Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Kryebashkiaku Ndreu: E para është krimi i batërdinë së urbanizimit pa asnjë kriter…

By: redi
8 January 2026 at 17:35

Kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu ka bërë një analizë evidentuese të shkaqeve që shumë qytete të vendit përmbyten masivisht dhe lehtësisht sa herë që shtohen reshjet e shiut. ”Të gjithë kemi faj! Banorët që derdhën lekët dhe nuk menduan se çfarë i priste, por që as nuk ua shpjegoi kush. Shteti rrumpallë që i la të bënin si të donin. Ne që nuk po gjejmë dot si të zgjidhet ky lemsh…

Source

Ndreu: Situata e shkaktuar nga reshjet në Lezhë është në përmirësim të ndjeshëm

7 January 2026 at 12:01

TIRANË, 7 janar/ATSH/ Kryetari i bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu bëri të ditur sot se situata e shkaktuar nga reshjet në Lezhë është në përmirësim të ndjeshëm.

Sipas Ndreut, autoritetet vendore mbeten në mbikëqyrje të problematikave të ndryshme.

“Lezha ka përjetuar një situatë të rënduar në disa zona dhe jo në gjithë territorin, por jo jashtë kontrollit”, theksoi Ndreu.

Sipas tij, problematika që krijohet në vazhdimësi në lagjen “Besëlidhja” në Lezhë, është drejt zgjidhjes pasi një projekt i KfW-së është në zbatim e sipër.

“Kjo do të thotë që së shpejti nuk do përballemi më me të tilla situata! S’ka vend për panik, as për shprehje mediatike ‘Lezha nën ujë’, sepse 20% e qytetit e ka këtë problem, as për fërkim duarsh nga ‘madhështorë’ e kushdo tjetër, pasi i kemi dalë për zot kësaj pune ashtu siç duhet”, u shpreh Ndreu.

Në zonat rurale, sipas tij, “ka pasur problematikë në 10% të territorit në toka bujqësore në Pllanë, Spiten, Grash, Zojs, Torovicë, Blinisht, Gocaj”.

“Fluksi i pashembullt i reshjeve është përballuar me kompetencë nga punonjësit e bashkisë Lezhë, që kanë qenë kudo ku iu është kërkuar, në ndihmë të banorëve dhe në përmirësim të situatës”, tha Ndreu.

Sistemi i kanaleve kulluese prej 730 km të hapura në këto 6 vite, sipas kryebashkiakut Ndreu ka bërë që të amortizohen në maksimum pasojat.

“Sot as që bëhet fjalë për javë të tëra me prezencë uji. Puna jonë ka dhënë efektet e duhura. Gjithsesi nuk ka vend për t’u vetëkënaqur, por përgjegjësi për të vazhduar me vendosmëri në përmirësimin më tej të problematikave të evidentuara”, tha Ndreu.

Çdo banor i Lezhës, sipas tij, “duhet të jetë i sigurt se përtej helmit që e kanë gati disa detashmentë që s’kanë punë tjetër, ne gjithmonë e në çdo rast do jemi në shërbim të komunitetit. Asnjëherë më parë s’ka ndodhur një komunikim dhe bashkërendim i tillë, ku qytetari ka një derë ku qan hallet dhe gjen një përgjigje të shpejtë”.

/m.m/a.f/r.e/

The post Ndreu: Situata e shkaktuar nga reshjet në Lezhë është në përmirësim të ndjeshëm appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ndreu: Prani uji në 20% të territorit, pezullohet mësimi në dy shkolla

6 January 2026 at 13:26

TIRANË, 6 janar/ATSH-Maela Marini/ Moti i keq me reshje intensive shiu ka shkaktuar problematikat e para në bashkinë e Lezhës, ku për shkak të pranisë së ujit është pezulluar mësimi në dy shkolla.

Në një prononcim për ATSH-në, kryetari i bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu bëri të ditur se aktualisht ka prezencë uji në 20% të territorit të qytetit.

“Një pasqyrë të saktë se sa hektarë tokë bujqësore janë nën ujë ende nuk kemi, por ne ndodhemi në terren për të monitoruar nga afër situatën. Aktualisht është pezulluar mësimi në dy shkolla për shkak të prezencës së ujit në qendër të qytetit. 20% e territorit të qytetit është i zënë me ujë”, u shpreh Ndreu.

