Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 25 December 2025Main stream

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

By: M C
24 December 2025 at 23:10

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme nga një sherr masiv, ku protagonist absolut ka qenë Ilir Vrenozi.

Iliri, i cili që nga hyrja e tij të shtunën u prezantua si personazhi i humorit dhe sportivitetit, ka shfaqur një anë krejt tjetër.

Ai është përfshirë në një debat të ashpër që agravoi me shpejtësi në ambientet e sallonit, duke pasur si shënjestër Juxhin Plovishtin, banorin që iu bashkua formatit vetëm mbrëmjen e djeshme.

Situata doli aq shumë jashtë kontrollit, saqë debati verbal rrezikoi të kthehej në sulm fizik. Është dashur ndërhyrja e menjëhershme dhe fizike e banorëve të tjerë, të cilët janë detyruar të bllokojnë Ilirin duke e mbajtur me forcë, për të mos lejuar afrimin e tij me Juxhinin dhe degjenerimin e situatës.

Kjo thyerje e rëndë e qetësisë dhe tentativa për konfrontim fizik pritet të sjellë pasoja, ndërsa publiku është sy e veshë për zarfin e zi nga “Vëllai i Madh” mbi thyerjen e mundshme të rregullave thelbësore të lojës.
SHIKONI VIDEON

The post VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

Nisin përplasjet në shtëpinë e “BBV5”, Vrenozi debaton me Kristin: Skuth, ta fut edhe qesh!

By: armand
21 December 2025 at 17:00

Big Brother VIP Albania 5 ka nisur me menjëherë me tensione mes banorëve, të cilët kanë hyrë të gjithë me një qëllim, fitimin e çmimit të madh. Mëngjesin e ditës së parë, nuk kanë munguar përplasjet mes Ilirit dhe Kristit, kjo falë zgjedhjes së këtij të fundit për ndarjen e krevateve, pasi fitoi sfidën e […]

The post Nisin përplasjet në shtëpinë e “BBV5”, Vrenozi debaton me Kristin: Skuth, ta fut edhe qesh! appeared first on BoldNews.al.

Nisin përplasjet e para në shtëpinë e Big Brother VIP 5, Iliri i drejtohet Kristit: Skuth, ta fut edhe qesh

21 December 2025 at 15:58


Big Brother VIP Albania 5 ka nisur menjëherë me tensione mes banorëve, të cilët kanë hyrë të gjithë me një qëllim, fitimin e çmimit të madh që është 100 mijë euro.

Mëngjesin e ditës së parë, nuk kanë munguar përplasjet mes Ilirit dhe Kristit, kjo falë zgjedhjes së këtij të fundit për ndarjen e krevateve, pasi fitoi sfidën e “Bajames”.

Ndarja e bërë nga Kristi nuk i ka pëlqyer aspak Ilirit, i cili u shpreh se nuk donte të flinte me një mashkull tjetër në krevat.

Foto: YouTube

Pjesë nga debate mes tyre:

Iliri: Profesor Kristi.

Kristi: A mund ta shpreh mendimin të lutem? Pse nuk më dhe një mundësi ta sheshonim?

Iliri: Ti me këtë qetësinë tënde dhe me këtë buzëqeshjen tënde helmuese… je shumë i vogël. Sa të hapësh gojën, unë të kuptoj. Ti harroje, më dëgjo mua. Ti jep tip që ta fut edhe qesh, skuth. Skuthët janë kështu.

Kristi: Skuth jam unë?. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Egla Ceno mbështet këtë banor të “BBVA”: Jo tifozëri për mua, por respekt reciprok

By: gaze tare
21 December 2025 at 11:28

Pas debateve dhe tensioneve të fundit brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, aktorja dhe fituesja e edicionit të kaluar, Egla Ceno, ka zgjedhur të reagojë përmes një postimi në Instagram, ku ka ndarë një mesazh të drejtpërdrejtë në mbështetje të Ilir Vrenozit, banorit qe iu bashkua mbreme shtepise se Big Brother Vip Albania.

Në postimin e saj, Egla thekson se qëndrimi i saj nuk ka të bëjë me tifozëri personale, por me respektin reciprok që ajo thotë se ka ndërtuar me Ilir Vrenozi jashtë syrit të kamerave.

