Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Konstituohet Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme

30 September 2025 at 11:03

TIRANË, 30 shtator /ATSH/ Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme është konstituuar sot.

Kryetar i Komisionit, Igli Hasani në mbledhjen e parë të konstituimit u shpreh se janë bërë disa ndryshime në Rregulloren e Kuvendit.

Sipas këtyre ndryshimeve, Hasani u shpreh se, “Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme do të përfshijë çështjet e integrimit evropian, përafrimin e legjislacionit me legjislacionin e Bashkimit Evropian, mbikëqyrjen e zbatimit të angazhimeve që rrjedhin nga Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit, mbikëqyrja e asistencës financiare të BE-së për Shqipërisë, monitorimin e negociatave të anëtarësimit në BE, politikat e jashtme, marrëdhëniet e bashkëpunimit ndërkombëtar si dhe zbatimin e marrëveshjeve ndërkombëtare”.

Më pas ai lexoi përbërjen e Komisionit për Evropën dhe Punët e Jashtme:

Igli Hasani                          Kryetar – PS

Bora Muzhaqi                      Nënkryetare – PS

Albana Vokshi                     Nënkryetare – PD

Marjana Koçeku                   Sekretare – PS

Sara Mila                                     PS

Ervin Hoxha                                 PS

Romina Kuko                               PS

Taulant Balla                                PS

Klodiana Spahiu                           PS

Tritan Shehu                                PD

Tomorr Alizoti                               PD

Edmond Haxhinasto                      PL

Vangjel Dule                         Aleanca për Ndryshim

Agron Shehaj                jashtë grupeve parlamentare

Anëtarë zëvendësues janë:

Iris Luarasi                                       PS

Skënder Pashaj                                 PS

Vasil Llajo                                         PS

Mesila Doda             jashtë grupeve parlamentare

Igli Cara                                           PD

Erald Kapri              jashtë grupeve parlamentare

Hasani theksoi se, “integrimi në BE është projekti më madhor i politikës së jashtme të Shqipërisë në ditët e sotme. Është rruga që i tejkalon ndarjet politike dhe i shërben çdo qytetari. Pikërisht se ky proces është thelbi i politikës sonë të jashtme është e natyrshme që të trajtohet bashkë me të në një komision të përbashkët. Kështu fitojmë koherencë institucionale, shmangim fragmentimin dhe japim një mesazh të qartë brenda dhe jashtë vendit, Shqipëria flet me një zë të vetëm në integrimin evropian”.

“Në këtë fazë vendimtare të procesit dhe përgjatë këtij mandati përcaktues është më e rëndësishme se kurrë që puna jonë të jetë efikase, gjithëpërfshirëse dhe e bashkërenduar”, tha ai.

Hasani u shpreh se shpreson që mazhoranca dhe opozita punojnë së bashku me frymë konstruktive, me unitet, sepse theksoi ai, “ua kemi detyrim qytetarëve, familjarëve tanë që presin ta shohin ëndrrën evropiane të Shqipërisë të bëhet realitet”.

Ndërsa deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu u shpreh se, “ky është komisioni më i rëndësishëm që ka parlamenti shqiptar. Komisioni i Jashtëm gjithmonë ka qenë i tillë, por tashmë me marrjen edhe të proceseve të bashkëpunimit evropian bëhet tejet i rëndësishëm”.

Ai u shpreh se “nuk kam qenë dakord që të eliminohej Komisioni i Integrimit, sepse në këtë moment që jemi ne ishte i domosdoshëm dhe për mua është një gabim trashanik që bëhet duke e shuar atë dhe duke e bashkuar me politikën e jashtme, sepse të dyja kanë objektivat e tyre, disa bashkohen, disa janë të veçanta”.

Megjithatë, shtoi ai, “ky tashmë është bërë një realitet dhe që e bën këtë komision tejet të rëndësishëm, shumë prestigjioz”.

