Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

KLIMË – Alpet franceze po humbasin “me shpejtësi” akullnajat e tyre

22 December 2025 at 21:12

PARIS, 22 dhjetor /ATSH-AA/ – Një glaciolog francez me përvojë ka paralajmëruar se akullnajat e Alpeve kanë humbur më shumë se gjysmën e vëllimit të tyre që nga fundi i shekullit të 19-të, duke theksuar ndikimin përshpejtues të ndryshimeve klimatike në vargmalin më të lartë të Evropës.

Në një intervistë si pjesë e raporteve speciale “Maja e Evropës: Alpet”, Sylvain Coutterand detajoi ndryshimet e thella që ndikojnë në rajonin e Alpeve të Francës. Ai theksoi një transformim të thellë në peizazhin e Alpeve.

Duke kujtuar vizitat e tij të verës së fëmijërisë në vitet 1970 dhe 1980 në Les Houches, një fshat në rajonin Auvergne-Rhone-Alpes pranë Chamonixit, ai tha se reshjet ishin të shpeshta, çdo dy ditë, duke mbajtur borën në lartësi të mëdha dhe duke lejuar akullnajat të përparojnë.

Sot, temperaturat në rritje janë shumë më të theksuara në vendpushimet e skive si në Chamonix të Francës dhe Zermatt të Zvicrës.

“Ndryshimi i klimës ndihet më intensivisht në male sesa gjetkë”, tha Coutterand.

Regjistrimet e temperaturës në Alpe datojnë që nga vitet 1880.

“Që nga fundi i shekullit të 19-të, akullnajat kanë humbur më shumë se 50 për qind të vëllimit të tyre”, theksoi ai.

Akullnajet e Alpeve filluan të tërhiqen nga shtrirjet e tyre maksimale të Epokës së Vogël të Akullnajeve rreth mesit të shekullit të 19-të, sipas rindërtimeve glaciologjike, me periudha të shkurtra stagnimi ose përparimi të përsëritur në shumë rajone gjatë viteve 1890, 1920 dhe 1970-1980.

Akullnajat në lartësi më të ulëta dhe ato më të vogla që atëherë janë zhdukur plotësisht.

– “Zhdukja e akullnajave po ndodh tani”

“Zhdukja e akullnajave po ndodh tani. Sipas modeleve, akullnajat ikonike si Mer de Glace mund të zhduken midis viteve 2060 dhe 2080. Jemi plotësisht në epokën e ndryshimeve klimatike, pa asnjë fund në horizont”, tha Coutterand.

Duke parë përpara, ai parashikoi sfida të rënda për prodhimin e energjisë hidroelektrike dhe për ftohjen e centraleve bërthamore për shkak të rrjedhës së reduktuar të ujit.

Vetëm në Luginën Chamonix, problemet e ardhshme të furnizimit me ujë duken të mëdha sapo akullnajat të zhduken.   /os/

The post KLIMË – Alpet franceze po humbasin “me shpejtësi” akullnajat e tyre appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ligji për barazinë gjinore, Suard: Mosdiskriminimi, vlerë themelore e BE-së

10 November 2025 at 21:59

TIRANË, 10 nëntor /ATSH/ Ambasadorja e Francës në Shqipëri, Catherine Suard, gjatë një vizite në Korçë, e pyetur nga mediet në lidhje me debatin për ligjin e barazisë gjinore, theksoi se respektimi i të drejtave të njeriut dhe barazisë është një vlerë thelbësore e Bashkimit Evropian dhe diplomacisë franceze.

“Ajo që mund të them është se të drejtat e njeriut, mosdiskriminimi kundrejt çdo lloj njeriu apo popullsie dhe barazia e gjinive, janë vlera themelore të Bashkimit Evropian. Nuk ka një direktivë të posaçme të BE-së, por të gjitha tekstet mbrojnë të drejtat njerëzore dhe mungesën e diskriminimit. Kjo është zemra e drejtësisë në BE dhe e diplomacisë franceze gjithashtu”, u shpreh Suard.

Sa i përket raportit të fundit të Këshillit të Evropës për progresin e Shqipërisë drejt integrimit evropian, Suard e cilësoi atë si një dokument shumë pozitiv, që njeh arritjet e deritanishme, por kërkon vazhdim të reformave.

“Raporti që u publikua së fundmi ishte shumë pozitiv, kjo u nënvizua dhe nga autoritetet, nga përfaqësues të BE, përfaqësues të politikës së jashtme, kryeministri, ambasadori i BE në Shqipëri. Po, është një raport pozitiv që tregon progresin dhe merr parasysh gjithë progresin e paprecedentë që është bërë deri tani në raport me Shqipërinë. Ajo që është e qartë, është gjithashtu se kjo qasje duhet të vazhdojë deri në të ardhmen duke inkurajuar reformat e duke vazhduar në këtë rrugë. Është akoma e nevojshme që të shkojmë edhe më larg se sa kemi ecur deri tani”, tha ambasadorja.

Ajo shtoi se përtej teksteve ligjore, është çështja e zbatimit të këtyre reformave dhe ligjeve.

