Gjykata e Lezhës ka dënuar me 17 vite e 8 muaj burg, në total, tre persona të marrë të pandehur në lidhje me kultivimin e bimëve narkotike në zonën e Kashnjetit.
Ngjarje kjo e ndodhur në prill të 2024.
Nga trupi gjykues u vendos që Elvis Shpellzaj të dënohet me 6 (gjashtë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim, Armel Nikdukaj me 6 (gjashtë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim dhe Armando Ndreca me 4 (katër) vjet e 4 (katër) muaj burgim.
Gjykata e Lezhës ka dënuar me gjithsej 17 vite e 8 muaj burg tre persona të marrë të pandehur në lidhje me kultivimin e bimëve narkotike në zonën e Kashnjetit, mes të cilëve edhe vëllai i ish-deputetit të Partisë Socialiste, Eduard Ndreca. Armando Ndreca u gjet fajtor për kryerjen e veprave penale “Kultivimi i bimëve […]
Gjykata e Lezhës pushoi padinë e kompanisë “Shpërdhaza-Energji” ndaj dy banorëve të zonës së Kaçinarit në Mirditë, të cilët qenë akuzuar për shpifje dhe prishje imazhi. Vendimi mbyll një proces të konsideruar gjerësisht nga grupet kundër hidrocentraleve si përpjekje për të heshtur rezistencën e komuniteteve.
Padia ishte ngritur ndaj Gjergj Dedës, kryeplak i fshatit Simon, dhe Gjon Ndojt, pas deklaratave kundër ngritjes së katër hidrocentraleve nga “Shpërdhaza-Energji” në fshatrat e Mirditës.
Padia qe depozituar më 17 mars dhe lidhej me qëndrimet e shprehura nga dy banorët në një mbledhje të Këshillit Bashkiak të Mirditës, që ishte mbajtur tre javë më përpara, më 24 shkurt.
“Kam thënë s’kanë dokumente, s’kanë leje mjedisore, ujore,” tha Deda për Citizens.al, sipas së cilit kompania ka vepruar në kundërshtim me ligjin.
Sipas avokatit të banorëve, Marash Logu, kompania i cilësoi deklaratat si të pavërteta dhe cenuese për reputacionin e saj.
Mirëpo, pas rreth nëntë muajsh, gjykata ka vendosur ta pushojë çështjen. Shkak është bërë mosparaqitja e vazhdueshme e përfaqësuesve ligjorë të kompanisë. Si rrjedhojë procesi nuk avancoi kurrë në shqyrtim themelor.
Paditë SLAPP si mënyra për të heshtur banorët
Paditë e tilla, të cilat synojnë kryesisht frikësimin dhe stepjen e zërave kundërshtues, njihen shkurtimisht si “SLAPP”.
Rasti i Kaçinarit nuk është i izoluar. Në tetor 2025, banorët e Zall Gjoçajt që prej vitesh protestojnë kundër hidrocentraleve në atë zonë u gjendën të paditur për shpifje dhe fyerje nga kompania “Seka Hydropower”.
Kompania pretendon se tre banorët e paditur gjatë organizimit të një proteste në Lufaj të Mirditës në korrik 2025, i kanë dëmtuar figurën, përmes komunikimit që kanë pasur për mediat. Çështja vijon të trajtohet nga gjykata e Lezhës.
Organizata dhe juristë vërejnë se paditë SLAPP po përdoren shpesh nga kompani private për të intimiduar komunitetet që kundërshtojnë projekte me ndikim mjedisor.
Këto padi nuk synojnë domosdoshmërisht suksese ligjore, por lodhjen psikologjike dhe financiare të aktivistëve, përmes proceseve të gjata gjyqësore.
Diana Malaj, juriste dhe përfaqësuese e grupit ATA, i cili ka mbështetur vazhdimisht komunitetet në kundërshtimin e projekteve të HEC-eve, theksoi për Citizens.al se pasojat janë të thella dhe afatgjata.
“Mund të shoqërohet më demotivim të aktivistëve, stres e depresion, […] me një presion të jashtëm e periferik, që mund t’u vijë nga persona të tjerë të rrethit të tyre familjar apo miqësor,” analizon Malaj.
“Mundet t’i rëndojë shpirtërisht fakti që bëhen pjesë e një procesi penal, pra ndihen të kriminalizuar”, vijoi ajo.
