Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Shkodra përgatitet për Muzeun e Lundrimit dhe sheshin e ri të eventeve

12 December 2025 at 10:45

TIRANË, 12 dhjetor /ATSH/ Punimet për Muzeun e Lundrimit në Shkodër dhe sheshin e ri të eventeve vijojnë me ritme intensive. Projekti synon të sjellë një hapësirë moderne për qytetarët dhe vizitorët, duke kombinuar kulturën, historinë dhe traditën e lundrimit me zhvillimin urban.

Kryeministri Edi Rama ndau mëngjesin e sotëm pamje nga projekti, duke theksuar se ky është një kompleks modern që do t’u ofrojë qytetarëve dhe vizitorëve mundësinë të njohin historinë, kulturën dhe lidhjen e qytetit me traditën e lundrimit.

Kryebashkiaku Benet Beci e përshkruan këtë hapësirë si një element që do t’i japë Shkodrës identitet evropian, ndërsa përfundimi i punimeve pritet në qershor 2026, duke e kthyer hyrjen e qytetit në një zonë tërheqëse dhe moderne.

/gj.m/r.e/a.f/

The post Shkodra përgatitet për Muzeun e Lundrimit dhe sheshin e ri të eventeve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nisin punimet për fushën e re të futbollit në Picallë, pjesë e projektit “100 Fushat”

12 December 2025 at 09:33

TIRANË, 12 dhjetor /ATSH/ Pas vendimit të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së për të mbështetur projektin e ndërtimit të një fushe futbolli në zonën e Picallës, kanë nisur punimet për realizimin e saj, si pjesë e programit “100 Fushat”.

Aktualisht po punohet për ndërtimin e bazamentit të fushës, në mënyrë që ajo të jetë gati për shtrimin e tapetit artificial.

Ky investim po realizohet në bashkëpunim dhe bashkëfinancim me “TR 19 Football Academy” në zonën e Picallës.

1 nga 2

/gj.m/r.e/a.f/

The post Nisin punimet për fushën e re të futbollit në Picallë, pjesë e projektit “100 Fushat” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Funari destinacion turistik, park i ri aventurash dhe shtigje të shënjuara drejt kanioneve të Dopajit

28 November 2025 at 08:25

TIRANË, 28 nëntor/ATSH/ Në Funar, 20 km në veri të qytetit të Elbasanit, do të zbatohet projekti “Udhëtim në Natyrë dhe Aventurë”, duke e kthyer atë në një nga destinacionet e aventurës dhe natyrës në Shqipëri në vitin 2026.

Ky projekt realizohet falë bashkëpunimit ndërkufitar dhe mbështetjes së Bashkimit Evropian përmes programit IPA III CBC, që synon zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë lokale në partneritet me bashkinë e Krushevës në Maqedoninë e Veriut.

Në këtë projekt parashikohet krijimi i një parku të ri aventurash dhe shtigjeve të shënjuara drejt kanioneve të Dopajit, organizimi i trajnimeve për sipërmarrësit lokalë në turizëm të qëndrueshëm dhe ekonomi qarkulluese si dhe promovimi i Funarit si destinacion i turizmit të aventurës në rajon, përmes aktiviteteve gjithë vitit 2026.

Kryetari i bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, tha sot për ATSH-në se “ky projekt vijon transformimin e Funarit si destinacion i turizmit malor dhe aventurës, pas investimeve të mëparshme të IPA II CBC, të cilat përfshinin ndërtimin e Infopoint-it dhe pistës së parashutizmit”.

“Me këto investime të reja dhe përfshirjen në Paketën e Maleve, Funari pritet të ketë një rol të veçantë në zhvillimin e turizmit të aventurës në Shqipëri, duke sjellë më shumë vizitorë, zhvillim ekonomik dhe mundësi për komunitetin lokal në vitin 2026”, tha Llatja.

Kryebashkiaku Llatja u shpreh se “synojmë që Funari të zhvillohet si një hapësirë e pastër, mikpritëse dhe plot mundësi për qytetarët dhe vizitorët”.

Funari, me pyjet e pasura dhe liqenet e tij natyrale dhe ujëmbledhësit, po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një destinacion të preferuar për turizmin rural, kulturor dhe sportet në natyrë.

Fshati turistik i Funarit është një nga katër zonat e shpallura prioritare për zhvillim nga këshilli bashkiak i Elbasanit, së bashku me Gjinarin, Treganin dhe Shushicën. Këto zona përbëjnë një potencial të rëndësishëm ekonomik, turistik dhe mjedisor për qytetin dhe rajonin.

Në Funar, veç bukurive që ofron natyra mund të ushtrohen sportet e aventurës si  parashutizmi, kajakë në liqen, hipizëm, çiklizëm malor, ecje dhe ngjitje në shtigjet malore.

1 nga 4

/j.p/r.e/

The post Funari destinacion turistik, park i ri aventurash dhe shtigje të shënjuara drejt kanioneve të Dopajit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Projekti “OSHEE Charge”, Rama: Një hap i madh drejt të ardhmes

16 November 2025 at 10:24

TIRANË, 16 nëntor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se projekti më i ri kombëtar për karikimin e mjeteve elektrike, i prezantuar këtë javë, është një hap i madh drejt të ardhmes.

“Ky projekt është një shërbim i ri publik i kompanisë sonë të shpërndarjes OSHEE dhe një hap tjetër drejt bashkëpunimit me qytetarët shqiptarë për të rritur cilësinë dhe për të rritur shpejtësinë përmes së cilës Shqipëria shkon drejt objektivit madhor të sovranitetit energjetik, pa rënduar mbi qytetarët, po përkundrazi, duke iu gjendur pranë si partner në këtë rrugë të përbashkët”, theksoi Rama, në rubrikën “Shënimet e javës” të podkastit “Flasim”.

Kryeministri Rama tha se “kjo do të thotë konkretisht që shërbimi i karikimit të makinave elektrike nga OSHEE-ja, “OSHEE Charge” do të ofrohet me të njëjtin çmim që ofrohet energjia elektrike për konsumatorët familjarë në të gjitha rastet kur do të bëhet në parkingun pranë banesës, ndërkohë që ai do të ofrohet me një çmim të rregulluar dhe të arsyeshëm në pikat që OSHEE-ja do të ndërtojë dhe do të bëjë të aksesueshme për publikun”.

