Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Aeroporti 1,1 milionë € në Korçë shumë larg vizionit 3D të fushatës

13 December 2025 at 10:00

Esmeralda Topi 

Në fushatën elektorale të vitit 2023, kryetari i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo, prezantoi për qytetarët projektin e aeroportit Turistik dhe Sportiv në Lumalas, përmes një videoje 3D që tregonte pistën, terminalin, godinën e administratës dhe hapësirat për aktivitete ajrore. Premtimi ishte se aeroporti do të bëhej “realitet i prekshëm” dhe do të nxisë turizmin rajonal dhe sportet e aventurës. 

Pas një viti e gjysmë, Bashkia e Korçës e cilëson projektin 1.1 milionë euro të përfunduar fizikisht. Sipas institucionit, aeroporti ndodhet në fazën e çertifikimit, një proces i domosdoshëm për të mundësuar operimin e fluturimeve. 

“Përgjegjës për mirëmbajtjen dhe operimin e tij do të jetë Bashkia Korçë me mbështetjen e Autoritetit të Aviacionit Civil, të cilët bëjnë dhe çertifikimin e fushës”, pohon Bashkia e Korçës për Faktoje.al.

Aeroporti ndodhet në fshatin Lumalas, rreth 7.5 kilometra larg Korçës dhe ndërhyrja u bë në pistën historike ekzistuese të aviacionit të këtij qyteti. Investimi do të shërbejë për sporte ajrore, aktivitete turistike dhe raste emergjencash. Megjithatë, bashkia pranon se ende nuk ka marrëveshje me Shoqatën Shqiptare të Aeronautikës apo operatorë të tjerë. 

Sipas bashkisë, plani për funksionimin e aeroportit dhe për aktivitetet sportive do të bëhet i ditur pasi të përfundojë çertifikimi. 

Verifikim në terren 

Verifikimi i Faktoje këtë vjeshtë tregoi se pamja reale e aeroportit është shumë larg asaj që u prezantua në video 3D të kryebashkiakut Sotiraq Filo.

I vetmi element që përputhet me projektin 3D është godina e administratës dhe kontrollit, e cila është përfunduar fizikisht. Megjithatë, edhe asaj i mungojnë shumë detaje që shfaqen në vizualizimin e fushatës, veçanërisht në ambjentin e jashtëm.

Kur krahasojmë pamjen reale të terrenit me projektin 3D të prezantuar nga Filo në fushatë, bien në sy ndryshimet e mëdha.

Pista, e cila në 3D duket e pasur me çdo element, në terren ka vetëm një gardh rrethues rrjete metalike që mund të ngatërrohet me rrethimet e zakonshme që bëjnë fermerët për të ndarë tokat nga njëri tjetri.

Pista nuk është aspak e dallueshme si në videon 3D, ndërkohë që bie në sy veçanërisht mungesa e vijëzimeve. 

Për më tepër, gjatë shirave të rrembyeshëm të nëntorit, pjesa e pistës u përmbyt nga uji, duke e shndërruar hapësirën e aeroportit pothuajse në një port të vogël. Situatë kjo që nxori në pah mungesën e përgatitjes për kushte të tilla atmosferike. 

Përfundim

Edhe pse Bashkia e Korçës e konsideron projektin fizikisht të përfunduar, krahasimi me video 3D tregon qartë se realiteti është shumë larg vizionit të fushatës. Premtimi i kryebashkiakut për një aeroport “të prekshëm” mbetet pjesërisht i mbajtur, pasi infrastruktura ka progres fizik, por funksionimi praktik dhe aktivitetet ajrore nuk kanë filluar ende.

*Faktoje, e mbështetur nga National Endowment Democracy (NED) po monitoron 10 bashki në vend dhe po verifikon nëse janë mbajtur ose jo premtimet e dhëna nga kryebashkiakët.

The post Aeroporti 1,1 milionë € në Korçë shumë larg vizionit 3D të fushatës appeared first on Faktoje.al.

Mjegulla rrezik për komunikacionin e rrezik për shëndetin

11 December 2025 at 23:53


Mjegulla që ka përfshirë kryeqytetin në ditët e fundit, jo vetëm që ka ulur dukshmërinë, por ka shtuar edhe rrezikun në komunikacion. Prandaj Policia e Kosovës apelon për kujdes të shtuar, pasi ngasja në mjegull mund të jetë e rrezikshme.

Ekspertët e komunikacionit këshillojnë që në mjegull të kemi më shumë kujdes, t`i ndjekim rregullat dhe t`i shmangim daljet e panevojshme.

