Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 20 January 2026Main stream

Komuna e Fushë Kosovës vazhdon me lirimin e hapësirave publike

20 January 2026 at 08:15


Drejtoria për Inspektorat e Komunës së Fushë Kosovës ka realizuar sot inspektime në disa zona të qytetit, me qëllim lirimin e hapësirave publike dhe rregullimin e rendit në trotuare dhe sipërfaqe të përbashkëta.

Gjatë këtyre inspektimeve janë evidentuar raste të bllokimit të hapësirave publike, si dhe shfrytëzime të paautorizuara në zona publike. Në disa raste është kërkuar largimi i menjëhershëm i pengesave, janë dhënë paralajmërime në vend dhe janë iniciuar procedura për trajtim administrativ, në përputhje me kompetencat ligjore të Inspektoratit.

Drejtori për Inspektorat në Komunën e Fushë Kosovës, Durim Hajra, ka bërë thirrje për përgjegjësi qytetare dhe institucionale.

“I ftojmë të gjitha bizneset dhe qytetarët që të mos i zënë hapësirat publike dhe të mos pengojnë lëvizjen e lirë të këmbësorëve, qasjen për persona me aftësi të kufizuara, si dhe sigurinë e përgjithshme në qytet. Inspektimet do të vazhdojnë edhe në të ardhmen dhe në rast të mosrespektimit do të merren masa shtesë, përfshirë gjoba dhe largim të detyrueshëm të pengesave, në përputhje me legjislacionin në fuqi”, ka thënë ai.

Ai ka falënderuar qytetarët dhe bizneset për bashkëpunimin dhe gatishmërinë e treguar gjatë këtij aksioni.

Nga Komuna e Fushë Kosovës bëhet e ditur se mbetet e përkushtuar në krijimin e kushteve për një ambient më të rregullt, të sigurt dhe një cilësi më të mirë jete për të gjithë qytetarët. /Telegrafi/


Before yesterdayMain stream

Punëtorët e NPL “Ambienti” pastrojnë dhe mirëmbajnë Fushën e Sportit në Ferizaj

17 December 2025 at 16:23


Punonjësit e Ndërmarrjes Publike Lokale “Ambienti” Sh.A. në Ferizaj kanë realizuar pastrimin dhe mirëmbajtjen e Fushës së Sportit në qytet, në kuadër të aktiviteteve të rregullta për përmirësimin e hapësirave publike.

Sipas njoftimit të ndërmarrjes, ndërhyrja ka përfshirë largimin e mbeturinave, pastrimin e hapësirave përreth dhe rregullimin e mjedisit, duke krijuar kushte më të mira dhe më të sigurta për qytetarët që e shfrytëzojnë këtë hapësirë.

Nga NPL “Ambienti” bëjnë të ditur se falë angazhimit të vazhdueshëm të punonjësve, fusha e sportit tashmë ofron një ambient më të pastër dhe më të rregullt, i përshtatshëm për aktivitete sportive dhe rekreative të komunitetit.

Ndërmarrja thekson se do të vazhdojë me aksione të ngjashme edhe në hapësira të tjera publike, me qëllim rritjen e cilësisë së mjedisit urban në Ferizaj. /Telegrafi/


Drejt rehabilitimit hapësirat publike të liruara nga ndërtimet pa leje në Durrës

17 December 2025 at 15:37

TIRANË, 17 dhjetor/ATSH/ Në bashkinë e Durrësit po vijon zgjerimi i hartës së hapësirave publike që po u rikthehen komunitetit, pas prishjes së ndërtimeve pa leje.

Ndërkohë, bashkia e Durrësit është angazhuar në rikualifikimin urban të hapësirave të liruara, duke shtuar edhe sipërfaqet e gjelbëruara.

Kryeministri Edi Rama ndau sot momente nga ndërhyrja që po kryhet në një hapësirë të zaptuar në lagjen 4, e cila tashmë është liruar dhe po i nënshtrohet rehabilitimit, për t’u vënë sërish në shërbim të qytetarëve.

Rama siguroi se angazhimi për t’i rikthyer komunitetit hapësirat publike të zëna në mënyrë të paligjshme po vijon, duke garantuar ambiente të hapura, funksionale dhe të aksesueshme për të gjithë.

Nisma për lirimin e hapësirave publike nga ndërtimet pa leje synon të kthejë ligjshmërinë në territor duke sjellë zhvillim për komunitetet.

