Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 22 December 2025Main stream

Policia plan masash për protestën e PD-së, bllokim i disa akseve rrugore

22 December 2025 at 12:04

TIRANË, 22 dhjetor /ATSH/ Partia Demokratike do të zhvillojë sot në orën 18:00 një protestë para Kryeministrisë.

Në kuadër të këtij tubimi, policia e Tiranës njoftoi se ka ndërmarrë të gjitha masat me qëllim garantimin e mbarëvajtjes së tubimit.

Sipas Policisë së Shtetit, në zbatim të këtyre masave, me qëllim garantimin e mbarëvajtjes së tubimit, ditën e sotme do të kufizohet lëvizja në disa akse/segmente rrugore.

Policia cilëson se nga ora 14:00, nuk do të lejohen të parkohen automjetet në bulevardin ”Dëshmorët e Kombit”, në sheshin “Nënë Tereza, në rrugën “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rrugova”, në rrugën “Papa Gjon Pali II”, në bulevardin ”Zhan D’Ark” dhe bulevardin ”Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.

Nga ora 14:00 deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi afër Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

Policia bën të ditur se në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve edhe në akse të tjera rrugore. Në rast bllokimi, për të ndihmuar qytetarët që do të qarkullojnë në këto akse, Policia e Tiranës ka marrë masa për të devijuar qarkullimin e automjeteve në rrugë alternative.

Policia e Tiranës apelon për qytetarët që të shmangin lëvizjen me automjete në akset rrugore që do të bllokohen dhe të përdorin rrugë alternative, për të mos penguar lëvizjen e lirë të pjesëmarrësve në tubim.

/e.i/

The post Policia plan masash për protestën e PD-së, bllokim i disa akseve rrugore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Before yesterdayMain stream

Mjegull në Kukës, Policia apel për kujdes në Rrugën e Kombit

20 December 2025 at 13:22

TIRANË, 20 dhjetor/ATSH/ Policia e Shtetit u bëri apel sot drejtuesve të mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar, për shkak të prezencës së mjegullës në Rrugën e Kombit.

Policia njoftoi se segmenti Tuneli i Kalimashit–Morinë është me shikueshmëri të reduktuar për shkak të mjegullës, ndaj apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar, të ulin shpejtësinë dhe të zbatojnë udhëzimet e punonjësve të Policisë.

Shërbimet e Policisë së Njësisë për Sigurisë Rrugore në bashkëpunim me Policinë Rrugore të DVP Kukës, ndodhen në terren për monitorimin e qarkullimit dhe për t’ju ardhur në ndihmë drejtuesve të automjeteve.

Policia cilëson se në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin 129.

/e.i/a.f/r.e/

The post Mjegull në Kukës, Policia apel për kujdes në Rrugën e Kombit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: “Smart City Albania”, identifikim në kohë reale i shkelësve të ligjit

19 December 2025 at 18:27

TIRANË, 19 dhjetor/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se projekti “Smart City Albania” e rendit Shqipërinë në nivelin më të lartë të përdorimit të teknologjisë në drejtim të standardeve të sigurisë.

Në aktivitetin e organizuar me rastin e nisjes së zbatimit të këtij projekti, Rama u ndal te ndikimi që do të ketë instalimi i sistemit të sigurisë përmes kamerave inteligjente në monitorimin e rrugëve të qyteteve, shkollave, mjediseve të tjera publike dhe mjedisit po ashtu.

Kryeministri solli në vëmendje shembullin e Jordanisë, që renditet ndër tre vendet më të sigurta të botës, falë edhe zbatimit të këtij projekti.

“Kur fola me disa prej përfaqësuesve të lartë të atij vendi lidhur me sigurinë fjala e përbashkët dhe e parë në përgjigje ishte ‘Smart City’ me teknologjinë nga Abu-Dabi”, tha Rama.

Kryeministri sqaroi se ky nuk është një projekt kamerash dhe as një projekt mbikëqyrjeje me kamera apo mbikëqyrje e trupave të policisë përmes leximit të kamerës.

“Ky është një projekt që në sekondën kur fillon dhe vihet në jetë rrit në mënyrë eksponenciale kapacitetin policor në kohë reale. Ky është një projekt që i jep Policisë së Shtetit një sy magjik për të parë në kohë reale të gjithë territorin e interesit. Është një projekt që ndihmon në mënyrë të paimagjinueshme deri jo shumë vite më parë, për të pasur një kryeinspektor të territorit që i ka sytë gjithandej”, u shpreh Kryeministri.

Rama theksoi se bëhet fjalë për identifikim në kohë reale të shkelësve të ligjit.

“Ky sy magjik e sheh, e identifikon dhe e regjistron duke e sjellë para syve të punonjësve të policisë. Ndërkohë që punonjësi i policisë është para ekranit mund të jetë duke parë trafikun në Rrugën e Kavajës, po në atë ekran i shfaqet shkelësi i rregullave të qarkullimit  në një rrugë të Kamzës apo Durrësit e Beratit”, tha Rama.

Kreu i Qeverisë theksoi se syri i gjithë këtij sistemi shikon gjithandej në të njëjtën kohë dhe mbledh në të njëjtën kohë të gjithë informacionin e nevojshëm për të sinjalizuar problemin.

Në këtë mënyrë, tha ai, nuk ka nevojë të presim nga postblloqet e policisë të zbulojnë automjetet e paregjistruara apo me taksa të papaguara. Të gjitha këto informacione, sipas Kryeministrit, vijnë në kohë reale dhe Policia pastaj ndërhyn për të zbatuar ligjin.

