Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 27 December 2025Main stream

Moti i keq dhe stuhitë e dëborës paralizojnë SHBA-në, anulohen 1364 fluturime

By: armand
26 December 2025 at 22:05

Mijëra fluturime u vonuan ose u anuluan në të gjithë Shtetet e Bashkuara sot (26 dhjetor), mes kulmit të festave, ndërsa moti i keq goditi shumë zona, sipas faqes së internetit të specializuar për monitorimin e trafikut ajror “FlightAware” dhe “NWS”. Reshje të dendura dëbore” priten në zonën e Nju Jorkut vonë natën e së […]

The post Moti i keq dhe stuhitë e dëborës paralizojnë SHBA-në, anulohen 1364 fluturime appeared first on BoldNews.al.

Yesterday — 26 December 2025Main stream

VIDEO/ Ky është qyteti më i ftohtë në botë, temperaturat arrijnë në -56 gradë celcius

By: admin
26 December 2025 at 19:45

Në Yakutsk, i njohur si vendi më i ftohtë në Tokë, termometrat treguan sot minus 56 gradë celsius. Për shkak të një stuhie të fortë dëbore, njerëzit nuk mund të dalin jashtë sepse dyert e shtëpive të tyre janë të mbuluara me borë.

Yakutsk, një rajon i Rusisë i njohur si vendi më i ftohtë i banuar në botë, është përfshirë nga temperaturat shumë të ulëta. Me termometrat që tregojnë -56 gradë Celsius, jeta në rajon praktikisht ka ndaluar, transmeton Albeu.com.

I ftohti ekstrem dhe një stuhi e fortë bore e zvogëloi dukshmërinë gati në zero, ndërkohë që shumë shtëpi e pallate i bllokuan pasi dyert e tyre u bllokuan nga bora e grumbulluar.

Shkollat ​​u pezulluan në të gjithë Yakutsk për shkak të kushteve të pafavorshme të motit që kërcënonin sigurinë publike.

The post VIDEO/ Ky është qyteti më i ftohtë në botë, temperaturat arrijnë në -56 gradë celcius appeared first on Albeu.com.

Dëborë në Boboshticë-Dardhë, Jole: Borëpastrueset në terren, akset rrugore të kalueshme

26 December 2025 at 08:55

TIRANË, 26 dhjetor/ATSH/ Reshjet e dëborës kanë përfshirë gjatë natës dhe mëngjesin e sotëm segmentin rrugor Boboshticë-Dardhë, në Korçë.

Prefekti i qarkut të Korçës, Nertil Jole tha sot për ATSH-në se “për shkak të temperaturave të ulëta në të gdhirë të ditës së sotme ky aks rrugor u mbulua nga dëbora. Prej mëngjesit kontraktori po punon për largimin e dëborës dhe hedhjen e kripës”.

Sipas tij, të gjitha akset rrugore kombëtare janë të hapura dhe qarkullimi rrugor zhvillohet normalisht.

“Stafi i Drejtorisë Qendër-Lindje i Autoritetit Rrugor Shqiptar po i monitoron ato për të siguruar çdo ndërhyrje aty ku është e nevojshme”, tha Jole.

Jole theksoi se “nga komunikimet me strukturat vendore të Emergjencave Civile, nuk raportohen situata emergjente në territorin e qarkut Korçë. Prurjet e lumenjve dhe përrenjve paraqiten brenda kuotave normale”.

“Nga OSHEE bëhet me dije se fideri Vithkuq, NST Rehovë, është pa energji elektrike, duke prekur 205 abonentë ruralë në zonën e Lekasit (13 kabina). Po ndiqet situata nga strukturat përkatëse”, tha Jole.

Autoritetet Rrugore u bëjnë apel drejtuesve të mjeteve të kenë kujdes, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë, të ulin shpejtësinë e të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore, kur udhëtojnë në zonat me prani dëbore.