“Kontrolli dhe mënyra se si do të aplikohet kjo normë dhe këto ligje tek qytetarët dhe aktorët e ndryshëm, përfshirë dhe ata ekonomikë, ka ende shumë për t’u bërë. Jam shumë besimplotë me faktin që Shqipëria është në gjendje të arrijë objektivat e saj dhe ne jemi në dispozicionin e saj për ta ndihmuar, por është një punë shumë e vështirë. Duhet që të gjithë të kontribuojnë, klasat politike dhe gjithë parlamenti”, tha ajo.

E pyetur për punën e SPAK, ambasadorja franceze e  konsideroi atë si rezultatin emblematik të reformës në drejtësi.

“SPAK është rezultati emblematik i reformës së drejtësisë në Shqipëri. Është një mjet i jashtëzakonshëm i cili është zhvilluar shumë dhe sot është një mjet që jep një indikator të rëndësishëm ndaj sistemeve tona të drejtësisë. Nuk është vetëm një institucion që merr informacione nga jashtë, por është një institucion që është kthyer tashmë partner i plotë me sistemet tona të sigurisë, informacionit të bashkëpunimit gjyqësor ndërkombëtar. Pra, është një rezultat i jashtëzakonshëm që varet shumë edhe nga personaliteti që ka në krye dhe shpresoj se do të vazhdojë edhe me ndryshimet e fundit të drejtuesve të SPAK”, u shpreh ajo.

/m.q/j.p/

The post Ligji për barazinë gjinore, Suard: Mosdiskriminimi, vlerë themelore e BE-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

U aksidentuan në aksin Korçë-Pogradec, turistët francezë dërgohen drejt Traumës

By: V K
26 October 2025 at 15:33

Dy turistët francezë që u përfshinë në një aksident automobilistik mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Pogradec-Korçë, pranë fshatit Çerravë, janë dërguar drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Burime pranë spitalit të Pogradecit bëjnë me dije se të dy të lënduarit pasi kanë marrë ndihmën e parë mjekësore pranë këtij spitali e kishin urgjente transferimin në kryeqytet, pasi kishin “Politraumë” e cila trajtohet vetëm në kryeqytet. Mësohet se me më shumë plagë paraqitet gruaja, por të dy ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Turistët francezë po udhëtonin me motor nga Korça në drejtim të Pogradecit në momentin kur një automjet tip “BMW” u preu rrugën pranë kryqëzimit të fshatit Çerravës duke shkaktuar përplasjen.

“Rreth orës 09:55, në aksin rrugor “Korçë–Pogradec”, motomjeti me drejtues shtetasin F. D., rreth 41 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. C.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe shtetasja që udhëtonte me të, të dy shtetas francezë, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, – njoftoi Policia.

 

The post U aksidentuan në aksin Korçë-Pogradec, turistët francezë dërgohen drejt Traumës appeared first on Albeu.com.

Aksident në Pogradec/ Makina përplaset me motorin, plagosen dy turistë francezë

By: V K
26 October 2025 at 10:43

Ditën e sotme, një aksident ka ndodhur në afërsi të kryqëzimit të fshatit Cërravë, ku janë plagosur dy turistë francezë, një burrë dhe një grua, të cilët po udhëtonin me motor.

Sipas burimeve zyrtare, mjeti tip “BMW”, ka përplasur çiftin e turistëve. Të lënduarit ndodhen nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Pogradecit, por nuk përjashtohet mundësia që ata të transferohen drejt Spitalit të Traumës për trajtim më të specializuar.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit në komisariat, ku po merret në pyetje për të sqaruar rrethanat e aksidentit. Hetimet për këtë ngjarje janë në vijim.

The post Aksident në Pogradec/ Makina përplaset me motorin, plagosen dy turistë francezë appeared first on Albeu.com.

Zhvillimi i qëndrueshëm i turizmit në Korçë, nisin konsultimet për projektin sipas modelit francez

TIRANË, 9 tetot/ATSH/ Turizmi në qarkun e Korçës ishte në qendër të takimit mes prefektit Nertil Jole dhe Rémy Privat, atashe për bashkëpunimin pranë Ambasadës së Francës në Tiranë.

Në takim ishin të pranishëm edhe ekspertë nga organizata franceze Tétraktys, të specializuar për turizmin malor.

Në fokus të takimit ishte projekti për hartimin e masterplanit për zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit në rajonin e Korçës, që bashkëfinancohet nga Agjencia Franceze e Zhvillimit (AFD) dhe Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit me vlerë rreth 400 mijë euro.

Prefekti Jole në një postim në rrjetet sociale tha se “tashmë ka filluar procesi i konsultimit me aktorë institucionalë e jo vetëm, si bashkitë e qarkut, universiteti “Fan S. Noli”, sipërmarrje të suksesshme në sektorin e turizmit dhe agroturizmit, për të hartuar masterplanin për zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit në rajonin e Korçës, sipas modelit francez të përshtatur me kontekstin tonë”.

Projekti do të përfshijë planifikimin strategjik, një plan investimesh dhe forcimin e bashkëpunimeve teknike me autoritetet lokale franceze, si qyteti i Chambéry dhe departamenti i Savoie, duke përfshirë edhe aktorë të tjerë nga rajoni Alpin i Parkut Natyror Rajonal të Maleve Bauges në Francë.

“Këto shkëmbime synojnë forcimin e kapaciteteve lokale dhe nxitjen e transferimit të njohurive për zhvillim të qëndrueshëm në sektorin e turizmit, duke pasuruar njëherazi ofertën turistike të qarkut tonë”, tha Jole.