/j.p/r.e/

The post Rama: “Smart City Albania”, identifikim në kohë reale i shkelësve të ligjit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

PD sërish protestë te Kryeministria, ja akset që do të bllokohen

By: Brisi
15 December 2025 at 14:03

Partia Demokratike do të mbajë sot në orën 18:00  protestën e radhës, para Kryeministrisë ku kërkohet largimi i Edi Ramës dhe Belinda Balluku pas skandaleve që përfshinë qeverinë. Bëhet me dije se nga ora 15:00 deri në përfundimin e tubimit në orën 20:00 do të ndalohet qarkullimi i automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga […]

The post PD sërish protestë te Kryeministria, ja akset që do të bllokohen appeared first on BoldNews.al.

Të dehur në timon, 11 drejtues mjetesh në pranga

12 December 2025 at 23:07

TIRANË, 11 dhjetor/ATSH/ Policia Rrugore ka shtuar masat e kontrollit gjatë fundjavës, përmes monitorimeve intensive me radarë, poliscanë dhe alkooltestues.

Policia i bën thirrje qytetarëve që të ndalojnë drejtimin e automjeteve dhe motomjeteve nën ndikimin e alkoolit, dhe më keq akoma në gjendje të dehur, në nivele që variojnë nga 0.78 mg/l deri në 1.58 mg/l.

Sipas Policisë, nga monitorimet e kryera janë vënë në pranga 11 drejtues automjetesh për drejtim mjeti në gjendje të dehur, janë pezulluar 39 lejedrejtimi, dhe janë vendosur 123 masa administrative për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

“Mos rrezikoni jetën tuaj, të pasagjerëve dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës. Shijoni fundjavën, por nëse konsumoni alkool dhe jeni drejtues automjeti ose motomjeti, mos nisni udhëtimin drejt banesës, por përdorni mjetet e transportit public për të arritur në destinacion në mënyrë të sigurt”, thuhet në njoftim.

/e.i/j.p/

The post Të dehur në timon, 11 drejtues mjetesh në pranga appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Policia rrugore në Gjilan shqipton 1,418 gjoba gjatë javës së fundit

12 December 2025 at 10:30


Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan njofton se gjatë periudhës 5–11 dhjetor 2025, Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor dhe stacionet policore kanë shqiptuar gjithsej 1,418 gjoba në kuadër të masave për rritjen e sigurisë në trafik.

Gjatë kësaj periudhe janë hetuar gjithsej 19 aksidente me dëme materiale dhe 14 aksidente me të lënduar.

Po ashtu, policia ka shqiptuar 20 gjoba për përdorim të telefonit gjatë drejtimit të automjetit, 28 gjoba për modifikime të paautorizuara të automjeteve, si foliet e errëta, si dhe ka ndaluar 45 drejtues të mjeteve motorike për shkelje të rregullave të trafikut.

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan apelon tek të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor: ulni shpejtësinë, mos përdorni telefonin gjatë ngasjes, vendosni rripin e sigurimit dhe kini kujdes ndaj këmbësorëve.

Policia thekson se siguria rrugore është përgjegjësi e përbashkët dhe respektimi i rregullave ndihmon në uljen e aksidenteve dhe ruajtjen e jetës. /Telegrafi/

Dyshohet se mori ryshfet, pezullohet nga detyra efektivi i Policisë Rrugore në Tiranë

By: armand
10 December 2025 at 18:38

Një efektiv i Policisë Rrugore në Tiranë, është pezulluar nga detyra pasi dyshohet se ka marrë ryshfet ndaj gjatë ushtrimit të detyrës. Policia njoftoi se efektivi K.K do të qëndroje i pezulluar nga detyra deri në sqarimin e plotë të rastit. Masa u mor pas publikimit në rrjetet sociale të një videoje ku pretendohet se […]

The post Dyshohet se mori ryshfet, pezullohet nga detyra efektivi i Policisë Rrugore në Tiranë appeared first on BoldNews.al.

Bllokim rruge dhe kaos në trafik, gjoba dy mijë shoferëve në Tiranë

10 December 2025 at 17:24

TIRANË, 10 dhjetor /ATSH/ Policia Rrugore e Tiranës ka vendosur rreth 2000 masa administrative ndaj drejtuesve të mjeteve të cilët kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.

Policia njoftoi sot se fokusi i 24 orëve të fundit ishte konstatimi i manovrave që sjellin bllokim të rrugëve dhe kaos në trafik, si dhe rrezikojnë lëvizjen e përdoruesve të rrugës.

Si rezultat i kontrolleve dhe i monitorimit të kryer gjatë këtyre orëve, u vunë rreth 2000 masa administrative, prej tyre: 105 për drejtues automjetesh, të cilët duke mos respektuar radhën, kanë krijuar situata kaotike në trafik dhe kanë rrezikuar lëvizjen e mjeteve të tjera.

Po ashtu, u morën masa për 1261 drejtues mjetesh për qëndrim të gabuar të automjeteve, si një nga shkeljet më problematike, e cila ndikon drejtpërdrejt në krijimin e pengesave në rrugë; 91 për drejtues motomjetesh, që duke qarkulluar pa kaskë mbrojtëse, rrezikonin jetën.

Policia Rrugore apelon edhe një herë për respektim të rregullave të qarkullimit, pasi shkelja e tyre jo vetëm krijon kaos në rrugë, por është shkaku kryesor i ngjarjeve me pasoja të rënda për jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.