/k.s/a.f/r.e/

The post Dëborë në Boboshticë-Dardhë, Jole: Borëpastrueset në terren, akset rrugore të kalueshme appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Korça zbardhet nga dëbora/ Termometri zbret në -5 gradë Celsius

By: Brisi
26 December 2025 at 09:40

Qarku i Korçës është zgjuar mëngjesin e kësaj të premte nga reshjet e para të dëborës. Sipas raportimeve, reshjet kanë qënë të lehta kryesisht në fshatin turistik të Dardhës, në Shtyllë dhe Mashkullorë. Deri më tani nuk raportohen për probleme në qarkullim, ndërkohë në aksin rrugor Boboshticë–Dardhë, autoritetet kanë ndërhyrë me borëpastruese dhe hedhje kripe […]

The post Korça zbardhet nga dëbora/ Termometri zbret në -5 gradë Celsius appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Moti i keq godet Italinë, stuhi shiu dhe dëbore nga veriu në jug! Anulohen dhjetëra fluturime

By: armand
25 December 2025 at 20:43

Italia është goditur sot nga moti i keq, me stuhi të forta ere dhe shiu, si dhe reshje dëbore dhe temperatura të ulëta në zona të ndryshme. Rajonet më të goditura janë ato të Italisë qendrore dhe në veri. Në Emilia-Romagna, Departamenti i Mbrojtjes Civile ka lëshuar alarme të kuqe dhe portokalli për rreziqe hidraulike […]

The post Moti i keq godet Italinë, stuhi shiu dhe dëbore nga veriu në jug! Anulohen dhjetëra fluturime appeared first on BoldNews.al.

Parashikimi i motit 24 Dhjetor 2025, reshje shiu dhe dëbore

By: V K
24 December 2025 at 07:26

Këtë të mërkurë vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.

Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në pjesën më të madhe të territorit që në orët e para të 24-orëshit deri në mëngjes, hera-herës shtrëngata afatshkurtra.

Gjatë ditës reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët të karakterit lokal. Në Alpe dhe në lartësitë 700-800metra në Verilindje dhe 900 metra në Juglindje reshje dëbore me intensitet të ulët, lokalisht mesatar.

Mjegull e dendur/mjegullinë përgjatë zonave luginore në orët e mëngjesit, si dhe në momentin e reshjeve të shiut dhe dëborës.

Era do të fryjë me drejtim nga Verilindja-juglindja me shpejtësi mesatare 7 m/sek, përgjatë vijës bregtdetare e zonave luginore era fiton shpejtësi deri në 15m/s .

Deti – Valëzimi forcës 2-4 ballë.

The post Parashikimi i motit 24 Dhjetor 2025, reshje shiu dhe dëbore appeared first on Albeu.com.

Moti sot, rikthehen reshjet e dëborës në zonat malore

23 December 2025 at 07:30

TIRANË, 23 dhjetor /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se të martën moti në vend do të jetë i paqëndrueshëm, me kthjellime dhe vranësira të shoqëruara herë pas here me reshje shiu, ndërsa në zonat malore priten reshje shiu dhe bore.

Temperaturat minimale do të regjistrohen në Peshkopi (-1°C), Kukës dhe Korçë (2°C). Ndërsa temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 18°C, kryesisht në pjesën perëndimore të vendit, duke përfshirë Durrësin, Tiranën, Elbasanin dhe Gjirokastrën.

Temperaturat minimale dhe maksimale për disa qytete kryesore do të jenë:
Shkodër: 3°C / 15°C – diell, vranësira dhe shi
Kukës: 2°C / 3°C – diell, vranësira, shi/borë
Lezhë: 8°C / 14°C – diell, vranësira dhe shi
Peshkopi: -1°C / 3°C – diell, vranësira, shi/borë
Durrës: 5°C / 18°C – diell, vranësira dhe shi
Tiranë: 7°C / 18°C – diell, vranësira dhe shi
Elbasan: 10°C / 18°C – diell, vranësira dhe shi
Kuçovë: 5°C / 21°C – diell, vranësira dhe shi
Vlorë: 9°C / 17°C – diell, vranësira dhe shi
Korçë: 2°C / 5°C – diell, vranësira, shi/borë
Gjirokastër: 0°C / 18°C – vranësira dhe shi
Sarandë: 8°C / 18°C – vranësira dhe shi
Bajram Curri: -1°C / 3°C – diell, vranësira, shi/borë

/a.f/

The post Moti sot, rikthehen reshjet e dëborës në zonat malore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mot i ndryshueshëm gjatë javës, nga e mërkura reshje bore

22 December 2025 at 07:15


Gjatë kësaj jave mbi vendin tonë do të mbretërojë mot i ndryshueshëm, ku parashihet të ketë vranësira me interval të shkurta diellore.

