Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 1 February 2026Main stream

I ftohti ekstrem në SHBA, vendi pritet të goditet edhe nga cikloni

1 February 2026 at 18:17

Ndërsa Bregu Lindor i SHBA-së është ende duke u rikuperuar nga stuhia vdekjeprurëse dimërore fundjavën e kaluar, disa shtete në juglindje të vendit tashmë po përgatiten për një tjetër stuhi të fuqishme.

“Një sistem i presionit të ulët atmosferik, pranë bregdetit pritet të kthehet në një “ciklon bombë”, një stuhi dimërore që po intensifikohet në mënyrë shpërthyese”, tha  Shërbimi Kombëtar i Motit.

Priten reshje të dendura dëbore dhe erëra me forcë uragani. Karolina e Jugut dhe ajo e Veriut, një pjesë e Xhorxhias dhe Virxhinias kanë të ngjarë të preken veçanërisht nga stuhia.

Sipas raporteve të medias amerikane, meteorologët presin valë stuhie, valë të rrezikshme dhe dëmtime të mundshme të ndërtesave në rajonet bregdetare të Karolinës së Veriut.

Lokalisht, reshjet e dëborës mund të arrijnë nivele që normalisht do të shiheshin gjatë një viti të tërë. Pas stuhisë, ajri i ftohtë arktik po përfshin sërish jugun. Deri sot në mëngjes, temperaturat do të shënojnë nën zero gradë Celcius, në disa pjesë të Floridës së Jugut.

“Këto nivele temperaturash u matën për herë të fundit në fund të viteve 1980”, sipas shërbimit të motit. Autoritetet po paralajmërojnë për temperatura të ftohta për shkak të erës – duke rritur rrezikun e hipotermisë dhe ngrirjes.

Before yesterdayMain stream

MADRID – Stuhia godet Spanjën, mbyllen shkollat në disa pjesë të vendit

28 January 2026 at 13:58

MADRID, 28 janar /ATSH-AA/ – Moti i keq i lidhur me stuhinë “Kristin”, pas stuhisë “Joseph” detyroi sot pezullimin e mësimeve në Ekstremadura, Ceuta dhe 77 komuna në Andaluzi të Spanjës.

Stuhia solli reshje të dendura shiu, erëra të forta, reshje dëbore në lartësi të ulëta dhe det të trazuar, duke e komplikuar transportin në pjesë të mëdha të Spanjës qendrore dhe veriore.

Agjencia kombëtare e motit e Spanjës “Aemet” lëshoi paralajmërim të veçantë, duke parashikuar një ditë veçanërisht të keqe me reshje dëbore të pritura nga rreth 600-700 metra mbi nivelin e detit dhe erëra të forta që prekin zona të gjera.

Sipas RTVE, autoritetet paralajmëruan se reshjet e dëborës dhe akulli po krijojnë kushte të rrezikshme për automjetet në rajonet malore ndërsa shirat e rrëmbyeshëm çuan në përmbytje dhe mbyllje rrugësh në disa provinca. Zonat bregdetare, veçanërisht përgjatë Mesdheut janë vënë në gatishmëri për shkak të valëve të forta, me dëmtime të mundshme në infrastrukturën bregdetare.

Në Spanjën jugore, autoritetet rajonale në Andaluzi pezulluan mësimin me pjesëmarrje fizike në pjesë të Almerias, Malagas dhe Kadizit për shkak të rreziqeve ekstreme të motit. Në Ekstremadura mësimi në turnin e mëngjesit u ndërpre në të gjitha qendrat arsimore për t’u ofruar sigurinë nxënësve ndërsa një vendim për mësimin në turnin e pasdites do të merret në varësi të stuhisë.

Mësimi u pezullua gjithashtu edhe në Ceuta ku autoritetet lëshuan paralajmërim të nivelit portokalli për erëra të forta dhe rreziqe bregdetare.   /os/

The post MADRID – Stuhia godet Spanjën, mbyllen shkollat në disa pjesë të vendit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA – Të paktën shtatë të vdekur dhe 800 000 familje pa energji elektrike, për shkak të stuhisë së madhe dimërore

26 January 2026 at 09:52

LONDËR, 26 janar /ATSH/- Një stuhi e rrezikshme dimërore ka përfshirë SHBA-në, duke shkaktuar të paktën shtatë të vdekur dhe duke ndërprerë energjinë elektrike për qindra mijëra familje, sipas BBC.

Shkollat ​​dhe rrugët në të gjithë vendin janë mbyllur dhe fluturimet janë anuluar, pasi kushtet “kërcënuese për jetën” shtrihen nga Teksasi në Anglinë e Re, sipas Shërbimit Kombëtar të Motit (NWS).

Të paktën dy persona u raportuan të vdekur nga hipotermia në Luiziana. Gjithashtu, vdekje të tjera të lidhura me stuhinë janë raportuar në Teksas, Tenesi dhe Kansas.

Që nga pasditja e djehsme, më shumë se 800 000 familje kanë mbetur pa energji elektrike, “sipas poweroutage.us”.

“Ndërkohë, më shumë se 11 000 fluturime u anuluan”, raportoi “FlightAware”.