/m.q/j.p/

The post Bllokim rruge dhe kaos në trafik, gjoba dy mijë shoferëve në Tiranë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bllokim rruge dhe kaos në trafik, gjoba dy mijë shoferëve në Tiranë. Policia poston pamjet

By: redi
10 December 2025 at 17:43

Policia Rrugore e Tiranës ka vendosur rreth 2000 masa administrative ndaj drejtuesve të mjeteve të cilët kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor. Policia njoftoi sot se fokusi i 24 orëve të fundit ishte konstatimi i manovrave që sjellin bllokim të rrugëve dhe kaos në trafik, si dhe rrezikojnë lëvizjen e përdoruesve të rrugës. Si rezultat i kontrolleve dhe i monitorimit të kryer gjatë këtyre…

Source

Policia Rrugore në aksion: dronë, radarë dhe pika kontrolli në gjithë Tiranën

By: melisa
7 December 2025 at 17:55

Policia Rrugore e Tiranës ka rritur ndjeshëm kontrollet gjatë 48 orëve të fundit, duke u fokusuar te parakalimet e rrezikshme, mosrespektimi i radhës dhe drejtimi i mjetit nën ndikimin e alkoolit. Me patrulla të pozicionuara në akset kryesore, dronë, kamera inteligjente dhe pika të shumta të matjes së shpejtësisë, janë marrë qindra masa administrative dhe penale. Gjatë dy ditëve…

Source

Policia Rrugore intensifikon kontrollet, gjoba, arrestime dhe mjete të bllokuara në 48 orë

7 December 2025 at 16:20


TIRANË, 7 dhjetor /ATSH/ Policia Rrugore e Tiranës ka shtuar ndjeshëm kontrollet gjatë dy ditëve të fundit, me fokus te parakalimet e rrezikshme, mosrespektimi i radhës në trafik dhe drejtimi i mjetit nën ndikimin e alkoolit.

Përmes patrullave të pozicionuara në akset kryesore, dronëve, kamerave inteligjente dhe pikave të shumta të kontrollit të shpejtësisë, janë marrë masa të shumta administrative dhe penale.

Gjatë 48 orëve të fundit, janë vendosur 136 gjoba për parakalime të rrezikshme dhe mosrespektim të radhës, ndërsa 17 mjete janë bllokuar me karrotrec për shkelje të ndryshme, nga mungesa e dokumentacionit, deri te modifikimet e paligjshme.

Po ashtu, janë konstatuar 37 drejtues nën ndikimin e alkoolit, të cilët janë ndëshkuar sipas procedurës ligjore, ndërsa për parkime të gabura janë vendosur 2758 masa administrative.

Për vepra penale në fushën e qarkullimit rrugor, Policia ka arrestuar ose proceduar 11 shtetas.

Policia Rrugore i bën apel drejtuesve të mjeteve të respektojnë rregullat dhe sinjalistikën rrugore, duke shmangur sjelljet që rrezikojnë jetën e tyre dhe të të tjerëve.

Sipas njoftimit, kontrollet do të vijojnë me ritme të larta në të gjitha akset e kryeqytetit, në çdo orë të ditës.

/gj.m/r.e/

The post Policia Rrugore intensifikon kontrollet, gjoba, arrestime dhe mjete të bllokuara në 48 orë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Derbi Tirana-Partizani, akset rrugore që bllokohen

7 December 2025 at 14:38

TIRANË, 7 dhjetor /ATSH/ Policia e Tiranës ka marrë masat për garantimin e rendit dhe sigurisë, para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes së futbollit ndërmjet ekipeve “KF Tirana” dhe “Partizani”, që do të zhvillohet ditën e sotme, në orën 18:00, në stadiumin “Arena Kombëtare”.

Policia njofton se, segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara, nga ora 16:00 deri në përfundim të aktivitetit, janë Sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Lekë Dukagjini”, rruga “Dervish Hima” dhe zonat përreth stadiumit “Air Albania”.

Rrugëkalimet e tifozëve do të jenë si më poshtë:

Lëvizja e tifozëve të Tiranës do të bëhet: Nisja përballë “Teatrit të Kukullave” bulevardi “Dëshmorët e Kombit” kthim tek ETC-ja, më pas drejt rrugës “Papa Gjon Pali 2” dhe t’i drejtohen stadiumit;

Lëvizja e tifozëve të Partizanit do të bëhet: nga kryqëzimi i rrugës “Muhamet Gjollesha” ura “Vasil Shanto”, kryqëzimi i rrugës “Komuna e Parisit”, rruga “Sulejman Delvina”, Libri Univeristar, Presidenca dhe më pas t’u drejtohen hyrjeve të stadiumit.

Policia do të garantojë dhe do të sigurojë lëvizjen e tifozëve përgjatë rrugëkalimeve të caktuara dhe nuk do të lejojë grumbullim apo kalim të tifozëve jashtë itinerarit të caktuar.

Në zbatim të planit të masave, do të ushtrohen kontrolle rigoroze ndaj tifozëve, para hyrjes në stadium, për sende të kundërligjshme (sende të forta, bidonë uji, çadra, çelësa metalikë apo lëndë piroteknike etj.). Çdo tifoz duhet të jetë i pajisur me dokument identifikimi.

Nuk do të lejohen të futen në stadium shtetas pa dokument identifikimi, si dhe fëmijët nën moshën 16 vjeç, pavarësisht se mund të jenë të pajisur me bileta, nuk do të lejohen pa praninë e prindit apo kujdestarit (shoqëruar me dokument).

Nuk do të lejohen të futen në stadium të gjithë ata tifozë të cilët në aktivitete të ndryshme sportive janë të identifikuar nga Policia, si tifozë problematikë.

Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e tifozerive respektive, për zbatimin e masave të mësipërme, si dhe mirëkuptimin e qytetarëve për të evituar lëvizjen me automjete në segmentet rrugore të lartpërmendura, në oraret e caktuara.

/gj.m/r.e/

The post Derbi Tirana-Partizani, akset rrugore që bllokohen appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Punime pa plan: Zgjerimi i superstradës Tiranë-Durrës izoloi komunitetet përreth

4 December 2025 at 15:24

Autore: Vjolanda Peca | Citizens.al | Tiranë.