E nisur në muajin korrik, ajo është konceptuar si ndërhyrje e përhershme dhe mbetet prioritet i pushtetit vendor dhe qendror.

Shumë raste shkeljesh raportohen nga vetë qytetarët në portalin e dedikuar për këtë qëllim “Hapësira ime publike”, ku deri tani rezultojnë 16 920 raste të denoncuara, nga të cilat janë zgjidhur 12 992 raste, ndërsa 3 928 të tjera janë në proces shqyrtimi.

/m.m/r.e/

The post Drejt rehabilitimit hapësirat publike të liruara nga ndërtimet pa leje në Durrës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Vijojmë pa pushim lirimin e hapësirave publike

12 December 2025 at 15:55

TIRANË, 12 dhjetor/ATSH/ Në të gjithë territorin e vendit, po vijon puna për lirimin e hapësirave publike nga ndërtimet e paligjshme, një nismë që i paraprin zbatimit të programit “Rilindja Urbane 2.0”.

Nisma për lirimin e hapësirave publike nga ndërtimet pa leje synon të kthejë ligjshmërinë në territor duke sjellë zhvillim për komunitetet.

Kryeministri Edi Rama publikoi sot në rrjetet sociale, pamje nga një tjetër ndërhyrje e forcave të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.

“Vijojmë pa pushim, lirojmë hapësirat publike”, tha Rama, ndërsa ndau pamje nga prishja e një godine të ndërtuar pa leje.

E nisur në muajin korrik, nisma për lirimin e hapësirave publike është konceptuar si ndërhyrje e përhershme dhe mbetet prioritet i pushtetit vendor dhe qendror.

Shumë raste shkeljesh raportohen nga vetë qytetarët në portalin e dedikuar për këtë qëllim “Hapësira ime publike”, ku deri tani rezultojnë 16 710 raste të denoncuara, nga të cilat janë zgjidhur 12 840 raste, ndërsa 3 870 të tjera janë në proces shqyrtimi.

Qeveria shqiptare ka ashpërsuar masat për forcimin e kontrollit mbi territorin, mbrojtjen e hapësirave publike, zbatimin cilësor të lejeve të ndërtimit dhe ndëshkimin e ndërtuesve që i shkelin ato.

/m.m/a.f/r.e/

The post Rama: Vijojmë pa pushim lirimin e hapësirave publike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Lirimi i hapësirave publike vijon pa ndalim edhe në fundjavë

9 November 2025 at 13:40


TIRANË, 9 nëntor /ATSH/ Në zbatim të programit “Rilindja Urbane 2.0”, qeveria ka ndërmarrë që prej muajit korrik operacionin për lirimin e hapësirave publike nga ndërtimet e paligjshme vijon në të gjithë vendin duke i paraprirë.

Në funksion të kësaj ndërhyrje është vendosur në dispozicion të qytetarëve portali “Hapësira ime publike”, ku mund të denoncohen ndërtimet pa leje. Deri tani në këtë portal  janë raportuar 15 392 raste, nga të cilat janë zgjidhur 11 702 raste, ndërsa 3 690 të tjera janë aktualisht në proces shqyrtimi.

Kryeministri Edi Rama ndau sot të tjera pamje nga ndërhyrjet që po kryhen në gjithë territorin për çmontimin e strukturave pa leje të pozicionuara në hapësirat publike.

“Ecim, pa të shtunë e pa të diel”, tha Rama krahas pamjeve.

Qeveria shqiptare ka ashpërsuar masat për forcimin e kontrollit mbi territorin, mbrojtjen e hapësirave publike, zbatimin cilësor të lejeve të ndërtimit dhe ndëshkimin e ndërtuesve që i shkelin ato.

E konceptuar si një ndërhyrje sistematike në terren dhe jo një aksion i përkohshëm, kjo nismë, e cila ka nisur nga zbatimi në muajin korrik, po vijon me prioritet në të gjithë territorin e vendit.

Për goditjen e fenomenit të ndërtimeve pa leje, në Kodin e ri Penal parashikohen ndëshkime më të ashpra.

Një tjetër mekanizëm, që do të jetë në funksion të subjekteve private, do të jetë Rregullorja e re Kombëtare, ku do të përcaktohen me ligj hapësirat që mund të shfrytëzojnë bizneset.

