Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 12 February 2026Main stream

Angazhimet institucionale, Osmani anulon pjesëmarrjen në Konferencën e Sigurisë në Mynih

12 February 2026 at 09:48


Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ishte ftuar edhe sivjet në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ka anuluar pjesëmarrjen e saj për shkak të angazhimeve institucionale dhe prioriteteve të brendshme në vend.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar këshilltari për Media i Presidencës, Bekim Kupina, i cili ka theksuar se Presidentja është shumë mirënjohëse ndaj organizatorëve për ftesën.

“Megjithatë, për arsye të angazhimeve institucionale dhe prioriteteve që lidhen me zhvillime brenda vendit, ajo ka vendosur të mos marrë pjesë këtë vit", ka thënë Kupina.

Presidentja Osmani vazhdon të përqendrohet në çështjet e brendshme dhe zhvillimet prioritare për Republikën e Kosovës.

Konferenca e 62-të e Munihut do të mbahet nga 13 deri më 15 shkurt, ku do të marrin pjesë qindra udhëheqës botërorë, përfshirë edhe vendet e rajonit. /Telegrafi/

Before yesterdayMain stream

Rubio në Konferencën e Munihut, pjesëmarrës edhe Osmani, Kurti dhe drejtori i AKI-së

10 February 2026 at 19:30


Kryediplomati amerikan, Marco Rubio, do të udhëtojë për në Gjermani më vonë gjatë javës dhe do të udhëheqë një delegacion të nivelit të lartë në Konferencën për Siguri të Munihut, para se të niset drejt Sllovakisë dhe Hungarisë.

Konferenca e 62-të e Munihut do të mbahet nga 13 deri më 15 shkurt, ku do të marrin pjesë qindra udhëheqës botërorë, përfshirë edhe nga Kosova. Në Munih do të jetë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe shefi i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Petrit Ajeti.

Edhe Serbia do të ketë përfaqësues në Konferencë, përfshirë presidentin Aleksandar Vuçiq, kryediplomatin Marko Gjuriq, dhe disa ministra të tjerë. Ndërkaq, edhe vendet e tjera të rajonit do të përfaqësohen në Munih me zyrtarë të lartë, përfshirë kryeministra.

Pjesëmarrja e Rubios në këtë konferencë ndodh në një moment të rëndësishëm, kur Uashingtoni dhe aleatët evropianë po përballen me mosbesim në rritje lidhur me sigurinë, tregtinë dhe të ardhmen e aleancës transatlantike dhe këto tensione pritet të mbizotërojnë diskutimet në Munih.

Lufta e Rusisë në Ukrainë, që në fund të shkurtit hyn në vitin e pestë, pritet të jetë temë kryesore e diskutimeve në Konferencë, por edhe tensionet që kanë të bëjnë me Iranin.

Pjesëmarrja e Rubios në Konferencën në Gjermani do të pasohet me një turne diplomatik në Bratisllavë dhe Budapest më 15 dhe 16 shkurt, duke vënë në pah fokusin e administratës amerikane në Evropën Qendrore në një kohë të një pasigurie strategjike.

Në Sllovaki, ai pritet të takohet me zyrtarë të lartë për të avancuar bashkëpunimin e sigurisë rajonale dhe për projektet e energjisë bërthamore, tha Departamenti amerikan i Shtetit. Në Hungari, ndërkaq, fokusi do të jetë në raportet dypalëshe dhe në përpjekjet e paqes që synojnë zgjidhjen e konflikteve botërore.

Pika kryesore e udhëtimit të Rubios do të jetë fjalimi në Munih më 14 shkurt, i cili pritet të shikohet me vëmendje, veçmas pasi fjalimi i nënpresidentit amerikan, JD Vance, vitin e kaluar në këtë konferencë pati jehonë të madhe.

Atëbotë, deklaratat e Vance – kur ai akuzoi liderët evropianë për shtypje të lirisë së shprehjes dhe dështim në menaxhimin e migracionit – lanë pas një ndjenjë shqetësimi në Bruksel dhe më gjerë.

Kjo ndjesi pasigurie pasqyrohet edhe në raportin vjetor të Konferencës së Sigurisë së Munihut, të hartuar nga organizatorët e forumit dhe të publikuar këtë javë, i cili paralajmëron se Evropa po përballet me një “epokë të prolonguar konfrontimi” të nxitur nga agresioni rus.

Tensionet transatlantike
Sipas raportit, sfida më e madhe për rendin liberal ndërkombëtar mund të vijë tashmë “nga brenda”, duke iu referuar asaj që e përshkruan si një ndryshim tektonik në mënyrën se si SHBA-ja po mendon për aleancat.

