Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Dardan Morina - nga sezoni shpërthyes te debutimi me Kosovën U21 dhe ambicia për t’u bërë lider te Dukagjini

2 December 2025 at 12:02


Mesfushori 20-vjeçar i Dukagjinit, Dardan Morina, po përjeton sezonin e tij më të fortë, duke shpërthyer me gola, asistime dhe paraqitje të pjekura që ia kanë hapur dyert e Kombëtares së Kosovës U21. Me vetëbesim, punë të palodhur dhe ritmin në rritje të skuadrës, talenti i klinasve po konfirmohet si një nga emrat më të rëndësishëm të Superligën e Kosovës. Statistikat e tij flasin vetë: 3 gola, 2 asistime në 14 paraqitje këtë sezon – plus 3 ndeshje të luajtura me Kosovën U21.

Dardan Morina po shkëlqen në Superligën e Kosovës dhe ka fituar vëmendje të madhe falë formës së tij mbresëlënëse me fanellën e Dukagjinit.

Mesfushori 20-vjeçar po e shijon sezonin më të plotë në karrierën e tij të re, duke kontribuar me 3 gola, 2 asistime dhe duke qenë pjesë e pandashme e 14 ndeshjeve të ekipit nga Klina. Rritja e tij e vazhdueshme dhe ndikimi në lojë kanë bërë që Morina të shfaqet si një nga talentet më premtues të kampionatit.

Formën e mirë në klub, ai e ka transferuar edhe në arenën ndërkombëtare, ku tashmë ka debutuar dhe ka zhvilluar tri ndeshje me Kombëtaren e Kosovës U21.

I emocionuar dhe krenar për rrugëtimin e tij, Morina në një intervistë për Telegrafin ka theksuar se puna e palodhur, besimi në aftësitë e tij dhe mbështetja në Dukagjin e kanë shtyrë drejt këtij niveli.

“Fillimisht, jam shumë i lumtur që jam pjesë e Dukagjinit. Kemi pasur një fillim shumë të mirë, falë punës që kemi bërë, dhe kjo po shihet në çdo ndeshje”, ka thënë fillimisht Morina për Telegrafin.

“Gjithmonë kam besuar në aftësitë e mia, kam punuar shumë dhe e dija që një ditë kjo do të shpërblehej”.

Morina duke festuar golin e fitores ndaj Llapit

Morina thotë se grumbullimi me Kosovën ka qenë një ëndërr e kahershme dhe një motiv shtesë për t’u përmirësuar çdo ditë.

“Grumbullimi me Kombëtaren është një ndjenjë shumë e mirë, dhe besoj që çdo futbollist ëndërron të luajë një ditë për Kombëtaren, ashtu siç ëndërroja edhe unë. Ka qenë një motiv shtesë për të punuar më shumë dhe për të ngritur cilësitë e mia si lojtar”.

Morina me numër 17 te Kosova U21

“Me punën që po bëjmë, besoj se kemi dëshmuar që jemi një skuadër e fortë për çdo kundërshtar, dhe shpresoj të vazhdojmë me këtë ritëm dhe të jemi sa më lart në tabelë”, përfundoi mesfushori 20-vjeçar.

Ndryshe, Morina po vlerësohet shumë nga njohësit e futbollit në Kosovës dhe në vitin 2026 mund ta bëjë hapin e madh në karrierë me një transferim jashtë Kosovës. /Telegrafi/

Pikë e madhe në Finlandë, Kosova U21 mbetet në garë për kualifikim në Kampionatin Evropian

18 November 2025 at 19:26


Kombëtarja e Kosovës U21 ka luajtur baras me rezultat 0-0 në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

Në minutën e shtatë, Jashari u shfaq pranë portës së Finlandës dhe provoi një goditje të rrezikshme, por portieri Jantunen arriti ta bllokonte duke shpëtuar skuadrën e tij nga një gol i sigurt.

Finlanda reagoi menjëherë dhe filloi të krijojë mundësi nga e majta dhe e djathta e sulmit, duke provuar me Talvitien dhe Ruoppin, por Seji në portën e Kosovës tregoi refleks të shpejtë dhe priti secilën goditje të rrezikshme, përfshirë tentativën e minutës së 45-të.

Në pjesën e dytë, Finlanda vazhdoi të kërcënonte, duke përdorur mjaft lëvizje në mesfushë dhe krosime nga krahët.

Talvitie, Siltanen dhe Miettinen u munduan disa herë, por asnjë goditje nuk gjeti rrjetën, falë pritjeve të shkëlqyera të Sejit.

Kosova nga ana e saj nuk mbeti pas; Bujupi dhe Shala shfrytëzuan hapësirat për kundërsulme të shpejta dhe krijuan momente të rrezikshme për portën finlandeze, por Jantunen qëndroi i qetë dhe nuk lejoi ndonjë gol.