“Çfarëdo situate që është si mjegull, si shi, si borë, nëse kemi kujdes, normal që mund t’ia dalim më lehtë dhe më mirë. Në ditët me mjegull duhet të ulet shpejtësia, nëse na zë gjatë rrugës mjegulla, por nëse kemi mundësi t’i shmangemi trafikut është më mirë t’i shmangemi sidomos në orët e hershme e në orët e vona sepse është më e vështirë vozitja”, tha Lavdim Hamiti, ekspert i komunikacionit.

Por, në trafikun ajror, zyrtarë nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës deklaruan se nuk janë shkaktuar vështirësi apo anulime të fluturimeve si shkak i mjegullës.

Sidoqoftë, mjegulla u tha se ka ndikim negativ edhe në shëndetin e njeriut.

“Mjegulla në përgjithësi ndikon si e vetme, në mënyrë direkte tek njerëzit që kanë probleme resipiratore që kanë astmë apo bronkit. Efekti i dëmshëm i mjegullës rritet me ndotje, pra efekti i dëmshëm i mjegullës është sepse në momentin kur kemi mjegull, ndotja e ajrit bëhet shumë më e efektshme, në atë aspektin e keq”, tha Besim Morina, pulmolog.

Ndërkohë, Instituti Hidrometeorologjik ka njoftuar se pritet stabilizim i kushteve meteorologjike./RTK

WIZZ AIR feston 20 milionë pasagjerë në aeroportin ndërkombëtar të Tiranës

By: xhir jeta
26 November 2025 at 14:50

Wizz Air, kompania, që kryeson trafikun ajror në Shqipëri, festoi sot arritjen e  20 milionë pasagjerëve në Aeroporti Ndërkombëtar të Tiranës. Ky moment i rëndësishëm vjen vetëm disa vite pas zgjerimit të shpejtë të kompanisë që ka shndërruar Tiranën në një nga bazat më dinamike të Wizz Air në rajon.

Ceremonisë iu bashkuan Salvatore Gabriele Imperiale, Menaxher i Komunikimeve Korporative në Wizz Air, Piervittorio Fabi, COO i Aeroportit të Tiranës, së bashku me ekipin lokal të kompanisë dhe Ambasadorët e Wizz Air dhe TIA-s. Për të shënuar këtë rast, Wizz Air shpërndau 20 bileta simbolike “Golden Ticket” për pasagjerët në aeroport, si shenjë mirënjohjeje për besimin dhe mbështetjen e tyre të vazhdueshme.

Wizz Air vijon të forcojë praninë  në tregun shqiptar, duke ofruar një nga rrjetet më të gjera të fluturimeve nga Tirana me 57 destinacione në 19 shtete. Për sezonin Dimër 2025, kompania operon disa linja të veçanta, ku është operator ekskluziv për destinacionet e mëposhtme:

  • Tirana – Larnaca
  • Tirana – Malta
  • Tirana – Malaga
  • Tirana – London Gatwick
  • Tirana – Malmö – së fundmi e shtrirë nga sezonale në gjatë gjithë vitit

Duke nisur nga marsi 2026, Wizz Air do të zgjerojë fluturimet  me destinacione të reja sezonale, përfshirë Stokholm Arlanda, Bratislavën, Billundin dhe Vilniusin, duke ofruar më shumë alternativa udhëtimi për pasagjerët shqiptarë dhe duke forcuar rolin e Tiranës si një bazë e rëndësishme lidhëse në rrjetin e linjës ajrore.

Për sezonin Verë 2026, Wizz Air do të ofrojë pothuajse 5 milionë vende, me një rritje kapaciteti prej 9% (mbi 400,000 vende shtesë). Kjo rritje pasqyron kërkesën e fortë të tregut dhe rëndësinë gjithnjë e më të madhe të Shqipërisë në strategjinë rajonale të kompanisë.

Duke komentuar këtë arritje, Salvatore Gabriele Imperiale, Menaxher i Komunikimeve Korporative, u shpreh: “Arritja e shifrës së 20 milionë pasagjerëve në Shqipëri është shumë më tepër se një numër – është dëshmi e lidhjes së fortë që kemi ndërtuar me këtë vend. Vitet e fundit, Shqipëria është shndërruar në një nga tregjet më dinamike dhe strategjike në rrjetin tonë dhe ne do të vazhdojmë të investojmë në linja të reja, kapacitete shtesë dhe një përvojë udhëtimi gjithnjë e më të arritshme dhe moderne. Kjo arritje u dedikohet të gjithë pasagjerëve që na zgjedhin çdo ditë, njerëzve tanë të përkushtuar dhe të gjithë partnerëve që besojnë në rritjen e aviacionit shqiptar. Dhe ky është vetëm fillimi: Shqipëria do të fluturojë edhe më lart me ne. Let’s WIZZ, Albania!