Në maj të këtij viti Agjencia Franceze e Zhvillimit (AFD) dhe Ministria Shqiptare e Turizmit dhe Mjedisit nënshkruan marrëveshjen për mbështetjen e këtij projekti për zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit në rajonin e Korçës.

Marrëveshja do të mbështesë hartimin e një strategjie gjithëpërfshirëse për të udhëhequr zhvillimin e turizmit në rajonin e Korçës gjatë viteve në vijim. Plani do të kombinojë mbrojtjen e mjedisit, planifikimin e qëndrueshëm territorial dhe vlerësimin e trashëgimisë arkitektonike dhe natyrore të rajonit.

Ky projekt plotëson gjithashtu përpjekjet e tjera të udhëhequra nga Franca në rajonin e Korçës, përfshirë rihapjen e planifikuar të Liceut Francez dhe bashkëpunimin e decentralizuar në vazhdim të mbështetur nga Ambasada Franceze.

1 nga 5

/k.s/j.p/

The post Zhvillimi i qëndrueshëm i turizmit në Korçë, nisin konsultimet për projektin sipas modelit francez appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ambasada franceze në Prishtinë: Një peizazh dimëror befasues për fillim tetori, por gjithsesi i këndshëm

3 October 2025 at 10:20


Fillimi i tetorit ka shënuar një rënie të ndjeshme të temperaturave, ndërsa në disa vende të Kosovës kanë pasur edhe reshje bore.

Ambasada e Francës në Kosovë përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se peizazhi dimëror është befasues për fillim tetori, transmeton Telegrafi.

"Sapo ka filluar vjeshta, kryeqyteti i Kosovës zgjohet nën reshjet e borës. Një peizazh dimëror befasues për fillim tetori, por gjithsesi i këndshëm. Por, pa harruar ata që pengohen nga kjo borë e hershëm", thuhet në njoftimin e tyre.

Moti me shi dhe reshje bore do të vazhdojë deri javën e ardhshme, ndërsa më pas pritet një rritje e temperaturave. /Telegrafi/

Franca kërkon që autorët e sulmit të Banjskës të dalin para drejtësisë

24 September 2025 at 16:34


Ambasada e Francës në Kosovë ka ripërsëritur thirrjen që autorët e sulmit të Banjskës të dalin para drejtësisë.

Thirrja e Francës erdhi në përvjetorin e dytë të këtij sulmi ku vdiq polici Afrim Bunjaku.

“Dy vjet pas sulmit kriminal në Banjskë i cili mori jetën e rreshterit Afrim Bunjaku, mendimet tona janë me familjen e tij. Franca vazhdon të bëjë thirrje që autorët e këtij sulmi vdekjeprurës të sillen para drejtësisë”thuhet në postimin e kësaj ambasade.

Në këtë përvjetor edhe ambasada gjermane dhe ajo britanike kërkuan që autorët e sulmit të para dy vjetëve të përballen me drejtësinë.

Ushtria franceze paralajmëron për intensifikimin e aktivitetit “armiqësor ose jomiqësor” në hapësirën ajrore

19 September 2025 at 21:34

Zyrtari më i lartë ushtarak hapësinor i Francës ka paralajmëruar për intensifikimin e aktivitetit “armiqësor ose jomiqësor” në hapësirë, veçanërisht nga Rusia, duke u bashkuar me një thirrje gjithnjë e në rritje të fuqive perëndimore – që paralajmërojnë publikisht për një kërcënim sigurie në rritje të shpejtë, sipas “Reuters”.

Gjeneralmajor Vincent Chus tha se ka pasur një rritje të ndjeshme të aktivitetit armiqësor që nga pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia në vitin 2022.

Në intervistën e tij të parë me median ndërkombëtare që nga marrja e Komandës Hapësinore të Francës muajin e kaluar, ai tha se armiqtë, veçanërisht Rusia, kishin metoda të ndryshme për të prishur satelitët, me aktivitete të tilla si lazerët dhe sulmet kibernetike, që janë bërë të zakonshme.

Franca, vendi me buxhetin më të madh të shpenzimeve qeveritare në Evropë për hapësirën ajrore, akuzoi publikisht Moskën në vitin 2018 se po përpiqet të spiunojë komunikimet e saj sekrete – duke u futur fshehurazi në satelitët ushtarakë franko-italianë – duke përdorur anije kozmike zbulimi një vit më parë.

Por, Franca nuk ka dhënë detaje për manovrën e dyshimtë ruse që atëherë.

Kremlini tha se fuqitë perëndimore kanë zhvilluar një luftë masive hibride kundër Rusisë, duke përfshirë propagandën, sulmet kibernetike dhe operacionet e inteligjencës.

Moska tha se kundërshton çdo armë në hapësirë ​​dhe ka mohuar deklaratën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës se Rusia ka lëshuar armë në orbitën e Tokës – të afta për të shqyrtuar dhe sulmuar satelitë të tjerë.

Kina, vendi me shpenzimet e dyta më të mëdha qeveritare në botë për hapësirën pas Amerikës, po zhvillon me shpejtësi armët e saj hapësinore.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadaja dhe Britania e Madhe janë ndër vendet e tjera perëndimore që paralajmërojnë publikisht për kërcënimet në rritje ndaj satelitëve, të cilët janë të rëndësishëm për ushtrinë dhe ekonominë, nga bankat te menaxhimi i energjisë.