Shërbimi “OSHEE Charge” do të ofrojë mundësinë për karikimin e automjeteve elektrike në stacione të specializuara, me një sistem të avancuar të karikimit të shpejtë që mundëson karikimin e 20 automjeteve në vetëm 10 minuta.

Stacioni i parë i karikimit do të ndërtohet në hyrje të Tiranës dhe do të jetë pjesë e një rrjeti më të gjerë të pikave të karikimit që do të shtrihen përtej kryeqytetit, përfshirë zona turistike dhe qytete të tjera.

/k.s/r.e/

The post Projekti “OSHEE Charge”, Rama: Një hap i madh drejt të ardhmes appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Projekt për ndërtimin e 100 banesave sociale në Lezhë

14 November 2025 at 21:34

TIRANË, 14 nëntor/ATSH/ 100 banesa sociale me kosto të ulët pritet të krijojnë mundësi të reja strehimi në qytetin e Lezhës.

Kryetari i bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu zhvilloi sot një takim me drejtorin e Përgjithshëm të Entit të Banesave, Besmir Hysa, si dhe me Drejtorin Rajonal të Lezhës Gjin Kola.

Kryetari i kësaj bashkie, në një postim në rrjetet sociale, bën me dije se në këtë takim u diskutua ndërtimi i këtre banesave sociale, një prej projekteve më të rëndësishme të planifikuara për vitin 2026.

Sipas Ndreut, ky investim synon mundësi strehimi për 100 familje me të ardhura të ulëta dhe grupet vulnerabël, duke garantuar kushte dinjitoze jetese dhe më shumë siguri sociale.

Ndreu tha, se sot u diskutuan fazat e projektit, si dhe mënyrat se si ky program do të integrohet me planet e zhvillimit urban të Bashkisë Lezhë.

“Bashkia është e përkushtuar të punojë ngushtësisht me institucionet qendrore për të siguruar fondet, mbështetjen teknike dhe realizimin sa më efikas të këtij projekti, i cili do të sjellë përfitime afatgjata për komunitetin tonë”, tha Ndreu. /j.p/

/e.i/

The post Projekt për ndërtimin e 100 banesave sociale në Lezhë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Shërbim i ri publik për karikimin e mjeteve elektrike

10 November 2025 at 20:20

TIRANË, 10 nëntor/ATSH-Maela Marini/ Projekti i ri kombëtar “OSHEE Charge”, një shërbim i ri publik për karikimin e mjeteve elektrike, konsiderohet një tjetër hap për të shkuar drejt energjisë së pastër dhe transportit të qëndrueshëm.

Kryeministri Edi Rama dhe zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, morën pjesë sot në prezantimin e këtij projekti.

Rama vlerësoi se ky projekt do t’i japë jetë një qasjeje të re në aspektin e shërbimit publik për sa i përket OSHEE-së, e cila do ta shtrijë këtë kapacitet edhe në karikimin e mjeteve elektrike.

Kryeministri e konsideroi këtë një lajm shumë të mirë, i cili vjen në një moment shumë pozitiv për sektorin e energjisë.

“Sektori i energjisë është kthyer edhe në një sektor ku novacioni ka zënë hapësirën e vet dhe ku nuk punohet më me emergjencën e tmerrshme të ditës”, shtoi Rama.

Sipas tij, tani është krijuar hapësira për të menduar e punuar për të nesërmen, ndërkohë që vazhdon intensivisht edhe puna e përditshme.

/r.e/a.f/

The post Rama: Shërbim i ri publik për karikimin e mjeteve elektrike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Projekti i radhës i FSHF-së, uniforma falas për të gjithë fëmijët që luajnë futboll

By: M C
26 October 2025 at 19:52

Federata Shqiptare e Futbollit ka nisur zbatimin e projektit “Uniforma Ime” për sezonin e ri futbollistik 2025/2026. Ky projekt ka për qëllim të mbështesë klubet dhe akademitë që marrin pjesë në kampionatet zyrtare për grupmoshat U7–U19, duke ofruar uniforma falas për të gjithë fëmijët që luajnë futboll.

FSHF e zhvillon këtë nismë për të tretin vit radhazi, si pjesë e përpjekjeve për të lehtësuar kostot e familjeve dhe për të krijuar kushte të barabarta për çdo fëmijë që është pjesë e garave zyrtare në mbarë vendin.

Gjatë këtij sezoni do të shpërndahen mbi 20,000 sete sportive për 204 klube dhe akademi në të gjithë Shqipërinë.

Çdo set përfshin 2 uniforma loje (bluzë, pantallona, geta), 1 kostum sportiv (xhaketë dhe tuta) dhe 1 çantë sportive.

Aktualisht, shpërndarja po zhvillohet për ekipet e Kategorisë Superiore dhe Kategorisë së Parë, ndërsa në vijim do të përfshihen edhe qendrat rajonale dhe kampionatet amatore.

The post Projekti i radhës i FSHF-së, uniforma falas për të gjithë fëmijët që luajnë futboll appeared first on Albeu.com.

Rama publikon videon, ja si do të transformohet parku i Butrintit nga “dora e japonezëve”

17 October 2025 at 14:12


Kryeministri, Edi Rama ka prezantuar projektin e arkitektit japonez Kengo Kuma për transformimin e Parkut Kombëtar të Butrintit.

Rama përmes një postimi në rrjetin social në Facebook e ka prezantuar këtë projekt përmes një video.

“Një projekt i shkëlqyer për qendrën e vizitorëve të Butrintit, nga mjeshtri i madh japonez Kengo Kuma, nën kujdesin e Fondit Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit që po e transformon menaxhimin e Parkut Arkeologjik nga një problem në një shembull rrezatues për të gjitha institucionet e kulturës, si edhe po vë në jetë hap pas hapi një plan strategjik promovimi global të këtij xhevahiri të Trashëgimisë sonë Kulturore”, shkruan Rama.

Kreu i ekzekutivit thotë se qasja unike arkitekturore e studios japoneze do të jetë një vlerë e shtuar për Butrintin, duke shprehur bindjen se do të shëndërrohet në një qendrat më të mira për pritjen e vizitorëve në botë.