Ai kërkoi nga kryetari Hasani që të ketë respekt të qartë për njëri-tjetrin, për komisionin, për korrektesën dhe elementët që lidhen me funksionimin e këtij komisioni.

Shehu gjithashtu kërkoi që komisioni të shprehet qartësisht solidar me iniciativën e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump për planin 20 pikësh të paqes në Gaza dhe stabilitetin në Lindjen e Mesme.

Konstituohet Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme - Foto Andrin Hoxha
1 nga 8

/gj.m/r.e/a.f/

The post Konstituohet Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nga ministër tek Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani: I njëjti mision, këndvështrim i ri

By: redi
16 September 2025 at 17:50

Pas përfundimit të mandatit si ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka mirëpritur sot detyrën e ri si kryetar i Komisionit Parlamentar për Evropën dhe Punët e Jashtme. Për të është i njëjti mision, por nga një këndvështrim i ri, ndërsa rendit edhe sukseset e tij në krye të diplomacisë shqiptare. “Mandati im si Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme përfundon sot.

Source

I përfundoi mandati si ministër/ Igli Hasani: Nder që shërbeva në një periudhe historike dhe transformuese për Shqipërinë

By: D Marku
16 September 2025 at 17:38

Igli Hasani thotë se ishte nder që shërbeu si Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, në një periudhë që ai e cilëson historike dhe transformuese për Shqipërinë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hasani u shpreh se pret me kënaqësi rolin e ri si Kryetar i Komisionit Parlamentar për Evropën dhe Punët e Jashtme.

“Mandati im si Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme përfundon sot.

Ka qenë një nder të shërbej përgjatë një periudhe historike dhe transformuese për Shqipërinë – të shënuar nga përfundimi i mandatit tonë të parë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, hapja e 28 prej 33 kapitujve negociues me BE-në , mikpritja e Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, si dhe arritje të tjera që forcuan rolin tonë në Evropë dhe në botë, mes sfidave të thella për kontinentin tonë dhe më gjerë.

Jam thellësisht mirënjohës ndaj stafit të përkushtuar të #MEPJ dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë për bashkëpunimin e ngushtë.

Pres me kënaqësi rolin tim të ri si Kryetar i Komisionit Parlamentar për Evropën dhe Punët e Jashtme – me të njëjtin mision, por nga një këndvështrim i ri.”, shkruan Hasani në Facebook.

The post I përfundoi mandati si ministër/ Igli Hasani: Nder që shërbeva në një periudhe historike dhe transformuese për Shqipërinë appeared first on Albeu.com.

PD merret me Diellën, PS me Europën/ Kundërshtohet skema e komisioneve, por socialistët e votojnë të martën

By: xhir jeta
15 September 2025 at 15:25

Kuvendi nisi, por PD u fut me këmbën e majtë. Megjithëse kryetari i ri, Niko Peleshi tentoi të mbante premtimin për të gjetur gjuhën e përbashkët, takimi mes palëve, përfundoi pa marrëveshje.

Drafti të cilën opozita as nuk e lexoi, parashikon shtimin e komisioneve parlamentare nga 8 në 11, dhe synon rritjen e kapacitetit, cilësisë ligjvënëse, transparencën, llogaridhënies e mbi të gjitha sigurimin e një strukture të përputhshme me kapitujt e negociatave të Bashkimit Europian.

Kreu i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla sqaroi se është marrë modeli i Bundestag, por ashtu si gjermanët, edhe socialistët thonë se do respektojnë opozitën, por më shumë afatet me Brukselin.

“E kam propozuar dhe 4 vite më parë. Është modeli i Bundestag. Jemi në një stiuatë. Është domosdoshmëri të kalojmë këtë etapë të parashikuar nesër. Për një çështje me rëndësi të riorganizimit të Kuvendit nuk ka nevojë për njoftim, bëhet fjalë për shqyrtim jo periudhë depozitim”

Përveç Mediut që si gjithmonë është në Amerikë, Bardhi me komandë nga selia dhe Blushi me telekomandë nga burgu, dolën të kundërshtojnë draftin e PS.