Bora e madhe, breshëri dhe shiu i ngrirë, i cili është një fenomen i rrezikshëm ku pikat e ftohta të shiut ngrijnë menjëherë në sipërfaqe, mund të zgjasin me ditë të tëra, dhe stuhia mund të prekë rreth 180 milionë amerikanë – më shumë se gjysmën e popullsisë.

“Bora dhe akulli do të shkrihen shumë ngadalë dhe nuk do të zhduken së shpejti, dhe kjo do të pengojë çdo përpjekje për rimëkëmbje”, tha Allison Santorelli, një meteorologe në Shërbimin Kombëtar të Motit.

Departamenti i Shëndetësisë i Luizianës konfirmoi dje se dy burra kishin vdekur nga hipotermia.

Kryebashkiaku i Austin, Teksas, tha se kishte pasur një vdekje të lidhur me ekspozimin ndaj të ftohtit.

Zyrtarët në Kansas thanë se një grua, trupi i së cilës u gjet dje pasdite i mbuluar me borë, mund të kishte vdekur nga hipotermia.

Vdekje të tre personave të lidhura me motin janë raportuar edhe në Tenesi.

Kryebashkiaku i qytetit të Nju Jorkut, Zohran Mamdani, shkroi në një postim në X se të paktën pesë persona në qytet kishin vdekur të shtunën, por shtoi se shkaku i vdekjes së tyre ende nuk ishte përcaktuar.

Ekspertët e motit kanë paralajmëruar se një nga rreziqet më të mëdha të stuhisë është akulli, i cili ka potencialin të dëmtojë pemët, të rrëzojë linjat e energjisë dhe t’i bëjë rrugët të pasigurta.

Në Virxhinia dhe Kentaki, autoritetet kanë reaguar ndaj qindra aksidenteve në rrugë.

Kanadezët janë goditur gjithashtu nga bora e madhe dhe qindra fluturime të anuluara.

Zyrtarët vlerësojnë se do të ketë 15-30 centimetra reshje bore në provincën e Ontarios. //a.i/

The post SHBA – Të paktën shtatë të vdekur dhe 800 000 familje pa energji elektrike, për shkak të stuhisë së madhe dimërore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA – Stuhitë lënë pa energji elektrike 300 000 familje dhe zbrazin qindra supermarkete

25 January 2026 at 11:12

UASHINGTON, 25 janar /ATSH-AFP-DPA/ – Një stuhi e madhe dimërore përfshiu Shtetet e Bashkuara verilindore të dielën pasi solli reshje të dendura dëbore në rajonet qendrore, duke kërcënuar miliona amerikanë me ndërprerje të energjisë elektrike dhe ndërprerje të transportit për shkak të temperaturave të ulëta.

Misisipi, Luiziana dhe Teksasi janë ndër shtetet më të prekura, me më shumë se 300 000 familje të prekura nga ndërprerjet e energjisë në të gjithë vendin, sipas faqes së internetit poweroutage.us.

Shumë supermarkete u zbrazën në përgjigje të parashikimeve nga Shërbimi Kombëtar i Motit (NWS) që parashikonin reshje të dendura dëbore dhe akumulim akulli me pasoja potencialisht “katastrofike lokale” nga fushat jugore deri në bregdetin e Atlantikut.

Në total, 20 shtete, si dhe kryeqyteti i SHBA-së, Uashington, D.C., shpallën gjendje të jashtëzakonshme.

”Përafërsisht 14 000 fluturime për në dhe nga Shtetet e Bashkuara u anuluan gjatë fundjavës, dhe mijëra të tjera u vonuan”, sipas FlightAware.

Stuhia, e përshkruar si “jashtëzakonisht e përhapur dhe e zgjatur” nga NWS, është shkaktuar nga mbërritja e një mase ajrore arktike nga Kanadaja.

Në Nju Jork, ku temperaturat pritet të mbeten nën zero gjatë gjithë ditës dhe parashikohen deri në 30 centimetra borë për Central Park, kryetari i bashkisë Zohran Mamdani u bëri thirrje banorëve të shmangin të gjitha udhëtimet jothelbësore.

Një vendim do të merret sot në lidhje me një mbyllje të mundshme të shkollave të hënën.

Reshjet e borës u regjistruan të shtunën në Shtetet e Bashkuara qendrore, veçanërisht në Kansas, Oklahoma dhe Missouri, ku disa zona kishin 20 centimetra.

Dallas, një qytet jugor më i mësuar me temperatura të buta, pa termometrin të binte në minus 6°C.

Në Hjuston, strehimoret, përfshirë ato për të pastrehët, u hapën të shtunën pasdite në këtë qytet me gati 2,4 milionë banorë.

Ndërsa rrjeti elektrik i Teksasit përjetoi një ndërprerje të gjerë gjatë stuhisë së fundit të madhe dimërore në vitin 2021, autoritetet siguruan publikun për qëndrueshmërinë e tij këtë herë.

Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi të shtunën se kishte miratuar deklaratat e emergjencës për 12 shtete në Jug dhe përgjatë Bregut Lindor, gjë që do të lejojë vendosjen më të shpejtë të burimeve nga FEMA, agjencia amerikane e menaxhimit të fatkeqësive.

“Qëndroni të sigurt dhe qëndroni ngrohtë!” presidenti amerikan bëri thirrje përsëri në platformën e tij Truth Social./  a.jor.