Duke e quajtur presidentin amerikan, Donald Trump, “më të fuqishmin ndër ata që i bien me sëpatë rregullave dhe institucioneve ekzistuese”, autorët e raportit parashikojnë se “marrëveshjet transaksionale mund ta zëvendësojnë bashkëpunimin e ndërtuar mbi parime… dhe rajonet mund të dominohen nga fuqitë e mëdha, në vend që të qeverisen nga rregulla dhe norma ndërkombëtare”.

Ambasadori amerikan në NATO, Matthew Whitaker, e ka kundërshtuar fuqishëm vlerësimin për një “kërcënim të brendshëm”, duke argumentuar se Uashingtoni synon të ribalancojë, e jo të shkatërrojë, rendin e pasluftës.

Duke folur për gazetarët më 9 shkurt, Whitaker kundërshtoi idenë se SHBA-ja po largohet nga aleancat e qëndrueshme.

“Ne po përpiqemi ta bëjmë NATO-n më të fortë”, deklaroi ai, duke argumentuar se presioni ndaj aleatëve evropianë për të shpenzuar më shumë për mbrojtjen lidhet me rritjen e kapaciteteve, jo me braktisjen e aleancës.

Sa i përket tregtisë, ai e paraqiti qëndrimin e SHBA-së si një përgjigje ndaj asaj që e quajti pabarazi të padrejta.

Sa i përket Grenlandës, për të cilën Trump ka thënë se dëshiron që SHBA-ja ta marrë nën kontroll, Whitaker tha se ky synim ka të bëjë me shqetësime të sigurisë që lidhen me Rusinë dhe Kinën./REL

SHBA – Rubio konfirmon pjesëmarrjen në Konferencën e Sigurisë në Mynih

10 February 2026 at 10:45

UASHINGTON, 10 shkurt /ATSH-DPA/- Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në Konferencën e Sigurisë në Mynih këtë javë, përpara se të udhëtojë në Sllovaki dhe Hungari, tha Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH).

Rubio do të vizitojë Mynihun nga e premtja deri të dielën për të marrë pjesë në takimin vjetor, i konsideruar si forumi kryesor në botë për politikën ndërkombëtare të sigurisë dhe mbrojtjes.

Më shumë se 60 udhëheqës botërorë dhe rreth 100 ministra të Jashtëm dhe të Mbrojtjes do të marrin pjesë në konferencën treditore në kryeqytetin bavarez.

“Pas konferencës, Rubio do të qëndrojë në Evropë dhe do të vizitojë Sllovakinë dhe Hungarinë më 15 dhe 16 shkurt”, sipas Departamentit Amerikan i Shtetit.

Në Bratislavë, Rubio do të takohet me zyrtarë qeveritarë për të diskutuar prioritetet e përbashkëta të sigurisë.

Ndalesja e tij në Budapest pritet të përfshijë bisedime mbi një partneritet energjitik midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Hungarisë. //a.i/

The post SHBA – Rubio konfirmon pjesëmarrjen në Konferencën e Sigurisë në Mynih appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Konferenca e Sigurisë në Mynih, SHBA do të përfaqësohet nga Marco Rubio

9 February 2026 at 16:08

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio pritet të udhëheqë një delegacion në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Bëhet fjalë për një ngjarje që do të përqendrohet në gjeopolitikën e trazuar, sipas organizatorëve, raportojnë mediat e huaja.

Më shumë se 60 krerë shtetesh dhe qeverish dhe rreth 100 ministra të jashtëm dhe të mbrojtjes do të marrin pjesë në bisedimet për politikën e sigurisë nga 13 deri më 15 shkurt.

Siç theksohet më tej, Rubio do të kryesojë një delegacion amerikan që do të përfshijë gjithashtu rreth 50 anëtarë të Kongresit të SHBA-së, theksoi Ëolfgang Ischinger, drejtor i ngjarjes në një konferencë për shtyp.

I pyetur nëse priste që Rubio të përsëriste sulmin e JD Vance ndaj Evropës, Ischinger u përgjigj: “Po supozoj… se mund të presim që Sekretari i Shtetit i SHBA-së të flasë për politikën e jashtme të SHBA-së dhe jo për çështje që nuk i përkasin fushës së tij”.

Marco Rubio pritet të udhëheqë një delegacion të madh amerikan në Konferencën e Sigurisë në Mynih

9 February 2026 at 15:48


Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, pritet të udhëheqë një delegacion të madh amerikan në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Bëhet fjalë për një ngjarje që do të përqendrohet në gjeopolitikën e trazuar, thanë organizatorët të hënën.

