Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Dënohet babai i kandidates së PSD/ Dha para për votën e vajzës, GJKKO dënon Pandeli Bozhën

13 January 2026 at 18:46

Gjykata e Posaçme ka shpallur fajtorë dhe ka dhënë dënimin për Vladimir Lushkajn dhe Pandeli Bozhën, ky i fundit babai i ish-kandidates për deputete të PSD-së në Fier Limonera Bozha.

Pandeli Bozha, 70-vjec, u gjet fajtor nga Gjykata e Posaçme për veprën penale të “Korrupsionit aktiv në Zgjedhje” dhe u dënua me 1 vit e 6 muaj burgim, por duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar, ai ka përfituar uljen e një të tretës së dënimit, togat e zeza në fund vendosën që ai të vendoset në shërbim prove për një periudhë 1 vjeçare.

Edhe Vladimir Lushkaj, u gjet fajtor, po në fund gjykata e posaçme vendosi përjashtimin nga dënimi të të pandehurit Lushkaj.

Babai i kandidates për deputete nën siglën e PSD, Limonera Bozha, u dërgua për gjykim nga SPAK, në qershor të vitit 2025, për korrupsion në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Organi i akuzës arriti të dokumentojë me pamje filmike momentin kur më datë 8 maj 2025,  3 ditë para zgjedhjeve, Buzha shkon në banesën e Lushkajt.

Gjatë takimit, SPAK thotë se 70-vjeçari i ka futur në xhep një shumë parash Vladimir Lushkajt dhe i ka treguar një fletë të ngjashme me atë të votimit, duke i treguar emrin e vajzës së tij, për të cilën i kërkonte edhe votën. Lushkaj u ka dorëzuar oficerëve të policisë gjyqësore kartëmonedhën dhe fletë votimit me të cilin Bozha i kërkoi votën për vajzën, ku sipas organit të akuzës emri i Limonera Bozhës ishte i theksuar me ngjyrë portokalli, prova këto që janë sekuestruar nga SPAK.

KQZ publikon rezultatet përfundimtare për Prishtinën, LDK me 15 asambleistë - PDK e LVV nga 12

3 November 2025 at 16:49


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar rezultatet përfundimtare për Asambletë Komunale në vend, përfshirë edhe kryeqytetin.

Sipas këtyre rezultateve, në Prishtinë, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka dalë partia me më së shumti asambleistë, duke siguruar 15 ulëse në Kuvendin Komunal.

Pas LDK-së, renditen Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV), të cilat kanë marrë nga 12 asambleistë secila.

Në vendin e katërt është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e cila ka fituar 5 mandate në Asamblenë e Prishtinës.

Ndërkohë, subjekti Lidhja e Prishtinës, e drejtuar nga Fehmi Kupina, ka arritur të sigurojë 4 asambleistë, pas një rezultati të konsiderueshëm në vota.

Po ashtu, PSD, Nisma Socialdemokrate dhe Guxo do të kenë secila nga një përfaqësues në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

Asambleja e Prishtinës ka 51 asambleistë dhe për të formuar shumicën e thjeshtë duhen 26 vota.

Këto rezultate përmbyllin procesin e numërimit për zgjedhjet lokale, duke i hapur rrugë konstituimit të Asamblesë së re komunale në kryeqytet.

Më poshtë lista e kandidatëve që kanë fituar ulëse në Kuvendin e Prishtinës.


Nga Prishtina në Kaçanik, si u renditën gratë në garën për kryetare komunash?

13 October 2025 at 11:28


Zgjedhjet lokale të 12 tetorit kanë përfshirë10 gra në garë për kryetare komunash, (pa përfshirë këtu komunat me shumicë serbe), në qytete si Prishtina, Peja, Prizreni, Ferizaj, Vushtrria, Deçani, Kamenica, Fushë Kosova, Drenasi dhe Kaçaniku, duke reflektuar përpjekjet për përfshirje gjinore në nivel lokal.

Ky fakt vë në pah një synim për rritje të përfaqësimit gjinor në nivel lokal, ndërsa zgjedhjet paraqesin një fushë të re sfidash dhe mundësish për gratë lidere në Kosovë.

Nga rezultatet preliminare të publikuara nga KQZ, kandidatja e PSD-së për Prishtinën, Besa Shahini është renditur e pesta me 1,55% apo 1 mijë e 591 vota.

Kandidatja e PDK-së për Pejë, Arta Nallbani është renditur e katërta me 4,86% apo 2 mijë e 005 vota nga gjithsejtë 41 mijë e 283 qytetarë që kanë ushtruar të drejtën e votës.