/m.m/a.f/

The post Lirimi i hapësirave publike vijon pa ndalim edhe në fundjavë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Lirimi i hapësirave publike, Rama: Operacioni nuk ndalet askund e përballë askujt

7 November 2025 at 18:00

TIRANË, 7 nëntor /ATSH/ Lirimi i hapësirave publike nga ndërtimet e paligjshme, synon të kthejë ligjshmërinë në territor duke sjellë më shumë hapësira publike dhe zhvillim për qytetarët dhe komunitetet.

Kryeministri Edi Rama, përcolli sot në rrjetet sociale, pamje nga një tjetër operacion, këtë  në zonën e Farkës. Në pamje shfaqet momenti kur një kompleks vilash pa leje shemben me tritol nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT), ndërsa Rama pohoi se “nuk mund të ndërtohen vila të shtrenjta për qëllime fitimi në dëm të ligjit e në kurriz të komunitetit”.

“Operacioni nuk do të ndalet askund dhe përballë askujt, deri kur asnjë të mos e mendojë fare më se mund të ndërtojë metra katrorë pa leje”, cilësoi Rama.

Operacioni kombëtar për vendosjen e ligjshmërisë në territor për ata që ndërtojnë pa leje, përtej lejes, apo për qëllime fitimi, ka nisur e po shtrihet në zonat rreth Tiranës, ku ndërtuesit, mbikëqyrësit, inspektorët, që kanë shkelur kushtet e lejeve për vila e godina të shtrenjta, do të përballen me masat administrative e penale, që parasheh legjislacioni në fuqi.

Operacioni ka nisur në korrik dhe vjen në kuadër të vizionit “Rilindja Urbane 2.0”.

Për këtë qëllim në dispozicion të qytetarëve të cilët duan të denoncojnë rastet abuzive është vënë në dispozicion Portali “Hapësiraimepublike.gov.al”. Deri më sot në këtë portal janë raportuar 15 310 raste, nga të cilat janë zgjidhur 11 686 raste, ndërsa 3 624 të tjera janë aktualisht në proces shqyrtimi.

/e.i/a.f/r.e/

The post Lirimi i hapësirave publike, Rama: Operacioni nuk ndalet askund e përballë askujt appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vijon aksioni policor për lirimin e hapësirave publike/ Lushnjë, nën hetim 3 persona për shfrytëzim të kundërligjshëm

By: Rovena
7 November 2025 at 11:05

Në qytetin e Lushnjës vijon plani operacional policor, “Hapësirat publike”, ndaj shfrytëzimit të kundërligjshëm të hapësirave.

Policia ka evidentuar 3 raste të shfrytëzimit të hapësirave, për aktivitete ekonomike të paregjistruara (shitblerje/parkim automjetesh). Për këtë janë vënë nën hetim 3 autorët e paligjshmërisë.

“-A. S., 34 vjeç dhe R. K., 29 vjeç, banues në Lushnjë, pasi në lagjen “Savër”, kishin pushtuar 2 hapësira publike, të cilat i shfrytëzonin si subjekte për shitblerje automjetesh, aktivitet të cilin nuk e kishin regjistruar te organet tatimore; -A. H., i cili shfrytëzonte një hapësirë në lagjen “Gafurr Muça”, si vendparkim automjetesh, aktivitet të cilin nuk e kishin regjistruar te organet tatimore”, njofton policia.

Plani operacional “Hapësirat publike” vijon. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Aksioni për hapësirat publike/ Rama: Vijojmë punën për të liruar trotuaret e rrugët e zaptuara

By: Rovena
6 November 2025 at 14:46

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot pamje nga aksioni për lirimin e trotuareve, rrugëve dhe hapësirave publike të zaptuara në disa zona të vendit. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Rama theksoi se puna po vijon me qëllim rikthimin e hapësirave për qytetarët dhe përmirësimin e rendit urban.

“Vijojmë punën për të liruar trotuaret, rrugët dhe hapësirat publike të zaptuara”, shkroi kryeministri krahas videove që tregojnë ndërhyrjet në terren.

Aksioni është pjesë e nismës së qeverisë për të çliruar hapësirat publike nga ndërtimet dhe zëniet pa leje, si dhe për të garantuar akses të sigurt për këmbësorët dhe mjetet.