“Absolutisht jo, ne nuk votojmë strukturën e re të komisioneve parlamentare. Jo sepse është bërë një gjë e turpshme”

Por ku e ka shqetësimin opozita? Në mandatin kur Shqipëria pret anëtarësimin në BE, doktori mendonte se e kontrollonte kalanë nga Brenda, Këshillin e Integrimin Europian.

Me draftin socialist, siç edhe Rama e deklaroi në Asamble, komisioni i ri për Europën, do drejtohet nga tanimë deputeti Igli Hasani.

Berisha e pranon: Më shumë se argumenti, për të kishte rëndësi karrikja e kryetarit.

“Do të shuajë me çdo kusht, komisionin e Integrimit Europian, duke besuar se në këtë mënyrë i preu mundësinë opozitës të thotë fjalën e vet në Parlamentin Europian dhe të vendeve anëtare të BE”

Por ndërsa humb kohë me faktin e kryer, Partia Demokratike nuk ka akoma emra për komisionet e tjera. Rëndësi ka që nuk ka refuzim, por vetëm reflektim.

“Po shohim emrat, do i diskutojmë, s’ka ende vendim”

Sepse me rëndësi për doktorin janë emrat socialistë. Duke i marrë me radhë, ata realë por dhe virtualë. Fiksimi i fundit është Diella, ose Dielli që e ka verbuar edhe doktorin. Por përse sulmon një dekret të Begajt dhe nuk e çon atë në Gjykatën Kushtetuese?

“Nuk ekziston akoma një vendim nga ana jonë, por ajo që mund të them është se Diella Rama është anëtare e familjes Rama dhe do të thotë zhdukja e çdo lloj përgjegjësie”

Por e sigurt është që socialistët nuk humbin kohë. Me gjithë dëshirën e Peleshit për marrëveshje, ata e miratojnë skemën e re të komisioneve të martën. Kështu jeta parlamentare vazhdon, megjithëse pa konsensus. Në pritje të interpelancës së parë të zotit Bardhi me zonjën Diella.

Jo më ministër i Jashtëm, reagon Igli Hasani: Faleminderit kryeministrit Rama dhe urime Spiropalit

By: redi
11 September 2025 at 18:41

Igli Hasani ka reaguar pasi kryeministri Edi Rama ditën e sotme prezantoi qeverinë e re, ku ai nuk do të jetë më ministër i Jashtëm. Në vend të tij, do të jetë Elisa Spiropali. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hasani ka falënderuar kryeministrin Edi Rama për besimin e dhënë gjatë këtyre 2 viteve që ka qenë Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme. Reagimi i plotë Për një diplomat…

Source

Elisa Spiropali do ta zëvendësojë në Ministrinë e Jashtme, Igli Hasani uron kolegen dhe falënderon Ramën

By: D Marku
11 September 2025 at 18:17

Ministri i Jashtëm Igli Hasani ka reaguar pas largimit nga posti aktual dhe zëvendësimin e tij në këtë detyrë për katër vitet e ardhshme nga Elisa Spiropali.

Në një reagim publik ai shprehet se në dy vite në krye të këtij dikasteri e ka kryer detyrën me “bindjen se rruga e vetme e qëndrueshme është forcimi i institucioneve dhe integriteti, dhe se diplomacia efikase i ka rrënjët në bashkëpunim, përmbajtje dhe besueshmëri”.
Në fund ai falënderon kryeministrin Edi Rama për besimin e këtij posti, si dhe i uron suksese Spiropalit në detyrën që do ta zëvendësojë.