Piervittorio Farabbi, COO i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, shtoi: “Arritja e 20 milion pasagjerëve me Wizz Air në vetëm shtatë vite është një sukses i jashtëzakonshëm që e rendit Tiranën ndër bazat me rritjen më të shpejtë në të gjithë rrjetin e kompanisë. Ky moment pasqyron forcën e partneritetit tonë dhe përkushtimin e thellë të ekipeve tona për të përballuar çdo sfidë operacionale në mbështetje të zgjerimit të shpejtë të Wizz Air. Së bashku, kemi punuar pa u lodhur për të garantuar që infrastruktura, proceset dhe cilësia e shërbimit të aeroportit të zhvillohen në përputhje me kërkesat në rritje të linjës ajrore. Ndikimi i kësaj rritjeje shkon përtej aviacionit. Çdo linjë e re e ‘prezanton’ Shqipërinë ndaj botës – duke tërhequr turizëm, duke krijuar vende pune, duke stimuluar biznesin dhe duke forcuar zhvillimin e përgjithshëm ekonomik të vendit.

Gjatë sezonit Dimër 2025, pritet që Wizz Air të transportojë deri në 2 milion pasagjerë, duke ruajtur pozicionin e saj udhëheqës si linja ajrore kryesore në vend.

Rreth WIZZ Air 

WIZZ Air operon një flotë prej 249 aeroplanësh Airbus A320 dhe A321. Një ekip profesionistësh të përkushtuar ofrojnë shërbim superior dhe çmime shumë të ulëta, duke e bërë WIZZ Air zgjedhjen e preferuar të 62.8 milionë pasagjerëve në 2024. WIZZ Air është i listuar në London Stock Exchange nën simbolin WIZZ. Kompania është vlerësuar si një nga dhjetë linjat ajrore më të sigurta në botë nga airlineratings.com, dhe është shpallur ‘Airline of the Year’ nga Air Transport Awards në 2019 dhe 2023. WIZZ Air është nderuar gjithashtu si “Most Sustainable Low-Cost Airline” nga World Finance Sustainability Awards për periudhën 2021–2025, si dhe “EMEA’s Most Environmental Sustainability Airline Group of the Year” nga CAPA në 2024. Në 2025, Wizz Air u rendit e para në renditjen e emetimeve ndër linjat ajrore kryesore, sipas Cirium, falë punës së saj në uljen e intensitetit të emetimeve.

BELGJIKË – Francken: Dronët mbi aeroportin e Brukselit nuk ishin vepër amatorësh

5 November 2025 at 19:34

BRUKSEL, 5 nëntor /ATSH-DPA/ – Ministri belg i Mbrojtjes, Theo Francken deklaroi sot se dronët që shkaktuan dhjetëra anulime në aeroportin e Brukselit nuk ishin vepër amatorësh.

“Është e qartë se diçka më e madhe po ndodh këtu”, i tha Francken Komitetit belg të Mbrojtjes.

“Duhet të reagojmë shpejt”, shtoi ai.

Rreth 54 fluturime u anuluan në aeroportin e Brukselit të mërkurën, pasi operacionet u pezulluan për shkak të pranisë së dronëve.

Dronë u panë gjithashtu mbi një bazë ushtarake në Wallonia dhe një bazë tjetër të përdorur nga NATO, në Kleine-Brogel në Flandër.

Francken foli për një kërcënim hibrid që është real dhe serioz, duke vënë në dukje se incidenti përputhej me episodet e fundit në të gjithë Evropën.

“Incidentet me dronë janë të koordinuara në kohë dhe hapësirë, ato janë qëllimisht shkatërruese”, tha ai.

“Nuk u përdorën frekuenca klasike radioje, por rrjete 4G dhe 5G”, shpjegoi Francken.

“Për të luftuar kërcënimin, një qendër mbikëqyrjeje ajrore duhet të bëhet funksionale”, pohoi Francken.

Ai tha gjithashtu se dëshiron të propozojë blerjen e shpejtë të sistemeve të zbulimit dhe mbrojtjes kundër dronëve./  a.jor.

The post BELGJIKË – Francken: Dronët mbi aeroportin e Brukselit nuk ishin vepër amatorësh appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BELGJIKË – Prania e një droni pezullon fluturimet në aeroportin e Brukselit

4 November 2025 at 22:02

BRUKSEL, 4 nëntor /ATSH-DPA/ – Për shkak pranisë të një droni, asnjë avion nuk po ulet ose ngrihet aktualisht në aeroportin e Brukselit, njoftoi agjencia belge e lajmeve, Belga.

”Për arsye sigurie, i gjithë trafiku ajror është pezulluar përkohësisht pas një pamjeje të një droni”, shtoi agjencia.

Ajo citoi një zëdhënës të ofruesit të shërbimit të trafikut ajror belg ”Skeyes”.

