Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“Përqafoni modele të ndryshme”/ Broshura për gjininë në shkollat publike, prindërit të shqetësuar

By: Elva
25 November 2025 at 19:41

Shërbimi psiko-social në shkollën 9-vjeçare “Lidhja e Prizrenit” në Tiranë ka shpërndarë një material informues në lidhje me luftimin e stereotipeve, gjë e cila ka shqetësuar prindërit, që një pjesë e tyre mendon se po deformon konceptin e gjinisë. “Po fillojmë t’iu mësojmë fëmijëve që femrat mund të duken si burra dhe burrat si femra. […]

The post “Përqafoni modele të ndryshme”/ Broshura për gjininë në shkollat publike, prindërit të shqetësuar appeared first on BoldNews.al.

Berisha: Nuk do ta pranojmë kurrë ligjin që shkatërron familjen shqiptare

17 November 2025 at 19:49

TIRANË, 17 nëntor /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, kritikoi sot parlamentin për miratimin e ligjit “Për barazinë gjinore”, të cilin e cilësoi si kërcënim ndaj familjes dhe traditës shqiptare

Berisha deklaroi sot në protestën para Kryeministrisë, se atë ligj shqiptarët nuk do ta pranojnë kurrë.

Berisha u shpreh se ky ligj është kërcënim ndaj unitetit kombëtar.

“Ai ligj është shpërbërja e familjes. Po u shpërbë familja, Shqipëria shpërbëhet, kombi shpërbëhet, zhduket, siç janë zhdukur kombet në histori. Ndaj dhe ne sot këtu jemi të betuar se atë ligj nuk do ta pranojmë kurrë.”

Ai vuri në pah rëndësinë e familjes shqiptare si institucion themelor.

“Familja shqiptare do mbetet institucioni më i shenjtë i çdo shqiptari. Familja shqiptare do mbetet institucioni më i shenjtë i kombit shqiptar dhe Shqipërisë. Kjo familje, këtë komb e ka sjellë gjer ditën e sotme nga lashtësia”, tha Berisha, duke shtuar se, “kjo familje do mbrohet me çdo çmim. Do mbrohet me çdo çmim. Do mbrohet me çdo çmim”.

Gjithashtu Berisha e cilësoi foltoren e protestës së sotme si “platforma e një bashkimi më të madh se kurrë rreth vlerave më të shenjta, votës së lirë dhe familjes”.

Ai falënderoi pjesëmarrësit për përkushtimin e tyre gjatë katër viteve të fundit.

“Edhe një herë, nderimin më të madh për ju, burra dhe gra që keni katër vite të angazhuar në çdo betejë, të angazhuar në beteja ndër më të vështirat, por që i fituat, triumfuat mbi çdo të keqe, mbi çdo forcë, mbi çdo armik të pluralizmit politik në Shqipëri dhe qëndroni sot si dëshmitarë, si misionarë të vendosur për të rikthyer në Shqipëri votën e lirë”, u shpreh ai.

Ai bëri thirrje për bashkim të shqiptarëve rreth kësaj kauze.

“Të gjithë ju dhe ata të cilët nuk janë sot me ne për një arsye apo një tjetër, sepse nuk kanë pasur mundësi të vijnë, e keni për detyrë të ulemi me çdo shqiptar. Platforma parlamentaro-qytetare është platformë e qytetarëve shqiptarë, demokratë, pa parti, por edhe e socialistëve që e duan familjen, që e duan Shqipërinë, që e duan vendin”, tha Berisha.

Berisha theksoi se, “kjo platformë është platforma e një bashkimi më të madh se kurrë të shqiptarëve rreth vlerave më të shenjta të tyre, rreth votës së lirë, rreth familjes”.