“Për një diplomat, është një nder i jashtëzakonshëm, por edhe një përgjegjësi e madhe të drejtojë Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme. Për dy vitet e fundit, pata këtë privilegj, duke u përpjekur çdo ditë ta shoh punën me sytë e kolegëve dhe të mbështes, me përulësi, shërbimin e rëndësishëm të përfaqësimit dinjitoz të Shqipërisë dhe interesave të saj në botë.
E kam kryer këtë detyrë me bindjen se rruga e vetme e qëndrueshme është forcimi i institucioneve dhe integriteti, dhe se diplomacia efikase i ka rrënjët në bashkëpunim, përmbajtje dhe besueshmëri.
Faleminderit Kryeministrit Rama për besimin e dhënë dhe urime Znj. Spiropali për këtë përgjegjësi. Mirënjohës për kolegët dhe partnerët, brenda dhe jashtë vendit, që ndanë këtë rrugëtim”, shkruan ai.
Në kabinetin e ri qeverisës, Hasani do të drejtojë Komisionin e Jashtëm Parlamentar.

The post Elisa Spiropali do ta zëvendësojë në Ministrinë e Jashtme, Igli Hasani uron kolegen dhe falënderon Ramën appeared first on Albeu.com.

Ministri Hasani: Anëtarësimi në BE është qëllim kombëtar, po vendosim të rinjtë në qendër të procesit

By: redi
2 September 2025 at 18:18

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani mori pjesë sot në panelin e organizuar për vendet e Ballkanit Perëndimor në Forumin Strategjik të Bledit në Slloveni, ku bashkë me homologë të rajonit diskutuan rreth temës ”Rajoni larg të rinjve: Koha për ndryshim”. Në fokus të këtij paneli ishte nevoja për fuqizimin e të rinjve në rajon në procesin e integrimit evropian dhe për t’i bërë…

Source

Hasani: Të angazhuar në forcimin e bashkëpunimit mbi çështje kyçe rajonale e globale

1 September 2025 at 16:17

TIRANË, 1 shtator /ATSH/ Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani po merr pjesë në Forumin Strategjik të Bledit 2025 të organizuar në Slloveni.

“Në 20-vjetorin e Forumit Strategjik të Bled, Slloveni, për të marrë pjesë në diskutime rreth sfidave aktuale – me integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE si një çështje kryesore për të ardhmen e kontinentit”, informoi ai nëpërmjet rrjeteve sociale.

Ndër të tjera, Hasani nënvizon se “Shqipëria mbetet plotësisht e angazhuar në forcimin e bashkëpunimit dhe nxitjen e dialogut mbi tematika kyçe rajonale dhe globale, si dhe në zgjerimin e partneriteteve mbi prioritetet e përbashkëta.”

Ditën e nesërme, Hasani do të marrë pjesë në panelin me temë “Rajoni larg të rinjve: Koha për ndryshim”, i cili do të fokusohet te nevoja e fuqizimit të të rinjve në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe bërja pjesë e tyre në jetën aktive të zhvillimit shoqëror, ekonomik dhe demokratik.

Ky vit shënon 20-vjetorin e Forumit Strategjik të Bledit, një konferencë e rëndësishme ndërkombëtare në Evropën Qendrore dhe Juglindore që bashkon udhëheqës botërorë nga fusha të ndryshme për dialog strategjik në nivel të lartë. Forumi shërben gjithashtu edhe për rrjetëzim ndërmjet udhëheqësve kryesorë politikë, përfaqësuesve nga biznesi, jeta akademike dhe shoqëria civile nga e gjithë bota.

1 nga 4

/gj.m/r.e/j.p/

The post Hasani: Të angazhuar në forcimin e bashkëpunimit mbi çështje kyçe rajonale e globale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Hasani: Konferenca e Ambasadorëve “Diplo 2025” mbahet në Tiranë në 8-10 shtator

27 August 2025 at 10:46

TIRANË, 27 gusht /ATSH/ Konferenca e Ambasadorëve “Diplo 2025” do të mbahet në Tiranë në datat 8-10 shtator.

Lajmin e ka dhënë ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, igli Hasani, i cili shprehet se po bëhen përgatitjet e fundit për këtë konferencë.

