Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 22 December 2025Main stream

Egla Ceno mbështet këtë banor të “BBVA”: Jo tifozëri për mua, por respekt reciprok

By: D Marku
22 December 2025 at 12:20

Pas debateve dhe tensioneve të fundit brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, aktorja dhe fituesja e edicionit të kaluar, Egla Ceno, ka zgjedhur të reagojë përmes një postimi në Instagram, ku ka ndarë një mesazh të drejtpërdrejtë në mbështetje të Ilir Vrenozit, banorit qe iu bashkua mbreme shtepise se Big Brother Vip Albania.

Në postimin e saj, Egla thekson se qëndrimi i saj nuk ka të bëjë me tifozëri personale, por me respektin reciprok që ajo thotë se ka ndërtuar me Ilir Vrenozi jashtë syrit të kamerave.

“Jo sepse ka bërë tifo për mua, por për respektin reciprok sa herë u ulëm për kafe në Korçë. Njeri prej vërteti, pa doreza, me shpirt të madh dhe një grua të mrekullueshme”, shkruan Egla, duke vënë theksin te ana njerëzore e Vrenozit, qe solli shume humor ne shtepi.

Ajo shton se shpreson që emocionet e “performancës” të lihen mënjanë dhe publiku të ketë mundësinë të shohë Vrenozin ashtu siç është në të vërtetë. Postimi mbyllet me mesazhin motivues: “Forca Vrenoz”.

Reagimi i Eglës ka nxitur diskutime të shumta në rrjet, ku ndjekësit e kanë interpretuar si një thirrje për më shumë autenticitet dhe më pak lojë brenda formatit të reality show-t.

The post Egla Ceno mbështet këtë banor të “BBVA”: Jo tifozëri për mua, por respekt reciprok appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 21 December 2025Main stream

Egla Ceno mbështet këtë banor të “BBVA”: Jo tifozëri për mua, por respekt reciprok

By: gaze tare
21 December 2025 at 11:28

Pas debateve dhe tensioneve të fundit brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, aktorja dhe fituesja e edicionit të kaluar, Egla Ceno, ka zgjedhur të reagojë përmes një postimi në Instagram, ku ka ndarë një mesazh të drejtpërdrejtë në mbështetje të Ilir Vrenozit, banorit qe iu bashkua mbreme shtepise se Big Brother Vip Albania.

Në postimin e saj, Egla thekson se qëndrimi i saj nuk ka të bëjë me tifozëri personale, por me respektin reciprok që ajo thotë se ka ndërtuar me Ilir Vrenozi jashtë syrit të kamerave.

“Jo sepse ka bërë tifo për mua, por për respektin reciprok sa herë u ulëm për kafe në Korçë. Njeri prej vërteti, pa doreza, me shpirt të madh dhe një grua të mrekullueshme”, shkruan Egla, duke vënë theksin te ana njerëzore e Vrenozit, qe solli shume humor ne shtepi.

Ajo shton se shpreson që emocionet e “performancës” të lihen mënjanë dhe publiku të ketë mundësinë të shohë Vrenozin ashtu siç është në të vërtetë. Postimi mbyllet me mesazhin motivues: “Forca Vrenoz”.

Reagimi i Eglës ka nxitur diskutime të shumta në rrjet, ku ndjekësit e kanë interpretuar si një thirrje për më shumë autenticitet dhe më pak lojë brenda formatit të reality show-t.

Screenshot

The post Egla Ceno mbështet këtë banor të “BBVA”: Jo tifozëri për mua, por respekt reciprok appeared first on iconstyle.al.

Before yesterdayMain stream

Egla Ceno u bën thirrje vajzave të BBVA 5 të mos ndjekin pritshmëritë e publikut: Ata duan vajza të buta që dashurohen, forca duam fituese

9 December 2025 at 09:30


Në prag të nisjes së edicionit të pestë të Big Brother Vip Albania, fituesja e sezonit të tretë, Egla Ceno, ka publikuar një mesazh të fuqishëm për vajzat që do të hyjnë këtë vit në shtëpinë më të famshme në vend.

Egla, e njohur si një nga banoret më të forta, më të qëndrueshme dhe më të papërkulura që ka pasur ndonjëherë formati, thekson se ajo vetë nuk u dorëzua asnjë ditë, pavarësisht sfidave dhe presioneve.

Në postimin e saj, Ceno i kujton konkurrentet femra se publiku shpesh pret prej tyre të jenë të përmbajtura, të qëndrojnë “brenda vijave të bardha” të një mentaliteti patriarkal dhe të ruajnë pozicionin që “i takon një gruaje”, duke qëndruar një hap pas burrit e dy hapa larg trofeut.

Egla Ceno - Fituese e BBVA 3

Megjithatë, Egla thekson se përvoja e saj në BBVA3 tregoi se ajo që triumfon në fund është forca, autenticiteti dhe shpirti i lojës: “Në fund shpërblehen forca, vlerat njerëzore dhe shpirti i lojës”, shkruan ajo.

Aktorja u kujton vajzave të mos e shohin veten si dekor apo si plotësim boshllëqesh: “Forca, duam një fituese këtë vit”, përfundon ajo me stilin e saj karakteristik të drejtpërdrejtë dhe plot sarkazëm.

Egla mbyll mesazhin me urimin: “Sarkazma dhe shpirti i lojës qoftë me ju”.

