PD-së, Bledion Nallbati, me precedent të mëparshëm penalë. Burime për mediat bëjnë me dije se tre shtetasit e mësipërm kanë marrë peng dhe e kanë shunuar shtetasin Ilir Topçiu në fshatin Vishocicë, i cili […]

The post EMRAT/ Morën peng dhe dhunuan një person, shoqërohet në Polici vëllai i deputetit dhe dy të tjerë appeared first on BoldNews.al.

Çantën plot me drogë do e trafikonin drejt Greqisë/ Një i arrestuar dhe një në kërkim në Korçë (EMRI)

26 October 2025 at 09:29

Policia e Korçës, në bashkëpunim me komisariatin e Devollit, ka goditur një rast të tentativës së trafikimit të lëndëve narkotike drejt Greqisë. Si rezultat është arrestuar një person, ndërsa është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij. I arrestuarit po transportonte me automjet, dyshohet drejt kufirit me Greqinë, 16 kg lëndë narkotike kanabis. Operacioni i koduar […]

The post Çantën plot me drogë do e trafikonin drejt Greqisë/ Një i arrestuar dhe një në kërkim në Korçë (EMRI) appeared first on BoldNews.al.

Lëvizje në Policinë e Shtetit, Devolli dhe Peqini “shkëmbejnë” shefat e komisariateve

By: armand
16 October 2025 at 13:22

Nisin lëvizjet në policinë e qarkut Korçë.  Mësohet se lëvizja e parë është bërë nga Devolli, ku shefi i komisariatit të këtij rrethi, Altin Gusho është transferuar në detyrën e shefit të komisariatit të policisë Peqin. Në vend të tij u caktua nënkomisar Bilbil Lita, i cili deri më sot mbante detyrën e shefit të […]

The post Lëvizje në Policinë e Shtetit, Devolli dhe Peqini “shkëmbejnë” shefat e komisariateve appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Momenti kur Çeliku dhe dy shokët e tij sulmojnë Guri Mazelliun me dru bejzbolli

1 October 2025 at 21:43

Janë publikuar një pjesë e pamjeve të sherrit të regjistruar ditën e sotme në qytetin e Bilishtit, ku Trejan Çeliku, së bashku me dy shokët e tij, sulmuan me dru bejsbolli, 39-vjeçarin Guri Mazelliu. Në pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë, shihen tre persona, mes tyre dhe Trajan Çeliku, të cilët me dru bejzbolli […]

The post VIDEO/ Momenti kur Çeliku dhe dy shokët e tij sulmojnë Guri Mazelliun me dru bejzbolli appeared first on BoldNews.al.

❌
❌