Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Spiropali pret zv.kryeministren e Moldavisë: Zgjerimi i BE-së, kyç për sigurinë dhe paqen

11 December 2025 at 09:35

TIRANË, 11 dhjetor /ATSH/ Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali zhvilloi një takim në Tiranë me Cristina Gherasimov, zëvendësekryeministre për Çështjet Europiane të Moldavisë.

Në fokus të takimit ishte procesi i zgjerimit të Bashkimit Europian dhe orientimi proeuropian i të dy vendeve.

Spiropali tha se Shqipëria dhe Moldavia bashkëndajnë të njëjtat vlera dhe të njëjtin vizion për të ardhmen europiane.

Ajo theksoi se zgjerimi i BE-së mbetet një instrument kyç për sigurinë dhe paqen në kontinent.

“Shqipëria beson se zgjerimi i BE është një nga mjetet më efikase për siguri dhe paqe në Europë. Ashtu si për Ballkanin Perëndimor, ne mbështesim anëtarësimin e plotë të Moldavisë dhe Ukrainës në BE”, u shpreh Spiropali.

Ministrja vlerësoi gjithashtu vendosmërinë dhe sakrificën e qeverisë dhe popullit të Moldavisë për t’i rezistuar influencave të jashtme, presioneve dhe fushatave të dezinformimit, duke theksuar se Moldavia ka treguar qartësisht zgjedhjen e saj për të qenë pjesë e familjes europiane.

“Duke vlerësuar sakrificën e jashtëzakonshme dhe vendosmërinë e qeverisë dhe popullit të Moldavisë për t’i rezistuar influencave malinje, presionit, fushatave të dezinformimit, për një vend të lirë, demokratik, në familjen europiane”, theksoi Spiropali.

Takimi u zhvillua në kuadër të intensifikimit të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Moldavisë dhe mbështetjes së përbashkët për integrimin europian të vendeve që ndajnë të njëjtat aspirata demokratike.

/gj.m/r.e/a.f/

The post Spiropali pret zv.kryeministren e Moldavisë: Zgjerimi i BE-së, kyç për sigurinë dhe paqen appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KKIE, vizitë studimore për përfaqësuesit e parlamenteve të Ukrainës, Moldavisë dhe Armenisë

9 December 2025 at 22:23

TIRANË, 9 dhjetor /ATSH/ Kuvendi i Shqipërisë, Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian, ka organizuar një vizitë studimore 3-ditore për 14 përfaqësues të stafeve të parlamenteve të Ukrainës, Moldavisë dhe Armenisë. Ky aktivitet është pjesë e projekteve rajonale “Bashkëpunimi Rajonal për Integrimin në BE” dhe “Fondi Rajonal i Partneritetit Lindor për Administratën Publike III” të GIZ, dhe ka si qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërparlamentar në rrugëtimin e përbashkët drejt integrimit të këtyre vendeve në Bashkimin Evropian.

Takimi u hap nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, Genci Gjonçaj, i cili pasi u uroi mirëseardhjen të pranishmëve, i njohu me rolin kyç që ka Kuvendi në procesin e integrimit europian të vendit.

Gjonçaj theksoi se Parlamenti është vendi ku ndërtohet konsensusi politik për procesin e integrimit europian dhe përmendi masat e marra për forcimin e kapaciteteve të burimeve njerëzore të Administratës dhe vuri në dukje angazhimin e Kuvendit për të garantuar një proces sa më transparentë dhe cilësorë të përafrimit të legjislacionit shqiptar me “acquis” të Bashkimit Europian. Ai e vlerësoi aktivitetin si një mundësi të shkëlqyer për shkëmbimin e përvojave dhe forcimin e bashkëpunimit ndërparlamentar në kuadër të integrimit europian. Ai theksoi se të gjitha vendet duhet ta kuptojnë integrimin europian si një proces transformues të vendit.

Një nga momentet kyçe të takimit ishte paneli “Roli i Parlamentit në procesin e integrimit europian”, ku nënkryetari i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian, Taulant Balla, prezantoi punën e bërë për hapjen e të gjithë grupkapitujve të negociatave me Bashkimin Europian dhe nënvizoi se anëtarësimi në familjen europiane është një objektiv strategjik dhe një angazhim kombëtar, i mbështetur nga shumica e qytetarëve shqiptarë.