Droni u raportua pak para orës 20:00 (19:00 GMT) mbi territorin e aeroportit në pjesën verilindore të kryeqytetit belg./   /os/

The post BELGJIKË – Prania e një droni pezullon fluturimet në aeroportin e Brukselit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Aeroporti i Rinasit, i pari në Europë me portë digjitale të hyrjes

TIRANË, 26 tetor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama tha sot aeroporti ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Rinas do të jetë i pari në Europë me portën digjitale të hyrjes.

“Një tjetër inovacion i bukur që po përgatisim është hyrja në Shqipëri nga aeroporti “Nënë Tereza” pa asnjë ndalesë dhe pa kontroll pasaporte, por përmes një porte digjitale, të cilës i mjafton pamja jote për të verifikuar identitetin tënd, duke e lidhur atë elektronikisht me biletën dhe me të dhënat e tua”, theksoi Rama në sezonin e 5-të podkastit “Flasim’ në rubrikën “Shënimet e javës”.

Kreu i qeverisë u shpreh se “aeroporti i Tiranës, tashmë i mirënjohur si një nga të parët aeroporte në Europë me kontroll digjital të pasaportave, do të jetë i pari aeroport në Europë me portën digjitale të hyrjes. Kjo falë bekimit të teknologjisë digjitale, e cila u jep mundësi vendeve në zhvillim të bëjnë kapërcime epokale që, përndryshe, do të ishin të pamundura”.

Aeroporti ndërkombëtar i Rinasit ka njohur viteve të fundit rrije të lartë të numrit të pasagjerëve ndërsa vendi ka përjetuar bum turistik.

/k.s/j.p/

The post Rama: Aeroporti i Rinasit, i pari në Europë me portë digjitale të hyrjes appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

VIDEO/ Zjarr i madh në aeroportin e Bangladeshit, ndalohen të gjitha fluturimet

By: Elva
18 October 2025 at 19:02

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë Aeroportin Ndërkombëtar Hazrat Shahjalal në kryeqytetin e Bangladeshit, Dakë, duke shkaktuar kaos dhe ndërprerje të plotë të fluturimeve. Zjarri shpërtheu në terminalin e ngarkesave dhe ka vazhduar për gati tre orë, ndërsa pamjet nga vendngjarja tregojnë re të dendura tymi të zi që mbuluan një pjesë të madhe të […]

The post VIDEO/ Zjarr i madh në aeroportin e Bangladeshit, ndalohen të gjitha fluturimet appeared first on BoldNews.al.

Vonesa në aeroportet e Europës, nga nesër nis kontrolli me gjurmë gishtash të pasagjerëve

By: gaze tare
11 October 2025 at 20:04

Aeroportet dhe kalimet kufitare të Evropës po përgatiten për mbingarkesë të mundshme për ditën e dielë, ku do lançohet një sistem i ri sigurie që gjurmon gjurmët e gishtërinjve të pasagjerëve.

Operatorët do të fillojnë regjistrimin e fotografive biometrike dhe gjurmëve të gishtave të personave që hyjnë ose dalin nga Bashkimi Europian në disa pika kufitare, ndërsa Sistemi i Ri i Hyrje-Daljeve (Entry-Exit System – EES) do të prezantohet gradualisht gjatë një periudhe gjashtëmujore.

Gjermania do ta nisë këtë të diel në aeroportin Dyseldorf, më pas në Frankfurt dhe Mynih, dhe në një fazë të mëvonshme në portet detare dhe pikat e tjera kufitare.

Portet, aeroportet dhe terminalet hekurudhore janë detyruar të instalojnë pajisje të reja për të kryer këto verifikime, të cilat do t’u mundësojnë autoriteteve të kontrollojnë automatikisht të dhënat për statusin e emigracionit dhe të identifikojnë personat që qëndrojnë më shumë se lejohet në territorin e BE-së.

“Ne do të dimë se kush hyn në BE, kur dhe ku. Ky është shtyllë dixhitale e qasjes sonë të re ndaj menaxhimit të kufijve,” deklaroi komisioneri i BE-së për çështjet e brendshme, Magnus Brunner.

Përfundimisht, vendet anëtare të BE-së vendosën që procesi të zhvillohet në mënyrë graduale, duke e bërë sistemin plotësisht funksional më 10 prill 2026, kur ai do të zëvendësojë vulosjen manuale të pasaportave.

“Zbatimi i një sistemi IT të këtij dimensioni në 27 shtete anëtare është një detyrë komplekse dhe e kërkua për të cilën jemi të përgatitur. Periudha gjashtëmujore e implementimit do të sigurojë që shtetet, udhëtarët dhe bizneset të përshtaten gradualisht,” shtoi Brunner.

Pavarësisht përgatitjeve, autoritetet britanike po paralajmërojnë se gjatë verës së ardhshme, sidomos në periudhën e pushimeve shkollore, mund të ketë vonesa të gjata për udhëtarët që kalojnë kufirin drejt BE-së.