Në Shqipëri nuk ekziston ende një kuadër i posaçëm ligjor kundër padive SLAPP. Megjithatë, sipas Malajt, janë planifikuar ndryshime deri në verën e vitit 2027, përfshirë transpozimin e Direktivës Anti-SLAPP të Bashkimit Evropian.
Ndërkohë, Kushtetuta garanton lirinë e shprehjes dhe të drejtën e protestës, të cilat shpesh sprovohen përmes këtyre padive.
Por, sipas Malajt, efektet e padive SLAPP mund të jenë edhe të kundërta.
“Ato mund të riaktivizojnë solidaritetin dhe të forcojnë këmbënguljen për të protestuar e folur publikisht,” tha ajo teksa nënvizoi se këto efekte shpesh anashkalohen nga paditësit.
Banorët e Kaçinarit kundërshtojnë projektin e katër hidrocentraleve të “Shpërdhaza-Energji” që prej vitit 2019. Ata pretendojnë mungesë konsultimi publik, shkelje ligjore dhe falsifikim të firmave të banorëve.
Protestat janë zhvilluar në bjeshkë, para Ministrisë së Infrastrukturës, por edhe para Gjykatës së Lezhës.
Shqetësimi kryesor mbetet devijimi i burimeve ujore dhe dëmet mjedisore, që sipas banorëve mund të jenë të pakthyeshme nëse punimet vijojnë.
Pas gjashtë vitesh sorollatje institucionale, çështja e banorëve të Kaçinarit në Mirditë, të cilët kundërshtojnë ndërtimin e katër hidrocentraleve nga kompania “Shpërdhaza Energji”, do t’i kalojë Gjykatës së Lartë.
Vendimi pritet të përcaktojë nëse rasti i tyre do të gjykohet nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) apo nga Gjykata e Lezhës.
Vendimi i GJKKO-së dhe përplasja e kompetencave
GJKKO vendosi të martën t’ia delegojë çështjen Gjykatës së Lartë, e cila do të përcaktojë gjykatën kompetente për shqyrtimin e kallëzimit të bërë nga 13 banorë të Kaçinarit, një kallëzim që mban datën 25 nëntor 2019.
Kallëzimi i tyre përfshin pretendime për shkelje në dhënien e koncesionit për ndërtimin e hidrocentraleve.
Sipas avokatit të banorëve, Marash Logu, ai përfshin edhe ish-kryetarin e bashkisë Mirditë, Ndrec Dedaj. Për këtë arsye, rasti duhej të hetohej nga Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) dhe të gjykohet nga gjykatat e posaçme.
“Akuzat penale ndaj ish-kryetarit të bashkisë nuk mund të hetohen nga Prokuroria e Lezhës dhe për rrjedhojë të gjykohen nga Gjykata e Lezhës,” theksoi avokati Logu duke cituar Kushtetutën dhe Kodin e Procedurës Penale.
Endje prej vitit 2019
Avokati Logu shpjegoi për Citizens.al se kallëzimi i banorëve u depozitua fillimisht në atë që asaj kohe njihej si Prokuroria e Krimeve të Rënda. Por ajo shpalli moskompetencë dhe e dërgoi çështjen në prokurorinë e Lezhës.
Në vitin 2020, prokuroria e Lezhës ia përcolli sërish çështjen SPAK-ut, një prokurori e re e posaçme, e cila sapo ishte formuar. SPAK-u e ktheu dosjen mbrapsht, duke vijuar ping-pongun institucional.
Në vitin 2021, Prokuroria e Lezhës kërkoi pushimin e çështjes, duke pretenduar se “nuk ka shkelje”. Por Logu tregoi se Gjykata e Lezhës dhe ajo e Apelit Shkodër vendosën kundër.
“Prokuroria duhej të kryente hetime të tjera për shkak se ekzistonin dyshime se mund të kishte shkelje nga disa persona të përfshirë në procedurat e koncesionit,” tha avokati Logu.
Gjykata e Lezhës i dha prokurorisë 90 ditë kohë për hetimet shtesë. Por sipas avokatit Logu, këto hetime zgjatën katër vite, në kundërshtim me vendimet gjyqësore.
Në vitin 2025, prokuroria e Lezhës paraqiti sërish kërkesë për pushimin e çështjes dhe në këtë pieriudhë gjykata vendosi t’ia përcillte dosjen GJKKO-së për kompetencë.
Kjo e fundit, me vendimin e sotëm, ia kalon për qartësi vendimmarrjeje Gjykatës së Lartë, e cila sipas avokatit Logu, pritet të marrë të paktën tre muaj për t’u shprehur.