Ushtria franceze doli në rrugë, por në paradën e 14 korrikut

11 September 2025 at 14:56

Pretendimi: Kjo video tregon ushtrinë që ka dalë në rrugë në Paris së fundmi

Verdikti: Mungon konteksti

———————————————————-

Një video që po qarkullon në rrjete sociale, përfshi dhe ato shqipfolëse, pretendohet se tregon ushtrinë franceze në rrugët e Parisit së fundmi. 

Postimi vjen në kontekstin e protestave masive të 10 shtatorit 2025, në Paris dhe gjetkë në Francë, që synonin të ushtronin presion mbi presidentin Emmanuel Macron në ditën e parë të punës së kryeministrit të tij të ri Sébastien Lecornu. 

Megjithatë, video e mësipërme nuk tregon pamje nga shtatori 2025.

Me anë motorrit të kërkimit pamor Google Lens, Faktoje gjeti videon origjinale, të botuar në Tik Tok më 14 korrik 2025 nga profili @parislens1.

Dita e Bastijës është festa kombëtare e Francës, e cila festohet çdo vit më 14 korrik për të përkujtuar Sulmin e Bastijës në vitin 1789, si pjesë e Revolucionit Francez.

Eshtë e zakonshme që në këtë ditë të shënuar të zhvillohen parada ushtarake dhe mjetet e rënda të ushtrisë të shfaqen në rrugët e Parisit që të çojnë në bulevardin kryesor të Champs-Élysées. Këtë vit, parada përfshiu gjithashtu ushtarë indonezianë, finlandezë që shërbejnë në forcën e OKB-së në Liban, si dhe trupat belge dhe luksemburgase që shërbejnë në një forcë të NATO-s në Rumani, duke reflektuar natyrën gjithnjë e më ndërkombëtare të ngjarjes.

The post Ushtria franceze doli në rrugë, por në paradën e 14 korrikut appeared first on Faktoje.al.

Franca në kolaps politik, çfarë pritet të ndodhë pas rënies së qeverisë

By: Rovena
9 September 2025 at 11:46

Për herë të parë në historinë e Republikës së pestë Franceze, e themeluar në vitin 1958, një qeveri nuk ka rënë për shkak të një mocioni mosbesimi nga partitë, por sepse kryeministri e mori nismën vetë për të kërkuar besimin dhe nuk e mori atë. Ky rekord i takon François Bayrou-t.

Përveç arsyeve të thella dhe të largëta të krizës politike që po kalon Franca, ka edhe një element shumë personal lidhur me figurën e kryeministrit, i cili sot paradite do të dorëzojë dorëheqjen në Elize përpara presidentit Emmanuel Macron.

Bayrou dje kërkoi besimin, e quajti “provë e së vërtetës”, për të mbajtur parlamentin dhe popullin francez përgjegjës për gjendjen e jashtëzakonshme në lidhje me financat publike.

Ndoshta, kur e njoftoi këtë hap më 25 gusht, e dinte që do të humbiste dhe u sakrifikua për shkak të ndjenjës së detyrës ndaj shtetit; ose thjesht gaboi në llogaritje duke u mbështetur te mbështetja e Marine Le Pen dhe e socialistëve, që iu mohua menjëherë.

Një gabim i rëndë për një politikan të qendrës me përvojë si Bayrou, i cili është aktiv në politikën franceze prej më shumë se pesë dekadash, por që qëndroi në Kryeministri vetëm nëntë muaj. Ai mori detyrën më 13 dhjetor dhe dje në orën 19 u rrëzua në Asamblenë Kombëtare me 35 abstenime, 194 vota pro dhe 364 kundër, më shumë se paraardhësi i tij i pakënaqur Michel Barnier.

Në fjalimin e tij të fundit, Bayrou denoncoi gjendjen e llogarive publike dhe kritikoi të djathtën që mundohet t’i fajësojë emigrantët duke thënë se “ata nuk janë shkaku i gjithçkaje” dhe të majtën që dëshiron të rrisë taksat për të pasurit: “Pyetni fqinjët tanë britanikë. Rezultati ka qenë rritja e çmimeve të pasurive të paluajtshme në Milano”. Këtu sjellim ndërmend se një javë më parë Bayrou kishte akuzuar Italinë për “dumping fiskal” që tërheq të huajt, duke shkaktuar reagimin e ashpër të qeverisë franceze.

Por zgjidhjet që propozoi Bayrou nuk bindën. Ai largohet tani, ndoshta për t’u përgatitur dhe për të kandiduar në zgjedhjet presidenciale të ardhshme.

Çfarë pritet tani?

Presidenti Macron e ka pranuar situatën dhe “do të emërojë pasardhësin brenda pak ditësh”, por problemi është se Asambleja e formuar pas zgjedhjeve të parakohshme të verës 2024 mbetet e paarritshme për qeverisje. Nuk ka asnjë shumicë në horizont dhe kushdo që të emërohet ka rrezik të rrëzohet në rastin e parë, që do të jetë prezantimi i buxhetit në tetor.

Prandaj, Marine Le Pen kërkon zgjedhje të reja dhe thotë se “nëse fitojmë shumicën absolute, do të shkojmë në Matignon për të shëruar vendin”. Ndërsa rivali dhe aleati i saj anti-sistem, Jean-Luc Mélenchon, kërkon jo vetëm zgjedhje të reja për deputetët, por edhe dorëheqjen e Macron dhe zgjedhje presidenciale të parakohshme, sepse “nuk do të votojmë kurrë për një kryeministër socialist të mbështetur nga macronistët (term me të cilin i referohet mbështetësve të Macron)”.