Natyra Kuçi kandidate e PSD-së për Deçanin është renditur e treta sipas rezultateve preliminare nga KQZ, ku ka marrë 11,73% apo 1 mijë e 789 vota.


Në Prizren, Emilja Rexhepi nga Nova Demokratska Stranka ka marrë 3,63% apo 2 mijë e 102 vota duke u renditur e gjashta me radhë nga kandidatët e tjerë.

Kandidatja e NISMA-s në Vushtrri, Xhevahire Izmaku është renditur e katërta me 2,40% apo 712 vota sipas rezultateve të KQZ-së.

Në Ferizaj kandidatja e AAK-së për kryetare në këtë komunë, Xhemile Murati Shabani është renditur e katërta me vetëm 1,70% apo 835 vota.

Jona Arifi kandidate e PDK-së për kryetare të Kamenicës ka marrë gjithashtu pak vota sikurse kandidatet e tjera gra në komunat e tjera. Arifi është renditur e pesta me 4,69% apo 685 vota.

Vildane Latifi nga AAK në Fushë Kosovë është renditur e katërta me vetëm 1,18% apo 250 vota.

Kandidatja e LVV-së në Drenas, Egzona Tërdevci është renditur e treta me 4,01% apo 1 mijë e 008 vota.

Kandidatja për kryetare të Kaçanikut nga radhët e AAK-së, Hafize Sallahi është renditur e gjashta në këtë komunë sipas rezultateve preliminare të KQZ-së. Ajo ka marrë 1,37% apo 220 vota.

Sipas këtyre rezultateve bazuar edhe në numrin e votuesve që kanë qenë në këto komuna, kandidatja grua më e votuar është Arta Nallbani e PDK-së në Pejë. /Telegrafi/

Kuçi: Zyrtarët e AAK-së, po ju bëjnë presion qytetarëve në disa qendra votimi

12 October 2025 at 10:44


Kandidatja për kryetare në Komunën e Deçanit, nga Partia Socialdemokrate (PSD), Natyra Kuçi ka thënë se në disa qendra të votimit zyrtarët e AAK-së po iu bëjnë presion qytetarëve.

Kuçi përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka publikuar një video, në të cilën pretendon se kryetari i rinisë së AAK-së, Selim Lokaj është duke iu bërë presion qytetarëve për votim.

Ajo në postim i drejtohet organeve kompetente për reagim.

“Në disa qendra të votimit zyrtarë të AAk-së po bëjnë presion. Ata janë aty jashtëligjshëm. Këtu është kryetari i rinisë, Selim Lokaj duke bë presion në për votim. Pres nga organet kompetente me vepru shpejt”, ka shkruar Kuçi në postim. /Telegrafi/


Eliot Hashimi i PSD-së: Për dallim nga tjerët, do të jem zëri i Prishtinës edhe pas zgjedhjeve

11 October 2025 at 18:34



Kandidati i Partisë Socialdemokrate (PSD) për Asamblenë Komunale të Prishtinës, Eliot Hashimi, ka theksuar se angazhimi i tij për qytetin do të vazhdojë edhe pas përfundimit të zgjedhjeve, duke u distancuar nga, siç tha, kandidatët që shfaqen vetëm gjatë fushatës.

“Nga kandidatët e partive të tjera nuk do të dëgjoni më pas zgjedhjeve, për dallim nga unë. Një gjë ua garantoj — do të angazhohem dhe do të identifikoj problemet e Prishtinës për shumë vite të ardhshme, e jo si këta që punojnë vetëm në fushatë”, ka deklaruar Hashimi në një adresim për qytetarët.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve të Prishtinës që më 12 tetor t’i japin mbështetje PSD-së dhe atij personalisht.
“Prandaj kërkoj votën tuaj duke votuar PSD-në me numër 149 dhe mua me numër 14”, ka shtuar Hashimi.


Eliot Hashimi kërkon përkrahjen tuaj për t’u bërë pjesë e Asamblesë Komunale të Prishtinës

11 October 2025 at 14:08


Kandidati për Asamblenë Komunale nga radhët e Partisë Socialdemokrate (PSD), Eliot Hashimi, ka përmbyllur fushatën e tij me një thirrje të drejtpërdrejtë për qytetarët që e kanë mbështetur deri tani.

“Nëse ju ka pëlqy kampanja ime, ju ftoj me ma dhënë votën – numër 14, dhe për PSD-në – numër 149,” ka deklaruar Hashimi.