Departamenti i Transportit i Mbretërisë së Bashkuar ka siguruar dy hapësira të mëdha në Kent, që do të shërbejnë si zona pritjeje për automjetet në radhë drejt Eurotunnel-it ose portit të Dover-it, në mënyrë që të shmanget bllokimi i rrugëve.

Ministri britanik për sigurinë kufitare dhe azilin, Alex Norris, tha se kontrollet e reja përbëjnë “një ndryshim të rëndësishëm për udhëtarët britanikë, ndaj kemi punuar ngushtë me partnerët tanë europianë për të siguruar që zbatimi të jetë sa më i qetë”.

Qeveria britanike ka ndarë 10.5 milionë paund për t’i ndihmuar portet dhe operatorët me procesin e tranzicionit, kryesisht për ngritjen e zonave testuese.

Drejtori i lartë në Eurostar, Simon Lejeune, e përshëndeti “zbatimin e shkallëzuar të sistemit EES”, duke theksuar se kjo qasje “do të ndihmojë në funksionimin më të qetë dhe do t’u lejojë udhëtarëve të mësohen gradualisht me procedurën e re”.

Shoqata ACI Europe, që përfaqëson aeroportet evropiane, theksoi se “menaxhimi i pikave kufitare është përgjegjësi e shteteve anëtare të BE-së, jo e operatorëve të aeroporteve”.

Sistemi do të zbatohet nga 29 vendet e zonës Shengen, përfshirë Zvicrën, Islandën, Norvegjinë dhe Lihtenshtajnin. Kontrolli nuk do të zbatohet për personat që mbajnë leje qëndrimi ose viza afatgjata të BE-së.

Fillimisht, secili vend do ta aplikojë sistemin në pika të kufizuara ose për kategori të caktuara udhëtarësh.

Holanda, do ta nisë në portet IJmuiden dhe Eemshaven, ndërsa në aeroportin Schiphol të Amsterdamit do të fillojë më 3 nëntor.

Megjithatë, ndryshe nga kontrollet aktuale të pasaportave që kryhen brenda automjeteve, skema e re kërkon që udhëtarët të ndalojnë në zona të posaçme dhe të dalin nga makina për të kryer verifikimin, një proces që Eurotunnel e vlerëson se zgjat rreth dy minuta për person.

The post Vonesa në aeroportet e Europës, nga nesër nis kontrolli me gjurmë gishtash të pasagjerëve appeared first on iconstyle.al.

Dy dronë paralizojnë përkohësisht Aeroportin e Mynihut, mijëra pasagjerë të prekur

By: gaze tare
4 October 2025 at 09:15

Aeroporti i Mynihut u mbyll mbrëmjen e së premtes, nga ora 21:28 sipas orës lokale, pasi policia federale vërejti dy dronë që fluturonin mbi pistat veriore dhe jugore. Sipas zëdhënësit të policisë federale, dronët u panë njëkohësisht nga dy makina patrullimi dhe ndryshuan menjëherë kursin duke u zhdukur pa u identifikuar. Nuk dihet ende madhësia e tyre apo qëllimi i fluturimit.

Si masë paraprake sigurie, autoritetet pezulluan aktivitetet e aeroportit deri në orën 05:00 të mëngjesit të së shtunës, duke prekur rreth 6,500 pasagjerë. Shumë prej tyre u detyruan të qëndrojnë gjatë natës në terminalet e aeroportit, pasi fluturimet e tyre u anuluan ose u shtynë. Në total, 23 fluturime hyrëse u devijuan në aeroportet e Shtutgartit dhe Nurembergut, ndërsa 12 të tjera u anuluan. Nga nisjet, 46 fluturime u anuluan ose u shtynë, në disa raste edhe pasi pasagjerët kishin hipur në aeroplan dhe u detyruan të zbrisnin përsëri.

“Aeroporti i Mynihut, në bashkëpunim me linjat ajrore, menjëherë ofroi ndihmë për pasagjerët në terminale. U vendosën shtretër kampingu dhe u shpërndanë batanije, pije dhe ushqime të lehta,” njoftuan autoritetet. Ndërkohë, policia gjermane ka nisur hetimet për identifikimin e dronëve dhe operatorëve të tyre, ndërsa siguria në aeroport mbetet e shtuar.

The post Dy dronë paralizojnë përkohësisht Aeroportin e Mynihut, mijëra pasagjerë të prekur appeared first on iconstyle.al.

Zjarr në aeroportin Heathrow të Londrës

By: Rovena
1 October 2025 at 22:20

Një veturë është përfshirë nga flakët në një parking shumëkatësh në Aeroportin Heathrow të Londrës, të mërkurën.

Brigada e Zjarrfikësve të Londrës (LFB) ka thënë se ka dërguar katër automjete zjarrfikëse dhe rreth 25 zjarrfikës në vendngjarje në Terminalin 3.

