Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Teatri i Kukullave feston 75-vjetorin, shtëpia ku fëmijët rriten me magji

5 December 2025 at 18:16

TIRANË, 5 dhjetor/ATSH/ Teatri Kombëtar i Kukullave feston sot 75-vjetorin e krijimit, një jubile që shënon historinë e një institucioni të dashur për breza të shumtë fëmijësh.

I themeluar më 6 dhjetor 1950, në godinën e ndërtuar në vitin 1925, e cila dikur ka qenë selia e parë e Parlamentit shqiptar, Teatri i Kukullave vijon të mbetet shtëpia më e dashur e artit për të vegjlit.

Artistët që i kanë dhënë jetë këtij institucioni ndër vite kujtojnë me emocion rrugëtimin e gjatë të teatrit.

Për të shënuar këtë 75-vjetor, Teatri i Kukullave ka përgatitur një program të gjerë festiv, ndriçimin e pemës së fundvitit, si dhe hapjen e ambienteve të reja muzeale për fëmijë dhe të rritur.

Deri më 30 dhjetor, fëmijët do të mund të ndjekin shfaqje falas, ndërsa vizitorët do të përfitojnë guida muzeale pa pagesë.

Me këtë rast kujtohen figurat e para që ngritën artin e kukullës në Shqipëri: Zija Grapshi, Xhavit Xhepa, Xhavit Sallaku, Lorenc Pepa, Mirketa Çobani, Zef Kurti, Eva Pëllumbi, Melpomeni Çobani, Bakie Baboçi, Shegushe Bebeti e shumë të tjerë.

Janë pikërisht këta artistë që kanë bërë të paharrueshme personazhe ikonike si Pinoku, Borëbardha, Ujku, Gjergj Elez Alia, Bardhoshja dhe Zana, duke lënë gjurmë të thella në kujtesën e publikut të vogël ndër vite.

Teatri fton të gjithë qytetarët të bashkohen në festimet e këtij viti jubilar, duke rikthyer emocionet e fëmijërisë dhe duke përjetuar magjinë që ka shoqëruar prej dekadash publikun më të pastër, fëmijët.

/a.f/r.e/

The post Teatri i Kukullave feston 75-vjetorin, shtëpia ku fëmijët rriten me magji appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Egla Ceno largohet nga Teatri “Skampa”: Keni dy muaj që më hiqni bebelinat e mamit!

By: D Marku
3 December 2025 at 13:29

Aktorja Egla Ceno ka njoftuar dorëheqjen e saj nga Teatri “Skampa” në Elbasan, pas një përplasjeje me drejtorin e institucionit, Kliton Kapaj. Lajmin e bëri të ditur vetë aktorja përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shpjegon se shkak për vendimin e saj ka qenë mospagesa e rrogës për dy muaj, një shumë prej 55 mijë lekësh të reja.

Sipas Cenos, problemi ka lindur pas pjesëmarrjes së saj në shfaqjen “Babai” në Teatrin Eksperimental të Tiranës. Ajo e cilëson vendimin e drejtorit për të pezulluar pagën e saj si një veprim “artistik” me shumë finesë, që tregon sesi vlerësohet puna dhe artisti. Në postimin e saj, Ceno shprehet: “Vijoj përpara, më e fortë dhe më e qartë se kurrë për çfarë meritoj dhe çfarë nuk pranoj.”

Aktorja, e cila ka qenë pjesë e skenës elbasanase për vite me radhë, thekson se largimi i saj nuk lidhet me teatër, por me menaxhimin e institucionit.

Reagimi i plotë:

Tiranë.

“Falenderim publik për Teatrin “Skampa” për “bashkëpunimin” që kam patur deri sot. Ka qenë një eksperiencë e paharrueshme; sidomos momenti kur u vendos të hiqej paga ime vetëm se mora pjesë në shfaqjen “Babai” te Teatri Kombëtar Eksperimental (të paktën ky ishte preteksti që mu komunikua) Një veprim “artistik” me plot finesë, që flet shumë për mënyrën se si vlerësohet puna, artisti dhe njeriu.

Sa për dirigjencën? Bravo. E goditët me stil të vërtetë të lartë “vendimmarrjen kreative”. Kaq kam për dirigjencën! Zoti qoftë me ju, keni dy muaj që më hiqni bebelinat e mamit (550 lek te vjetra rrogë) Vijoj përpara, më e fortë dhe më e qartë se kurrë për çfarë meritoj dhe çfarë nuk pranoj.E dua pafundësisht Skampën dhe Elbasanin dhe jam vetëm mirënjohëse për dashurinë e publikut. Kjo është një histori drejtorllëku por unë “luftën” e kam me skenën jo me drejtorllëkun, prandaj i mrekullueshmi Elbasan, të lutem prano dorëheqjen time. Ju kam në zemer”, shkruan Ceno në postimin e saj.

The post Egla Ceno largohet nga Teatri “Skampa”: Keni dy muaj që më hiqni bebelinat e mamit! appeared first on Albeu.com.

Pse gruaja dhe djali i Shekspirit mbeten ende një mister

27 November 2025 at 14:48


Filmi i ri Hamnet, që po përflitet për çmime Oscar, paramendon jetën familjare të Uilliam dhe Agnes Shekspirit - dhe humbjen e djalit të tyre. Është një histori prekëse që mbush shumë boshllëqe.

Nga: Caryn James / BBC
Përkthimi: Telegrafi.com

Hamnet - romani i elokuent i Maggie O'Farrellit nga viti 2020 dhe filmi i ri i bazuar mbi të - gruaja e Shekspirit [William Shakespeare], Agnesa, paraqitet si herbaliste që njeh mjekësinë natyrore dhe ka aftësi pothuajse të mbinatyrshme për të ndier të ardhmen. Por, ajo nuk arrin ta shpëtojë djalin e saj të vogël nga murtaja - një vdekje që e shtyn të atin e djalit të shkruajë një nga veprat më të mëdha të letërsisë: Hamletin. Dhe, thuajse asgjë nga kjo nuk është e vërtetuar. Në letër dhe në ekran, Hamneti është një vepër e imagjinatës, një eksplorim i thellë i dhimbjes dhe humbjes, i ndërtuar mbi pak fakte të njohura. Nuk mund të thuash se O’Farrell - që ka shkruar gjithashtu edhe skenarin e filmit bashkë me regjisoren Chloé Zhao - ka shtrembëruar të vërtetën, sepse nuk ekziston një histori e dokumentuar, pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare të historianëve për të zbardhur të kaluarën e Shekspirit.

Faktet e pakta rreth familjes së Shekspirit janë shumë më të pakta në numër nga pyetjet që ato ngrenë. Regjistrimet tregojnë se në vitin 1582, Ulliam Shekspiri, atëherë 18 vjeç, u martua me 26-vjeçare Anne Hathaway, e cila ishte shtatzënë me fëmijën e tyre të parë, Susanna. Tre vjet më vonë lindën binjakët e tyre, Judith dhe Hamnet - një emër që në atë kohë përdorej në mënyrë të ndërrueshme me Hamlet. Në vitin 1596, kur ishte vetëm 11 vjeç, Hamneti vdiq. U varros më 11 gusht, dhe është pothuajse e sigurt që Shekspiri, i cili ndodhej në udhëtim me trupën e tij teatrale, nuk ka mundur të kthehet me kohë në Stratford për funeralin. Rreth katër vjet më vonë, ai shkroi Hamletin. Nxirrni çfarë të doni nga kjo.