Ai ka theksuar se angazhimi i tij do të vazhdojë në tri çështje kryesore që i ka promovuar gjatë fushatës: Rikthimi i jetës së natës pas orës 23:00; Përmirësimi i transportit publik; Ulja e çmimeve të banesave dhe qirave.

“Besoj që këto janë çështje që prekin drejtpërdrejt jetën e përditshme të qytetarëve dhe meritojnë zgjidhje serioze,” ka shtuar ai.

Eliot Hashimi mban numrin 14, ndërsa PSD ka numrin 149.


Do të kemi Zonjë apo Zotëri të Parë të Prishtinës? Njihuni me partnerët e pesë kandidatëve për kryetar të kryeqytetit

11 October 2025 at 11:13


Ndërsa garuesit për Komunën e Prishtinës po zhvillojnë betejën e tyre politike në prag të zgjedhjeve lokale të së dielës, një vëmendje e veçantë po bie edhe mbi partnerët e tyre – njerëzit që qëndrojnë pranë tyre në çdo hap, shpesh duke i mbështetur në heshtje, por me ndikim të dukshëm në imazhin dhe energjinë e tyre publike.

Kush janë ata që mund të bëhen “Zonja e Parë” apo “Zotëriu i Parë” i Prishtinës?

Telegrafi sjell një përmbledhje të shkurtër për secilin prej tyre.

Kristale Ivezaj Rama - bashkëshortja e kryetarit aktual, Përparim Rama (LDK)

Përparim dhe Kristale Rama (Foto: Kristale Rama/Facebook)

E lindur dhe rritur në SHBA me rrënjë shqiptare, Kristale Ivezaj Rama është një emër i lidhur ngushtë me artin, kreativitetin dhe aktivizmin kulturor. Ajo është themeluese e The Balkan Artists' Guild dhe e platformës Even Walls Have Ears, që promovon artistët e Ballkanit dhe krijon ura kulturore nëpërmjet ekspozitave e projekteve ndërkombëtare, sipas të dhënave që gjenden në llogarinë e saj në platformën LinkedIn.

Në një intervistë për Telegrafin në maj të vitit 2024, Kristale pati theksuar ndjenjën e saj të fortë të përkatësisë ndaj kryeqytetit:

“E shoh Prishtinën si një familje të madhe. Si familjen time. Edhe pse nuk jam një zyrtare e zgjedhur, jam e martuar me dhe mbështes personin që mban postin më të lartë në zyrën publike të qytetit, çka më jep një aleancë me publikun. Si banore e Prishtinës, ndjehem gjithashtu pjesë e këtij komuniteti. Ndihem e detyruar të pasuroj qytetin ku jetoj, veçanërisht për fëmijët tanë dhe anëtarët më të cenueshëm të komunitetit”.

Kristale Ivezaj Rama (FOto: UNICEF)

Çifti Rama kanë tre fëmijë – Arra, Tigri dhe Broni, dhe njihen për lidhjen e tyre të fortë familjare dhe për stilin e jetës që shpesh ndërthur artin, arkitekturën dhe humanizmin.

Elmaze “Eli” Gashi - bashkëshortja e Hajrulla Çekut (Lëvizja Vetëvendosje)

Hajrulla Çeku dhe Eli Gashi (Foto: Hajrulla Çeku/Instagram)

Për ndryshe nga bashkëshorti i saj, ministri dhe kandidati për kryetar të Prishtinës Hajrulla Çeku, Eli Gashi është një figurë më e rezervuar në publik. Megjithatë, në fushën profesionale ajo ka një profil mbresëlënës.

Sipas profilit të saj në LinkedIn, ajo është përfaqësuese e Universitetit të Iowa-s në Kosovë, me mbi një dekadë përvojë në reforma arsimore, zhvillim institucional dhe menaxhim të projekteve të financuara nga donatorë ndërkombëtarë. Eli ka udhëhequr një projekt me vlerë 3.9 milionë dollarë të financuar nga USAID, që synonte transformimin e arsimit të lartë në Kosovë përmes lidhjes me sektorin privat.

Hajrulla Çeku dhe Eli Gashi (Foto: Hajrulla Çeku/Instagram)

Me gjithë sukseset e saj profesionale, ajo zgjedh të qëndrojë larg vëmendjes mediatike dhe të përqendrohet në familje.

Çifti Çeku janë prindër të dy vajzave, dhe mbajnë një balancë të kujdesshme mes karrierës dhe jetës familjare, duke e mbështetur njëri-tjetrin në sfidat publike dhe private.