“Me këtë prezantim sot mund të jemi vërtetë krenar. Është radha tashmë e Martinit dhe Aleksandrit ta ndërtojnë. Nuk është e lehtë, është një prekje japoneze që kërkon cilësi, përsosmëri. Është e jashtëzakonshme dhe besoj që mund të shndërrohet a të bëhet një prej qendrave më të mira, në mos më e mira, për vizitorët në botë”, shprehet Rama. /Telegrafi/


Modernizimi i “Asllan Rusit”, Rama: Synojmë organizimin e Kupës së Kampionëve të Europës

16 October 2025 at 11:22

TIRANË, 16 tetor/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama vlerësoi sot konkursin ndërkombëtar që po zhvillohet në Tiranë për rilindjen e pallatit të sporteve “Asllan Rusi”, ku gjashtë skuadrat finaliste po prezantojnë projektidetë arkitekturore përpara jurisë ndërkombëtare.

Në fjalën e mbajtur në këtë aktivitet, kryeministri Rama theksoi se kjo është një tjetër ide e kahershme dhe projekt shumë ambicioz për rilindjen e pallatit të sporteve “Asllan Rusi”, i cili ka qenë një pikë referimi në një histori të gjatë përpjekjesh e sfidash sportive.

Rama theksoi se “sot në këtë kohë të re, ky pallat sporti meriton një formë të re, një forcë të re dhe një vëmendje të re”.

“Besoj se skuadrat finaliste të këtij konkursi do të na vënë përsëri në pozitë të vështirë për të përzgjedhur projektin më të mirë, sepse janë të gjitha skuadra me talente të jashtëzakonshme dhe me kapacitete të provuara në shumë vende të tjera. Janë skuadra, një pjesë e së cilave punon aktualisht edhe në Shqipëri dhe jam shumë krenar, kam besim se me jurinë ndërkombëtare që kemi krijuar edhe këtë herë do t’ia dalim të kemi një gjykim si duhet”, u shpreh Rama.

Kryeministri kujtoi kohën kur pallati i sporteve “Asllan Rusi” mbulohej nga kompeticioni dhe shpirti i garës e tifozët, ndërsa shprehu besimin se me këtë projekt do t’i rikthehet ajo frymë dhe energji e pazëvendësueshme.

Duke folur për lëvizjen sportive në shkolla, Rama shprehu besimin se ky pallat sporti do të “furnizohet” me prurje dhe talente të reja. “Janë 12 mijë fëmijë aktualisht të angazhuar në këtë lëvizje sportive, e cila po rritet vit pas vitit nën kujdesin e Komitetit Olimpik Shqiptar”, shtoi Rama.

Kryeministri foli edhe për ambicien pφr të zhvilluar në Shqipëri finalet e Kupës së Kampioneve të Europës në basketboll apo volejboll.

“Shqipëria sot është në kohën kur synon shumë lart edhe në aspektin e pjesëmarrjes në kompeticione ndërkombëtare. Zhvillimi i finales së ‘Conference League’ në futboll ishte një kulminacion i një larmie aktivitetesh ndërkombëtare që zhvillohen në Shqipëri. Synimi për të luajtur në Shqipëri finalet e Kupës së Kampionëve të Europës apo Superkupës së Europës edhe në basketboll apo volejboll nuk është i paarritshëm”, shtoi Rama.

Në këtë drejtim, Kryeministri bëri të ditur se ka pasur kontakte me federatat ndërkombëtare dhe janë interesuar edhe për kapacitetet që ka pallati i sportit.

“Shpresojmë që ta realizojmë këtë projekt në një kohë të arsyeshme që të na japë mundësinë të kemi një kandidaturë shumë të besueshme të Shqipërisë për të pasur këtu edhe finale apo ndeshje të atyre niveleve më të larta europiane”, shtoi Rama.

Konkursi, i cili ka për qëllim modernizimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të këtij objekti të rëndësishëm, ka tërhequr pjesëmarrjen e arkitektëve dhe studiove të njohura nga e gjithë bota.

Projektet do të shqyrtohen nga një juri ndërkombëtare, e përbërë nga ekspertë të njohur të fushës, të cilët do të vlerësojnë kreativitetin, funksionalitetin dhe qëndrueshmërinë e ideve për t’i dhënë Pallatit të Sportit jo vetëm një pamje moderne, por për ta bërë një pikë referimi të garave sportive europiane.

Konkursi për rilindjen e “Asllan Rusi” – Foto Andrin Hoxha
1 nga 22

/r.e/a.f/

The post Modernizimi i “Asllan Rusit”, Rama: Synojmë organizimin e Kupës së Kampionëve të Europës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Egla Ceno gati për një projekt të ri, ja çfarë paralajmëron aktorja

By: D Marku
13 October 2025 at 17:10

Aktorja dhe fituesja e “Big Brother VIP Albania 3”, Egla Ceno, ka ngjallur interes në rrjete sociale me një postim të fundit, duke lënë të kuptohet se po përgatitet për një projekt të ri mediatik. Në një Instastory, Egla ka ndarë një foto të saj të realizuar gjatë një performance teatrale, ndërsa ka bërë një pyetje që ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve:

“Çfarë titulli duhet të ketë podcasti im dhe çfarë do donit të shihni në të?”

Ky postim ka bërë shumë fansa të mendojnë se aktorja është në prag të nisjes së një podcasti personal, ku pritet të trajtojë tema që lidhen me artin, jetën publike, marrëdhëniet njerëzore, apo edhe me eksperiencën e saj të gjatë në skenë e televizion.

Përzgjedhja e këngës së 2Pac që shoqëronte postimin “Fin Wit The Wrong Nigga*”- shton një notë ironike e rebelimi, tipike për personalitetin e saj të fortë.

Fansat kanë nisur tashmë të sugjerojnë tituj për podcastin dhe ide për temat që do të donin të dëgjonin, ndërsa shumë prej tyre e kanë përgëzuar për nisjen e një rrugëtimi të ri që premton të jetë po aq i guximshëm sa vetë Egla.

Se ku do shfaqet e se sa episode do kete, na mbetet te presim!