Ndeshja ishte e balancuar, me Finlandën që kishte më shumë posedim dhe kontrollonte ritmin e lojës, ndërsa Kosova mbrohej mirë dhe kërkonte të surprizonte me kundërsulme.

Tensioni dhe energjia e lartë e të dyja skuadrave u ndie gjatë gjithë 90 minutave, por rezultati mbeti i paprekur./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Kosova U21 luan në udhëtim ndaj Finlandës, formacionet zyrtare

18 November 2025 at 16:45


Kombëtarja e Kosovës U21 do të luajë sot (e martë) në udhëtim ndaj Finaldnës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian U21.

Përzgjedhësi i Kosovës, Afrim Tovërlani tashmë ka publikuar edhe formacionin startues me të cilin do të zbresë sot në ‘Veritas Stadium’ të Finlandës.

Në Grupin A të Kosovës po zhvillohet një luftë e ashpër pozitën e dytë që dërgon në fazën e ‘play-off-it’ ku aktualisht Finlanda e mban atë pozitë me nëntë pikë teksa Kosova është e treta me shtatë sosh.

Kjo është arsyeja pse kjo sfidë do të jetë shumë e rëndësishme për ‘Dardanët’ e rinj pasi me një fitore eventuale do të kalonin në pozitën e dytë.

Formacioniet zyrtare:

Finlanda: Jantunen, Yiltova, Jansson, Miettinen, Naamo, Siltanen, Hyrylainen, Ruoppi, Talvitie, Soderback, Liimata.

Kosova: Seji, Bujupi, Selmonaj, Ademi, Jashari, Muqaj, Parduzi, Zeqiri, Shala, Hasani, Sadriu.

/Telegrafi/

Kosova U21 luan në udhëtim te Finlanda

18 November 2025 at 11:29


Sot (e martë), ekipi i Kosovës U-21 zhvillon një ndeshje të rëndësishme në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian Euro 2027.

Kosova do të përballet me Finlandën sonte në stadiumin “Veritas” në Turku, takim i cili pritet të fillojë nga ora 17:30.

Djelmoshat dardanë synojnë të marrin pikë të rëndësishme në këtë ndeshje.

Përkrahja për dardanët e rinj është e madhe, ndërsa ekipi kërkon të japë më të mirën në fushë.

Ndryshe, Kosova U21 renditet e treta në grup me 7 pikë nga katër ndeshjet e zhvilluara deri më tani, ndërsa Finlanda është e dyta me 9 pikë. /Telegrafi/

Kosova U21 merr fitore të madhe dhe bindëse si mysafir ndaj Qipros U21 – ëndrra për Kampionati Evropian vazhdon

14 November 2025 at 20:03


Kosova U21 ka shënuar fitore të rëndësishme dhe bindëse si mysafir ndaj Qipros U21, duke triumfuar me rezultat 4-0 dhe duke dominuar takimin nga fillimi deri në fund.

Të besuarit e Afrim Tovërlanit kanë vazhduar formën e mirë, duke regjistruar fitoren e dytë radhazi në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian U21 2027.

Sulmuesi Elion Bujupi e hapi serinë e golave në minutën e 16-të, duke reaguar shpejt brenda zonës pas një topi të ulët dhe duke e shtyrë në rrjetë për 1-0.

Eliot Bujupi scores after a good assist from the captain Faton Ademi 🔥

Cyprus 0 - 1 Kosovo #U21 pic.twitter.com/OFlD9VxOSV
— Kosovo Football 🇽🇰 (@FootballKosovo) November 14, 2025


Pak para mbylljes së pjesës së parë, Kosova fitoi një penallti, të cilën Leon Frokaj e shndërroi me qetësi në gol për 2-0. Me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim.

Edhe pjesa e dytë nisi me të njëjtin ritëm. Në minutën e 61-të, ishte sërish Bujupi që shënoi golin e tij të dytë personal, duke e çuar rezultatin në 3-0 dhe duke i dhënë qetësi ekipit.

60' Eliot Bujupi bags his brace with a wonderful goal and makes it 3-0.

Cyprus 0 - Kosovo 3#U21 pic.twitter.com/nOJKap9iuC
— Kosovo Football 🇽🇰 (@FootballKosovo) November 14, 2025


Në kohën shtesë, Lendrit Shala kompletoi fitoren me golin e katërt, duke vulosur triumfin 4-0.

Me këtë fitore, Kosova U21 mbetet fuqishëm në garë për kualifikim në Euro U21 2027, pasi ka 7 pikë dhe mban vendin e tretë në grup. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Kosova U21 kryen me sukses stërvitjen e fundit, gati për Qipron

13 November 2025 at 20:31


Kombëtarja e Kosovës U21 e ka kryer me sukses përgatitjen e fundit para përballjes me Qipron.