Sipas tij, ka fryrje të lumenjve për shkak të prurjeve dhe prezencë uji në disa toka bujqësore, por jo në banesa.

“Për momentin po ikim shtëpi më shtëpi, po komunikojmë me të gjithë kryetarët e fshatrave për të evidentuar nëse do të ketë ndonjë rast që duhet të evakuohet, por deri tani nuk kemi ndonjë problematikë të tillë”, u shpreh Ndreu për ATSH.

Më herët bashkia Lezhë informoi se për shkak të reshjeve të shumta dhe shkarkimeve nga hidrocentrali i Vaut të Dejës, situata në territor pritet të rëndohet.

Autoritete vendore u kërkojnë të gjithë banorëve që, në rast emergjence apo nëse konstatojnë prezencë uji në banesat e tyre, të kontaktojnë menjëherë në numrat e emergjencës të vendosur në dispozicion: +355 68 367 8727

Bashkia Lezhë është në gatishmëri të plotë dhe po ndjek nga afër situatën për të garantuar ndërhyrje të menjëhershme dhe mbështetje për qytetarët.

/m.m/r.e/a.f/

The post Ndreu: Prani uji në 20% të territorit, pezullohet mësimi në dy shkolla appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kryebashkiaku Pjerin Ndreu humb të afërmit në aksident: Ngjarje tronditëse për ne

By: redi
2 January 2026 at 13:52

Kreu i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu ka reaguar pas aksidentit tragjik të ndodhur këtë të premte në Lezhë ku humbën jetën polici Petrit Florini dhe bashkëshortes së tij, Elona Florini. Ndreu shpreh ngushëllime duke e cilësuar ngjarjen si një goditje të rëndë për të gjithë familjen. ”Petrit Florini, djali i tezes time me bashkeshortën Elona Florini, sot humbën jetën tragjikisht në një…

Source

Miratohet buxheti i bashkisë së Lezhës, Ndreu: Më shumë se gjysma shkon për investime në rrugë

By: redi
16 December 2025 at 15:16

Me 29 vota pro dhe 5 kundër Këshilli Bashkiak i Lezhës miratoi buxhetin e vitit 2026, i cili kap vlerën e 25.4 miliard lekë, ku 59% e tij do të shkojë për investime publike. Kreu i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu tha se buxheti ka ardhur në rritje dhe pjesa më e madhe e tij do të shkojë për infrastrukturën rrugore në zonat urbane dhe rurale, duke mbyllur rreth 70% të problematikave.

Source

Pjerin Ndreu në “linjën” e partisë, tender 410 mijë euro mikut izraelit të Ramës

By: Ela
13 December 2025 at 20:00

Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, është në të njëjtën linjë me partinë që e kandidoi, duke u dhënë paratë firmave apo personave të njohur të qeverisë qendrore. Pavarësisht se pushtetit duhet të ishin të ndara, Ndreu duket se zbaton me përpikmëri çdo direktive, që paratë t’i marrin ata që njihen si miqtë e […]

The post Pjerin Ndreu në “linjën” e partisë, tender 410 mijë euro mikut izraelit të Ramës appeared first on BoldNews.al.

Ndihmoi Ragip Gilën në masasakrën e Shkodrës, arrestohet 17-vjeçari Danjel Ndreu

By: V K
7 December 2025 at 13:11

Policia e Shkodrës, ka vënë në pranga 17-vjeçarin Danjel Ndreu, i cili ishte shpallur në kërkim si i dyshuar për bashkëpunim në atentatin e 8 shtatorit në qendër të qytetit.

Ngjarja e rëndë solli humbjen e jetës së Armando Palit dhe Liridon Krajës, ndërsa mbetën të plagosur Erogen Vaso shënjestra e dyshuar e sulmit dhe kamariere Meri Kaceri.

I mituri u ndalua nga forcat “Shqiponja” gjatë një kontrolli rutinë, ku iu gjetën disa doza kokaine.