Më shumë se 60 krerë shtetesh dhe qeverish dhe rreth 100 ministra të jashtëm dhe të mbrojtjes do të marrin pjesë në bisedimet për politikën e sigurisë nga 13 deri më 15 shkurt.

Siç theksohet më tej, Rubio do të kryesojë një delegacion amerikan që do të përfshijë gjithashtu rreth 50 anëtarë të Kongresit të SHBA-së, tha Wolfgang Ischinger, drejtor i ngjarjes, në një konferencë për shtyp.

I pyetur nëse priste që Rubio të përsëriste sulmin e JD Vance ndaj Evropës, Ischinger u përgjigj: "Po supozoj... se mund të presim që Sekretari i Shtetit i SHBA-së të flasë për politikën e jashtme të SHBA-së dhe jo për çështje që nuk bien drejtpërdrejt nën fushëveprimin e tij".

Rreth gjysma e delegacionit amerikan do të jenë demokratë, midis tyre Guvernatori i Kalifornisë Gavin Newsom, Guvernatorja e Miçiganit Gretchen Whitmer dhe kongresmenja Alexandria Ocasio-Cortez, tha Ischinger. /Telegrafi/

MYNIH – Reza Pahlavi në Konferencën e Sigurisë mes tensioneve për Iranin

5 February 2026 at 11:11

MYNIH, 5 shkurt /ATSH-DPA/ – Reza Pahlavi, djali i shahut të fundit të Iranit dhe një nga figurat më të njohura të opozitës iraniane në mërgim, pritet të marrë pjesë javën e ardhshme në Konferencën e Sigurisë në Mynih, thanë burimet.

Organizatorët i thanë se Pahlavi, 65 vjeç, ka konfirmuar pjesëmarrjen në konferencën që do të mbahet nga 13 deri më 15 shkurt dhe që mbledh liderë të lartë politikë dhe ekspertë të sigurisë në hotelin ”Bayerischer Hof” në Mynih.

Qeveria e Iranit fillimisht ishte ftuar në këtë konferencë, por më pas ftesa u tërhoq pas shtypjes së dhunshme të protestave, ku mbetën të vrarë mijëra persona.

Ministria e Jashtme e Gjermanisë kishte këshilluar kundër ftesës për Teheranin.

Pahlavi ka shprehur mbështetje për protestat masive kundër udhëheqjes iraniane dhe shihet gjerësisht si figura më e njohur dhe me ndikim e opozitës iraniane jashtë vendit.

Imazhet e tij janë shfaqur në tubime solidariteti për lëvizjen protestuese iraniane, përfshirë edhe në Gjermani.

Një demonstratë është planifikuar në Mynih më 14 shkurt nën sloganin ”Të drejtat e njeriut dhe liria në Iran. Solidaritet ndërkombëtar me popullin iranian”.

Pahlavi ka bërë thirrje për pjesëmarrje në këtë tubim përmes rrjeteve sociale, ndërsa organizatorët synojnë të mobilizojnë deri në 100 000 persona.

Më shumë se 60 liderë botërorë dhe rreth 100 ministra të Jashtëm dhe të Mbrojtjes pritet të marrin pjesë në konferencë.

Pahlavi mori pjesë për herë të fundit në këtë event në vitin 2023.

Detajet mbi paraqitjet e tij të planifikuara këtë vit ende nuk janë bërë të ditura.

Babai i tij, Mohammad Reza Shah Pahlavi, sundoi Iranin nga viti 1941 deri në rrëzimin e tij gjatë Revolucionit Islamik të vitit 1979.

Reza Pahlavi, i cili ishte shpallur princ i kurorës nga i ati, jeton prej dekadash në mërgim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës./  /Ad. Ab./  a.jor.

The post MYNIH – Reza Pahlavi në Konferencën e Sigurisë mes tensioneve për Iranin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Irani nuk ftohet në konferencën e sigurisë në Mynih

By: Rovena
20 January 2026 at 15:58

Organizatorët e konferencës së sigurisë në Mynih të Gjermanisë thanë se kanë anuluar ftesat drejtuar qeverisë iraniane për edicionin e këtij viti, nga 13 deri më 15 shkurt, pas represionit ndaj protestuesve, njofton sot agjencia France Presse.

“Para disa javësh u dërguan ftesa për disa përfaqësues të qeverisë iraniane. Në dritën e zhvillimeve aktuale, Konferenca e Sigurisë në Mynih nuk do t’i pranojë këto ftesa”, tha një zëdhënës i ngjarjes për AFP.