“Jo sepse ka bërë tifo për mua, por për respektin reciprok sa herë u ulëm për kafe në Korçë. Njeri prej vërteti, pa doreza, me shpirt të madh dhe një grua të mrekullueshme”, shkruan Egla, duke vënë theksin te ana njerëzore e Vrenozit, qe solli shume humor ne shtepi.

Ajo shton se shpreson që emocionet e “performancës” të lihen mënjanë dhe publiku të ketë mundësinë të shohë Vrenozin ashtu siç është në të vërtetë. Postimi mbyllet me mesazhin motivues: “Forca Vrenoz”.

Reagimi i Eglës ka nxitur diskutime të shumta në rrjet, ku ndjekësit e kanë interpretuar si një thirrje për më shumë autenticitet dhe më pak lojë brenda formatit të reality show-t.

Screenshot

The post Egla Ceno mbështet këtë banor të “BBVA”: Jo tifozëri për mua, por respekt reciprok appeared first on iconstyle.al.

“Dridhe moj Bajame”/ Zbulohen dy banorët e tjerë të “BBV Albania”

By: Brisi
20 December 2025 at 22:15

Ilir Vrenozi dhe Kristi Lamaj janë dy banorët e tjerë që i janë bashkuar shtëpisë së “Big brother Vip Albania 5”. Ilir Vrenozi, me origjinë nga Korça, njihet si opozitari më i famshëm në rrjetet sociale, sidomos në TikTok. Ndërsa, Kristi Lamaj, është këngëtar i muzikës popullore, i cili është bërë viral me këngën e tij […]

The post “Dridhe moj Bajame”/ Zbulohen dy banorët e tjerë të “BBV Albania” appeared first on BoldNews.al.

Ilir Vrenozi, banori i katërt i Brother VIP Albania 5

20 December 2025 at 22:16


Ilir Vrenozi, figurë e njohur politike e Korçës, do të jetë pjesë e edicionit të pestë të Big Brother VIP Albania.

I njohur për qëndrimet e tij të forta dhe deklaratat direkte, Vrenozi pritet të sjellë debat dhe dinamika të forta brenda shtëpisë.

Hyrja e tij synon të shtojë tensionin dhe përplasjet e mendimeve, duke e bërë edicionin e ri më të ndjekur dhe të komentuar.

BBVA/YouTube

Publiku pritet ta ndjekë me kujdes çdo lëvizje të tij, ndërsa roli i Vrenozit premton të sjellë momente të diskutueshme dhe tërheqëse televizive. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com



Konfirmohet banori i parë/ “Korçari më i famshëm” pjesë e Big Brother Vip 5

By: Brisi
19 December 2025 at 13:16

Korçari më i famshëm, Ilir Vrenozi, pritet të jetë pjesë e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania”. Pjesëmarrja e tij në BBV nuk është konfirmuar ende zyrtarisht, por burime për Boldnews.al bëjnë me dije se Vrenozi do të jetë pjesë e reality show-n më të ndjekur në vend. Edhe vetë Vrenozi ka publikuar […]

The post Konfirmohet banori i parë/ “Korçari më i famshëm” pjesë e Big Brother Vip 5 appeared first on BoldNews.al.

Kritik i ashpër i qeverisë dhe opozitës, llir Vrenozi pjesë e “Big Bother VIP 5”? Merr “bekimin” e deputetit demokrat

By: M C
18 December 2025 at 17:50

Ilir Vrenozi, personazhi i njohur në rrjetet sociale dhe një nga kritikët më të mëdhenj të kryeministrit Edi Rama, të qeverisë, apo edhe të Partisë Demokratike, pritet që të jetë një nga banorët e “Big Brother VIP Albania 5”.

Vrenozi ka postuar disa video në rrjetet sociale, ku shfaqet duke takuar familjarët e tij, ku ka vizituar edhe varret e dy prindërve të tij, përpara se të nisej për Tiranë.

Janë komentuesit që kanë nxjerrë hapur Ilir Vrenozin, teksa i urojnë fat dhe mbarësi në këtë eksperiencë.

Ndërsa po ashtu në Tiranë, ai është takuar edhe me deputetin e PD-së në Korçë Fidel Kreka, i cili i ka uruar mbarësi dhe që ta marrë me qetësi këtë reality show.