Arizona Bërdynaj - bashkëshortja e Uran Ismailit (PDK)

Uran Ismaili dhe Arizona Bërdynaj (Foto: Arizona Bërdynaj/Instagram)

Energjike dhe moderne, Arizona Bërdynaj është një profesioniste që kombinon përvojën në sektorin publik me atë në teknologji. Sipas të dhënave që figurojnë në profilin e saj në LinkedIn, aktualisht punon si eksperte i strategjisë së shitjeve në industrinë e Tech & Telecom, me eksperiencë të gjatë në menaxhim, inovacion dhe transformim digjital.

Në të kaluarën, ajo ka shërbyer edhe si Shefe e Kabinetit në Ministrinë e Drejtësisë, duke u bërë një nga gratë e reja që kanë ndërtuar karrierë të qëndrueshme në administratë para se të kalonte në sektorin privat.

Arizona Bërdynaj (Foto: Arizona Bërdynaj/Instagram)

Arizona është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku shpesh ndan momente nga jeta e saj sportive - veçanërisht nga maratonat e vrapimit, që i ka kthyer në pasion personal.

Së bashku me Uranin, ata janë prindër të dy fëmijëve, Omerit dhe Umës.

Besa Shatri Berisha - bashkëshortja e Bekë Berishës (AAK)

Besa Shatri dhe Bekë Berisha (Foto: Bekë Berisha/Facebook)

Diskrete dhe e përkushtuar në profesionin e saj, Besa Shatri – Berisha është një eksperte e financave me mbi 15 vite përvojë në menaxhim ekonomik, auditim dhe administrim financiar.

Ajo mban postin e Drejtoreshë e Financave në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) dhe njëkohësisht është Këshilltare Financiare në Qendrën për Rehabilitimin e Viktimave të Torturës, ku kontribuon që nga viti 2013, sipas profilit të saj në LinkedIn.

Besa Shatri Berisha (Foto: LinkedIn)

Në rrjetet sociale, Besa shfaqet rrallë, duke ruajtur profil të ulët publik, por brenda rrethit profesional njihet për qetësinë, përpikmërinë dhe integritetin e saj.

Çifti Bersha janë prindër të dy fëmijëve - Troi dhe Erta, dhe njihet për ekuilibrin mes familjes, privatësisë dhe angazhimit profesional.

Dardan Molliqaj – bashkëshorti i Besa Shahinit (PSD)

Dardan Molliqaj dhe Besa Shahini (Foto: Besa Shahini/Facebook)

Në mesin e kandidatëve për Prishtinën, Besa Shahini është e vetmja grua në garë – dhe në anën e saj qëndron një emër i njohur i politikës kosovare, Dardan Molliqaj.

Molliqaj ka qenë deputet për disa legjislatura dhe ish-anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, përpara se të themelonte Partinë Socialdemokrate, të cilën e udhëheq aktualisht. Ai dhe Besa u martuan në prill të vitit 2019, duke krijuar një nga çiftet më të diskutuar në skenën publike.

Dardan Molliqaj dhe Besa Shahini (Foto: Besa Shahini/Facebook)

Në vitin 2022, çifti u bënë prindër të një vajze të quajtur Ana, ndërsa në daljet e tyre publike shfaqen gjithmonë si partnerë të barabartë, që ndajnë jo vetëm jetë bashkëshortore, por edhe bindje të përbashkëta për vizionin politik e shoqëror të Kosovës.

Zgjedhjet lokale 2025 do të mbahen këtë të diel më 12 tetor (Foto-arkiv: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Pavarësisht rezultateve që do të sjellin kutitë e votimit të dielën, është e qartë se gara për Prishtinën këtë vit nuk është vetëm për udhëheqjen e kryeqytetit, por edhe për figurat që qëndrojnë pas kandidatëve. Partnerët e tyre, secili me historinë dhe karrierën e vet të veçantë, i japin një dimension më njerëzor e të përditshëm betejës politike – duke treguar se prapa çdo lideri qëndron një histori dashurie, përkushtimi dhe bashkëpunimi. /Telegrafi/

Eliot Hashimi u kujton qytetarëve mënyrën e votimit në zgjedhjet lokale të së dielës

10 October 2025 at 20:53


Kandidati i Partisë Socialdemokrate (PSD), Eliot Hashimi, ka publikuar një mesazh për votuesit në prag të zgjedhjeve lokale të së dielës, duke i informuar ata për mënyrën e votimit.