Nga dita e mërkurë do të ketë riga shiu në viset e ulëta dhe në viset mbi 1600 metra lartësi mbidetare parashihen fjolla bore.

Ndërkaq sipas IHMK sot moti do të jetë i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të luhaten nga -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale ndërmjet 5-7 gradë Celsius.

Era do të fryjë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-4 metër për sekondë. /Telegrafi/

Gjallica nën dëborë, destinacioni që po tërheq alpinistët në ditët e para të dhjetorit

TIRANË, 7 dhjetor/ATSH/ Maja e Gjallicës, në Kukës, e ndodhur 2489 m mbi nivelin e detit, e kthyer tashmë në një destinacion turistik, zgjoi këto ditë të para dhjetori kureshtjen e të pasionuarve pas alpinizmit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga ngjitja e alpinistëve në malin e Gjallicës të mbuluar nga dëbora.

Tashmë destinacionet turistike më të preferuara nga turistët janë vendet me terren malor që në këto ditë dimri janë zbardhur nga dëbora, pasi dhe koha është e përshtatshme për të bërë turizëm eksplorimi dhe ngjitje në terrenet malore, që në vendin tonë janë të larmishme.

Gjallica është mali më i lartë i zonës së Kukësit, 2489 m mbi nivelin e detit, i cili bën pjesë në vargun malor të Korabit dhe shtrihet në skajin verilindor të këtij vargu, midis pellgut të Kukësit në veriperëndim dhe pllajës së Shishtavecit në juglindje.

Në verilindje Gryka e Vanave e ndan nga mali i Koritnikut, kurse kanioni i Bicajt, i quajtur ndryshe “Shkalle e Keqe”, ku kalon dhe Përroi i Shejës në jugperëndim, e ndan nga mali i Kolesjanit.

Pjesa kulmore formon një kreshtë të mprehtë, që bie pingul mbi Grykën e Vanave, kurse shpatet janë mjaft të pjerrëta duke formuar rrëpira të dukshme tektonike në gëlqerorët e pjesës së poshtme të tyre.

/k.s/r.e/

The post Gjallica nën dëborë, destinacioni që po tërheq alpinistët në ditët e para të dhjetorit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tregu i krishtlindjeve në Moldavi ndahet në rrjet si në Tiranë

5 December 2025 at 10:22

Pretendimi: Kjo video tregon një treg krishtlindjesh me borë në Tiranë

Verdikti: E pavërtetë

——————————————————–

Një video që ka marrë mbi 3 mijë pëlqime në Instagram nga një profil që u drejtohet kryesisht emigrantëve shqiptarë, tregon një treg me atmosferë krishtlindjesh në një mbrëmje me borë. Mbishkrimi i videos pretendon se ajo është xhiruar në Tiranë, duke nxitur interes tek ndjekësit që mund të kenë nostalgji për kryeqytetin që kanë lënë pas.

Siç vërejnë shumë nga komentet, e para gjë që duhet ta bëjë lexuesin nga Tirana skeptik është fakti se bora në Tiranë është një fenomen i rrallë. Bora e fundit që mbuloi Tiranën për pak orë ishte në vitin 2018.

Një tjetër tregues që na bën të dyshojmë është shkrimi që shfaqet i projektuar mbi një ekran, i cili qartazi nuk është shqip: “Targul de Craciun”

Një kërkim i thjeshtë në rrjet zbulon se togfjalëshi i mësipërm do të thotë treg krishtlindjesh” në rumanisht.

Një tjetër shkrim i projektuar mbi ekran duket se lexon “Primaria Municipiului Chisinau”, emri i institucionit të Bashkisë së Kisinaut, Moldavi.

Në një tjetër moment të videos, vërehet duke u valëvitur një flamur moldav.

Qartazi, kjo video nuk është xhiruar në Tiranë. Me gjasa, ajo është filmuar në Kisinau, kryeqytetin e Moldavisë.