Vijon puna për lirimin e trotuareve dhe hapësirave publike të zaptuara

6 November 2025 at 14:54


TIRANË, 6 nëntor/ATSH/ Lirimi i hapësirave publike nga ndërtimet e paligjshme vijon në të gjithë vendin, ndërkohë që deri tani nga vetë qytetarët janë raportuar 15 239 raste në portalin “Hapësira ime publike”.

Këto ndërhyrje i paraprijnë zbatimit të programit “Rilindja Urbane 2.0”, i cili synon të kthejë ligjshmërinë në territor, duke sjellë zhvillim për komunitetet.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga këto ndërhyrje në kryeqytet, ku po vijon puna për të liruar trotuaret, rrugët dhe hapësirat publike të zaptuara.

E konceptuar si një ndërhyrje sistematike në terren dhe jo një aksion i përkohshëm, kjo nismë, e cila ka nisur nga zbatimi në muajin korrik, po vijon me prioritet në të gjithë territorin e vendit.

Qeveria shqiptare ka ashpërsuar masat për forcimin e kontrollit mbi territorin, mbrojtjen e hapësirave publike, zbatimin cilësor të lejeve të ndërtimit dhe ndëshkimin e ndërtuesve që i shkelin ato.

Për goditjen e fenomenit të ndërtimeve pa leje, në Kodin e ri Penal parashikohen ndëshkime më të ashpra.

Një tjetër mekanizëm, që do të jetë në funksion të subjekteve private, do të jetë Rregullorja e re Kombëtare, ku do të përcaktohen me ligj hapësirat që mund të shfrytëzojnë bizneset.

Deri sot në portalin “Hapësira ime publike” ku qytetarët mund të denoncojnë shkeljet, janë raportuar 15 239 raste, nga të cilat janë zgjidhur 11 626 raste, ndërsa 3 613 të tjera janë aktualisht në proces shqyrtimi.

/m.m/j.p/

The post Vijon puna për lirimin e trotuareve dhe hapësirave publike të zaptuara appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Vijon puna për lirimin e hapësirave publike

24 October 2025 at 12:48


TIRANË, 24 tetor /ATSH/ Lirimi i hapësirave publike nga ndërtimet e paligjshme vijon në të gjithë vendin duke i paraprirë zbatimit të programit “Rilindja Urbane 2.0”.

Ndërkohë shumë raste shkeljesh raportohen nga vetë qytetarët në portalin e dedikuar për këtë qëllim “Hapësira ime publike”, ku deri tani rezultojnë 14358 raste të denoncuara.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga ndërhyrjet që po kryhen në kryeqytet, ku po vijon çlirimi i hapësirave publike.

“Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike”, u shpreh Rama, krahas pamjeve të çmontimit të strukturave metalike të ngritura pa leje nga bizneset, por edhe prishjes së lavazheve që ndodhen në lagje të ndryshme të Tiranës.

E konceptuar si një ndërhyrje sistematike në terren dhe jo një aksion i përkohshëm, kjo nismë, e cila ka nisur nga zbatimi në muajin korrik, po vijon me prioritet në të gjithë territorin e vendit.

Qeveria shqiptare ka ashpërsuar masat për forcimin e kontrollit mbi territorin, mbrojtjen e hapësirave publike, zbatimin cilësor të lejeve të ndërtimit dhe ndëshkimin e ndërtuesve që i shkelin ato.

Për goditjen e fenomenit të ndërtimeve pa leje, në Kodin e ri Penal parashikohen ndëshkime më të ashpra.

Një tjetër mekanizëm, që do të jetë në funksion të subjekteve private, do të jetë Rregullorja e re Kombëtare, ku do të përcaktohen me ligj hapësirat që mund të shfrytëzojnë bizneset.

Deri sot në portalin “Hapësira ime publike” ku qytetarët mund të denoncojnë shkeljet, janë raportuar 14 358 raste, nga të cilat janë zgjidhur 10 671 raste, ndërsa 3 687 të tjera janë aktualisht në proces shqyrtimi.

/m.m/j.p/

The post Rama: Vijon puna për lirimin e hapësirave publike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vijon lirimi i hapësirave publike në vend, Rama publikon pamjet: Non stop, në çdo qytet

21 October 2025 at 14:46


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar të tjera pamje nga aksioni i lirimit të hapësirave publike.

