Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 21 December 2025Main stream

Emigrantët kthehen për festat e fundvitit, fluks i lartë në portin e Vlorës dhe Kakavijë

By: Elva
21 December 2025 at 09:37

Kthimi i emigrantëve shqiptarë për festat e fundvitit ka sjellë fluks të lartë pasagjerësh si në Portin e Vlorës, ashtu edhe në pikat kufitare tokësore me Greqinë. Në Portin e Vlorës, këtë të diel ka mbërritur trageti “European Star” nga Brindisi i Italisë, me 692 pasagjerë dhe 45 anëtarë ekuipazhi në bord. Bashkë me pasagjerët […]

The post Emigrantët kthehen për festat e fundvitit, fluks i lartë në portin e Vlorës dhe Kakavijë appeared first on BoldNews.al.

Festat e fundvitit/ Kthimi i emigrantëve, fluks i lartë në Kakavijë

By: V K
21 December 2025 at 09:57

Kthimi i emigrantëve shqiptarë për festat e fundvitit, ka sjellë fluks të lartë pasagjerësh si në Portin e Vlorës, ashtu edhe në pikat kufitare tokësore me Greqinë.

Në Portin e Vlorës, këtë të diel ka mbërritur trageti “European Star” nga Brindisi i Italisë, me 692 pasagjerë dhe 45 anëtarë ekuipazhi në bord.

Bashkë me pasagjerët janë transportuar edhe 147 automjete, si dhe mjete të tjera transporti. Autoritetet portuale bëjnë me dije se procedurat janë zhvilluar normalisht dhe pa probleme.

Ndërkohë, fluks i shtuar është regjistruar edhe në pikën kufitare të Kakavijës, ku emigrantët nga Greqia po kthehen drejt Shqipërisë për të festuar pranë familjarëve.

Gjatë fundjavës janë shënuar rritje të ndjeshme të hyrjeve, si të automjeteve ashtu edhe të këmbësorëve, duke shkaktuar radhë të gjata në anën greke të kufirit.

The post Festat e fundvitit/ Kthimi i emigrantëve, fluks i lartë në Kakavijë appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

Kaos në Kakavijë/ Radhë kilometrike automjetesh, pala greke vetëm me 2 sportele

By: Brisi
20 December 2025 at 17:10

Radhë kilometrike automjetesh është krijuar këtë të shtunë në pikën kufitare të Kakavijës. Dhjetëra emigrantë që kthehen nga Greqia në vendin e tyre, kanë mbetur të bllokuar në kufi, pasi pala greke punon vetëm me dy sportele. Sipas raportimeve, situata paraqitet e rënduar, me kolona të gjata automjetesh dhe autobusësh që shtrihen për kilometra të […]

The post Kaos në Kakavijë/ Radhë kilometrike automjetesh, pala greke vetëm me 2 sportele appeared first on BoldNews.al.

Emigrantët “dynden” në atdhe për festat e fundvitit, radhë kilometrike në Kakavijë/ Pala greke punon vetëm me 2 sportele

By: M C
20 December 2025 at 16:47

Me afrimin e festave të fundvitit, fluksi i emigrantëve shqiptarë që kthehen nga Greqia drejt vendit është rritur ndjeshëm.

Në pikën kufitare të Kakavijës, konkretisht në territorin grek, situata paraqitet e rënduar, me kolona të gjata automjetesh dhe autobusësh që shtrihen për kilometra të tëra.

Mësohet se pritja nga sportelet greke deri në hyrjen në anën shqiptare arrin rreth 4 kilometra, ndërsa udhëtarët detyrohen të qëndrojnë në radhë deri në 3 orë për të kaluar kufirin.

Arsyeja kryesore e vonesave lidhet me funksionimin e vetëm dy sporteleve nga pala greke, të cilat nuk po arrijnë të përballojnë numrin e lartë të emigrantëve që po kthehen në Shqipëri për të festuar me familjet e tyre.

The post Emigrantët “dynden” në atdhe për festat e fundvitit, radhë kilometrike në Kakavijë/ Pala greke punon vetëm me 2 sportele appeared first on Albeu.com.

Protesta e fermerëve grekë, bllokohet sërish aksi Kakavijë-Janinë

19 December 2025 at 13:59

TIRANË, 19 dhjetor /ATSH/ Aksi rrugor Kakavijë-Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq do të jetë sërish sot i bllokuar për shkak të protestës së fermerëve grekë.

Policia Kufitare Kakavijë, bëri të ditur se është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se “ditën e sotme, nga ora 19:00 deri në orën 22:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët”.

Sipas policisë do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.

Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës.

