Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Partizani B dhe Butrinti ndahen në barazim pa gola në “Arena e Demave”

By: Uesli
15 December 2025 at 10:08

Partizani B dhe Butrinti ndahen në barazim pa gola në “Arena e Demave”   Partizani B dhe Butrinti i Sarandës nuk arritën të gjejnë rrugën e rrjetës, duke u ndalur në një barazim 0-0 në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Arena e Demave”, e vlefshme për javën e 10-të të Kategorisë së Dytë.   Takimi […]

The post Partizani B dhe Butrinti ndahen në barazim pa gola në “Arena e Demave” appeared first on Saranda Web.

Partizani B – Butrinti / LIVE në Saranda Web sot në ora 14:30

By: Uesli
14 December 2025 at 13:17

Partizani B – Butrinti – LIVE në Saranda Web sot në ora 14:30   Saranda Web do të transmetojë drejtpërdrejt ndeshjen e sotme mes Partizani B dhe Butrinti, e vlefshme për kampionatin, duke nisur nga ora 14:30.     Tifozët dhe sportdashësit do të kenë mundësinë ta ndjekin këtë përballje në kohë reale përmes faqes […]

The post Partizani B – Butrinti / LIVE në Saranda Web sot në ora 14:30 appeared first on Saranda Web.

Butrinti mposht Shkumbinin 2-0 me gola në minutat e fundit – VIDEO

By: Uesli
7 December 2025 at 17:39

Butrinti mposht Shkumbinin 2-0 me gola në minutat e fundit   Skuadra e Butrintit ka marrë një fitore tepër të rëndësishme në shtëpi ndaj Shkumbinit, me rezultatin 2-0, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Andon Lapa”. Takimi nisi me ritëm dhe me duele të forta në mesfushë, ndërsa të dyja ekipet kërkonin hapësira për të […]

The post Butrinti mposht Shkumbinin 2-0 me gola në minutat e fundit – VIDEO appeared first on Saranda Web.

Butrinti – Shkumbini, sot në orën 13:00 LIVE në Saranda Web

By: Uesli
7 December 2025 at 12:03

Butrinti – Shkumbini, sot në orën 13:00 LIVE në Saranda Web   Sot, në orën 13:00, ekipi i Butrintit do të përballet me Shkumbinin në një takim të rëndësishëm të kampionatit, një sfidë që pritet me interes të lartë nga sportdashësit sarandiotë. Ndeshja do të transmetohet drejtpërdrejt nga Saranda Web, si në Facebook ashtu edhe […]

The post Butrinti – Shkumbini, sot në orën 13:00 LIVE në Saranda Web appeared first on Saranda Web.

Të dielën drejtpërdrejt nëpërmjet Saranda Web derbi i madh Delvina – Butrinti

By: Uesli
29 November 2025 at 20:02

Nesër drejtpërdrejt nëpërmjet Saranda Web derbi i madh Delvina – Butrinti   Të dielën, më 30 nëntor, ora 13:00, vjen derbi i madh Delvina–Butrinti, një ndeshje që gjithmonë ndizet nga rivaliteti i fortë dhe atmosfera elektrizuese mes dy skuadrave më të dashura të jugut.   PJESA E PARË        Kjo sfidë pritet me […]

The post Të dielën drejtpërdrejt nëpërmjet Saranda Web derbi i madh Delvina – Butrinti appeared first on Saranda Web.

Devolli – Butrinti, përballje vendimtare të dielën në orën 13:00

By: Uesli
8 November 2025 at 19:14

Devolli – Butrinti, përballje vendimtare të dielën në orën 13:00! Ndiqeni drejtpërdrejt në Saranda Web     Të dielën, në orën 13:00, skuadra e Butrintit do të përballet me Devollin në një ndeshje që pritet me shumë interes nga tifozët sarandiotë. Përballja zhvillohet në kuadër të kampionatit kombëtar dhe do të jetë një test i […]

The post Devolli – Butrinti, përballje vendimtare të dielën në orën 13:00 appeared first on Saranda Web.

Gola dhe spektakël në Sarandë: Butrinti fiton 3-2 ndaj Tomorit – VIDEO

By: Uesli
3 November 2025 at 16:34

Gola dhe spektakël në Sarandë: Butrinti fiton 3-2 ndaj Tomorit   Në një pasdite plot emocione në stadiumin “Andon Lapa”, skuadra e Butrintit arriti një fitore të rëndësishme ndaj Tomorit me rezultatin 3-2, duke dhuruar një ndeshje me ritëm, gola dhe tension deri në minutat e fundit.       Butrinti e nisi fuqishëm ndeshjen […]

The post Gola dhe spektakël në Sarandë: Butrinti fiton 3-2 ndaj Tomorit – VIDEO appeared first on Saranda Web.