Hasani nënvizon se, edhe këtë vjeshtë, ambasadorët e Shqipërisë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë për një tjetër konferencë të suksesshme.

“Përgatitjet e fundit për Diplo 2025. Edhe këtë vjeshtë, bashkojmë ambasadorët tanë nga e gjithë bota për një tjetër konferencë të suksesshme në Tiranë. 8–10 shtator 2025. Shqipëria 2030: në Evropë, e ndërlidhur me botën”, shkruan Hasani në një postim në rrjetet sociale.

Vitin e shkuar Konferenca e Ambasadorëve të Republikës së Shqipërisë “Diplo 2024”, e organizuar nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme u mbajt në datat 26 -28 gusht 2024.

Në atë konferencë u nënvizua rëndësia e integrimit të aftësive dhe përvojave të ndryshme në shërbimin tonë diplomatik.

Në fokus të diskutimeve ishin edhe dhënia e ideve dhe ndarja e mendimeve për prioritetet e MEPJ: avancimi i procesit të integrimit evropian, forcimi i diplomacisë ekonomike dhe rolit të Diasporës, modernizimi i shërbimeve konsullore etj.

Diskutimet nxorën në pah nevojën për përmirësimin e bashkëpunimit me ministritë e linjës, për të çuar përpara axhendën e reformave, sikundër edhe përgatitjet për Samitin e NATO-s dhe Samitin e Komunitetit Politik Evropian.

/gj.m/j.p/

The post Hasani: Konferenca e Ambasadorëve “Diplo 2025” mbahet në Tiranë në 8-10 shtator appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Qeveria mashtroi! Grup-kapitujt 4 dhe 5 me BE-në mbeten ende të pahapur

4 August 2025 at 18:47

Më 23 korrik, rrjetet sociale të qeverisë shqiptare u përmbytën nga një valë entuziazmi zyrtar. Ministri i Jashtëm Igli Hasani shpalli një arritje historike: Shqipëria, sipas tij, kishte “hapur të gjithë kapitujt e negociatave” me Bashkimin Europian. Në një video të publikuar nga Kryeministria, qytetarët u informuan se hapja e “grupkapitullit 5”, që përfshin bujqësinë dhe kohezionin, […]

The post Qeveria mashtroi! Grup-kapitujt 4 dhe 5 me BE-në mbeten ende të pahapur appeared first on BoldNews.al.

Berisha tregon letrën e ministrit Hasani për OSBE: Banditizëm, kërcënoi vëzhguesit ndërkombëtarë

By: redi
4 August 2025 at 16:09

Kreu i PD-së, Sali Berisha gjatë konferencës me gazetarët këtë të hënë, ka publikuar letrën e ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ndaj përfaqësuesve të misioneve ndërkombëtare të vëzhgimit në lidhje me zgjedhjet e 11 Majit. Kryedemokrati e cilëson këtë letër si skandaloze, ndërsa shton se raporti duhet të pasqyrojë me saktësi realitetin e zgjedhjeve. Letra e datës 12 maj…

Source

Qeveria protestoi ndaj OSBE/ODIHR për ‘raportin negativ’ të zgjedhjeve të 11 majit

4 August 2025 at 14:54

Qeveria e kryeministrit Edi Rama u gdhi triumfuese një ditë pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, por e shqetësuar nga raporti i ashpër paraprak i misionit vëzhgues të OSBE-ODIHR lidhur me standardin e zgjedhjeve – zbulohet në një letër të ministrit të Jashtëm, Igli Hasani që u publikua të hënën nga kreu i opozitës, Sali […]

The post Qeveria protestoi ndaj OSBE/ODIHR për ‘raportin negativ’ të zgjedhjeve të 11 majit appeared first on Reporter.al.