Kujtojmë që Ilir Vrenozi është një nda mbështetësit më të mëdhenj në rrjetet sociale të Partisë Demokratike, teksa shpesh herë nuk i ka kursyer kritikat edhe për vetë këtë forcë politike. Tashmë, duket se ai do të përjetojë nga afër edhe botën e televizionit.

“Big Brother VIP Albania 5” do të startojë të shtunën në mbrëmje nën moderimin e Ledion Liços, teksa ende nuk dihen se cilët do të jenë konkurrentët e këtij viti.

VIDEO

The post Kritik i ashpër i qeverisë dhe opozitës, llir Vrenozi pjesë e “Big Bother VIP 5”? Merr “bekimin” e deputetit demokrat appeared first on Albeu.com.

Berisha paralajmëroi protesta, Ilir Vrenozi: 5 veta do të vijnë, hyni në grevë urie

By: redi
6 November 2025 at 19:32

Kreu i PD-së, Sali Berisha vijon që të bëjë thirrje për protesta përpara Kryeministrisë. Me këtë strategji nuk është dakort demokrati i famshëm dhe një ndër militantët më të flaktë të kreut të PD-së, Ilir Vrenozi. ë një video të shpërndarë në rrjetet sociale, Vrenozi i kërkon Berishës të mos tallet duke folur për protesta, se 5 vetë i kanë ngelur dhe nuk i shkon njëri nga prapa…

Source

“Futuni në grevë urie, mos hyni në parlament”, thirrja e Vrenozit për deputetët e PD

By: Besnik
29 May 2025 at 22:26

Duke folur në emisionin “NOW me Erla Mëhillin”, demokrati i njohur nga Korça, Ilir Vrenozi, u shpreh i ashpër ndaj drejtuesve të Partisë Demokratike, duke thënë se kanë hyrë në zgjedhjet e 11 majit duke ditur që do t’i humbnin.

“E dinin që do humbnin zgjedhjet. Po kur e dini që do i humbni, pse hyni në zgjedhje?”, tha i revoltuar Vrenozi.

Ai pati një thirrje të drejtpërdrejtë për deputetët e rinj të dalë nga këto zgjedhje që ata të hyjnë në grevë urie. Sipas tij, është e papranueshme që PD të vijojë me të njëjtën sjellje politike ndërkohë që mbështetësit demokratë mbeten “rrugëve”.

“Tani këta do thonë: na i vodhën, na i bënë. Po pastaj do hyjnë në Parlament të marrin rrogën? Jo! Të hyjnë në grevë urie aty! Ta shohim sa…! Boll populli demokrat mbeti rrugëve, rrugëve, rrugëve… nuk mban më ujë pilafi. Të hyjnë në grevë urie”, deklaroi ai me tone të ashpra.

Vrenozi përmendi edhe një moment që e revoltoi personalisht: publikimin e një fotografie ku shfaqeshin bashkë Erion Braçe dhe Tritan Shehu pas zgjedhjeve.

“Mua më dhemb kur e shoh atë foto. Nuk flas më me gjysmën e pallatit sepse janë socialistë, kurse këta… në vend që të mbajnë qëndrim, i japin dorën njëri-tjetrit sikur s’ka ndodhur gjë. Ne kemi një situatë të nxehtë, këta qeshin”, tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Futuni në grevë urie, mos hyni në parlament”, thirrja e Vrenozit për deputetët e PD appeared first on Euronews Albania.

Unë e mbaj premtimin, demokrati Ilir Vrenozi: Deri në 2029 tani do të hamë… (VIDEO)

By: V K
13 May 2025 at 11:08

Një video e tij gjatë një proteste të PD-së së Sali Berishës, u bë virale një vit më parë. Teksa u pyet se çfarë do të bënte nëse do të fitonte sërish Rama, Ilir Vrenozi, pati deklaruar se “atëhere do ha m**, si gjithmonë”.

Dhe pas humbjes së 11 majit, ai e ka mbajtur “premtimin”.

Vrenozi shfaqet në një video ironike, duke thënë se tani do hanë m*t deri në vitin 2029.