Aty shihet se si janë hequr disa objekte nga zona të ndryshme, jo vetët të Tiranës, por edhe të qyteteve të tjera.

“Non stop, në çdo qytet”, shkruan Rama në rrjetin social në Facebook. /Telegrafi/


Vijon lirimi i hapësirave publike në Durrës, Rama: Non stop në çdo qytet

21 October 2025 at 14:49


TIRANË, 21 tetor /ATSH/ Lirimi i hapësirave publike nga ndërtimet e paligjshme vijon në të gjithë vendin duke i paraprirë zbatimit të programit “Rilindja Urbane 2.0”.

Ndërkohë shumë raste shkeljesh raportohen nga vetë qytetarët në portalin e dedikuar për këtë qëllim “Hapësira ime publike”, ku deri tani rezultojnë 14 130 raste të denoncuara.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga ndërhyrjet që po kryhen në qytetin e Durrësit, ku po vijon çlirimi i hapësirave publike.

“Non stop, në çdo qytet”, u shpreh Rama, krahas pamjeve të çmontimit të strukturave pa leje në qytetin bregdetar, por edhe largimit të kioskave apo rulotëve të pozicionuar pa leje në hapësirat publike.

E konceptuar si një ndërhyrje sistematike në terren dhe jo një aksion i përkohshëm, kjo nismë, e cila ka nisur nga zbatimi në muajin korrik, po vijon me prioritet në të gjithë territorin e vendit.

Qeveria shqiptare ka ashpërsuar masat për forcimin e kontrollit mbi territorin, mbrojtjen e hapësirave publike, zbatimin cilësor të lejeve të ndërtimit dhe ndëshkimin e ndërtuesve që i shkelin ato.

Për goditjen e fenomenit të ndërtimeve pa leje, në Kodin e ri Penal parashikohen ndëshkime më të ashpra.

Një tjetër mekanizëm, që do të jetë në funksion të subjekteve private, do të jetë Rregullorja e re Kombëtare, ku do të përcaktohen me ligj hapësirat që mund të shfrytëzojnë bizneset.

Deri sot në portalin “Hapësira ime publike” ku qytetarët mund të denoncojnë shkeljet, janë raportuar 14 130 raste, nga të cilat janë zgjidhur 10 554 raste, ndërsa 3 576 të tjera janë aktualisht në proces shqyrtimi.

/m.m/j.p/

The post Vijon lirimi i hapësirave publike në Durrës, Rama: Non stop në çdo qytet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vijon në çdo lagje dhe rrugë lirimi i hapësirave publike

20 October 2025 at 16:23

TIRANË, 20 tetor/ATSH/ Vijon pa ndërprerje, në të gjithë vendin, puna për lirimin e hapësirave publike nga ndërtimet e paligjshme.

Kryeministri Edi Rama ndau pamje nga puna për lirimin e hapësirave publike, teksa thekson se puna vijon “në çdo rrugë e lagje, deri në fund”.

Kjo nismë i paraprin zbatimit të programit “Rilindja Urbane 2.0”, i cili synon të kthejë ligjshmërinë në territor, duke sjellë zhvillim për komunitetet.

E konceptuar si një ndërhyrje sistematike në terren dhe jo një aksion i përkohshëm, kjo nismë, e cila ka nisur nga zbatimi në muajin korrik, po vijon me prioritet në gjithë territorin e vendit.

Në dispozicion të qytetarëve të cilët duan të denoncojnë rastet abuzive është vënë në dispozicion portali “Hapësiraimepublike.gov.al”.

Deri sot në këtë portal janë raportuar 14 061 raste, nga të cilat janë zgjidhur 10 473 raste, ndërsa 3 588 të tjera janë aktualisht në proces shqyrtimi.

/r.e/

The post Vijon në çdo lagje dhe rrugë lirimi i hapësirave publike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vijon çlirimi i hapësirave publike në kryeqytet

16 October 2025 at 15:44

TIRANË, 16 tetor /ATSH/ Lirimi i hapësirave publike nga ndërtimet e paligjshme vijon në të gjithë vendin, ndërkohë që deri tani nga vetë qytetarët janë raportuar 13 770 raste në portalin “Hapësira ime publike”.

Këto ndërhyrje i paraprijnë zbatimit të programit “Rilindja Urbane 2.0”, i cili synon të kthejë ligjshmërinë në territor, duke sjellë zhvillim për komunitetet.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga këto ndërhyrje në kryeqytet, ku po vijon çlirimi i hapësirave publike.