Postimi i plotë:

Në vigjilje të BBVA5 për gocat pjesëmarrëse:

Goca mos harroni: publiku ynë i dashur i do gocat që “dashurohen” në BBV, që nuk dalin jashtë vetes po rrinë aty brenda vijave të bardha si parkim i rregullt në mentalitetin patriarkal. I do edhe ato që mbajnë vendin “që i takon një gruaje”, dmth një hap pas burrit, dy hapa larg trofeut. Ama në fund shpërblen forcën, vlerat njerëzore dhe shpirtin e lojës.

Mos harro: ti nuk je as dekor, as perde rozë, as plotësim boshllëku. Forca, duam një fituese këtë vit.

Sarkazma dhe shpirti i lojës qoftë me ju. /Telegrafi/

Egla Ceno - Fituese e BBVA 3

“Ç’të them unë për këta?”/ Egla Ceno pyetet për komentin e Zhakut dhe Zhaklinës

By: gaze tare
4 December 2025 at 17:37

Aktorja dhe fituesja e “BBVA”, Egla Ceno ka reaguar së fundmi pas komenteve te bera nga Zhaku, Zhaklina dhe Arian Konomi ne emisionin “Mirembrema Yje”, te cilat u interpretuan si një thumbim në adresë të aktores se njohur. E pyetur gjatë emisionit “Shqiperia Live”, lidhur me deklaratat e tyre, Ceno u përgjigj me qetësi, duke shmangur konfliktin dhe duke nënvizuar se nuk e sheh veten të përfshirë në asnjë lloj polemike.

“Ç’të them unë për këta,” u shpreh Egla me një ton të prerë, duke lënë të kuptohet se nuk dëshiron të komentojë më tej për personat që, sipas saj, mund të reagojnë në emrin e saj pa asnjë arsye të vërtetë.

Aktorja shtoi: “Ndoshta u bëjnë punë të reagojnë ashtu në emrin tim.”

Me këtë deklaratë, Ceno la të nënkuptohet se këta reagime mund të jenë më shumë pjesë e nevojës për vëmendje se sa të një konflikti real.

Reagimi i saj vjen pas një periudhe ku emri i Egla Cenos ka qenë shpesh në qendër të mediave për shkak të debateve televizive dhe proceseve ligjore, por aktorja duket e vendosur të qëndrojë larg zhurmës, duke preferuar të mos i japë rëndësi komenteve që, sipas saj, nuk kanë bazë.

The post “Ç’të them unë për këta?”/ Egla Ceno pyetet për komentin e Zhakut dhe Zhaklinës appeared first on iconstyle.al.

Humbi gjyqin me Saimir Kodrën, Egla Ceno: Deri në Strasburg do ta çoj çështjen

By: gaze tare
4 December 2025 at 16:42

Egla Ceno ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, ku ka folur me sinqeritet për karrierën e saj, projektet e reja dhe një situatë të ndjeshme personale: gjendjen shëndetësore të nënës së saj. Mes emocioneve dhe vendosmërisë, Egla tregoi se megjithëse po kalon një periudhë të vështirë, mbetet e fokusuara tek puna dhe angazhimet profesionale.

Gjatë intervistës, ajo u ndal edhe te debati i bujshëm me Ermal Mamajin në emisionin “Goca dhe Gra”, si dhe te procesi gjyqësor me Samir Kodrën, dy çështje që kanë marrë vëmendjen e publikut në javët e fundit.

Sa i përket çështjes në gjykatë, Ceno u shpreh qartë dhe prerë se nuk ka ndërmend të tërhiqet, duke theksuar vendosmërinë e saj për të shkuar deri në fund të procesit.

“Unë jam unë, nuk ndalem në këtë histori, deri në hënë, kam thënë unë. Deri në Strasburg nëse Shqipëria nuk i jep vëmendjen që meriton çështja. Unë kam besim, gjithsesi, te drejtësia shqiptare. Kush është i interesuar, të mos bëhet merak se i kam lekët për ankimim. Nuk është puna me më fale dhe të fala,” tha ajo, duke nënvizuar se kjo betejë është për parim, jo për falje formale.

Edhe lidhur me debatet televizive, Ceno u tregua e qartë se nuk ka konflikte personale me askënd: “S’kam asgjë personale as me njërin dhe as me tjetrin,” – deklaroi ajo, duke i dhënë fund aludimeve për përplasje apo zënka të thelluara.

The post Humbi gjyqin me Saimir Kodrën, Egla Ceno: Deri në Strasburg do ta çoj çështjen appeared first on iconstyle.al.

Humbi gjyqin me Saimir Kodrën, Egla Ceno nuk ndalet me kaq: Deri në Strasburg do ta çoi çështjen

By: M C
4 December 2025 at 16:12

Aktorja e njohur Egla Ceno ishte së fundmi e ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, ku foli për karrierën e saj, projektet e ardhshme dhe gjendjen shëndetësore të nënës.

Gjatë intervistës, Ceno u ndal edhe te debati i krijuar me Ermal Mamajin në “Goca dhe Gra”, si dhe te procesi gjyqësor me Samir Kodrën.

Ajo u shpreh e vendosur se do të ndjekë çështjen deri në fund, madje edhe në Strasburg nëse do të jetë e nevojshme.