Automjeti u shkatërrua nga flakët dhe dy automjete ngjitur u dëmtuan, raporton The Independent.

🇬🇧 HEATHROW SEES CHAOS FOR A SECOND DAY

A cyber-attack on Collins Aerospace’s check-in system yesterday has airports across Europe into stuck in a gridlock.

Heathrow, Brussels, Dublin, and Berlin are all affected, with long lines, canceled flights, and staff using pen and paper… https://t.co/rPWuJ3EDIz pic.twitter.com/MrC8Jx0ZSi

— Mario Nawfal (@MarioNawfal) September 21, 2025

Heathrow ka njoftuar se parkingu është mbyllur, por është rihapur sërish. Pjesa tjetër e aeroportit mbeti e hapur si zakonisht gjatë incidentit.

Shkaku i zjarrit është nën hetim. Aeroporti Heathroë ishte i mbyllur për të gjitha fluturimet më 21 mars si pasojë e një zjarri në nënstacionin elektrik.

Më shumë se 270,000 udhëtime pasagjerësh ajrorë ishin ndërprenë nga incidenti.

Zjarri shkakton vonesa në aeroportin e Londrës, preken edhe fluturimet për Tiranë e Prishtinë

By: Ela
24 September 2025 at 11:10

Fluturimet nga dhe për në aeroportin e Stansteadit në Londër këtë mëngjes janë pezulluar dhe kanë shkaktuar kaos, për shkak të një zjarri të rënë gjatë natës në ambientet e pritjes brenda në aeroport, që ka çuar në evakuimin e mijëra pasagjerëve dhe pezullimin e shumë fluturimeve dhe vonesave. Edhe pse zjarri është shuar, në […]

The post Zjarri shkakton vonesa në aeroportin e Londrës, preken edhe fluturimet për Tiranë e Prishtinë appeared first on BoldNews.al.

Aeroporti i Kopenhagenit mbyllet nga prania e dronëve në hapësirën e tij ajrore

By: Ela
23 September 2025 at 09:25

Aeroporti i Kopenhagenit u mbyll të hënën në mbrëmje për shkak të pranisë së dronëve në hapësirën ajrore. Radari në aeroportin e Kastrupit zbuloi dy dronë të mëdhenj dhe 11 fluturime janë devijuar tashmë në aeroportet pranë kryeqytetit danez, raportoi Reuters. Videoja tregon një dron që fluturon mbi aeroportin e Kopenhagenit. Sipas faqes së specializuar […]

The post Aeroporti i Kopenhagenit mbyllet nga prania e dronëve në hapësirën e tij ajrore appeared first on BoldNews.al.

Dronë në hapësirën ajrore të Danimarkës, mbyllet aeroporti i Kopenhagenit

By: Ela
22 September 2025 at 22:10

Një alarm u dha në Aeroportin e Kopenhagenit në Danimarkë pasi dronë u shfaqën në hapësirën ajrore, duke bërë që autoritetet të urdhërojnë mbylljen e menjëhershme të zonës, siç raportohet nga Reuters. Aeroporti i Kopenhagenit ndodhet pranë kufirit me Suedinë. Sipas faqes së specializuar të internetit Flightradar, e cila monitoron transportin ajror, të gjitha ngritjet […]

The post Dronë në hapësirën ajrore të Danimarkës, mbyllet aeroporti i Kopenhagenit appeared first on BoldNews.al.

IKMT heq 30 struktura pa leje pranë aeroportit “Nënë Tereza”

22 September 2025 at 13:05

TIRANË, 22 shtator /ATSH/ Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) është përfshirë aktivisht për lirimin e hapësirave publike, një nismë kombëtare e qeverisë, që synon çlirimin e zonave të zëna në mënyrë të paligjshme dhe rikthimin e tyre në funksion të qytetarëve.

IKMT njofton se ka nisur më datë 19 shtator aksion intensiv për heqjen e strukturave të paligjshme në zonën përreth Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, një nga pikat më të rëndësishme të hyrje-daljes në territorin shqiptar.

Në këtë zonë ishin ngritur struktura njëkatëshe, të ndërtuara pa leje, të cilat përdoreshin për funksione të ndryshme shërbimi. Përveç shkeljes së ligjit, këto ndërtime cenonin sigurinë aeroportuale, si dhe dëmtonin imazhin urbanistik të një prej portave kryesore të vendit.

Sipas njoftimit të IKMT-së, deri tani janë hequr 30 struktura të paligjshme.

Procesi po zhvillohet në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse lokale dhe ato të rendit, duke respektuar të gjitha procedurat ligjore për njoftim dhe ekzekutim.