“Çështja më pas ose do t’i kthehet GJKKO-së, ose Gjykatës së Lezhës”, u shpreh avokati Logu, ndërsa shtoi se cilado gjykatë ta shqyrtojë çështjen, do të marrë edhe ajo kohën e saj duke nënkuptuar këtu kohë shtesë për drejtësinë.
Beteja e banorëve të Kaçinarit për ujin
Banorët e Kaçinarit e kanë kundërshtuar projektin koncesionar të katër hidrocentraleve të kompanisë “Shpërdhaza Energji” që në vitin 2019. Ata pretendojnë shkelje të rënda ligjore, përfshirë mungesën e konsultimit publik dhe falsifikimin e firmave.
Prej asaj kohe, ata kanë zhvilluar protesta dhe beteja ligjore për ndalimin e projektit.
Në muajt mars, prill, maj dhe korrik 2025, protestat u zhvendosën në bjeshkë, më pas para ministrisë së Infrastrukturës dhe më tej para gjykatës së Lezhës ku u kërkua ndalimi i punimeve.
Shqetësimi kryesor lidhet me dëmet mjedisore dhe devijimin e burimeve ujore, që sipas banorëve mund të jenë të parikuperueshme nëse punimet nuk ndalen në kohë.
Sipas avokatit Logu kompania ka vijuar punimet, pavarësisht se lejet e ndërtimit, mjedisit dhe shfrytëzimit të ujërave kanë tejkaluar afatet ligjore.
Qetësia e mbrëmjes së 19 nëntorit në fshatin Rrilë të Lezhës u thye në orën 21:00, kur një banor vendas që po peshkonte vuri re se niveli i ujit në kanalin Spiten–Hidrovor po rritej me shpejtësi. Alarmi i tij zbuloi atë që banorët i trembeshin prej kohësh; argjinatura e lagunës kishte çeduar, duke krijuar një […]
Aktivistët dhe banorët Adem Xhokola, Dhimitër Koleci dhe Jorgji Locaj u paraqitën sot në Gjykatën e Shkallës së Parë të Lezhës për t’u përballur me një padi penale të ngritur nga kompania “Seka Hydropower”.
Sipas kompanisë, deklaratat e tyre publike gjatë protestave kundër ndërtimeve të hidrocentraleve në Zall-Gjoçaj të Matit dhe Lufaj të Mirditës kanë qenë fyese dhe shpifje
“Kur më erdhi thirrja për në Gjykatën e Lezhës thashë se padia jonë që është në Prokurorinë e Lezhës ka dalë për shqyrtim. As nuk e pashë fare. Pas 10 ditësh e pashë që ishte për të dhënë ne llogari firmës”, u shpreh Dhimitër Koleci.
Sipas tij, padia për fyerje dhe shpifje është një lloj intimidimi për banorët që të mos ngrenë padi të reja, të mos aktivizohen dhe të mos grumbullohen në protesta.
Sipas Kolecit, kjo nuk është hera e parë që banorët përballen me raste të tilla, duke e konsideruar ndërtimin e hidrocentraleve në këtë zonë si një krim.
“Të ndërtosh në një park kombëtar, të hedhësh betonin në kohën që është park kombëtar, ky është një krim. Të devijosh dy lumenj, nuk është krim ky? Të prishësh kanalin vaditës të banorëve të zonës, nuk është krim?”, u shpreh më tej Dhimitër Koleci.
Padia bazohet në deklaratat për mediat dhe komunikimet e banorëve gjatë një proteste të korrikut në Lufaj, ku ata ngritën shqetësime për ndikimin e hidrocentraleve në lumin Flim dhe Urakë.
Kompania pretendon se këto deklarata i kanë dëmtuar imazhin. Ndërkohë, banorët dhe aktivistët e shohin këtë si një padi tipike SLAPP, e përdorur për të frenuar protestat dhe zërin kundërshtues të komunitetit. Kjo pasi nëse ata shpallen fajtor rrezikojnë një gjobë të konsiderueshme nga 50,000 deri në 3,000,000 lekë.
Adem Xhokola tha për Citizens.al se kjo padi është një presion i hapuar ndaj banorëve.
“Ne nuk kemi bërë asnjë shpifje, asnjë fyerje. Ne kemi kërkuar të drejtën tonë që na takon sepse ato kanë shkelur të gjitha ligjet”, u shpreh Xhokola.