E konceptuar si një ndërhyrje sistematike në terren dhe jo një aksion i përkohshëm, kjo nismë, e cila ka nisur nga zbatimi në muajin korrik, po vijon me prioritet në të gjithë territorin e vendit.

Qeveria shqiptare ka ashpërsuar masat për forcimin e kontrollit mbi territorin, mbrojtjen e hapësirave publike, zbatimin cilësor të lejeve të ndërtimit dhe ndëshkimin e ndërtuesve që i shkelin ato.

Për goditjen e fenomenit të ndërtimeve pa leje, në Kodin e ri Penal parashikohen ndëshkime më të ashpra.

Një tjetër mekanizëm, që do të jetë në funksion të subjekteve private, do të jetë Rregullorja e re Kombëtare, ku do të përcaktohen me ligj hapësirat që mund të shfrytëzojnë bizneset.

Deri sot në portalin “Hapësira ime publike” ku qytetarët mund të denoncojnë shkeljet, janë raportuar 13 770 raste, nga të cilat janë zgjidhur 10 277 raste, ndërsa 3 493 të tjera janë aktualisht në proces shqyrtimi.

/m.m/r.e/a.f/

The post Vijon çlirimi i hapësirave publike në kryeqytet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vijon lirimi i hapësirave publike në të gjithë vendin

13 October 2025 at 15:12


TIRANË, 13 tetor /ATSH/ Lirimi i hapësirave publike nga ndërtimet e paligjshme vijon në të gjithë vendin, duke i paraprirë zbatimit të programit “Rilindja Urbane 2.0”, i cili synon të kthejë ligjshmërinë në territor, duke sjellë zhvillim për komunitetet.

Në këtë kuadër qeveria shqiptare ka ashpërsuar masat për forcimin e kontrollit mbi territorin, mbrojtjen e hapësirave publike, zbatimin cilësor të lejeve të ndërtimit dhe ndëshkimin e ndërtuesve që i shkelin ato.

“Non stop”, shkroi kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale, teksa ndau sot pamje nga këto ndërhyrje.

Krahas ndërtimeve strukturat e IKMT-së dhe pushtetit lokal po punojnë edhe për pastrimin e akseve rrugore nga ndërtimet në shkelje me distancat e përcaktuara.

E konceptuar si një ndërhyrje sistematike në terren dhe jo një aksion i përkohshëm, kjo nismë, e cila ka nisur nga zbatimi në muajin korrik, po vijon me prioritet në gjithë territorin e vendit.

Për goditjen e fenomenit të ndërtimeve pa leje, në Kodin e ri Penal parashikohen ndëshkime më të ashpra.

Ndërkohë, një tjetër mekanizëm, që do të jetë në funksion të subjekteve private, do të jetë Rregullorja e re Kombëtare, ku do të përcaktohen me ligj hapësirat që mund të shfrytëzojnë bizneset.

Po ashtu, në dispozicion të qytetarëve të cilët duan të denoncojnë rastet abuzive është vënë në dispozicion portali “Hapësiraimepublike.gov.al”.

Deri sot në këtë portal janë raportuar 13 546 raste, nga të cilat janë zgjidhur 9 991 raste, ndërsa 3 555 të tjera janë aktualisht në proces shqyrtimi.

/m.m/r.e/a.f/

The post Vijon lirimi i hapësirave publike në të gjithë vendin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Lirimi i hapësirave publike/ Varrezat e makinave, vazhdon puna për pastrimin e vendgrumbullimeve

By: Rovena
5 October 2025 at 13:09

Procesi i lirimit të hapësirave publike nga mjetet e braktisura dhe të amortizuara, të njohura ndryshe si “varrezat e makinave”, vijon me intensitet në të gjithë vendin.

Në kuadër të këtij aksioni, autoritetet po ndërhyjnë në vendgrumbullimet problematike për të pastruar dhe rikthyer këto zona në funksion të qytetarëve.

Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, bëri të ditur se kjo fushatë do të zgjasë rreth pesë muaj dhe po realizohet në bashkëpunim me disa institucione, me qëllim transformimin e hapësirave publike në ambiente të pastra dhe të aksesueshme për komunitetin.