Protestat për shkak të kostove të jetesës shpërthyen në Iran më 28 dhjetor dhe u bënë një nga ngjarjet më të mëdha kundër regjimit që nga shpallja e Republikës Islamike në vitin 1979. Organizata joqeveritare norvegjeze Iran Human Rights (IHR) thotë se të paktën 3,428 persona kanë humbur jetën, raste këto të konfirmuara nga IHR ose burime të pavarura.

Vlerësime të tjera flasin për mbi 5000 të vdekur ose edhe disa për 20 mijë, por mungesa e internetit e vështirëson verifikimin nga organizatat joqeveritare dhe mediat. Më herët, një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë u pyet për raportimet se ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi ishte ftuar në konferencën e sigurisë në Mynih.

“Duke pasur parasysh përplasjen e përgjakshme me protestuesit, nuk besojmë se pjesëmarrja e tij do të ishte e përshtatshme”, u përgjigj ai.

Ndryshe, konferenca e Sigurisë në Mynih është një ngjarje vjetore në kalendarin diplomatik që tërheq rregullisht politikanët kryesorë botërorë.

Irani nuk ftohet në konferencën e sigurisë në Mynih

20 January 2026 at 15:39


Organizatorët e konferencës së sigurisë në Mynih të Gjermanisë thanë se kanë anuluar ftesat drejtuar qeverisë iraniane për edicionin e këtij viti, nga 13 deri më 15 shkurt, pas represionit ndaj protestuesve, njofton sot agjencia France Presse.

“Para disa javësh u dërguan ftesa për disa përfaqësues të qeverisë iraniane. Në dritën e zhvillimeve aktuale, Konferenca e Sigurisë në Mynih nuk do t’i pranojë këto ftesa”, tha një zëdhënës i ngjarjes për AFP.

Protestat për shkak të kostove të jetesës shpërthyen në Iran më 28 dhjetor dhe u bënë një nga ngjarjet më të mëdha kundër regjimit që nga shpallja e Republikës Islamike në vitin 1979, shkruan reuters.

Organizata joqeveritare norvegjeze Iran Human Rights (IHR) thotë se të paktën 3,428 persona kanë humbur jetën, raste këto të konfirmuara nga IHR ose burime të pavarura.

Vlerësime të tjera flasin për mbi 5000 të vdekur ose edhe disa për 20 mijë, por mungesa e internetit e vështirëson verifikimin nga organizatat joqeveritare dhe mediat.

Më herët, një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë u pyet për raportimet se ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi ishte ftuar në konferencën e sigurisë në Mynih.

“Duke pasur parasysh përplasjen e përgjakshme me protestuesit, nuk besojmë se pjesëmarrja e tij do të ishte e përshtatshme”, u përgjigj ai.

Ndryshe, konferenca e Sigurisë në Mynih është një ngjarje vjetore në kalendarin diplomatik që tërheq rregullisht politikanët kryesorë botërorë. /Telegrafi/

GJERMANI – Një avion i ”Air France” bën ulje të detyruar në Mynih

5 January 2026 at 09:49

MYNIH, 5 janar /ATSH-DPA/ – Një avion i “Air France”, që po fluturonte drejt Parisit, u detyrua të bëjë një ulje të paplanifikuar në Mynih dje në mbrëmje, pasi në bord u ndje një erë djegieje, bëri të ditur sot një zëdhënës i aeroportit.

”Askush nuk u lëndua”, tha zëdhënësi, duke shtuar se ”avioni arriti të lëvizë vetë drejt vendit të parkimit”.

Pasagjerët u dërguan në hotele .

Numri i saktë i tyre nuk ishte menjëherë i qartë, por zëdhënësi theksoi se në bord ndodheshin me siguri më shumë se 200 persona, duke pasur parasysh tipin e avionit.

Fluturimi ishte nisur nga Bejruti dhe ishte planifikuar fillimisht të ulej në aeroportin “Charles de Gaulle” në Paris.

Shkaku i erës së djegies nuk ishte menjëherë i qartë.

“Avioni ndodhet ende këtu”, tha zëdhënësi sot në mëngjes, duke shtuar se linja ajrore do të merret tani me rastin./  /Ad.Ab./ a.jor.

The post GJERMANI – Një avion i ”Air France” bën ulje të detyruar në Mynih appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Një avion i ”Air France” bën ulje të detyruar në Mynih

By: Fax Web
5 January 2026 at 10:20

Një avion i “Air France”, që po fluturonte drejt Parisit, u detyrua të bëjë një ulje të paplanifikuar në Mynih dje në mbrëmje, pasi në bord u ndje një erë djegieje, bëri të ditur sot një zëdhënës i aeroportit.