Berisha: Vëzhguesit ndërkombëtarë u kërcënuan të ndryshonin raportin për zgjedhjet

TIRANË, 4 gusht /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokartike Sali Berisha deklaroi sot së vëzhguesit ndërkombëtar të OSBE-ODIHR u kërcënuan që të ndryshonin raportin paraprak për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Në një deklaratë për mediet nga selia blu, Berisha bëri publike një letër e cila sipas tij mban datën 12 maj dhe është shkruar nga ministri i Jashtëm Igli Hasani e cila iu është dërguar vëzhguesve ndërkombëtarë me qëllim që ata të ndryshojnë raportin.

“Këtu para jush kam sjellë sot letrën kërcënuese që ministri i jashtëm i narkoshtetit, Igli Hasani, iu drejton me datën 12 maj, sapo lexohet raporti, zonjës Farah Karimi, koordinatore speciale dhe lider i misionit afatshkurtër të OSBE-së; Ambasadorit Lamberto Zannier, kryetar i misionit të vëzhguesve të ODIHR-it; zotit Bjorn Soder, kryetar i delegacionit të asamblesë parlamentare të OSBE; zotit Simone Billi, kryetar i delegacionit të asamblesë parlamentare të Këshillit të Europës dhe zotit Michael Gahler, kryetar i delegacionit të Parlamentit Europian”, tha Berisha.

Sipas Berishës, ministri i Jashtëm thotë në letrën e tij se “nuk janë përdorur burimet e administratës”.

Berisha tha më tej se Hasani mashtroi hapur ndërkombëtarët duke shpikur arrestime nga SPAK.

“Asnjë arrest nuk është bërë. Në një kohë që vetëm këtu janë paraqitur pothuajse çdo ditë me qindra dhe fakte. Pra, gënjen komunitetin ndërkombëtar, thotë janë arrestuar. Janë bërë disa arreste, çka tregon qartë, thotë, përkushtimin e institucioneve shqiptare për të mbrojtur integritetin e zgjedhjeve dhe për të siguruar përgjegjshmërinë”, tha Berisha.

Berisha shtoi se Hasani “sulmon raportin për t’u thënë delegacioneve ndërkombëtare se ju keni mashtruar, në një kohë kur vetë mashtron në çdo paragraf”.

Berisha tha se “ka besim tek integriteti i misioneve ndërkombëtare, të cilat nuk mund të pajtohen kurrë”, ndërsa shtoi se “do nxjerrim të dhëna të tjera për farsën e 11 majit”.

/m.q/j.p/

The post Berisha: Vëzhguesit ndërkombëtarë u kërcënuan të ndryshonin raportin për zgjedhjet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Igli Hasani kërcënoi vëzhguesit ndërkombëtarë

By: Elva
4 August 2025 at 13:04

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dalë këtë të hënë me një tjetër deklaratë të fortë ndaj qeverisë, duke e cilësuar procesin zgjedhor të 11 majit si “një farsë elektorale” dhe “procesin më të diskredituar në 32 vite pluralizëm”. Në një deklaratë për mediat, Berisha ka publikuar një letër të cilën e cilëson si […]

The post Igli Hasani kërcënoi vëzhguesit ndërkombëtarë appeared first on BoldNews.al.

Ministri Hasani pret homologun irlandez: Mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Irlandës në rrugën tonë drejt BE-së

22 July 2025 at 11:56

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti sot në ambientet e MEPJ Ministrin e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Mbrojtjen të Irlandës,  Thomas Byrne. Gjatë takimit, u diskutua mbi ecurinë e procesit të integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor, si një dimension thelbësor për paqen dhe sigurinë afatgjatë në kontinent.

Në fokus ishte progresi i Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE. Ministri Hasani theksoi përkushtimin e palëkundur të qeverisë për të avancuar reformat kyçe, duke e cilësuar integrimin evropian si prioritet të qartë kombëtar.

“Mirënjohje për mbështetjen e qëndrueshme të Irlandës për procesin e zgjerimit dhe për përkrahjen konkrete në rrugëtimin tonë drejt anëtarësimit. Shpresojmë të thellojmë bashkëpunimin edhe më tej gjatë Presidencës së Irlandës në Këshillin e BE- së në gjysmën e dytë të vitit 2026,”  u shpreh Ministri Hasani.