Pas shoqërimit në komisariat, rezultoi se ai kërkohej gjithashtu edhe për vjedhjen e një motori në muajin gusht.

Pritet të përcaktohet cilat akuza do të formalizojë Prokuroria e Shkodrës ndaj Ndreut në vijim.

The post Ndihmoi Ragip Gilën në masasakrën e Shkodrës, arrestohet 17-vjeçari Danjel Ndreu appeared first on Albeu.com.

Mbyllet pas dy ditësh çarja e argjinaturës në Spiten-Tale

21 November 2025 at 22:32


TIRANË, 21 nëntor /ATSH/ Pas dy ditëve punimesh intensive dhe ndërhyrjes së koordinuar të forcave të ushtrisë, bashkisë Lezhë dhe subjekteve private, është arritur mbyllja e çarjes së argjinaturës në zonën e Spiten-Tale, e cila shkaktoi përmbytje në zonën e lagunës së Vainit.

Kryetari i bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, përmes një postimi në rrjetet sociale tha se ndërhyrja ka qenë ndër më sfidueset në këtë zonë.

“Jam këtu me të gjithë aktorët dhe kontributorët e kësaj punë kaq të madhe që u bë me izolimin e çarjes së argjinaturës së kanalit kryesor në Spiten-Tale, e cila krijoi një situatë të pazakontë. Ne kemi qenë gjithë kohës në krye të detyrës.

“Një kombinim i jashtëzakonshëm mes bashkisë, bordit të kullimit, ushtrisë, emergjencave civile si dhe kompanive private. Të gjithë firmat kanë vënë në dispozicion mjete, kamionë, për të ardhur deri këtu. Banorët të rrinë të qetë se ne jemi në krye të detyrës”, tha Ndreu.

/m.q/a.f/r.e/

The post Mbyllet pas dy ditësh çarja e argjinaturës në Spiten-Tale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ndreu: Situata në zonën e Tales e stabilizuar

20 November 2025 at 20:33

TIRANË, 20 nëntor /ATSH/ Që prej mesnatës së djeshme, stafi i bashkisë Lezhë, Bordi i Kullimit dhe mjete të bizneseve janë angazhuar në terren për menaxhimin e situatës në zonën e Tales, pas reshjeve intensive që kanë krijuar prezencë uji në tokat bujqësore.

Kryetari i bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu ndau në rrjete sociale momente nga puna e ekipeve që janë në terren, teksa u shpreh se po vijon pandërprerë dhe me intensitet maksimal angazhimi për të parandaluar përkeqësimin e situatës.

“Falenderim të veçantë bizneseve lokale që iu përgjigjën telefonatave në kohë rekord, edhe gjatë orëve të vona. Përkushtimi dhe reagimi i menjëhershëm i tyre ka bërë të mundur stabilizimin e situatës aktuale, duke minimizuar rreziqet për banorët dhe pronat”, tha Ndreu.

Sipas tij, aktualisht situata është nën kontroll, ndërsa ekipet vazhdojnë monitorimin e zonave më të prekura. Ekipe të specializuara janë në terren për kontrollin e rrjedhjeve të ujit, forcimin e mbrojtësve dhe për të siguruar që toka bujqësore dhe oborret të mos preken më tej.

Bashkia e Lezhës u bën apel qytetarëve që të ruajnë kujdesin dhe të raportojnë çdo situatë kritike. Sipas autoriteteve, situata mbetet nën kontroll, por operacionet emergjente do të vazhdojnë deri në normalizimin e plotë të situatës.

/r.e/

The post Ndreu: Situata në zonën e Tales e stabilizuar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Projekt për ndërtimin e 100 banesave sociale në Lezhë

14 November 2025 at 21:34

TIRANË, 14 nëntor/ATSH/ 100 banesa sociale me kosto të ulët pritet të krijojnë mundësi të reja strehimi në qytetin e Lezhës.

Kryetari i bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu zhvilloi sot një takim me drejtorin e Përgjithshëm të Entit të Banesave, Besmir Hysa, si dhe me Drejtorin Rajonal të Lezhës Gjin Kola.