IKMT thekson se ky operacion do të vijojë deri në pastrimin e plotë të zonës, me qëllim rikthimin e rendit dhe ligjshmërisë në territor, si dhe përmirësimin estetik dhe funksional të hapësirës përreth aeroportit.

Ky aksion është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të IKMT për të luftuar ndërtimet pa leje, veçanërisht në zona me rëndësi të veçantë publike dhe strategjike, siç janë korridoret hyrëse të vendit.

E konceptuar si një ndërhyrje sistematike në terren dhe jo një aksion i përkohshëm, nisma për lirimin e hapësirave publike synon të përmirësojë cilësinë e jetës urbane dhe të rrisë funksionalitetin e bizneseve.

IKMT shprehet se mbetet e angazhuar për zbatimin e ligjit në mënyrë të pandërprerë, duke kontribuar në mbrojtjen e territorit dhe përmirësimin e cilësisë së jetës urbane .

Nisma e qeverisë parashikon që ndërhyrja në terren do të vazhdojë deri në largimin e plotë të të gjitha strukturave pa leje, si pjesë e vizionit të qeverisë “Rilindja Urbane 2.0”. /j.p/

1 nga 3

The post IKMT heq 30 struktura pa leje pranë aeroportit “Nënë Tereza” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sulmi kibernetik/ Anulimet e fluturimeve do të vijojnë edhe nesër, ja kush preket

By: Ela
20 September 2025 at 21:46

Një sulm kibernetik ka prekur disa aeroporte evropiane sot, ku qindra fluturime u vonuan ose u anuluan. Softueri i një ofruesi të sistemeve të regjistrimit dhe hipjes në bord ishte në shënjestër. Ndër aeroportet që përjetuan një ditë të ndërlikuar, ishin London Heathrow, Brukseli dhe Berlini. Në pritje të hetimeve të mëtejshme, provat tregojnë për […]

The post Sulmi kibernetik/ Anulimet e fluturimeve do të vijojnë edhe nesër, ja kush preket appeared first on BoldNews.al.

FOKUS – Aeroportet në Berlin dhe Bruksel goditen nga një sulm kibernetik

20 September 2025 at 09:17

BRUKSEL, 20 shtator /ATSH-DPA/- Aeroportet në Bruksel dhe Berlin po përjetojnë pasojat e një sulmi kibernetik.

Sipas një deklarate të Aeroportit të Brukselit, ofruesi i shërbimit për sistemet e regjistrimit dhe hipjes në bord u godit dje në mbrëmje nga një sulm kibernetik.

Pritet një ndërprerje e konsiderueshme e fluturimeve dhe paralajmërime për vonesa dhe anulime fluturimesh.

Vetëm regjistrimi dhe hipja manuale ishin të mundura në aeroportin që i shërben kryeqytetit belg, ndërsa ofruesi i shërbimit u përpoq ta zgjidhte problemin.

“Pasagjerët duhet të kontrollojnë statusin e fluturimit të tyre përpara se të udhëtojnë”, tha ofruesi i shërbimit të Aeroportit të Brukselit.

Aeroporti Berlin-Brandenburg i Gjermanisë njoftoi gjithashtu sot se ofruesi i shërbimit për sistemet e trajtimit të pasagjerëve ishte goditur dje në mbrëmje nga një sulm kibernetik.

Aeroporti tha se, më pas kishte ndërprerë lidhjet me sistemet, duke paralajmëruar se pasagjerët do të duhej të prisnin më gjatë në shërbimin e regjistrimit dhe për të hipur në bord.

“Vetë aeroporti nuk ishte shënjestra e sulmit kibernetik dhe u prek vetëm në mënyrë indirekte”, tha Aeroporti Berlin-Brandenburg.

Ofruesi i sistemit përdoret në aeroportet në të gjithë Evropën dhe besohet se aeroporte të tjera evropiane mund të jenë prekur, gjithashtu.

Aeroporti “Heathrow” i Londrës tha në një njoftim se mund të kishte vonesa pasi një ofrues i palës së tretë i sistemeve të regjistrimit dhe hipjes në bord përgjegjës për disa linja ajrore po përjetonte “një problem teknik”.

Nuk ishte e qartë se cilat aeroporte të tjera u prekën.

Aeroportet e Frankfurtit dhe Hamburgut të Gjermanisë thanë se nuk kishin përjetuar ndonjë problem dhe se operacionet po funksiononin normalisht. //a.i/

The post FOKUS – Aeroportet në Berlin dhe Bruksel goditen nga një sulm kibernetik appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dyshohet se u derdhën materiale të rrezikshme, evakuohet terminali i aeroportit ”Heathrow”

8 September 2025 at 22:54

Terminali 4 në aeroportin ”Heathrow” të Londrës është evakuuar për shkak të një “rrjedhjeje materialesh të rrezikshme”.

Terminali i evakuuar është numri 4 (nga pesë të aeroportit), nga i cili – sipas imazheve të publikuara nga media dallohet qartë një re tymi.