The post Egla Ceno gati për një projekt të ri, ja çfarë paralajmëron aktorja appeared first on Albeu.com.

Parku i Besimit, destinacion unik i arkitekturës ndërkombëtare

13 October 2025 at 09:50

TIRANË, 13 tetor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga projekti fitues për ndërtimin e Parkut të Besimit.

Projekti është realizuar nga studioja me famë botërore BIG (Bjarke Ingels Group), që u shpall fitues të dielën pas një gare ku morën pjesë dymbëdhjetë kompani ndërkombëtare.

Rama në postimin e tij në rrjetet sociale thekson se ky projekt  i shton vendit tonë një tjetër destinacion unik të arkitekturës ndërkombëtare dhe jo vetëm.

Në finale për projektin u zgjodhën dymbëdhjetë studio arkitekturore ndërkombëtare nga Mbretëria e Bashkuar, Portugalia, Danimarka, Gjermania, Spanja, Meksika, Belgjika, Holanda dhe Italia. Nga dymbëdhjetë kompanitë finaliste, u përzgjodhën pesë dhe në fund, juria zgjodhi fituese kompaninë daneze “Bjarke Ingels Group”.

Kryeministri i pranishëm në ceremoninë e zhvilluar për shpalljen e fituesit, tha se procesi ka qenë “deri tani është më kompleksi, më emocionali dhe më i ndërlikuari”.

Kryeministri theksoi dëshirën për të realizuar më shumë parqe të ngjashme në të ardhmen dhe vlerësoi lart kontributin e të gjithë konkurrentëve.

Parku i Besimit, i konceptuar si një hapësirë simbolike e bashkëjetesës fetare dhe harmonisë kulturore, pritet të jetë një vepër ikonike që do të pasurojë peizazhin dhe identitetin shpirtëror të vendit. Projekti është vlerësuar për qasjen e tij gjithëpërfshirëse, inovative dhe për mënyrën si i jep jetë bashkëjetesës midis natyrës, njeriut dhe besimeve.

Parku i Besimit pritet të kthehet në një nga pikat më të rëndësishme të promovimit të bashkëjetesës dhe diversitetit në Shqipëri, duke pasqyruar vlerat unike të tolerancës ndërfetare që e karakterizojnë vendin tonë.

The post Parku i Besimit, destinacion unik i arkitekturës ndërkombëtare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zhvillimi i qëndrueshëm i turizmit në Korçë, nisin konsultimet për projektin sipas modelit francez

TIRANË, 9 tetot/ATSH/ Turizmi në qarkun e Korçës ishte në qendër të takimit mes prefektit Nertil Jole dhe Rémy Privat, atashe për bashkëpunimin pranë Ambasadës së Francës në Tiranë.

Në takim ishin të pranishëm edhe ekspertë nga organizata franceze Tétraktys, të specializuar për turizmin malor.

Në fokus të takimit ishte projekti për hartimin e masterplanit për zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit në rajonin e Korçës, që bashkëfinancohet nga Agjencia Franceze e Zhvillimit (AFD) dhe Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit me vlerë rreth 400 mijë euro.

Prefekti Jole në një postim në rrjetet sociale tha se “tashmë ka filluar procesi i konsultimit me aktorë institucionalë e jo vetëm, si bashkitë e qarkut, universiteti “Fan S. Noli”, sipërmarrje të suksesshme në sektorin e turizmit dhe agroturizmit, për të hartuar masterplanin për zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit në rajonin e Korçës, sipas modelit francez të përshtatur me kontekstin tonë”.

Projekti do të përfshijë planifikimin strategjik, një plan investimesh dhe forcimin e bashkëpunimeve teknike me autoritetet lokale franceze, si qyteti i Chambéry dhe departamenti i Savoie, duke përfshirë edhe aktorë të tjerë nga rajoni Alpin i Parkut Natyror Rajonal të Maleve Bauges në Francë.

“Këto shkëmbime synojnë forcimin e kapaciteteve lokale dhe nxitjen e transferimit të njohurive për zhvillim të qëndrueshëm në sektorin e turizmit, duke pasuruar njëherazi ofertën turistike të qarkut tonë”, tha Jole.

Në maj të këtij viti Agjencia Franceze e Zhvillimit (AFD) dhe Ministria Shqiptare e Turizmit dhe Mjedisit nënshkruan marrëveshjen për mbështetjen e këtij projekti për zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit në rajonin e Korçës.

Marrëveshja do të mbështesë hartimin e një strategjie gjithëpërfshirëse për të udhëhequr zhvillimin e turizmit në rajonin e Korçës gjatë viteve në vijim. Plani do të kombinojë mbrojtjen e mjedisit, planifikimin e qëndrueshëm territorial dhe vlerësimin e trashëgimisë arkitektonike dhe natyrore të rajonit.

Ky projekt plotëson gjithashtu përpjekjet e tjera të udhëhequra nga Franca në rajonin e Korçës, përfshirë rihapjen e planifikuar të Liceut Francez dhe bashkëpunimin e decentralizuar në vazhdim të mbështetur nga Ambasada Franceze.

1 nga 5

/k.s/j.p/

The post Zhvillimi i qëndrueshëm i turizmit në Korçë, nisin konsultimet për projektin sipas modelit francez appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Qeveria miraton shpronësimin për projektin e rrugës “Hasan Bakiu” në Tiranë

8 October 2025 at 19:53

TIRANË, 8 tetor /ATSH/ Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme private që preken nga realizimi i projektit “Sistemim, asfaltim i rrugës ‘Hasan Bakiu’”, në territorin e bashkisë Tiranë.

Vendimi parashikon që shpronësimi të kryhet në favor të bashkisë Tiranë, ndërsa pronarët e pasurive privatë do të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse të përcaktuar në tabelën bashkëlidhur vendimit.

Vlera e përgjithshme e shpronësimit është 20 359 036,80 lekë, ndërsa shpenzimet procedurale përllogariten në 70 000 lekë. Të dyja këto shuma do të përballohen nga bashkia Tiranë.