”Askush nuk u lëndua”, tha zëdhënësi, duke shtuar se ”avioni arriti të lëvizë vetë drejt vendit të parkimit”.

Pasagjerët u dërguan në hotele .

Numri i saktë i tyre nuk ishte menjëherë i qartë, por zëdhënësi theksoi se në bord ndodheshin me siguri më shumë se 200 persona, duke pasur parasysh tipin e avionit.

Fluturimi ishte nisur nga Bejruti dhe ishte planifikuar fillimisht të ulej në aeroportin “Charles de Gaulle” në Paris.

Shkaku i erës së djegies nuk ishte menjëherë i qartë.

“Avioni ndodhet ende këtu”, tha zëdhënësi sot në mëngjes, duke shtuar se linja ajrore do të merret tani me rastin.

Debati mbi surfingun në parkun gjerman nxehet pasi qyteti heq pajisjen që krijonte valë

29 December 2025 at 18:30


Qyteti ka kërkuar durim dhe i ka kërkuar një profesori inxhinierie nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara të Mynihut të këshillojë mbi zgjidhjet e mundshme.

Shqetësimet për sigurinë u bënë më të theksuara në maj, kur një surfere 33-vjeçare vdiq pasi dërrasa e saj u kap nën ujë dhe ajo nuk mundi të çlirohej nga zinxhiri i bashkangjitur.

Departamenti i klimës dhe mjedisit i qytetit tha në një deklaratë të dielën se trau ishte "i paligjshëm dhe potencialisht i rrezikshëm", transmeton Telegrafi.


Departamenti tha se pas aksidentit tragjik në fillim të këtij viti, "qyteti nuk duhet dhe nuk mund të tolerojë struktura të palejueshme në valën Eisbach".

Një shoqatë surfimi e Mynihut tha të enjten në faqen e saj të internetit se autoritetet e qytetit po vendosnin shumë kushte, në përpjekjet për të rivendosur valën dhe se procesi ka "ngecur".

Një postim në faqen e internetit të shoqatës së surfimit IGSM tha se qyteti po vendoste "gjithnjë e më shumë kushte dhe kërkesa të shtuara" për projektin, duke përfshirë dëmshpërblimin e qytetit për çdo rrezik gjatë një periudhe prove dhe sigurimin e një certifikate inxhinierike që ura ngjitur është mjaft e fortë për të mbështetur fiksimet në pajisjen e valës.

Shoqata paralajmëron se vendi “nuk është një valë për fillestarët dhe as një vend për të filluar surfingun në lumë, edhe nëse dikush ka përvojë në oqean”.

Ajo paralajmëron për blloqet e betonit të vendosura pas valës si frena ndaj rrymës së fortë: “Këto janë të rrezikshme për surfistët e papërvojë sepse në rast të një rënieje të pakontrolluar, dikush shtypet mbi to nga disa ton ujë dhe në rastin më të mirë del me mavijosje serioze”.

Rregullat e përdorimit përfshijnë të qenit një surfist i aftë dhe me përvojë dhe përdorimin e një zinxhiri për t’u shkëputur. /Telegrafi/

Musiala, kthimi i yllit Bavarez/ Mediat gjermane raportojnë se mesfushori do të luajë në janar

13 December 2025 at 12:46

Ishte vërtet një moment i mallkuar.

Është fatkeqësi kur njëri nga futbollistët e rinj më të talentuar në botë pëson një dëmtim, dhe për Xhamal Musialën i erdhi keq edhe kundërshtarëve.

Ylli I mesfushës së Bajernit dhe të Gjermanisë u lëndua në çerekfinalen e Kupës së Botës për Klubet në 5 korrik të këtij viti, në disfatën ndaj Paris SG, por lajmet e mira kanë nisur të vijnë.

E përditshmja “Tages Cajtung”, në shtojcën që mbulon Mynihun dhe Bavarinë, shkruan se 22-vjeçari ka ecur shumë mirë me riaftësimin, dhe se tashmë mund të parashikohet se kur do të jetë në fushë.

Siç njoftojnë mediat dhe portalet pranë tifozëve bavarezë, Musiala pritet të aktivizohet qoftë edhe disa minuta në miqësoren që Bajerni do ta luajë me Lajpcigun në 6 janar, pra pas vetëm 25 ditëve.

Deri tani janë bërë 161 ditë që ylli gjerman është jashtë terreneve, dhe ka humbur 23 ndeshje gjithsej.

Natyrisht, kthimi i tij do të ishte një plus më tepër për skuadrën e drejtuar nga trajneri Vinsent Kompani, që po zhvillon një sezon të jashtëzakonshëm, pavarësisht mungesës së talentit.