Ai shtoi se Shqipëria është e gatshme të hapë grup-kapitujt e radhës në negociata dhe synon përmbylljen e pjesës teknike brenda vitit 2027, me synimin për anëtarësim përpara fundit të dekadës.

Ministri Hasani nënvizoi gjithashtu se Shqipëria mbetet plotësisht e harmonizuar me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së, si dhe është aktive në misionet civile dhe ushtarake të saj – një kontribut i rëndësishëm për sigurinë rajonale dhe më gjerë.

Gjatë takimit u diskutua edhe për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe mes Shqipërisë dhe Irlandës, përfshirë hapjen e fluturimeve direkte, si dhe për mundësitë e rritjes së investimeve irlandeze.

Emrat/ Dy ministra sherr në paradhomën e Ramës, Ulsi Manja shmang gjakderdhjen

By: Ela
21 July 2025 at 13:08

Një përplasje dramatike me tone të ashpra, fyerje personale dhe kërcënime fizike ka tronditur zyrat e Kryeministrisë. Në hollin (para dhomën) që të çon drejt zyrës së kryeministrit Edi Rama ka shpërthyer një sherr i paprecedentë mes ministrit të Financave, Petrit Malaj dhe ministrit të Jashtëm, Igli Hasani. Situata është përshkallëzuar në mënyrë të rrufeshme, […]

The post Emrat/ Dy ministra sherr në paradhomën e Ramës, Ulsi Manja shmang gjakderdhjen appeared first on BoldNews.al.

Hasani me anëtarë të Bundestagut: Rrisim bashkëpunimin, avancojmë me objektivat e përbashkët evropianë

TIRANË, 15 korrik /ATSH/ Forcimi i partneritetit dypalësh mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, si dhe agjenda evropiane ishin pjesë e bashkëbisedimit të sotëm në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme mes ministrit Igli Hasani dhe 2 anëtarëve të Bundestagut gjerman, Tilman Kuban dhe David Preisendanz, pjesë e Bashkimit Kristian Demokrat (CDU).

Përgjatë takimit, ministri Hasani vlerësoi Gjermaninë si një partner kyç strategjik në procesin e reformave dhe integrimin evropian të Shqipërisë.

Ndër të tjera, ministri Hasani u shpreh se gjatë takimit të sotëm me anëtarë të Bundestag, mirëpriti dialogun e hapur dhe riafirmoi rëndësinë e diplomacisë parlamentare në ndërtimin e besimit dhe avancimin e objektivave tona të përbashkëta evropiane.

“Presim me padurim të çojmë këtë bashkëpunim edhe më përpara”, u shpreh Hasani.

1 nga 4

/gj.m/j.p/

The post Hasani me anëtarë të Bundestagut: Rrisim bashkëpunimin, avancojmë me objektivat e përbashkët evropianë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Forumi i Dubrovnikut, Hasani: Ballkani Perëndimor nuk është dhomë pritjeje, por pjesë e thelbit strategjik të Evropës

TIRANË, 12 korrik /ATSH/ Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani, i cili po merr pjesë në Forumin e Dubrovnikut 2025, përcolli një mesazh të qartë dhe të vendosur: Ballkani Perëndimor nuk mund të trajtohet më si periferia e kontinentit, ai është pjesë thelbësore e së ardhmes strategjike të Evropës.

Në prani të përfaqësuesve të lartë nga rajoni, Evropa dhe më gjerë, përfshirë SHBA-në, Gjirin, Brazilin dhe Afrikën, ministri Hasani theksoi se në kohë pasigurie dhe rivalitetesh gjeopolitike, besimi, transparenca dhe transformimi nuk janë zgjedhje, janë domosdoshmëri.

