Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“Autonom Fest”, festivali folklorik i ansambleve të Qarkut të Korçës

11 December 2025 at 13:46

TIRANË, 11 dhjetor/ATSH/ Në Korçë u zhvillua Festivali Folklorik Rajonal “Autonom Fest”.

Ky aktivitet u organizua nga Këshilli i Qarkut Korçë, me pjesëmarrjen e artistëve nga të gjitha bashkitë e qarkut.

“Autonom Fest”, festivali më i madh folklorik i Qarkut Korçë, solli surpriza në edicionin e tij të dytë. Ky festival tashmë është kthyer në traditë dhe është një ndër aktivitetet e zhvilluara në nder të 10 dhjetorit, ditës së shpalljes së Korçës, Krahinë Autonome.

Maria Furxhi, këshilltare për Komunikim dhe Teknologji në Këshillin e Qarkut Korçë, tha për ATSH-në se ky edicion pati një program të mirë artistik, me numra të përzgjedhur, të cilët i prezantuan publikut larmi instrumentesh, veshjesh tradicionale e mosha të ndryshme valltarësh e këngëtarësh.

Në festival morën pjesë gjashtë ansamble nga bashkitë e qarkut: nga Kolonja, Pogradeci, Devolli, Pusteci, Korça, Maliqi. Gjithashtu këtë vit u ftua dhe Ansambli i Bashkisë Përrenjas, si grup përshëndetës, pasi më herët grupi i fëmijëve të këtij ansambli triumfoi në festivalin “Etnokids”.

Me një folklor të larmishëm dhe pjesëmarrje të gjerë, “Autonom Fest” synon të kthehet në një festival që ruan traditat dhe folklorin duke u zhvendosur, në të ardhmen, nga një bashki e qarkut, në tjetrën.

Drejtues artistik i këtij festivali është i mirënjohuri Josif Minga, i cili ka kompozuar dhe himnin me të cilin u çel aktiviteti, titulluar “Kënga e kapedan Themistokliut”.

Regjia nga Blerta Belliu dhe koreografia nga Bardhi Pojani, në këtë edicion të dytë sollën edhe një paraqitje skenike më të mirë, duke bërë që interesi i publikut të ishte edhe më i madh.

/r.e/a.f/

The post “Autonom Fest”, festivali folklorik i ansambleve të Qarkut të Korçës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nga salla e kinemasë te ekonomia lokale, ndikimi i DokuFest në Prizren dhe Kosovë

5 December 2025 at 10:12


DokuFest ka publikuar një studim të pavarur nga Instituti GAP, që tregon se festivali nuk është thjesht një ngjarje kulturore, por edhe një motor i rëndësishëm ekonomik për Prizrenin dhe Kosovën.

Rezultatet e studimit konfirmojnë atë që qytetarët, bizneset dhe vizitorët e ndjejnë çdo gusht: DokuFest sjell jetë, energji dhe përfitime të prekshme për qytetin dhe vendin.

Sipas analizës, çdo 1 euro e investuar në DokuFest gjeneron 9 euro aktivitet ekonomik. Për edicionin e 24-t, i mbajtur këtë gusht, studimi tregon se vizitorët e festivalit kanë shpenzuar mbi 5.2 milionë euro për akomodim, ushqim, transport dhe shërbime të tjera në qytet, ndërsa kontributi i festivalit në Bruto Prodhimin Vendor të Kosovës arrin rreth 3.7 milionë euro, përcjell Telegrafi.

GAP Institute ka kombinuar të dhënat nga anketimi i vizitorëve me statistikat e bizneseve lokale për të kuptuar më mirë se si DokuFest ndikon në turizëm, modele shpenzimesh dhe vizitat e reja në Prizren.

“Ky raport është një dëshmi se investimi në kulturë është gjithashtu investim në zhvillimin lokal”, theksojnë organizatorët e festivalit.

Gjatë më shumë se dy dekadave, DokuFest është shndërruar në një platformë ku takohen filmat, ekspozitat, ligjëratat, punëtoritë edukative, koncertet dhe programet muzikore, duke sjellë përfitime konkrete për qytetin dhe komunitetin.

Teksa DokuFest përgatitet për edicionin jubilar të 25-vjetorit, raporti dërgon një mesazh të qartë për institucionet, median, partnerët dhe qytetarët: mbështetja e kulturës në Kosovë nuk është thjesht një vlerë artistike, por sjell përfitime ekonomike dhe sociale, nga vendet e reja të punës te turistët e rinj dhe tregimi i historive të qytetit për botën.. /Telegrafi/

Hardh Fest gjeneron mbi 10 milionë euro për ekonominë e Rahovecit

6 October 2025 at 15:45


Hardh Fest ka bërë publike shifrat zyrtare të raportit të ndikimit socio-ekonomik, realizuar në bashkëpunim me IDRA Research & Consulting.