Zgjerimi i superstradës Tiranë-Durrës nisi si një plan që do t’i mundësonte Tiranës një lidhje më të shpejtë me aeroportin e Rinasit dhe bregdetin. Por projekti po zhvillohet në kurriz të mijëra këmbësorëve që e përdorin çdo ditë këtë rrugë.

Heqja e katër prej shtatë mbikalimeve ka izoluar komunitete të tëra në Kashar, Fushë-Kashar dhe Yzberisht, duke i detyruar qytetarët të ecin dhjetëra minuta për të shkuar në punë apo dhe për shërbimet bazë.

Projekti prej miliarda lekësh, i ndarë në disa faza dhe shoqëruar me kritika për mungesë konkurrence, ekspozon boshllëqet e planifikimit urban dhe mungesën e një strategjie afatgjatë për lëvizjen e sigurt.

Në këtë terren të brishtë, neglizhenca institucionale po shndërrohet në barrë të përditshme për qytetarët.

Punimet u ndërlikuan jetën e këmbësorëve

Në shtator të vitit 2024 filloi jetëzimi i projektit për zgjerimin e rreth 6.5 kilometrave rrugë të superstradës nga mbikalimi i Kamzës deri në mbikalimin e Kasharit.

Projekti, i cili pritet të përfundojë përgjatë vitit 2027, ka si synim zgjerimin e rrugës për të reduktuar trafikun, por duket se ka harruar këmbësorët. Punimet kanë hequr mbikalimet duke ua vështirësuar përditshmërinë e banorëve anës rrugës.

Përgjatë këtij segmenti kanë qenë 7 mbikalime që përdoreshin nga këmbësorët për të arritur në stacionet e transportit publik, vendet e punës, ose për të marrë shërbimet e tjera.

Zgjerimi i rrugës, ka hequr momentalisht 4 mbikalime duke i detyruar qytetarët të përshkojnë distanca të gjata në këmbë për të plotësuar nevojat e përditshme.

Mungesa e përgjegjshmërisë në planifikimin urban në të cilin do të duhej të merreshin parasysh të gjitha nevojat e përdoruesve të rrugës, ka sjellë si pasojë lindjen e këtij problemi të ri.

Punimet në superstradën Tiranë-Durrës heqin mbikalimet e këmbësorëve/Foto: Vjolanda Peca.

Për urbanistin Artan Kacani, situata është shqetësuese pasi dy anët e zonës në fjalë kanë të përqendruara aktivitetet industriale dhe të sipërmarrjeve më të mëdha në vend, në të cilat janë të punësuar mijëra punonjës.

“Mëngjes për mëngjes [punëtorët] duhet të kalojnë peripecitë e kalimit të kësaj autostrade ku asgjë s’është bërë përsa i përket të drejtave të këmbësorëve,” thotë Kacani, sipas së cilit heqja e mbikalimeve ka vënë në vështirësi edhe banorët.

Mbikalimet që janë hequr përdoreshin nga këmbësorët për të kaluar mbi superstradë në nyjet që lidhin rrugët dytësore industriale dhe stacionet e urbanit Vorë-Tiranë.

Më konkretisht ato shërbenin për t’iu qasur stacioneve të Katundit të Ri, Domjes, Yrshekut dhe Mëzezës në pika të njohura kryesisht prej sipërmarrjeve që janë aty pranë si: “PSZ Albania”, “QTU”, “Coca Cola” dhe “Vodafone Albania”.

Më të prekurit nga heqja e mbikalimeve janë banorët e Kasharit, si Fushë-Kashari dhe Yzberisht.

Mbikalimet qenë vendosur në këto pika për shkak se përballë tyre ka shkolla, universitete, ndërmarrje, fabrika dhe magazina.

Heqja e tyre i ka detyruar punëtorët dhe studentët, të ecin kryesisht mbi 30 minuta në këmbë drejt mbikalimit më të afërm.

Është e nevojshme të krijohen korsi të dedikuara, hapësira të dedikuara vetëm për këmbësorët, kryesisht nënkalime të sigurta nga përmbyjtjet apo siguria rrugore,” analizoi urbanisti Kacani.

Sipas tij zona ka një gërshetim mes industrisë, banimit dhe bujqësisë duke e bërë të detyrueshëm një infrastrukturë më gjithëpërfshirëse.

Myslym Fera, nga Kamza, prej tre vitesh punon në njërin prej bizneseve në rrugën dytësore të Katundit të ri në Kashar. Ai shprehet i shqetësuar për heqjen e mbikalimeve, sepse e detyrojnë të përshkojë distanca më të gjata duke e detyruar të ecë me bicikletë 20 minuta më tepër për në mbikalimin më të afërt që ndodhet në domje,konkretisht përballë “BMË Albania”.

Kam kaluar atje sipër te mbikalimi i ‘Coca Cola’-s, tani vij dhe kaloj këtu dhe shkoj prapë lart. Vonohem gjysmë ore. Më duket se do ta heqin edhe këtë, e kanë lënë përkohësisht.” u shpreh Fera.

Autoriteti Rrugor Shqiptar tha për Citizens.al se është menduar vendosja e mbikalimeve të reja në pothuaj të njëjtat pozicione që kanë qenë ekzistueset, por nuk tregoi se kur do të rivendosen ato, duke mos iu përgjigjur shqetësimeve të qytetarëve që kanë të drejtë ta përdorin rrugën.

“[…] mbikalimet janë hequr për shkak se pengonin realizimin e punimeve në këtë objekt. Gjatë fazës së kryerjes së punimeve nuk ka një plan menaxhimi për lëvizjen e këmbësoreve për të mos futur në kolaps trafikun dhe ecurinë e punimeve” tha ARRSH.