Paul Mescal dhe Jessie Buckley interpretojnë Uilliam dhe Agnes Shekspirin në filmin “Hamnet” (Burimi: Alamy)

Askush nuk e di nëse Shekspiri u detyrua të martohej me Annen sepse ajo ishte shtatzënë, apo nëse ishin lidhur vërtet nga dashuria. Askush nuk e di saktësisht si vdiq Hamneti, por murtaja ishte përhapur shumë në atë kohë dhe është shkaku më i mundshëm. Më e rëndësishmja për librin dhe filmin, askush nuk di shumë për vetë Annen, përfshirë nëse ajo dinte të lexonte e të shkruante. Letërsia ia jep asaj një personalitet të fortë (siç e portretizon fuqishëm Jessie Buckley në një rol që pritet të nominohet për Oscar), dhe një romancë pasionante me Shekspirin (të luajtur nga Paul Mescal). Në të vërtetë, Hamneti flet për Agnesën.

Në shënimet e autores në fund të romanit, O’Farrell pranon se dihet shumë pak për Hamnetin dhe prindërit e tij. Por, ajo e mbush rrëfimin e saj me kërkime të kujdesshme për fundin e shekullit XVI, duke e vendosur ngjarjen në kontekstin historik. Gjatë hulumtimit, ajo i tha BBC-së: "U tërhoqa paksa nga mënyra se si historia dhe studimet akademike e kanë trajtuar keq gruan e Shekspirit, gruan që na mësuan ta quajmë Anne Hathaway. Na është dhënë vetëm një version për të, dhe shumica e biografëve thjesht janë pajtuar me të - se ajo ishte një fshatare analfabete e cila e detyroi atë në martesë, se ai e urrente, se iku në Londër për të qenë larg saj”.

Edhe emri i saj është i pasigurt. Babai i saj, një fermer i suksesshëm, ia la asaj një pajë në testament, duke e quajtur Agnes. O’Farrell zgjodhi t’ia japë personazhit të saj këtë emër, duke arsyetuar: “[nëse] ndokush do ta dinte emrin e saj, do të ishte i ati.” Ajo thotë: “U ndje vërtet si simbolikë që, përveç gjithçkaje tjetër, nuk kemi arritur as emrin t’ia dimë saktë.”

O’Farrell ka një argument të fortë sa i përket demonizimit të gruas së Shekspirit. Jo Eldridge Carney, autore e studimit Gratë i kundërpërgjigjen Shekspirit: Adaptime dhe përshtatje bashkëkohore dhe profesoreshë e gjuhës angleze në Kolexhin e Nju-Xhersit, i tha BBC-së:

“Ky portretim nga O’Farrelli është mohim i qëllimshëm i shekujve të paragjykimeve dhe supozimeve të pabazuara për Annen - qoftë si shenjtore e duruar, por e mërzitshme, që ruante vatrën në Stratford, qoftë si grua e përdalë që e joshi Shekspirin në një martesë të mjerë.”

Ky vizatim në formë portreti nga viti 1708, është imazhi i vetëm i mbijetuar që mund të paraqesë gruan Anne Hathaway - ose Agnes, siç quhet në film.(Burimi: Getty Images)

Zbulimi i emrit të saj të vërtetë është më i ndërlikuar. David Scott Kastan, një studiues i njohur i Shekspirit dhe profesor emeritus i anglishtes në Universitetin Jejlit, i tha BBC-së: “Në thuajse të gjitha dokumentet ajo quhet Anne, dhe vetëm në një - testamentin e të atit - quhet Agnes.” Asgjë tjetër nuk është e sigurt. Është e mundur, thotë ai, “që ajo të jetë pagëzuar Agnes, por të jetë quajtur Anne.” Ai shton: “Më pëlqen mënyra se si romani e shfrytëzon këtë mundësi për t’ia dhënë asaj një identitet të vetin, të ndarë nga martesa për të cilën dimë shumë pak dhe që gjithnjë e shohim përmes lentes së Shekspirit.”

Për të krijuar personazhin e veçantë të Agnesës, O'Farrell e përpunoi atë nga dramat e Shekspirit. “Ajo çfarë bëra ishte të kthehesha te dramat dhe t’i rilexoja në një mënyrë tjetër, duke parë nëse mund ta gjeja aty - sepse gjithnjë kam ndier se e shoh Hamnetin te Hamleti. Por, pyesja veten - mendoja se duhej të ishte diku.”

Një frymëzim për intuitën e Agnesës vjen nga këto rilexime. “Ka shumë vizione dhe parandjenja në dramë,” thotë O’Farrell. “Mendo për shembull për orakullin te Jul Cezari’.” Njohuritë letrare të Agnesës për bimët dhe ilaçet kanë gjithashtu një paralelizëm me dramat e Shekspirit - veçanërisht në monologun e Ofelisë te Hamleti, kur ajo duket se humb mendjen dhe u shpërndan lule e bimë personazheve të tjerë, duke përmendur vargjet: “Rozmarina është për kujtesën.”

“Lexova që çdo shtëpi, në atë kohë, kishte një kopsht mjekësor,” thotë O’Farrell. “Dhe, do të ishte përgjegjësi e gruas së shtëpisë, matriarkes, të dinte si të përgatiste ilaçe dhe të trajtonte sëmundjet. Nuk ishte diçka që burrat dinin.” Për këtë pjesë të dialogut, O’Farrell thotë se mund të paramendohet se Shekspiri është mbështetur te njohuritë e gruas së tij.

Të shohësh Agnesën si partnere të barabartë në martesë, kjo na ofron - ndoshta si një dëshirë e fshehtë - një Anne/Agnes për shekullin XXI. Agnesa e Buckleyt është lloji i gruas që mund të donim që Shekspiri të kishte - që është e veçantë në mënyrën e saj. Ajo është aq e pazakontë saqë përflitet, siç paralajmëron nëna e Shekspirit në film, se është “fëmijë i një magjistareje të pyllit.” Është e mençur, me bindje të forta dhe mjaft e kuptueshme për ta pranuar se burri i saj duhet të ndjekë thirrjen e tij artistike në Londër. Ajo është një grua për të cilën gjeniu mund të kishte rënë në dashuri - dhe ne kuptojmë se pse Shekspiri i Mescalit ndien një tërheqje ndaj saj që në fillim.

Ilustrim i shekulli XIX: Shekspirit duke recituar “Hamletin” për familjen e tij, me gruan ulur në karrige djathtas dhe djalin e tij, Hamnet, pas tij në të majtë(Burimi: Alamy)

Ky konceptim i Anne/Agnesës nuk është domosdo një dëshirë romantike. Carney thotë: “Edhe pse mund të jetë joshëse ta shohim Annen e O’Farrellit si përpjekje për ta kthyer atë thjesht në një feministe të epokës së hershme moderne - një figurë më e përputhshme me ndjesitë tona - ky portretizim, në fakt, përputhet me atë që dimë për jetën e shumë grave të asaj kohe.” Ajo shton: “E dimë se shumë gra drejtonin me sukses atë që sot do ta quanim ‘biznes të vogël’: prodhimin e birrës, mjekësinë bimore, përpunimin e elbit, tregtinë, endjen dhe më shumë. Shkalla e edukimit të nevojshëm për këto profesione ka qenë më e vështirë për t’u vlerësuar.”

Ne ende nuk e dimë nëse gruaja e Shekspirit dinte të lexonte. Agnesa fiktive, në roman, mundet, por vetë O’Farrell mendon se në versionin real të saj ajo ka qenë ndoshta analfabete. “Do të ishte e kotë të edukohej vajza e një blegtori për të shkruar dhe lexuar,” thotë ajo.

Martesa që përshkruhen në libër dhe në film, bëhet më e distancuar kur Shekspiri largohet nga familja për periudha të gjata kohore, duke jetuar në Stratford-mbi-Ejvën ndërsa punon në teatër në Londër - mungesa që janë historikisht të dokumentuara. Por, kur bëhet fjalë për vdekjen e Hamnetit dhe pasojat e saj të dhimbshme, ka vetëm spekulim.