The post SHBA – Stuhitë lënë pa energji elektrike 300 000 familje dhe zbrazin qindra supermarkete appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Stuhia dimërore/ Disa shtete të Amerikës shpallin gjendje emergjente

By: Rovena
23 January 2026 at 22:55

Disa shtete amerikane dhe kryeqyteti amerikan, Uashington, kanë shpallur gjendje emergjente, teksa po përgatiten për një nga stuhitë dimërore më të ashpra në vitet e fundit, raportuan mediat amerikane më 23 janar.

E shoqëruar me borë të madhe dhe erëra akulli, stuhia do të përhapet në një distancë prej rreth 3 mijë kilometrash, nga Nju Meksiko në juglindje deri në Mejn në verilindje gjatë fundjavës, paralajmëroi shërbimi meteorologjik.

Sipas raportimeve të mediave amerikane, linjat ajrore kanë anuluar tashmë qindra fluturime si masë paraprake. Shumë shkolla gjithashtu kanë anuluar mësimin të premten po ashtu si masë parandaluese.

Po ashtu ka frikë se mund të ketë ndërprerje të mëdha të energjisë elektrike, për shembull për shkak të rrëzimit të mundshëm të pemëve ose të shtyllave elektrike.

Për rreth 160 milionë njerëz janë lëshuar paralajmërime për shkak të kushteve të motit ose këshilla të veçanta. Autoritetet amerikane kanë bërë thirrje që njerëzit të mos dalin nga shtëpitë, nëse është e mundur, dhe të mos përdorin makinat.

Në disa pjesë të Minesotës dhe Dakotës së Veriut, temperaturat mund të bien deri në minus 45 gradë Celsius, sipas shërbimit meteorologjik amerikan.

Në të gjithë shtetin e Nju Jorkut, guvernatorja Kathy Hochul paralajmëroi se i ftohti mund të jetë “vdekjeprurës”.

Kryeqyteti amerikan, Uashington, gjithashtu shpalli gjendje emergjente për shkak të stuhisë së borës që pritet gjatë fundjavës. Masa ka hyrë menjëherë në fuqi, tha kryetarja e qytetit, Muriel Bowser.

Parashikohet që reshjet e borës në qytetin me rreth 700.000 banorë të fillojnë të shtunën në mbrëmje dhe të vazhdojnë deri të dielën, dhe ndoshta edhe të hënën. Gardës Kombëtare amerikane i është kërkuar që të ofrojë mjete motorike për të mbështetur shërbimet emergjente.

Bowser tha se këto reshje bore do të jenë të mëdha, që nuk janë parë që një kohë të gjatë, duke shtuar se me gjasë do të ketë ngrica në rrugë. Ajo u bëri thirrje banorëve që të qëndrojnë në shtëpi dhe të sigurojnë ndriçim alternativ në rast të situatave emergjente.

Presidenti amerikan, Donald Trump, duke reaguar për stuhinë dimërore, kritikoi ekspertët e klimës.

“A mund të na shpjegojnë përkrahësit e mjedisit: ÇFARË NDODHI ME NGROHJEN GLOBALE”, shkroi ai në Truth Social.

Ngrohja globale nënkupton se temperaturat rriten gradualisht me një mesatare në terma afatgjatë.

Sipas ekspertëve, edhe shpeshtësia dhe intensiteti i ngjarjeve ekstreme të motit po nxit ngrohjen globale, përfshirë stuhitë dhe shirat e mëdha.

Stuhia më e madhe dimërore ndër vite pritet të prekë rreth 120 milionë banorë në SHBA

23 January 2026 at 11:34

Miliona amerikanë po përgatiten për atë që mund të jetë një nga stuhitë më të mëdha dimërore në Shtetet e Bashkuara në vite, paralajmëroi Shërbimi Kombëtar i Motit i SHBA-së dhe media amerikane.

“Më shumë se 120 milionë banorë të SHBA-së ose më shumë se një e treta e të gjithë popullsisë mund të preken këtë fundjavë, sipas ABC News.

“Stuhia mund të kalojë nëpër më shumë se 3 000 kilometra të vendit”, raportoi ”Washington Post”.

Stuhia dhe bora priten për shtetet jugore, pjesë të Midwest dhe Bregut Lindor, ku pritet të godasë të dielën, duke përfshirë zonën metropolitane të Nju Jorkut dhe kryeqytetin e SHBA-së, Uashingtonin.

Shërbimi Kombëtar i Motit paralajmëroi për rrugë të akullta dhe kushte të rrezikshme udhëtimi.

“Kombinimi i reshjeve të borës dhe erës mund të zvogëlojë rëndë dukshmërinë në rrugë”, tha ai.

Pemët mund të rrëzohen dhe ndërprerjet e energjisë elektrike ishin gjithashtu të mundshme.

Sinoptikanët paralajmëruan gjithashtu për hipotermi dhe ngrirje dhe rekomanduan që banorët të mbrojnë kafshët shtëpiake nga të ftohtit.

“Erërat e forta do ta bënin temperaturën e perceptuar të ndihej edhe më e ftohtë”, shtuan ata.