Sipas raportit, Hardh Fest 2025 ka arritur të gjenerojë një qarkullim ekonomik prej 11.1 milionë euro bruto, ndërsa 7.7 milionë euro neto kanë përfunduar drejtpërdrejt në biznese, gastronomi, sektorin e verës dhe akomodimit në Komunën e Rahovecit.

60,000 pjesëmarrës dhe turistë nga Kosova dhe rajoni morën pjesë në festivalin 3-ditor.

Për çdo 1euro të investuar nga grantet apo sponsorizimet, ekonomia lokale përfitoi rreth 47.8 euro qarkullim. Nëse ky financim ndahet sipas burimeve, rezulton se për çdo 1 euro të investuar nga Komuna e Rahovecit janë gjeneruar rreth 220 euro në ekonomi, për çdo 1 euro nga grantet qeveritare rreth 183 euro, ndërsa për çdo 1 euro të sponzorizuar nga bizneset/private rreth 93.6 euro.

Përfituesit kryesorë ishin bizneset lokale, me rritje të ndjeshme në shitje dhe frekuentim.

Përveç ndikimit financiar, raporti vlerëson Hardh Fest si një platformë të rëndësishme kulturore që promovon trashëgiminë e Rahovecit, mikpritjen dhe industrinë e verës përmes muzikës live, artit, traditës dhe përfshirjes komunitare.

Policia gjermane heton zjarrin në një shtëpi, autoritetet vonojnë hapjen e festivalit të birrës Oktoberfest në Mynih

1 October 2025 at 10:15


Një zjarr në një shtëpi të veçuar në veri të Mynihut shkaktoi një operacion të madh emergjence të mërkurën, me policinë dhe zjarrfikësit gjermanë që bllokuan rrugët dhe u bënë thirrje banorëve të shmangin zonën e Lerchenau.

Policia tha se një hetim më i gjerë ishte duke u zhvilluar që do të vononte hapjen e mëngjesit të festivalit të birrës Oktoberfest të Mynihut.

Në platformën e mediave sociale X, policia e Mynihut u kërkoi shoferëve të qëndronin larg zonës ndërsa operacionet vazhdonin.

Gazeta gjermane Bild raportoi se hetuesit zbuluan një person të vdekur dhe një tjetër të plagosur brenda shtëpisë, transmeton Telegrafi.

Aktuell haben wir im Bereich Lerchenau zusammen mit der Feuerwehr einen Einsatz.

Es kommt zu erheblichen Verkehrsbeeinträchtigungen. Umfahren Sie den Bereich weiträumig. pic.twitter.com/jsov9njWTv
— Polizei München (@PolizeiMuenchen) October 1, 2025

Gazeta gjithashtu përmendi raportime të mëparshme për të shtëna me armë zjarri, por policia fillimisht nuk e konfirmoi këtë detaj.

Bild raportoi se një burrë ishte gjetur i vdekur pasi thuhet se i vuri flakën shtëpisë së prindërve të tij dhe e mbushi atë me eksplozivë.

Besohet se më pas ai ia mori jetën vetes, tha gazeta. Policia më vonë konfirmoi se të paktën një person ishte gjetur i vdekur.

Ajo shtoi se i ndjeri mbante një çantë shpine. Policia kishte frikë se mund të kishte eksplozivë, me një ekip çaktivizimi bombe të vendosur në vendngjarje.

Policia më vonë konfirmoi se të paktën një person ishte gjetur i vdekur. Të paktën një person tjetër u raportua se ishte gjetur me plagë nga të shtënat me armë zjarri.

4. Lageupdate

Aktuell ermitteln wir in alle Richtungen. Mögliche Zusammenhänge mit anderen Orten in München werden geprüft, darunter auch die Theresienwiese.

Aus diesem Grund verzögert sich die Öffnung des Festgeländes. https://t.co/lZpvrHUCDx
— Polizei München (@PolizeiMuenchen) October 1, 2025

Ata gjithashtu njoftuan më vonë se ishte duke u zhvilluar një hetim që përfshinte lidhje të mundshme me pjesë të tjera të qytetit, përfshirë terrenin e festivalit Theresienwiese.

"Aktualisht po hetojmë në të gjitha drejtimet. Lidhjet e mundshme me vende të tjera në Mynih po shqyrtohen, përfshirë Theresienwiese. Për këtë arsye, hapja e terrenit të festivalit është vonuar", u tha ndër tjera.

Zëdhënësi i policisë Thomas Schelshorn kishte thënë më parë se nuk kishte "asnjë rrezik aktual për publikun" dhe "asnjë lidhje me Oktoberfestin", duke iu referuar festivalit vjetor të birrës me famë botërore që po zhvillohet aktualisht në qytet. /Telegrafi/

Festë kuqezi në Shkodër/ Tradita, muzika dhe lojërat popullore bashkojnë trevat shqipfolëse

28 September 2025 at 19:58

Sheshi para Bashkisë Shkodër u mbush me atmosferë festive dhe motive kuqezi, ku u zhvillua edicioni i 18 i “Lojëra Popullore Fest”. Ky aktivitet tradicional mblodhi bashkë përfaqësues nga trevat shqipfolëse, duke sjellë lojëra, muzikë dhe motive kulturore që ruajnë gjallë trashëgiminë brez pas brezi.