Sipas tij, gjithçka kanë bërë banorët ka qenë për të mbrojtur ujin dhe zonën.
“Kam luftuar dhe punuar për të mborjtur këtë vend dhe do të luftoj deri në momentin e fundit për të mbrotjur vendin tim“, deklaroi Adem Xhokola.
Për Jorgji Locaj, kjo padi është e padrejtë, pasi çfarë kanë denoncuar në protesta dhe në gjykatë është e vërteta e tyre.
“Jemi gjithmonë me të drejtën, nuk na tremb asgjë. Ne kemi të drejtën të flasim. Këtë të drejtë nuk na e ndal askush. Asnjë njeri. Vetëm po na e ndaloi zoti i madh”, u shpreh Jorgji Locaj.
Sot, përpara gjykatës, Xhokola, Koleci dhe Locaj patën mbështetjen e aktivistëve dhe komunitetit të cilët u mblodhën jashtë.
Në mënyrë simbolike, mbi megafon ata vendosën një shirit i zi, një mesazh kundër tentativës, sikurse thonë ata, që ka bërë kompania për t’i heshtur. Ndërsa banderola “Fjala e lirë nuk është krim!” sintetizonte më shumë qëndrimin e tyre.
Seanca e sotme ishte një seancë pajtimi, e cila dështoi t’i bënte bashkë palët, dhe për rrjedhojë çështja do të kalojë për gjykim me seancën e parë të caktuar për më 15 dhjetor.
Në seancën e pajtimit ishin të pranishëm edhe Sokol Muçeku dhe Fabio Scuero (shtetas italian), administratorë të firmës “Seka Hydropower”.
Për çështjen e hidrocentraleve, banorët e Zall-Gjoçajt janë në procese gjyqësore.
Në fund të tetorit, Gjykata Administrative e Apelit, Tiranë, la në fuqi vendimin që legjitimoi ndërtimin e hidrocentraleve në brendësi të Parkut Kombëtar “Lurë-Mali i Dejës”. Banorët, të cilët nuk pajtohen me këtë vendim, janë shprehur se do t’i drejtohen Gjykatës së Lartë.
Një betejë gjyqësore që zgjat prej pesë vitesh
Çështja e hidrocentraleve në Parkun Kombëtar “Lurë-Mali i Dejës” mbetet një konflikt i gjatë mes komunitetit, kompanisë dhe institucioneve.
Prej vitit 2018, banorët kanë kundërshtuar në rrugë ligjore dhe me protesta ndërtimin e HEC-eve në Zall-Gjoçaj, duke ngritur pretendimin se hidrocentralet dëmtojnë mjedisin, pakësojnë ujërat dhe për rrjedhojë ndikojnë negativisht në jetën e tyre si komunitet lokal.
Një studim i realizuar nga biologu Melitjan Nezaj dhe raportuar nga Citizens.al në nëntor 2024 tregoi se ndërtimet e HEC-eve në Zall-Gjoçaj kanë sjellë dëmtime të ndjeshme në ekosistem.
Sipas gjetjeve, devijimi i prurjeve ka ndryshuar ndjeshëm regjimin hidrologjik të lumenjve, ka reduktuar habitate të rëndësishme për faunën ujore, ka rritur erozionin dhe sedimentimin dhe ka shkaktuar fragmentim të mjedisit pyjor përreth.
Studimi evidentoi zhvendosje të specieve të mbrojtura, rënie të shëndetit ekologjik të shtratit lumor dhe transformim të zonave të ndjeshme brenda parkut, duke vërtetuar se punimet kanë tejkaluar ndikimet e deklaruara në dokumentet zyrtare. Ndër speciet më të rrezikuara ishte trofta.
Pikërisht në këtë kontekst, banorët kanë kërkuar prej vitesh pavlefshmërinë e deklaratës mjedisore, lejeve të ndërtimit dhe procedurave që u ndoqën për tkurrjen e fondit pyjor me 6,180 m².
Sipas tyre, ndërtimet bien ndesh me ligjin nr. 81/2017 për Zonat e Mbrojtura, i cili ndalon projektet energjetike në zonat e kategorisë “II”. Përveç kompanisë “Seka Hydropower”, banorët kanë paditur edhe institucionet shtetërore për lejimin e punimeve.