Butrinti – Tomori drejtpërdrejt në Saranda Web, të hënën më 3 nëntor në orën 13:00

By: Uesli
3 November 2025 at 10:00

Butrinti – Tomori, të hënën më 3 nëntor në orën 13:00 drejtpërdrejt në Saranda Web   Ndeshja e shumëpritur mes Butrintit dhe Tomorit, e vlefshme për kampionatin kombëtar të futbollit, do të zhvillohet të hënën, më datë 3 nëntor, në orën 13:00, dhe do të transmetohet drejtpërdrejt nga Saranda Web.   Fillimisht, sfida ishte planifikuar […]

The post Butrinti – Tomori drejtpërdrejt në Saranda Web, të hënën më 3 nëntor në orën 13:00 appeared first on Saranda Web.

Butrinti përballet me Eagle FC në Kamëz – LIVE në Saranda Web

25 October 2025 at 19:38

Butrinti përballet nesër me Eagle FC në Kamëz – ndeshja do të transmetohet LIVE nga Saranda Web   Skuadra e Butrintit do të zbresë nesër në fushë për të zhvilluar një tjetër përballje të rëndësishme në kuadër të kampionatit. Takimi do të luhet në Kompleksin stërvitor “Qendra e Kombëtares” në Kamëz, me fillim në orën […]

The post Butrinti përballet me Eagle FC në Kamëz – LIVE në Saranda Web appeared first on Saranda Web.

Arkitekti suedez: projekti japonez rrezikon të dëmtojë peisazhin historik të zonës në Butrint

17 October 2025 at 19:22

Arkitekti suedez Peter Hallen – pedagog në Akademinë Mbretërore të Stokholmit dhe artitekti që ka dizenjuar Kep Merlin dhe disa godina në Tiranë si edhe Liza Fior – lektore pranë Universitetit të Arteve në Londër, ngrenë shqetesimin se projekti japonez rrezikon të dëmtojë në mënyrë të pakthyheshme peisazhin historik të zonës arkeologjike pasuri botërore e […]

The post Arkitekti suedez: projekti japonez rrezikon të dëmtojë peisazhin historik të zonës në Butrint appeared first on Saranda Web.

Rama publikon videon, ja si do të transformohet parku i Butrintit nga “dora e japonezëve”

17 October 2025 at 14:12


Kryeministri, Edi Rama ka prezantuar projektin e arkitektit japonez Kengo Kuma për transformimin e Parkut Kombëtar të Butrintit.

Rama përmes një postimi në rrjetin social në Facebook e ka prezantuar këtë projekt përmes një video.

“Një projekt i shkëlqyer për qendrën e vizitorëve të Butrintit, nga mjeshtri i madh japonez Kengo Kuma, nën kujdesin e Fondit Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit që po e transformon menaxhimin e Parkut Arkeologjik nga një problem në një shembull rrezatues për të gjitha institucionet e kulturës, si edhe po vë në jetë hap pas hapi një plan strategjik promovimi global të këtij xhevahiri të Trashëgimisë sonë Kulturore”, shkruan Rama.

Kreu i ekzekutivit thotë se qasja unike arkitekturore e studios japoneze do të jetë një vlerë e shtuar për Butrintin, duke shprehur bindjen se do të shëndërrohet në një qendrat më të mira për pritjen e vizitorëve në botë.

“Me këtë prezantim sot mund të jemi vërtetë krenar. Është radha tashmë e Martinit dhe Aleksandrit ta ndërtojnë. Nuk është e lehtë, është një prekje japoneze që kërkon cilësi, përsosmëri. Është e jashtëzakonshme dhe besoj që mund të shndërrohet a të bëhet një prej qendrave më të mira, në mos më e mira, për vizitorët në botë”, shprehet Rama. /Telegrafi/


Richard Hodges, që quajti Shqipërinë “shtet artificial”, pritet me nderime nga Ministri i Kulturës

10 October 2025 at 18:23

Richard Hodges, që quajti Shqipërinë “shtet artificial”, pritet me nderime nga Ministri i Kulturës   Aktiviteti i zhvilluar në Tiranë për prezantimin e dy botimeve të reja për Parkun Arkeologjik të Butrintit ka ndezur polemika të forta në opinionin publik. Në qendër të diskutimit janë Ministri i Kulturës, Turizmit dhe Sportit, Blendi Gonxhja, dhe profesori […]

The post Richard Hodges, që quajti Shqipërinë “shtet artificial”, pritet me nderime nga Ministri i Kulturës appeared first on Saranda Web.