I kanë marrë në qafë. Gjithë kjo zonë të izolohet?! Unë e kam punën thuajse te QTU-ja, e bëj rrugën dy herë se do të shkoj e do të kthehem prapë në këmbë,” tregoi Bujari, i cili banon në Kashar.

Punimet në superstradën Tiranë-Durrës heqin mbikalimet e këmbësorëve/Foto: Vjolanda Peca.

Heqja e katër mbikalimeve në fazën e parë është tregues që e njëjta gjë do të ndodhë edhe me tre mbikalimet ekzistuese në vijimin e punimeve.

Hoqën atë lart, e hoqën te QTU-ja, hoqën këtë aty poshtë, si do të shkojnë këta njerëz, a kanë orar? Edhe ata kanë familje, janë gra me fëmijë. Gjithë Yrsheku janë gra me fëmijë, shkojnë të shkretat në shi e në të ftohtë, po vjen dimri,” tha me shqetësim për Citizens.al një pensioniste, banore e Kasharit e cila shtoi se “për popullin nuk mendon njeri”.

Qeveria pa plane urbanistike afatgjata

Punimet për zgjerimin e superstradës Tiranë-Durrës nisën gjatë vitit 2024. Ato u përqendruan nga kthesa e Kamzës deri në nyjën e Kasharit, për këtë segment punimet janë ndarë në tre faza.

Rreth 1.7 miliardë lekë u vunë në dispozicion nga buxheti i shtetit për fazën e parë, e cila u fitua nga “Bami Holding” në bashkëpunim me “Curri shpk”.

Faza e dytë u fitua nga një tjetër ortakëri: Elmazaj Konstruksion”, “Nderimi shpk” dhe “Ndregjoni”. Edhe kjo fazë kishte thuajse të njëjtin fond limit: rreth 1.7 miliardë lekë.

Financimi për fazën e tretë u rrit ndjeshëm, duke arritur afro 2.5 miliardë lekë – 50% më shumë se fondi i fazave të para dhe parashikon ndërtimin e një nyje lidhëse në Laknas me superstradën Tiranë-Durrës. Kompania që u kontraktua për këto punime ishte “Alb-Building shpk”.

Platforma e Openprocurement.al – një projekt i Institutit Shqiptar të Shkencës (AIS) – i ka vlerësuar këto procedura tenderuese me flamuj të kuq, për shkak se në të tria rastet ofertat më të ulëta janë skualifikuar.

Eksperti i sigurisë rrugore, Artur Sulçe tha për Citizens.al se ndërtimi i konstruksioneve metalike që shërbejnë si mbikalime duhet të ishte menduar që prej fillimit të punimeve.

“[…] një pjesë e qytetarëve mund të kenë dhe nga krahu majtë dhe nga krahu djathtë i rrugës pjesë të pronave,” kujtoi ndër të tjera arsye për të pasur mbikalime eksperti rrugor Sulçe

Gjatë inspektimit në kantierin e aksit rrugor Tiranë-Durrës, Kryeministri Rama, i shoqëruar nga zëvendëskryeministrja Belinda Balluku u shpreh se për superstradën është i nevojshëm “një mur dekorativ” ose “një lloj ndarëse dekorative”.

Ky koment i tiji konfirmon sërish se planifikimi urban nuk është i qëndrueshëm në Shqipëri. Ai varet ose nga interesat e sipërmarrësve të mëdhenj në vend, ose nga vetë shijet e kryeministrit.

Zhvillimi i Tiranës si një qytet amorf, është përhapur si model në qytetet e tjera kryesore të vendit si Durrësi, Vlora, Shkodra etj.

Heqja e mbikalimeve në Kashar është një detaj i vogël në këtë amulli zhvillimi urban, por që tregon qartë vështirësitë me të cilat përballen qytetarët.

Pa një planifikim të qartë dhe afatgjatë, çdo investim publik rrezikon të kthehet në shpërdorim, e gjitha në kurriz të taksapaguesve, të cilët vuajnë edhe pasoja direkte në përditshmërinë e tyre.

Lexoni gjithashtu:

The post Punime pa plan: Zgjerimi i superstradës Tiranë-Durrës izoloi komunitetet përreth appeared first on Citizens.al.

Lagështi në rrugë dhe prani dëbore, policia apel shoferëve për kujdes në lëvizje

3 December 2025 at 14:23

TIRANË, 3 dhjetor/ATSH/ Policia apeloi sot për më shumë kujdes nga përdoruesit e rrugës, kryesisht në zonat malore, për shkak të reshjeve të dëborës.

Kështu, Policia Rrugore ka rritur prezencën e saj në të gjitha akset rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, lehtësimin e lëvizjes së automjeteve në akset ku ka ngarkesë dhe për të ndihmuar përdoruesit të rrugës, në raste nevoje.

Policia Rrugore apeloi për kujdes gjatë lëvizjes, pasi ka prezencë të lagështirës dhe në disa akse rrugore malore, prezencë të dëborës.

Drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve apelohen të respektojnë sinjalistikën rrugore, të përdorin zinxhirë dhe goma dimërore në akset ku është e nevojshme dhe të ndjekin udhëzimet e punonjësve të Policisë Rrugore në shërbim.

Po ashtu, apelohen të moderojnë shpejtësinë, të mbajnë distancën e duhur me mjetet e tjera, të mos kryejnë parakalime të gabuara, të vendosin rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse, dhe të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të automjeteve dhe motomjeteve.