SHBA – Stuhia më e madhe dimërore ndër vite pritet të prekë rreth 120 milionë banorë

23 January 2026 at 10:01

UASHINGTON, 23 janar /ATSH-DPA/ – Miliona amerikanë po përgatiten për atë që mund të jetë një nga stuhitë më të mëdha dimërore në Shtetet e Bashkuara në vite, paralajmëroi Shërbimi Kombëtar i Motit i SHBA-së dhe media amerikane.

”Më shumë se 120 milionë banorë të SHBA-së ose më shumë se një e treta e të gjithë popullsisë mund të preken këtë fundjavë, sipas ABC News.

”Stuhia mund të kalojë nëpër më shumë se 3 000 kilometra të vendit”, raportoi ”Washington Post”.

Stuhia dhe bora priten për shtetet jugore, pjesë të Midwest dhe Bregut Lindor, ku pritet të godasë të dielën, duke përfshirë zonën metropolitane të Nju Jorkut dhe kryeqytetin e SHBA-së, Uashingtonin.

Shërbimi Kombëtar i Motit paralajmëroi për rrugë të akullta dhe kushte të rrezikshme udhëtimi.

”Kombinimi i reshjeve të borës dhe erës mund të zvogëlojë rëndë dukshmërinë në rrugë”, tha ai.

Pemët mund të rrëzohen dhe ndërprerjet e energjisë elektrike ishin gjithashtu të mundshme.

Sinoptikanët paralajmëruan gjithashtu për hipotermi dhe ngrirje dhe rekomanduan që banorët të mbrojnë kafshët shtëpiake nga të ftohtit.

”Erërat e forta do ta bënin temperaturën e perceptuar të ndihej edhe më e ftohtë”, shtuan ata.

Në shtetin jugor të Teksasit, menaxhimi i emergjencave shtetërore u aktivizua për të ndihmuar në reagimin ndaj incidenteve.

Kjo ndihmon me një monitorim të shtuar të furnizimit me energji elektrike ose ndihmë në pastrimin e rrugëve në rast emergjence./ a.jor.

The post SHBA – Stuhia më e madhe dimërore ndër vite pritet të prekë rreth 120 milionë banorë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

VIDEO/ Stuhitë vazhdojnë të godasin Italinë jugore, shkaktojnë kaos dhe dëme të mëdha

By: Rovena
21 January 2026 at 18:02

Një valë stuhish që ka goditur Italinë jugore prej ditësh, duke shkaktuar kaos dhe dëme masive, vazhdoi pa u pakësuar të mërkurën, me Siçilinë, Sardenjën dhe Kalabrinë të goditura veçanërisht rëndë nga ‘Ciklon Harry’.

“Duket si një buletin lufte”, ka thënë Danilo Lo Giudice, kryetari i bashkisë së Santa Teresa di Riva, duke komentuar shkatërrimin e shkaktuar nga moti ekstrem në qytetin pranë Messinas. Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, dhjetëra familje të evakuuara u detyruan të evakuoheshin në Catania, ku deti, i fryrë nga erërat e forta, pushtoi zonën bregdetare të qytetit. Ishujt Aeolianë gjithashtu pësuan valë stuhish gjatë natës, me detin që pushtoi portet, rrugët dhe shtëpitë.

Violent storm surge hit Roccalumera, in Messina, Sicily, Italy 🇮🇹 (20.01.2026) pic.twitter.com/7W9jRML4vy

— Disaster News (@Top_Disaster) January 20, 2026

Zjarrfikësit duhet të shpëtojnë një teknik për gjigantin e energjisë Enel pasi ai u bllokua në furgonin e tij në ujërat e përmbytjeve në qytetin kalabrez të Catanzaros.

Fermerët italianë kanë raportuar gjithashtu dëme të mëdha në të korrat dhe strukturat e tyre, të tilla si serrat, për shkak të stuhive.

HAPËSIRË – Një stuhi gjeomagnetike arrin nivelin G4

21 January 2026 at 12:44

ROMË, 21 janar /ATSH-ANSA/ – Stuhia gjeomagnetike, që filloi më 19 janar, po vazhdon për të tretën ditë radhazi dhe intensiteti i saj mbetet i fortë.

Sipas të dhënave të fundit nga Qendra e Parashikimit të Motit Hapësinor e Administratës Kombëtare të Aeronautikës dhe Hapësirës (NOAA), ajo tani është në nivelin G3, ndërsa dje arriti përsëri në nivelin G4.

Stuhitë G3 mund të shkaktojnë probleme me linjat e transmetimit të energjisë dhe komunikimet satelitore, ndërprerje të shkurtra në sistemet e navigimit GPS dhe komunikimet radio, dhe, sigurisht, aurorat në gjerësi gjeografike më të ulëta se zakonisht.

Stuhia filloi në orën 20:38 më 19 janar, duke u lejuar entuziastëve të aurorave në pjesën më të madhe të Evropës, të admironin spektaklin.

Në orët e para të 20 janarit, fenomeni dukej se tashmë po zbehej, por në vend të kësaj u intensifikua përsëri.

Shkaku ishte mbërritja e një nxjerrjeje të shpejtë të masës koronale, ose CME, një nxjerrje e materies në formën e plazmës që udhëtoi me afërsisht 1 000-1 400 kilometra në sekondë duke ngushtuar distancën midis Diellit dhe Tokës në vetëm rreth 25 orë.