Balla njohu të ftuarit me masat e marra për përmirësimin e legjislacionit dhe përgatitjen e strukturave të Kuvendit për të mbështetur procesin e integrimit, si dhe u ndal në ndryshimet ligjore të fundit që kanë përmirësuar procesin e mbikëqyrjes parlamentare të negociatave dhe përafrimin e legjislacionit me “acquis” të BE-së.

Balla u shpreh se Kuvendi i Shqipërisë ka luajtur një rol kyç në këtë proces, duke miratuar një ligj të veçantë për rregullimin e rolit të tij në integrimin evropian që nga viti 2015, si dhe theksoi angazhimin e Shqipërisë për të përfunduar procesin e negociatave brenda vitit 2027, duke mbajtur ritmin e reformave, siguruar miratimin e legjislacionit të përafruar me standardet e BE dhe garantuar angazhimin e Kuvendit për të mbikëqyrur dhe monitoruar çdo hap të këtij procesi. Ai theksoni se Shqipëria është tërësisht e linjëzuar me politikën e jashtme të Bashkimit Europian.

Gjatë ditës së parë të vizitës, stafi i Kuvendit të Shqipërisë prezantoi përvojën e tyre dhe ndryshimet që ka pësuar roli i Kuvendit në procesin e integrimit europian, përgjegjësitë e organeve si Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme si dhe Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian, Komiteti Parlamentar i Stabilizim Asociimit, përafrimin e legjislacionit europian, dhënien e mendimeve për pozicionet negocuiese. Pjesëmarrësit diskutuan gjithashtu mbi procesin legjislativ në parlament dhe instrumentet e bashkëpunimit midis legjislativit dhe ekzekutivit, duke ndarë përvojat dhe praktikat më të mira të vendeve të tyre.

/m.q/j.p/

The post KKIE, vizitë studimore për përfaqësuesit e parlamenteve të Ukrainës, Moldavisë dhe Armenisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ndikimi rus – sfidë e përbashkët e Malit të Zi dhe Moldavisë

By: Ela
6 December 2025 at 10:06

Kudo që ekziston hapësirë për destabilizim, Rusia do ta shfrytëzojë atë, vlerësoi për Radion Evropa e Lirë analisti i Qendrës së Forenzikës Digjitale të Malit të Zi (DFC), Drashko Jabuçanin. Nga DFC-ja, në analizën e fundit lidhur me ndikimin rus, kanë tërhequr vëmendjen mbi strategjinë e shtetit ndaj vendeve që ndodhen në faza të ndryshme […]

The post Ndikimi rus – sfidë e përbashkët e Malit të Zi dhe Moldavisë appeared first on BoldNews.al.

Tregu i krishtlindjeve në Moldavi ndahet në rrjet si në Tiranë

5 December 2025 at 10:22

Pretendimi: Kjo video tregon një treg krishtlindjesh me borë në Tiranë

Verdikti: E pavërtetë

——————————————————–

Një video që ka marrë mbi 3 mijë pëlqime në Instagram nga një profil që u drejtohet kryesisht emigrantëve shqiptarë, tregon një treg me atmosferë krishtlindjesh në një mbrëmje me borë. Mbishkrimi i videos pretendon se ajo është xhiruar në Tiranë, duke nxitur interes tek ndjekësit që mund të kenë nostalgji për kryeqytetin që kanë lënë pas.

Siç vërejnë shumë nga komentet, e para gjë që duhet ta bëjë lexuesin nga Tirana skeptik është fakti se bora në Tiranë është një fenomen i rrallë. Bora e fundit që mbuloi Tiranën për pak orë ishte në vitin 2018.

Një tjetër tregues që na bën të dyshojmë është shkrimi që shfaqet i projektuar mbi një ekran, i cili qartazi nuk është shqip: “Targul de Craciun”

Një kërkim i thjeshtë në rrjet zbulon se togfjalëshi i mësipërm do të thotë treg krishtlindjesh” në rumanisht.

Një tjetër shkrim i projektuar mbi ekran duket se lexon “Primaria Municipiului Chisinau”, emri i institucionit të Bashkisë së Kisinaut, Moldavi.

Në një tjetër moment të videos, vërehet duke u valëvitur një flamur moldav.

Qartazi, kjo video nuk është xhiruar në Tiranë. Me gjasa, ajo është filmuar në Kisinau, kryeqytetin e Moldavisë.