“Unë jam unë, nuk ndalem në këtë histori, deri në hënë, kam thënë unë. Deri në Strasburg nëse Shqipëria do japë vëmendjen që meriton çështja, unë kam besim gjithsesi të drejtësia shqiptare,. Kush është i interesuar, të mos bëhet merak se i kam lekët për ankimim. Nuk është puna me më fale dhe të fala”, u shpreh Ceno.

Sa i përket debatit me Ermal Mamajin, Ceno theksoi se nuk ka asgjë personale me askënd: “S’kam asgjë personale as me njërin dhe as me tjetrin”.

The post Humbi gjyqin me Saimir Kodrën, Egla Ceno nuk ndalet me kaq: Deri në Strasburg do ta çoi çështjen appeared first on Albeu.com.

Egla Ceno largohet nga Teatri “Skampa”: Keni dy muaj që më hiqni bebelinat e mamit!

By: D Marku
3 December 2025 at 13:29

Aktorja Egla Ceno ka njoftuar dorëheqjen e saj nga Teatri “Skampa” në Elbasan, pas një përplasjeje me drejtorin e institucionit, Kliton Kapaj. Lajmin e bëri të ditur vetë aktorja përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shpjegon se shkak për vendimin e saj ka qenë mospagesa e rrogës për dy muaj, një shumë prej 55 mijë lekësh të reja.

Sipas Cenos, problemi ka lindur pas pjesëmarrjes së saj në shfaqjen “Babai” në Teatrin Eksperimental të Tiranës. Ajo e cilëson vendimin e drejtorit për të pezulluar pagën e saj si një veprim “artistik” me shumë finesë, që tregon sesi vlerësohet puna dhe artisti. Në postimin e saj, Ceno shprehet: “Vijoj përpara, më e fortë dhe më e qartë se kurrë për çfarë meritoj dhe çfarë nuk pranoj.”

Aktorja, e cila ka qenë pjesë e skenës elbasanase për vite me radhë, thekson se largimi i saj nuk lidhet me teatër, por me menaxhimin e institucionit.

Reagimi i plotë:

Tiranë.

“Falenderim publik për Teatrin “Skampa” për “bashkëpunimin” që kam patur deri sot. Ka qenë një eksperiencë e paharrueshme; sidomos momenti kur u vendos të hiqej paga ime vetëm se mora pjesë në shfaqjen “Babai” te Teatri Kombëtar Eksperimental (të paktën ky ishte preteksti që mu komunikua) Një veprim “artistik” me plot finesë, që flet shumë për mënyrën se si vlerësohet puna, artisti dhe njeriu.

Sa për dirigjencën? Bravo. E goditët me stil të vërtetë të lartë “vendimmarrjen kreative”. Kaq kam për dirigjencën! Zoti qoftë me ju, keni dy muaj që më hiqni bebelinat e mamit (550 lek te vjetra rrogë) Vijoj përpara, më e fortë dhe më e qartë se kurrë për çfarë meritoj dhe çfarë nuk pranoj.E dua pafundësisht Skampën dhe Elbasanin dhe jam vetëm mirënjohëse për dashurinë e publikut. Kjo është një histori drejtorllëku por unë “luftën” e kam me skenën jo me drejtorllëkun, prandaj i mrekullueshmi Elbasan, të lutem prano dorëheqjen time. Ju kam në zemer”, shkruan Ceno në postimin e saj.

The post Egla Ceno largohet nga Teatri “Skampa”: Keni dy muaj që më hiqni bebelinat e mamit! appeared first on Albeu.com.

Egla Ceno jep dorëheqjen nga Teatri “Skampa” pas përplasjes me drejtorin Kliton Kapaj

By: Ela
3 December 2025 at 12:38

Aktorja Egla Ceno ka njoftuar dorëheqjen e saj nga Teatri “Skampa” në Elbasan, pas një përplasjeje me drejtorin e institucionit, Kliton Kapaj. Lajmin e bëri të ditur vetë aktorja përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shpjegon se shkak për vendimin e saj ka qenë mospagesa e rrogës për dy muaj, një shumë prej 55 […]

The post Egla Ceno jep dorëheqjen nga Teatri “Skampa” pas përplasjes me drejtorin Kliton Kapaj appeared first on BoldNews.al.

Egla Ceno largohet nga Teatri “Skampa”: Keni dy muaj që më hiqni bebelinat e mamit!

By: gaze tare
3 December 2025 at 12:25

Aktorja Egla Ceno ka njoftuar dorëheqjen e saj nga Teatri “Skampa” në Elbasan, pas një përplasjeje me drejtorin e institucionit, Kliton Kapaj. Lajmin e bëri të ditur vetë aktorja përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shpjegon se shkak për vendimin e saj ka qenë mospagesa e rrogës për dy muaj, një shumë prej 55 mijë lekësh të reja.

Sipas Cenos, problemi ka lindur pas pjesëmarrjes së saj në shfaqjen “Babai” në Teatrin Eksperimental të Tiranës. Ajo e cilëson vendimin e drejtorit për të pezulluar pagën e saj si një veprim “artistik” me shumë finesë, që tregon sesi vlerësohet puna dhe artisti. Në postimin e saj, Ceno shprehet: “Vijoj përpara, më e fortë dhe më e qartë se kurrë për çfarë meritoj dhe çfarë nuk pranoj.”

Aktorja, e cila ka qenë pjesë e skenës elbasanase për vite me radhë, thekson se largimi i saj nuk lidhet me teatër, por me menaxhimin e institucionit.