O’Farrell, në përputhje me esenë me ndikim të studiuesit të Shekspirit, Stephen Greenblatt, Vdekja e Hamnetit dhe krijimi i Hamletit (2004), sheh një lidhje të drejtpërdrejtë me dramën, përtej ngjashmërisë së emrit. Në film, kur Agnesa udhëton drejt Londrës për ta parë vetë dramën - një shtesë e sajuar artistike - ne shohim, ashtu si ajo, se aktori që luan Hamletin është veshur dhe stilizuar që të ngjajë me Hamnetin. Në një zgjedhje brilante të kastit, Jacobi Jupe luan djalin Hamnet, ndërsa Noah Jupe, vëllai i tij, luan Hamletin në skenë. Ngjashmëria vizuale mes tyre është e padiskutueshme. Në këtë interpretim, drama nuk është vetëm një mënyrë për Shekspirin për të shprehur pikëllimin e tij - por, edhe një mundësi për t’ia thënë lamtumirën të birit në skenë, ashtu siç nuk mundi ta bënte në jetë.

Kastan thotë për lidhjen mes vdekjes së Hamnetit dhe dramës: “Ajo patjetër duhej të kishte një ndikim - thjesht nuk e dimë se çfarë ishte. Është joshëse, ndoshta e parezistueshme, ta lidhësh vdekjen e djalit me Hamletin. Vdekja e Hamnetit/Hamletit duhet të jetë ndier nga Shekspiri dhe familja e tij si humbje shkatërrimtare për shpirtin. Mund të ketë qenë, të paktën pjesërisht, arsyeja se pse, brenda pak vitesh nga vdekja e djalit, Shekspiri iu kthye një drame të vjetër (ndoshta nga Thomas Kyd) për një djalë të quajtur Hamlet dhe një fantazmë që thërret për ‘hakmarrje’ - për të shkruar Hamletin e tij, në të cilin do të interpretonte edhe vetë.” Është spekuluar prej kohësh se Shekspiri vetë e luajti rolin e fantazmës në dramën e tij - duke përmbysur rolet mes të gjallit dhe të vdekurit. Por, ka shumë ndikime të tjera në dramë, si letrare, ashtu edhe kulturore. “Lidhjet mes ngjarjeve të jetës dhe artit të Shekspirit janë thjesht spekulime - sado intriguese që janë,” thotë Kastano.

Kulmi emocional i filmit “Hamnet” ndodh kur Agnesa udhëton drejt Londrës për të parë vetë Hamletin(Burimi: Alamy)

Fakti është që nuk ekziston asnjë provë e mbijetuar që të tregojë se çfarë ka menduar apo ndier Shekspiri për gruan dhe familjen e tij - as edhe një copë letre. Por, studimet e reja mbi një fragment letre nga një dërgues i panjohur, mund të hedh ose të mos hedh dritë mbi martesën e Shekspirëve. Matthew Steggle, profesor i gjuhës angleze në Universitetin e Bristolit, sugjeron se një letër drejtuar “Zonjës Shekspir” në Londër, mund të ketë qenë për Annen. Kjo do të nënkuptonte se ajo ka jetuar në Londër me burrin e saj midis viteve 1600 dhe 1610 - dhe do të dëshmonte se ajo dinte shkrim-lexim. Vetë Steggle ka thënë se kërkimi i tij thjesht “hap derën” ndaj kësaj mundësie, se “është një mundësi që duket e vështirë për t’u mohuar, por jo e sigurt.”

Megjithatë, më shumë sesa çdo kërkim studimor, ky film me vlerë ka më shumë gjasa të ndryshojë perceptimin publik për gruan e Shekspirit, duke e përforcuar atë si Agnes. Kjo do të ishte “shumë bukur, nëse është e vërtetë,” thotë O’Farrell. Por, “ndoshta do të jetë një gjë kalimtare. Ndoshta, ashtu si kjo letër, do të dalë në dritë diçka tjetër dhe të gjithëve do të na duhet të ndryshojmë mendim përsëri.” Ajo shton dy fjalët që përkufizojnë aq shumë nga ajo që dimë për Shekspirët dhe për djalin e tyre: “Kush e di?” /Telegrafi/

Dramat e Shekspirit, nga më e dobëta te më e mira

11 November 2025 at 14:59


Nga: Dominic Cavendish, kritik i teatrit / The Telegraph
Përkthimi (i pjesshëm): Telegrafi.com

Në një poemë që paraprin botimin e parë të Folios të parë të vitit 1623, dramaturgu Ben Jonson e përshkruan Shekspirin [William Shakespeare] si “jo i një kohe, por i të gjitha kohërave”. Dhe, me të vërtetë, në shekullin XXI, Bardi mbetet një figurë e nderuar në vendlindje dhe jashtë saj; veprat e tij janë përvetësuar, përshtatur dhe përkthyer nga kultura në mbarë botën - me një ndikim që tejkalon shumë “këtë ishull të skeptrit”.

Çfarë guximi, pra, është të përpiqesh të përmbledhësh një letërsi që kërkon një jetë të tërë për t’u studiuar, në një udhëzues të shkurtër - e, për më tepër, të pretendosh ta radhitësh sipas cilësisë.

Si e përzgjodha këtë listë?

Edhe pse kjo mund të duket çmenduri, ka (disi) një metodë në të: përveç vlerësimeve të shumta kritike, jam udhëhequr edhe nga përvoja ime si kritik teatri në The Telegraph gjatë 25 vjetëve të fundit. Edhe pse kam marrë parasysh popullaritetin relativ të veprave, lista është edhe personale; shpesh faktori vendimtar ka qenë se si “ndihesha” përveç se çfarë mendoja.

Ndoshta renditjet më të larta dhe më të ulëta nuk do të shkaktojnë shumë debat, edhe pse “top 10-shi” është gjithmonë provokues. Por, shpresoj që kjo listë do të nxisë një debat argëtues, kureshtje të re për veprat e Shekspirit - dhe ndoshta ndonjë zbulim të papritur.

Për vegëza [link] me shfaqjet filmike, për çdo vepër të përfshirë te Vepra e plotë, kam sugjeruar një opsion të mirë për ta parë në internet (në disa raste edhe në DVD). Zgjedhja është bërë si për arsye praktike ashtu edhe për cilësinë e realizimeve: çfarë është e qasshme dhe lehtësisht e arritshme. Kam favorizuar platformat si Globe Player, Marquee dhe National Theatre at Home që ofrojnë qasje të drejtpërdrejtë përmes qiraje ose abonimi dhe që janë të licencuara. Të interesuarit për materiale historike mund të kërkojnë gjithashtu në burime të tjera si YouTube.

***

38. Henriku VIII (1613)
- Linku: Këtu!

37. Dy fisnikë nga Verona (1613-1614)
- Linku: Këtu!

36. Mbreti Xhon (1594-1596)
- Linku: Këtu!

35. Dy zotërinj nga Verona (c 1590-1594)
- Linku: Këtu!

34. Perikliu (1608)
- Linku: Këtu!

33/32/31. Trilogjia Henriku VI (c 1591-1592)
- Linku: Këtu!

30. Timoni nga Athina (c 1604-6)
- Linku: Këtu!

29. Zbutja e kryeneçes (c 1590-1594)
- Linku: Këtu!

28. Gratë e hareshme të Uindzorit (c 1597-1601)
- Linku: Këtu!

27. Gjithçka është mirë që mbaron mirë (c 1603-6)
- Linku: Këtu!

26. Troili dhe Kresuda (1601-2)
- Linku: Këtu!

25. Mundimet e kota të dashurisë (1595-96)
- Linku: Këtu!

24. Tit Androniku (1588-93)
- Linku: Këtu!

23. Simberlini (1610)
- Linku: Këtu!

22. Përralla dimërore (1609-1611)
- Linku: Këtu!

21. Tregtari i Venedikut (1596-1598)
- Linku: Këtu!

20. Antoni dhe Kleopatra (1606-7)
- Linku: Këtu!

19. Koriolani (1607-1608)
- Linku: Këtu!

18. Masë për masë (1603-4)
- Linku: Këtu!

17. Komedia e keqkuptimeve (c 1590-94)
- Linku: Këtu!

16. Jul Qesari (1599)
- Linku: Këtu!

15. Henriku V (1599)
- Linku: Këtu!

14. Ashtu siç ju pëlqen (1599)
- Linku: Këtu!

13/12. Henriku IV, pjesët 1 dhe 2 (c 1596-98)
- Linku: Këtu!