Pasi kanë një fitore, një humbje dhe një barazim në tre ndeshjet e para, skuadra e Afrim Tovërlanit duhet me patjetër t’i merr pikët e plota në Qipro, e vlefshme për Evropianin U21 2027.

FFK-ja përmes një video të bukur ka njoftuar se “Dardanët” e rinj janë gati plotësisht për ndeshjen e radhës.

“Toki” konfirmoi se atmosfera është fantastike dhe të gjithë me padurim po e presin përballjen ndaj Qipros.

“Aktualisht është fantastike atmosfera, mirëpo shumë më mirë do të jetë nëse e kryejmë me rezultat të mirë. Përveç lëndimit të Edionit, që u lëndoi këmbën dhe u nevojit të kthehet për Gjermani, të gjithë janë mirë dhe me padurim e presim ndeshjen”.

Ndërsa, mesfushori Igball Jashari deklaroi se beson plotësisht se do të dalim me rezultat pozitiv.

“Stërvitja ka shkuar shumë mirë. Loja është me rëndësi dhe në secilën lojë hymë për tre pikë. Atmosfera është mjaftë e mirë, kemi ekip mjaftë të mirë dhe besoj që nesër do të dalim me rezultat pozitiv”.




Kujtojmë, përballja mes Qipros U21 dhe Kosovës U21 do të zhvillohet me fillim nga ora 18:00./Telegrafi/

"Kemi ardhur për fitore në Qipro" - Tovërlani flet për përballjen e radhës të dardanëve të rinj

11 November 2025 at 19:46


Kosova U21 ka nisur përgatitjet për dy ndeshjet vendimtare kualifikuese për Kampionatin Evropian 2027, që do t’i zhvillojë si mysafire ndaj Qipros dhe Finlandës.

Ekipi i drejtuar nga Afrim Tovërlani zhvilloi sot seancën e parë stërvitore në stadiumin “Dasaki Achnas”, ku atmosfera brenda grupit është e shkëlqyer.

Trajneri Tovërlani theksoi se në këtë grumbullim ka tri prurje të reja, duke nënvizuar se dyert e kombëtares mbeten gjithmonë të hapura për lojtarët e rinj që e meritojnë ftesën me paraqitjet e tyre në fushë.

“Atmosfera në ekip është shumë e mirë. Disa lojtarë të rinj janë bashkuar për herë të parë dhe janë integruar shpejt. Përzgjedhjet bëhen gjithmonë në bazë të meritave dhe performancës. Qipro është një kundërshtar cilësor, por ne kemi ardhur për rezultat pozitiv dhe do të japim maksimumin për ta arritur atë”, deklaroi Tovërlani.

Për Dren Zeqirin, ky është grumbullimi i parë me Kombëtaren U21, dhe ai shprehu lumturinë për pritjen e ngrohtë nga bashkëlojtarët.

“Jam shumë i lumtur që jam pjesë e këtij ekipi. Grupi më ka pritur ngrohtësisht dhe besoj se do të arrijmë një rezultat të mirë në këto ndeshje”, ka thënë Zeqiri.

Ndërkohë, Eliot Bujupi theksoi rëndësinë e madhe të ndeshjeve kualifikuese për çdo futbollist të ri dhe shtoi se skuadra është e përgatitur dhe e motivuar për rezultate pozitive:

“Është shumë e veçantë të luash në një ndeshje kualifikuese. Besojmë se me përkushtim mund të arrijmë objektivin tonë për t’u kualifikuar në fazën ‘play-off’ apo edhe në kampionatin evropian. Kemi analizuar ndeshjen e fundit ndaj San Marinos dhe në ditët në vijim do të analizojmë edhe Qipron”, u shpreh Bujupi.

Ndeshja ndërmjet Qipros dhe Kosovës U21 do të zhvillohet të premten, më 14 nëntor, në orën 18:00. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Miqësoret ndaj Moldavisë e Ukrainës, Bushi: Dy sfida të forta, çdo ndeshje na shërben për Europianin

TIRANË, 8 nëntor /ATSH/ Trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi, ka folur pas publikimit të listës me 23 lojtarët e grumbulluar për dy ndeshjet miqësore ndaj Moldavisë dhe Ukrainës.

Tekniku kuqezi ka komentuar listën e lojtarëve, mungesat në skuadër, risinë në grumbullim, dy kundërshtarët dhe përgatitjet për Kampionatin Europian U-21.