Sipas vendimit, procesi i shpronësimit do të nisë menjëherë pas botimit të aktit në “Fletoren Zyrtare” dhe do të përfundojë brenda tre muajve nga hyrja në fuqi e tij. Pronarët do të kompensohen pasi të paraqesin dokumentacionin përkatës pranë bashkisë Tiranë.

Gjithashtu, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Tiranë Veri, do të nisë brenda 30 ditëve procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit në hartën kadastrale dhe regjistrimin e kalimit të pronësisë në favor të bashkisë Tiranë. Deri në përfundim të këtij procesi, do të pezullohen të gjitha transaksionet me pasuritë që preken nga projekti.

Për zbatimin e vendimit ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Bashkia Tiranë, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Agjencia Shtetërore për Shpronësimin.

Vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren Zyrtare”.

/a.f/r.e/

The post Qeveria miraton shpronësimin për projektin e rrugës “Hasan Bakiu” në Tiranë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rehabilitimi i linjës hekurudhore Durrës–Rrogozhinë, opozita: Të mos mbetet investim pa rendiment ekonomik

6 October 2025 at 12:59

TIRANË, 6 tetor /ATSH/ Linja hekurudhore Durrës–Rrogozhinë do të rehabilitohet dhe elektrifikohet deri në vitin 2028, si pjesë e fazës së parë të Korridorit VIII, që lidh Italinë me Bullgarinë përmes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Detit të Zi.

Në Komisionin parlamentar për Evropën dhe Punët e Jashtme, zëvendësministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enkelejda Muçaj, nënvizoi se projekti ka një vlerë totale prej 120,5 milionë eurosh, ku 60,5 milionë janë grant nga Bashkimi Europian, ndërsa pjesa tjetër përfshihet në kredi nga Banka Evropiane e Investimeve (BEI) dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), me nga 30 milionë euro secila.

Sipas saj, investimi 34 kilometra i gjatë është një hallkë strategjike e Korridorit VIII dhe do të rrisë ndjeshëm aksesin rajonal të Shqipërisë.

Ajo theksoi se projekti është në përputhje të plotë me Strategjinë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim Europian, dhe bën pjesë në Listën unike të projekteve me rëndësi kombëtare, të miratuar në shkurt 2025.

“Ky investim përfaqëson mbështetjen konkrete të Komisionit Europian për Shqipërinë dhe vizionin për krijimin e një rrjeti hekurudhor të qëndrueshëm dhe konkurrues në rajon”, shtoi Muçaj.

Sipas saj, linja do të mundësojë udhëtime me shpejtësi deri në 120 km/orë dhe do të sigurojë ndërlidhje me projektet e tjera hekurudhore, si Vorë–Hani i Hotit dhe Rrogozhinë–Pogradec, duke forcuar lidhjet me Maqedoninë e Veriut e Bullgarinë.

Nga ana tjetër, deputeti i Partisë së Lirisë, Edmond Haxhinasto, ish-ministër i Transporteve, e mbështeti projektin në emër të opozitës, por ngriti një sërë shqetësimesh për vonesat, mungesën e vizionit afatgjatë dhe rentabilitetin ekonomik të investimeve në sektorin hekurudhor.

“Është shumë mirë që po investohet në hekurudhë, por është edhe shumë vonë. Sektori është lënë pas dore prej vitesh, ndërsa objektivat strategjikë që duhej të ishin realizuar deri në vitin 2020 mbetën në letër. Korridori VIII ka rëndësi të jashtëzakonshme për transportin e mallrave dhe lidhjet ndërkufitare”, theksoi ai.

Ai kërkoi që projektet e infrastrukturës të mos shndërrohen në “njolla të shpërndara investimesh pa rendiment ekonomik”, por të jenë pjesë e një plani të integruar që ndihmon drejtpërdrejt zhvillimin ekonomik dhe përmbushjen e detyrimeve ndërkombëtare, veçanërisht në kuadër të Procesit të Berlinit.

“Çdo investim duhet të jetë i qëndrueshëm, të ketë ndikim real në ekonomi dhe të mos vonojë angazhimet tona europiane”, theksoi Haxhinasto. /j.p/

The post Rehabilitimi i linjës hekurudhore Durrës–Rrogozhinë, opozita: Të mos mbetet investim pa rendiment ekonomik appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

I mashtruan për vota/ Harta e plotë e godinave që prishen në Kombinat pas tenderit 5 mln euro të Salillarit

By: Elva
4 October 2025 at 13:45

Nga Boldnews.al Fadromat e Inspektoratit Ndërtimor (IKMT) kanë nisur këtë të shtunë (4 Tetor 2025) prishjen e disa godinave në Kombinat, si hap i parë i shkatërrimit të dhjetrave të tilla, në funksion të një projekti, për të cilin Bashkia e Tiranës zhvilloi tender 5 milionë euro e që u fitua nga kompania “Salillari”. Rreth […]

The post I mashtruan për vota/ Harta e plotë e godinave që prishen në Kombinat pas tenderit 5 mln euro të Salillarit appeared first on BoldNews.al.

Rama: Nëse nuk zbatohet projekti për fasadat, konfiskim total i objektit

3 October 2025 at 13:20

TIRANË, 3 tetor/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama njoftoi sot parashikime të reja ligjore për moszbatimin e projektit të miratuar në dhënien e lejeve të ndërtimit, në rastin e fasadave të objekteve.

“Kjo është shumë e rëndësishme sepse siç mund ta dini në Shqipëri operon grupi më i madh i arkitektëve ndërkombëtar në të njëjtin vend dhe janë rreth 200 arkitektë ndërkombëtarë që studiojnë arkitekturën ndërkombëtare që janë të përfshirë në projekte në Shqipëri. Një pjesë jo e vogël e tyre janë emrat më të mëdhenj në botë”, u shpreh Rama.

Gjatë një konference për shtyp ku prezantoi paketën e re të masave ligjore për forcimin e kontrollit mbi territorin, Rama u ndal te moszbatimi i lejes së ndërtimit, siç ndodh rëndomë në rastin e fasadave të ndërtimeve të reja.