Konsultimet zyrtare nuk kanë nisur ende dhe po fillojnë vërejtjet dhe kundërshtimet e të gjithëve kundër të gjithëve, duke e bërë shumë të vështirë zgjedhjen e një kryeministri që të qëndrojë deri në Krishtlindje.

Emrat e mundshëm për kryeministër

Qarkullojnë emra të shumë ministrave aktualë: i preferuari i Macron-it është Sébastien Lecornu (i Mbrojtjes), Catherine Vautrin (e Punës dhe Shëndetësisë), Éric Lombard (i Ekonomisë), dhe Gérald Darmanin (i Drejtësisë); ose një rikthim i djathtë me ministrin tjetër Bruno Retailleau (i Brendshëm); ose një kthesë majtas me Pierre Moscovici (aktualisht kryetar i Gjykatës së Llogarive). Shumë të tjerë shpresojnë për një figurë “teknike” si në Itali, që të jetë mbi palët politike.

Për të shmangur refuzimin e çdo propozimi, ish-kryeministri Gabriel Attal kërkon të kalojë përmes një “negociatori” që të gjejë një “marrëveshje me interes të përgjithshëm” para se të caktohet kryeministri që do ta zbatojë atë. Një lloj “detyre eksploruese” e panjohur më parë për politikën franceze, që po i afrohet gjithnjë e më shumë Italisë së kaluar./abcnews.al

Franca në prag krize/ Qeveria para votëbesimit në parlament, rrezikohet kryeministri Bayrou

By: Rovena
3 September 2025 at 21:19

Franca rrezikon të mbetet pa qeveri sërish teksa situata politike në muajt e fundit në vend ka qenë e trazuar.

Kryeministri François Bayrou, po përpiqet të shpëtojë qeverinë dhe punën e tij, duke zhvilluar bisedime këtë javë me udhëheqës të të gjithë spektrit politik përpara një votëbesimi parlamentar mbi planin e qeverisë së tij për të ulur shpenzimet publike.

Por asgjë nuk është e garantuar dhe këtë e pranoi edhe vetë Bayrou.

“Shpërbërja e parlamentit është një rrezik. E përjetuam një vit më parë. Patëm një shpërbërje një vit më parë, në të cilën presidenti i republikës priste një sqarim dhe ajo që ndodhi ishte pak a shumë e kundërta. A është logjike dhe koherente të imagjinohet se një shpërbërje e ardhshme do të sillte më shumë qartësi, nuk e besoj”, tha kryeministri francez.

Partitë e opozitës janë zotuar tashmë të refuzojnë buxhetin me kursime, dhe Bayrou, një politikan i qendrës, pritet gjerësisht të humbasë votëbesimin e 8 shtatorit, duke e shtyrë Francën në prag të një krize tjetër politike.

Nëse Bayrou mposhtet, kjo do ta linte Presidentin Emmanuel Macron në një pozitë të vështirë, të detyruar ose të gjejë një kryeministër konsensual, një detyrë e vështirë në një Francë thellësisht të ndarë, ose të shpërndajë përsëri Asamblenë Kombëtare.

Votëbesimi vjen pasi Bayoru njoftoi se do të kërkonte miratimin parlamentar për planet e tij jo shumë të mbështetura të buxhetit.

Duke argumentuar se nevojiten shkurtime të mëdha për të riparuar financat publike, ai zbuloi planet muajin e kaluar për të shkurtuar 44 miliardë euro në shpenzime në vitin 2026. Franca përballet gjithashtu me një krizë masive borxhi që arrin në 114% e PBB-së.

Plani i Bayrou, i cili përfshin heqjen e dy festave zyrtare, është kritikuar ashpër nga rivalët e tij politikë, të cilët tani kanë një mundësi të artë për ta rrëzuar atë./abcnews.al

Automjeti pësoi defekt, Policia e Përmetit ndihmon dy turistet franceze

TIRANË, 25 korrik/ATSH/ Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet u kanë shkuar në ndihmë dy turisteve franceze, të cilat mbetën në mesnatë, në fshatin Bajkollar, për shkak të një defekti në automjetin me të cilin po eksploronin zonën.

Policia bën me dije se sapo u njoftua rreth orës 00:10, se dy turiste franceze kishin mbetur në territorin e fshatit Bajkollar, për shkak se automjeti i tyre kishte defekt, shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet shkuan në zonë, për t’iu ofruar ndihmë.

Sipas Policisë, turistet u lokalizuan dhe më pas u transportuan në ambientin ku ishin akomoduar në Përmet, ndërsa janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Gjithashtu, u transportua automjeti me defekt.

Turistet kanë falënderuar shërbimet e Policisë së Përmetit, për ndihmën e dhënë në kohë rekord.

Policia e Gjirokastrës mbetet e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve dhe të vizitorëve, dhe i fton ata që për çdo rast nevoje për ndihmë, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.