Në këtë aktivitet mori pjesë edhe nënkryetarja e Bashkisë Shkodër, Teuta Qyteza, e cila përshëndeti pjesëmarrësit dhe theksoi rëndësinë e ruajtjes dhe promovimit të traditave. Ajo u shpreh se Shkodra, si qendër e kulturës dhe historisë shqiptare, ka një rol të veçantë në mbështetjen e aktiviteteve që i japin jetë identitetit kombëtar.

“Lojëra Popullore Fest” është tashmë një traditë e cila me mbështetjen e Bashkisë Shkodër  synon të sjellë më pranë komunitetet shqipfolëse dhe të përcjellë vlerat e tyre te brezat e rinj, duke e kthyer Shkodrën në një pikëtakim të rëndësishëm të kulturës shqiptare.

/abcnews.al/

Veshjet tradicionale shqiptare shfaqen për herë të parë në paradën e “Oktoberfest” në Mynih

By: M C
21 September 2025 at 20:59

Veshjet tradicionale shqiptare janë shfaqur për herë të parë në parakalimin e Oktoberfest, një nga festivalet më të njohura dhe më të mëdha të vitit në Gjermani. Përfaqësues të komunitetit shqipfolës në Mynih, të mbështetur nga Shoqata “Iliria München”, parakaluan me simbolet dhe kostume kombëtare shqiptare, duke u bërë pjesë e kësaj feste madhështore që tërheq mijëra vizitorë nga e gjithë bota.

Parada, e cila përshkoi 7 kilometra në rrugët kryesore të Mynihut, u ndoq nga rreth 6 milionë vizitorë nga e gjithë bota dhe u transmetua drejtpërdrejt në mediat televizive, duke i dhënë një jehonë të madhe kulturës shqiptare në arenën ndërkombëtare. Ky akt shënoi një moment të rëndësishëm në përfaqësimin e kulturës dhe traditës shqiptare në një nga ngjarjet më të njohura dhe prestigjioze të botës.

Organizimi i këtij parakalimi ishte mundësuar nga Shoqata “Iliria München”, e cila ka kontribuar në promovimin e kulturës shqiptare dhe forcimin e lidhjeve ndërkombëtare mes shqiptarëve dhe komunitetit gjerman.

The post Veshjet tradicionale shqiptare shfaqen për herë të parë në paradën e “Oktoberfest” në Mynih appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Veshjet tradicionale shqiptare shfaqen për herë të parë në paradën e “Oktoberfest” në Mynih

By: armand
21 September 2025 at 19:25

Në një ngjarje historike ka ndodhur për shqiptarët në Mynih, ku për herë të parë në parakalimin e Oktoberfest, një nga festivalet më të njohura dhe më të mëdha të vitit në Gjermani, u shfaqën veshjet tradicionale shqiptare. Përfaqësues të komunitetit shqipfolës në Mynih, të mbështetur nga Shoqata “Iliria München”, parakaluan me simbolet dhe kostume […]

The post VIDEO/ Veshjet tradicionale shqiptare shfaqen për herë të parë në paradën e “Oktoberfest” në Mynih appeared first on BoldNews.al.

Për herë të parë, veshjet tradicionale shqiptare shfaqen në Oktoberfest të Mynihut​

21 September 2025 at 18:38


Në një ngjarje historike për shqiptarët, për herë të parë në parakalimin e Oktoberfest në Mynih, një nga festivalet më të njohura dhe më të mëdha të vitit në Gjermani, u shfaqën veshjet tradicionale shqiptare.

Përfaqësues të komunitetit shqipfolës në Mynih, të mbështetur nga Shoqata “Iliria München”, parakaluan me simbolet dhe kostume kombëtare shqiptare, duke u bërë pjesë e kësaj feste madhështore që tërheq mijëra vizitorë nga e gjithë bota, raporton Deutsche Welle.

Ky akt shënoi një moment të rëndësishëm në përfaqësimin e kulturës dhe traditës shqiptare në një nga ngjarjet më të njohura dhe prestigjioze të botës.

Organizimi i këtij parakalimi ishte mundësuar nga Shoqata “Iliria München”, e cila ka kontribuar në promovimin e kulturës shqiptare dhe forcimin e lidhjeve ndërkombëtare mes shqiptarëve dhe komunitetit gjerman.


Oktoberfest, nis sot festivali i birrës me famë botërore

20 September 2025 at 11:05

MYNIH, 20 shtator /ATSH-DPA/- Oktoberfest fillon sot në qytetin jugor gjerman të Mynihut, ndërsa miliona njërëz pritet të marrin pjesë në “Festivalin e Birrës” me famë botërore.