/gj.m/r.e/a.f/

The post Berisha: Nuk do ta pranojmë kurrë ligjin që shkatërron familjen shqiptare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ligji për barazinë gjinore/ “Çahet uniteti i çeliktë rilindist”

By: Brisi
16 November 2025 at 12:28

Ish- ministri dhe deputeti Genc Pollo ka reaguar pas një shkrimi të publikuar nga Albert Nikolla, ish-zëvendësministër në një nga qeveritë e Edi Ramës, i cili ka kritikuar mënyrën se si është hartuar ligji “Për barazinë gjinore”. Në shkrimin e tij Nikolla ka bërë thirrje që ligji të kthehet për rishqyrtim në Kuvend, duke kërkuar […]

The post Ligji për barazinë gjinore/ “Çahet uniteti i çeliktë rilindist” appeared first on BoldNews.al.

“Po na cënon fëmijët”/ Kundër ligjit për Barazinë Gjinore, qytetarët protestë te sheshi “Skënderbej”

By: Brisi
15 November 2025 at 11:49

Qytetarë dhe aktivistë janë mbledhur paraditen e sotme në një protestë kundër ndryshimeve ligjore që prekin konceptin e familjes dhe edukimin gjinor në shkolla. Me pankarta në duar ata janë mbledhur në Sheshin Skënderbej në një marshim paqësor, teksa kanë shprehur kundërshtinë e tyre në lidhje ligjin. Teologu Sokol Kondakçiu, në fjalën e tij para […]

The post “Po na cënon fëmijët”/ Kundër ligjit për Barazinë Gjinore, qytetarët protestë te sheshi “Skënderbej” appeared first on BoldNews.al.

Opozita kërkesë Begajt: Mos dekreto ligjin për Barazinë Gjinore, bie ndesh me Kushtetutën

By: armand
13 November 2025 at 11:41

Deputetët e opozitës i janë drejtuar me një kërkesë zyrtare Presidentit të Republikës, që të kthejë për rishqyrtim në Kuvend ligjin për barazinë gjinore. Kujtojmë se ligji për Barazinë Gjinore u miratua në Kuvend të enjten e kaluar me 77 votat e mazhorancës. Në kërkesën e deputeteve demokrate evidentohen të gjitha argumentet për antikushtetutshmërinë e […]

The post Opozita kërkesë Begajt: Mos dekreto ligjin për Barazinë Gjinore, bie ndesh me Kushtetutën appeared first on BoldNews.al.

Gonzato: Barazia gjinore, një nga parimet themelore të BE-së

12 November 2025 at 22:54

TIRANË, 12 nëntori/ATSH-Maela Marini/ Ambasadori i delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato foli sot për ligjin “Për barazinë gjinore”, ndërsa theksoi se barazia gjinore është një nga parimet themelore të Bashkimit Europian.

I ftuar në një studio televizive, Gonzatoi theksoi se debati që shoqëroi këtë ligj tregon domosdoshmërinë për të informuar shoqërinë shqiptare.

“Duhet t’i qasemi gjithë kësaj çështje me përulësi. Kjo ilustron nevojën për të pasur diskutime para se të vendosni një ligj në tryezë, duhet të shpjegoni se çfarë po bëni”, tha Gonzato.

Ambasadori theksoi se ky ligj nuk paraqet një gjini të tretë, thjesht përpiqet të garantojë barazinë mes burrave dhe grave.

“Nuk mendoj se dikush mund të thotë kjo nuk është e mirë. Unë mendoj se është themelore për t’u siguruar se kjo ndodh jo vetëm në sferën publike, por edhe atë private”, shtoi ai.

Ligji, sipas tij, garanton po ashtu mosdiskriminimin. /j.p/

The post Gonzato: Barazia gjinore, një nga parimet themelore të BE-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Multigjinoria si bisht dhe kokë e sqeparit

By: Brisi
11 November 2025 at 16:57

Nga Genc Pollo – Ish ministër e deputet 1- Cikli i mbramë i idelogjive ekstremiste në Kontinentin  e Vjetër -Këshilli i Europës Në v2011 Këshilli i Europës aprovoi versionin final të Konventës kundër dhunës ndaj grave e asaj në familje (Konventa e Stambollit) e cila përmbante dispozita të dobishme në këtë drejtim. Por paragrafi 3/c […]

The post Multigjinoria si bisht dhe kokë e sqeparit appeared first on BoldNews.al.