The post Tregu i krishtlindjeve në Moldavi ndahet në rrjet si në Tiranë appeared first on Faktoje.al.

Dronët rusë fluturojnë lirshëm mbi Moldavi dhe Rumani

By: Ela
1 December 2025 at 09:51

Banorët e një fshati rumun ishin të shokuar. Të martën e 25 dhjetorit 2025 në mëngjes një dron rus u rrëzua në një fermë në fshatin Puiesti, 50 kilometra larg kufirit rumun me Moldavinë. Pronari i frikësuar i fermës u tha mediave lokale se ishte me familjen e tij në shtëpi kur dëgjoi një shpërthim shumë të fortë. […]

The post Dronët rusë fluturojnë lirshëm mbi Moldavi dhe Rumani appeared first on BoldNews.al.

Ndeshja miqësore ndaj Moldavisë, Kombëtarja U-21 zhvillon seancën e parë stërvitore

10 November 2025 at 18:46

TIRANË, 10 nëntor/ATSH/ Kombëtarja U-21 ka zhvilluar pasditen e sotme seancën e parë stërvitore në qendrën e Kombëtares moldave, në Vadul lui Vodă, në kuadër të ndeshjes miqësore që do të luhet të enjten ndaj Moldavisë U-21.

Pjesa më e madhe e lojtarëve janë bashkuar me ekipin që të dielën, ndërsa mesditën e sotme në grumbullim mbërritën edhe Giulio Veliaj, Gjergji Kote, Besar Gudjufi, Rrok Toma, Elton Fikaj dhe Etnik Brruti. I fundit që do të mbërrijë në grumbullim është Elmedin Rama, i cili do të bashkohet sonte në mbrëmje me grupin.

Nën urdhrat e trajnerit Alban Bushi dhe stafit teknik, Kombëtarja u stërvit për më shumë se një orë. Seanca e sotme u fokusua te përgatitja atletike dhe ushtrimet tekniko-taktike.

Kombëtarja U-21 do të mbyllë të mërkurën përgatitjet për ndeshjen e parë miqësore ndaj Moldavisë U-21, e cila do të luhet të enjten në qendrën stërvitore të Kombëtares moldave, në Vadul lui Vodă, në orën 12:00.

The post Ndeshja miqësore ndaj Moldavisë, Kombëtarja U-21 zhvillon seancën e parë stërvitore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Miqësoret ndaj Moldavisë e Ukrainës, Bushi: Dy sfida të forta, çdo ndeshje na shërben për Europianin

TIRANË, 8 nëntor /ATSH/ Trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi, ka folur pas publikimit të listës me 23 lojtarët e grumbulluar për dy ndeshjet miqësore ndaj Moldavisë dhe Ukrainës.

Tekniku kuqezi ka komentuar listën e lojtarëve, mungesat në skuadër, risinë në grumbullim, dy kundërshtarët dhe përgatitjet për Kampionatin Europian U-21.

Bushi u shpreh se lista është pothuajse e njëjtë me ndeshjen e fundit ndaj San Marinos. Ka shumë pak ndryshime. Kemi dy mungesa shumë të rëndësishme si Zylyf Muça mbrojtës i djathtë dhe Enes Osmani mbrojtës i majtë, janë zëvendësuar nga Vokrri dhe disa të tjerë.

Tekniku kuqezi vlerësoi prurjen e re të Kombëtares U21, mbrojtësin Diar Vokrri, për të cilin tha se ai është një prurje shumë e rëndësishme për ekipin.

“Dua ta falënderoj që zgjodhi Shqipërinë. Është një lojtar shumë i mirë, mendoj që do na ndihmojë shumë”, tha Bushi.

Ai dha edhe konsideratat e tij për kundërshtarët e Shqipërisë U21 në dy ndeshjet miqësore të radhës, Moldavinë dhe Ukrainën.

“Për ne nuk ka ndeshje miqësore, e kam thënë dhe më para. I marrim shumë seriozisht sepse janë ndeshje shumë të rëndësishme për ne, janë si ndeshje zyrtare, sepse na presin ekipe shumë të forta në Europian. I kemi vlerësuar maksimalisht”, u shpreh Bushi.

Tekniku kuqezi u shpreh se e njeh shumë mirë lojën e Moldavisë, sepse kemi luajtur para një viti në Tiranë. Në përballjet me moldavët një ndeshje ka dalë barazim, dhe një ndeshje e kemi mundur.