11. Shumë zhurmë për asgjë (1598-9)
- Linku: Këtu!

10. Stuhia (1611)
- Linku: Këtu!

9. Nata e dymbëdhjetë (1601)
- Linku: Këtu!

8. Rikardi II (1595-96)
- Linku: Këtu!

7. Rikardi III (1592–1594)
- Linku: Këtu!

6. Othello (1604)
- Linku: Këtu!

5. Makbeth (1606)
- Linku: Këtu!

4. Ëndrra e një nate vere (1595-96)
- Linku: Këtu!

3. Romeo dhe Zhuljeta (c 1595-96)
- Linku: Këtu!

2. Mbreti Lir (c 1605-06)
- Linku: Këtu!

1. Hamlet (1599-1601)

- Linku: Këtu!

/Telegrafi/

Po finalizohet Amfiteatri në Bellobrad të Dragashit

30 October 2025 at 23:33


Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka vizituar sot nga afër disa nga projektet infrastrukturore që janë në fazën përfundimtare të realizimit.

Gjatë vizitës në terren me inxhinierët komunalë, kryetari Xheladini përcolli punimet në projektin e Amfiteatrit në Bellobrad, i cili pritet të përfundojë gjatë javës së ardhshme. Po ashtu, ai inspektoi punimet e kubëzimeve në fshatin Bresanë, ku punimet po zhvillohen sipas planifikimeve.



“Çdo ditë e më tepër Komuna jonë po përjeton transformime të mëdha në infrastrukturë, falë projekteve që po realizohen me përkushtim të madh dhe me synim përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë në çdo cep të Dragashit,” ka deklaruar Xheladini.

Komuna e Dragashit ka paralajmëruar se gjatë muajve në vijim do të përfundojnë edhe disa projekte të tjera në fushën e infrastrukturës dhe hapësirave publike, që synojnë rritjen e cilësisë së jetesës për banorët e të gjitha fshatrave të komunës. /Telegrafi/

Silva Caka do të bëhet “shefe” e policëve që e dhunuan para Teatrit

26 September 2025 at 11:13

Ish-deputetja e LSI-së, Silva Caka, një ndër personat më të besuar të Ilir Metës, u emërua ditën e sotme nga Edi Rama në postin e zëvendësministres së Brendshme. Ajo kaloi papritur “ylberin”, pasi ka patur vazhdimisht qëndrime mjaft të forta, në kufijtë e fyerjeve, ndaj Edi Ramës dhe qeverisë së tij. Por, vlen të theksohet […]

The post Silva Caka do të bëhet “shefe” e policëve që e dhunuan para Teatrit appeared first on BoldNews.al.

Banorët e Durrësit kundërshtojnë shpronësimet për projektin TID

24 September 2025 at 16:42

Shtatëdhjetekatër familje në Durrës pritet të humbasin pronat e tyre për shkak të një projekti urbanistik që synon t’i japë pamje tjetër Parkut Arkeologjik.

Projekti “Restaurimi dhe rikualifikimi urban i zonës perspektive TID” po financohet nga qeveria dhe bashkia e Durrësit në bashkëpunim me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF). Ai po has kontestime për vlerën e ulët të shpronësimeve dhe mungesën e konsultimeve publike.

Vendimi për shpronësimet u publikua në Fletoren Zyrtare më 26 gusht 2025. Ai parashikon kompensim për pronat në zonën e Amfiteatrit dhe Bulevardit Qendror për një vlerë totale rreth 315.5 milionë lekë (3.2 milionë euro), shumë më pak se 467 milionët (4.8 milionë euro) që kishte kërkuar fillimisht Bashkia Durrës.

Procedurat e likuidimit pritet të kryhen nga Agjencia Shtetërore për Shpronësimet, ndërsa përpara pagesës, pronarëve u duhet të paraqesin dokumentet e pronësisë të rifreskuara nga Kadastra.

Shpronësimi ka hyrë në fuqi menjëherë dhe duhet të përfundojë brenda muajit nëntor 2025. Por shuma e caktuar, është vlerësuar në çmime referencash që nuk janë përditësuar prej së paku 10 vite.

Shpronësimi me “vlera qesharake”

Banorët e zonës që preket nga projekti thonë se nuk janë konsultuar dhe se u njohën me projektin vetëm përmes medias. Citizens.al ishte në zonë dhe vizitoi disa prej shtëpive që preken nga shpronësimi.

“Vetëm nga celularët e kemi marrë vesh që do të prishen shtëpitë,” tha Shpresa Braholli, banore e rrugës “Ibrahim Tartari” krah “Bulevardit Tregtar”.

Ajo zotëron një banesë 149 m² dhe thotë se kompensimi i ofruar është 8.3 milionë lekë (85 mijë euro). Me këtë shumë, ajo thotë se nuk mund të përballojë blerjen e një shtëpie tjetër, as në periferinë e Durrësit.

“Jo këtu, po të matanë Spitallës që ta gjesh shtëpinë si kjo qe e kam,” vijon Shpresa.

Në shtëpinë e Altin Xhogut banojnë dy kurora familjare. Ai tregon se prona është vlerësuar me vetëm 6 milion lekë (62 mijë euro).

“Dy familje, nga 3 milionë, ç’mund të bësh me 3 milionë? Tek VKM-ja thotë që ky projekt zbatohet me pëlqimin e banorëve, por unë s’kam dhënë ndonjë pëlqim për të ma marrë pronën,” thotë Xhogu.

Projekti parashikon ndërhyrje për të zgjeruar hapësirat publik, përmendim këtu krijimin edhe të lulishteve. Banorët e intervistuar nga Citizens.al thanë se në disa raste shpronësimi i shtëpive të tyre u ishte kërkuar pikërisht për këtë qëllim.

Ata shprehen të zhgënjyer për faktin se zona ku ata banojnë është tjetërsuar gjatë viteve dhe hapësirat e dikurshme u dhanë për ndërtime shumëkatëshe.

“Te shkolla e muzikës, ka qenë lulishte, do të bëhet pallat. Këtu ne kemi pronën, kemi shtëpinë, prishe thotë (qeveria), do bëjmë lulishte. Nuk e di! Kjo nuk ka sens!” vijon Xhogu.

Banorët janë organizuar për të nisur një proces ligjor me padi kolektive kundër vendimit për shpronësimet duke synuar një vlerësim më të drejtë të pronave.

Shpronësimi me vlerën e viteve 2000

Plani për zonën TID është miratuar që në shkurt 2021. Ai lidhet me nismën e qeverisë, pas tërmetit të vitit 2019, me planet e detyruara vendore për rindërtimin dhe zhvillimin urban.

Në të njëjtin vit, AADF dhe Ministria e Kulturës publikuan “Planin e Menaxhimit të Integruar të Zonave Arkeologjike A & B” për periudhën 2021-2028, ku shpronësimet ishin parashikuar të ndodhnin në vitet 2021–2022. Procesi duket se po e zbaton me vonesë planin dhe pa transparencë të plotë.