“Në rang vendi do të jetë rreth 5 muaj puna e largimit të këtyre aseve. Ndërkohë që rreth për 1 muaji ka vijuar për largimin e këtyre mjeteve. Është një bashkëpunim ndërinstitucional, për të kthyer territoret në akset për të gjithë qytetarët dhe komunitetet në vende më të pastra dhe miqësore”, tha ministrja e Brendshme, Albana Koçiu./abcnews.al

Lirimi i hapësirave publike, Rama: Vijojmë

3 October 2025 at 14:58

TIRANË, 3 tetor /ATSH/ Lirimi i hapësirave publike nga ndërtimet e paligjshme vijon në të gjithë vendin.

Ky operacion i paraprin zbatimit të programit “Rilindja Urbane 2.0”, i cili synon të kthejë ligjshmërinë në territor duke sjellë zhvillim për komunitetet.

“Vijojmë”, shkroi kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale, teksa ndau sot pamje nga këto ndërhyrje.

E konceptuar si një ndërhyrje sistematike në terren dhe jo një aksion i përkohshëm, kjo nismë, e cila ka nisur nga zbatimi në muajin korrik, po vijon me prioritet në gjithë territorin e vendit.

Për goditjen e fenomenit të ndërtimeve pa leje, në Kodin e ri Penal parashikohen ndëshkime më të ashpra.

Ndërkohë, një tjetër mekanizëm, që do të jetë në funksion të subjekteve private, do të jetë Rregullorja e re Kombëtare, ku do të përcaktohen me ligj hapësirat që mund të shfrytëzojnë bizneset.

Po ashtu, në dispozicion të qytetarëve të cilët duan të denoncojnë rastet abuzive është vënë në dispozicion Portali “Hapësiraimepublike.gov.al”.

Deri më sot në këtë portal janë raportuar 12 750 raste, nga të cilat janë zgjidhur 9 373 raste, ndërsa 3 377 të tjera janë aktualisht në proces shqyrtimi.

/gj.m/r.e/

The post Lirimi i hapësirave publike, Rama: Vijojmë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Vijon çlirimi i hapësirave publike

2 October 2025 at 15:24

TIRANË, 2 tetor /ATSH/ Lirimi i hapësirave publike nga ndërtimet e paligjshme i paraprin zbatimit të programit “Rilindja Urbane 2.0”, i cili synon të kthejë ligjshmërinë në territor duke sjellë zhvillim për komunitetet.

E konceptuar si një ndërhyrje sistematike në terren dhe jo një aksion i përkohshëm, kjo nismë, e cila ka nisur nga zbatimi në muajin korrik, po vijon me prioritet në gjithë territorin e vendit.

Kryeministri Edi Rama publikoi sot në rrjetet sociale të tjera pamje nga ndërhyrjet për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe çmontimin e strukturave të vendosura në shkelje të ligjit nga subjektet private.

“Vijon çlirimi i hapësirave publike, për t’i hapur rrugë Rilindjes Urbane 2.0”, u shpreh Rama.

Përmes platformës “Hapësira ime publike”, qytetarët kanë mundësi të denoncojnë zënien e trotuareve apo hapësirave komunitare, ndërtimet pa leje ose në shkelje të lejes, zaptimin dhe ndotjen e anës së rrugës kombëtare, parkingje private të paligjshme, kantiere ndërtimi pa rrethim të rregullt apo me ndotje mjedisore si dhe ndotje fizike apo akustike të hapësirës publike.

Deri më sot në këtë portal janë raportuar 12 672 raste, nga të cilat janë zgjidhur 9 247 raste, ndërsa 3 452 të tjera janë aktualisht në proces shqyrtimi.

 

/gj.m/

The post Rama: Vijon çlirimi i hapësirave publike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ndreu për ATSH-në: Çmontohen 46 struktura pa leje në Lezhë, 4500 m² hapësira publike u rikthehen qytetarëve

1 October 2025 at 07:56

TIRANË, 30 shtator/ATSH-Maela Marini/ Lirimi i hapësirave publike po vijon me prioritet edhe në bashkinë e Lezhës, ku deri tani nga ndërhyrjet janë çmontuar 46 struktura pa leje.

Edhe pse deri tani është vepruar më tepër në zonën bregdetare të Shëngjinit, ndërhyrje janë kryer edhe në qytetin e Lezhës, ku çdo ditë banorëve po u rikthehen hapësirat e munguara.