Kryebashkiaku i Mynihut, Dieter Reiter, do të hapë edicionin e 190-të të festivalit në livadhin Theresienwiese në mesditë.

Për 16 ditë radhazi deri më 5 tetor, pjesëmarrësit mund të bashkohen në festime në tendat e birrës, dhe të vishen me veshjet autentike tradicionale gjermane për “Oktoberfest”.

Eventi tradicional parashikohet të tërheqë deri në 6 milionë njërëz, pas një rekordi prej 7 milionë pjesëmarrësish që iu bashkuan festivalit në vitin 2023.

Fundjava e parë e Oktoberfest, e vitit 2025 do të organizohet në kushte ideale atmosferike, me temperatura deri në 30 gradë.

Festivali, i njohur në vend si “Wiesn”, besohet të jetë më i madhi i këtij lloji në botë.//a.i/

The post Oktoberfest, nis sot festivali i birrës me famë botërore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Peza n’Fest, një ditë feste dhe kujtese me aktivitete të larmishme

16 September 2025 at 13:20

TIRANË, 16 shtator/ATSH/ Peza u kthye sot në një skenë të madhe feste, historie e tradite.

Peza n’Fest nisi me një ceremoni përkujtimore në nder të 83-vjetorit të Konferencës së Pezës. Festa u hap mes emocionit e kujtesës historike. Paraditja vijoi plot gjallëri me: performancën e Bandës së Qytetit; koncertin e Ansamblit “Tirana”; numra të zgjedhur nga Cirku Kombëtar, aktivitete të ndryshme art & craft dhe sporte për fëmijët; shfaqje nga Teatri i Kukullave.

Gjithashtu të pranishmit e shumtë u argëtuan me lojëra rekreative e popullore.

Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit ftoi për të mos humbur as programin e pasdites, me këngëtarët që do të “ndezin” skenën e Pezës.

Në oraret e pasdites dhe darkës do të ketë: kolazh muzikor me këngë partizane dhe muzikë filmash (nga Lambert Jorganxhi); koncert i Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore; performancë e band-it muzikor të Orkestrës Simfonike të Forcave të Armatosura; koncerti i mbrëmjes me këngëtarë të ftuar; DJ deri në orët e vona.

S’do të mungojë as Muzeu i Forcave të Armatosura në Peza n’Fest. Muzeu do të sjellë dëshmi të gjalla të historisë sonë dhe të Ushtrisë Shqiptare, duke ekspozuar armë, dokumente dhe objekte origjinale të Luftës Nacionalçlirimtare.

/r.e//a.f/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by APR – Bashkia Tiranë (@aprtirana)

The post Peza n’Fest, një ditë feste dhe kujtese me aktivitete të larmishme appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

PriFest shpall fituesit e edicionit të 17-të: Arta Dobroshi shpallet aktorja më e mirë

15 September 2025 at 13:56


Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Prishtinë – PriFest, ka mbyllur edicionin e tij të 17-të me një atmosferë të veçantë, duke shpallur fituesit që shënuan kulmin e një jave të mbushur me art kinematografik, emocione dhe dialog kulturor.

Në kategorinë Balkan Films Competition, çmimin kryesor për Filmin më të Mirë e fitoi “Circle” me regji të Orhan Tahhusoglu, një bashkëprodhim mes Turqisë dhe Kosovës. Çmimi për Regjinë më të Mirë iu nda Dino Mustafić për filmin “The Pavillion” nga Bosnja dhe Hercegovina, ndërsa Aktori më i Mirë u shpall Stoyan Doychev për rolin e tij në filmin bullgar “Eternal Package”.

Ndërkohë, një nga momentet më të veçanta për publikun shqiptar ishte suksesi i aktores së mirënjohur Arta Dobroshi, e cila u shpall Aktorja më e Mirë për rolin e saj në filmin “Emily” nga Shqipëria.

Në seksionet tjera të festivalit, fitues u shpallën:

  • Middle Length Competition: “People Exchanging Saliva” nga Natalie Musteata dhe Alexandre Singh (Francë).
  • Short Film Competition: “Three Keenings” nga Oliver McGoldrick (UK/IRL/USA).

Gjithashtu, PriForum’s Best Pitch Competition shpërbleu projekte të reja kinematografike me çmime të rëndësishme:

  • Spider (Turqi) – In My Country PostProduction House Award.
  • The General and the Butterfly (Maqedonia e Veriut) – Neptune Award (PriFest Award).
  • Adet (Kosovë) dhe Voices (Bullgari) – Kosovo Film Center Development Awards.