The post Lagështi në rrugë dhe prani dëbore, policia apel shoferëve për kujdes në lëvizje appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Aksident automobilistik në jug të vendit, përfundon në pranga shoferi përgjegjës

By: melisa
1 December 2025 at 10:57

Një aksident rrugor u regjistrua dje në aksin “Levan–Tepelenë”, ku u përfshinë dy automjete. Si pasojë, një 45-vjeçar mbeti i plagosur, ndërsa drejtuesi i mjetit tjetër u arrestua në flagrancë. Sipas njoftimit të Policia e Shtetit, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor ndërhynë menjëherë pas ngjarjes dhe ushtruan ndalimin e drejtuesit të automjetit. Arrestohet shtetasi me iniciale S. B.

Source

Vithkuqi dhe Dardha zbardhen nga bora, qarkullim normal në akset rrugore

23 November 2025 at 19:19

TIRANË, 23 nëntor/ATSH/ Në qarkun e Korçës sot janë regjistruar reshjet e para të dëborës. Në zonat malore si Dardhë, Vithkuqi dhe Shtyllë në lartësinë mbi 1000 metra mbi nivelin e detit reshjet e borës janë në intensitet të ulët.

Kreu i Bashkisë së Korçës ndau pamje nga bora e parë në Dardhë.

Prefekti i Korçës, Nertil Jole në një reagim në rrjetet sociale, tha se në segmentin Boboshticë-Dardhë filluan reshjet e borës dhe borëpastrueset janë në terren.

“Kontraktori po punon për largimin e dëborës dhe hedhjen e kripës. Qarkullimi është normal në të gjitha akset kryesore të qarkut. Stafi i Drejtorisë Qendër-Lindje i Autoritetit Rrugor Shqiptar po i monitoron ato për të siguruar çdo ndërhyrje aty ku është e nevojshme”, tha Jole.

Reshjet janë të lehta dhe qarkullimi i automjeteve zhvillohet normalisht, pa probleme të raportuara.

/e.i/a.f/

The post Vithkuqi dhe Dardha zbardhen nga bora, qarkullim normal në akset rrugore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“U zgjuam ilegalë”, konfiskimi i monopatinave pa procedura të qarta

18 November 2025 at 15:55

Aksioni i policisë për bllokimin e patinave elektrike (monopatina) ka ndezur një debat të gjerë mbi lirinë e lëvizjes dhe standardet e sigurisë në rrugët urbane. Prej 13 tetorit, qindra qytetarë janë ndaluar dhe mjetet e tyre janë konfiskuar, pa një afat të qartë se kur do të miratohet rregullorja e re dhe kur do të rikthehet përdorimi i tyre në rrugë.

“Ilegalë nga hiçi”

Besian Kozma, regjisor në Radio-Televizionin Shqiptar, prej vitit 2023 e përdorte patinën elektrike çdo ditë për të vajtur në punë. Për zonën ku banon, në kodrat e Liqenit të Thatë, monopatina ishte mjet praktik, më e lehtë se biçikleta për maloret dhe më e shpejtë dhe ekonomike se makina.

Çdo ditë ai përshkonte rreth 5 kilometra vajtje-ardhje pa shpenzime dhe stres trafiku apo parkimi.

“Ka qenë mjeti më i volitshëm që kam pasur ndonjëherë,” kujton ai.

Rutina u prish më 12 tetor, kur në rrjetet sociale pa videon e ministres së Brendshme Albana Koçiu, që paralajmëronte aksionin e bllokimeve. Megjithatë Besiani vazhdoi ta përdorte monopatinën edhe dy javë të tjera, derisa më 20 tetor, kur doli nga puna, u ndalua nga një patrullë në rreth-rrotullimin e rrugës “Papa Gjon Pali II”.

“Ndalova normalisht, sepse nuk kam asgjë kundër policisë, e cila bën detyrën,” tregon Besiani, i cili e përshkruan momentin e ndalimit të paqartë nga ana administrative.

“Kërkova arsyen e bllokimit dhe më cituan një urdhër verbal,” kujton ai. Monopatina iu mor pa i dhënë asnjë dokument apo procesverbal. Ai thotë se me këmbënguljen e tij, oficeri e vendosi mjetin në sediljen e makinës së patrullës dhe, aq.

Tre ditë më vonë, në Komisariatin e Policisë Rrugore, iu kërkua të dorëzonte kërkesë me shkrim për të marrë informacion.

Dy javë pas kërkesës, Besiani u thirr në komisariat.

“Mendova se do të ma kthenin monopatinën, por nuk qëlloi të ishte kështu,” kujton ai, teksa shton se në komisariat mori një shkresë dyfaqëshe ku thuhej se mjeti elektrik i ishte bllokuar për 30 ditë për: shkelje të rregullave të qarkullimit, pamundësi për të vërtetuar pronësinë dhe “refuzim për t’iu ndaluar policisë”.

“Të tria arsyet nuk qëndronin,” thekson ai. Për këtë Besiani dorëzoi ankesë dhe prej fundit të tetorit është ende në pritje të një përgjigje. Patinën e pati blerë rreth 550 euro dhe thekson se zotëron faturën, e cila ia vërteton pronësinë.

Ilustrim grafik/Citizens.al

Kontradikta mes praktikës së policisë dhe bazës ligjore

Aksioni i policisë nisi pa një bazë të qartë dhe pa sqarimet e nevojshme publike, duke lënë qindra qytetarë, përfshirë Besianin, në një situatë të cunguar.

Deri më 11 nëntor policia bllokoi 1,426 patina, ndërsa komunikimet zyrtare mbetën të pjesshme, shpesh të paqarta dhe pa shpjegime të plota mbi arsyet dhe zgjatjen e operacionit.

Veprimet e policisë u bazuan në një vendim të ministres Albana Koçiu, i cili u botua në Fletoren Zyrtare katër ditë pasi aksioni kishte nisur. Ministria e konfirmoi këtë në një komunikim për Citizens.al.