Bajerni ka 21 fitore, 1 barazim e vetëm 1 humbje në Gjermani dhe në Europë, me golaverazhin e mrekullueshëm, 79 gola të shënuara e 22 të pësuara.

Aksident i rëndë në Mynih, vetura ndahet në dysh - dy të vdekur

1 December 2025 at 08:17


Dy burra u vranë dhe dy të tjerë u lënduan në një aksident të tmerrshëm me veturë në Mynih, kur një Porsche u përplas me një Renault, duke e prerë atë “në gjysmë”, raporton rosenheim24.de .

Sipas një raporti nga policia e Mynihut, aksidenti ndodhi në lagjen Milbertshofen të qytetit.

Porsche drejtohej nga një 19-vjeçar nga Mynihu, dhe një pasagjere femër 19-vjeçare ishte gjithashtu në veturë.

Renault, i drejtuar nga një burrë 27-vjeçar nga Augsburg, po vinte nga drejtimi i kundërt. Në Renault ndodheshin dy pasagjerë të tjerë - një burrë 48-vjeçar në ulësen e pasagjerit dhe një 21-vjeçar në ulëset e pasme.


Filmreifer Unfall in München: Renault wird mittig zerrissen, Porsche überschlägt sich mehrmals https://t.co/MDMH2XPSQK
— tz (@tzmuenchen) November 30, 2025


Përplasja ndodhi kur shoferi i Renault, duke ndjekur dritën e gjelbër në semafor, filloi të kthehej majtas.

Në atë moment, Porsche që vinte përballë e përplasi atë. Përplasja ishte aq e fortë sa Porsche u përmbys.

Të gjithë u lënduan në aksident, përveç shoferit të Porsche.

Policia e trafikut të Mynihut ka nisur një hetim për të përcaktuar shkakun e saktë të këtij aksidenti tragjik. /Telegrafi/

Tension në Mynih para sfidës me Leverkusenin, Bundesliga “ndizet” në fundjavë

By: V K
1 November 2025 at 11:23

Trajneri Vinsent Kompani dhe drejtori sportiv Kristof Frojnd folën për Leverkusen, mbretin e goditjeve të lira Alejandro Grimaldo dhe të tjera përpara ndeshjes kundër Bajer Leverkusen të shtunën.

Kompani u përkul sidomos para Grimaldos së Leverkusenit, i cili tashmë ka shënuar shtatë gola pas 13 ndeshjeve të kampionatit dhe vazhdon të shënojë nga goditjet e lira.

“Thjesht po shpresojmë që të mos kemi kundër nesh goditje dënimi të rrezikshme. Kjo është e vërteta. Mund të shpjegoja gjatë në anglisht se çfarë duhet të bëjmë taktikisht, por e vërteta është se po shpresojmë që të mos bëjmë faulle të panevojshme, që të mos akordohen goditje dënimi, që ai të mos ketë një ditë të jashtëzakonshme me goditjet e lira”, tha Kompany, duke lavdëruar lojtarin. Më tej, trajneri i Bayern-it foli për një “rivalitet” me Leverkusenin.

Pas së gjithash, Bajerni nuk ka fituar ndaj tyre në gjashtë ndeshje të Bundesligës.

“Nuk jam këtu për të vendosur kush është rivali më i fortë. Rivaliteti ekziston ende. Nuk duhet ta nënvlerësojmë”.

I pyetur nëse Luis Diaz ka nevojë për pushim, ai u shpreh:Kemi avantazhin që ai është mësuar me intensitetin maksimal; e ka përjetuar shumë herë në karrierë. Duket i freskët dhe nuk ka dhënë asnjë shenjë që ka nevojë për pushim. Por është njeri gjithsesi. Në moshën 27- vjeçare, Luço është në moshën e duhur për ta përballuar këtë. Aktualisht duket sikur ai do të donte të luante edhe më shumë”.

The post Tension në Mynih para sfidës me Leverkusenin, Bundesliga “ndizet” në fundjavë appeared first on Albeu.com.

Dy dronë paralizojnë përkohësisht Aeroportin e Mynihut, mijëra pasagjerë të prekur

By: gaze tare
4 October 2025 at 09:15

Aeroporti i Mynihut u mbyll mbrëmjen e së premtes, nga ora 21:28 sipas orës lokale, pasi policia federale vërejti dy dronë që fluturonin mbi pistat veriore dhe jugore. Sipas zëdhënësit të policisë federale, dronët u panë njëkohësisht nga dy makina patrullimi dhe ndryshuan menjëherë kursin duke u zhdukur pa u identifikuar. Nuk dihet ende madhësia e tyre apo qëllimi i fluturimit.