/e.i/j.p/

The post Automjeti pësoi defekt, Policia e Përmetit ndihmon dy turistet franceze appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

U përdhunua nga 50 burra për mbi 10 vite pasi drogohej nga bashkëshorti/ Gisele Pelicot nderohet me titullin më të lartë të Francës

By: Kult Plus
13 July 2025 at 23:15

Gisele Pelicot, gruaja franceze që ka fituar vëmendje ndërkombëtare pasi ka dëshmuar publikisht në gjyqin për dhunimin masiv që ka përjetuar, i është ndarë titulli më i lartë i Francës.

Kjo 72-vjeçare është emëruar Kalorëse e Legjionit të Nderit, sipas një liste të publikuar para Ditës Kombëtare të Francës.

Pelicot ka hequr dorë nga e drejta për anonimitet në një gjyq të profilit të lartë kundër burrit të saj, i cili e ka droguar dhe dhunuar, si dhe i ka ftuar dhjetëra burra tjerë të huaj që të abuzojnë me të për gati një dekadë.

Pelicot është në mesin e 589 personave që u është ndarë ky çmim prestigjioz.

Ajo ka marrë pjesë në seancat gjyqësore pothuajse çdo ditë.

Ato kanë përfunduar në dhjetor të vitit të kaluar dhe Dominique Pelicotit, 72-vjeçar, i është dhënë dënim maksimal prej 20 vjetësh burgim për dhunim, pasi e ka pranuar se e ka dhunuar Giselen dhe i ka rekrutuar rreth 50 burra për ta dhunuar, derisa ajo ka qenë pa vetëdije në shtrat.

“Dua që të gjitha gratë që janë dhunuar të thonë: Zonja Pelicot ia ka dalë, mundem edhe unë”, u ka thënë më parë ajo gazetarëve, duke treguar se ka vendosur ta bëjë të hapur procesin gjyqësor për “t’ia ndërruar vendin turpit” duke e bartur nga viktima te dhunuesi.

Presidenti francez, Emmanuel Macron e ka nderuar publikisht figurën e saj, duke thënë se “dinjiteti dhe kuraja e saj e kanë inspiruar Francën dhe botën”.

Sipas avokates së saj, një libër me hollësi për përjetimet e Gisele Pelicotit do të publikohet në fillim të vitit të ardhshëm./ REL/ KultPlus.com

Dhjetëra emigrantë ndalohen nga policia franceze/ Efektivët futen në det dhe copëtojnë me thika gomonen, nuk kalojnë…

4 July 2025 at 22:43

Sipas BBC-së, trafikantët përdornin gomone për të marrë njerëz nga pika të ndryshme përgjatë bregdetit. Dhjetëra emigrantë që përpiqeshin të kalonin Kanalin e La Manshit drejt Mbretërisë së Bashkuar me ndihmën e trafikantëve, u ndaluan nga policia franceze në një plazh në jug të qytetit Bulon.

Dy grupe të mëdha emigrantësh, shumica me jelekë shpëtimi, dolën nga kodrat e rërës afër dhe vrapuan drejt detit për të hipur në anije. Mendohet se në plazh ndodheshin rreth 80 deri 100 persona.

Anija e parë e trafikantëve, që lundronte rreth 100 metra larg bregut, ishte tashmë e mbushur dhe nuk ndaloi për të marrë më shumë njerëz. Pak më vonë arriti një anije e dytë, pothuajse bosh, e shoqëruar nga një anije e rojës bregdetare franceze që ndodhej më larg në det.

Emigrantët, duke mbajtur duart njëri-tjetrit, u drejtuan drejt anijes nën drejtimin e një personi që koordinonte operacionin. Kur gomonia u kthye dhe filloi të lëvizte prapa pranë bregut, dhjetëra njerëz ranë në ujë deri në bel, duke u përpjekur të hipnin.

Në fillim, policia refuzoi të ndërhynte dhe qëndroi në breg duke monitoruar situatën. Një zyrtar tha për BBC-në se nuk lejoheshin të hynin në ujë përveçse në rast nevoje për shpëtim.

Por situata u përkeqësua kur gomonia, e mbushur me burra, gra dhe fëmijë, u lëkund rrezikshëm nga valët dhe motorri pranoi defekt. Një nga policët urdhëroi kolegët e tij të hynin në ujë, pasi pasagjerët ishin në rrezik.

The post Dhjetëra emigrantë ndalohen nga policia franceze/ Efektivët futen në det dhe copëtojnë me thika gomonen, nuk kalojnë… appeared first on Sot News | Lajme.

Studentë francezë vizitë studimore në Portin e Durrësit

TIRANË, 4 korrik /ATSH/ Qendra e Ekselencës për Çështjet Detare (CEMA) në Portin e Durrësit, në vijim të angazhimit të saj për promovimin e detarisë dhe bashkëpunimin me organizma profesionalë ndërkombëtarë, mirëpriti sot një grup studentësh francezë dhe shqiptarë, pjesëmarrës në Universitetin Veror Ndërkombëtar “Shqipëria: trashëgimia kulturore dhe rrugëtimi drejt Bashkimit Evropian”.

Vizita kishte për qëllim të prezantonte rëndësinë strategjike të Portit të Durrësit në ekonominë kombëtare dhe rajonale, si dhe rolin e tij në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.

Gjatë takimit, studentët u njohën nga afër me historikun, funksionimin dhe zhvillimet e fundit të portit, si dhe me sfidat dhe perspektivat në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe qëndrueshmërisë mjedisore e ekonomike.