Bushi e vlerësoi ekipin e Moldavisë duke theksuar se gjithsesi janë një ekip që janë zhvilluar së fundmi, ashtu si ne.

“Jemi përmirësuar goxha, grupi pothuajse është alternuar dhe e njohin më mirë njëri-tjetrin. Kemi krijuar një sistem loje që na përshtatet për lojtarët që ne kemi. Mendoj që do të bëjmë mirë dhe janë 8-9 ditë që do të na shërbejnë shumë mirë.

Ndeshja me Ukrainën është krejt tjetër. Një ndeshje e nivelit shumë të lartë. Ekipi i Ukrainës ka bërë mirë në vitet e fundit. E kemi ndeshjen në “Elbasan Arena” dhe mendoj që duhet të bëjmë maksimumin, për të dhënë gjithçka se çfarë ne kemi për të treguar se sa jemi përmirësuar dhe për të parë përpara”, u shpreh trajneri.

Bushi vlerësoi paraqitjen e U21 në ndeshjet e fundit miqësore për përgatitjet e Kombëtares U21 për Europianin e radhës, duke veçuar karakterin dhe dëshirën për fitore që futbollistët kuqezinj kanë treguar në fushë.

“Janë shumë grumbullime të rëndësishme për ne. I shërbejnë gjatë gjithë kohës Europianit. Europiani e dimë se ka nivel shumë të lartë. Ekipet janë shumë të mirë, por edhe ne jemi shumë të fortë. Pavarësisht se jemi mundur, edhe ndaj Gjermanisë dhe Zvicrës kemi treguar që kemi karakter, luftojmë deri në fund dhe jemi në lojë deri në fund. Nëse lufton dhe sakrifikon, ke dëshirë dhe qëllim për të arritur diçka nuk duhet të kesh frikë asnjë kundërshtar”, tha ai.

Kujtojmë se Kombëtarja shqiptare e U21 është e kualifikuar automatikisht për në Evropianin U21, duke qenë se Shqipëria është një prej vendeve organizatore të këtij kompeticioni të rëndësishëm.

The post Miqësoret ndaj Moldavisë e Ukrainës, Bushi: Dy sfida të forta, çdo ndeshje na shërben për Europianin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Moldavia mbyll Institutin rus të Kulturës

5 November 2025 at 20:22

KISHINEV, 5 nëntor /ATSH-AFP/ – Qeveria pro evropiane e Moldavisë miratoi sot një projektligj për të mbyllur Institutin rus të Kulturës duke nxitur reagim nga diplomatët rusë dhe opozita, e cila kërkon të mbajë lidhje të ngushta me Kremlinin.

“Kjo ishte një qendër nën maskën e së cilës u kryen aktivitete për të minuar sovranitetin e Republikës së Moldavisë”, deklaroi ministri i Kulturës, Cristian Jardan.

“Është për të ardhur keq që udhëheqësit e Moldavisë vazhdojnë të ndjekin një politikë antagonizmi ndaj vendit tonë”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Presidentja moldave Maia Sandu, e cila përshpejtoi lidhjet me Bashkimin Evropian pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia në vitin 2022, akuzon rregullisht Moskën për ndërhyrje.

Partia e saj fitoi zgjedhjet parlamentare në shtator, duke ruajtur orientimin perëndimor të këtij vendi me 2,4 milionë banorë.

Vendimi për të mbyllur këtë institut u mor në mbledhjen e parë të qeverisë së sapozgjedhur.

Moldavia e kishte njoftuar këtë që në shkurt./  /f.k/ a.jor.

 

The post FOKUS – Moldavia mbyll Institutin rus të Kulturës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

MOLDAVI – Qeveria e re merr detyrën, anëtarësimi në BE përparësi kryesore

1 November 2025 at 15:11

KISHINEV, 1 nëntor /ATSH-DPA/- Qeveria e re e Moldavisë, e udhëhequr nga kryeministri Alexandru Munteanu, bëri sot solemnisht betimin e detyrës.

Ceremonia u zhvillua në ndërtesën e Administratës Presidenciale. Në këtë aktivitet, morën pjesë presidentja e Moldavisë, Maia Sandu dhe kryetari i Parlamentit, Igor Grosu.