Bushi u shpreh se lista është pothuajse e njëjtë me ndeshjen e fundit ndaj San Marinos. Ka shumë pak ndryshime. Kemi dy mungesa shumë të rëndësishme si Zylyf Muça mbrojtës i djathtë dhe Enes Osmani mbrojtës i majtë, janë zëvendësuar nga Vokrri dhe disa të tjerë.

Tekniku kuqezi vlerësoi prurjen e re të Kombëtares U21, mbrojtësin Diar Vokrri, për të cilin tha se ai është një prurje shumë e rëndësishme për ekipin.

“Dua ta falënderoj që zgjodhi Shqipërinë. Është një lojtar shumë i mirë, mendoj që do na ndihmojë shumë”, tha Bushi.

Ai dha edhe konsideratat e tij për kundërshtarët e Shqipërisë U21 në dy ndeshjet miqësore të radhës, Moldavinë dhe Ukrainën.

“Për ne nuk ka ndeshje miqësore, e kam thënë dhe më para. I marrim shumë seriozisht sepse janë ndeshje shumë të rëndësishme për ne, janë si ndeshje zyrtare, sepse na presin ekipe shumë të forta në Europian. I kemi vlerësuar maksimalisht”, u shpreh Bushi.

Tekniku kuqezi u shpreh se e njeh shumë mirë lojën e Moldavisë, sepse kemi luajtur para një viti në Tiranë. Në përballjet me moldavët një ndeshje ka dalë barazim, dhe një ndeshje e kemi mundur.

Bushi e vlerësoi ekipin e Moldavisë duke theksuar se gjithsesi janë një ekip që janë zhvilluar së fundmi, ashtu si ne.

“Jemi përmirësuar goxha, grupi pothuajse është alternuar dhe e njohin më mirë njëri-tjetrin. Kemi krijuar një sistem loje që na përshtatet për lojtarët që ne kemi. Mendoj që do të bëjmë mirë dhe janë 8-9 ditë që do të na shërbejnë shumë mirë.

Ndeshja me Ukrainën është krejt tjetër. Një ndeshje e nivelit shumë të lartë. Ekipi i Ukrainës ka bërë mirë në vitet e fundit. E kemi ndeshjen në “Elbasan Arena” dhe mendoj që duhet të bëjmë maksimumin, për të dhënë gjithçka se çfarë ne kemi për të treguar se sa jemi përmirësuar dhe për të parë përpara”, u shpreh trajneri.

Bushi vlerësoi paraqitjen e U21 në ndeshjet e fundit miqësore për përgatitjet e Kombëtares U21 për Europianin e radhës, duke veçuar karakterin dhe dëshirën për fitore që futbollistët kuqezinj kanë treguar në fushë.

“Janë shumë grumbullime të rëndësishme për ne. I shërbejnë gjatë gjithë kohës Europianit. Europiani e dimë se ka nivel shumë të lartë. Ekipet janë shumë të mirë, por edhe ne jemi shumë të fortë. Pavarësisht se jemi mundur, edhe ndaj Gjermanisë dhe Zvicrës kemi treguar që kemi karakter, luftojmë deri në fund dhe jemi në lojë deri në fund. Nëse lufton dhe sakrifikon, ke dëshirë dhe qëllim për të arritur diçka nuk duhet të kesh frikë asnjë kundërshtar”, tha ai.

Kujtojmë se Kombëtarja shqiptare e U21 është e kualifikuar automatikisht për në Evropianin U21, duke qenë se Shqipëria është një prej vendeve organizatore të këtij kompeticioni të rëndësishëm.

The post Miqësoret ndaj Moldavisë e Ukrainës, Bushi: Dy sfida të forta, çdo ndeshje na shërben për Europianin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Diar Vokrri ka kërkuar vendin e garantuar në formacion”, Tovërlani flet për largimin e lojtarit te Shqipëria U-21

8 November 2025 at 13:57


Përzgjedhësi i Kosovës U21, Afrim Tovërlani ka reaguar pas vendimit të futbollistit Diar Vokrri për t’iu bashkuar Shqipërisë U21 gjatë ndeshjeve të nëntorit.

Tovërlani ka deklaruar për Dueli Sportiv se askujt nuk i garantohet vend në formacion dhe se fanella e Dardanëve nuk duhet të kushtëzohet.

“Diar Vokrri ka kërkuar vend të garantuar në formacion, gjë që s’ka gjasa as për të e as për ndonjë tjetër. Është e padrejtë të kushtëzohet fanella dardane”, ka thënë fillimisht Tovërlani.

“Ka thënë pse po e shtini Sadriun në vendin tim - a flitet kështu për bashkëlojtarin? Unë dhe të gjithë kemi vetëm vdekjen të garantuar, asgjë tjetër në këtë jetë!”.

“I trajtoj të gjithë të barabartë, nuk bëj hile kurrë. Mund të gaboj, por jo me qëllim. Për mua primare janë rezultatet dhe fanella dardane”.