Stuhia gjeomagnetike u parapri dhe u shoqërua nga një stuhi rrezatimi diellor, një fenomen që ndodh kur një shpërthim i fuqishëm diellor përshpejton një re të madhe grimcash energjike drejt planetit tonë.

Ky lloj fenomeni mund të paraqesë problem për çdo gjë jashtë mbrojtjes së ofruar nga atmosfera dhe fusha magnetike e Tokës, duke përfshirë astronautët, anijet kozmike, satelitët dhe avionët që arrijnë lartësi shumë të mëdha./ a.jor.

The post HAPËSIRË – Një stuhi gjeomagnetike arrin nivelin G4 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Franca veriore në errësirë të plotë pas stuhisë “Goretti”

10 January 2026 at 16:20

Rreth 92 mijë familje në Francën veriore akoma mbeten pa energji elektrike pasi stuhia “Goretti” përfshiu të gjithë vendin.

Operatori i rrjetit të energjisë elektrike Enedis tha se energjia elektrika është rikthyer në më shumë se tre të katërtat e 380 mijë shtëpive të prekura fillimisht nga stuhia.

Megjithatë, ndërprerjet vazhdojnë në disa rajone veriore dhe veriperëndimore të vendit, duke përfshirë Manche, Calvados, Seine-Martime, Euro dhe Orne.

Ekipet e riparimit akoma po punojnë për të rikthyer plotësisht furnizimin.

Stuhia gjithashtu ka ndërprerë prodhimin e energjisë elektrike. Sipas transmetuesit publik Franceinfo, kompania elektrike EDF nuk ka prodhuar energji në termocentralin bërthamor Flamanville që nga nata e së enjtes.

Stuhia “Goretti” solli erëra shumë të fuqishme, me shpejtësi që arrinin rreth 200 kilometra në orë në pjesë të ndryshme të vendit.

Një shpejtësi maksimale e erës prej 213 kilometra në orë u regjistrua në Gatteville në rajonin e Normandisë.

Ministria e Punëve të Brendshme e Francës njoftoi se gjashtë persona u plagosën lehtë si pasojë e stuhisë.

Reshje shiu dhe stuhi bore, parashikimi i motit për sot

By: Elva
10 January 2026 at 08:04

Vendi pritet të përfshihet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike këtë të shtunë, me vranësira të shpeshta dhe reshje të vazhdueshme. Që në orët e para të ditës, reshjet e shiut do të bien në pjesën më të madhe të vendit, herë pas here me intensitet mesatar dhe shtrëngata të shkurtra. Në zonat veriperëndimore dhe jugperëndimore […]

The post Reshje shiu dhe stuhi bore, parashikimi i motit për sot appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Stuhia e fuqishme përfshin Turqinë, kamioni rrëzohet në mes të rrugës

By: Rovena
9 January 2026 at 19:08

Një stuhi e fuqishme ka përshkuar këto ditë Turqinë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme dhe kaos në shumë rajone.

Erërat e forta kanë përmbysur kamionë dhe automjete të mëdha në rrugë, ndërsa janë dëmtuar edhe çatitë e ndërtesave.

Përveç dëmeve në tokë, kushtet në det janë jashtëzakonisht të rrezikshme. Valët e larta dhe erërat e forta kanë shkaktuar kaos në portet bregdetare, duke vështirësuar lundrimin e anijeve dhe operacionet detare.

Autoritetet lokale kanë paralajmëruar qytetarët të shmangin udhëtimet e panevojshme dhe të marrin masa kujdesi për sigurinë personale.

🇹🇷 A powerful storm is raging in Turkey — strong winds are overturning trucks and tearing roofs off buildings

There is chaos at the piers as well, with violent conditions at sea. https://t.co/nDj2G4ND2M pic.twitter.com/24rRUmbe0g

— NEXTA (@nexta_tv) January 9, 2026

 

Stuhia, që konsiderohet një nga më të fuqishmet në vitet e fundit në vend, ka nxitur ndërhyrjen e ekipeve emergjente për të ndihmuar personat e prekur dhe për të siguruar rrugët dhe zonat më të rrezikuara. Rreziqet kryesore mbeten përmbytjet, rrëshqitjet e dheut dhe dëmet në infrastrukturën publike.

Qytetarët janë të paralajmëruar të jenë vigjilentë dhe të ndjekin njoftimet e autoriteteve përpara, gjatë dhe pas kalimit të stuhisë.

FOKUS – Franca mbyll centralin bërthamor të La Manshit për shkak të stuhisë

9 January 2026 at 16:22

PARIS, 9 janar /ATSH-DPA/- Kompania shtetërore e energjisë elektrike në Francë, “Électricité de France” (EDF), njoftoi sot se kishte mbyllur centralin e tij “Flamanville” në kanalin e La Manshit për shkak të stuhisë së fuqishme.

“Flamanville” ishte mbyllur gjatë natës dhe stafit jo-thelbësor i ishin dhënë udhëzime të punonin nga shtëpia”, tha EDF.

“Stafi kryesor do të mbetej në centralin në Francën veriperëndimore”, tha kompania.

Erërat nga stuhia “Goretti” arritën deri në 213 kilometra në orë gjatë natës përgjatë kanalit të La Manshit.