Ligji për barazinë gjinore, Suard: Mosdiskriminimi, vlerë themelore e BE-së

10 November 2025 at 21:59

TIRANË, 10 nëntor /ATSH/ Ambasadorja e Francës në Shqipëri, Catherine Suard, gjatë një vizite në Korçë, e pyetur nga mediet në lidhje me debatin për ligjin e barazisë gjinore, theksoi se respektimi i të drejtave të njeriut dhe barazisë është një vlerë thelbësore e Bashkimit Evropian dhe diplomacisë franceze.

“Ajo që mund të them është se të drejtat e njeriut, mosdiskriminimi kundrejt çdo lloj njeriu apo popullsie dhe barazia e gjinive, janë vlera themelore të Bashkimit Evropian. Nuk ka një direktivë të posaçme të BE-së, por të gjitha tekstet mbrojnë të drejtat njerëzore dhe mungesën e diskriminimit. Kjo është zemra e drejtësisë në BE dhe e diplomacisë franceze gjithashtu”, u shpreh Suard.

Sa i përket raportit të fundit të Këshillit të Evropës për progresin e Shqipërisë drejt integrimit evropian, Suard e cilësoi atë si një dokument shumë pozitiv, që njeh arritjet e deritanishme, por kërkon vazhdim të reformave.

“Raporti që u publikua së fundmi ishte shumë pozitiv, kjo u nënvizua dhe nga autoritetet, nga përfaqësues të BE, përfaqësues të politikës së jashtme, kryeministri, ambasadori i BE në Shqipëri. Po, është një raport pozitiv që tregon progresin dhe merr parasysh gjithë progresin e paprecedentë që është bërë deri tani në raport me Shqipërinë. Ajo që është e qartë, është gjithashtu se kjo qasje duhet të vazhdojë deri në të ardhmen duke inkurajuar reformat e duke vazhduar në këtë rrugë. Është akoma e nevojshme që të shkojmë edhe më larg se sa kemi ecur deri tani”, tha ambasadorja.

Ajo shtoi se përtej teksteve ligjore, është çështja e zbatimit të këtyre reformave dhe ligjeve.

“Kontrolli dhe mënyra se si do të aplikohet kjo normë dhe këto ligje tek qytetarët dhe aktorët e ndryshëm, përfshirë dhe ata ekonomikë, ka ende shumë për t’u bërë. Jam shumë besimplotë me faktin që Shqipëria është në gjendje të arrijë objektivat e saj dhe ne jemi në dispozicionin e saj për ta ndihmuar, por është një punë shumë e vështirë. Duhet që të gjithë të kontribuojnë, klasat politike dhe gjithë parlamenti”, tha ajo.

E pyetur për punën e SPAK, ambasadorja franceze e  konsideroi atë si rezultatin emblematik të reformës në drejtësi.

“SPAK është rezultati emblematik i reformës së drejtësisë në Shqipëri. Është një mjet i jashtëzakonshëm i cili është zhvilluar shumë dhe sot është një mjet që jep një indikator të rëndësishëm ndaj sistemeve tona të drejtësisë. Nuk është vetëm një institucion që merr informacione nga jashtë, por është një institucion që është kthyer tashmë partner i plotë me sistemet tona të sigurisë, informacionit të bashkëpunimit gjyqësor ndërkombëtar. Pra, është një rezultat i jashtëzakonshëm që varet shumë edhe nga personaliteti që ka në krye dhe shpresoj se do të vazhdojë edhe me ndryshimet e fundit të drejtuesve të SPAK”, u shpreh ajo.