Organizatorët falënderuan të gjithë regjisorët, juritë, partnerët dhe publikun që e bënë këtë edicion të paharrueshëm, duke theksuar se PriFest mbetet një pikëtakim i rëndësishëm i kinemasë, dialogut dhe kujtesës së Vjosës, në nder të së cilës festivali vazhdon traditën e tij. /Telegrafi/

MittrixFest XV: Një javë arti, humori dhe energjie teatrore në Mitrovicë

15 September 2025 at 11:13


Mitrovica këtë javë bëhet epiqendra e teatrit, ku nga data 15 deri më 19 shtator mbahet edicioni i 15-të i MittrixFest – një festival që sjell në një skenë trupa teatrore nga qytete të ndryshme të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Për pesë netë me radhë, publiku do të ketë mundësinë të shijojë shfaqje të veçanta, të cilat premtojnë emocione, të qeshura dhe reflektime përmes artit skenik.

Programi i shfaqjeve:
- 15 Shtator“Kontesha Arduini” (Teatri i Qytetit “Muharrem Qena” – Mitrovicë)
- 16 Shtator“Anima Mea (Shpirti Im)” (Teatri i Qytetit “Hadi Shehu” – Gjakovë)
- 17 Shtator“God Bless America” (Teatri i Qytetit – Gjilan)
- 18 Shtator“Dredhit’ e Patukut” (Teatri i Qytetit – Tetovë)
- 19 Shtator“Një Dorëzim” (Teatri i Qytetit – Preshevë)


Të gjitha shfaqjet do të fillojnë në orën 20:00.

Festivali mbahet në Mitrovicë, duke sjellë një atmosferë unike që bashkon kulturën, humorin dhe artin në një skenë.

Organizatorët premtojnë surpriza të tjera përgjatë javës, duke e bërë këtë edicion të MittrixFest XV një përvojë të paharrueshme për publikun e artit skenik. /Telegrafi/

Mbi gjashtë ditë duke punuar në lartësi - artistja Ermira Murati realizoi mural dedikuar regjisores së ndjerë Vjosa Berisha

14 September 2025 at 18:02


Në prag të edicionit të 17-të të Pri Film Fest, i cili u mbajt javën e kaluar në kryeqytet, artistja vizuale Ermira Murati ka sjellë një vepër të veçantë për publikun – një mural madhështor dedikuar regjisores së ndjerë dhe organizatores së festivalit, Vjosa Berisha.

Muri i gjigant, që tashmë e ka gdhendur portretin e Berishës në një hapësirë publike të Prishtinës, është shndërruar në një pikë referimi artistik dhe emocional për qytetin.

Në një video të publikuar në TikTok, Ermira ndau me ndjekësit gjithë procesin e punës, duke treguar për sfidat që hasi gjatë realizimit të muralit.

@orangegirl_____ 6 ditë pune intensive për të krijuar këtë vepër gjigante në zemër të Prishtinës, ashtu siç e meriton një grua e fuqishme dhe një artiste e madhe si Vjosa Berisha! Edhe pse ky projekt ka pasur të bëhet në vitin 2022, me ndjenja të përziera, por mbi të gjitha, jam e lumtur që tani kjo vepër është jetësuar dhe do të mbetet frymëzim për shumë gjenerata. Faleminderit shumë Fatos Berisha që ka qenë pranë meje gjatë procesit, në të gjitha sfidat e deri në përfundim. Faleminderit shumë për ndihmën me liftin, @Kran & Korpa me qera @PriFest 🙏🏻🧡 @papirun_pr 🌯 #kosova #prishtina #mural #fyp #kosovatiktok ♬ som original - clovmsc

“Veç paramendo me punu gjashtë ditë rresht, në lartësi të madhe, veç për me sjellë një vepër që i përket zemrës së qytetit. Ky mural është i dyti më i madh që e kam realizuar në karrierën time: një marsh për gruan e fuqishme dhe të paharrueshme, Josa Berisha”, shprehet artistja.

Ajo theksoi se çdo detaj i muralit ishte një sfidë më vete – nga përmasat gjigante, puna në lartësi dhe përdorimi i liftit, deri te kushtet atmosferike me diell e shi. “Ka qenë e frikshme, lartësia, moti i nxehtë, shiu… Por falë mbështetjes pata mundësinë ta realizoj këtë vepër me lift, gjë që kurseu shumë kohë”.

Në përfundim të rrëfimit, ajo theksoi se kjo ka qenë një eksperiencë e paharrueshme: “Ka qenë një eksperiencë që kurrë nuk ka marrë vetëm të mirat pa vështirësitë e veta. Faleminderit shumë prej festës, e ky mural le të jetë një falënderim për jetën dhe trashëgiminë e Vjosës”.