“Menaxherët po i shkatërrojnë futbollistët për interesa personale. Në ndeshjen ndaj Turqisë, nga pesë rivënie të autit, katër ia mori arbitri sepse i ekzekutonte gabimisht!”.

“Nëse Bushi ia garanton vendin, ja paftë hairin - vetëm të mos kërkojë të kthehet te Dardanët, si shumë të tjerë viteve të fundit! I uroj suksese Diar Vokrrit”, përfundoi trajneri i Kosovës U-21. /Telegrafi/

Afrim Tovërlani publikon listën e Kosovës U-21 për ndeshjet ndaj Qipros dhe Finlandës

8 November 2025 at 12:13


Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës U-21, Afrim Tovërlani ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet kualifikuese të muajit nëntor në kuadër të Euro 2027.

Dardanët U21 do të zhvillojnë dy ndeshjet e radhës për kualifikimet e Kampionatit Evropian kundër Qipros dhe kundër Finlandës.

Ndeshja e parë ndaj Qipros do të luhet në udhëtim më 14 nëntor, ndërsa ndeshja ndaj Finlandës do të luhet gjithashtu në udhëtim më 18 nëntor.

Për këto dy ndeshje të rëndësishme në kuadër të grupit A, Tovërlani ka vendosur t’i ftojë 24 futbollistë.

Një nga risitë e listës së Tovërlanit është mesfushori i ri i Prishtinës, Dren Zeqiri, teksa nuk mungojnë edhe emra tjerë që luajnë në Superligën e Kosovës.

Altin Gjokaj, Luan Lleshi, Dardan Morina, Arianit Hasani, Erion Sadriu, Elvir Gashijani dhe Igball Jashari janë disa nga ta.

Në listë nuk mungojnë as yje tjerë që luajnë në Evropë si Eliot Bujupi, Leon Frokaj, Arjanit Fazlija dhe Idrit Mavraj. /Telegrafi/

Shqipëria U-21 publikon listën për ndeshjet ndaj Moldavisë dhe Ukrainës, ‘rrëmben’ Diar Vokrrin nga Kosova

8 November 2025 at 10:02


Kombëtarja e Shqipërisë U-21 do të luajë dy ndeshje miqësore ndaj Moldavisë dhe Ukrainës, si pjesë e përgatitjeve për Kampionatin Evropian U-21.

Trajneri Alban Bushi ka publikuar listën me 23 lojtarët e grumbulluar, ku risia e vetme është futbollisti i Ballkanit, Diar Vokrri, i cili ka luajtur deri tani me ekipet e moshave të Kosovës, teksa në listë gjendet edhe ylli i Malishevës, Etnik Brruti.

Kombëtarja U-21 do të nisë të hënën grumbullimin në Moldavi, aty ku do të zhvillohet edhe ndeshja e parë miqësore ndaj vendasve.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se ka ndryshuar vendi dhe orari i takimit me Moldavinë. Ndeshja do të luhet në qendrën stërvitore të Kombëtares moldave, në Vadul lui Vodă, më 13 nëntor, në orën 12:00.


Lista e plotë e Shqipërisë U-21

Portierë: Giulio Veliaj, Endri Dema, Aron Jukaj

Mbrojtës: Fabjan Përndreca, Arlind Kurti, Gabriel Ramaj, Adi Kurti, Elton Fikaj, Ervin Bashi, Aurel Marku, Ermis Selimaj, Diar Vokrri

Mesfushorë: Gjergji Kote, Feta Fetai, Aidon Shehu, Etnik Brruti, Burak Alili, Dario Daka

Sulmues: Kevin Dodaj, Erald Maksuti, Elmedin Rama, Rrok Toma, Ermir Rashica

/Telegrafi/

Kombëtarja U-21 luan dy miqësore ndaj Moldavisë dhe Ukrainës

TIRANË, 31 tetor /ATSH/ Kombëtarja shqiptare U-21 do të zhvillojë dy ndeshje miqësore në muajin nëntor, në kuadër të përgatitjeve për Kampionatin Europian U-21 2027.

Kuqezinjtë e trajnerit Alban Bushi do të përballen me Moldavinë U-21 dhe Ukrainën U-21.

Takimi i parë, Moldavi U-21 – Shqipëri U-21, është programuar më 13 nëntor, në orën 15:00, dhe do të luhet në Tiraspol, në “Sports Complex Sheriff”.

Ndeshja e dytë, Shqipëri U-21 – Ukrainë U-21, do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”, më 17 nëntor, në orën 18:00.