/m.q/j.p/

The post Ligji për barazinë gjinore, Suard: Mosdiskriminimi, vlerë themelore e BE-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Debatet për ligjin e barazisë gjinore/ Ambasadorja franceze: S’ka direktivë të posaçme të BE-së

By: Brisi
10 November 2025 at 20:44

Ambasadorja e Francës në Shqipëri, Catherine Suard, ka folur këtë të hënë në lidhje me debatet mbi ligjin e barazisë gjinore që u kalua pak ditë më parë në Kuvend me votat e mazhorancës. Në një dalje për mediat, Suard theksoi se respektimi i të drejtave të njeriut dhe barazisë është një vlerë thelbësore e […]

The post Debatet për ligjin e barazisë gjinore/ Ambasadorja franceze: S’ka direktivë të posaçme të BE-së appeared first on BoldNews.al.

Ligji për Barazinë Gjinore, ish-banorja e Big Brother kërkon të njihet: Unë nuk po e gëzoj gruan që jam

By: M C
10 November 2025 at 21:55

Miratimi në Kuvend i ligjit për Barazinë Gjinore, ka nxitur një debat gjithmonë të tensionuar në shoqërinë shqiptare. Në thelb ligji i ri synon rifreskimin e përkufizimit të përkatësisë gjinore si dhe rritjen e barazisë sociale.

Ndërkohë debatet rreth këtij ligji orientohen drejt hapes së rrugës së pranimit të gjinive të reja, përveç asaj mashkull dhe femër, apo burrë dhe grua siç është përcaktuar sot.

Transgjinorja Amber Kandy e ftuar në studion e Top Story, tregon se ky ligj nuk ka ndryshuar asgjë në qasjen e kësaj kategorie në shoqëri duke thënë se në dokumentacione ajo rezulton e regjistruar si burrë.

“Në momentin që unë e kam vendosur të jetoj në Shqipëri dhe nuk kam zgjedhur Europën si shoqet e mia, të cilat kanë marrë azile politike dhe gjëra të tilla. Unë kam dashur që forcën time ta tregoj në vendin tim. Ky ligj nuk ndërhyn në gjendjen civile, sepse unë në dokumentet e mia nuk e gëzoj gjininë që kam.

Njerëzit e kanë ngatërruar këtë ligj me komunitetin LGBTI+. Unë në dokumentacionin tim nuk e kam ndryshuar gjininë edhe pse në operacionet e kam ndryshuar. Kjo më pengon, sepse kjo është zgjedhja ime, dua që në dokumente të jem kjo që jam. Nuk më shton asgjë ky ligj.

Ligji normalisht del, konfirmohet dhe zbatohet. Sepse shqiptarët kështu janë mësuar, ecin me ligje. Nuk ecin me instinktin e njeriut që të respektojmë njëri-tjetrin”, tha Amber.

The post Ligji për Barazinë Gjinore, ish-banorja e Big Brother kërkon të njihet: Unë nuk po e gëzoj gruan që jam appeared first on Albeu.com.

Ligji për Barazinë Gjinore në Shqipëri: Tani ta shohim të vihet në zbatim

10 November 2025 at 10:39

Miratimi i ligjit të rishikuar për barazinë gjinore nga parlamenti shqiptar javën e kaluar ishte një hap historik dhe një hap para për të drejtat e njeriut në vend. Miratimi i ligjit, pavarësisht zhurmës që shkaktoi në media dhe në shoqëri dërgon një mesazh të qartë për shoqërinë se barazia gjinore është e domosdoshme dhe […]

The post Ligji për Barazinë Gjinore në Shqipëri: Tani ta shohim të vihet në zbatim appeared first on Reporter.al.