Si masë paraprake sigurie, autoritetet pezulluan aktivitetet e aeroportit deri në orën 05:00 të mëngjesit të së shtunës, duke prekur rreth 6,500 pasagjerë. Shumë prej tyre u detyruan të qëndrojnë gjatë natës në terminalet e aeroportit, pasi fluturimet e tyre u anuluan ose u shtynë. Në total, 23 fluturime hyrëse u devijuan në aeroportet e Shtutgartit dhe Nurembergut, ndërsa 12 të tjera u anuluan. Nga nisjet, 46 fluturime u anuluan ose u shtynë, në disa raste edhe pasi pasagjerët kishin hipur në aeroplan dhe u detyruan të zbrisnin përsëri.

“Aeroporti i Mynihut, në bashkëpunim me linjat ajrore, menjëherë ofroi ndihmë për pasagjerët në terminale. U vendosën shtretër kampingu dhe u shpërndanë batanije, pije dhe ushqime të lehta,” njoftuan autoritetet. Ndërkohë, policia gjermane ka nisur hetimet për identifikimin e dronëve dhe operatorëve të tyre, ndërsa siguria në aeroport mbetet e shtuar.

The post Dy dronë paralizojnë përkohësisht Aeroportin e Mynihut, mijëra pasagjerë të prekur appeared first on iconstyle.al.

GJERMANI – Mynihu mbyll aeroportin për shkak të dronëve të dyshimtë

3 October 2025 at 09:37

MYNIH, 3 tetor /ATSH-ANSA/ – Për shkak të disa dronëve të dyshuar rusë, operacionet e fluturimit në Aeroportin e Mynihut u kufizuan dhe më pas u pezulluan plotësisht vonë mbrëmjen e djeshme.

Vendimet u morën nga Kontrolli i Trafikut Ajror Gjerman (DFS) duke filluar nga ora 22:18. Si rezultat, sipas faqes së internetit të Aeroportit të Mynihut, 17 fluturime nuk mundën të ngriheshin, duke prekur gati 3 000 pasagjerë.

Për më tepër, u devijuan 15 fluturime hyrëse u devijuan në Stuttgart, Nuremberg, Vjenë dhe Frankfurt.

Rreth orës 19:30 të mbrëmjes së djeshme, disa persona vunë re dronë pranë aeroportit të Mynihut, i cili më pas u mbyll, sipas një zëdhënësi të policisë lokale. Autoritetet bavareze nisën një kërkim për të identifikuar pajisjet dhe pronarët e tyre, por patën sukses.

Ky incident ndodh para fundjavës së fundit të Oktoberfest, i cili mirëpret qindra mijëra njerëz çdo ditë në Mynih. /os/

 

The post GJERMANI – Mynihu mbyll aeroportin për shkak të dronëve të dyshimtë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Policia gjermane heton zjarrin në një shtëpi, autoritetet vonojnë hapjen e festivalit të birrës Oktoberfest në Mynih

1 October 2025 at 10:15


Një zjarr në një shtëpi të veçuar në veri të Mynihut shkaktoi një operacion të madh emergjence të mërkurën, me policinë dhe zjarrfikësit gjermanë që bllokuan rrugët dhe u bënë thirrje banorëve të shmangin zonën e Lerchenau.

Policia tha se një hetim më i gjerë ishte duke u zhvilluar që do të vononte hapjen e mëngjesit të festivalit të birrës Oktoberfest të Mynihut.

Në platformën e mediave sociale X, policia e Mynihut u kërkoi shoferëve të qëndronin larg zonës ndërsa operacionet vazhdonin.

Gazeta gjermane Bild raportoi se hetuesit zbuluan një person të vdekur dhe një tjetër të plagosur brenda shtëpisë, transmeton Telegrafi.

Aktuell haben wir im Bereich Lerchenau zusammen mit der Feuerwehr einen Einsatz.

Es kommt zu erheblichen Verkehrsbeeinträchtigungen. Umfahren Sie den Bereich weiträumig. pic.twitter.com/jsov9njWTv
— Polizei München (@PolizeiMuenchen) October 1, 2025

Gazeta gjithashtu përmendi raportime të mëparshme për të shtëna me armë zjarri, por policia fillimisht nuk e konfirmoi këtë detaj.

Bild raportoi se një burrë ishte gjetur i vdekur pasi thuhet se i vuri flakën shtëpisë së prindërve të tij dhe e mbushi atë me eksplozivë.

Besohet se më pas ai ia mori jetën vetes, tha gazeta. Policia më vonë konfirmoi se të paktën një person ishte gjetur i vdekur.