Ndërkohë, qeveria e ka miratuar vlerën e shpronësimit për pronat që do të preken nga projekti në bazë të vlerës së tregut, sipas një vendimi të vitit 2000 – VKM nr. 138/2000, e cila është përditësuar me rregulloret e vitit 2015. Pra me çmimet e tregut të së paku 10 viteve më parë. Ngjashëm dhe kompensimi për trojet – VKM nr. 89/2016 dhe ndryshimeve të saj të mëvonshme.

Kështu, banorët e zonës historike të Durrësit po përballen me zhvlerësimin e pronës në mungesë të një procesi publik të ndershëm.

Çështja ngre pikëpyetje mbi etikën e zhvillimit urban dhe sjell ndërmend rastin e zonës së “5 Majit” në Tiranë ku plani i detyruar vendor xhentrifikoi zonën.

Lexoni gjithashtu:

The post Banorët e Durrësit kundërshtojnë shpronësimet për projektin TID appeared first on Citizens.al.

Hipokrizia mjet ndërmjetësues në marrdhënie

By: KultPlus
10 September 2025 at 12:42

Naser Shatrolli

Teatri i Gostivarit u shfaq në natën e dytë të festivalit të teatrove në Suharekë

Mardhënja ishte në strumbullin e tematikës.

George Bernard Shaw, dramaturg anglez, është autori i këtij tregimi, materialit të të cilit, regjisori Fatos Berisha, i ka bërë ndërhyrjet dhe lidhjet dramaturgjike në një kontekst modern.

Në thelb, në stukturën e pjesës shpërfaqet reflektimi dhe pozita e personazheve, varësisht nga ingranazhi, potenciali dhe intelektualizmi që është realitet i kufijve ndarës mes polesh karakteriale dhe qytetarie.

Ndërsa manipulimi njerëzor, dhelpëria apo dinakëria janë konjukturë e strukturuar prej kohësh që fshehen në buzëqeshjen e secilit, sikundër që ilariteti, komunikimi artificial dhe ato bëhen pjësë e rutinës, për të qenë dikushi diku, duke zotëruar rrethanat e plazhës, marketit, shtëpisë dhe ambiente të ngjashme.

Në shfaqje kishte pesë personazhe të cilët krijuan ndjeshmëri publike realisht.

Fabula ndërthuret mes çiftesh duke krijuar simptoma intriguese; Një shkrimtar hulumton vetminë për të kapur përmes frymëzimit të detit veçantitë e natyrës. Në anën tjetër, shfaqet një qytetare e rëndomtë që nuk e paraprojekton gjykimin krijues gjersa frymëzimin apo shkrimtarinë e shkrimtarit nuk e kupton si ajr ushqyes në mendjet e botës së moderuar.

Ndërkohë shfaqet një çift tjetër që duan marrdhënje të momentit, porse marrëveshjen duan që ta sinkronizojnë mes dy burrave njëri që është legjitim ndërsa tjetri ilegjitim në aspektin administrativ.

Në tërësi, drama përkon me mardhënjet dhe domeinin e të çuditshmes, ndërsa absurdi qëndron në zallin e nevojës së tyre, sikundër dhe paradoskaliteti që jetësohet në procesin e njohjes.

Thjeshtësia regjisoriale e veçon pjesën, element të rëndomësisë, natyra e detit shqiptar, dritat, ulëset, shezllongët, gomat e ujit, varfëria e marketit, mollët, qepët, që shpërfaqen në procesin krijues si rekuizita për ta përshkruar proceduralisht rrjedhën kronologjke të shfaqjes dhe të idesë dhe karakterin e individit si mënyrë jetese dhe e mirësjelles për ta.

Regjisura fshehet pas fjalës më tepër, ndërsa vokacioni shtresëzohet ose shkon në fjalët që çojnë drejt një mardhënjeje artificiale por në fund manifestohet e gjithë kurora e trajtës skematike me një dasmë turbofolkloriste, e tipit të rajonit ballkanik, të ngjashme me dasmat turke dhe shqiptare dhe më gjerë se kaq, meqë velloja, lulet, rituali i tyre, janë pjesë e pandashme e shoqërive në tërësi.

Regjisori e shpërfaq qëllimshëm këtë segement në fund të pjesës për të reflektuar si shoqëri dhe për të kapur trenin e gëzimit meqë formati është komik.

Ishte hipokrizi reale,ndërsa humori, sarkazma qëndronin brenda stilit dhe strukturës foliore, mjete këto, që provokonin publikun meqë ndërhynin përgjatë lojës me duartrokitje.

Formati përkon me natyrën e filmit dhe shkon kah dokumentariteti ose realitet i skajshëm, pa ndonjë mbështjellës të theksuar estetik fakti që rrethana ku luhej ideja ishte e mbuluar me drita të zakonshme ndërsa ndriçimi ishte po ai i zakonshmi që e shohim në përditshmërinë e të jetuarit rutinor.

Ishte shfaqje e publikut të kohës./ KultPlus.com

Sonte fillon edicioni i gjashtë i Festivalit të Teatrove në Suharekë

By: KultPlus
8 September 2025 at 11:50

Për vite me radhë në Kosovë, fusha e artit dhe kulturës ka dominuar tej mase në vendin tonë, e me këtë dinamikë do të vazhdojë edhe në Suharekë, ku sonte do të nisë edicioni i gjashtë i Festivalit të Teatrove në Suharekë, e që do të vazhdojë deri më 12 shtator, shkruan KultPlus.

Festivali i Teatrove do të mbahet në Shtëpinë e Kulturës “Ukë Bytyqi”, dhe sikurse ceremonia hapëse që do të fillojë në ora 19:00, edhe shfaqjet përgjatë këtij festivali do të shfaqen në të njëjtin termin.  

Organizatorët kanë njoftuar se shfaqjet e këtij edicioni janë në këtë përbërje: 

08.09.2025 – Pacienti i Dr. Frojdit, që do të interpretohet nga Teatri i Tetovës.

09.09.2025 – Marrë – Dhëniet, që do të interpretohet nga Teatri i Gostivarit.

10.09.2025 – Togeri nga Inishmori, që do të interpretohet nga Teatri i Qytetit Gjilan.

11.09.2025 – Komedia e zezë, që do të interpretohet nga Teatri i Qytetit “Bekim Fehmiu” Prizren.

12.09.2025 – Një dorëzim, që do të interpretohet nga teatri i Qytetit – Preshevë./ KultPlus.com 

Përfundon ‘Koko Fest’, triumfon teatri ‘Aleksandër Moisiu’, Durrësi rrëmben pesë çmime në festival

By: Kult Plus
7 September 2025 at 20:21

Shfaqja e teatrit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit “Vendi më i humbur në Shqipëri” ka rrëmbyer pesë çmime në Festivalin Mbarëkombëtar të Komedisë në Korçë, duke përfshirë çmimin e shfaqjes më të mirë, regjia më e mirë për Andia Xhungën, aktori protagonist më të mirë që është dhënë për Gentian Zenelaj, çmimi i aktorit të ri më të mirë për Aleks Seitaj, si dhe çmimin e publikut.

Regjisorja Xhunga është befasuar nga çmimet e shumta që ka marrë shfaqja e vënë në skenë prej saj, kur tha se ndihet mjaft mirë me kaq shumë çmime në një festival si ky.

Sot kemi marrë 5 çmime dhe jemi shumë të lumtur dhe për mikpritjen që na ka dhuruar publiku korçar”, u shpreh regjisorja Xhunga.

Çmimi i karrierës ka shkuar për regjisorin e njohur Gëzim Kame, për të cilin një vlerësim i tillë pas një jete të gjatë në skenë është një emocion mjaft i madh.

60 vjet karrierë duket sikur të japin lamtumirën e fundit nga teatri edhe pse unë premtoj që do të vazhdoj akoma”, u shpreh regjisori.