Miratimi i ligjit për barazinë gjinore, Berisha: PS i vuri kazmën familjes shqiptare

By: Brisi
9 November 2025 at 15:58

Kryedemokrati, Sali Berisha, ka reaguar sërish në lidhje me ligjin për barazinë gjinore i cili u kalua në kuvend pak dite më parë me votat e mazhorancës. Berisha e cilëson votimin si përmbysje të Kushtetutës ndërsa shton se me kalimin e këtij ligji, PS vendosi kazmën familjes shqiptare.  “Askush tjetër, përveç Atij që sheh gjithësinë, […]

The post Miratimi i ligjit për barazinë gjinore, Berisha: PS i vuri kazmën familjes shqiptare appeared first on BoldNews.al.

Organizatat e shoqërisë civile përshëndesin miratimin e ligjit për “Barazi Gjinore”

7 November 2025 at 17:31

Dhjetra organizata të shoqërisë civile mbështetën të premten miratimin e ligjit për “Barazinë Gjinore”, si një moment historik për avancimin e të drejtave të barabarta, eliminimin e diskriminimit dhe forcimin e mekanizmave institucionalë për barazinë gjinore në Shqipëri. Gjatë një konference për mediat, Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim (GADC) dhe  Rrjeti i Fuqizimit të Gruas […]

The post Organizatat e shoqërisë civile përshëndesin miratimin e ligjit për “Barazi Gjinore” appeared first on Reporter.al.

Shumica socialiste miraton ligjin për barazinë gjinore

7 November 2025 at 12:19

Shumica socialiste miratoi të enjten, më 6 nëntor, projektligjin “Për barazinë gjinore”, teksa opozita, e cila votoi kundër, e cilësoi atë kërcënim për familjen tradicionale.

Ligji kaloi me 77 vota “pro” të PS-së, teksa jashtë Kuvendit, me mbështetjen e opozitës u organizuan protesta.

Shumica e votoi në bllok draftin, përfshirë deputetin Taulant Balla, njëherësh kryetar i grupit parlamentar të PS-së, i cili kishte propozuar ndryshime ndaj versionit të parë të hartuar në bashkëpunim me shoqërinë civile dhe organizatat joqeveritare.

Gjatë votimit, Balla lexoi përcaktimin e ri të termit “gjini”, i cili përshtatet me Konventën e Stambollit.

“Gjini nënkupton rolet e ndërtuara në kontekstin social, sjelljet, aktivitetet dhe atributet që një shoqëri e caktuar i konsideron të përshtatshme për gratë dhe burrat.”

Ky përcaktim, i përfshirë në nenin 4 të ligjit, u miratua bashkë me ndryshimet e tjera, duke kaluar ligjin në parim.

Reagime pozitive dhe kritika pas votimit

Vendimi u përshëndet nga Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda, i cili kërkoi reflektim mbi debatet publike që shoqëruan procesin.

“Të gjitha shqetësimet, paragjykimet dhe keqkuptimet që shoqëruan miratimin e ligjit duhet të jenë pjesë e një analize të thelluar me aktorët e interesuar për të drejtat e njeriut.”

Në rrjetet sociale, avokatja e të drejtave të njeriut Dea Nini e cilësoi miratimin “fitore historike për barazinë”.

Ndërsa Mirela Arqimandriti nga “Gender Alliance for Development Center” (GDAC) tha se ky ligj përfaqëson një hap drejt një shoqërie që e zbaton barazinë si “detyrim kushtetues dhe standard evropian, jo si slogan”.

GDAC dhe organizata të tjera të shoqërisë civile njoftuan për një konferencë për shtyp më 7 nëntor, për të shpjeguar risitë që sjell ligji në fushën e punës, arsimit dhe përfaqësimit politik.

Sipas përfaqësuesve të organizatave, ligji garanton: mbrojtje të barabartë në vendin e punës për gratë dhe burrat; edukim dhe buxhetim me ndjeshmëri gjinore; njohje të punës së papaguar të kujdesit familjar; ndarje të drejtë të përgjegjësive familjare si dhe përfaqësim të barabartë në politikë dhe vendimmarrje.