Në vitin 2018, Zall-Gjoçaj u bashkua me Lurën për të formuar një nga parqet më të mëdha kombëtare të Shqipërisë, parkun “Lurë-Mali i Dejës”, por në janar 2022 qeveria ndryshoi kufijtë e tij, duke përjashtuar pikërisht zonën ku u ngrit diga e HEC-it “Zajs” – një vendim që banorët e konsiderojnë si “legalizim të shkeljeve”.
Kronologjia e ndjekjes së çështjes në rrugë ligjore:
2019 – Gjykata Administrative rrëzoi kërkesën për pezullimin e punimeve.
2020 – Gjykata Administrative rrëzoi padinë për ndalimin e HEC-eve.
2021 – Gjykata anuloi licencën e dhënë nga Enti Rregullator i Energjisë (ERE) për HEC-in “Zajs” brenda Parkut Kombëtar Zall-Gjoçaj.
2021 – Gjykata rrëzoi padinë kundër institucioneve që dhanë lejet.
2021 – Apeli lë në fuqi vendimin për anulimin e licencës së ERE-s ndaj HEC-it “Zajs”.
2022 – ERE zbaton vendimin dhe i heq licencën HEC-it “Zajs”.
2022 – Gjykata e Lartë konfirmon përfundimisht heqjen e licencës kompanisë “Seka Hydropower” për një nga HEC-et.
2025 – Gjykata Administrative e Apelit lë në fuqi ndërtimin e HEC-eve në Zall-Gjocaj.
Banorë dhe aktivistë të fshatrave Zall-Gjoçaj në Mat dhe Lufaj në Mirditë protestuan të mërkurën para Gjykatës së Lezhës, në mbështetje të tre protestuesve që janë paditur për shpifje nga kompania “Seka Hydropower”, e cila po ndërton një hidrocentral në këtë zonë. Banorët vendosën në shenjë simbolike një shirit të zi mbi megafon, duke e […]
Prokuroria e Lezhës ka finalizuar të mërkurën një hetim për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Ndërtim pa leje”, duke çuar në caktimin e nëntë masave të sigurisë për zyrtarë, ish-zyrtarë dhe një përfitues të dyshuar. Hetimet, të drejtuara nga prokurorja Iva Harka, janë fokusuar në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin. Dyshimet janë se […]
Vjeshta e vitit 2024 shënoi një kthesë të vështirë në jetën e Vera Loshit, një 56-vjeçare nga Ishull Lezha. Pas disa vizitave nisur nga shqetësimet fizike, diagnoza ishte e prerë: kancer gjiri. Ky ishte vetëm fillimi i një beteje të dyfishtë për Loshin; ajo me sëmundjen dhe me një sistem shëndetësor, që e detyron të […]
Gjykata e Lezhës ka dënuar me 12 vite burg Simon Gjokën, 38 vjeç nga Miloti, i cili fillimisht u arrestua për vjedhje bagëtish, ndërsa gjatë hetimeve u zbulua se kishte pasur marrëdhënie me një vajzë të mitur.
Prokuroria kërkoi dënimin e tij me 18 vite burg, por duke përfituar uljen e 1/3 së dënimit për gjykim të shkurtuar, Gjoka do të vuajë 12 vite heqje lirie për akuzat “Vjedhje e kryer në bashkëpunim” dhe “Marrëdhënie seksuale me të mitur”.
Pavarësisht mohimeve të tij gjatë procesit gjyqësor, trupi gjykues e shpalli fajtor në të dy veprat penale.
Në dëshminë e vajzës 13-vjeçare, e marrë në prani të nënës dhe psikologut, ajo ka pranuar se kishte lidhje me 38-vjeçarin dhe se gjithçka kishte ndodhur “me dëshirë”, siç është shprehur në hetim. Ajo ka shtuar se Gjoka e kishte prezantuar me persona të tjerë, çka ngriti dyshime për shfrytëzim për prostitucion.
Në telefonin e të miturës u gjetën foto intime që i ishin dërguar të pandehurit, i cili kishte marrëdhënie miqësore me nënën e saj, një grua që shiste qirinj pranë kishës së Shna Ndout në Laç.
Simon Gjoka u arrestua në shkurt 2025, pasi hetimet zbuluan se ishte përfshirë në vjedhjen e bagëtive të trasha në fshatin Gajush dhe dyshohet për disa raste të tjera vjedhjesh në zonat përreth.