Përfaqësues të Policisë së Shtetit thanë për Citizens.al se aksioni mbështetej edhe në një urdhër të brendshëm të datës 9 tetor. Por, ky zinxhir vendimesh krijoi një precedent të rrezikshëm ku veprimi administrativ mori fuqi përpara detyrimit për t’u botuar në Fletore Zyrtare.

Pra urdhrat nisën të zbatoheshin pa u njoftuar ligjërisht publiku. Mjaftoi një dalje në Facebook. Kjo paqartësi operacionale duket se mbështetet nga një boshllëk edhe më i madh ligjor.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DSHTRR) konfirmoi për Citizens.al se “patinat elektrike lejohen të qarkullojnë në rrugë”, sepse neni 344 i VKM-së nr.153 i trajton ato “në analogji me biçikletat” në zbatim të Nenit 180 të Kodit Rrugor.

Në mungesë të një neni të posaçëm, rregullat e biçikletave funksionojnë si normë e huazuar për patinat: ato mund të lëvizin në rrugë dhe duhet të përdorin korsitë e biçikletave, kur ekzistojnë, duke respektuar të njëjtat rregulla të drejtimit, ndriçimit, sinjalizimit etj.

Ndryshimi i vitit 2021 e formalizoi termin “patina elektrike” në Kod Rrugor duke i lejuar për qarkullim. Por nuk u shoqërua me kuadër të plotë rregullator.

Kodi Rrugor nuk përmban nen të posaçëm për to, ndërsa bashkitë dhe policia nuk kanë akte nënligjore që të përcaktojnë qartë shpejtësinë, zonat e lejuara apo kufizimet teknike.

Në këtë amulli, qytetarët gjenden të penalizuar për përdorimin e një mjeti që ligji e lejon, por rregullat e zbatimit të tij mungojnë. Pikërisht këtu lind paradoksi: e drejta ekziston, por zbatimi i saj varet nga interpretimi i autoriteteve, duke e kthyer sigurinë rrugore në një proces të paqëndrueshëm dhe arbitrar.

“Aksion i tepruar dhe arbitrar”

Autoritetet e nisën aksionin pas një numri incidentesh. Ndërkohë, në dy raportime të mëparshme të Citizens.al u vu re konfuzion prej qytetarëve, protesta spontane dhe mungesë transparence.

Për të kuptuar ndikimin real tek përdoruesit, Citizens.al zhvilloi një pyetësor në të cilin u përgjigjën 40 qytetarë që ishin përballur direkt me operacionin policor, një prej të cilëve edhe Besian Kozma.

Pjesa dërrmuese e të anketuarve thanë se e përdornin monopatinën për lëvizje të përditshme, kryesisht për në punë (90%), ndërsa 10% për shërbime “delivery”. Ky profil i përdorimit sugjeron se monopatinat nuk janë thjesht mjete rekreative, por alternativë e lëvizjes urbane, veçanërisht për ata që nuk përballojnë dot kosto të larta transporti.

Ilustrim gjatë aksionit policor të datës 13 tetor/Citizens.al

Anketa vë në dukje mungesën e transparencës në zbatimin e aksionit policor pasi shumica (59%) e përdoruesve thanë se nuk morën asnjë dokument zyrtar në momentin e bllokimit.

Shumica u ndaluan në mëngjes, rrugës për punë (65%), duke e kthyer ndërhyrjen në një goditje direkte mbi lëvizshmërinë e qytetarëve, pjesa dërrmuese (90%) e të cilëve e konsideruan aksionin “të tepruar dhe të padrejtë”, si dhe bllokimin 30-ditor “arbitrar”.

Asnjë përdorues nuk e ka vlerësuar për Citizens.al aksionin si “të drejtë dhe të nevojshëm”. Kjo tregon një hendek të qartë midis perceptimit qytetar dhe justifikimit institucional për sigurinë rrugore.

“Për mua kanë vepruar shumë gabim, sepse na kanë dëmtuar në përditshmërinë tonë, mund t’i hartonin rregullat edhe pa bërë një aksion të tillë,” thotë Besiani.

Pothuajse të gjithë (93%) thanë se e kishin përjetuar këtë periudhë pa monopatinë si të kushtueshme në kohë dhe para. Qytetarët janë orientuar drejt transportit urban (43%) ose ecjes (45%), ndërsa 12% drejt taksive. Ky ndryshim ka krijuar ngarkesë financiare dhe kohore për përdoruesit aktivë të këtyre mjeteve.

“Për momentin lëviz ose me biçikletë ose me urban, por kjo periudhë ka treguar se çfarë efekti ka dhënë në lëvizje sepse të gjithë ne që kishim patina dhe na u bllokuan, ose po përdorim makinë ose urbanin duke ndikuar në trafik,” komenton Besiani.

“Problemi nuk janë mjetet, por mungesa e rregullave”

Shumica (62%) e të anketuarve besojnë se monopatinat janë problem vetëm kur përdoren pa rregulla. Vetëm 20% i konsiderojnë ato rrezik serioz. Në të njëjtën linjë, shumica mbështesin përdorimin në korsitë e biçikletave, por pranojnë se për këtë përdorim duhet të ketë kufizime.

“Të dalin ekspertë dhe ta vlerësojnë këtë gjë, normalisht të ketë rregulla dhe të ndëshkohet cilido që nuk i zbaton, jo të penalizohen të gjithë,” vijon Besiani.

Rekomandimet e të anketuarve nga Citizens.al synojnë balancimin mes sigurisë rrugore dhe të drejtës për lëvizje. Ata shprehen me dakordësi se patinat elektrike duhet të kenë kufizim moshe dhe shpejtësie, t’u kërkohet regjistrim, identifikim dhe siguracion mjeti, sidomos në rastet e përdorimit tregtar, dhe ndëshkim me gjoba dhe konfiskime në rastet e shkeljeve të përsëritura.