“Të marrësh arkitektë të këtij kalibri dhe në fund del një kub teneqeje sepse ndërtuesi bën çfarë të dojë me fasadën. Fasada është e drejta e çdokujt që nuk banon në atë godinë për të pasur një prezencë estetike aty ku jeton në radhe të parë, pastaj dhe komponentët e tjerë të fasadës që kanë të bëjnë me kursimin e energjisë, që kanë të bëjnë me të tjera aspekte, por në radhë të parë është e drejta e çdo kujt që jeton në këtë qytet ose në cilido qytet që të ketë rreth e rrotull gjëra të bukura jo shëmtuara”, shtoi Rama.

Rama theksoi se në rastin e fasadave mund të shkohet dhe në konfiskim total.

“Deri sot na i kanë bërë të vështira shumë gjëra sepse kanë përdorur njerëzit si puna e Hamasit për të mbrojtur veten. I kanë futur njerëzit pa certifikatë përdorimi nëpër shtëpi, pa mbaruar punimet, pa vënë dhe ashensorët ndonjëherë, se i dinë shumë mirë shqiptarët që më dëgjojnë tani dhe e kanë bërë të pamundur që të ndërmerren masat ekstreme, se çfarë do konfiskosh aty, si do ta konfiskosh kur njerëzit janë brenda, si do ta bllokosh?”, u shpreh Rama.

Ndërkohë, sipas tij “ndryshimi thelbësor që bëjmë me këto ndërhyrje është që nuk ka më ujë e nuk ka më drita pa marrë certifikatën e përdorimit dhe nuk ka më një qindarkë të paguar nga njerëzit për të blerë shtëpi që të mos përkthehet në pronë me hipotekë”.

“Nuk ka më që tjetër leje merr dhe tjetër leje zbaton. Kështu që deri për fasadën janë përcaktuara si dhe qysh, do shkohet deri në konfiskim”, shtoi ai.

The post Rama: Nëse nuk zbatohet projekti për fasadat, konfiskim total i objektit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

AKSHI dhe AKSK, akses në softuerë të klasit botëror për sigurinë kibernetike

30 September 2025 at 19:21

TIRANË, 30 shtator/ATSH/ Teksa kërcënimet kibernetike bëhen çdo ditë e më të shpeshta dhe komplekse, nevoja për infrastrukturë digjitale rezistente dhe profesionistë të sigurisë kibernetike, me aftësitë dhe njohuritë për t’i luftuar këto kërcënime të ndryshueshme, nuk ka qenë kurrë kaq e ngutshme. Ekspertët vërejnë se inteligjenca artificiale dhe të nxënit automatik e kanë shndërruar tanimë të gjithë dimensionin e veprimtarive kibernetike, si nga ana e sulmuesve; aktorëve keqdashës, ashtu edhe nga ana e mbrojtësve; atyre që diktojnë gjurmët dhe reagojnë ndaj incidenteve kibernetike.

Në përgjigje të sulmeve kibernetike në shkallë të gjerë që prekën Ballkanin Perëndimor në vitin 2022, Bashkimi Evropian lançoi projektin “Masat e përgjigjes së shpejtë të sigurisë kibernetike për Shqipërinë, Malin e Zi, dhe Maqedoninë e Veriut 2.0”, një nismë e zbatuar nga Akademia e e-Qeverisjes (eGA).

Projekti ka punuar ngushtësisht me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) dhe Autoritetin Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike (AKCESK) për të ngritur dhe për të zgjeruar kapacitetet operacionale të sigurisë kibernetike.

Të dyja institucionet luajnë një rol qendror në mbrojtjen kibernetike të Shqipërisë, duke vepruar si qendra 24/7, ku profesionistët e sigurisë kibernetike monitorojnë, diktojnë, dhe iu përgjigjen vazhdimisht kërcënimeve në kohë reale.

“Ne jemi krenarë që, përmes këtij projekti, institucionet shqiptare të sigurisë kibernetike, AKSHI dhe AKSK-ja, kanë fituar akses në softuerë të klasit botëror për sigurinë kibernetike. Instrumente, si: GreyNoise, Acunetix, dhe Cognyte Luminar, i fuqizojnë për t’i diktuar kërcënimet më shpejt, për të reduktuar pozitivet e rreme, dhe për t’iu përgjigjur me efektshmëri risqeve kibernetike komplekse”, u shpreh Merle Maigre, drejtuese e Qendrës së Kompetencave të Sigurisë Kibernetike dhe drejtuese e ekipit të projektit “Përgjigje e shpejtë ndaj sigurisë kibernetike 2.0″.

Megjithatë, ajo thekson se forcimi i rezistencës kibernetike nuk realizohet vetëm duke mundësuar instrumente të avancuara. “Ajo që ka më rëndësi është që institucionet vendore të pajisen me njohuri, aftësi, dhe gatishmërinë e nevojshme operacionale për t’iu përgjigjur kërcënimeve komplekse të ditëve të sotme. Përmes bashkëpunimit të ngushtë me palët shqiptare të interesit, ne jo vetëm kemi rritur kapacitetet teknike, por kemi përmirësuar edhe koordinimin strategjik, që mbetet thelbësor për ruajtjen e infrastrukturës kombëtare dhe rajonale”, shtoi Maigre.

Misioni i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) është të garantojë një mjedis të sigurt digjital për institucionet, sektorët kritikë, dhe qytetarët shqiptarë.

“Më parë, analiza e hyrjes dhe ndërlidhja me incidentet realizoheshin manualisht në sisteme të shkëputura, çka shpesh e vononte përgjigjen. Analistët duhej të mbështeteshin në instrumente të izoluara dhe kapacitet të kufizuar për të identifikuar strukturat. Nuk ekzistonte një sistem i strukturuar për të mbledhur informacione nga burime të hapura apo për të monitoruar sjelljen keqdashëse në rrjetin e thellë dhe të errët (deep web dhe dark web), çka mund të identifikonte sulmet e mundshme mbi institucionet shqiptare”, shpjegon Esmeralda Kazia, drejtore e Drejtorisë e Monitorimit dhe Reagimit ndaj Incidenteve pranë AKSK-së.

Kazia vuri në dukje se kjo infrastrukturë e re i ka mundësuar AKSK-së të kalojë nga procese të copëzuara dhe pjesërisht manuale në një sistem krejtësisht të centralizuar, që ofron monitorim të vazhdueshëm, kategorizim të hyrjeve, dhe përgjigje të shpejtë ndaj incidenteve.