/m.q/j.p/

The post Protesta e fermerëve grekë, bllokohet sërish aksi Kakavijë-Janinë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Protesta e fermerëve grekë, bllokohet sërish për 3 orë aksi Kakavijë–Janinë

By: armand
17 December 2025 at 08:59

Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 19:00 deri në orën 22:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët. Do […]

The post Protesta e fermerëve grekë, bllokohet sërish për 3 orë aksi Kakavijë–Janinë appeared first on BoldNews.al.

“Rrugët e florinjta” të Ramës/ Në Greqi, 4.4 mln euro/km autostradë, në Shqipëri 20 mln euro/km rrugë fushore

By: Ela
16 December 2025 at 12:41

Nga Boldnews.al Qeveria greke ka planifikuar të nisë brenda pak javësh ndërtimin e një autostrade të re Janinë-Kakavijë, në kufirin me Shqipërisë. Aksi rrugor me gjatësi 70 kilometra do të kushtojë 310 milionë euro dhe konsiderohet “një korridor ndërkufitar jetësor”. Investimi në fqinjin jugor të Shqipërisë përllogaritet në rreth 4.4 milionë euro për kilometër, një […]

The post “Rrugët e florinjta” të Ramës/ Në Greqi, 4.4 mln euro/km autostradë, në Shqipëri 20 mln euro/km rrugë fushore appeared first on BoldNews.al.

Aksi rrugor Kakavijë–Janinë bllokohet sërish për disa orë, fermerët në Greqi nuk heqin dorë nga protesta

By: D Marku
14 December 2025 at 09:31

Aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për disa orë për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët.

Lajmi është njoftuar nga Policia Kufitare e Kakavijës. Fermerët në Greqi vazhdojnë protestat dhe kanë theksuar se nuk do të heqin dorë deri në plotësimin e kërkesave

Në njoftim zyrtar të kësaj të diele theksohet se do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.

The post Aksi rrugor Kakavijë–Janinë bllokohet sërish për disa orë, fermerët në Greqi nuk heqin dorë nga protesta appeared first on Albeu.com.

Protesta e fermerëve grekë, bllokohet sërish për disa orë rruga Kakavijë-Janinë

By: armand
14 December 2025 at 09:29

Policia Kufitare e Kakavijës njofton se, sipas informacionit të marrë nga Policia Kufitare Greke, ditën e sotme aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar nga ora 18:00 deri në 21:00, për shkak të një proteste nga fermerët. Policia thotë se do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet me emergjenca […]

The post Protesta e fermerëve grekë, bllokohet sërish për disa orë rruga Kakavijë-Janinë appeared first on BoldNews.al.

Protesta e fermerëve grekë, bllokohet sërish sot për disa orë aksi Kakavijë-Janinë

13 December 2025 at 09:33

TIRANË, 13 dhjetor /ATSH/ Aksi rrugor Kakavijë-Janinë do të bllokohet sërish sot për disa orë për shkak të protestës së fermerëve grekë.

Policia Kufitare në Kakavijë bëri të ditur se është njoftuar nga Policia Kufitare Greke “se ditën e sotme, nga ora 19:00 deri në orën 22:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët”.

Sipas policisë do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.

Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës.

/m.q/j.p/

The post Protesta e fermerëve grekë, bllokohet sërish sot për disa orë aksi Kakavijë-Janinë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Protestat e fermerëve në Greqi, bllokohet sërish aksi Kakavijë-Janinë

By: armand
9 December 2025 at 17:54

Policia Kufitare Greke ka njoftuar se aksi rrugor Kakavijë-Janinë do të bllokohet, për shkak të protestës së fermerëve në Greqi. Funksionimi i këtij aksi rrugor do të kufizohet në fashën orare 19:00 deri në orën 22:00 (me orën greke). Policia Kufitare Greke informon se për të qarkulluar do të lejohen vetën automjetet e emergjencave. “Policia […]

The post Protestat e fermerëve në Greqi, bllokohet sërish aksi Kakavijë-Janinë appeared first on BoldNews.al.

Greva e fermerëve grekë, bllokohet sërish për disa orë aksi Kakavijë-Janinë

8 December 2025 at 12:21

TIRANË, 8 dhjetor/ATSH/ Policia Kufitare e Kakavijës njoftoi sërish sot mbyllje të përkohshme të qarkullimit nga pala greke, për shkak të protestës së fermerëve në Greqi.

Nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë Policia Kufitare Greke ka njoftuar se ditën e sotme, nga ora 18:00 deri në orën 21:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët.

Sipas njoftimit për shtyp, do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.

Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës.

/m.m/ /a.g/

The post Greva e fermerëve grekë, bllokohet sërish për disa orë aksi Kakavijë-Janinë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bllokohet aksi Kakavijë-Janinë, fermerët në Greqi sërish në protestë, lejohet qarkullimi vetëm për emergjencat shëndetësore

By: D Marku
6 December 2025 at 13:30

Kakavijë-Është përshkallëzuar protesta e fermerëve në Greqi.