Këto dy miqësore do të shërbejnë si një test i rëndësishëm për trajnerin Bushi dhe stafin teknik, për të parë nga afër gjendjen e skuadrës dhe për të vlerësuar futbollistët që nuk kanë pasur shumë minuta me Kombëtaren U-21.

The post Kombëtarja U-21 luan dy miqësore ndaj Moldavisë dhe Ukrainës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kosova U21 fitore të thellë ndaj San Marinos U21 - shtatë gola në "Fadil Vokrri"

14 October 2025 at 20:11


Kosova U21 ka zhvilluar ndeshjen e tretë të xhiros së fazës së grupeve për eliminatoret e Euro 2027, duke arritur një fitore të thellë ndaj San Marinos U21 me rezultatin 7-0.

Golat u shënuan nga Eliot Bujupi (12’), Leon Frokaj (16’ dhe 83’), Hekuran Berisha (20’ dhe 59’), Lirim Jashari (62’) dhe Julind Selmonaj (75’).

Secili gol më i bukur se tjetër, me fazën e sulmit që funksionoi plotësisht te skuadra e Afrim Tovërlanit.

Ndeshja nuk kaloi pa gabime, pasi Luan Lleshi u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 69’, pas dy të verdhëve.


Me këtë fitore, Kosova U21 ka grumbulluar 4 pikë nga 3 ndeshje, duke treguar një performancë të mirë dhe duke rritur mbajtur gjallë shpresat për kualifikim në fazën tjetër të Euro 2027. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Silvio Baldini revolucion te Italia U21: Lojtarët stërviten me sy mbyllur për super-fokus dhe teknikë perfekte

7 October 2025 at 18:48


Silvio Baldini ka marrë drejtimin e Italisë U21 dhe në tubimin e fundit ai i ka ushtruar lojtarët me sy mbyllur.

Kjo metodë ka tërhequr menjëherë vëmendjen e mediave italiane, duke u bërë një temë diskutimi për inovacionin dhe efektivitetin e saj.

Lojtarët e Pescaras, të cilët kanë punuar më parë nën drejtimin e Baldinit, kanë kërkuar të provojnë këtë sistem stërvitjeje edhe më herët. Mesfushori i Pescaras, Antonino De Marco, ka treguar për “Rete 8“ se si këto metoda i ndihmojnë lojtarët.

“Me mënyrën e tij të stërvitjes, Baldini ka hyrë në mendjen tonë, e dëgjojmë dhe i ndjekim udhëzimet. Me këtë trajner po punojmë shumë dhe me intensitet, duke përdorur edhe risi si pishina dhe metoda të tjera të reja stërvitjeje. Për shembull, të gjithë stërvitëm me sy të mbuluar, nuk ishte e lehtë, por trajneri na tha se kjo na ndihmon vizualisht, sepse kur merr topin je më i përqendruar në kontroll dhe përmirësohesh teknikisht”, tregon ai.

Sipas mediave, kjo metodë që po përdorë trajneri Baldini, i ndihmon lojtarët të përqendrohet më shumë në kontrollin e topit dhe të fushës. Qëllimi është përmirësimi i perceptimit dhe menaxhimit të lodhjes.

Nën drejtimin e tij, vitin e shkuar, Pescara kishte arritur të ngjitej në Serie B nga Serie C, ku pas kësaj ai dha dorëheqje.

Më 17 korrik 2025, Baldini u prezantua si trajneri i ri i Italisë U21 , me Andrea Barzaglin si asistent të tij.


Në kualifikimet për Euro 2027 të U21 që zhvillohet në Shqipëri dhe Serbi, Baldini me Italinë e ka nisur mbarë, pasi ka marr dy fitore, ndaj Malit të Zi (2-1) dhe Maqedonisë (1-0).

Du ndeshjet e radhës në tetor, Italia i luan ndaj Suedisë dhe Armenisë./Telegrafi/

Afrim Tovërlani publikon listën e Kosovës U-21 për kualifikuesen e tetorit

4 October 2025 at 12:18


Kombëtarja e Kosovës U21 ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar nga përzgjedhësi Afrim Tovërlani për ndeshjet e muajit tetor.

Dardanët e rinj do të përballen me San Marinon në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2027.

Përfaqësuesja U21 do të kërkojë një fitore të rëndësishme për të vazhduar garën drejt objektivit të madh – pjesëmarrjes në Evropianin e ardhshëm.

Përzgjedhësi Tovërlani ka përfshirë lojtarë që po tregojnë formë të mirë në klubet e tyre, duke synuar një paraqitje bindëse në Prishtinë.

Në mesin e futbollistë të ftuar, shumë lojtarë vijnë nga Superliga dhe Liga e Parë e Kosovës, ku spikasin e emrat si Altin Gjokaj, Diar Vokrri, Luan Lleshi, Arianit Hasani, Erion Sadriu, Elvir Gashijani dhe Igball Jashari.