Kabineti, i kryesuar nga shkencëtari i pavarur dhe bankieri i investimeve, Alexandru Munteanu, e sheh përfundimin e negociatave të pranimit në BE deri në vitin 2028 si detyrën e tij më të rëndësishme.

Gjatë konfirmimit të tij dje në parlament, Munteanu premtoi se do të jepte dorëheqjen nga detyra nëse nuk arrinte të përfundonte përgatitjet për pranimin e vendit në Bashkimin Evropian deri në vitin 2028.

Partia pro-evropiane e Veprimit dhe Solidaritetit (PAS) e Sandu fitoi zgjedhjet parlamentare në fund të shtatorit, pavarësisht përpjekjeve të Moskës për të ushtruar ndikim.

Sandu emëroi Munteanu si kryeministrin e ri.

Muneanu ka punuar si bankier në Moldavi dhe Francë, dhe 10 vjet në Bankën Botërore në Uashington.

Ai është shtetas i Moldavisë, Rumanisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe jetoi në kryeqytetin ukrainas, Kiev për 20 vjet.

Kabineti i tij përfshin më shumë ekspertë jopartiakë sesa anëtarë të PAS. //a.i/

 

The post MOLDAVI – Qeveria e re merr detyrën, anëtarësimi në BE përparësi kryesore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

MOLDAVI – Alexandru Munteanu zgjidhet kryeministër i ri

31 October 2025 at 20:12

KISHINEV, 31 tetor /ATSH/- Parlamenti i Moldavisë zgjodhi sot një kryeministër të ri për të udhëhequr përpjekjet e vendit për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian dhe për t’u çliruar nga orbita politike e Rusisë.

Emërimi i Alexandru Munteanu, një ekonomist 61-vjeçar, vjen pas zgjedhjeve parlamentare në shtator, në të cilat Partia qeverisëse e Veprimit dhe Solidaritetit (PAS) e presidentes Maia Sandu mposhti bindshëm një rival pro-rus dhe fitoi një mandat të ri për të ndjekur rrugën e Moldavisë drejt BE-së.

“Ne kemi një mundësi unike për t’u bërë qeveria që do ta çojë Moldavinë drejt Bashkimit Evropian”, tha Munteanu përpara votimit parlamentar, në të cilin ai fitoi mbështetjen e 55 nga 101 ligjvënësve.

Qeveria e Munteanu do të duhet të përballojë vështirësi të konsiderueshme ekonomike dhe inflacionin e lartë, kryesisht rezultat i pushtimit të Ukrainës fqinje nga Rusia në vitin 2022.

Bashkimi me BE-në mund të zgjasë shumë vite dhe Moldavia do të duhet të ndërmarrë reforma të vështira, të tilla si pastrimi i gjyqësorit dhe riorganizimi i rrjetit të saj të vjetëruar të energjisë.

Munteanu, i cili ka punuar jashtë Moldavisë për rreth 20 vjet, përfshirë për Bankën Botërore dhe nuk ka mbajtur më parë poste politike, tha se prioritetet e qeverisë së tij ishin, anëtarësimi në BE, paqja, rritja ekonomike.

Ai mban shtetësi moldave, rumune dhe amerikane. //a.i/

The post MOLDAVI – Alexandru Munteanu zgjidhet kryeministër i ri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kombëtarja U-21 luan dy miqësore ndaj Moldavisë dhe Ukrainës

TIRANË, 31 tetor /ATSH/ Kombëtarja shqiptare U-21 do të zhvillojë dy ndeshje miqësore në muajin nëntor, në kuadër të përgatitjeve për Kampionatin Europian U-21 2027.

Kuqezinjtë e trajnerit Alban Bushi do të përballen me Moldavinë U-21 dhe Ukrainën U-21.

Takimi i parë, Moldavi U-21 – Shqipëri U-21, është programuar më 13 nëntor, në orën 15:00, dhe do të luhet në Tiraspol, në “Sports Complex Sheriff”.

Ndeshja e dytë, Shqipëri U-21 – Ukrainë U-21, do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”, më 17 nëntor, në orën 18:00.

Këto dy miqësore do të shërbejnë si një test i rëndësishëm për trajnerin Bushi dhe stafin teknik, për të parë nga afër gjendjen e skuadrës dhe për të vlerësuar futbollistët që nuk kanë pasur shumë minuta me Kombëtaren U-21.