Edhe këtë të shtunë policia Kufitare Kakavijë është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 19:00 deri në orën 22:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar.

Njoftohet se do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.

The post Bllokohet aksi Kakavijë-Janinë, fermerët në Greqi sërish në protestë, lejohet qarkullimi vetëm për emergjencat shëndetësore appeared first on Albeu.com.

Fermerët grekë vijojnë protestën, Kakavija bllokohet bllokohet sot për tre orë

6 December 2025 at 12:27

TIRANË, 6 dhjetor/ATSH/  Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër bëri me dije se aksi rrugor Kakavijë-Janinë do të jetë i bllokuar prej orës 19:00 të ditës së sotme deri në orën 22:00 (me orën greke).

Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 19:00 deri në orën 22:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët.

Sipas Policisë, do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.

Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës.

Fermerët në Greqi kanë nisur protestat prej disa ditësh, për shkak të reduktimit dhe vonesave në pagesat e subvencioneve, si edhe rritjes së kostove të prodhimit, duke shkaktuar bllokime të mëdha rrugore dhe përplasje me policinë.

/e.i/ /a.g/

The post Fermerët grekë vijojnë protestën, Kakavija bllokohet bllokohet sot për tre orë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Protesta e fermerëve në Greqi/ Bllokohet sërish aksi rrugor Kakavijë–Janinë

By: Re Nato
6 December 2025 at 11:45

Aksi rrugor Kakavijë–Janinë do të jetë i bllokuar të shtunën për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët grekë.

Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.

Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se protesta do të zhvillohet nga ora 19:00 deri në orën 22:00 me orën greke./abcnews.al

Fermerët grekë në protestë, bllokohet sërish pasditen e sotme aksi Kakavijë-Janinë

4 December 2025 at 10:53

TIRANË, 4 dhjetor /ATSH/ Policia Kufitare Kakavijë njoftoi sërish sot se autoritetet greke kanë paralajmëruar bllokimin e përkohshëm të aksit rrugor Kakavijë-Janinë nga ora 19:00 deri në 22:00 (me orën greke, 18:00-21:00 me orën tonë).

Policia Kufitare Kakavijë njoftoi sot qytetarët mbi këtë bllokim, ndërsa bëri të ditur se do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.

“Nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 19:00 deri në orën 22:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në fshatin Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët”, njoftoi policia.

Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës.

/m.q/j.p/

The post Fermerët grekë në protestë, bllokohet sërish pasditen e sotme aksi Kakavijë-Janinë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Protesta e fermerëve në Greqi, bllokohet sërish aksi rrugor Kakavijë-Janinë

By: Ela
4 December 2025 at 10:17

Prej disa ditësh fermerët në Greqi kanë vijuar me protestat. Policia Kufitare Kakavijë ka njoftuar se edhe ditën e sotme do të bllokohet aksi rrugor Kakavijë-Janinë, në fshatin Kallpaq. Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore. “Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është […]

The post Protesta e fermerëve në Greqi, bllokohet sërish aksi rrugor Kakavijë-Janinë appeared first on BoldNews.al.

Tentoi të nxirrte nga Shqipëria më shumë se 22 mijë euro/ Kakavijë arrestohet 54-vjeçari

By: Rovena
4 December 2025 at 10:26

Tentoi të nxirrte nga Shqipëria, 22 250 euro, pa i deklaruar, procedohet penalisht 54-vjeçari. Sekuestrohet shuma e parave.

Në vijim të punës së shërbimeve të Policisë Kufitare, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në dalje të Shqipërisë, u krye kontroll në çantën e shtetasit D. H., ku u gjetën 22 250 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar konform ligjit.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për shtetasin D. H., 54 vjeç, banues në Elbasan. Gjithashtu, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, shuma e eurove.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Protesta e fermerëve grekë, bllokohet sërish aksi rrugor Kakavijë-Janinë

By: Ela
3 December 2025 at 12:11

Policia Kufitare e Kakavijës, nëpërmjet Policisë Kufitare Greke, ka njoftuar se ditën e sotme aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq do të jetë i bllokuar. Mësohet se bllokimi do të nisë nga ora 19:00 deri në një njoftim të dytë. Shkak për këtë është protesta e zhvilluar nga fermerët e bllokadës së Tesalisë. […]

The post Protesta e fermerëve grekë, bllokohet sërish aksi rrugor Kakavijë-Janinë appeared first on BoldNews.al.

Vijon portesta e fermerëve në Greqi/ Bllokohet aksi Kakavijë-Janinë

By: Rovena
3 December 2025 at 11:35

Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 19:00 deri në një njoftim të dytë, aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët.

Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.

Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës.

❌
❌