Reagimi i plotë:

Tiranë.

“Falenderim publik për Teatrin “Skampa” për “bashkëpunimin” që kam patur deri sot. Ka qenë një eksperiencë e paharrueshme; sidomos momenti kur u vendos të hiqej paga ime vetëm se mora pjesë në shfaqjen “Babai” te Teatri Kombëtar Eksperimental (të paktën ky ishte preteksti që mu komunikua) Një veprim “artistik” me plot finesë, që flet shumë për mënyrën se si vlerësohet puna, artisti dhe njeriu.

Sa për dirigjencën? Bravo. E goditët me stil të vërtetë të lartë “vendimmarrjen kreative”. Kaq kam për dirigjencën! Zoti qoftë me ju, keni dy muaj që më hiqni bebelinat e mamit (550 lek te vjetra rrogë) Vijoj përpara, më e fortë dhe më e qartë se kurrë për çfarë meritoj dhe çfarë nuk pranoj.E dua pafundësisht Skampën dhe Elbasanin dhe jam vetëm mirënjohëse për dashurinë e publikut. Kjo është një histori drejtorllëku por unë “luftën” e kam me skenën jo me drejtorllëkun, prandaj i mrekullueshmi Elbasan, të lutem prano dorëheqjen time. Ju kam në zemer”, shkruan Ceno në postimin e saj.

 

 

The post Egla Ceno largohet nga Teatri “Skampa”: Keni dy muaj që më hiqni bebelinat e mamit! appeared first on iconstyle.al.

Komentet e Egla Cenos, reagimi ironik i Ema Andreas: Falënderoj këdo që ka marrë kohën për mua

By: M C
18 November 2025 at 21:46

Pas debatit të bujshëm në emisionin “Goca dhe Gra”, aktorja e njohur Ema Andrea ka reaguar serish ne emisionin ‘Goca dhe Gra’, duke zgjedhur të mos e ushqejë më tej polemikën.

“Unë dua t’ju falënderoj këdo që ka marrë kohën për mua, më ka bërë të kuptoj se jam mirënjohëse për këdo që më ka dhuruar kohën në çfarëdo lloj forme dhe formati. Uroj që ta kem merituar kohën tuaj…”

Ky citim vjen vetëm pak dite pas situatës së diskutueshme në studion e emisionit, ku gjatë bisedës për seminarin motivues që Ermal Mamaqi do të zhvillojë këtë fundjavë, atmosfera u tensionua papritmas.

Gjatë puntatës, Mamaqi prezantoi trajnimin e tij dyditor, duke shpjeguar se pjesëmarrësit, përfshirë disa personazhe VIP do të marrin mjete dhe teknika për të përmirësuar cilësinë e jetës dhe marrëdhënien me vetveten. Ai madje iu drejtua drejtpërdrejt aktores në studio, duke i thënë:

“Do më dëgjosh dy ditë dhe unë do të tregoj se çfarë mund të bësh më mirë me jetën tënde.”

Ema Andrea reagoi menjëherë, duke dhënë një përgjigje të prerë dhe të sinqertë:

“Tani e kuptova pse je në këtë situatë, ku je i bindur se çdo gjë që thua do t’u shërbejë të gjithëve. Çfarë bëj në jetë e kam zgjedhur vetë, dhe jam e suksesshme me këtë që kam zgjedhur. Kam gjëra më të rëndësishme për të bërë.”

Deklarata e saj u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale, duke nxitur komente të shumta dhe mbështetje nga publiku. Situatën e ndezi edhe më shumë një postim i aktores tjetër, Egla Ceno, i cili u interpretua nga ndjekësit si një aludim apo “kunjë” ndaj Ema Andreas.

The post Komentet e Egla Cenos, reagimi ironik i Ema Andreas: Falënderoj këdo që ka marrë kohën për mua appeared first on Albeu.com.

Mungesë ushqimi në ‘BBVA’? Egla Ceno i kthehet Ledjona Xheladinajt: Mos i ngatërroni përrallat me realitetin

By: D Marku
17 November 2025 at 16:21

Egla Ceno, fituesja e “Big Brother VIP Albania 3”, ka reaguar publikisht pas deklaratave të ish-banores Ledjona Xheladinaj, e cila së fundmi tregoi se brenda shtëpisë ka pasur periudha të vështira përsa i përket ushqimit dhe menaxhimit të sponsorëve.

Në një postim të gjatë ironik dhe të drejtpërdrejtë në Instagram, Egla mohoi kategorikisht që banorët të kenë vuajtur për ushqim dhe se janë detyruar të lavdërojnë produkte që nuk u pëlqenin.

“Po lexoj këto ditë për ‘sakrificat’ dhe urinë e madhe që paska ndodhur brenda BBV3. Flas për vete që isha pjesë: nuk na ka lënë njeri pa bukë o njerëz. Kishte aq shumë sa mua mu pre oreksi. Mua më ha syri, jo barku”, shkroi ajo, duke ironizuar hapur pretendimet.

Egla vijoi duke hedhur poshtë edhe idenë se banorët janë ndjerë të detyruar të shpreheshin mirë për sponsorët:
“Ky miti tjetër që paskemi qenë të detyruar të themi ‘o sa e mirë, sa e mirë’? Jo, jo. Sikur të më detyronte dikush të isha e ëmbël, unë do isha përjashtuar që ditën e parë.”