The post Kombëtarja U-21 luan dy miqësore ndaj Moldavisë dhe Ukrainës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

ÇISINAU – Dorin Recean pason kryeministren e dorëhequr të Moldavisë

24 October 2025 at 11:17

ÇISINAU, 24 tetor /ATSH/ – Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu, ka propozuar sot këshilltarin e saj për siguri dhe mbrojtje, ekonomistin pro-perëndimor Dorin Recean, për të zëvendësuar kryeministren Natalia Gavrilița, e cila dha dorëheqjen  pas 18 muajsh në detyrë, sipas AP.

Sandu tha se partia në pushtet, PAS, e ka mbështetur kandidaturën.

Receani, 48 vjeç, ka 15 ditë kohë për të formuar qeverinë e re dhe t’ia paraqitsë  parlamentit për votëbesim, ku PAS ka shumicën. Presidentja theksoi se vendi ka nevojë për unitet për të përballuar vështirësitë e shkaktuara nga lufta në Ukrainë.

Moldavia, një ish-republikë sovjetike me 2,6 milionë banorë, është afruar ndjeshëm me Perëndimin pas agresionit rus në Ukrainë.

Vitin e kaluar, ajo mori statusin e vendit kandidat për në BE, njëkohësisht me Kievin.

Recean tha se prioritetet e tij do të jenë vendosja e “rregullit dhe disiplinës” në institucione, ringjallja e ekonomisë dhe garantimi i stabilitetit.

Gavrilița, 41 vjeç, u largua pas një mandati të mbushur me kriza, përfshirë mungesën e energjisë, rritjen e inflacionit dhe shkelejen e hapësirës ajrore të vendit nga raketat ruse.

Ajo tha se qeveria e saj u përball me sfida të paparashikuara për shkak të luftës dhe akuzoi Rusinë për “shantazh energjetik”. /Ad.Ab./

 

The post ÇISINAU – Dorin Recean pason kryeministren e dorëhequr të Moldavisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Partia pro-evropiane doli fituese, Lavrov: Zgjedhjet parlamentare në Moldavi u falsifikuan

By: armand
30 September 2025 at 19:27

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, deklaroi sot, të martën më 30 shtator, se “rezultati i zgjedhjeve parlamentare që u mbajtën të dielën në Moldavi është manipuluar hapur”, duke ngritur akuza për parregullsi, pa ofruar detaje të mëtejshme. Deklarata e Lavrov vjen pas fitores së thellë të partisë në pushtet pro-evropiane në Moldavi, e […]

The post Partia pro-evropiane doli fituese, Lavrov: Zgjedhjet parlamentare në Moldavi u falsifikuan appeared first on BoldNews.al.

Kush është Maia Sandu, presidentja moldave që po sfidon Moskën dhe po shikon nga Evropa?

By: armand
29 September 2025 at 16:47

E lindur nën BRSS, e arsimuar në Harvard dhe e rritur mes sfidave të një vendi të ndarë midis Rusisë dhe Evropës: Maia Sandu është sot fytyra e një Moldavie që kërkon ndryshim. Si presidentja e parë femër e Republikës së Moldavisë, ajo ka ndërtuar një lidership të përqendruar në reformat strukturore, luftën kundër korrupsionit […]

The post Kush është Maia Sandu, presidentja moldave që po sfidon Moskën dhe po shikon nga Evropa? appeared first on BoldNews.al.

E keqinterpretuar prania e ushtarëve francezë në zgjedhjet në Moldavi

29 September 2025 at 14:04

Pretendimi: Ushtarë francezë ndodhen në Moldavi gjatë fushatës së zgjedhjeve parlamentare

Verdikti: Mungon konteksti

———————————————–

Në rrjete sociale, përfshi ato shqipfolëse, po qarkullon një foto e shoqëruar me përshkrimin “Ushtarët francezë u panë në një market në Moldavi.”

Foto u shpërnda në prag të zgjedhjeve parlamentare të 28 shtatorit në Moldavi, të cilat u zhvilluan nën dyshimet për një ndërhyrje të mundshme nga Rusia. 

Më 23 shtator 2025, Ministria moldave e Mbrojtjes mohoi pretendimet që qarkullonin në disa kanale Telegram lidhur me praninë e personelit ushtarak të huaj në një zonë publike në Cimişlia, duke i etiketuar këto interpretime si të pasakta.