Anketa e Citizens.al tregon se pjesa më e madhe e përdoruesve të monopatinave nuk i kundërshtojnë rregullat, përkundrazi, i kërkojnë. Por bllokimi 30-ditor, pa paralajmërim dhe pa procedura të rregullta, është perceptuar si masë ndëshkuese dhe e padrejtë.

Kështu, debati për monopatinat nxjerr në pah një realitet të thellë: qytetet e mëdha si Tirana, kërkojnë politika të qarta dhe afatgjata të lëvizshmërisë dhe jo përndjekje me operacione të papritura policore.

The post “U zgjuam ilegalë”, konfiskimi i monopatinave pa procedura të qarta appeared first on Citizens.al.

25 të arrestuar dhe proceduar për shkelje të rregullave të qarkullimit në Tiranë

10 November 2025 at 13:47

TIRANË, 10 nëntor/ATSH/ Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar aksionin për lirimin e korsive të dedikuara për transportin publik dhe bllokimin e mjeteve elektrike.
Sipas policisë, gjatë 72 orëve të fundit në përfundim të kontrolleve të zhvilluara në akse të ndryshme të kryeqytetit 40 automjete u hoqën me mjet ngritës nga korsitë e dedikuara, 25 shtetas u arrestuan dhe proceduan penalisht për vepra penale në fushën e qarkullimit rrugor, ku 3 prej tyre drejtonin automjete nën efektin e lëndëve narkotike.
Gjithashtu u tërhoqën 76 leje qarkullimi të shtetasve që rezultojnë debitorë për mospagim të detyrimeve administrative, u sekuestruan 90 monopatina dhe 12 motoçikleta elektrike për lëvizje në kundërshtim me udhëzimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, për ndalimin e përkohshëm të qarkullimit të patinave elektrike dhe çdo varianti të tyre të kombinuar, për arsye që lidhen me sigurinë publike dhe sigurinë e qarkullimit rrugor.
Policia Rrugore e Tiranës u bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të mos përdorin korsitë e dedikuara dhe të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo të substancave narkotike.
Kontrollet do të vijojnë çdo ditë, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë për të gjithë përdoruesit e rrugës.
/k.s/r.e/a.f/

The post 25 të arrestuar dhe proceduar për shkelje të rregullave të qarkullimit në Tiranë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rafuna numëron tri veprimet që qeveria e re duhet t’i bëjë urgjentisht në ekonomi

7 November 2025 at 15:35


Rafuna numëron tri veprimet që qeveria e re duhet t’i bëjë urgjentisht në ekonomi

“Përballje Podcast”, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka listuar tri fushat kryesore ku qeveria e re duhet të veprojë menjëherë për ta nxitur zhvillimin ekonomik të vendit e që sipas tij janë energjia, infrastruktura dhe reformat fiskale e arsimore.

Ky podcast përkrahet nga kompania e derivateve EXFIS.

“Duhet me urgjencë te pjesa e energjisë me ba një ndërtim të ri tani,” ka deklaruar Rafuna, duke theksuar se Kosova ka nevojë për një investim të madh për ta siguruar stabilitetin energjetik.



Ai shtoi se duhet të shtohen edhe kapacitetet alternative – me erë dhe panele solare.

Në infrastrukturë, Rafuna tha se hekurudha është urgjencë, duke e quajtur atë “projekt top strategjik për zhvillimin ekonomik dhe për çështje sigurie”.

“Nuk guxon Kosova me mbetë anashkur në proceset rajonale, duhet të lidhet me Shqipërinë, Kroacinë e Hungarinë përmes hekurudhës”, u shpreh ai, në “Përballje Podcast” në Telegrafi.com me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu.

Lulzim Rafuna e Muhamet Hajrullahu n\u00eb "P\u00ebrballje Podcast" Foto: Pjetër Monreca

Në aspektin fiskal, Rafuna kërkoi reformë urgjente në TVSH dhe tatimin doganor.

“Nuk shkon ma që biznesi me kreditu shtetin. Tatimi doganor duhet të eliminohet – kështu hiqen shumë procedura burokratike që e pengojnë biznesin sot”, tha ai.

Ai foli edhe për lidhjen e arsimit me tregun e punës.

- YouTube www.youtube.com

“Ende diplomojmë kuadra që nuk mund të gjejnë veten në treg. Sfida më e madhe për bizneset sot është mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar”, ka potencuar ai.

Në fund, Rafuna kërkoi një qasje të re në diplomacinë ekonomike.

“Diplomacia ekonomike duhet me u udhëheq prej sektorit privat. Biznesi është ai që sjell biznesin në Kosovë. Hajde të jemi partnerë, hajde të ulemi së bashku ta bëjmë një strategji dhe të ecim përpara,” përfundoi Rafuna./Telegrafi/.

Kaos i përditshëm me trafikun në Kamëz, a po e bllokon Neritan Buzi qëllimisht rrugën? VIDEO

By: Ela
6 November 2025 at 09:00

Rruga nga Instituti për tek Casa Italia është një kaos i përditshëm që po shkakton stres, vonesa dhe iritim tek banorët e Paskuqanit, Institutit dhe Kamzës. Rrugëtimi për në punë, shkollë apo detyrime të tjera është një mision i pamundur! Për një copë rrugë që mund të bëhet në kushte normale për 2-3 minuta, qytetarët […]

The post Kaos i përditshëm me trafikun në Kamëz, a po e bllokon Neritan Buzi qëllimisht rrugën? VIDEO appeared first on BoldNews.al.

💾

❌
❌