Zamira Kita flet për organizimin e këtij festivali kur thotë se edhe këtë vit ia dolëm për të sjellë në skenë komeditë më të mira mbarë shqiptare.

Besoj se shkoi mirë dhe sigurisht në çdo edicion kemi çfarë të mësojmë. Kaloi mirë, edhe publiku u kënaq. U vlerësuan më të mira sipas gjykimit të jurisë të cilën e kishim shumë prestigjioze”, u shpreh Kita.

Për të 12-in vit me radhë në Korçë organizohet festivali mbarëkombëtar i komedisë. Organizatorët mendojnë se festivalin e radhës do e kryejnë në të gjitha qytetet e qarkut Korçë./javanews/KultPlus.com

Angazhimi i aktorit të famshëm në ushtrinë gjermane — Intervista ekskluzive me Aleksandër Moisiun në Berlin

By: Kult Plus
6 September 2025 at 22:59

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 5 Shtator 2025

La Tribuna” ka botuar, të dielën e 7 shkurtit 1915, në faqen n°3, intervistën ekskluzive me Aleksandër Moisiun në Berlin rreth angazhimit të tij asokohe në ushtrinë gjermane, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Një intervistë me Moisiun, aktor dhe ushtar

Burimi : La Tribuna, e diel, 7 shkurt 1915, faqe n°3
Burimi : La Tribuna, e diel, 7 shkurt 1915, faqe n°3

Në një nga shumë kafenetë e modës, të cilat, pavarësisht luftës, janë shumë të mbushura me njerëz, një ushtar këmbësorie bisedon me dy të rinj. Sa ushtarë ka rreth nesh që flasin me miqtë e tyre ? Megjithatë, rreth këtij ushtari shumë modest mblidhet gradualisht një rreth i vogël njerëzish ; ushtari flet italisht dhe flet me përsosmëri në formë dhe theks dhe me diçka të përzemërt dhe nostalgjike që duket si jehona e zbehtë e një kënge lagune. Ushtari duket se nuk e vëren kureshtjen që ngjall ; një e re më e guximshme i ofron një kartolinë me fotografi dhe një stilolaps ; ushtari buzëqesh dhe firmos, e reja falenderon dhe biseda italiane vazhdon. Por shpejt ndërpritet ; këtë herë nga dy zotërinj :

— “Ist es wahr, dass Sie an die Front gehen?” (A është e vërtetë që do të shkoni në front ?)

— “Ja, morgen oder übermorgen”. (Po, nesër ose pasnesër).

E reja që nuk u largua, ka një moment emocioni ; përgjigjia e ushtarit përhapet nëpër kafenenë dhe së shpejti një turmë formohet rreth nesh. Pse kaq shumë emocion për këtë ushtar që po largohet ndërkohë që çdo ditë qindra ushtarë nisen për në front, ndërkohë që shumë prej po atyre të rinjve që janë të gëzuar këtë mbrëmje këtu në “Caffè des Westens” do të jenë në rreziqet dhe ashpërsinë e llogoreve brenda një jave ? Sepse ky ushtar është Aleksandër Moisiu, aktori i madh që publiku gjerman idhullon nga Kronprinz-i (Princi trashëgimtar) deri te qytetari më modest ; ai është aktori i madh që pasi luajti në tragjeditë e mëdha ritmike, nuk mundi të dorëzohej për të qenë vetëm spektator i kësaj tragjedie të madhe njerëzore.

Turma përreth tij tani është e madhe dhe zhurmuese : biseda është e vështirë.

— Ejani nesër në shtëpinë time, tha Moisiu, të cilin e kam njohur në Itali.

Ja ku jam në shtëpinë e Moisiut : nga dritarja e hapur në diellin e ndrojtur të Berlinit mund të shohim Spraa-në. Moisiu, i cili ka veshur një uniformë gri lufte, rrëfehet :

— Ju jeni habitur kur më gjetët një ushtar gjerman ? Kur shpërtheu lufta, kërkova të bashkohesha me ushtrinë gjermane, jo vetëm nga mirënjohja ndaj këtyre njerëzve që kanë qenë gjithmonë shumë dashamirës ndaj artit tim, por nga një konsensus admirimi aktiv për shembullin e admirueshëm të entuziazmit dhe harmonisë kombëtare që gjermanët po i jepnin botës. Kam performuar në Paris, në Londër, në Petersburg, në Bruksel dhe kudo që kam pasur një mirëseardhje shumë dashamirëse ; detyra ime e mirënjohjes si artist shtrihet edhe në kombet e tjera, por duke u regjistruar në ushtrinë gjermane, nuk kam përmbushur një detyrë mirënjohjeje si artist, por një akt të vetëdijshëm pëlqimi. Tregojuni në Itali dhe thuajuni gjithashtu se nuk kam hequr dorë nga dashuria për Italinë për asnjë moment. Unë e dua Italinë, që është atdheu im, por ashtu siç kishte italianë që besonin se po përmbushnin një detyrë duke u bashkuar me ushtrinë franceze, kështu besoja se po përmbushja një detyrë duke u bashkuar me ushtrinë gjermane.

— Dhe nuk keni hasur ndonjë vështirësi ?

— Jo, iu drejtova Kronprinz-it (Princit trashëgimtar) që më ka nderuar gjithmonë me dashamirësinë e tij. Kronprinz-i m’u përgjigj me një telegram të përzemërt falënderimi dhe në pesëmbëdhjetë minuta u bëra një këmbësor gjerman. Unë e kam kryer gjithmonë detyrën time si ushtar, duke shkuar çdo ditë në kazermë për të kryer udhëzimet dhe duke mos kërkuar ndonjë trajtim të veçantë. Në të vërtetë, do t’ju them se që kur u bëra ushtar nuk kam recituar më, edhe sepse të gjitha tragjeditë zbehen në krahasim me këtë tragjedi të madhe që trondit Evropën, dhe sepse nuk doja që askush të mendonte as nga larg se doja të përdorja uniformën time të ushtarit për të fituar një favor edhe më të madh me publikun e Berlinit.

Moisiu flet qetë, thjesht, me emocion ;  zëri i aktorit të madh ka një butësi bindëse, të përtypur. Edhe nga biseda e tij ne mund të shohim fuqinë e artit të tij përfaqësues. Ai më tregon për “Kronprinz-in” :

— Kronprinz-i (Princi trashëgimtar) e do Italinë ; Unë kam kaluar shumë orë me të në pallatin e tij, vetëm unë me të dhe qenin e tij të besueshëm dhe shpesh flisnim për Italinë, shpesh edhe në italisht. Unë kurrë nuk kam gjetur një person me karakter kaq të thjeshtë si Kronprinz-i ; ai shpesh skuqet kur flet… Dhe ai nuk është në gjendje t’i thotë askujt asgjë më pak se të këndshme. Princesha trashëgimtare është një engjëll ; Unë drekova me të dhe mund t’ju them se ajo e adhuron burrin e saj dhe se është gruaja më e mirë dhe nëna më e dashur.

Moisiu u takua gjithashtu me Mbretëreshën e Belgjikës dhe ka një kujtim mirënjohës dhe të mirë për të ; është e çuditshme të dëgjosh këtë ushtar gjerman të flasë italisht dhe të këndojë lavdërimet e Mbretëreshës së Belgjikës. Por historia e kësaj ore ka shumë konflikte tragjike ; dhe cilat do të jenë konfliktet e së nesërmes ? Mendja e njeriut humbet duke menduar për to.

Do të doja që Moisiu të më fliste për artin dhe projektet e tij ; më thotë se, derisa të mbarojë lufta, arti duhet të heshtë ; ai tani ndjen gjithë kotësinë (vanitetin) e asaj që nuk është veprim i drejtpërdrejtë. Vetëm muzika e ngushëllon dhe dehet nga ajo. Vitin e kaluar, më thotë, kishte planifikuar një “tur” për në Itali me Duse-n ;  do të luanim “Fantazmat”. Për gjashtë javë, Moisiu dhe Duse jetuan në Venecia në lodhjen e vazhdueshme të provave ; më pas një vështirësi përtej kontrollit të tyre kaloi rrugën dhe më pas, papritmas, Duse u zhduk.