Gjatë përgjimeve të telefonit të tij, policia konstatoi komunikime komprometuese me të miturën, çka e çoi më pas në zgjerimin e hetimeve dhe ngritjen e akuzës së dytë. /Tch/
Gjykata e Lezhës ka dënuar me 12 vite burg Simon Gjokën, 38 vjeç nga Miloti, i cili fillimisht u arrestua për vjedhje bagëtish, ndërsa gjatë hetimeve u zbulua se kishte pasur marrëdhënie me një vajzë të mitur. Prokuroria kërkoi dënimin e tij me 18 vite burg, por duke përfituar uljen e 1/3 së dënimit për […]
Policia e Lezhës ka arrestuar një 38-vjeçar, pasi mbante në banesën e tij 2 armë zjarri, 1 armë gjahu dhe municion luftarak.
“B. N., 38 vjeç, banues në fshatin Pllanë, Lezhë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri pistoletë, 1 pushkë, 1 armë gjahu dhe sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, njofton policia.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al
Një 65-vjeçar është gjetur pa shenja jete në breg të lumit Mat, në Pllanë të Lezhës. Sipas informacioneve të policisë, trupi i 65-vjeçarit Gjergj Tusha ka shenja dhune, përfshirë edhe një plagë në trup, dyshohet nga një armë zjarri.
65-vjeçari, Gjergj Tusha fillimisht u raportua i humbur nga vajza e tij rreth orës 14:40, të kësaj të premteje. Pas disa orësh kërkimet policia gjeti trupin e pajetë.
Është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Ndërkohë, shërbimet e Policisë dhe ato të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, po kontrollojnë në zonë me qëllim kapjen e autorit/ve./abcnews.al
Gjykata e Lezhës vendosi të shpallë moskompetencën dhe t’ia kalojë Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) çështjen e katër hidrocentraleve të planifikuara në Kaçinar të Mirditës nga kompania “Shpërdhaza-Energji”.
Gjykata e arsyetoi vendimin me përfshirjen në padi të zyrtarëve të nivelit vendor dhe qendror si për shembull përfaqësues të ministrisë së Infrastrukturës apo dhe ish-kryetari i bashkisë Ndrec Dedaj.
Avokati Marash Logu, i cili përfaqëson në këtë çështje banorët e zonës, tha për Citizens.al se padia ngre dyshime se funksionarët publikë janë përfshirë në “vepra të natyrës së grupit të strukturuar kriminal”. Për rrjedhojë gjykata vendosi që hetimi dhe gjykimi duhet të kalojnë në kompetencë të SPAK-ut dhe Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).
Në seancën e datës 15 shtator 2025, përfaqësues të këshillit bashkiak dhe Prokuroria kërkuan pushimin e çështjes. Edhe përfaqësuesi ligjor i kompanisë kërkoi kohë për të mbajtur zyrtarisht qëndrim, por gjykata nuk e pranoi.
“Gjykata u shpreh se kishte pasur kohën e mjaftueshme në dispozicion për t’u njohur me aktet dhe për të përgatitur qëndrimin,” tregoi avokati.
Logu konfirmoi se vendimi për delegim pritet të zbardhet brenda 10 ditësh pune dhe dosja do t’i përcillet më pas GJKKO-së së shkallës së parë.
Banorët në betejë për ujin
Banorët e Kaçinarit e kanë denoncuar projektin e katër hidrocentraleve që në vitin 2019, duke pretenduar se koncesioni u dha me shkelje të rënda, përfshirë mungesën e konsultimit publik dhe falsifikimin e firmave.
Prej asaj kohe, ata kanë zhvilluar disa protesta dhe përballje me gjykatat.
Në mars, prill dhe maj të këtij viti, protestat u zhvendosën në bjeshkë dhe më pas para Ministrisë së Infrastrukturës, ku u kërkua ndalimi i punimeve pasi kompania kishte sjellë makineritë në zonë.
Banorët janë të shqetësuar pasi dëmet mjedisore dhe rrjedhën e ujit mund të jenë të parikuperueshme nëse drejtësia nuk vepron në kohë. Ata kanë qenë kundër projekteve hidroenergjitike, pasi druajnë se mund t’u ndalohet qasja dhe furnizimi me ujë.
Sipas avokatit Logu, kompania ka vijuar punimet, pavarësisht se lejet e ndërtimit, ato mjedisore dhe ato për shfrytëzimin e ujërave janë përtej afatit të miratuar.
Më 21 korrik 2025, banorët protestuan para Gjykatës së Lezhës, ndërsa seanca u shty.
Policia e Lezhës ka arrestuar në Laç 41-vjeçarin, Ritvan Keqi, i shpallur më parë për trafikim armësh.