Aktorja theksoi se BBV3 ishte një “skene e madhe” ku secili luante rolin që dëshironte: drama, viktimë apo lojtar strategjik.

“Kush donte të bënte dramë, bënte dramë. Kush donte të bënte viktimën e luante si profesionist. Kush donte të fitonte, fitoi. Vetëm një idiot luan ndershëm në një lojë ku të tjerët mashtrojnë,” shkruan Egla, pa kursyer thumbat.

Reagimi i saj duket se vjen drejtpërdrejt pasi Ledjona Xheladinaj tha se ka pasur një periudhë pothuajse dy javore ku banorët “nuk kishin çfarë të hanin, përveç një lloj ushqimi”, dhe se shpesh janë ndier të detyruar të vlerësonin produkte për hir të sponsorëve.

The post Mungesë ushqimi në ‘BBVA’? Egla Ceno i kthehet Ledjona Xheladinajt: Mos i ngatërroni përrallat me realitetin appeared first on Albeu.com.

Mungesë ushqimi në ‘BBVA’? Egla Ceno i kthehet Ledjona Xheladinajt: Mos i ngatërroni përrallat me realitetin

By: gaze tare
17 November 2025 at 15:50

Egla Ceno, fituesja e “Big Brother VIP Albania 3”, ka reaguar publikisht pas deklaratave të ish-banores Ledjona Xheladinaj, e cila së fundmi tregoi se brenda shtëpisë ka pasur periudha të vështira përsa i përket ushqimit dhe menaxhimit të sponsorëve.

Në një postim të gjatë ironik dhe të drejtpërdrejtë në Instagram, Egla mohoi kategorikisht që banorët të kenë vuajtur për ushqim dhe se janë detyruar të lavdërojnë produkte që nuk u pëlqenin.

“Po lexoj këto ditë për ‘sakrificat’ dhe urinë e madhe që paska ndodhur brenda BBV3. Flas për vete që isha pjesë: nuk na ka lënë njeri pa bukë o njerëz. Kishte aq shumë sa mua mu pre oreksi. Mua më ha syri, jo barku”, shkroi ajo, duke ironizuar hapur pretendimet.

Egla vijoi duke hedhur poshtë edhe idenë se banorët janë ndjerë të detyruar të shpreheshin mirë për sponsorët:
“Ky miti tjetër që paskemi qenë të detyruar të themi ‘o sa e mirë, sa e mirë’? Jo, jo. Sikur të më detyronte dikush të isha e ëmbël, unë do isha përjashtuar që ditën e parë.”

Aktorja theksoi se BBV3 ishte një “skene e madhe” ku secili luante rolin që dëshironte: drama, viktimë apo lojtar strategjik.

“Kush donte të bënte dramë, bënte dramë. Kush donte të bënte viktimën e luante si profesionist. Kush donte të fitonte, fitoi. Vetëm një idiot luan ndershëm në një lojë ku të tjerët mashtrojnë,” shkruan Egla, pa kursyer thumbat.

Reagimi i saj duket se vjen drejtpërdrejt pasi Ledjona Xheladinaj tha se ka pasur një periudhë pothuajse dy javore ku banorët “nuk kishin çfarë të hanin, përveç një lloj ushqimi”, dhe se shpesh janë ndier të detyruar të vlerësonin produkte për hir të sponsorëve.

The post Mungesë ushqimi në ‘BBVA’? Egla Ceno i kthehet Ledjona Xheladinajt: Mos i ngatërroni përrallat me realitetin appeared first on iconstyle.al.

Thumba ndaj Ema Andreas? Egla Ceno reagon ekskluzivisht, aktorja mbyll telefonatën dhe refuzon të përgjigjet

By: V K
14 November 2025 at 14:15

Në puntatën e fundit të emisionit “Goca dhe Gra”, një debat i papritur mori vëmendjen e të pranishmëve, kur u diskutua për trajnimin motivues që do të organizojë Ermal Mamaqi këtë fundjavë.

Mamaqi shpjegoi se seminari i tij synon t’u ofrojë pjesëmarrësve mënyra për të përmirësuar cilësinë e jetës dhe marrëdhënien me vetveten, duke theksuar se aty do të jenë të ftuar edhe personazhe të njohur publikë.

“Të shtunë dhe të diel kam një trajnim. Vijnë shumë personazhe VIP. Do më dëgjosh dy ditë dhe unë do të tregoj se çfarë mund të bësh më mirë me jetën tënde”, -tha ai, duke iu drejtuar edhe aktores Ema Andrea, e cila ndodhej në panel.

Megjithatë, Ema iu përgjigj hapur duke i thënë:

Me thënë të drejtën, tani e kuptova pse je në këtë situatë, ku je i bindur se çdo gjë që thua do t’u shërbejë të gjithëve. Çfarë bëj në jetë e kam zgjedhur vetë, dhe jam e suksesshme me këtë që kam zgjedhur. Kam gjëra më të rëndësishme për të bërë.

Pas këtij debati, ka ardhur dhe një postim nga aktorja Egla Ceno, që duket se është marrë nga ndjekësit si një kunjë ndaj Ema Andreas. Lexoni më shumë në këtë link.