Kryetari i kësaj bashkie, në një postim në rrjetet sociale, bën me dije se në këtë takim u diskutua ndërtimi i këtre banesave sociale, një prej projekteve më të rëndësishme të planifikuara për vitin 2026.

Sipas Ndreut, ky investim synon mundësi strehimi për 100 familje me të ardhura të ulëta dhe grupet vulnerabël, duke garantuar kushte dinjitoze jetese dhe më shumë siguri sociale.

Ndreu tha, se sot u diskutuan fazat e projektit, si dhe mënyrat se si ky program do të integrohet me planet e zhvillimit urban të Bashkisë Lezhë.

“Bashkia është e përkushtuar të punojë ngushtësisht me institucionet qendrore për të siguruar fondet, mbështetjen teknike dhe realizimin sa më efikas të këtij projekti, i cili do të sjellë përfitime afatgjata për komunitetin tonë”, tha Ndreu. /j.p/

/e.i/

The post Projekt për ndërtimin e 100 banesave sociale në Lezhë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Lezha nismë të veçantë për menaxhimin e mbetjeve

8 November 2025 at 08:47

TIRANË, 8 nëntor /ATSH/ Një sistem i ri për menaxhimin e mbetjeve po zbatohet këto ditë në Ishull-Lezhë, me synimin e një territori sa më të pastër për qytetarët dhe bizneset.

Kryetari i bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu thekson se kjo metodë e re që po aplikohet, është vetëm fillimi, pasi pritet që ajo të shtrihet në të gjithë Lezhën.

Metoda e re e menaxhimit të mbetjeve përqendrohet në vendosjen e një orari të caktuar për nxjerrjen e mbetjeve, dakordësi nga ana e banorëve për caktimin e një vendi dhe nxjerrjen e mbetjeve me qese një herë në tri ditë.

Ndreu shprehet se një ambient i pastër është shëndet, kulturë dhe respekt për jetën në komunitet.

“Është fillimi i një jete ndryshe”, thekson kreu i Bashkisë Leshë, Pjerin Ndreu.

Mbulimi i gjithë territorit, frekuenca e shtuar e pastrimit në raport me mbetjet që gjenerohen, korrektësia e bashkëpunimit me operatorët e kontraktuar nga bashkia, kanë bërë të mundur që Lezha të jetë një qytet gjithnjë e më i pastër.

/e.i/r.e/a.f/

The post Lezha nismë të veçantë për menaxhimin e mbetjeve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

EMRAT/ Arrestohen 2 shpërndarës droge në Lezhë, nën hetim dhe një i mitur

1 November 2025 at 11:28

Policia e Lezhës ka arrestuar dy persona, të cilët shisnin lëndë narkotike të ndarë në doza, ndërsa një i mitur është proceduar penalisht në gjendje të lirë. Në pranga janë vënë shtetasit Leo Marku, 36 vjeç, dhe Alfred Ndreu, 19 vjeç, banues në Laç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, ndërsa është […]

The post EMRAT/ Arrestohen 2 shpërndarës droge në Lezhë, nën hetim dhe një i mitur appeared first on BoldNews.al.

Ndryshime në radhët e policisë/ Emrat që lëvizin me firmën e drejtorit Proda

1 October 2025 at 11:51

Drejtori i përgjithshëm i policisë, Ilir Proda ka firmosur disa ndryshime në polici.

Gazetarja Bleona Sari tha për ABC News se drejtues Edvin Ndreu emërohet drejtor i drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin për qarkun Tiranë.

Ndërsa drejtuese Silvana Alimadhi është transferuar në DPPSh dhe emëruar në detyrën e Shefes se Sektorit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme.

/abcnews.al/

 

Ndreu për ATSH-në: Çmontohen 46 struktura pa leje në Lezhë, 4500 m² hapësira publike u rikthehen qytetarëve

1 October 2025 at 07:56

TIRANË, 30 shtator/ATSH-Maela Marini/ Lirimi i hapësirave publike po vijon me prioritet edhe në bashkinë e Lezhës, ku deri tani nga ndërhyrjet janë çmontuar 46 struktura pa leje.