Me ofrimin e katër serverëve VxRail me performancë të lartë, AKSK-ja tani ka një bazë rezistente dhe të shkallëzuar, që mbështet centralizimin e të dhënave dhe mbrojtjen e aseteve kombëtare. Projekti gjithashtu ofron akses në platformën e inteligjencës rreth kërcënimeve, Cognyte Luminar, e cila ofron vizibilitet në shtresa të shumta të rrjetit, duke iu mundësuar analistëve të gjurmojnë treguesit dhe komprometimit dhe të monitorojnë kërcënimet ose sjelljet e dyshimta.

Kështu mundësohet identifikimi i risqeve të mundshme ndaj infrastrukturës kritike dhe jepen njoftime në kohë reale lidhur me aktorët keqdashës, që shënjestrojnë hapësirën digjitale shqiptare.

Krahas kësaj, projekti ka rritur ndjeshëm kapacitetet e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), duke ndihmuar në hartimin e programeve të posaçme kundër aktiviteteve keqdashëse, si dhe duke trajnuar ekspertët.

“Përmes aktiviteteve të ndryshme, si: workshop-e, simulime, dhe trajnime rajonale, projekti ka përmirësuar aftësitë teknike të specialistëve të sigurisë kibernetike, duke iu ofruar njohuri teorike dhe përvojë praktike. Për ta forcuar sigurinë më tej, institucionit tonë i janë vënë në dispozicion dy sisteme: Acunetix, që skanon kodin burimor të faqeve të internetit për të identifikuar pikat e dobëta dhe të cenueshme, si dhe GreyNoise, një platformë inteligjence që dikton adresat e IP-së ku vërehet aktivitet keqdashës. Këto sisteme rrisin efikasitetin e stafit, integrohen me zgjidhjet ekzistuese, dhe standardizojnë procesin e raportimit të incidenteve”, thekson Enis Ylli, drejtor i Drejtorisë së Monitorimit dhe Mbrojtjes Kibernetike për Sisteme dhe Infrastrukturë e-Qeveritare pranë AKSHI-t.

Ylli shpjegon se GreyNoise ofron informacione gjithëpërfshirëse rreth aktorëve keqdashës duke pasuruar të dhënat me vendndodhjen dhe llojin e aktiviteteve.

“Na mundëson të krijojmë një mbrojtje proaktive në platformat tona SIEM/SOAR, duke u mbështetur në pikat e dobëta të identifikuara nga Acunetix. Integrimi i tyre me zgjidhjet ekzistuese zgjeron objektin e masave mbrojtëse teknike, duke mundësuar përgjigje të efektshme si ndaj aktorëve të sofistikuar, ashtu edhe ndaj atyre modestë, të sponsorizuar nga shteti”, shtoi ai.

Sipas tij, inteligjenca artificiale përshpejton veprimet në kohë reale dhe zgjeron ndjeshëm shkallën dhe sofistikimin e sulmeve kibernetike. Kjo sjell një betejë të pareshtur, ku konfliktet ndërkombëtare i kapërcejnë kufijtë rajonalë, dhe mekanizmat mbrojtës përballen me kërcënime të panjohura dhe teknologji novatore.

Sistemet e ofruara përmes asistencës së projektit i përmirësojnë zgjidhjet ekzistuese, duke shtuar ndërveprimin dhe duke përmirësuar efikasitetin operacional.

“Përmes kësaj mbështetjeje strategjike, Shqipëria tani është më e mirëpajisur për të siguruar frontet digjitale, në përputhje me standardet e BE-së për sigurinë kibernetike, dhe kontribuon në shkëmbimin e informacioneve në nivelin rajonal dhe ndërkufitar,” tha ndër të tjera Kazia.

Projekti “Masat e Përgjigjes së Shpejtë të Sigurisë Kibernetike për Shqipërinë, Malin e Zi, dhe Maqedoninë e Veriut 2.0”, është një nismë e lançuar nga Bashkimi Evropian dhe e zbatuar nga Akademia e e-Qeverisjes (eGA), në përgjigje të sulmeve kibernetike në shkallë të gjerë që prekën Ballkanin Perëndimor në vitin 2022. Projekti u zhvillua në vazhdën e përpjekjeve të ngjashme më parë.

Duke ofruar trajnime teknike dhe konsulencë përmes ekspertëve, projekti synon të forcojë rezistencën kibernetike të Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, duke përmirësuar aftësitë e tyre për t’iu përgjigjur me efektshmëri krizave kibernetike.

Në Shqipëri, projekti ka bashkëpunuar ngushtësisht me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) dhe Autoritetin Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike (CESK) për të ngritur dhe për të zgjeruar kapacitetet operacionale të sigurisë kibernetike.

Të dyja institucionet luajnë një rol qendror në mbrojtjen kibernetike të Shqipërisë, duke vepruar si qendra 24/7, ku profesionistët e sigurisë kibernetike monitorojnë, diktojnë, dhe iu përgjigjen vazhdimisht kërcënimeve në kohë reale. /j.p/

1 nga 5

The post AKSHI dhe AKSK, akses në softuerë të klasit botëror për sigurinë kibernetike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Miratohet projekti i hotelit në “Shtëpinë e Futbollit”

21 September 2025 at 10:28

TIRANË, 21 shtator /ATSH/ Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka miratuar projektin për ndërtimin e një hoteli pranë kompleksit “Shtëpia e Futbollit”.

Ky vendim erdhi për të krijuar një ambient të posaçëm për akomodimin e ekipeve kombëtare gjatë grumbullimeve dhe për të minimizuar shpenzimet e akomodimit.

Komiteti Ekzekutiv ka miratuar gjithashtu përzgjedhjen e “H & Co.KG” për projektimin e hotelit, e njëjta që ka projektuar edhe kompleksin “Shtëpia e Futbollit”.

FSHF thekson se, ky hap tregon përkushtimin  për krijimin e kushteve optimale për ekipet kombëtare dhe zhvillimin e infrastrukturës sportive dhe komerciale të kompleksit “Shtëpia e Futbollit”.