E kontaktuar nga moderatori Ronaldo Sharka për të dhënë një reagim për “Live From Tirana” lidhur me postimin në fjalë, Egla Ceno është shprehur:

Nuk ka lidhje me emra, ka lidhje me qenien njerëzore. Të kujtoj një letër që Anthony Hopkins i shkroi kolegut të tij Bryan Cranston… aty e gjen përgjigjen. Me pak fjalë, njerëzit e mëdhenj nuk kanë frikë të pranojnë “madhështinë” tek të tjerët, e ndriçojnë edhe më shumë. Vetëm një njeri i plotësuar mund të përkulet me dashuri para talentit të dikujt tjetër. Kështu njihen të mëdhenjtë. Nga fjalët që ngrejnë, jo fjalët që ulin. Të tjerët vijnë sipas radhës. Poshtë.

 

 

Nga ana tjetër, e kontaktuar live me një telefonatë nga “Live From Tirana”, Ema Andrea nuk ka dhënë sqarime më të mëtejshme… Ndiqni videon më poshtë.

 

The post Thumba ndaj Ema Andreas? Egla Ceno reagon ekskluzivisht, aktorja mbyll telefonatën dhe refuzon të përgjigjet appeared first on Albeu.com.

Sqarime për ‘debatin virtual’! Egla Ceno përgjigjet, Ema Andrea i mbyll telefonin medias!

By: gaze tare
14 November 2025 at 12:32

Në episodin më të fundit të “Goca dhe Gra”, një diskutim i zakonshëm u shndërrua në një debat të hapur mes Ermal Mamaqit dhe aktores Ema Andrea, duke tërhequr vëmendjen e publikut dhe të gjithë panelit. Shkak u bë seminari motivues që Mamaqi do të zhvillojë këtë fundjavë, për të cilin ai dha disa detaje gjatë bisedës në studio.

Mamaqi shpjegoi se trajnimi dyditor synon t’u japë pjesëmarrësve mjete praktike për të përmirësuar jetën e tyre, duke theksuar se aty do të marrin pjesë edhe emra të njohur të showbizit.

“Të shtunë dhe të diel kam një trajnim. Vijnë shumë personazhe VIP. Do më dëgjosh dy ditë dhe unë do të tregoj se çfarë mund të bësh më mirë me jetën tënde,”- u shpreh ai, duke ia drejtuar fjalën edhe Ema Andreas, e cila ndodhej në panel.

Por reagimi i aktores ishte i menjëhershëm dhe i prerë:

“Me thënë të drejtën, tani e kuptova pse je në këtë situatë, ku je i bindur se çdo gjë që thua do t’u shërbejë të gjithëve. Çfarë bëj në jetë e kam zgjedhur vetë, dhe jam e suksesshme me këtë që kam zgjedhur. Kam gjëra më të rëndësishme për të bërë,” -deklaroi Andrea.

Pas debatit të ashpër në studio, vëmendjen e rrjeteve sociale e mori një postim i aktores Egla Ceno, i cili nga shumë ndjekës u interpretua si një kunjë e tërthortë ndaj Emas. Kjo solli reagime të shumta, duke shtuar edhe më shumë kuriozitet mbi marrëdhëniet mes artisteve.

E kontaktuar nga moderatori Ronaldo Sharka për “Live From Tirana”, Egla Ceno dha një sqarim, duke mohuar që postimi të ishte drejtuar një personi të caktuar:

“Nuk ka lidhje me emra, ka lidhje me qenien njerëzore. Të kujtoj një letër që Anthony Hopkins i shkroi kolegut të tij Bryan Cranston… aty e gjen përgjigjen. Vetëm një njeri i plotësuar mund të përkulet me dashuri para talentit të dikujt tjetër. Kështu njihen të mëdhenjtë nga fjalët që ngrejnë, jo ato që ulin. Të tjerët vijnë sipas radhës. Poshtë.”

Nga ana tjetër, e kontaktuar live nga “Live From Tirana”, Ema Andrea nuk preferoi të jepte komente të mëtejshme pas debatit dhe spekulimeve që po qarkullojnë. Aktorja mbylli telefonatën, duke lënë të paqartë nëse do të reagojë më vonë për situatën.

The post Sqarime për ‘debatin virtual’! Egla Ceno përgjigjet, Ema Andrea i mbyll telefonin medias! appeared first on iconstyle.al.

Egla Ceno ngre dyshimet: A do të rikthehet në Big Brother VIP 5?

By: gaze tare
2 November 2025 at 14:52

Fituesja e edicionit të fundit të “Big Brother VIP Albania”, Egla Ceno, ka ndezur sërish rrjetin me një përgjigje intriguese në “Instagram”. Gjatë një rubrike pyetjesh me ndjekësit, një fans e pyeti:

“Kur do të të shohim sërish në ekran? Mbase si opinioniste e BBVA5?”

Aktorja iu përgjigj me humor, por edhe me një notë misterioze:

“Mbase. Ose mbase po bëj valixhen për të rihyrë, gjithmonë gati për ndonjë debat të mirë. Pupupupu.”

Ky reagim ka mjaftuar për të shkaktuar spekulime se Egla mund të rikthehet në “Big Brother VIP Albania 5”, qoftë si opinioniste, qoftë si pjesëmarrëse surprizë në shtëpi.

Pas fitores së saj, Egla është komentuar gjerësisht për karakterin e fortë dhe debatet e saj brenda lojës, ndaj një rikthim i mundshëm do të ishte një nga momentet më të shumëpritur të edicionit të ri. Fansat e saj në rrjete sociale tashmë po presin me kureshtje nëse kjo përgjigje ishte një shaka apo një paralajmërim i fshehtë.