 

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Iliri Vrenoz (@ilirvrenozi1971)

The post Unë e mbaj premtimin, demokrati Ilir Vrenozi: Deri në 2029 tani do të hamë… (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Dhjetë personazhet e fushatës/ Yje në zbritje, gafa në rritje

9 May 2025 at 22:03

TIRANË- Fushata elektorale ishte një betejë e fortë talentesh të spektaklit politik. Aleanca Madhështore në këtë fushë, e mposhti me siguri numerikisht Partinë Socialiste.

Me në krye Sali Berishën. Më i vjetri i koalicionit, u cilësua nga kundërshtari i tij si buf. Por doktori, që ka kaluar me dhjetëra fushata, kësaj radhe surprizoi me elokuencën.

Këto, u mundua t’i kompensonte me premtimet e tij madhështore.

Por doktori, më shumë se vetes, kësaj radhe i besonte kryemagjistarit të ardhur nga SHBA. Fushatuesi i tij Kris La Civita, që do të përmbyste çdo parashikim, e la doktorin shumicën e fushatës vetëm. Edhe kur erdhi, mbajti vetëm disa fjalime që nuk kalonin 3 minutat.

Nga krahu tjetër, kryesocialisti Edi Rama në fushatën për mandatin e katërt, uli ritmin në marshin e katërt. Dhe ky ritëm më i ngadaltë, e nxori nga rruga nja dy herë.

Të rinjtë në fushatë, jot ë gjithë e përballuan stresin. Shqipëria ndoshta dhe bëhet, por Saranda jo. Kandidati i Lapajt në qytetin e jugut, u kap me kokainë dhe nga mitingu përfundoi në qeli. E kisha nga lodhja, u tha policëve, dhe u lirua një ditë më vonë.

Një tjetër yll premtues, që synon parlamentin, është Klevis Balliu. Inteligjenca e tij kishte munguar prej kohësh në një fushatë elektorale.

Një tjetër personazh i pazbuluar ishte dhe Tomor Alizoti. Dikur thoshte se ishte rrogëtar, por kësaj radhe shfrenoi fantazitë e tij.

Por intelektualët nga qytetarët, nuk dallojnë shumë në PD. Në këtë aspekt, Berishës i dha një dorë Rama. Dhe i zbuloi një xhevahir të pazbuluar në Korçë. Por Vrenozi, refuzoi piktorin, dhe zgjodhi doktorin.

Megjithatë, disa personazhe ishin më origjinalë. Xhelal Mziu dhe Bledjon Nallbati, nuk surprizuan. Thjesht treguan atë që dinë të bëjnë më mirë. Mziu grushtoi një zyrtar në Dibër, kurse Nallbati një kamionist në Bilisht.

Kjo fushatë nuk pati vetëm grushte. Por edhe romanca, ndonëse në distancë. Zengjine Çaushi, ylli i fushatës së Fierit, bëri me turp, yllin e parlamentit Gazment Bardhit. Një romance kjo, qe nuk dha fryte./abcnews.al

 

“Më 11 maj ndahen dy epoka”, Berisha nga Korça: Rama donte të blinte Vrenozin

By: Besnik
7 May 2025 at 19:48

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar sot takimin elektoral përmbyllës në Korçë.

Ai u bëri thirrje qytetarëve të votojnë PD-në më 11 maj dhe të çelin, sipas tij, një kapitull të ri dhe epokë të re për Shqipërinë.

Berisha deklaroi se me votën e 11 majit “arkivohet në histori një ëndërr e keqe” që solli, sipas tij, kryeministri Edi Rama.

Gjatë fjalës së tij, Berisha premtoi se brenda një viti çdo i ri i diplomuar do të ketë një vend pune, qoftë në sektorin publik apo privat.

Ai shtoi se në vitin e parë të qeverisjes, do të shtohen 1,000 vende pune për universitetin, të dedikuara për ekselencat dhe studentët më të mirë, si dhe do të krijohet Fondi Kombëtar i Rinisë.

Kryedemokrati u shpreh se shqiptarët, në rrugën e tyre drejt lirisë, pësuan një “aksident”, ku, sipas tij, përjetuan 12 vite të narkodiktaturës. Ai theksoi se më 11 maj “ndahen dy epoka”.

Berisha kritikoi ashpër Ramën për një rast specifik, duke thënë se “kryeministri tentoi të blinte një qytetar të thjeshtë si Ilir Vrenozi”, sepse nuk i duron dot kritikat e tij.