Pemët u rrëzuan, çatitë u shkulën dhe transporti u ndërpre. Nuk pati raportime fillestare për viktima. //a.i/

The post FOKUS – Franca mbyll centralin bërthamor të La Manshit për shkak të stuhisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Stuhia Goretti përfshin Francën, Britaninë, Gjermaninë dhe Holandën: Mijëra familje pa energji elektrike dhe anulime fluturimesh

By: gaze tare
9 January 2026 at 15:45

Stuhia Goretti goditi Evropën veriore të premten, duke shkaktuar ndërprerje të gjera të energjisë elektrike, anulime fluturimesh dhe përçarje në shërbimet hekurudhore në Francë, Britani dhe Gjermani.

Edhe pse një paralajmërim i kuq për erëra të forta që mbulojnë Kornuoll dhe Ishujt Scilly ka skaduar, efektet e motit të keq mbeten të përhapura. Sipas Zyrës Meteorologjike të Mbretërisë së Bashkuar, erëra deri në 99 mph (159 km/orë) u regjistruan në Aeroportin St Mary’s në Ishujt Scilly, duke vendosur një rekord për rajonin.

Probleme të konsiderueshme po regjistrohen edhe në transport, pasi Aeroporti i Birminghamit pezulloi funksionimin e pistave të tij për shkak të reshjeve të dendura të dëborës.

Në të njëjtën kohë, dhjetëra shkolla në zonat e Midlands dhe Uellsit do të mbeten të mbyllura, pasi priten reshje të reja të dendura bore.

Stuhia la rreth 380,000 shtëpi pa energji elektrike në Francë , kryesisht në Normandi dhe Bretanjë, ndërsa 57,000 shtëpi në Skoci dhe pjesë të Anglisë qendrore mbetën pa energji elektrike, ndërsa shkollat ​​u mbyllën. Në Holandë, fluturimet u anuluan për shkak të reshjeve të dendura të borës pas një dite pushimi.

Në Gjermani, një zyrtar tha se stuhia ishte një nga më të rëndat e viteve të fundit në rajon.

Në Francën veriore, erërat tejkaluan 150 kilometra në orë, me një rekord prej 213 kilometrash në orë në Barfleur, duke e detyruar kompaninë hekurudhore SNCF të pezullojë shërbimet midis Parisit dhe Normandisë. Kompania shtetërore e energjisë EDF tha se stuhia ndikoi në prodhimin e energjisë elektrike në termocentralin bërthamor Flamanville, duke shkaktuar mbylljen e reaktorëve 1 dhe 3 për shkak të një ndërprerjeje të tensionit të lartë.

Në Gjermani, Deutsche Bahn pezulloi shërbimet e distancave të gjata, duke i paralajmëruar pasagjerët të mos udhëtojnë ndërsa stuhia vazhdon të godasë vendin. Në Aeroportin e Hamburgut, u anuluan rreth 40 fluturime, ndërsa në Holandë KLM anuloi 80 fluturime për në dhe nga Aeroporti Schiphol i Amsterdamit.

The post Stuhia Goretti përfshin Francën, Britaninë, Gjermaninë dhe Holandën: Mijëra familje pa energji elektrike dhe anulime fluturimesh appeared first on iconstyle.al.

Stuhia “Goretti” godet Evropën, mijëra familje pa energji elektrike

By: Brisi
9 January 2026 at 09:47

Erërat e fuqishme goditën Francën dhe Britaninë të premten, ndërsa stuhia Goretti mbërtheu Evropën Veriore, duke lënë pa energji elektrike qindra mijëra familje, teksa po mbretërojnë temperatura të ulëta. Meteorologët nga Britania deri në Gjermani u bënë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë brenda, ndërsa lëshuan paralajmërime për motin e keq, përfshirë edhe alarmin e kuq […]

The post Stuhia “Goretti” godet Evropën, mijëra familje pa energji elektrike appeared first on BoldNews.al.

FOKUS – Stuhia ”Goretti” paralizon Anglinë, Uellsin dhe Irlandën

8 January 2026 at 07:39

LONDËR, 8 janar /ATSH/ – Mbretëria e Bashkuar është përgatitur për reshje të dendura dëbore dhe erëra të forta, ndërsa stuhia ”Goretti” po lëviz sot në të gjithë vendin, sipas BBC të enjten.

Meteorologët kanë lëshuar një paralajmërim të verdhë për dëborë dhe erëra të forta në pjesë të Anglisë, Uellsit dhe Irlandës, së bashku me një numër alarmesh të verdha për motin që përfshijnë pjesë të mëdha të Mbretërisë së Bashkuar.

Ata u bënë thirrje shoferëve të tregojnë “kujdes të jashtëzakonshëm” për shkak të rrezikut të akullit të zi, pasi nëntë fëmijë u plagosën në një përplasje midis një autobusi shkolle dhe një autobusi në Reading.

”Goretti”, i emëruar nga parashikuesit francezë, ka të ngjarë t’i nënshtrohet “ciklogjenezës shpërthyese” – e njohur edhe si “bombë moti”.

Termi ciklogjenezë shpërthyese përdoret kur presioni qendror bie me 1,0 milibar (mb) në orë gjatë një periudhe 24-orëshe.