The post Tregu i krishtlindjeve në Moldavi ndahet në rrjet si në Tiranë appeared first on Faktoje.al.

Lagështi në rrugë dhe prani dëbore, policia apel shoferëve për kujdes në lëvizje

3 December 2025 at 14:23

TIRANË, 3 dhjetor/ATSH/ Policia apeloi sot për më shumë kujdes nga përdoruesit e rrugës, kryesisht në zonat malore, për shkak të reshjeve të dëborës.

Kështu, Policia Rrugore ka rritur prezencën e saj në të gjitha akset rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, lehtësimin e lëvizjes së automjeteve në akset ku ka ngarkesë dhe për të ndihmuar përdoruesit të rrugës, në raste nevoje.

Policia Rrugore apeloi për kujdes gjatë lëvizjes, pasi ka prezencë të lagështirës dhe në disa akse rrugore malore, prezencë të dëborës.

Drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve apelohen të respektojnë sinjalistikën rrugore, të përdorin zinxhirë dhe goma dimërore në akset ku është e nevojshme dhe të ndjekin udhëzimet e punonjësve të Policisë Rrugore në shërbim.

Po ashtu, apelohen të moderojnë shpejtësinë, të mbajnë distancën e duhur me mjetet e tjera, të mos kryejnë parakalime të gabuara, të vendosin rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse, dhe të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të automjeteve dhe motomjeteve.

The post Lagështi në rrugë dhe prani dëbore, policia apel shoferëve për kujdes në lëvizje appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kreyministri Rama ndan foton nga Lura e mbuluar me dëborë: Pamje përrallore

By: Rovena
3 December 2025 at 10:07

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e 3 dhjetorit 2025 duke ndarë pamje mbresëlënëse nga Lura e veshur me dëborë.

“Mirëmëngjes. Me këtë pamje përrallore nga Lura, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Kujtohet se ditët e fundit temperaturat kanë rënë ndjeshëm, çka ka sjellë reshje dëbore në zonat malore të vendit.

Reshje lokale shiu dhe borë në majat e maleve

2 December 2025 at 07:30

TIRANË, 2 dhjetor/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se vendi ynë ditën e martë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime të herëpashershme dhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura të cilat do të pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët të karakterit lokal në pothuajse të gjithë vendin, ndërsa në male shtrëngata të izoluara.

Në majat e maleve reshje bore me intensitet të ulët, në formën e flokëve të borës.

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 6 m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri në 15 m/sek, me valëzimin në det të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat Siglat
Shkodër 3/13 Diell re shi
Kukës 1/8 Diell re shi
Lezhë 4/12 Diell re shi
Dibër 2/7 Diell re shi
Durrës 8/15 Diell re shi
Tiranë 9/19 Diell re shi
Elbasan 6/17 Diell re shi
Berat 4/18 Diell re shi
Vlorë 7/15 Diell re shi
Korçë 2/11 Diell re shi
Gjirokastër 4/15 Diell re shi
Sarandë 7/17 Diell re shi

 

 

The post Reshje lokale shiu dhe borë në majat e maleve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Stuhia e fortë e dëborës godet SHBA-në, vendi përgatitet për të ftohtin ekstrem

By: armand
1 December 2025 at 22:40

Një front i ftohtë nga Kanadaja pritet të sjellë të paktën 30 cm dëborë në një rajon që shtrihet nga Michigani dhe deri në atë që njihet si “Anglia e Re” dhe të vërë më shumë se 16 milionë amerikanë në gatishmëri për stuhi dimërore, thanë parashikuesit e motit të hënën. Stuhia, e cila tashmë […]

The post Stuhia e fortë e dëborës godet SHBA-në, vendi përgatitet për të ftohtin ekstrem appeared first on BoldNews.al.

Valbona nën vellon e dëborës

30 November 2025 at 13:28

TIRANË, 30 nëntor/ATSH/ Lugina e Valbonës, pjesë e Parkut Kombëtar Alpet e Shqipërisë, është ndër destinacionet më të frekuentuara nga turistët vendas e të huaj në çdo stinë të vitit.