Në njoftimin e tij, Hashimi ka bërë të ditur se numri i tij rendor në fletëvotim është 14, ndërsa numri i subjektit politik është 149.

Numri im është 14 ✅ PSD – 149 ✅”, ka shkruar Hashimi, duke ftuar qytetarët që të dalin në zgjedhje dhe ta mbështesin me votë programin e tij dhe të PSD-së.

Zgjedhjet lokale do të mbahen këtë të diel, më 12 tetor 2025, në të gjitha komunat e Kosovës.


“Në Prishtinë trotuari është për makina, jo për njerëz” – Eliot Hashimi tregon problemin e qytetit

9 October 2025 at 15:57


Kandidati i PSD-së për Asamblenë Komunale të Prishtinës, Eliot Hashimi, ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve sot me një iniciativë të veçantë në kryeqytet.

Ai ka vendosur një tabelë ironike në një trotuar të bllokuar nga makina të parkuara, duke shprehur shqetësimin për mungesën e hapësirave të duhura publike për këmbësorët.

@eliothashimi

⚠️ Kujdes: Rrezik nga këmbësorët! Trotuari është për makina. #fyp #prishtina #kosova #psd #politik #viral #foryoupage #sidewalk

Gjatë bisedës me një qytetar, Hashimi theksoi se trotuaret në Prishtinë shpesh zaptohen nga automjetet, duke e bërë të vështirë lëvizjen për këmbësorët, fëmijët me karroca apo përdoruesit e biçikletave.

“Në çdo shtet normal, trotuari është për ecje, por në Prishtinë është për parkim”, tha ai.

Hashimi theksoi gjithashtu se problemi nuk është personal, por institucional, duke shtuar se zgjidhja qëndron në planifikimin dhe menaxhimin e hapësirave publike nga komuna, jo në dëmtimin e automjeteve të qytetarëve.

“Përderisa trotuari është për vetura, qyteti s’mundet me qenë për njerëz, e pa njerëz nuk ka qytet”, theksoi ai.

Me këtë veprim, Hashimi synon të rrisë ndërgjegjësimin për nevojën e hapësirave të sigurta dhe funksionale për këmbësorët në kryeqytet dhe të nxisë debat mbi qytetndërtimin dhe prioritetet infrastrukturore të Prishtinës.

Jetë nate pas orës 23:00? Kandidati i PSD-së, Eliot Hashimi ka një plan për Prishtinën

By: Telegrafi
8 October 2025 at 10:37


Eliot Hashimi, kandidat për Asamblenë Komunale të Prishtinës nga Partia Socialdemokrate (PSD), po tërheq vëmendje me një fushatë dinamike dhe kreative, ku theks të veçantë i ka dhënë zhvillimit të jetës së natës në kryeqytet.

Me përvojë akademike në Franklin University në Zvicër, Hashimi po i drejtohet votuesve të rinj me ide konkrete për të krijuar një Prishtinë më gjallëruese, më moderne dhe më atraktive pas orës 23:00.

Ai propozon zgjatjen e orarit të aktiviteteve kulturore, argëtuese dhe sociale, duke e parë jetën e natës si pjesë të rëndësishme të identitetit urban dhe zhvillimit ekonomik të qytetit.

Përveç vizionit për një jetë nate të riorganizuar, Hashimi mbetet i përkushtuar edhe ndaj kauzave tjera si gjelbërimi i qytetit, por mesazhi kryesor i tij në këtë fazë të fushatës mbetet thirrja për mobilizim të të rinjve për të votuar.

“Me numrin 14, votoni për një Prishtinë që nuk mbyllet në orën 11. Votoni për një qytet që jeton edhe natën,” është thirrja e qartë e tij për zgjedhjet lokale të 12 tetorit. /Telegrafi/

Ismaili e Shahini njëzëri Ramës: Trafiku e qentë endacakë - dështimet më të mëdhaja

6 October 2025 at 23:01


Në debatin për kryeqytetin, kandidatja e Partisë Socialdemokrate (PSD), Besa Shahini, dhe kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Uran Ismaili, kanë gjetur pika të përbashkëta në vlerësimin e disa prej problemeve më të mëdha me të cilat po përballet Prishtina.

Të dy kandidatët janë pajtuar se trafiku i rënduar, mungesa e pastërtisë dhe çështja e qenve endacakë janë dështime serioze të qeverisjes aktuale komunale.