Në përgjithësi rezulton në shpërthime veçanërisht të fuqishme të erës gjatë një periudhe prej disa orësh.

Dëbora dhe kushtet e akullta kanë shkaktuar gjithashtu kaos të përhapur në udhëtime në të gjithë Evropën, me mijëra njerëz të bllokuar në aeroportet në Paris dhe Amsterdam pasi fluturimet u anuluan.

Të paktën gjashtë persona kanë vdekur në incidente të lidhura me motin në të gjithë Evropën këtë javë – pesë në Francë dhe një në Bosnjë-Hercegovinë./ a.jor.

 

The post FOKUS – Stuhia ”Goretti” paralizon Anglinë, Uellsin dhe Irlandën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Stuhia ”Goretti” paralizon Anglinë, Uellsin dhe Irlandën

By: Fax Web
8 January 2026 at 08:33

Mbretëria e Bashkuar është përgatitur për reshje të dendura dëbore dhe erëra të forta, ndërsa stuhia ”Goretti” po lëviz sot në të gjithë vendin, sipas BBC të enjten.

Meteorologët kanë lëshuar një paralajmërim të verdhë për dëborë dhe erëra të forta në pjesë të Anglisë, Uellsit dhe Irlandës, së bashku me një numër alarmesh të verdha për motin që përfshijnë pjesë të mëdha të Mbretërisë së Bashkuar.

Ata u bënë thirrje shoferëve të tregojnë “kujdes të jashtëzakonshëm” për shkak të rrezikut të akullit të zi, pasi nëntë fëmijë u plagosën në një përplasje midis një autobusi shkolle dhe një autobusi në Reading.

”Goretti”, i emëruar nga parashikuesit francezë, ka të ngjarë t’i nënshtrohet “ciklogjenezës shpërthyese” – e njohur edhe si “bombë moti”.

Termi ciklogjenezë shpërthyese përdoret kur presioni qendror bie me 1,0 milibar (mb) në orë gjatë një periudhe 24-orëshe.

Në përgjithësi rezulton në shpërthime veçanërisht të fuqishme të erës gjatë një periudhe prej disa orësh.

Dëbora dhe kushtet e akullta kanë shkaktuar gjithashtu kaos të përhapur në udhëtime në të gjithë Evropën, me mijëra njerëz të bllokuar në aeroportet në Paris dhe Amsterdam pasi fluturimet u anuluan.

Të paktën gjashtë persona kanë vdekur në incidente të lidhura me motin në të gjithë Evropën këtë javë – pesë në Francë dhe një në Bosnjë-Hercegovinë.

METEO – Bullgaria përballet me stuhi të forta dhe temperatura të ulëta

7 January 2026 at 23:03

SOFJE, 7 janar /ATSH-BTA/- Bullgaria pritet të përjetojë nesër një ndryshim të ndjeshëm të motit, ndërsa një valë e të ftohtit pritet të përfshijë të gjithë vendin, duke sjellë shi, borë dhe një rënie të dukshme të temperaturave.

Sipas parashikimeve, do të ketë reshje të vazhdueshme, të cilat mund të jenë të dendura në disa zona. Stuhi të izoluara janë gjithashtu të mundshme përgjatë kufirit frontal.

Ndërsa temperaturat bien, shiu do të shndërrohet në borë, veçanërisht në Bullgarinë Veriore dhe në rajonet malore, ku pritet të formohet një mbulesë bore.

Deri në mbrëmje, reshjet do të lehtësohen gradualisht nga veriperëndimi.

Erërat do të zhvendosen nga veriperëndimi dhe do të forcohen, duke sjellë ajër të ftohtë në të gjithë vendin. Në Ultësirën e Epërme Trake dhe Fushën e Danubit, erërat mund të arrijnë nivele stuhie.

Shtresa bore janë të mundshme në zonat malore dhe rajonin Ludogorie, ndërsa akullnajat priten në veriperëndim.

Autoritetet kanë lëshuar një paralajmërim të verdhë dhe të kuq për nesër, më 8 janar në disa pjesë të vendit për shkak të reshjeve të dendura të shiut dhe erërave të forta.

Rajonet malore, veçanërisht zona Rila-Rodope, pritet të përfshihen nga reshje të konsiderueshme, të cilat mund të shndërrohen në borë në lartësi më të ulëta.

Erërat do të jenë të forta deri në stuhi nga perëndimi-veriperëndimi, me temperatura maksimale në 1,200 metra që arrijnë rreth 0 gradë Celsius.dhe në 2,000 metra rreth minus 5 gradë Celsius.

Përgjatë bregdetit të Detit të Zi, kushtet do të jenë me erë, me reshje shiu dhe stuhi.

Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë ka lëshuar një paralajmërim në lidhje me kushtet sfiduese të rrugëve në Bosnjë-Hercegovinë, të cilat janë rezultat i reshjeve të vazhdueshme të borës.

Ministria tha se ka pasur kufizime në trafik. Rruga kryesore midis Bosansko Grahovo dhe Strmica është mbyllur dhe kamionëve u është ndaluar udhëtimi në rrugët midis Bosansko Grahovo dhe Drvar, dhe midis Prijedor dhe Sanski Most.