Edhe pse deri tani është vepruar më tepër në zonën bregdetare të Shëngjinit, ndërhyrje janë kryer edhe në qytetin e Lezhës, ku çdo ditë banorëve po u rikthehen hapësirat e munguara.

Në një prononcim për ATSH-në, kryetari i bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu ndau disa të dhëna nga ecuria e këtij operacioni, i cili në territorin e bashkisë Lezhë ka nisur në fillim të muajit shtator.

Sipas kryebashkiakut të Lezhës, deri tani në total janë çliruar rreth 4500 m2 hapësira publike, të cilat shfrytëzoheshin në mënyrë të paligjshme nga subjektet private.

Ndreu theksoi se me fillimin e kësaj ndërhyrje është vënë re bashkëpunimi i subjekteve private për t’i çmontuar vullnetarisht strukturat pa leje, ndërsa për subjektet që nuk kanë reaguar është bërë çmontimi i tyre nga struktura përkatëse e Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit.

“Çdo ditë në terren po vijon identifikimi i ndërtimeve pa leje, qofshin këto struktura metalike, apo mure rrethuese e platforma betoni të ngritura në mënyrë të paligjshme”, u shpreh Ndreu.

Edhe reagimi qytetar, sipas Ndreut, ka qenë mjaft pozitiv ndaj kësaj nisme, ku në vijimësi ka pasur edhe raportime të ndërtimeve pa leje nga vetë qytetarët.

Ndreu theksoi se paralelisht me këtë operacion, strukturat e bashkisë janë angazhuar edhe për sistemimin e hapësirave publike, të cilat tashmë do t’u kthehen komunitetit.

Lirimi i hapësirave publike në Lezhë do të vijojë me prioritet edhe në muajt në vijim, si pjesë e operacionit që po zbatohet tashmë në gjithë territorin e vendit dhe që i paraprin vizionit të qeverisë për Rilindjen Urbane 2.0.

/a.f//r.e/

The post Ndreu për ATSH-në: Çmontohen 46 struktura pa leje në Lezhë, 4500 m² hapësira publike u rikthehen qytetarëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ndreu: 45 gjyqtarë polakë me pushime në Lezhë

By: redi
24 September 2025 at 19:14

Lezha vijon që të jetë një nga destinacionet më të preferuara për turistët vendas dhe të huaj, edhe pas përfundimit të sezonit turistik. Kryetari i bashkisë, Pjerin Ndreu ka shpërndarë në rrjetet sociale pamje nga grupet e shumta të turistëve që mbushin qendrën e qytetit dhe pikat historike dhe kulturore të Lezhës. Një prej atraksioneve kryesore mbetet Shëngjini, që edhe pas mbylljes së sezonit…

Source

💾

Ndreu: I japim zgjidhje trafikut me investimin në Milot-Balldren dhe baypass-in e Shëngjinit

16 September 2025 at 15:24

TIRANË, 16 shtator/ATSH/ Kryetari i bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu vlerësoi sot mbarëvajtjen e sezonit turistik, i cili sipas tij, edhe këtë vit “shënoi rritje të numrit të turistëve në Lezhë”.

Bashkë me prefektin e Lezhës, Taulant Malshi dhe drejtorin e Policisë Vendore, Altin Mena, Ndreu zhvilloi një takim me përfaqësues të bizneseve, ku analizoi ecurinë e sezonit turistik.

Sipas tij, “Shëngjini dhe Tale edhe këtë vit u identifikuan për pastërtinë, shërbimet dhe çmimet konkurruese”.

Ndreu vlerësoi bashkëpunimin e dëshmuar nga të gjitha strukturat në terren për mbarëvajtjen e sezonit turistik.

Kryebashkiaku i Lezhës theksoi se “sektori i turizmit shënoi sërish rritje”, ndërsa falënderoi bizneset për bashkëpunimin.

Ndreu nënvizoi rëndësinë e projekteve madhore infrastrukturore që pritet të nisin, si autostrada Milot–Balldren dhe bypass-i i Shëngjinit, të cilat do t’i japin zgjidhje dhe problemit të trafikut.

“Në datat 2-3 tetor do të shpallet fituesi për nisjen e punimeve në aksin Milot-Balldren. Këto ditë del edhe leja që të nisë puna në baypass-in e Shëngjinit, që shmang lëvizjen e mjeteve nëpër qytet”, theksoi Ndreu.