Gjatë diskutimit, Uran Ismaili ka prezantuar planin e tij për zhbllokimin e trafikut dhe përmirësimin e ndriçimit publik në lagjet e kryeqytetit, duke theksuar se “mungesa e dritave në shumë zona është bërë pengesë serioze për lëvizjen e sigurt, sidomos për gratë dhe vajzat”.

Pas kësaj, Besa Shahini ka deklaruar se pajtohet plotësisht me zgjidhjet e propozuara nga Ismaili, ndonëse, siç tha ajo, “jo domosdoshmërisht me vizionin e tij”.

Debati u karakterizua nga toni bashkëpunues në disa tema dhe kritika të ashpra ndaj qeverisjes aktuale, me të dy kandidatët që premtuan plane konkrete për ta bërë Prishtinën më funksionale, më të pastër dhe më të sigurt.

Fushata zgjedhore në ditët e fundit, më 12 tetor qytetarët zgjedhin përfaqësuesit e tyre lokalë

4 October 2025 at 10:34


Kandidatët për kryetarë të komunave dhe për asamble komunale janë tashmë në ditët e fundit të fushatës zgjedhore.

Më 12 tetor, qytetarët do të drejtohen në kutitë e votimit për të zgjedhur udhëheqësit e komunave të tyre për katër vitet e ardhshme, transmeton Telegrafi.

Gjatë këtyre ditëve, subjektet politike kanë vazhduar takimet me qytetarët në vende të ndryshme, ku kanë prezantuar programet e tyre për drejtimin e komunave.

Fushata ka qenë kryesisht e qetë dhe nuk janë raportuar incidente. Megjithatë, disa ankesa janë paraqitur në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Ky panel ka shqyrtuar disa nga ankesat dhe ka shqiptuar gjoba ndaj disa partive politike.

Në vendimet e fundit, PZAP ka pranuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje kundër Partisë Demokratike të Kosovës.

PZAP ka dënuar me 500 euro Partinë Demokratike të Kosovës.

"Detyrohet Subjekti politik Partia Demokratike e Kosovës (PDK), me seli në Prishtinë, që gjobën e shqiptuar si në pikën -II- të dispozitivit të këtij vendimi, ta paguaj në afat prej 15 ditëve, nga dita e plotfuqishmërisë së këtij vendimi", thuhet në njoftimin e PZAP-it.

Në arsyetimin e PZAP-it, thuhet se më datë dy tetor, ka pranuar një ankesë nga subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje (LVV), me seli në Prishtinë, në të cilën theksohet se më datë 01.10.2025 kandidati i PDK-së Ilirik Musliu, ka vendosur material reklamues zgjedhor në udhëkryqin mes Rrugës B dhe rrugës Enver Maloku, në Prishtinë nenin 34 paragrafi 1.2 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, dispozitë me të cilën ndalohet vendosja e posterëve në apo mbi rrugët publike.

Vendimi e plotë mund ta gjeni duke klikuar këtu.

Me tutje thekson se vendosja e posterëve në udhëkryqin e përmendur përbën shkelje të qartë të kësaj dispozite ligjore, duke cenuar barazinë e subjekteve politike në procesin zgjedhor dhe duke e shfrytëzuar hapësira publike rrugore në mënyrë të kundërligjshme.

Po ashtu, PZAP ka pranuar edhe ankesën e Partisë Demokratike e Kosovës me seli Prishtinë, dhe ka shqiptuar gjobë ndaj Lëvizjes Vetëvendosje.

PZAP ka dënuar me dy mijë euro LVV-në.

"Subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje (LVV) detyrohet që gjobën e shqiptuar si në pikën -II të dispozitivit të këtij vendimi, ta paguaj në afat prej 15 ditëve, nga dita e plotfuqishmërisë së këtij vendimi.

Në arsyetimin e PZAP-it, thuhet se më datën 30.09.2025 ka pranuar një ankesë nga Partia Demokratike e Kosovës, paraqitur kundër Qemajl Aliu, kandidat për kryetar të Komunës në Shtime, nga radhët e Subjektit Politik Lëvizja Vetëvendosje (LVV), me seli në Prishtinë, dega në Shtime, për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes për Subjektet Politike.

Në ankesë thuhet se kandidati në fjalë ka shfrytëzuar faqen zyrtare të Komunës se Shtimes në Facebook ku ka publikuar një postim lidhur më garën e motocross-it të mbajtur në fshatin Mollopolc (Shtime). Në përmbajtjen e videos së publikuar është përfshire fotografia dhe slogani elektoral i kandidatit për kryetar nga LVV në Shtime, Qemajl Aliu, me mbishkrimin "Vazhdojmë transformimin- Qemajl Aliu".