Gjatë stinës së dimrit, reshjet e dëborës e shndërrojnë parkun në vend magjik, ndërsa rruga mirëmbahet vazhdimisht për të mundësuar qarkullimin pa ndërprerje të vizitorëve.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga parku kombëtar i Valbonës, tashmë i mbuluar nga dëbora.

Kjo zonë me bukuri të rralla është e preferuar jo vetëm nga turistët vendas por edhe nga turistët e huaj, të cilët parapëlqejnë të njihen edhe me zakonet apo traditat e fshatrave më veriorë të vendit.

E kthyer në një oaz çlodhës në lartësinë e 800 metrave mbi nivelin e detit, parku kombëtar i Valbonës nuk njeh stinë, me vizitorë të shumtë në çdo periudhë të vitit.

Natyra e këtij parku ofron mundësi për turizëm gjithëvjetor. Në pjesën e brendshme të Parkut ka mjaft shpella interesante, nga të cilat dallohet Shpella e Dragobisë. Ka një klimë malore me dimër të ashpër e reshje të pasura shiu e bore dhe me temperatura të ulëta, si dhe periudha të gjata me ngrica dhe erëra.

Vizitorë të shumtë të ardhur nga vende të ndryshme të botës, si dhe të tjerë të ardhur nga vise të ndryshme të vendit e Kosova, janë të pranishëm çdo ditë në pikën turistike gjithëvjetore të Valbonës, një zonë turistike që ka fituar një emër të mirë, përmes mikpritjes dhe qetësisë që ajo ofron.

Parku Kombëtar i Valbonës ofron një kompleksitet bukurish interesante, ashtu siç janë vetë Alpet shqiptare.

Lugina e Valbonës është shpallur Park Kombëtar në janar të 1996-ës. Ky park ka një sipërfaqe prej 8000 hektarësh dhe konsiderohet si mrekullia e Alpeve. Ndodhet 25-30 km në veriperëndim të qytetit të Bajram Currit, qendra e rrethit të Tropojës.

Kufizohet me Parkun Kombëtar të Thethit dhe zonën natyrore të mbrojtur ”Lumi i Gashit”. Territori i tij përshkohet nga rruga automobilistike Bajram Curri-Dragobi-Valbonë e Çerem.

Ka maja të larta e të thepisura dhe për çdo stinë ndërron koloritin e ngjyrave dhe duke paraqitur një dinamikë të jashtëzakonshme imazhesh në kushtet e një lugine plot të papritura e me shumë labirinte.

/m.m/j.p/

The post Valbona nën vellon e dëborës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Reshjet e dëborës dhe temperaturat e ulëta ”kërcënojnë” 50 milionë amerikanë

By: Fax Web
30 November 2025 at 13:20

Mbi 50 milionë njerëz në Shtetet e Bashkuara janë të kërcënuar nga temperatura të ftohta, reshje të dendura dëbore dhe rreziqe të mundshme për shoferët.

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit të SHBA-së, dëbora e dendur do të vazhdojë të bjerë në rajonin e Liqeneve të Mëdha, me erëra të forta dhe rrezikun e ndërprerjeve të energjisë elektrike.

Mbi 2 200 fluturime vendase janë vonuar dhe më shumë se 50 janë anuluar.

Reshjet dëbore në qarkun e Kukësit, Baji: Vijon pastrimi dhe kriposja e rrugëve

29 November 2025 at 10:58

TIRANË, 29 nëntor/ATSH/ Qarku i Kukësit vijon të jetë edhe ditën e sotme i përfshirë nga reshjet e dëborës, si dhe shi me intensitet të ulët.

Prefekti i qarkut Kukës, Dritan Baji tha sot për ATSH-në se “i gjithë territori i qarkut Kukës gjatë gjithë natës deri në orët e para të mëngjesit në lartësinë mbi 600 m është mbuluar nga dëbora”.

Sipas tij, subjektet kontraktore kanë vazhduar punën gjatë gjithë kohës për pastrimin nga bora dhe inertet si dhe kriposjen e tyre.

Prefekti Baji informoi se të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme.

Ndërsa nga bashkitë Kukës, Has  dhe Tropojë nuk ka raportime për ndonjë problematikë emergjente.