Keqi ishte shpallur në kërkim nga Policia Tiranë, në kuadër të operacionit të koduar “Puzzle”, i zhvilluar rreth 3 muaj më parë, për goditjen e trafikimit të armëve të zjarrit nga Kosova në Shqipëri.
Në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar 14 armë zjarri./abcnews.al
Bashkia e Lezhës, ka vendosur një rregull të ri, bizneset dhe qytetarët tani duhet të respektojnë oraret për hedhjen e mbeturinave, ndryshe do të përballen me gjobë.
Sipas këtij vendimi, bizneset mund të hedhin mbeturinat vetëm midis orës 20:00 dhe 23:00, ndërsa qytetarët midis 19:00 dhe 21:00.
Çdo shkelje e konstatuar, do të ndëshkohet nga Policia Bashkiake.
Për të siguruar që askush të mos “rrëmbejë pak minuta ekstra” jashtë orarit, në zonat problematike janë vendosur kamera sigurie.
Duket se tani edhe mbeturinat kanë orar zyrtar, dhe kush guxon t’i sfidojë rregullat do të duhet të paguajë çmimin.
Meçaj u arrestua pak ditë më parë në Malësi të Madhe, pasi akuzohet se trafikonte armë zjarri drejt Italisë përmes një linje autobuzash. Sipas një burimi në policinë lokale, indiciet erdhën nga Guardia di Finanza pas ndalimit të dy shoferëve të një autobuzi, pasi në një valixhe brenda bagazhit ishin gjetur armë dhe municione. Më […]
TIRANË, 15 gusht/ATSH/ “Dita e Shtegtarëve”, një festë e përvitshme që i kushtohet kryesisht emigrantëve në Lezhë, u festua sërish sot me organizimin e aktiviteteve të shumta kulturore.
Biblioteka “Gjergj Fishta” prezantoi ekspozitën “Simfoni libri me autorë lezhjanë”, në të cilën përfshihen krijime nga emra të shquar si Frang Bardhi, Gjergj Fishta, Ndoc Gjetja, Rudolf Marku, Preç Zogaj, Shpresa Kapisyzi, Agim Isaku, Tonin Çobani e Frano Kulli, deri te shkrimtarët më të rinj të qyteti.
“Kjo ekspozitë është jo vetëm një udhëtim në kohë përmes fjalës së shkruar, por edhe një dëshmi e gjallë e trashëgimisë letrare lezhjane, që bashkon të kaluarën me të tashmen në një simfoni të përbashkët librash e autorësh”, thufet në njoftimin e bashkisë Lezhë.
Prej vitit 2006, Lezha është kthyer në epiqendër të festës tradicionale “Dita e Shtegtarëve”.
Bashkia e Lezhës organizon çdo vit aktivitete të shumta, për ta kthyer 15 gushtin në një ditë simbol të gjithë atyre qytetarëve që janë larguar nga atdheu.
TIRANË, 3 gusht /ATSH/ Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër njoftoi se, Kalaja e Lezhës gjatë muajit korrik ka pritur mbi 1 000 vizitorë.
Vizitorët, vendas e të huaj, i bashkon pasioni dhe dëshira për të njohur vlerat arkeologjike dhe historike të kësaj kalaje, por edhe për të shijuar peizazhin përreth që ajo ofron.
Kalaja e Lezhës, e vendosur si një kurorë dhe e rrethuar plot me histori nga bukuritë e qytetit, ngrihet në majë të një kodre me lartësi 186 metra, në lindje të qytetit të Lezhës, pjesë e qytetit antik Lissus.
Prej saj shihet një pamje mjaft e bukur e qytetit të Lezhës, luginës së Drinit dhe e Detit Adriatik. Këtu mund të gjejmë gjurmë të arkitekturave ilire, romake, bizantine, veneciane dhe osmane.
Banorët e gjashtë fshatrave të Kaçinarit në Mirditë u mblodhën sot në shenjë proteste para Gjykatës së Lezhës ku pritej të shqyrtohej vijimi ose jo i hetimeve për mënyrën se si iu dha e drejta për të ndërtuar katër hidrocentrale në këtë zonë kompanisë “Shpërdhaza-Energji”.
Pasi e shtyu fillimisht seancën për mungesë dokumentacioni të plotë, nga ora 11:30 në 15:30, gjykata vendosi që ta shtyjë përfundimisht shqyrtimin e kërkesës së prokurorisë për mbyllje të çështjes për më 15 shtator ora 9:00.