“Por projekti — shton Moisiu — nuk ka vdekur, thjesht është pezulluar… Dhe unë do të përfaqësoj edhe veprat e Benellit, e kam premtuar dhe kam ndërmend ta mbaj premtimin.”

Tashmë biseda është për Italinë, për artin e saj, për shpresat e saj ; duke veshur uniformën e një ushtari gjerman, Moisiu nuk e ka pakësuar dashurinë për tokën e tij të ëmbël të Adriatikut… Aktori i njohur reciton disa vargje veneciane.

Pastaj papritmas shikon orën e tij :

— Ora është katër e një çerek, duhet të shkoj në kazermë./ KultPlus.com

KU’Fest mbyll edicionin e dytë: Çmimi “Sefedin Nuredini” i jepet aktorit Adrian Aziri

By: Kult Plus
6 September 2025 at 17:00

Në Kumanovë u përmbyll edicioni i dytë i Festivalit të Teatrove KU’Fest, i cili u zhvillua nga 1 deri më 5 shtator 2025, duke mbledhur në një skenë trupa teatrore nga trevat shqiptare dhe më gjerë. Ky manifestim kulturor solli para publikut shfaqje të ndryshme, të mbushura me mesazhe artistike dhe emocione të forta.

Çmimi kryesor i festivalit, “Sefedin Nuredini”, i’u nda aktorit Adrian Aziri nga Teatri i Tetovës për rolin e tij në shfaqjen “Pacienti i Doktor Frojdit”.

Juria profesionale në përbërje të Drita Kaba Karaga, Senad Abduli dhe Goran Iliq ndau edhe çmime të tjera:

Aktori më i mirë në rol dytësor: Bleron Hevziu (“Qeni i Baskervillëve”, Teatri “Faruk Begolli” – Prishtinë)

Aktorja më e mirë në rol dytësor: Keti Donçevska Iliç (“Kaligulla”, Teatri i Kumanovës)

Çmimi i publikut: Vebi Qerimi (“Të rresh apo të mos rresh”, Teatri Shqiptar Shkup)

Regjia më e mirë: Gjorgji Rizeski (“Kaligulla”, Teatri i Kumanovës)

Shfaqja më e mirë: “Të rresh apo të mos rresh” (Teatri Shqiptar Shkup)

KU’Fest tashmë po shndërrohet në një traditë kulturore që afirmon teatrin dhe aktorët shqiptarë, duke krijuar ura bashkëpunimi mes teatrove dhe duke pasuruar jetën artistike në rajon./KultPlus.com

Teatri i Prishtinës në ‘Koko Fest’ paraqitet me komedinë ‘Art’, vepra që sfidon raportet njerëzore

By: Kult Plus
6 September 2025 at 11:40

Në mbrëmjen e katërt të KoKo fest, në  teatrin “Andon Zako Çajupi”, skena u kthye në një fushë beteje të heshtur por të ngarkuar emocionalisht, ku një pikturë tërësisht e bardhë vuri në lëvizje tensionet më të thella mes tre miqve të vjetër.

Nën regjinë e Bashkim Ramadanit, komedia “Art” e dramaturges franceze Yasmina Reza, vepër e shkruar në vitin 1994, solli përpara publikut një rrëfim ironik për artin, vlerat personale dhe krisjet e padukshme të një shoqërie të vjetër. Në qendër të shfaqjes janë tre personazhe të interpretuar nga Ylber Bardhi, Ard Islami dhe Butrint Lumi.

“Kjo shfaqje flet për dy shtresa të njerëzve, për snobizmin dhe ne shtresën e mesme. Pra një djalë që ka blerë 200 euro një pikturë të bardhë dhe një shok i tij, klasik që nuk parkon me artin modern. Pra është ndeshje kulturash” tha Lumi.

Për Islamin është gjithnjë kënaqësi të performojë në qytetin e Korçës dhe kjo për shkak të publikut, të cilin e quan mjaft të veçantë.

“Është gjithmonë ndjenjë e veçantë të performosh në Korçë, Publiku është shumë i veçantë, ndoshta publiku më ekskluziv sepse janë dëgjues të mirë. Ndaj nuk përtoj kurrë me ardh në Korçë”, tha Islami.

Momente të shumta të kësaj shfaqjeje shkaktuan të qeshura në publik. Përveç kësaj, ironia, situatat absurde dhe ndërveprimi mes aktorëve bëri që përveç si një shfaqje komike, ajo të ngacmojë përvojën e gjithë secilit në atë se sa të sinqertë jemi në raport me marrëdhëniet tona./rtsh/KultPlus.com

Komeditë më të bukura në Koko Fest 2025

By: Kult Plus
3 September 2025 at 22:59

Festivali Mbarëkombëtar i Komedisë “KoKo FEST” mbushi sallën e Teatrit “Andon Zako Çajupi” në Korçë, me tri shfaqjet e netëve të para, nga trupa e Teatrit të Korçës me “Një martesë, një divorc, një funeral”, nga trupa e Teatrit “Skampa” të Elbasanit, me “Çfarë pa kryeshërbëtorja?”, si dhe me shfaqjen “Vendi më i humbur në Shqipëri” të Teatrit të Durrësit, “Aleksandër Moisiu”.

Për shtatë net radhazi “KoKo FEST” do të sjellë në Korçë komeditë më të bukura dhe emocionet më të veçanta të skenës.

Ky projekt, i mbështetur nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, është një ngjarje që sjell në skenë emra të njohur të humorit, artistë të talentuar dhe një atmosferë që ndërthur artin skenik me të qeshurën.

Sipas kalendarit të paraqitur nga “Koko FEST”, sonte është radha e artistëve nga Kosova. Teatri Kombëtar i Prishtinës do të ngjisë në skenë, komedinë “Art”.

“Koko FEST” nuk është vetëm një festival teatral komedie, është shtëpia ku takohen artistët e mëdhenj të skenës shqiptare, me artistët e rinj që premtojnë të ndërtojnë të ardhmen e artit.

Gjatë shtatë netëve plot humor e reflektim, spektatori do të gjejë në hollin e teatrit një ekspozitë të veçantë me figura të rëndësishme të artit skenik, të sjella në telajo nga piktori i njohur Roland Karanxha, “Mjeshtër i Madh”. Piktori ka sjellë një galeri që ndërthur hijeshinë e skenës me fuqinë e penelit, duke i dhuruar festivalit dhe artdashësve emocione të bukura.

“God Bless America” rikthehet në teatrin e Gjilanit

By: Kult Plus
3 September 2025 at 22:30

Shfaqja teatrale “God Bless America”, me regji të Fatos Berishës, do të rikthehet për herë të parë këtë sezon në skenën e teatrit të Gjilanit, më 4 shtator, duke filluar nga ora 20:00.

Kjo parabolë dramatike sjell në qendër katër shitës të Biblës që udhëtojnë derë më derë, duke lëvizur nëpër ëndrrën kapitaliste. Në rrugëtimin e tyre ata takojnë njerëz nga margjinat e shoqërisë moderne, të cilëve përpiqen t’u shesin Biblën përmes konceptit të ‘ëndrrës Amerikane’.