Parashtruesi i ankesës thekson se ky veprim bie ndesh më legjislacionin zgjedhor në fuqi LigjiNr.08/L-228 për Zgjedhjet e Përgjithshme, neni 4, par.1.7, përcakton së “ përdorimi i zyrave publike, burimeve ose personelit të cilitdo institucion në nivel qendror ose lokal me qëllim të mbështetjes së një subjekti politik në zgjedhje është rreptësishtë i ndaluar "Si provë, parashtruesi i ankesës, ka bashkangjitur linkun e postimit në rrjetin.

Vendimi e plotë mund ta gjeni duke klikuar këtu.

Zgjedhjet lokale në Kosovë zhvillohen çdo katër vjet dhe janë të rëndësishme për zgjedhjen e kryetarëve të komunave dhe anëtarëve të asambleve komunale.

Përmes zgjedhjeve lokale, qytetarët kanë mundësinë të përcaktojnë drejtuesit që do të menaxhojnë zhvillimin e komunave të tyre. Telegrafi/


Besa Shahini: Bashkë me Eliotin, diskutuam me banorët e Ulpianës  për arsimin, banimin dhe rigjenerimin e lagjeve

3 October 2025 at 20:05



Kandidatja e Partisë Socialdemokrate (PSD) për kryetare të Prishtinës, Besa Shahini, ka zhvilluar një takim me banorët e lagjes Ulpiana, së bashku me kandidatin për Asamble, Eliot Hashimin.

Shahini tha se në takim u bisedua për shtyllat kryesore të programit të saj, duke përfshirë arsimin dhe banimin. Një pjesë e veçantë iu kushtua propozimit për rigjenerimin dhe mirëmbajtjen e lagjeve, ku parashihet instalimi i ashensorëve nëpër banesa kolektive, përmes projektit të quajtur “mjeshtri i lagjes.”

“Faleminderit për organizimin, Eliot,” ka shkruar Shahini në një postim në rrjete sociale.


Nasim Haradinaj mbështet kandidatin për Asamblenë Komunale të Prishtinës, Eliot Hashimi

3 October 2025 at 12:33


Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka shprehur mbështetjen e tij për kandidatin për Asamblenë Komunale të Prishtinës nga radhët e PSD-së, Eliot Hashimi.

Haradinaj thekson se Eliot Hashimi ka perspektivë të qartë dhe guxim për të sjellë ndryshime pozitive, transmeton Telegrafi.

"Kam qejf me fol pak për këtë djalin Eliot Hashimin. E njoh që kur ka qenë fëmijë. Vjen prej një familje të mirë çlirimtare, me vlera të pastra. Është djalë që din me pranu kritikën, por edhe me ta thanë në sy kur nuk je mirë, e kjo është vlerë e rrallë. Ka perspektivë, ka guxim edhe s’e ka frikën me dalë përpara", ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Më tej, ai ka pohuar se beson se Eliot Hashimi do të bëjë ndryshime për të rinjtë e Prishtinës.

"Unë besoj që ky djalë ka me e ba ndryshimin për të rinjtë e Prishtinës. Pa marrë parasysh partinë, unë e mbështes fuqishëm. Ju ftoj krejt juve me ia dhanë votën numrit 14 për Asamble në Prishtinë, në listën e PSD-së", theksoi ai. /Telegrafi/

Eliot Hashimi: Në Prishtinë, edhe sporti është bërë luks – Përparimi po bën marketing, jo fusha sportive

1 October 2025 at 13:42


Kandidati i Partisë Socialdemokrate (PSD) për Asamblenë Komunale të Prishtinës, Eliot Hashimi, ka kritikuar ashpër kryetarin aktual të komunës, Përparim Rama, duke e akuzuar se po e trajton Prishtinën si platformë për marketing personal, ndërsa e ka neglizhuar nevojën për hapësira publike sportive për të rinjtë.

Sipas tij, situata për të rinjtë në kryeqytet është tejet e vështirë, veçanërisht për ata që duan të luajnë sporte si futbolli.

Ai theksoi se mungesa e fushave publike të gjelbra dhe infrastruktura e dobët sportive ka bërë që të rinjtë të detyrohen të përdorin fusha private me çmime të papërballueshme.