Ky gjest artistik vjen si një kujtesë e fuqishme për jetën dhe veprën e Vjosa Berishës, e cila la gjurmë të thella në kinematografinë kosovare dhe organizimin e festivaleve kulturore. /Telegrafi/

​“Hardh Fest” - Kur Rahoveci bëhet zemra e verës në Kosovë

13 September 2025 at 12:17



Shije të paharrueshme, atmosferë magjike dhe mikpritje që mbetet gjatë në kujtesë



Rexhep Kryeziu, Ekspert i verëtarisë, Zvicër telegrafi.com


Kur lëndina e gjelbër në hyrjen e Rahovecit shndërrohet në një hapësirë madhështore të mbushur me gjallëri dhe ngjyra, në fillim të shtatorit nis një ngjarje unike: festivali më i madh i verës në Kosovë. Në përputhje me traditën, “Hardh Fest” ju fton të festoni me gjithë zemër. Këtu, mikpritja e ngrohtë e rahovecianëve takohet me atmosferën e gjallë festive dhe me stilin tradicional të tregut të rrushit e verës, duke krijuar një përvojë që rrëmben çdo vizitor.

Shija që mbetet gjatë – Atmosferë që të rrëmben

Restorantet shqiptare ofrojnë një mozaik të pasur kulinar: nga specialitetet tradicionale të Anadrinit deri te shijet moderne, të shoqëruara me verëra të shkëlqyera e të larmishme nga varietetet vendase dhe ndërkombëtare. E gjithë kjo zhvillohet në një atmosferë unike tregu bujqësor, ku aromat, ngjyrat dhe zhurma e gjallë e njerëzve e bëjnë përvojën të veçantë dhe të pashlyeshme. Koncerti në ambient të hapur, në sheshin e festivalit, mbledh artistë e grupe të njohura muzikore shqiptare nga trevat e ndryshme, duke e bërë natën plot ritëm, këngë e valle deri vonë. Që nga dita e hapjes e deri te festimet e fundit, kuzhina shqiptare dhe verërat vendase u garantojnë vizitorëve çaste të paharrueshme.

Më shumë se një festival

Edhe këtë vit atmosfera ishte e mrekullueshme, ndërsa vitet që vijnë premtojnë gjithnjë më shumë. “Hardh Fest” mbetet gjithmonë në dispozicionin e kënaqësisë sonë, si një traditë e çmuar që bashkon vizitorë nga të gjitha trevat shqiptare. Ky festival nuk është thjesht më i madhi i verës në Kosovë, por një copë e gjallë e historisë shqiptare dhe një pasuri e kulturës evropiane që afron njerëz nga afër dhe larg.

Verëtarët, me përkushtimin dhe pasionin e tyre, kontribuojnë që çdo fillimshtator të festohet përsëri e përsëri. Është një magji e veçantë që atmosfera e këtij festivali të rrëmbejë çdo pjesëmarrës. Le të festojmë edicionet e ardhshme të “Hardh Fest” me hare, me muzikë dhe me verërat më të mira të Anadrinit, nga duart mjeshtërore të verëtarëve të Rahovecit!


telegrafi.com

Një ftesë e hapur për të gjithë

Ata që duan të shijojnë një shumëllojshmëri verërash të shkëlqyera, të kombinuara me ushqime tradicionale e moderne, janë në vendin e duhur- në Sheshin e Verës. Festivali i rrushit dhe verës ofron një përzgjedhje të shijshme: verëra klasike të bardha, kuqe dalluese dhe të stilit rozë, që përfaqësojnë më së miri traditën e kantinave rahoveciane. Në mbrëmjet e freskëta, ushqimet e përgatitura nëpër tenda shoqërohen me muzikë në skenën e përgatitur bukur, për të argëtuar vizitorët që vijnë nga të gjitha anët e trojeve shqiptare.

telegrafi.com

“Hardh Fest” mbetet një ftesë e hapur për ta shijuar Rahovecin me të gjitha shqisat - mes verës, muzikës dhe mikpritjes që nuk shuhet kurrë. /Telegrafi/

Krasniqi në natën hapëse të PriFest: Është një nga festivalet që e vendos Prishtinën në hartën e botës

10 September 2025 at 11:00


Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka qenë në natën hapëse të festivalit PriFest.

Edhe ky edicion i 17-të mblodhi filma nga Ballkani, Evropa dhe mbarë bota, një ndërlidhje e fuqishme mes kulturës dhe artit gjithandej.

I njëjti solli disa pamje nga kjo natë magjike, ku shfaqej mes aktorëve të njohur shqiptarë.

Krasniqi thekson se ky festival e ka vendosur Prishtinën në hartën e botës dhe se po vazhdon me përkushtim të madh.

Postimi i plotë i Krasniqit (pa ndërhyrje):

“PriFest është një nga festivalet që e vendos Prishtinën në hartën e botës.

I nisur nga Vjosa dhe Fatosi, e që po vazhdon me përkushtim të madh, edhe për dashurinë e veçantë ndaj Vjosës, e cila nuk është më mes nesh.

Jam i lumtur që kam pasur mundësinë që ta mbështes këtë festival që në edicionet e hershme, për ta parë sot të rritur e të kthyer në një festë të madhe kulturore të kryeqytetit tonë.