Ndeshja do të zhvillohet më 14 tetor, në ora 18:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Përkrahja e tifozëve pritet të jetë një armë shtesë për Kosovën, e cila synon të marrë maksimumin nga kjo sfidë për të forcuar pozitën në grup. /Telegrafi/

Kampionati Euro 2027 për moshën U21 në Shqipëri/ UEFA kryen vizitë inspektuese në stadiumet, terrenet stërvitore

By: xhir jeta
17 September 2025 at 12:49

Në kuadër të përgatitjeve për organizimin e Kampionatit Europian U21 2027, një grup pune i UEFA-s ka zhvilluar një vizitë në Shqipëri në datat 8-12 shtator. Qëllimi i kësaj vizite ishte për të inspektuar stadiumet e ndeshjeve, terrenet stërvitore dhe hotelet ku pritet që të akomodohen ekipet pjesëmarrëse.

Zyrtarët e UEFA-s të shoqëruar nga përfaqësues të FSHF, kanë vizituar stadiumet që do të mirëpresin këtë kampionat historik.

Përshtypja e përgjithshme e inspektorëve të UEFA-s ishte pozitive, ndërkohë që paralelisht janë vizituar edhe 28 hotele si dhe 21 qendra stërvitore, të cilat do të vlerësohen nga UEFA e do të formësohen në “Team Base Camp”-s për katalogun që do t’u ofrohet ekipeve finaliste.

Vizita e radhës e UEFA-s është planifikuar në mars të viti 2026 për të parë sërish ecurinë e këtij projekti madhështor.

Komitetit Ekzekutiv i UEFA-s vendosi në shkurt të këtij viti që Shqipëria të jetë një nga vendet organizatore të Kampionatit Europian U-21 të vitit 2027. Ky turne, i cili do të zhvillohet në qershor të vitit 2027, do të përfshijë 16 skuadra që përfaqësojnë talentet më të spikatura të futbollit të moshave në Europë, mes tyre edhe lojtarë që tashmë aktivizohen në ligat më të mira të kontinentit.

Një autogol dënon Shpresat, Zvicra U-21 fiton miqësoren

By: armand
8 September 2025 at 20:24

Shqipëria U21 ka luajtur sot miqësoren e radhës, këtë herë në transfertë ndaj Zvicrës, e cila fitoi me rezultatin 2-1. Helvetët gjetën të parët golin me Chipperfield në minutën e 27-të, i cili përfitoi nga një gafë e kuqezinjve në mbrojtje dhe dërgoi topin në rrjetë me një goditje të fuqishme. Pjesa e parë mbyllet […]

The post Një autogol dënon Shpresat, Zvicra U-21 fiton miqësoren appeared first on BoldNews.al.

Gjyqtarët nga Kosova do të gjykojnë ndeshjen mes Maqedonisë së Veriut dhe Italisë U21 – Nuza kryesor

6 September 2025 at 15:34

Katër gjyqtarë nga Kosova janë caktuar nga UEFA për të ndarë drejtësinë në mes të kombëtares së Maqedonisë së Veriut U-21 dhe Italisë U-21 në kuadër të kualifikimeve për Euro 2027.

Maqedonia e Veriut U21 e pret Italinë të hënën në stadiumin “Petar Miloshevski” në Bitola në ndeshjet e dyta të Grupit E.

Për këtë ndeshje, UEFA ka caktuar katër gjyqtarë nga Kosova për ta ndarë drejtësinë.

Genc Nuza është caktuar si kryesor me Fatlum Berishën dhe Hekuran Osmanin si anësor dhe Mentor Ajetin si gjyqtar të katërt.

Ky takim është paparë të zhvillohet nga ora 18:15.

Ndryshe, Kampionati Evropian U21 më 2027 është caktuar të mbahet në Shqipëri dhe Serbi. /Telegrafi/

The post Gjyqtarët nga Kosova do të gjykojnë ndeshjen mes Maqedonisë së Veriut dhe Italisë U21 – Nuza kryesor appeared first on Telegrafi.

Kosova U21 barazon pa gola me Rumaninë

5 September 2025 at 19:44

Kosova U21 ka luajtur baras pa gola 0-0 ndaj Rumanisë në kuadër të ciklit kualifikues për Kampionatin Evropian U21. 

Pjesa e parë e ndeshjes ishte mjaft e barabartë, me të dyja ekipet që bënin lojë të hapur dhe rrezikonin njëra-tjetrën. 

Eduard Radaslavescu rrezikoi qysh në minutën e parë të takimit, por portieri kosovar Laurent Sheji ia mohoi golin. 

Kosova në anën tjetër u mundua të gjejë golin në disa raste ku i përfshirë ishte mesfushori Hamza Muqaj, por pa sukses. 