Babai i Butrint Imerit ruan ende këtë foto të Kiara Titos përkrahë djalit të tij (Foto)

By: D Marku
9 October 2025 at 15:52

Prezantuesja e njohur shqiptare, Kiara Tito, vite më parë kishte një lidhje dashurie me këngëtarin nga Kosova, Butrint Imeri. Megjithatë, romanca e tyre nuk zgjati shumë.

Sot, Kiara është martuar dhe është bërë nënë e një vajze.

Ndërkohë, duket se lidhja e saj e kaluar me Butrintin nuk është harruar nga familja e tij. Babai i këngëtarit, Afrim Imeri, në llogarinë e tij në Instagram ka ruajtur një foto të përbashkët të Kiarës dhe djalit të tij.

Ky gjest tregon respektin që Afrim Imeri ka për prezantuesen, e cila dikur kishte marrë pjesë edhe në videoklipin e projektit të Butrintit, “Hajt, hajt”.

The post Babai i Butrint Imerit ruan ende këtë foto të Kiara Titos përkrahë djalit të tij (Foto) appeared first on Albeu.com.

Bylis B mposht Butrintin në Ballsh me përmbysje – VIDEO

28 September 2025 at 16:12

Bylis B mposht Butrintin në Ballsh me përmbysje Skuadra e Butrintit ka pësuar humbjen e parë këtë sezon në transfertë, duke u mundur 2-1 nga Bylis B në ndeshjen e vlefshme për Kategorinë e Dytë, Grupi B (2025/26).   Pjesa e parë Takimi nisi i balancuar, me të dyja ekipet që kërkuan të gjejnë rrugën […]

The post Bylis B mposht Butrintin në Ballsh me përmbysje – VIDEO appeared first on Saranda Web.

Starton sezoni i ri, Butrinti udhëton drejt Ballshit, Delvina pret Devollin

25 September 2025 at 20:02

Starton sezoni i ri, Butrinti udhëton drejt Ballshit, Delvina pret Devollin   Futbolli rikthehet këtë fundjavë në jug të Shqipërisë me emocionet e para të sezonit të ri në Kategorinë e Dytë, Grupi B. Të dielën, më 28 shtator 2025, dy skuadrat e rajonit tonë, Butrinti i Sarandës dhe Delvina, do të zbresin në fushë […]

The post Starton sezoni i ri, Butrinti udhëton drejt Ballshit, Delvina pret Devollin appeared first on Saranda Web.

Vihet nën kontroll vatra e zjarrit që rrezikonte Parkun Kombëtar të Butrintit

16 September 2025 at 11:45

TIRANË, 16 shtator/ATSH/ Një vatër zjarri e cila rrezikonte Parkun Kombëtar të Butrintit, tashmë është nën kontroll.

Kryetari i bashkisë Sarandë, Oltion Çaçi vlerësoi punën e forcave zjarrfikëse për ndërhyrjen në kohë e me profesionalizëm si dhe theksoi se, Butrinti si pasuri natyrore dhe kulturore e çmuar, ka nevojë për mbrojtjen dhe kujdesin e të gjithëve.

“Falë ndërhyrjes së menjëhershme të forcave zjarrfikëse dhe strukturave vendore, u arrit të vihej nën kontroll vatra e zjarrit që rrezikonte sipërfaqe të gjelbra dhe biodiversitetin e Parkut Kombëtar të Butrintit. Një falënderim i veçantë për zjarrfikësit dhe të gjithë ata që kontribuuan në këtë operacion”, u shpreh kryebashkiaku Çaçi, në rrjetet sociale.

Parku Kombëtar i Butrintit është një nga zonat më të rëndësishme të trashëgimisë sonë kulturore, arkeologjike, mjedisore dhe turistike të vendit. Ai ka sipërfaqe 8622,2 ha dhe ndodhet 25 km larg qytetit të Sarandës.

Larmia e jashtëzakonshme e habitateve natyrore (nga detare dhe ligatinore në perëndim, në habitatet malore në lindje) dhe ndërthurja e tyre me site arkeologjike, historike e kulturore të rralla krijon një peizazh magjik të veçantë në Mesdhe. Sipërfaqja tokësore dhe ishujt përbëjnë peizazhe të mrekullueshme detare dhe tokësore, zonën më të rëndësishme në vend, ku ruhen në gjendje natyrore ose gati natyrore, shkurre dhe pylli mesdhetar përherë të blertë, ku mbizotërojnë ilqja, rrënja, vërriu, vidhi, frashëri, etj. Në habitatet e këtij parku jetojnë rreth 35 lloje gjallesash globalisht të kërcënuara.