Urime organizatorëve, aktorëve dhe të gjithë pjesëmarrësve të festivalit”. /Telegrafi/

Rama për PriFest: Nuk është vetëm festival, një frymë që e bën Prishtinën të ndihet pjesë e hartës botërore të kinemasë dhe artit

10 September 2025 at 09:59


Prishtina International Film Festival ka nisur mbrëmjen e djeshme (e martë) me edicionin e 17-të.

Edhe këtë vit do të ketë filma nga Ballkani, Evropa dhe mbarë bota, duke krijuar ura kulturore përmes artit dhe kinemasë.

Në lidhje me këtë u bë një reagim edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

Ai solli edhe disa momente të veçanta nga nata e parë, ku shfaqej përkrah themeluesit të këtij festivali, regjisorit Fatos Berisha.

Më poshtë postimi i plotë i Ramës (pa ndërhyrje):

“Mbrëmë, PriFest - Prishtina International Film Festival hapi zyrtarisht edicionin e radhës.

Ky festival tashmë ka tejkaluar kufijtë e një ngjarjeje filmike, ai është një takim kulturor, artistik e shoqëror, ku bashkohen krijues e adhurues të kinemasë.

PriFest nuk është vetëm festival, por një frymë që e bën Prishtinën të ndihet pjesë e hartës botërore të kinemasë dhe artit modern.

Faleminderit, Fatos. Faleminderit edhe ekipit që po e shndërron Kryeqytetin në një skenë botërore të artit.

Suksese”. /Telegrafi/

IPKO Sponsor i Artë i PriFest 2025: Një festival që ndriçon kulturën dhe fuqizon komunitetin

By: IPKO
9 September 2025 at 16:58


IPKO me krenari njofton se edhe këtë vit është Sponsori Artë i PriFest - Prishtina International Film Festival, ngjarjes që e kthen Prishtinën në epiqendrën e filmit ndërkombëtar nga data 9 deri më 14 shtator.

Edicioni i 17-të ifestivalit sjell filma nga Ballkani, Evropa dhe mbarë bota, me një fokus të posaçëmkëtë vit tek Austria, duke krijuar ura kulturore përmes artit dhe kinemasë.

PriFest 2025 mbetet një platformë unike që frymëzon dhe sfidon, duke hapur dyertpër talente të reja dhe duke ofruar bashkëpunime të reja artistike në skenënndërkombëtare të filmit.Përmes mbështetjes së këtij festivali, IPKO dëshmon vazhdimisht përkushtimin e saj për të qenë pranë kulturës, kreativitetit dhe komunitetit.

“Për ne në IPKO, PriFest është një dritare që e lidh Kosovën me botën përmes fuqisësë artit. Mbështetja e kulturës dhe kreativitetit është pjesë e misionit tonë për tëfuqizuar komunitetin dhe për të sjellë inovacion në çdo hap,” theksoi Afrika Zyferi,Udhëheqëse e Komunikimit në IPKO.

Si sponsor i artë, IPKO është e nderuar të kontribuojë në këtë ngjarje të rëndësishmedhe të promovojë talentet e reja kosovare në skenën globale. Duke qenë një forcëpozitive në komunitet, kompania vazhdon të investojë në teknologji dhe kulturë, dukendikuar drejtpërdrejt në zhvillimin dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Ftojmë të gjithë të përjetojnë emocionet dhe magjinë e kinemasë në PriFest 2025, atyku arti dhe lidhjet njerëzore ndërtojnë ura që zgjasin.

Për më shumë informacion mbi shërbimet e IPKO-s, vizitoni: www.ipko.com

Kurti viziton festivalin “Hardh Fest” në Rahovec

8 September 2025 at 09:42

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin në detyrë të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka vizituar mbrëmë festivalin tradicional “Hardh Fest” në Komunën e Rahovecit.

Gjatë vizitës, ata u shoqëruan edhe nga deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe bashkëpunëtorë të tjerë institucionalë ku vizituan stadet e prodhuesve vendorë të verës dhe produkteve të tjera të rrushit, ku kryeministri i falënderoi për angazhimin dhe cilësinë e lartë të produkteve të tyre.

Kurti përgëzoi organizatorët për suksesin e festivalit, duke e cilësuar “Hardh Fest”-in si një ngjarje të rëndësishme që promovon trashëgiminë bujqësore, turizmin dhe kulturën vendore.

Edicioni i sivjetmë i festivalit mbahet nën moton “Për Kokërr t’Qefit”, dhe përveç promovimit të produkteve të rrushit, përfshin një agjendë të pasur me aktivitete sociale, kulturore dhe artistike.

Pjesë e programit janë edhe koncertet muzikore me artistë të njohur nga vendi dhe rajoni.