Sipas institucionit, individët në foto janë atashe të mbrojtjes të akredituar, të cilët kohët e fundit vizituan një njësi ushtarake në garnizonin e Cahulit për një mision monitorimi.

Përfaqësuesit e Ministrisë theksojnë se atashetë ushtarakë janë anëtarë të stafit diplomatik të ambasadave dhe janë punonjës të përhershëm të misioneve të akredituara në Republikën e Moldavisë, duke koordinuar bashkëpunimin dypalësh në fushën e mbrojtjes.

Për më tepër, kjo vizitë ishte përfshirë në Planin e Aktiviteteve të Brendshme të Ushtrisë Kombëtare për vitin 2025 dhe nuk kishte lidhje me zgjedhjet e së dielës. 

Zgjedhjet në Moldavi konsideroheshin me rrezik të lartë për shkak të përballjes së forcave politike që nxisin orientimin drejt Bashkimit Europian dhe atyre proruse. Partia e Veprimit dhe Solidaritetit (PAS) e presidentes Maia Sandu shpalli fitoren paraprake ndërkohë që rezultati u përshëndet nga presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, duke e quajtur një zgjedhje për “Europën, demokracinë dhe lirinë”. 

The post E keqinterpretuar prania e ushtarëve francezë në zgjedhjet në Moldavi appeared first on Faktoje.al.

Begaj uron homologen moldave Sandu për fitoren në zgjedhjet parlamentare

29 September 2025 at 13:40

TIRANË, 29 shtator /ATSH/ Presidenti i Republikës, Bajram Begaj uroi sot presidenten e Moldavisë, Maia Sandu për fitoren në zgjedhjet parlamentare.

Begaj u shpreh se, kjo fitore është provë e besimit të qytetarëve në demokraci dhe në integrimin evropian si një përparësi strategjike.

Kreu i Shtetit theksoi se, Shqipëria qëndron me Moldavinë në rrugën e saj drejt BE-së.

“Urime të sinqerta Presidentes së Moldavisë, Maia Sandu për fitoren në zgjedhjet parlamentare. Kjo është provë e besimit të qytetarëve në demokraci dhe në integrimin evropian si një përparësi strategjike. Shqipëria qëndron me Moldavinë në rrugën e saj drejt BE-së”, theksoi Begaj në një postim në rrjetin social X.

Partia qeverisëse pro evropiane e ”Veprimit dhe Solidaritetit” (PAS) e udhëhequr nga presidentja Maia Sandu, ruajti shumicën parlamentare në zgjedhjet e së dielës.

Pasi u numëruan 99% e fletëvotimeve, PAS fitoi 49,9% të votave, duke siguruar një shumicë parlamentare.

Moldavia, një vend me rreth 2,4 milionë banorë, ka qenë një vend kandidat për në BE që nga viti 2022.

Sincere congratulations to the President of Moldova @sandumaiamd on the victory in the parliamentary elections.

This is proof of the citizens’ trust in democracy and in European integration as a strategic priority.

Albania stands with Moldova on its path toward the EU.

🇦🇱🤝🇲🇩

— Bajram Begaj (@BajramBegajAL) September 29, 2025

/gj.m//a.f//r.e/

The post Begaj uron homologen moldave Sandu për fitoren në zgjedhjet parlamentare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

MOLDAVI – Partia qeverisëse pro evropiane kryeson zgjedhjet

29 September 2025 at 09:19

KISHINEV, 29 shtator /ATSH-DPA/ – Partia qeverisëse pro evropiane e ”Veprimit dhe Solidaritetit” (PAS) e udhëhequr nga presidentja Maia Sandu, ruajti shumicën parlamentare në zgjedhjet e së dielës.

Pasi u numëruan 99% e fletëvotimeve, PAS fitoi 49,9% të votave, duke siguruar një shumicë parlamentare.

Partia ”Blloku Zgjedhor Patriotik”, miqësor me Rusinë i ish-presidentit Igor Dodon, mori 24,4%, sipas faqes së internetit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Shumë kohë para se të numëroheshin të gjitha votat, Dodon kishte njoftuar tashmë planet për të protestuar. Duke folur pak para mesnatës jashtë ndërtesës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ai pretendoi se PAS kishte humbur zgjedhjet dhe se opozita kishte fituar.