Prefekti i Lezhës, Taulant Malshi, u shpreh se bashkëpunimi mes të gjithëve e ktheu sërish Lezhën në epiqendër të vëmendjes turistike.

Ndërsa drejtori i Policisë Vendore, Altin Mena theksoi se nuk pati asnjë shqetësim për zhurmat përtej normave të lejuara.

1 nga 5

/m.m/r.e//a.f/

The post Ndreu: I japim zgjidhje trafikut me investimin në Milot-Balldren dhe baypass-in e Shëngjinit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

EMRAT/ Goditet grupi i “spaçiatorëve” në Kuçovë, arrestohen 3 shpërndarës droge

11 September 2025 at 16:53

Policia e Beratit, në bashkëpunim me Prokurorinë, ka goditur një grup që shiste lëndë narkotike kanabis sativa të ndara në doza në Kuçovë. Pas 8 muajsh hetimesh, në kuadër të operacionit policor të koduar “Prova” janë arrestuar shtetasit Llazar Ndreu, 33 vjeç, Luis Marra, 24 vjeç dhe Dorin Doko, 26 vjeç, të tre banues në […]

The post EMRAT/ Goditet grupi i “spaçiatorëve” në Kuçovë, arrestohen 3 shpërndarës droge appeared first on BoldNews.al.

Kostot e harresës: Dëmtimi i urës mbi Mat bllokon turistët dhe veriun

14 August 2025 at 10:28

Të premten e 8 gushtit, Oltioni, një emigrant shqiptar i kthyer për pushime nga Italia, u nis nga Lezha drejt aeroportit të Rinasit në orën 15:00. Fluturimi për në Itali ishte planifikuar në orën 20:30, por ai e humbi atë. “Në orën 20:30 kisha avionin dhe llogarita të nisesha rreth 5 orë para nga Lezha, […]

The post Kostot e harresës: Dëmtimi i urës mbi Mat bllokon turistët dhe veriun appeared first on Reporter.al.

Ndreu: Prishen ndërtimet rreth kanalit kullues në Balldren

TIRANË, 29 korrik/ATSH/ Sistemimi i kanaleve vaditëse dhe kulluese në fshatrat e bashkisë së Lezhës ka rritur produktivitetin e tokave bujqësore.

Ndërhyrja e fundit po kryhet në Balldren, duke u ardhur në ndihmë fermerëve të zonës.

Kryetari i bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu ndau sot në rrjetet sociale momente nga ndërhyrja për zhbllokimin e një segmenti të kanalit të dytë më të ngarkuar në Balldren, i cili sipas tij, ka qenë i bllokuar prej 35 vitesh nga ndërtime pa kriter.

“Me ndërhyrjen që po bëhet dhe prishjen e ndërtimeve po mundësohet kullimi i rreth 7 ha tokë bujqësore, si dhe i oborreve dhe vreshtave të 25 familjeve”, u shpreh Ndreu.

Përmirësimi i infrastrukturës së ujitje-kullimit po vijon me prioritet në gjithë vendin, duke u ardhur në ndihmë fermerëve për vaditjen e tokave bujqësore veçanërisht tani gjatë sezonit veror.

/m.m/r.e/

The post Ndreu: Prishen ndërtimet rreth kanalit kullues në Balldren appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Partnerë në krim”/ Arrestohet çifti, grabitën me dhunë dy të moshuar në Librazhd (EMRAT)

28 July 2025 at 15:20

Dy të rinj, një vajzë dhe një djalë janë arrestuar nga Policia e Librazhdit në bashkëpunim me atë të Elbasanit, pasi akuzohen se kanë grabitur me dhunë sendet personale të dy të moshuarve. Në kuadër të operacionit të koduar “Partners in crime” (Partnerë në krim) janë vënë në pranga shtetasit Vatë Kolndreu, 32 vjeç, banues […]

The post “Partnerë në krim”/ Arrestohet çifti, grabitën me dhunë dy të moshuar në Librazhd (EMRAT) appeared first on BoldNews.al.

❌
❌