Kujtojme se Gjykata e Tiranës ka shpallur fajtore aktoren për veprën penale të shpifjes ndaj moderatorit Saimir Kodra, pas deklaratave të saj gjatë pjesëmarrjes në reality show-n “Big Brother VIP Albania”. Në program, Ceno kishte rrëfyer se ishte ngacmuar seksualisht nga një moderatori në vendin e punës, deklaratë për të cilën më vonë Kodra ngriti padi në gjykatë për mbrojtjen e reputacionit personal dhe profesional.

Vendimi i gjykatës, i dhënë në mungesë të aktores, parashikon që ajo të publikojë një përgënjeshtrim në një media kombëtare, si formë dënimi për deklaratat e konsideruara të pavërteta.

The post Egla Ceno ngre dyshimet: A do të rikthehet në Big Brother VIP 5? appeared first on iconstyle.al.

Egla Ceno rrëfen gjendjen e nënës së paralizuar: Po kalon një periudhë të vështirë

By: gaze tare
22 October 2025 at 09:21

Egla Ceno, fituesja e Big Brother VIP Albania 3, ka qenë e ftuar nëpërmjet një videocall në programin “Goca dhe Gra”, ku ka ndarë një pjesë të dhimbshme të jetës së saj. Ajo ka folur për gjendjen shëndetësore të nënës së saj, e cila ka kaluar një ishemi në tru dhe aktualisht është paralizuar, por jashtë rrezikut për jetën.

Në intervistën e saj, Egla tregoi se ka kaluar një periudhë shumë të vështirë për shkak të shëndetit të nënës, e cila është duke marrë trajtim dhe kujdes mjekësor të vazhdueshëm. Megjithatë, ajo u shpreh e qetë duke theksuar se gjendja e saj është stabile dhe nuk është më në rrezik për jetën.

“Në fakt tmerri i kësaj interviste është mami. Mamin nuk e kam në shtëpi, është në Poliçan me një kujdestare. Jam munduar që mos ta ngarkoj me këtë çështje, por tashmë ajo do ketë parë lajme e tituj për këtë gjë. Do më marrë në telefon. Ajo është e paralizuar, nuk e ka marrë veten. U bënë tre muaj që ka pësuar një ishemi në tru. Është jashtë rrezikut për jetën. Do ja dalim dhe ajo është e fortë”, u shpreh Egla Ceno.

Egla shfrytëzoi mundësinë për të falënderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë kësaj periudhe të vështirë.

 

The post Egla Ceno rrëfen gjendjen e nënës së paralizuar: Po kalon një periudhë të vështirë appeared first on iconstyle.al.

Egla Ceno tregon lajmin e dhimbshëm: Mamaja u paralizua, pësoi ishemi cerebrale

By: M C
21 October 2025 at 23:31

Aktorja Egla Ceno, deklaroi në emisionin “Goca dhe Gra” se nëna e saj ndodhet në Poliçan nën kujdesin e një gruaje pasi pak kohë më parë ka pësuar një paralizë.

Ceno u shpreh se për lajmet e saj që qarkullojnë në rrjet, nënën nuk e ka informuar pasi nuk do që ta ngarkojë ndërsa theksoi se me shumë mundësi pas kësaj dalje televizive do ta marrë në telefon.

“Mamin se kam në shtëpi, por me një kujdestare në Poliçan. Do ketë lexuar, do ketë parë lajme, tituj, gjëra, po e shikon dhe këtë me siguri.

Do më marrë në telefon, do më pyesë. Mami është e paralizuar, ka tre muaj që i ka rënë një ishemi në tru. Do ia dali, ajo është e fortë.”-tha Ceno.

The post Egla Ceno tregon lajmin e dhimbshëm: Mamaja u paralizua, pësoi ishemi cerebrale appeared first on Albeu.com.

Egla Ceno tregon për nënën: Është e paralizuar, do ja dalim. Ka kaluar një ishemi në tru

By: redi
21 October 2025 at 21:29

Sonte në ”Goca dhe Gra” ishte aktorja dhe fituesja e ”BBVA3” Egla Ceno, ku gjatë intervistës së saj, ajo u ndal dhe te gjendja shëndetësore e të ëmës, e cila ka kaluar një ishemi në tru dhe ndodhet e paralizuar, jashtë rrezikut për jetën. ”Në fakt tmerri i kësaj interviste është mami. Mamin nuk e kam në shtëpi, është në Poliçan me një kujdestare. Jam munduar që mos ta ngarkoj me këtë çështje…

Source

U tha se gjykata e shpalli fajtore për shpifje ndaj moderatorit Saimir Kodra, Egla Ceno del me deklaratë publike

21 October 2025 at 22:15


Gjatë ditës së sotme u raportua se Gjykata në Tiranë, shpalli fajtore Egla Cenon, ndaj padisë për shpifje, e iniciuar nga Saimir Koda, pas pretendimeve të aktores për ngacmim seksual.

Këto deklarata, Egla i kishte bërë gjatë kohës sa ishte brenda spektaklit të Big Brother VIP Albania 3.

E ftuar në emisionin Goca dhe Gra, në një lidhje direkte, aktorja potencoi se i është thënë nga mbrojtja e saj se është dënuar si fajtore, dhe se detyrohet të bëjë një përgënjeshtrim [ndaj deklaratave për ngacmim] në një medium specifik.