/gj.m/r.e/

The post Miratohet projekti i hotelit në “Shtëpinë e Futbollit” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Blaisse: Shqipëria hapa të mëdhenj në forcimin e gjyqësorit

19 September 2025 at 11:18

TIRANË, 19 shtator/ATSH/ Drejtoresha e Qendrës Holandeze të Trajnimit dhe Studimit për Gjyqësorin (SSR), Margreet Blaisse theksoi të premten në Tiranë se “sot nisim një projekt të ri, i cili synon të forcojë më tej integritetin e gjyqësorit në Shqipëri”.

Në fjalën e saj gjatë takimit të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë në bashkëpunim me projektin “Matra” të qeverisë së Mbretërisë së Holandës, me institucione të drejtësisë për të folur mbi çështje të pavarësisë dhe përgjegjshmërisë së gjyqësorit, Blaisse tha se “integriteti i gjyqësorit është thelbi, baza e funksionimit të mirë dhe të pavarur të gjyqësorit dhe gjithashtu për shtetin e së drejtës”.

“Kjo nuk është temë e re për ju, përkundrazi, hapa të mëdhenj janë bërë tashmë dhe tani synimi është të forcojmë, të konsolidojmë atë që është arritur tashmë, duke siguruar një bazë të mirë për hapat e ardhshëm”, tha Blaisse.

Blaisse u shpreh se “kur shikoni pas në atë që është arritur duhet të jeni krenarë, sepse ka qenë një përpjekje e madhe dhe në të njëjtën kohë ka ende shumë gjëra që duhen bërë”.

“Është një rrugë e gjatë për të arritur standardet dhe unë e di që ka një nxitje të fuqishme për ta bërë këtë dhe në të njëjtën kohë është e rëndësishme të theksohet se ku saktësisht jemi në këtë pikë për të konsoliduar atë që është arritur dhe për të forcuar themelet”, nënvizoi Blaisse, duke shtuar se është e rëndësishme të reflektojmë për atë që nevojitet tani dhe kjo është ajo që ju keni bërë dhe për këtë është edhe projekti.

Më tej Blaisse foli për objektivat e projektit “Forcimi i Integritetit Gjyqësor në Shqipëri”.

“Objektivat kryesorë të projektit janë të forcojë etikën e gjyqësorit nëpërmjet trajnimeve, seminareve dhe gjithashtu është e rëndësishme të mbështesë magjistratët e rinj në lidhje me integritetin dhe vlerat profesionale të tyre. Gjithashtu të forcohet besimi i publikut dhe për të arritur këtë do të organizohen seminare dhe trajnime profesionale mes kolegëve, që është një instrument shumë i rëndësishëm”, tha Blaisse.

Projekti “Forcimi i Integritetit Gjyqësor në Shqipëri”, një projekt MATRA i financuar nga Mbretëria e Holandës, synon të forcojë profesionalizmin, etikën dhe besimin e publikut tek gjyqësori shqiptar pas procesit të vetting-ut. Përmes ofrimit të trajnimeve të vazhdueshme, punëtorive dhe shkëmbimit të njohurive me ekspertë gjyqësorë holandezë, projekti synon të garantojë qëndrueshmërinë afatgjatë të reformave në drejtësi, duke u përqendruar tek përmirësimi i standardeve etike, mbështetja e magjistratëve dhe inspektorëve, si dhe promovimi i transparencës.

I shtrirë nga shtatori 2025, deri në dhjetor 2027, projekti do të përfshijë trajnime të tipit intervision për të nxitur reflektimin etik, duke u mundësuar magjistratëve të shqyrtojnë çështje të ndërlikuara dhe duke inkurajuar dialog të hapur përmes një platforme ku mund të shprehin pasiguritë, të marrin komente nga kolegët dhe të menaxhojnë çështje të ndjeshme.

Projekti përfshin gjithashtu një vizitë studimore në Holandë dhe zbatohet nga Qendra Holandeze e Trajnimit dhe Studimit për Gjyqësorin (SSR) në bashkëpunim me institucionet e drejtësisë shqiptare.

/k.s/r.e/a.f/

The post Blaisse: Shqipëria hapa të mëdhenj në forcimin e gjyqësorit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Forumi i Lidhshmërisë, Çano: Projekti Co4Co si katalizator i transformimit rajonal

15 September 2025 at 23:01

TIRANË, 15 shtator/ATSH/ Përmirësimi i lidhjes hekurudhore dhe integrimi i rajonit të Adriatikut Jugor në politikat e transportit të Bashkimit Europian është në fokus të projektit Co4Co, i zbatuar në Shqipëri nga Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim.

Projekti u prezantua sot gjatë punimeve të Forumit të Lidhshmërisë Tiranë 2025.

Ai financohet nga Interreg IPA South Adriatic dhe përfshin partnerë nga Shqipëria, Mali i Zi dhe Italia, me aktivitete që fokusohen në vlerësimin e boshllëqeve infrastrukturore dhe shkëmbimin e njohurive mbi politikat evropiane të transportit.

E pranishme në prezantimin e këtij projekti, drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, Eridana Çano vlerësoi se “ky projekt mund të shndërrohet në katalizator të transformimit rajonal, duke e kthyer Shqipërinë dhe Adriatikun e Jugut në një urë lidhëse mes Evropës dhe Ballkanit Perëndimor”.

Çano theksoi se programi Interreg IPA South Adriatic, me buxhet mbi 81 milionë euro, synon një Adriatik më të gjelbër, më të zgjuar, më të lidhur dhe më social, duke u mbështetur mbi bashkëpunimin tripalësh Itali–Shqipëri–Mal i Zi.

Interreg është një seri programesh financimi të BE-së që mbështesin bashkëpunimin rajonal. Duke bashkuar organizata nga e gjithë Evropa dhe më gjerë, Interreg trajton sfidat e përbashkëta dhe krijon lidhje të qëndrueshme.

Nga nxitja e rritjes ekonomike dhe kohezionit rajonal deri te mbrojtja e mjedisit dhe promovimi i zhvillimit të qëndrueshëm, projektet e financuara nga Interreg bëjnë një ndryshim të vërtetë në jetën e njerëzve.

/m.m/j.p/

The post Forumi i Lidhshmërisë, Çano: Projekti Co4Co si katalizator i transformimit rajonal appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