I gjithë qarku furnizohet me energji elektrike përveç 39 abonentëve të fshatit Llugaj, njësia administrative Llugaj, bashkia Tropojë.

Furnizimi me ujë të pijshëm bëhet sipas orareve të përcaktuara nga Drejtoria e Ujësjellës Kanalizimeve Kukës.

1 nga 4

/k.s/ /a.g/

 

The post Reshjet dëbore në qarkun e Kukësit, Baji: Vijon pastrimi dhe kriposja e rrugëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Baji: Reshje bore dhe shiu në qarkun e Kukësit, rrugët kombëtare të kalueshme

28 November 2025 at 10:57

TIRANË, 28 nëntor/ATSH/ I gjithë territori i qarkut të Kukësit është përfshirë nga reshje dëbore dhe shiu me intensitet mesatar.

Prefekti i qarkut të Kukësit, Dritan Baji tha sot për ATSH-në se “subjektet kontraktore kanë punuar gjatë gjithë natës për pastrimin e akseve dhe kriposjen e tyre, duke bërë të mundur që të gjitha rrugët nacionale të jenë të qarkullueshme”.

Sipas tij, në Valbonë trashësia e borës ka arritur deri në 10 centimetra.

“Në bashkitë Kukës, Has dhe Tropojë deri tani nuk ka pasur asnjë situatë emergjente apo problematikë të shkaktuar nga moti. I gjithë qarku furnizohet normalisht me energji elektrike, përveç 39 abonentëve në fshatin Llugaj, Njësia Administrative Llugaj, bashkia Tropojë, ku vijon puna për rikthimin e furnizimit”, tha Baji.

Në aksin Kukës – Shishtavec gjatë natës ka pasur reshje bore ku është punuar për pastrimin dhe hedhjen e kripës, ndërsa qarkullimi i mjeteve vijon normalisht.

Furnizimi me ujë të pijshëm kryhet sipas orareve të përcaktuara nga Drejtoria e Ujësjellës Kanalizimeve Kukës.

1 nga 5

 

/k.s/a.f/

The post Baji: Reshje bore dhe shiu në qarkun e Kukësit, rrugët kombëtare të kalueshme appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bulqiza përfshihet nga reshjet e dëborës, disa fshatra mbeten pa energji elektrike

By: armand
28 November 2025 at 09:31

Reshjet intensive të dëborës që kanë nisur që prej orëve të mëngjesit kanë zbardhur disa fshatra në Bulqizë, duke shoqëruar zonën me temperatura nën zero dhe vështirësi në qarkullim. Në aksin nacional Bulqizë – Ura e Çerenecit raportohet prezencë akulli në disa segmente rrugore, çka e bën lëvizjen të rrezikshme. Policia u bën apel drejtuesve […]

The post Bulqiza përfshihet nga reshjet e dëborës, disa fshatra mbeten pa energji elektrike appeared first on BoldNews.al.

PAMJE/ Bulqiza përfshihet nga reshjet e dëborës, disa fshatra mbeten pa energji elektrike

By: D Marku
28 November 2025 at 10:34

Reshjet intensive të dëborës që kanë nisur që prej orëve të mëngjesit kanë zbardhur disa fshatra në Bulqizë, duke shoqëruar zonën me temperatura nën zero dhe vështirësi në qarkullim.

Në aksin nacional Bulqizë – Ura e Çerenecit raportohet prezencë akulli në disa segmente rrugore, çka e bën lëvizjen të rrezikshme.

Policia u bën apel drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën, pasi ngricat rrisin rrezikun e aksidenteve.

Ndërkohë, kompania e mirëmbajtjes rrugore është angazhuar në terren dhe i është kërkuar hedhja e kripës për shmangien e akullit në rrugë.

Raportohet gjithashtu se disa fshatra të Bulqizës kanë mbetur pa energji elektrike, si pasojë e kushteve të vështira atmosferike dhe reshjeve të dendura të dëborës.

The post PAMJE/ Bulqiza përfshihet nga reshjet e dëborës, disa fshatra mbeten pa energji elektrike appeared first on Albeu.com.

❌
❌