Sipas Berishës, “Fushata e PS-së u përqendrua te Ilir Vrenozi”, dhe kjo, sipas tij, tregon se Rama ka frikë nga zëri i qytetarëve të thjeshtë.

Në vijim të fjalës së tij, lideri i opozitës u ndal edhe te gjendja demografike e vendit. Ai deklaroi se “djepi bosh dhe klasat pa fëmijë janë mjerim për çdo shqiptar”, duke shtuar se “edhe sikur muret e një shtëpie të jenë prej floriri, pa fëmijë ajo mbetet një shtëpi pa të zot”.

Berisha u zotua se, me ardhjen e PD-së në pushtet, brenda 100 ditëve, nënat, baballarët, gjyshet dhe gjyshërit shqiptarë do të përfitojnë një pension minimal, i cili nuk do të jetë më i ulët se 200 euro.

Ai përfundoi duke theksuar se të gjitha energjitë e forcës së tij politike do të përqendrohen te rinia, duke premtuar grante për studentët që duan të nisin biznese apo projekte të reja.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Më 11 maj ndahen dy epoka”, Berisha nga Korça: Rama donte të blinte Vrenozin appeared first on Euronews Albania.

Berisha: Ilir Vrenozi është star-i i kësaj fushate, e dërrmoi Ramën

By: user 5
25 April 2025 at 18:15

Kryetari i PD, Sali Berisha i pyetur në konferencën me gazetarët për personazhin demokrat të rrjeteve sociale, Ilir Vrenozi, tha se ai është tashmë “star”-i i kësaj fushate.

Ai e cilësoi ndërveprimin e tij me kryeministrin Edi Rama si “epik”, ndërsa e krahasoi atë me betejën biblike mes Davidit dhe Goliathit.

“Ilir Vrenozi ishte epik. Zhvilloi një betejë si Davidi me Goliathin, E kllaposi Ramën, e dërrmoi.

Rama shkoi me atë mentalitetin anadollak për ta blerë, por ai i dha një përgjigje që Rama s’e ka parë ndonjëherë.

Rama nuk ka turp. Vrenozi është faktikisht stari i kësaj fushate”, tha Berisha.

The post Berisha: Ilir Vrenozi është star-i i kësaj fushate, e dërrmoi Ramën appeared first on Lapsi.al.

Sali Berisha: Ilir Vrenozi dërrmoi Ramën, u tregua epik, zhvilloi një betejë si Davidi me Goliathin

By: V K
25 April 2025 at 13:56

Kryetari i PD, Sali Berisha i pyetur në konferencën me gazetarët për personazhin demokrat të rrjeteve sociale, Ilir Vrenozi, tha se ai është tashmë “star”-i i kësaj fushate.

Ai e cilësoi ndërveprimin e tij me kryeministrin Edi Rama si “epik”, ndërsa e krahasoi atë me betejën biblike mes Davidit dhe Goliathit.

“Ilir Vrenozi ishte epik. Zhvilloi një betejë si Davidi me Goliathin, e kllaposi Ramën, e dërrmoi. Rama shkoi me atë mentalitetin anadollak për ta blerë, por ai i dha një përgjigje që Rama s’e ka parë ndonjëherë. Rama nuk ka turp. Vrenozi është faktikisht stari i kësaj fushate”, tha Berisha.

The post Sali Berisha: Ilir Vrenozi dërrmoi Ramën, u tregua epik, zhvilloi një betejë si Davidi me Goliathin appeared first on Albeu.com.

“U tregua epik, zhvilloi një betejë si Davidi me Goliathin”/ Berisha: Ilir Vrenozi ‘ylli’ i kësaj fushate

25 April 2025 at 13:40

Kryetari i PD, Sali Berisha i pyetur në konferencën me gazetarët për personazhin demokrat të rrjeteve sociale, Ilir Vrenozi, tha se ai është tashmë “star”-i i kësaj fushate.

Ai e cilësoi ndërveprimin e tij me kryeministrin Edi Rama si “epik”, ndërsa e krahasoi atë me betejën biblike mes Davidit dhe Goliathit.