Parku është një kombinim fantastik i mjediseve detare, lumore, lagunore, fushor e kodrinor, ku janë mjaft të pranishme edhe elementet historike, të tillë si kalaja mesjetare e Ali Pashë Tepelenës, e sidomos rrënojat arkeologjike të qytetit të Butrintit, me fillesat që në shek. IV para Krishtit. Për këtë arsye, pjesa arkeologjike e saj, në gadishullin e Butrintit, është shpallur pjesë e UNESCO-s, që më 1999-n, gjë që rrit më tej atraksionin ekoturistik.

1 nga 5

/r.e/a.f/

The post Vihet nën kontroll vatra e zjarrit që rrezikonte Parkun Kombëtar të Butrintit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Butrinti thyen rekordet: 202 mijë vizitorë në vetëm 8 muaj – VIDEO

9 September 2025 at 18:58

Butrinti thyen rekordet: 202 mijë vizitorë në vetëm 8 muaj   Parku Kombëtar i Butrintit, një nga pasuritë më të çmuara të trashëgimisë botërore të mbrojtur nga UNESCO, po përjeton një tjetër vit rekord. Vetëm gjatë periudhës Janar–Gusht 2025, Butrinti ka pritur 202 mijë e 161 vizitorë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të […]

The post Butrinti thyen rekordet: 202 mijë vizitorë në vetëm 8 muaj – VIDEO appeared first on Saranda Web.

Shtatori me radhë të gjata për të vizituar Butrintin, destinacion ku historia takon natyrën

4 September 2025 at 11:21

 

Visualizza questo post su Instagram

 

Un post condiviso da Agjencia Telegrafike Shqiptare (@ata.gov.al)


TIRANË, 4 shtator/ATSH/ Edhe në këto ditë shtatori, Parku Kombëtar i Butrintit vazhdon të vizitohet nga një numër i madh turistësh. Jashtë murit rrethues të parkut, janë me dhjetëra vizitorët të cilët kanë formuar radhë të gjata për të parë nga afër këtë thesar të trashëgimisë tonë kulturore.

Rrënojat antike, amfiteatri dhe peizazhi i mrekullueshëm mes liqenit e bëjnë Butrintin një destinacion ku historia dhe natyra bashkëjetojnë në harmoni. Një udhëtim që nuk është thjesht turistik, por një përvojë e thellë kulturore.

Turistët veçojnë më shumë bazilikën dhe kalanë. Ata shprehen me superlativa për qytetin antik dhe për mënyrën se si është ruajtur. Vizitorët e huaj thonë se kryesisht janë njohur në rrjetet sociale me këtë sit, por edhe nga guidat e shpërndara në aeroportin e Rinasit.

Parku Kombëtar i Butrintit mbetet një prej destinacioneve më të vizituara në vend.

Ky qytet antik, i mbrojtur nga UNESCO, është dëshmi e gjallë e qytetërimeve të mëdha që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e njerëzimit.

Kompleksi arkitektonik i Butrintit përfshin 15 zona të periudhave të ndryshme historike, duke filluar nga shekulli IV para Krishtit, deri në shekullin XVI pas Krishtit. Ky mozaik epokash e bën Butrintin një muze të hapur të qytetërimeve që kanë kaluar nëpër shekuj – nga romakët, bizantinët, venecianët e deri në Mesjetë.

/r.e//a.f/

The post Shtatori me radhë të gjata për të vizituar Butrintin, destinacion ku historia takon natyrën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Restaurohet rrethimi i Parkut Kombëtar të Butrintit sipas projektit të viteve `60

By: Kult Plus
13 August 2025 at 10:00

Në Parkun Kombëtar të Butrintit përfundoi restaurimi i rrethimit.

Rrethimi ishte projektuar nga arkitekti Gani Strazimiri në vitet ’60. Pas më shumë se dy dekadash pa ndërhyrje të rëndësishme, ky element i infrastrukturës është rikthyer në gjendjen e tij të plotë funksionale dhe estetike.

Procesi është kryer duke përdorur materiale origjinale dhe duke respektuar konceptin arkitektonik fillestar. Parku Kombëtar i Butrintit theksoi në një postim në rrjetet sociale se ky projekt nuk është thjesht një punim restaurimi, por një homazh për mjeshtërinë e projektuesit dhe një investim në mbrojtjen e trashëgimisë së Butrintit për brezat që vijnë.

Parku Kombëtar i Butrintit renditet i pari ndër 5 institucionet e trashëgimisë kulturore më të vizituara për periudhën janar-korrik 2025. Sipas të dhënave të publikuara nga ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, Butrinti është vizituar gjatë këtyre muajve nga 150,178 vizitorë, vendas e të huaj./atsh/KultPlus.com

❌
❌