Ky aktivitet është pjesë e një jave intensive leksionesh, diskutimesh dhe vizitash studimore që synojnë të thellojnë njohuritë mbi realitetin shqiptar, vlerat e trashëgimisë kulturore dhe rrugëtimin e vendit drejt Bashkimit Evropian.

Nga vizita e studentëve francezë në Portin e Durrësit
1 nga 10

/e.i//r.e//a.f/

The post Studentë francezë vizitë studimore në Portin e Durrësit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shantazhoi 60 vajza/ Ridel në skenë përndjekësi serial nga burgu francez

By: Oldi
29 June 2025 at 16:55

Rikthehet përndjekësi serial nga burgjet franceze. 35-vjeçari shkodran Fabjan Dodaj nuk po zë mend, teksa vijon me pasionin e tij për të kërcënuar e shantazhuar vajzat shqiptare nëpërmjet rrjeteve sociale. Për herë të parë emri i tij u bë publik gushtin e vitit të kaluar, kur edhe pse nga qelitë e burgut ku ligji parashikon […]

The post Shantazhoi 60 vajza/ Ridel në skenë përndjekësi serial nga burgu francez appeared first on BoldNews.al.

Java Kulturore Franceze me edicion të veçantë në Korçë

By: Kult Plus
14 June 2025 at 15:45

Kultura franceze nga data 14 qershor do të gjallërojë edhe më shumë qytetin e Korçës me edicionin e dedikuar të Javës Kulturore Franceze.

Kështu, Java Kulturore Franceze këtë vit vjen me një edicion të veçantë në Korçë.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja njoftoi se nga 14 deri më 24 qershor, qyteti kthehet në një skenë artistiko – kulturore me DJ dhe performanca muzikore, ekspozita arti, shfaqje baleti dhe koreografi bashkëkohore, si dhe shije të rafinuara të kuzhinës franceze që do të sjellin Francën më afër se kurrë.

“Me një trashëgimi të pasur kulturore dhe ndikim të madh global, Java Kulturore Franceze prezantohet përmes një programi të larmishëm që ndërthur traditën me bashkëkohoren dhe inovacionin”, shkroi Gonxhja në rrjetet sociale.

Pas një udhëtimi të jashtëzakonshëm përmes tre edicionesh që sollën art, energji dhe emocion në mbarë Shqipërinë, Javët Kulturore Ndërkombëtare u rikthyen në sezonin e katërt, që premton një tjetër kapitull të veçantë në historinë e dialogut ndërkulturor./ KultPlus.com

Ministrja franceze e Arsimit: “Adolescence” do të shfaqet në shkolla

By: Besnik
9 June 2025 at 20:25

Pas njoftimit të kryeministrit britanik Keir Starmer për transmetimin e serialit të Netflix-it “Adolescence” në shkollat e mesme të Mbretërisë së Bashkuar, edhe Franca ka vendosur ta ndjekë këtë shembull.

Ministrja franceze e Arsimit, Élisabeth Borne, deklaroi se mini-seriali do të shfaqet nga niveli i shkollës së mesme e lart, duke përfshirë pesë sekuenca edukative që do të shoqërojnë shfaqjen.

Borne shpjegoi për kanalin LCI se producenti i serialit i dha të drejtat Ministrisë së Arsimit, e cila synon të përdorë këtë mjet për të rritur ndërgjegjësimin e të rinjve mbi dhunën në marrëdhëniet e tyre dhe efektet negative të rrjeteve sociale, përfshirë banalizimin e dhunës dhe përhapjen e mizogjinisë dhe teorive maskuliniste.

🔴 Santé mentale à l’école : “On va proposer 5 séquences pédagogiques de la série Adolescence aux jeunes dès la classe de 4ème”, annonce @Elisabeth_Borne

▶ @margothaddad pic.twitter.com/WiNdX8bYhV

— LCI (@LCI) June 8, 2025

Seriali katër episodësh trajton historinë e një babai që përballet me dyshimin e të birit 13-vjeçar për vrasjen me thikë të një shoku të klasës.

Ai ka nxitur diskutime të gjera mbi maskulinitetin toksik dhe ndikimin e “manosferës”, komuniteteve online me ide ultra-konservatore dhe mizogjine.

Në Mbretërinë e Bashkuar, iniciativa e transmetimit në shkolla u kritikua ashpër nga ish-kryeministri Boris Johnson, i cili e quajti serialin “të ndyrë” dhe deklaroi se kjo tregon “indiferencën mizore” të qeverisë ndaj nevojave arsimore të fëmijëve.

Ai përfshiu në diskutim edhe çështjen e racës, duke argumentuar se “viktimat dhe autorët e krimit janë disproporcionale meshkuj të rinj me ngjyrë”.

Bashkëkrijuesi i serialit, Jack Thorne, e hodhi poshtë këtë argument, duke theksuar se krimi nuk është i lidhur me racën, por me maskulinitetin.

Vendimi i Francës për të shfaqur serialin u ndikua edhe nga një peticion i një nëne me djalë 13-vjeçar, e cila e konsideron “Adolescence” një mjet të shkëlqyer për të rritur ndërgjegjësimin për rreziqet e rrjeteve sociale dhe dhunës në shkolla.

Diskutimet për krimet me thikë u intensifikuan edhe pas një sulmi tragjik në një lice në Nantes, ku një 16-vjeçar vrau një nxënës dhe plagosi tre të tjerë.