“Ilir Vrenozi ishte epik. Zhvilloi një betejë si Davidi me Goliathin, E kllaposi Ramën, e dërrmoi. Rama shkoi me atë mentalitetin anadollak për ta blerë, por ai i dha një përgjigje që Rama s’e ka parë ndonjëherë. Rama nuk ka turp. Vrenozi është faktikisht stari i kësaj fushate”, tha Berisha.

The post “U tregua epik, zhvilloi një betejë si Davidi me Goliathin”/ Berisha: Ilir Vrenozi ‘ylli’ i kësaj fushate appeared first on Sot News | Lajme.

Bushati: Rama i shmanget bilancit të qeverisë, PD po bie në kurthin e tij

23 April 2025 at 22:11

Analisti Andi Bushati duke analizuar në MCN gjuhën e Edi Ramës në fushatë, tha se kryeministri është i gatshëm të flasë për gjithçka, qoftë edhe nuditetin e vet, vetëm t’i shmanget bilancit 4-vjeçar qeverisës. Sipas tij fajtore është edhe PD që e ndjek nga pas Ramën dhe nxjerr në tribunë Ilir Vrenozin. Sipas analistit, Rama […]

The post Bushati: Rama i shmanget bilancit të qeverisë, PD po bie në kurthin e tij appeared first on BoldNews.al.

Rama: Vrenozi, lideri real blu/ Kreu i PS: Iliri i sinqertë, merreni seriozisht

By: xhir jeta
23 April 2025 at 15:21

Edi Rama ka zëvendësuar këtë javë të dytë të fushatës, Lulzim Bashën me Ilir Vrenozin, për t’u tallur me Sali Berishën.

“Bufi nuk tërheq më, Ilir Vrenozi është I vetmi lidër që mund ta udhëheqë kënetën pa u bërë qesharak, me ato premtimet që po gajasin dynjanë apo as për gjynah me ato rrjedhjet e shpeshta në fjalime cdo ditë”

Rama thotë se të pakten vrenozi, është portreti i sinqertë i Partisë Demokratike.

 “Dje Vrenozi e mori drejtimin real të kenetës në qarkun e Korces ku për të më goditur mua, rivalin e tij të drejtpërdrejtë nesër, edhe në rang kombetar madje, lëshoi nga goja programin real të kësaj partie dhe e ngriti peshë turmen, sic kishim kohë pa e parë. “

Kryesocialisti u bë serioz në fund të mesazhit të tij për qytetarët./abcnews.al 

 

Rama: Vrenozit i takon kapelja e Bufit, pas 11 majit edhe froni i mbretit të kënetës

22 April 2025 at 22:25

TIRANË, 22 prill /ATSH/ Kryeministri Edi Rama reagoi sot ndaj deklaratave të Ilir Vrenozit në takimin elektoral ku u prezantuan kandidatët për deputetë të koalicionit “PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore” në qarkun e Korçës.

“Po pse kot e thashë unë që Vrenozi është 1-shi i vërtetë i PD-së? Shikojeni se si e shpërthen ai një sallë të tërë me sharjet e tij ekstreme e me thirrjet ndaj fantazisë erotike të audiencës fanatike, që ta kuptoni deri në fund se çfarë kënete është PD-ja!”, shkroi Rama në rrjetet sociale.

“Bufi as në ëndërr s’e kap dot më atë nivel ekzaltimi të turmës së habitatit të tij të lashtë. Për mua Vrenozit i takon kapelja e Bufit deri në 11 maj dhe pas 11 majit edhe froni i mbretit të kënetës. Po ju si mendoni?”, theksoi Rama.

Në takimin e kreut të PD, Sali Berisha, në Korçë, ku prezantoi kandidatët e PD-ASHM, mori fjalën edhe korçari demokrat Ilir Vrenozi.

Vrenozi u shpreh se, kryeministi Edi Rama donte edhe atë, dhe u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve më 11 maj të votojnë numrin 1.

“Më 11 maj Shqipëria përsëri do të buzëqeshë. Do të lindë një shpresë e re, një pranverë e madhe. E besoj ma ndjen shpirti këtë ndryshim. E them si një njeri i thjeshtë, i varfër si qindra-mijëra të tjerë”, tha Vrenozi ndër të tjera.

/r.e/a.f/

The post Rama: Vrenozit i takon kapelja e Bufit, pas 11 majit edhe froni i mbretit të kënetës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