Banorët pretendojnë se kompania e ka përfituar koncesionin me shkelje, pa konsultim publik dhe madje duke falsifikuar firmat e banorëve. Për këtë, në vitin 2019 ngritën kallëzim kundër kompanisë.
Prej asokohe, ata janë endur dyerve të gjykatës duke kërkuar drejtësi. Prokuroria e Lezhës ka kërkuar dy herë pushimin e çështjes, teksa gjykata i ka kërkuar rihetimin. Por situata duket të ketë ngecur këtu.
“Jemi munduar me mbi 32 protesta paqësore në harkun kohor të gjashtë viteve si në Kaçinar dhe Tiranë, dhe sot jemi para gjykatës së Lezhës për të njëjtën gjë, të rihetohet çështja dhe të dalin personat përgjegjës për falsifikimet e të gjithë koncesionit,” u shpreh paraditen e së hënës para gjykatës Gjon Pjetri.
Gjergj Deda, kryetar i fshatit Simon, i bëri thirrje gjykatës të mos të pranojë pushimin e çështjes, por të detyrojë prokurorinë për t’i çuar përgjegjësit para drejtësisë.
“I bëj thirrje prokurorisë e gjykatës së rrethit gjyqësor Lezhë mos ta lerë problemin ta zgjidhë komuniteti. Nëse do të bëhet puna ta zgjidhë komuniteti do të jetë fatale për zonën e Kaçinarit”, u shpreh Deda.
Për Tonin Beqirin, banor i fshatit Simon kjo është një çështje që prek interesat e një komuniteti prej 3 mijë banorësh, për të cilin nuk mund të vendosin firmat e disa personave.
“Preket interesi i shumëkujt, jo i dikujt. Nuk kërkojmë kurrgjë, kërkojmë vetëm drejtësi,” theksoi Beqiri.
Për banorët që jetojnë në fshatrat e njësisë administrative të Kaçinarit, uji është jetësor për përditshmërinë e tyre.
“Nëse do ta fusin ujin nëpër tuba nuk do të ketë më burime. Nuk do ketë ku të pinë ujë gjallesat e natyrës. Çdo gjë do të shkretohet do të bëhet Sahara”, u shpreh Gjok Beqiri për Citizens.
Avokati Marash Logu denoncoi mungesën e dokumenteve dhe shtyrjen e seancave prej katër vitesh. Sipas tij, hetimi nuk ka qenë i thelluar, por tentativë për ta mbyllur rastin teksa banorët protestojnë prej dhjetë vitesh.
Njësoj si një javë më parë, seanca u shty për mungesë dokumentacioni. Logu tregoi se prokuroria paraqiti një akt-ekspertizë të paplotë me mungesë të shumtë faqesh.
“Të gjitha faqet tek mungojnë. Pra kemi faqen 1-2, mungon faqja tre, kemi faqen katër, mungon pesa… si mund ta kuptojmë një akt ekspertimi, të cilit i mungojnë 27 faqe dhe kjo mbetet një pikëpyetje e madhe,” argumentoi avokat Logu.
Ndërkohë banorët janë të shqetësuar pasi kompania ka vazhduar punimet pavarësisht se, sipas avokatit Logu, asaj i kanë përfunduar leja e ndërtimit, leja mjedisore dhe leja për shfrytëzimin e burimeve ujore.
Banorët dhe bashkia Mirditë kanë kërkuar pezullim të punimeve deri në sqarimin e plotë të situatës ligjore, por makineritë në Kaçinar vazhdojnë të dëmtojnë terrenin.
Kundërshtitë ndaj projektit të katër hidrocentraleve të “Shpërdhaza-Energji” vijojnë prej vitesh.
Në fund të marsit të 2025 banorët e Kaçinarit protestuan në Qafën e Vorres, ndërsa makineritë ishin ngjitur në atë zonë. Ata kërkuan zmbrapsjen e tyre teksa kompania kishte nisur të ndërtonte fillimisht rrugën, për të vijuar më pas me ndërtimin e HEC-eve.
Me 15 prill banorët organizuan protestën tjetër në bjeshkë, ndërsa u panë forca të shumta policie që shoqëronin përkrah makineritë e rënda të kompanisë.
Në 2 maj, banorët protestuan para ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë ku kërkuan ndërhyrje të institucioneve për të ndalur punimet. Por deri më sot duket se protestat e tyre kanë rënë në vesh të shurdhët.