Festivali “Hardh Fest” tashmë është shndërruar në një traditë të përvitshme që mbledh mijëra vizitorë nga e gjithë Kosova dhe më gjerë, duke kontribuar në zhvillimin e ekonomisë lokale dhe në afirmimin e prodhimeve vendore. /Telegrafi/

The post Kurti viziton festivalin “Hardh Fest” në Rahovec appeared first on Telegrafi.

Përfundon ‘Koko Fest’, triumfon teatri ‘Aleksandër Moisiu’, Durrësi rrëmben pesë çmime në festival

By: Kult Plus
7 September 2025 at 20:21

Shfaqja e teatrit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit “Vendi më i humbur në Shqipëri” ka rrëmbyer pesë çmime në Festivalin Mbarëkombëtar të Komedisë në Korçë, duke përfshirë çmimin e shfaqjes më të mirë, regjia më e mirë për Andia Xhungën, aktori protagonist më të mirë që është dhënë për Gentian Zenelaj, çmimi i aktorit të ri më të mirë për Aleks Seitaj, si dhe çmimin e publikut.

Regjisorja Xhunga është befasuar nga çmimet e shumta që ka marrë shfaqja e vënë në skenë prej saj, kur tha se ndihet mjaft mirë me kaq shumë çmime në një festival si ky.

Sot kemi marrë 5 çmime dhe jemi shumë të lumtur dhe për mikpritjen që na ka dhuruar publiku korçar”, u shpreh regjisorja Xhunga.

Çmimi i karrierës ka shkuar për regjisorin e njohur Gëzim Kame, për të cilin një vlerësim i tillë pas një jete të gjatë në skenë është një emocion mjaft i madh.

60 vjet karrierë duket sikur të japin lamtumirën e fundit nga teatri edhe pse unë premtoj që do të vazhdoj akoma”, u shpreh regjisori.

Zamira Kita flet për organizimin e këtij festivali kur thotë se edhe këtë vit ia dolëm për të sjellë në skenë komeditë më të mira mbarë shqiptare.

Besoj se shkoi mirë dhe sigurisht në çdo edicion kemi çfarë të mësojmë. Kaloi mirë, edhe publiku u kënaq. U vlerësuan më të mira sipas gjykimit të jurisë të cilën e kishim shumë prestigjioze”, u shpreh Kita.

Për të 12-in vit me radhë në Korçë organizohet festivali mbarëkombëtar i komedisë. Organizatorët mendojnë se festivalin e radhës do e kryejnë në të gjitha qytetet e qarkut Korçë./javanews/KultPlus.com

“Vendi më i humbur në Shqipëri”, fitues i edicionit të 12-të të “KoKo Fest”

By: Kult Plus
7 September 2025 at 15:46

Festivali Mbarëkombëtar i Komedisë “KoKo Fest” përmbylli mbrëmë në Korçë në një atmosferë të jashtëzakonshme arti dhe emocionesh, edicionin e tij të 12-të.

Festivali ngjiti në skenë një program të larmishëm me shtatë shfaqje, ku morën pjesë trupa teatrore nga Shqipëria, Kosova dhe Italia.

Kryetari i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo tha se “nata përmbyllëse u pasurua nga një ekspozitë karikaturash të artistit Ardi Karanxha, ndërsa mbrëmja artistike u mbyll në skenë me shfaqjen “Komedia e Zezë” nga Teatri “Bekim Fehmiu” i Prizrenit, duke vulosur fundin e këtij edicioni të paharrueshëm”.

Shfaqja “Vendi më i humbur në Shqipëri” nga Teatri “Aleksandër Moisiu” i Durrësit u shpall fituese e këtij edicioni, duke rrëmbyer plot pesë çmime: shfaqja më e mirë, regjia më e mirë për Andia Xhungën, aktori protagonist më i mirë për Gentian Zenelajn, aktori i ri më i mirë për Aleks Seitaj, si dhe çmimin e publikut.

Fitues të këtij edicioni të “KoKo Fest” janë:

Shfaqja më e mirë – “Vendi më i humbur në Shqipëri”

Regjia më e mirë – Andia Xhunga

Çmimi i karrierës – Gëzim Kame

Aktori protagonist më i mirë – Gentian Zenelaj

Aktorja më e mirë protagoniste – Zamira Kita, Olta Daku, Egla Ceno

Aktori më i mirë joprotagonist – Ylber Bardhi

Aktorja më e mirë joprotagoniste – Liridona Bytyqi

Artisti i ri më i mirë – Aleks Seitaj

Artisti i ri më i mirë – Endri Çela

Çmimi i publikut – “Vendi më i humbur në Shqipëri”

Kostumografia më e mirë – Sofia Kara

Skenografia më e mirë – Beqo Nanaj

Çmimi FresKOKO – Shfaqja Zullulandia

Kryebashkiaku i Korçës, shprehu edhe një falëndërim për trupën pjesëmarrëse të teatrove dhe publikut, që sipas tij edhe këtë vit e shndërruan Korçën në kryeqytetin e humorit dhe të komedisë./atsh/KultPlus.com

❌
❌