“Ky është dënimi që avokati ma tha që është marrë, por vendimi nuk është zbardhur. Nuk dihet me çfarë arsyetimesh, në çfarë forme, e kështu gjërash”, ka deklaruar sot Egla.


“Jam koshiente, që është e fortë [kauzë] jam e sigurt që edhe ju jeni, mua më vjen mirë që kjo kauzë është në veshët, gojën dhe vëmendjen e të gjithëve sepse ky është dhe qëllimi i kësaj kauze. Unë kam një video në Instagramin tim ku kam folur fjalën e fundit, në seancën e fundit ku kam qenë prezente, që ishte fjala e fundit që më takonte të thoja dhe ajo video është literalisht fjala ime e fundit para trupit gjykues”, theksoi aktorja.

“Nuk kam asgjë, asnjë presje për të shtuar dhe për të hequr kësaj fjale të fundit, unë sigurisht, nuk do të tërhiqem me mjetet ligjore me ato që ligji lejon, do e vazhdojë këtë betejë, edhe dy jetë t’i kisha, të dyja do t’i shpenzoja, për ta vazhduar këtë betejë”.

Egla po ashtu dha një deklaratë për sa i përket reagimeve të përziera nga publiku, në lidhje me vendimin e gjykatës.

“Ndihem shumë mirë që flitet për këtë gjë publikisht, duhet të flitet, por unë do i lutesha të paktën njerëzve që dinë të lexojnë nën rreshta, që respektojnë figurën time apo këtë kauzë, të ishin të kujdesshëm me mënyrën se si flitet, me mënyrën se si i drejtohen edhe organeve ligjvënëse, sepse kjo është një çështje që nuk bëhet ‘tap-rrap’, është një çështje që do durim, e unë kam gjithë durimin e botës për ta çuar përpara”, është shprehur ajo.

Gjykata shpalli Egla Cenon fajtore për shpifje ndaj Saimir Kodrës, reagon aktorja!

By: gaze tare
21 October 2025 at 21:36

Gjykata e Tiranës ka shpallur fajtore Egla Cenon për shpifje ndaj Saimir Kodrës, pas akuzave që ajo ka bërë gjatë pjesëmarrjes në reality show-n “Big Brother”. Egla kishte deklaruar se ishte ngacmuar seksualisht nga Kodra në vendin e punës. Në një intervistë për emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel, ajo refuzoi të komentojë menjëherë vendimin e gjykatës, duke shtuar se do të presë zbardhjen e tij dhe do të apelojë.

Egla Ceno theksoi se është e bindur për qëndrimin e saj dhe se do të ndjekë çështjen në të gjitha instancat ligjore, pasi vazhdon të qëndrojë pas deklaratës që bëri më herët. Ajo u shpreh se nuk ka ndryshuar mendim dhe do të bëjë çdo përpjekje për të mbrojtur të drejtat e saj.

“Nuk marr përsipër të flas për vendimin e gjykatës, ende nuk është zbardhur. Avokati më ka telefonuar, nuk kam qenë vetë prezente në seancë, avokati më tha që unë dënohem si fajtore dhe detyrohem të shkruaj në një media një përgënjeshtrim, ky është dënimi që avokati më tha që është marrë. Vendimi nuk është zbardhur, nuk dihet mbi ç’bazë arsyetimesh”, tha ajo.

“Më vjen mirë që kjo kauzë është në vëmendjen e të gjithëve, sepse ky është dhe qëllimi i kësaj kauze. Kam një video në Instagram ku kam folur fjalën e fundit në seancë, dhe ajo video është literalisht fjala ime e fundit, nuk kam asnjë presje për të shtuar apo hequr. Unë nuk do tërhiqem, me mjete ligjore do ta vazhdoj këtë betejë, dhe dy jetë të kisha do i shfrytëzoja për të vazhduar këtë betejë”, u shpreh Ceno.

“Ndihem shumë mirë që flitet për këtë gjë publikisht, duhet të flitet. Njerëzve që dinë të lexojnë nën reshta dhe që respektojnë figurën time apo këtë kauzë, të jenë të kujdesshëm sesi drejtohen. Kjo është një çështje që do durim dhe unë kam gjithë durimin e botës për ta çuar përpara”, u shpreh aktorja.

“Unë bëra rrëfim personal për një kauzë të lartë sociale, nuk u shpreha padashje apo në emocione e sipër”, tha Ceno.

“Do ta ankimoj, do t’i shkoj deri në fund, tani më shumë se kurrë. Do doja ta kisha bërë më herët, por nuk ka një kohë të përcaktuar për këtë.

E thashë në Big Brother sepse nuk kanë qenë kushtet për ta folur më parë, nuk ma ka tërhequr truri. Konteksti ku isha, konteksti ku dola, ishte në kontekstin e një bisede të organizuar me letra, ku flitej për këtë temë, dhe unë solla eksperiencën time”, tha Egla.

“Nuk më lidh asgjë me zotërinë në fjalë, nuk kam folur dhe as takuar pas deklaratës. Çfarë kam për të thënë do zhvillohen brenda institucioneve përkatëse”, u shpreh ajo.

The post Gjykata shpalli Egla Cenon fajtore për shpifje ndaj Saimir Kodrës, reagon aktorja! appeared first on iconstyle.al.

❌
❌