‘Dardanët’ e rinj e nisën furishëm pjesën e dytë duke rrezikuar me anë të Hekuran Berishës, por goditja e tij u ndal nga portieri vendas. 

Një tjetër rast për gol e pati edhe Eliot Bujupi në minutën e 70-të, por sërish Kosova hasi në rezistencën e portierit të Rumanisë. 

Deri në përfundim të ndeshjes nuk pati më ndonjë rast për t’u veçuar dhe të dy ekipet u desh të pajtoheshin me nga një pikë. 

Kujtojmë se Kosova bën pjesë në Grupin A kualifikues, së bashku me Finlandën, Qipron, Spanjën dhe San Marinon./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

 

The post Kosova U21 barazon pa gola me Rumaninë appeared first on Telegrafi.

Trajneri Bushi para ndeshjes me Gjermaninë: Jam shumë i kënaqur nga gjendja e ekipit

4 September 2025 at 11:30

TIRANË, 4 shtator /ATSH/ Shqipëria U-21 do të zhvillojë nesër, datë 5 shtator, sfidën e parë miqësore të programuar ndaj Gjermanisë në “Elbasan Arena”, në orën 18:00.

Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Alban Bushi kanë nisur përgatitjet zyrtare prej të hënës në “Shtëpinë e Futbollit”.

Trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi, foli për fshf.org në prag të kësaj miqësoreje. Tekniku kuqezi u shpreh i kënaqur me gjendjen e skuadrës, duke theksuar se të gjithë lojtarët janë në formë të mirë fizike dhe gati për sfidën me Gjermaninë.

Bushi e vlerësoi kundërshtarin si një ekip shumë të fortë, por theksoi se edhe Shqipëria do të hyjë në fushë me synimin për të marrë një rezultat pozitiv.

Si kanë shkuar përgatitjet për ndeshjen e parë miqësore? – Sot është dita e fundit e përgatitjeve, e mbyllim me seancën në “Elbasan Arena” dhe nesër kemi ndeshjen. Jam shumë i lumtur dhe i kënaqur nga ekipi, sepse i gjithë grupi ka qenë shumë mirë fizikisht. Nuk kemi pasur asnjë dëmtim. Na kanë shërbyer shumë këto ditë për të punuar se si do t’i përballojmë nesër gjermanët.

Gjermania? – Ne e konsiderojmë një sfidë shumë të madhe dhe me përgjegjësi. E dimë që janë nënkampionët e Europës dhe kanë shumë potencial dhe kualitet në gjirin e tyre. Kanë lojtarë që bëjnë diferencën, lojtarë që luajnë në ekipe të mëdha. Jemi munduar që të kemi strategjinë tonë, lojën tonë. Së fundmi jemi zhvilluar shumë si ekip. Në dy ndeshjet e fundit me Hungarinë dhe Turqinë, fituam në Hungari dhe humbëm në Turqi, por pavarësisht humbjes kemi treguar që jemi një ekip, kemi karakter dhe dinjitet. Këtë do ta shprehim nesër me Gjermaninë. Mendoj që Gjermania nuk e ka aspak të lehtë. Ne luajmë në fushën tonë, e dimë se kush janë ata dhe dimë se kush jemi ne. Patjetër që duhet të japë secili 200% nga vetja e vet për t’i përballuar ata dhe mendoj që do ta japin. Mezi po e presim këtë sfidë.

Dy prurjet e reja, si janë integruar me ekipin? – Nga prurjet e reja si Kurti dhe Taho janë lojtarë të rinj. Datëlindja është më e vogël se lojtarët që janë momentalisht. Por mendoj që janë lojtarë të perspektivës, që do t’i ketë Shqipëria për kohë të gjatë. Mendoj që mund të arrijnë shumë lart. Janë djem të përulur dhe shumë punëtorë. I shoh me këmbë në tokë dhe kjo është më e rëndësishmja sot te ky brez, sepse ka lojtarë që kanë cilësi dhe talent, por nuk janë me këmbë në tokë dhe aty pastaj devijojnë nga rruga e madhe që duhet të bëjnë.

Mesazh për tifozët? – Unë kam luajtur vetë 4 herë me Gjermaninë dhe ne jemi mundur gjithmonë në fund. Kemi shënuar shumë gola dhe na kanë shënuar shumë. Ka qenë një lojë në ekuilibër. Mendoj dhe kam shumë besim që do të jetë një lojë e bukur, lojë me gola dhe që do të kënaqim publikun tonë. Duam ta kënaqim me lojë dhe rezultat.

/r.e/a.f/

The post Trajneri Bushi para ndeshjes me Gjermaninë: Jam shumë i kënaqur nga gjendja e ekipit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