Pjesëmarrja e votuesve u raportua në rreth 52%, më e lartë se në vitin 2021, kur ishte 48%.

Zgjedhjet parlamentare në vendin e varfër dhe agrar të ndarë midis Rumanisë, anëtare e BE-së, dhe Ukrainës, konsiderohen vendimtare.

Moldavia, një vend me rreth 2,4 milionë banorë, ka qenë një vend kandidat për në BE që nga viti 2022.

Presidentja pro perëndimore Sandu shpreson që shumica e forcave pro evropiane të vazhdojnë reformat e nevojshme për t’u bashkuar me BE-në. Krahasuar me zgjedhjet e katër viteve më parë, PAS pësoi disa humbje.

Forcat miqësore me Rusinë të bllokut ”Alternativa” (8%) dhe ”Partia Jonë” e biznesmenit Renato Usatii (6,2%) siguruan gjithashtu vende në parlamentin me 101 anëtarë, të zgjedhur për një mandat katërvjeçar./ a.jor.

The post MOLDAVI – Partia qeverisëse pro evropiane kryeson zgjedhjet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zgjedhje historike: Forcat proevropiane fitojnë në Moldavi

By: Ela
29 September 2025 at 09:24

Forcat proevropiane në Moldavi duhet të kenë marrë frymë të lehtësuara. Në zgjedhjet parlamentare në Republikën e Moldavisë, Partia pro-evropiane e Veprimit dhe Solidaritetit (PAS) në pushtet, e udhëhequr nga presidentja Maia Sandu,  mbrojti shumicën absolute. Pas numërimit të më shumë se 99.5 përqind të të gjitha fletëvotimeve, PAS fitoi shumicën parlamentare me 50.3 përqind të votave. Blloku Patriotik pro-rus […]

The post Zgjedhje historike: Forcat proevropiane fitojnë në Moldavi appeared first on BoldNews.al.

Partia pro-ruse merr goditje në Moldavi, presidentja Maia Sandu fiton shumicën në parlament

29 September 2025 at 08:32

Partia pro-evropiane e presidentes moldave Maia Sandu po shkon drejt një fitoreje të qartë, dhe një shumice të re në parlament në zgjedhjet që shihen si kritike për rrugën e ardhshme të vendit të saj drejt BE-së.

Sandu kishte paralajmëruar për “ndërhyrje masive ruse” pas votimit, duke thënë se e ardhmja e vendit të saj, e rrethuar nga Ukraina dhe Rumania, ishte në rrezik.

Për të formuar një qeveri, nuk do të duhet të mbështetet në mbështetjen e partive të tjera, siç është blloku Alternativa ose Partia Jonë populiste. Në një masë të tensionit që rrethon votimin, u raportuan frikësime për bomba në qendrat e votimit në Itali, Rumani, Spanjë dhe SHBA. Frika të ngjashme u raportuan në vetë Moldavinë dhe tre persona u arrestuan me dyshimin për komplotimin e trazirave një ditë pas votimit.

Kreu i partisë së Sandusë, Igor Grosu, fajësoi grupet kriminale të mbështetura nga Moska për incidentet e së dielës dhe bëri thirrje për “durim dhe qetësi” për të lejuar që procesi zgjedhor të vazhdojë.

Banorët në këtë copë toke kanë pasaporta moldave. Shumë janë fuqimisht pro-Moskë dhe kreu i partisë socialiste Igor Dodon tha se kishte pasur “të gjitha llojet e ngacmimeve, duke i ndaluar ata të votonin”.

Zgjedhjet në Moldavi, PAS ka një epërsi të qartë me 43% kundrejt 29% të opozitës pro-ruse

By: Elva
28 September 2025 at 22:30

Në Moldavi ka nisur numërimi i votave për zgjedhjet kyç parlamentare, ku qytetarët votuan për të zgjedhur një nga dy rrugët: vazhdimin e integrimit drejt Bashkimit Evropian apo kthimit drejt Rusisë, mes raportimeve të shumta për ndërhyrje në fushatë nga Kremlini. Në zgjedhje u përballën partia në pushtet e presidentes, Maia Sandu, Veprimi për Solidaritet […]

The post Zgjedhjet në Moldavi, PAS ka një epërsi të qartë me 43% kundrejt 29% të opozitës pro-ruse appeared first on BoldNews.al.

❌
❌