”Pasagjerët u evakuuan jashtë për shkak të një rrjedhjeje të dyshuar të materialeve të rrezikshme”, sipas një zëdhënëseje të ”Heathrow”, aeroportit më të madh të Evropës dhe më të madhit nga gjashtë aeroportet në zonën metropolitane të Londrës.

Trenat për në aeroport aktualisht nuk po ndalen në terminalin në fjalë, si masë paraprake. Ndërkohë, ambulancat, zjarrfikësit dhe ekipet e specializuara janë vendosur në zonë si masë paraprake.

Fluturime nga Zyrihu drejt aeroportit të Vlorës prej qershorit 2026

1 September 2025 at 20:10

TIRANË, 1 shtator/ATSH/ Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës (VIA) pritet të shndërrohet në një tjetër portë të madhe për të gjithë vizitorët që zgjedhin Shqipërinë për ta vizituar e për të pushuar.

Kompania zvicerane e fluturimeve “Chair Airlines” ka njoftuar sot hapjen zyrtarisht të fluturimeve nga Zyrih (ZRH) drejt Vlorës (VLO).

Fluturimi i parë nga kjo kompani fillon në 26 qershor 2026.

Në prill 2025, Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror, IATA i vendosi kodin për aeroportet dhe shitjen e biletave, aeroportit të Vlorës, VLO. Kjo u lejon agjencive të udhëtimit të shesin bileta në emër të kompanive ndërkombëtare ajrore lidere në treg.

Ndërsa në maj 2025 u krye edhe fluturimi i parë certifikues në këtë aeroport.

Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës do të jetë porta e hyrjes në jugun e Shqipërisë dhe porta e zhvillimit të turizmit. Ky aeroport do të funksionojë me mbi tre modele biznesi: aviacion civil, mirëmbajtje e avionëve dhe një kargo e mirëfilltë dhe do të shtrihet në 22 mijë metra katrorë terminal.

1 nga 2

/m.m/r.e/j.p/

The post Fluturime nga Zyrihu drejt aeroportit të Vlorës prej qershorit 2026 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nis stuhia në Shqipëri, shkakton trafik ajror në aeroport, avionët ulen me shpejtësi

By: Ela
30 August 2025 at 12:49

Për shkak të motit të keq dhe stuhisë që po afrohet, Aeroporti “Nënë Tereza” po përballet me një trafik të jashtëzakonshëm ajrorë pasi avionët janë duke u munduar të ulen sa më shpejt. Qytetarët kanë raportuar për JOQ ALBANIA se 7 avionë janë ulur njëri pas tjetrit, një pamje e pazakontë që tregon se moti […]

The post Nis stuhia në Shqipëri, shkakton trafik ajror në aeroport, avionët ulen me shpejtësi appeared first on BoldNews.al.

Ku është aeroporti ku nuk është humbur asnjë valixhe për 30 vjet?

By: gaze tare
27 August 2025 at 22:26

Aeroporti Ndërkombëtar i Kansait në Japoni përballon miliona pasagjerë në vit pa humbur asnjë bagazh për 30 vjet. Sekreti i organizimit përfundimtar.

Në Japoni, saktësia dhe qëndrueshmëria merren si të mirëqena. Megjithatë, Aeroporti Ndërkombëtar i Kansait (KIX), i cili i shërben Osakës dhe miliona udhëtarëve çdo vit, ka arritur diçka që duket pothuajse e pabesueshme: asnjë bagazh i vetëm nuk është humbur në tridhjetë vitet e funksionimit të tij.

KIX përballon 20 deri në 30 milionë pasagjerë në vit, një numër që në çdo aeroport tjetër do të shoqërohej me mijëra incidente vonesash ose bagazhesh të humbura. Megjithatë, në rastin e Japonisë, realiteti është ndryshe. Siç shpjegojnë vetë punonjësit, “nuk është asgjë e veçantë, ne thjesht po e bëjmë punën tonë siç duhet”.

Thjeshtësia e përgjigjes fsheh një kulturë të thellë profesionalizmi. Çdo valixhe trajtohet me respekt, si një send personal që duhet të mbërrijë i sigurt në destinacionin e tij. Procedurat e marrjes dhe dorëzimit kryhen me saktësi absolute, pa vend për gabime.

Nuk është rastësi që rekordi i Kansait është bërë një pikë referimi ndërkombëtare. Për udhëtarët, është një ndjenjë e rrallë sigurie në një sektor që shpesh shoqërohet me stres dhe pasiguri. Për punonjësit japonezë, është thjesht rutina e përditshme e një pune të bërë siç duhet.

The post Ku është aeroporti ku nuk është humbur asnjë valixhe për 30 vjet? appeared first on iconstyle.al.

❌
❌