Ministrja Borne shprehu ngushëllimet për viktimat dhe falënderoi stafin e shkollës për ndërhyrjen e shpejtë, ndërsa ministri i Brendshëm Bruno Retailleau e përshkroi ngjarjen si një “çështje shoqërore” që tronditi vendin.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ministrja franceze e Arsimit: “Adolescence” do të shfaqet në shkolla appeared first on Euronews Albania.

Deputetët francezë miratojnë një projektligj për legalizimin e eutanazisë

27 May 2025 at 20:14

Deputetët francezë kanë votuar për t’u lejuar disa njerëzve në fazat e fundit të një sëmundjeje terminale të drejtën për vdekje të asistuar.

Asambleja Kombëtare e miratoi projektligjin, i cili mbështetet nga Presidenti Emmanuel Macron, me 305 vota pro dhe 199 kundër. Tani ai do të kalojë në Dhomën e Lartë, Senat, përpara një leximi të dytë në Asamblenë Kombëtare. Mbështetësit shpresojnë se do të bëhet ligj deri në vitin 2027, shkruan BBC.

Kjo do ta bënte Francën vendin e tetë në Bashkimin Evropian që lejon një version të vdekjes së asistuar.

Siç është hartuar aktualisht, versioni francez nuk do të ishte aq tolerant sa në Holandë ose Belgjikën fqinje, të cilat ishin vendet e para në Evropë që legalizuan vdekjen e asistuar.

Një projektligj i veçantë që krijon të drejtën për kujdes paliativ u miratua pa kundërshtime. Vlerësohet se 48% e pacientëve francezë që kanë nevojë për kujdes paliativ nuk e marrin atë.

Macron tha se vendimi për të miratuar të dy projektligjet ishte “një hap i rëndësishëm” në një postim në mediat sociale të martën.

“Me respekt për ndjeshmëritë, dyshimet dhe shpresat, rruga e vëllazërisë që shpresoja po hapet gradualisht”, shkroi ai në X.

Pjesa më e madhe e debatit dyjavor në Kuvend ishte përqendruar në kushtet nën të cilat një pacient mund të kualifikohej për vdekje të asistuar.

Formula e miratuar është për “njerëzit e prekur nga një sëmundje serioze dhe e pashërueshme” që është “kërcënuese për jetën dhe në fazat e saj të avancuara ose terminale”, të cilët janë në “vuajtje të vazhdueshme fizike ose psikologjike”.

Pacienti do të duhej të ishte në gjendje të “manifestonte lirisht qëllimin e tij ose të saj”. Ata do të duhej të prisnin 48 orë dhe pastaj ta konfirmonin atë.

Pasi të autorizohet, doza vdekjeprurëse do të administrohet vetë nga pacienti; ose nga një asistent mjekësor nëse pacienti nuk është i aftë.

Autorizimi do të jepej nga një mjek, por vetëm pas konsultimit me kolegët.

The post Deputetët francezë miratojnë një projektligj për legalizimin e eutanazisë appeared first on Euronews Albania.

Presidenca franzeze reagon për videon ku Zonja e Parë “qëllon” Macronin

By: fra nc
26 May 2025 at 13:30

Zyra e presidentit francez Emmanuel Macron ka reaguar për herë të parë pas incidentit të ndodhur në bordin e avionit presidencial, ku Zonja e Parë Brigitte Macron u filmua duke shtyrë dhe qëlluar presidentin francez.

Presidenca franceze tentoi të “minimizonte” incidentin përmes një zyrtari të “Élysée-së” i cili tha se ishte një moment afrimiteti mes çiftit.

Zyrtari mohoi se bëhej fjalë për ndonjë debat mes çiftit, që janë të martuar që prej vitit 2007.

“Ishte një moment kur presidenti dhe bashkëshortja e tij po relaksoheshin për herë të fundit përpara nisjes së udhëtimit, duke qeshur së bashku”, u shpreh ai.

Në videon që ka bërë xhiron e rrjeteve sociale, Brigitte Macron shfaqet duke e shtyrë presidentin përpara se ai të zbriste nga avioni presidencial të dielën në mbrëmje.

Në video shihet Macron i cili bën një hap pas dhe kupton që dera e avionit ishte e hapur, në atë moment ai me sportivitet përshëndet personat që e prisnin në aeroportin e Vietnamit.

Vizita e Macron në Vietnam, e para nga një president francez pas gati një dekade, ka si synim rritjen e ndikimit të Francës në këtë ish-koloni.

Vietnamit, me një ekonomi të bazuar kryesisht në eksporte, i është dashur të bëjë lëshime ndaj Shteteve të Bashkuara në negociatat tregtare për të shmangur tarifa deri në 46%. Megjithatë, Brukseli ka shprehur shqetësim se përpjekjet e Vietnamit për të blerë më shumë mallra amerikane mund të dëmtojnë interesat evropiane.

Presidenti amerikan Donald Trump kërcënoi të premten me vendosjen e tarifave 50% ndaj importeve nga Bashkimi Evropian, por e zbuti qëndrimin dy ditë më vonë, duke rikthyer afatin e 9 korrikut për negociatat mes Uashingtonit dhe Brukselit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Euronews Albania (@euronews_albania)

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Presidenca franzeze reagon për videon ku Zonja e Parë “qëllon” Macronin appeared first on Euronews Albania.

❌
❌