Në një prononcim për ATSH-në, kryetari i bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu ndau disa të dhëna nga ecuria e këtij operacioni, i cili në territorin e bashkisë Lezhë ka nisur në fillim të muajit shtator.

Sipas kryebashkiakut të Lezhës, deri tani në total janë çliruar rreth 4500 m2 hapësira publike, të cilat shfrytëzoheshin në mënyrë të paligjshme nga subjektet private.

Ndreu theksoi se me fillimin e kësaj ndërhyrje është vënë re bashkëpunimi i subjekteve private për t’i çmontuar vullnetarisht strukturat pa leje, ndërsa për subjektet që nuk kanë reaguar është bërë çmontimi i tyre nga struktura përkatëse e Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit.

“Çdo ditë në terren po vijon identifikimi i ndërtimeve pa leje, qofshin këto struktura metalike, apo mure rrethuese e platforma betoni të ngritura në mënyrë të paligjshme”, u shpreh Ndreu.

Edhe reagimi qytetar, sipas Ndreut, ka qenë mjaft pozitiv ndaj kësaj nisme, ku në vijimësi ka pasur edhe raportime të ndërtimeve pa leje nga vetë qytetarët.

Ndreu theksoi se paralelisht me këtë operacion, strukturat e bashkisë janë angazhuar edhe për sistemimin e hapësirave publike, të cilat tashmë do t’u kthehen komunitetit.

Lirimi i hapësirave publike në Lezhë do të vijojë me prioritet edhe në muajt në vijim, si pjesë e operacionit që po zbatohet tashmë në gjithë territorin e vendit dhe që i paraprin vizionit të qeverisë për Rilindjen Urbane 2.0.

/a.f//r.e/

The post Ndreu për ATSH-në: Çmontohen 46 struktura pa leje në Lezhë, 4500 m² hapësira publike u rikthehen qytetarëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Lirimi i hapësirave publike, Rama: Nuk është shi vere, nuk ndalet drejt “Rilindjes Urbane 2.0”

30 September 2025 at 13:24

TIRANË, 30 shtator/ATSH/ Lirimi i hapësirave publike nga ndërtimet e paligjshme i paraprin zbatimit të programit “Rilindja Urbane 2.0”, i cili synon të kthejë ligjshmërinë në territor duke sjellë zhvillim për komunitetet.

Ndërsa ndau sot pamje nga këto ndërhyrje, kryeministri Edi Rama ritheksoi edhe një herë tjetër se ky është një operacion që nuk do të ndalet deri në çlirimin e plotë të hapësirave publike.

Kryeministri theksoi se “ky nuk është as shi vere dhe as aksion, por një operacion për t’i hapur rrugë Rilindjes Urbane 2.0”.

“Gabimisht shumëkush e mendoi një shi vere, të tjerë e komentuan si aksion që do zgjaste sa vera, por kush besoi se ky nuk është as shi vere dhe as aksion, po një operacion që nuk do të ndalet deri në çlirimin e plotë të hapësirave publike, për t’i hapur rrugë Rilindjes Urbane 2.0 pati të drejtë mesa duket”, u shpreh Rama.

E konceptuar si një ndërhyrje sistematike në terren dhe jo një aksion i përkohshëm, kjo nismë, e cila ka nisur nga zbatimi në muajin korrik, po vijon me prioritet në gjithë territorin e vendit.

Për goditjen e fenomenit të ndërtimeve pa leje, në Kodin e ri Penal parashikohen ndëshkime më të ashpra.

Ndërkohë, një tjetër mekanizëm, që do të jetë në funksion të subjekteve private, do të jetë Rregullorja e re Kombëtare, ku do të përcaktohen me ligj hapësirat që mund të shfrytëzojnë bizneset.

Po ashtu, në dispozicion të qytetarëve të cilët duan të denoncojnë rastet abuzive është vënë në dispozicion Portali “Hapësiraimepublike.gov.al”.

Deri më sot në këtë portal janë raportuar 12 491 raste, nga të cilat janë zgjidhur 9122 raste, ndërsa 3369 të tjera janë aktualisht në proces shqyrtimi.

/m.m/r.e/a.f/

The post Lirimi i hapësirave publike, Rama: Nuk është shi vere, nuk ndalet drejt “Rilindjes Urbane 2.0” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