“Shqipëria nuk është një konsumatore e sigurisë, është kontribuese. Nuk presim, po ecim përpara”, theksoi Hasani.

Ministri Hasani nënvizoi se Shqipëria ka hapur katër grup-kapituj negociues, përfshirë kapitujt themelorë dhe tregun e brendshëm dhe se rruga drejt BE-së është strategjike, e pakthyeshme dhe e mbështetur në reforma të qëndrueshme.

Ai paralajmëroi se vonesat në procesin e zgjerimit krijojnë boshllëqe që shfrytëzohen nga aktorë autoritarë, duke mirëpritur Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor si një mundësi konkrete për të përshpejtuar integrimin.

“Evropa nuk do të jetë e plotë pa Ballkanin Perëndimor. Dhe Ballkani Perëndimor nuk do të jetë i plotë pa një vend të denjë në familjen europiane”, tha ministri Hasani.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani në Forumin e Dubrovnikut 20...
1 nga 4

/e.i//r.e/

The post Forumi i Dubrovnikut, Hasani: Ballkani Perëndimor nuk është dhomë pritjeje, por pjesë e thelbit strategjik të Evropës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Hasani me kontingjentin e FA në Kampin “Adazi”: Shembull i angazhimit të Shqipërisë ndaj NATO-s

TIRANË, 10 korrik /ATSH/ Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ndodhet në një vizitë zyrtare në Letoni.

Gjatë vizitës së tij, Hasani ka vizituar edhe kontingjentin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë në Kampin “Adazi”, në Letoni.

“Krenar për secilin prej 22 burrave dhe grave që shërbejnë me profesionalizëm dhe përkushtim – të vlerësuar nga partnerët tanë letonezë dhe përfaqësues të angazhimit të palëkundur të Shqipërisë ndaj NATO-s dhe mbrojtjes kolektive”, shkruan Hasani.

Një ditë më parë Hasani u mirëprit nga ministrja e Jashtme, Baiba Braze, ku u diskutua për mundësitë konkrete për bashkëpunim më të ngushtë në fusha si arsimi, siguria kibernetike, turizmi dhe shkëmbimet kulturore.

Këtë vit shënohen 97 vite nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Letonisë, dhe 33 vite nga rivendosja e tyre. Shqipëria mbetet e përkushtuar për të thelluar partneritetin me Letoninë dhe për të kontribuar në paqen dhe sigurinë në Evropë dhe më gjerë.

Hasani, vizitë në kontingjentin e FA në Kampin Adazi
1 nga 26

/m.q//a.f//r.e/

The post Hasani me kontingjentin e FA në Kampin “Adazi”: Shembull i angazhimit të Shqipërisë ndaj NATO-s appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Hasani në Letoni: Bashkëpunim në fusha me interes të ndërsjellë

TIRANË, 9 korrik /ATSH/ Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani ndodhet sot për vizitë zyrtare në Riga, Letoni.

Ministri Hasani u mirëprit nga homologia e tij Baiba Braze.

“Vizitë zyrtare në Riga, Letoni – falënderues për mikpritjen e ngrohtë të Ministres së Jashtme, znj. Baiba Braže, dhe për përkushtimin e saj në forcimin e marrëdhënieve mes vendeve tona”, shkroi Hasani në rrjetet sociale.

Hasani nënvizoi se gjatë takimit diskutuan “për mundësitë konkrete të bashkëpunimit në fusha me interes të ndërsjellë – nga tregtia dhe inovacioni, te tranzicioni energjetik, siguria kibernetike dhe shkëmbimet ndërmjet qytetarëve tanë”.

“Shqipëria dhe Letonia ndajnë të njëjtat vlera, qëndrojnë krah për krah në NATO dhe mbështetja e Letonisë për rrugën tonë drejt Bashkimit Evropian është e çmuar”, u shpreh Hasani.

/m.q/j.p/

The post Hasani në Letoni: Bashkëpunim në fusha me interes të ndërsjellë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