Ajo shtoi se i ndjeri mbante një çantë shpine. Policia kishte frikë se mund të kishte eksplozivë, me një ekip çaktivizimi bombe të vendosur në vendngjarje.

Policia më vonë konfirmoi se të paktën një person ishte gjetur i vdekur. Të paktën një person tjetër u raportua se ishte gjetur me plagë nga të shtënat me armë zjarri.

4. Lageupdate

Aktuell ermitteln wir in alle Richtungen. Mögliche Zusammenhänge mit anderen Orten in München werden geprüft, darunter auch die Theresienwiese.

Aus diesem Grund verzögert sich die Öffnung des Festgeländes. https://t.co/lZpvrHUCDx
— Polizei München (@PolizeiMuenchen) October 1, 2025

Ata gjithashtu njoftuan më vonë se ishte duke u zhvilluar një hetim që përfshinte lidhje të mundshme me pjesë të tjera të qytetit, përfshirë terrenin e festivalit Theresienwiese.

"Aktualisht po hetojmë në të gjitha drejtimet. Lidhjet e mundshme me vende të tjera në Mynih po shqyrtohen, përfshirë Theresienwiese. Për këtë arsye, hapja e terrenit të festivalit është vonuar", u tha ndër tjera.

Zëdhënësi i policisë Thomas Schelshorn kishte thënë më parë se nuk kishte "asnjë rrezik aktual për publikun" dhe "asnjë lidhje me Oktoberfestin", duke iu referuar festivalit vjetor të birrës me famë botërore që po zhvillohet aktualisht në qytet. /Telegrafi/

Shpërthim dhe të shtëna në Mynih, një i vdekur dhe disa të plagosur

By: Elva
1 October 2025 at 08:59

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Mynihut në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, ku shpërthime të fuqishme dhe të shtëna me armë zjarri u dëgjuan në veri të qytetit. Sipas raportimeve paraprake të mediave gjermane, një person ka humbur jetën dhe të paktën një tjetër është plagosur rëndë. Autoritetet dyshojnë […]

The post Shpërthim dhe të shtëna në Mynih, një i vdekur dhe disa të plagosur appeared first on BoldNews.al.

Për herë të parë, veshjet tradicionale shqiptare shfaqen në Oktoberfest të Mynihut​

21 September 2025 at 18:38


Në një ngjarje historike për shqiptarët, për herë të parë në parakalimin e Oktoberfest në Mynih, një nga festivalet më të njohura dhe më të mëdha të vitit në Gjermani, u shfaqën veshjet tradicionale shqiptare.

Përfaqësues të komunitetit shqipfolës në Mynih, të mbështetur nga Shoqata “Iliria München”, parakaluan me simbolet dhe kostume kombëtare shqiptare, duke u bërë pjesë e kësaj feste madhështore që tërheq mijëra vizitorë nga e gjithë bota, raporton Deutsche Welle.

Ky akt shënoi një moment të rëndësishëm në përfaqësimin e kulturës dhe traditës shqiptare në një nga ngjarjet më të njohura dhe prestigjioze të botës.

Organizimi i këtij parakalimi ishte mundësuar nga Shoqata “Iliria München”, e cila ka kontribuar në promovimin e kulturës shqiptare dhe forcimin e lidhjeve ndërkombëtare mes shqiptarëve dhe komunitetit gjerman.


Oktoberfest, nis sot festivali i birrës me famë botërore

20 September 2025 at 11:05

MYNIH, 20 shtator /ATSH-DPA/- Oktoberfest fillon sot në qytetin jugor gjerman të Mynihut, ndërsa miliona njërëz pritet të marrin pjesë në “Festivalin e Birrës” me famë botërore.

Kryebashkiaku i Mynihut, Dieter Reiter, do të hapë edicionin e 190-të të festivalit në livadhin Theresienwiese në mesditë.

Për 16 ditë radhazi deri më 5 tetor, pjesëmarrësit mund të bashkohen në festime në tendat e birrës, dhe të vishen me veshjet autentike tradicionale gjermane për “Oktoberfest”.

Eventi tradicional parashikohet të tërheqë deri në 6 milionë njërëz, pas një rekordi prej 7 milionë pjesëmarrësish që iu bashkuan festivalit në vitin 2023.

Fundjava e parë e Oktoberfest, e vitit 2025 do të organizohet në kushte ideale atmosferike, me temperatura deri në 30 gradë.

Festivali, i njohur në vend si “Wiesn”, besohet të jetë më i madhi i këtij lloji në botë.//a.i/

The post Oktoberfest, nis sot festivali i birrës me famë botërore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