E frymëzuar nga dokumentari i viteve ’60 “Salesman”, shfaqja sjell një reflektim të thellë mbi ëndrrën, iluzionin dhe realitetin, duke e shndërruar skenën e Gjilanit në një hapësirë debati për shoqërinë bashkëkohore./KultPlus.com

Ekspozitorë, kënd suveniresh dhe instalacione artistike në Teatrin e Kukullave, Gonxhja: Mbi 120 shfaqje gjatë këtij viti

By: Kult Plus
3 September 2025 at 21:38

Ka nisur puna për pasurimin e Teatrit të Kukullave me ekspozitorë, kënd suveniresh dhe instalacione artistike. Lajmi është bërë me dije nga Ministri i Kulturës, Blendi Gonxhja i cili thotë se fëmijët tashmë do të kenë mundësi që të shijojnë edhe arkivin e shfaqjeve të kukullave ndër vite.

Gonxhja sqaron se pas përurimit të godinës së restauruar, vetëm gjatë këtij viti janë dhënë mbi 120 shfaqje me mbi 17.500 spektatorë.

Një pjesë e godinës do t’i kushtohet historisë së saj si Parlamenti i Parë Shqiptar.

Së shpejti një hapësirë e këndshme muzeale i shtohet kryeqytetit! Një pjesë e veçantë e godinës do t’i kushtohet historisë së saj si Parlamenti i Parë Shqiptar, aty ku u hodhën hapat e parë të jetës parlamentare në vend. Dokumentet, fotografitë dhe objektet e ekspozuara do ta bëjnë këtë hapësirë një pikë referimi për vizitorë vendas dhe turistë të huaj, të cilët kanë shfaqur interes gjithnjë e më të madh për këtë aspekt të historisë”, shkruan Gonxhja në rrjetin social Facebook.

‘KoKo FEST’ – Festivali që sjell buzëqeshjen në Korçë

By: Kult Plus
3 September 2025 at 15:00

Korça, qyteti i artit dhe kulturës, është kthyer këto ditë në kryeqendrën e humorit dhe komedisë shqiptare.

Festivali Mbarëkombëtar i Komedisë “KoKo FEST” mbushi sallën e Teatrit “Andon Z. Çajupi” në Korçë, me dy shfaqjet e netëve të para, nga trupa e Teatrit të Korçës “Një martesë, një divorc, një funeral” dhe “Çfarë pa Kryeshërbëtorja?”, shkruan ministri Gonxhja.

Për shtatë net radhazi, publiku do të ketë mundësinë të shijojë komedi nga më të mirat, ku humori, ironia dhe reflektimi do të ndërthuren për të sjellë emocione të paharrueshme. “KoKo FEST” tashmë është bërë një traditë kulturore që jo vetëm gjallëron jetën artistike të qytetit, por bashkon artdashës nga mbarë vendi.

Ky projekt, i mbështetur nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, dëshmon edhe një herë rëndësinë që i kushtohet zhvillimit të artit skenik dhe promovimit të kulturës kombëtare.

“KoKo FEST” nuk është thjesht një festival komedie, është një festë e buzëqeshjes, e bashkimit dhe e fuqisë që arti ka për të afruar njerëzit. Korça, me traditën e saj teatrale, e ka kthyer këtë ngjarje në një nga pikat më të ndritura të kalendarit kulturor shqiptar./KultPlus.com

Teatri Kombëtar, bashkëpunim me Teatrin Antik të Epidavros në Greqi

By: Kult Plus
30 August 2025 at 13:30

Drejtori i Përgjithshëm i Teatrit Kombëtar Indrit Çobani dhe aktori Laert Vasili, me ftesë të regjisorit me famë botërore Theodoros Terzopulos, vizituan Teatrin Antik të Epidavros në Greqi dhe ndoqën shfaqjen e tij më të fundit, “Orestia”.

Pas shfaqjes, në rezidencën e tij, ata zhvilluan një takim miqësor me regjisorin Terzopulos.

Diskutimi u përqendrua në mundësi konkrete bashkëpunimi artistik me mjeshtrin e skenës botërore, regjisorin vizionar dhe themeluesin e një prej estetikave më të fuqishme teatrale bashkëkohore, Theodoros Terzopulos.

Ky takim shënon një hap të rëndësishëm në konsolidimin e marrëdhënieve kulturore dhe teatrale mes Shqipërisë dhe Greqisë, si dhe në zgjerimin e horizonteve të Teatrit Kombëtar në skenën ndërkombëtare./atsh/KultPlus.com

Festivali Teatror “KU FEST” nis më 1 shtator në Kumanovë

By: Kult Plus
29 August 2025 at 20:40

Më 1 shtator, Shtëpia e Kulturës në Kumanovë do të hapë perdet për Festivali Teatror “KU FEST”, një nga ngjarjet më të rëndësishme teatrale në vend. Ky festival sjell një program të pasur me shfaqje nga zhanre të ndryshme ndërkombëtare, duke përfshirë drama, komedi, eksperimente teatrale dhe performanca që sfidojnë kufijtë e imagjinatës.

Organizatorët theksojnë se teatri është pasqyrë e shoqërisë, një vend ku emocionet, mesazhet dhe realiteti i përditshëm reflektohen përmes lojës së aktorëve. Në skenë, aktorët jo vetëm luajnë, por prekin zemrat e publikut, duke krijuar një përvojë të paharrueshme për të gjithë të pranishmit, transmeton KultPlus.

KU FEST synon të jetë më shumë se një festival; është një hapësirë ku publiku dhe artistët bashkohen për të ndjerë, reflektuar dhe qeshur së bashku. Ky është momenti ideal për të përjetuar kulturën dhe artin skenik në një ambient të gjallë dhe ndërkombëtar./KultPlus.com

Naun Shundi – Një humbje e madhe për artin shqiptar

By: Kult Plus
28 August 2025 at 13:00

Naun Shundi ishte aktor, regjisor dhe dramaturg shqiptar me karrierë të pasur që zgjati dekada. Ai ka luajtur në më shumë se 95 role dhe është nderuar nga Teatri Kombëtar për kontributin e tij të gjatë dhe të vyer.

Në vitet e fundit, Shundi themeloi Teatrin “Zonja e Bujtinës”, një hapësirë kulturore inovative që shërbeu si vend për promovime, takime, ekspozita dhe shfaqje teatrore. Ideale për artin e ngushtë dhe ftesë për bashkëpunim komunitar, ky teatër u ndërtua edhe në ambientin e shtëpisë së tij, transmeton KultPlus.

Ai shkroi dhe interpretoi monokomedinë “Babi”, ku shkrimtari dhe aktori përshkon rrëfime absurde dhe introspektive mbi vetminë dhe tranzicionin shoqëror në Shqipëri.

Në vitin 2023, Shundi realizoi “Osman Taka”, një dramë me mesazh filozofik të shkruar nga Arben Iliazi, e shfaqur me sukses në Teatrin Kombëtar Eksperimental.

Në gusht të vitit 2025, Shundi u tërhoq nga aktiviteti artistik për shkak të një sëmundjeje të rëndë, kancer i lëkurës. Familja e tij nisi një fushatë fondesh për trajtimin mjekësor në Francë, me nevojë për rreth 250,000 euro.

Në përballjen me sëmundjen e rëndë, Shundi qëndroi si një simbol i rezistencës artistike dhe moralit që kërkonte vëmendje për teatrin dhe vlerat kulturore. Ndërhyrja institucionale për trajtimin e tij tregon se arti dhe krijuesit e tij ende meritojnë mbështetje.

Sot, më 28 gusht 2025, Shundi u nda nga jeta duke lënë pas një karrierë shumë vjeçare dhe një punë që pasuroi artin e kulturën shqiptare.

Kontributi i tij për kulturën kombëtare ishte i jashtëzakonshëm, duke u kthyer në një zë të rëndësishëm të skenës dhe një mentor për breza të rinj artistësh. Humbja e tij është një plagë e madhe për artin shqiptar, që mbetet më i varfër pa prezencën, pasionin dhe vizionin e tij./KultPlus.com

❌
❌