Por, miratimi i ligjit nuk kaloi pa tensione. Pas seancës, disa dhjetëra protestues pritën deputetët socialistë në dalje të Kuvendit, me thirrjet “Turp!”, “Tradhtarë!” dhe “Shitët Shqipërinë!”.

Protestuesit, të lidhur me grupe konservatore dhe fetare, shprehën kundërshtinë ndaj ligjit që, sipas tyre, “rrezikon familjen dhe moralin publik”.

Citizens.al ka shpjeguar më herët se ligji nuk shton gjini të reja, nuk përfshin dispozita për martesat e të njëjtës gjini, dhe nuk prek ligjin për gjendjen civile apo Kodin e Familjes, që njeh dy gjini zyrtare: burrë dhe grua.

Ky sqarim është bërë pas fushatave dezinformuese të shpërndara në rrjetet sociale dhe media gjatë procesit të miratimit.

Lexoni gjithashtu:

The post Shumica socialiste miraton ligjin për barazinë gjinore appeared first on Citizens.al.

Kalon në Kuvend projektligji për barazinë gjinore, 77 vota pro dhe 36 kundër

By: M C
6 November 2025 at 22:01

Me 77 vota pro, 36 kundër dhe 0 abstenim, Kuvendi i Shqipërisë miratoi pas një seancë maratonë projektligjin për Barazinë Gjinore.

Projektligji për Barazinë Gjinore u miratua me votat e mazhorancës, teksa opozita ka votuar kundër.

Projektligji për Barazinë Gjinore u miratua në parim dhe në tërësi me 77 vota pro dhe 36 kundër.

Projektligji i Barazisë Gjinore dhe aktet e tjera të rendit të ditës kaluan në votim të menjëhershëm, pasi grupi parlamentar i Partisë Socialiste kërkoi ndërprerjen e diskutimeve dhe kalimin menjëherë në votim të projektligjeve në rendin e ditës.

PS kërkoi ndërprerjen e diskutimeve dhe kalimin e votimit pa debat pas deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha ndaj ambasadorit të BE-së në Tiranë.

The post Kalon në Kuvend projektligji për barazinë gjinore, 77 vota pro dhe 36 kundër appeared first on Albeu.com.

Mes debateve dhe protestave, Kuvendi miraton pr.ligjin për Barazinë Gjinore me votat e PS-së

By: Brisi
6 November 2025 at 22:29

Me 77 vota pro, 36 kundër dhe 0 abstenim, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar këtë të enjte (6 nëntor) në një seancë maratonë projektligjin për Barazinë Gjinore. Projektligji për Barazinë Gjinore u miratua me votat e mazhorancës, teksa opozita ka protestuar dhe ka votuar kundër. Seanca maratonë e cila zgjati 12 orë u shoqërua me […]

The post Mes debateve dhe protestave, Kuvendi miraton pr.ligjin për Barazinë Gjinore me votat e PS-së appeared first on BoldNews.al.

Kundër projektligjit të Barazisë Gjinore, tjetër protestë sot para Parlamentit

By: Brisi
6 November 2025 at 15:34

Koalicioni Shqiptar “Pro Familjes & Jetës” ka thirrur protestë pasditen e kësaj të enjte përpara Parlamentit, aty u pritet të kalohet projektligji për Barazinë Gjinore. Kjo është protesta e dytë e cila njoftohet se do të nisë në orën 19:00 pas tubimit që u mbajt paradite në nisje të seancës plenare. Qëllimi i protestave është […]

The post Kundër projektligjit të Barazisë Gjinore, tjetër protestë sot para Parlamentit appeared first on BoldNews.al.

