Berisha publikon librin për zgjedhjet: 11 maji, farsë elektorale
TIRANË, 23 dhjetor /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferencën për mediet, prezantoi publikimin e PD-së, “Farsa e madhe e majmur të zgjedhjeve në Shqipëri”, një libër që sipas tij “fakton farsën elektorale të 11 majit”.
Së bashku me nënkryetarin Oerd Bylykebashi, deputetët Albana Vokshi, Ivi Kaso dhe Gent Strazimiri, Berisha tha se “ky dokument i pashembullt në historinë e një farse elektorale në Evropë dhe në botë, i hartuar me mbi 1500 faqe, dhe mbi 2 mijë e sa prova, dokumente, video, fotografi, të gjitha”.
Sipas Berishë publikimi i PD-së vjen pas “një punë e jashtëzakonshme në radhë e strukturave të PD, të cilat kanë mbrojtur votën duke identifikuar çdo shkelje ligjore, çdo dhunim të votës, çdo ndërhyrje të krimit dhe me radhë”.
“Një punë e jashtëzakonshme nga ekipi që keni këtu para, që ka ndjekur, ka shqyrtuar, ka analizuar të gjitha këto dokumente dhe që janë dërguar online në qendrat ndërkombëtare të raporteve për zgjedhjet në Shqipëri, sapo paraqiteshin këtu.
Berisha shtoi se vëzhguesit e përgjegjshëm dhe të guximshëm nuk u tërhoqën.
“Ne u përpoqëm të japim modestisht kontributin tonë duke u dërguar atyre mijëra dokumente autentike, video, fotografi, procesverbale, në mënyrë që raporti i tyre të ishte raporti që damkosi në zgjedhjet përfundimtare. Natyrisht ata kishin edhe të vetat, pa diskutim, të shumta, shumë të rëndësishme, por edhe ky raport, këto 1500 faqe që janë dërguar sapo shqyrtoheshin, kanë pasur vlerën e vet”, tha ai.
/m.q/a.f/
The post Berisha publikon librin për zgjedhjet: 11 maji, farsë elektorale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.