Shenja paralajmëruese shtesë dhe kufizime janë vendosur në rrugën kryesore midis Stolat dhe Taskovci, dhe trafiku për automjete mbi 3,5 tonë është pezulluar në rrugën kryesore midis Jablanës dhe Blidinjes.

Rrëshqitjet e tokës për shkak të borës kanë bllokuar pjesërisht rrugët Kupres-Livno dhe Ripac-Bosanski Petrovac-Drvar.

Ministria e Punëve të Jashtme ka shtuar se përdorimi i zinxhirëve të dëborës është i detyrueshëm për kamionët mbi 7,5 tonë në zonat malore.

Ministria rekomandon që të gjithë qytetarët bullgarë që banojnë ose planifikojnë të udhëtojnë në Bosnjë-Hercegovinë, në ditët në vijim – të informohen përmes Agjencisë së Infrastrukturës Rrugore BIHAMK për kushtet e motit.

“Shirat e rrëmbyeshëm gjatë 24 orëve të fundit kanë shkaktuar përmbytje në jug të Bosnjë-Hercegovinës”, raportoi të martën stacioni televiziv rajonal N1.

Përmbytjet kanë prekur shtëpi dhe fshatra të tëra, duke shkaktuar daljen e lumenjve dhe rrëshqitje dheu. //a.i/

The post METEO – Bullgaria përballet me stuhi të forta dhe temperatura të ulëta appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

METEO – Greqia goditet nga shira të rrëmbyeshëm dhe stuhi në rajonet perëndimore dhe verilindore

7 January 2026 at 22:29

ATHINË, 7 janar /ATSH/- Meteorologët grekë paralajmëruan sot për stuhi intensive deri nesër në mëngjes në rajonet perëndimore dhe verilindore të vendit, sipas “Kathimerini”.

Moti i ashpër, me reshje të zgjatura të shiut dhe stuhi të forta, nisi sot dhe do të vazhdojë deri në orët e para të ditës së nesërme.

Paralajmërimet e nivelit portokalli mbeten për ishujt Jon, Epirin, Greqinë Qendrore perëndimore dhe Maqedoninë Lindore dhe Trakën, me Peloponezin që do t’i bashkohet të mërkurën në mbrëmje.

Stuhitë mund të sjellin breshër dhe erëra që arrijnë 62 to 74 km/h. Erërat jugore me intensitet të ngjashëm goditën sot Detin Egje.

Kushtet do të dobësohen gradualisht nesër në mëngjes, megjithëse stuhi të shkurtra do të prekin zona të tjera.

Meteorologët theksuan intensitetin dhe kohëzgjatjen e reshjeve si shqetësime kryesore, me erëra shumë të forta që priten nesër në perëndim të vendit.

Ndërkohë që, Mbrojtja Civile ne Greqinë Perëndimore, Epirin dhe Ishujt Jonian shpalli gjendjen e mobilizimit (Kodi i Kuq) për dje dhe sot.

Nga dita e sotme deri nesër, i njëjti nivel mobilizimi do të zbatohet për Maqedoninë Lindore dhe Trakën, si dhe Peloponezin.

Vendimi u mor pasi Komiteti i Vlerësimit të Rrezikut u mblodh të hënën, pas lëshimit të një emergjence nga Shërbimi Kombëtar Meteorologjik që paralajmëronte për stuhi me bubullima në Greqinë perëndimore dhe verilindore në orët e para të ditës së djeshme deri nesër në mëngjes.

Sipas meteorologëve, Ishujt Jonian, veçanërisht në Korfuz, si dhe në Epir, Etoli-Akarnani, Maqedoninë Lindore dhe Traki, u përfshinë dje dhe sot nga reshje të dendura shiu dhe stuhi. //a.i/

 

The post METEO – Greqia goditet nga shira të rrëmbyeshëm dhe stuhi në rajonet perëndimore dhe verilindore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vendet nordike përfshihen nga një stuhi e fuqishme

By: Re Nato
28 December 2025 at 21:19

Dy persona kanë humbur jetën në Suedi pas një stuhie të fuqishme dimërore që ka përfshirë vendet nordike, duke shkaktuar ndërprerje të udhëtimeve dhe mungesë energjie elektrike.

Instituti Suedez i Meteorologjisë dhe Hidrologjisë lëshoi alarme për erëra të forta në pjesën veriore të vendit, teksa u godit nga stuhia Johannes.

Sipas BBC, një person rreth të 50-ave humbi jetën pasi u godit nga një pemë në resortin e skive Kungsberget në jug të vendit, raportuan mediat lokale dhe policia; ndërsa kompania rajonale e energjisë Hemab tha se një nga punonjësit e saj vdiq në një aksident “në terren”.

Dhjetëra mijëra banesa në Suedi, Norvegji dhe Finlandë kanë mbetur pa energji elektrike. Në Suedi, mbi 40,000 banesa u prekën nga ndërprerjet e energjisë dhe shumë shërbime hekurudhore u anuluan, raportoi agjencia suedeze e lajmeve TT.

Disa fluturime, shërbime hekurudhore dhe tragete në pjesë të ndryshme të vendeve nordike janë anuluar.

Rrugët dhe shërbimet hekurudhore janë gjithashtu të ndërprera për shkak të kushteve të stuhisë.

❌
❌