Balla takon krerët e komuniteteve fetare: Ndryshimet ligjore për barazinë gjinore, në përputhje me vlerat e familjes shqiptare

5 November 2025 at 09:45

TIRANË, 5 nëntor /ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla zhvilloi një takim me krerët e komuniteteve fetare në Shqipëri, ku u diskutua për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve shtetërore dhe atyre fetare, si dhe për mbështetjen e veprimtarive të tyre edukative e sociale.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla u shpreh se, Shqipëria është një shembull unik i bashkëjetesës ndërfetare, ku myslimanë, katolikë, ortodoksë, bektashinj dhe ungjillorë jetojnë në respekt e harmoni të ndërsjellë.

“Myslimanë, katolikë, ortodoksë, bektashinj dhe ungjillorë jetojnë në respekt të ndërsjellë, duke ndarë vlera të përbashkëta si paqja, dashuria, solidariteti dhe institucioni i familjes. Kjo harmoni fetare është pasuri kombëtare dhe dëshmi e identitetit tonë europian”, shkruan Balla në postimin e tij krahas fotos me të gjithë drejtuesit e komuniteteve fetare në vend.

Sipas Ballës, takimi shërbeu gjithashtu për të diskutuar çështje aktuale si dhe disa akte ligjore që po shqyrtohen aktualisht në Kuvend.

“Gjithmonë i nderuar të takohem me drejtuesit e komuniteteve fetare, për të diskutuar mbi nevojat për mbështetje nga buxheti i shtetit për veprimtaritë e tyre edukative, çështjet dhe problematikat e pronave të institucioneve fetare dhe mbi disa akte ligjore të cilat po diskutohen në Kuvendin e Shqipërisë. Thellësisht mirënjohës për udhëheqësinë e tyre të mençur. Feja e shqiptarit është shqiptaria”, theksoi Balla.

Ky takim vjen në vijim të debatit parlamentar mbi projektligjin për barazinë gjinore për të cilin Balla deklaroi në mbledhjen e Komisionit për Europën dhe Punët e Jashtme të martën, se amendamentet e propozuara ishin në përputhje me vlerat e familjes shqiptare dhe burojnë nga traditat dhe librat e shenjtë.

“Më vjen mirë që edhe udhëheqësia e mençur e komuniteteve tona fetare, pasi u njoh me propozimet dhe amendamentet tona, vlerësoi këto formulime që burojnë pikërisht nga kjo traditë familjare”, theksoi Balla në komision, duke nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit me institucionet fetare për të ndërtuar ligje që reflektojnë realitetin dhe vlerat e shoqërisë shqiptare.

/gj.m/j.p/

The post Balla takon krerët e komuniteteve fetare: Ndryshimet ligjore për barazinë gjinore, në përputhje me vlerat e familjes shqiptare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Komisionet miratojnë mes debatesh draftin për “Barazinë Gjinore”

4 November 2025 at 17:22

Pas debateve publike dhe politike që u përqendruan tek terminologjia e përdorur për gjininë, projektligji i qeverisë për “Barazinë Gjinore” u miratua në disa komisione parlamentare të martën me ndryshime minimale, ndërkohë që Partia Socialiste u tërhoq nga dhjetra amendamente të mëparshme për këtë nismë. Kundërshtimet e opozitës dhe përfaqësuesve të komuniteteve fetare u fokusuan […]

The post Komisionet miratojnë mes debatesh draftin për “Barazinë Gjinore” appeared first on Reporter.al.

Shoqëria civile: Ligji për “Barazinë Gjinore” mbron familjen, barazinë dhe dinjitetin

21 October 2025 at 17:48

Një koalicion i gjerë prej 21 organizatash të shoqërisë civile në fushën e të drejtave të njeriut dhe mbrojtjes së grave, të mbështetura nga Avokatja e Popullit dhe Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, kërkuan përmes një konference për shtyp miratimin pa ndryshime të projektligjit për “Barazinë Gjinore” të martën. Sipas deklaratës së organizatave, qëllimi parësor […]

The post Shoqëria civile: Ligji për “Barazinë Gjinore” mbron familjen, barazinë dhe dinjitetin appeared first on Reporter.al.

❌
❌