“Përparimi nuk është kryetar, është influencer me buxhet publik. Ku paguan 20-30 euro për orë. Nëse je i ri në Prishtinë edhe vec don me lujt futboll, ku shkon? Je i obliguar të shkosh në fusha private ku paguan 20-30 euro për orë. Ose nuk luan hiç. Fusha publike me bar? Asnjë. Edhe këto që ekzistojnë janë krejt beton, pa hije, pa ndriçim. Në verë nuk mund të luash se të djeg asfalti. Edhe për me lujt duhet të kesh pare, se në këtë Prishtinë edhe sport është luks. E Përparimi? Ka tri vjet që ndërton spote, jo fusha. Përparim Rama ka shpenzu 227 mijë euro për marketing, për me na tregu sa bukur po duket qyteti. As edhe një euro nuk e ka shpenzu për një fushë më bar ku mundet me lujt rinia”, ka thënë ai. /Telegrafi/

@eliothashimi

Perparimi nuk eshte kryetar. Eshte influencer me buxhet publik. #prishtina #fyp #viral #foryoupage #politik #kosovo #student #football

Eliot Hashimi, kandidat i PSD-së për Asamble Komunale: Prishtina s’ka kohë me ecë me hapa t’breshkës

25 September 2025 at 22:58



Kandidati i Partisë Socialdemokrate (PSD) për Asamblenë Komunale të Prishtinës, Eliot Hashimi, ka bërë thirrje për mbështetje nga qytetarët në zgjedhjet lokale.

“Prishtina s’ka kohë me ecë me hapa t’breshkës. Për një kuvend komunal me dinamikë, kërkesa të përditshme, e insistim, po e kërkoj mbështetjen tënde,” ka shkruar Hashimi në një postim të fundit.

Ai thekson nevojën për një qeverisje aktive dhe të përgjegjshme në kryeqytet, që të adresojë kërkesat e qytetarëve në mënyrë të shpejtë dhe efikase.

Hashimi synon të sjellë energji të re dhe dinamizëm në Asamblenë Komunale, duke punuar për projekte që përmirësojnë jetën e përditshme të qytetarëve të Prishtinës.

Shahini propozon “taksën së zbrazëtisë”: 27 mijë banesa të pashfrytëzuara në Prishtinë

22 September 2025 at 21:25



Kandidatja e PSD-së për Prishtinën, Besa Shahini, ka ngritur shqetësimin për numrin e madh të banesave të pashfrytëzuara në kryeqytet, duke e vlerësuar këtë si një nga arsyet kryesore të çmimeve të papërballueshme të banimit.

“Sot në Prishtinë ka 27 mijë banesa që nuk shfrytëzohen, ndërkohë që nevoja për strehim është e madhe, e çmimet janë jashtë mundësive të shumicës së qytetarëve”, ka shkruar ajo.

Shahini ka propozuar aplikimin e një “vacancy tax” (taksë për banesat e zbrazëta), një praktikë që sipas saj është zbatuar në qytete si Zagrebi, Londra, Parisi e Vankuveri, me qëllim nxitjen e pronarëve për t’i hedhur banesat në treg.

“Kjo masë do të rriste ofertën dhe do të ulte çmimet e banimit edhe në Prishtinë”, ka theksuar ajo, duke e shoqëruar postimin me sloganin e saj zgjedhor: “Prishtina është e jotja”.


Shahini e PSD-së nis fushatën nga një banesë me qira

13 September 2025 at 18:53


Kandidatja e Partisë Socialdemokrate Besa Shahini në ditën e parë të fushatës ka radhitur disa prej problemeve me të cilat ballafaqohen qytetarët. Në mënyrë simbolike ajo ka hap fushatën nga një banesë me qira.

“Këtë aktivitet sot po e nisim me 650 euro, që është edhe paga mesatare në Prishtinë. Në ditët dhe javët në vijim, ne do t’i dokumentojmë shpenzimet e zakonshme të qytetarëve në Prishtinë për të parë se sa është e përballueshme jeta në kryeqytet. Veç sot, ditën e parë, ne i shpenzuam 350 euro dhe morëm këtë banesë me qira. Na kanë mbetur edhe 300 për t’i shpenzuar gjatë katër javëve të ardhshme. Janë dy lloje të shpenzimeve që e rëndojnë më së shumti buxhetin familjar. E para është arsimi – prindërit dhe kujdestarët harxhojnë shumë për çerdhe, kopshte, qëndrim ditor dhe për shkolla. Në Prishtinë shpenzojmë më shumë, deri në 60-70 për qind të pagës shkon për qira apo për kredi”, tha ajo në këtë hapje të fushatës.

Shahini ka premtuar ndryshime përmes masave konkrete qe i prezantoi.

“Hapi i parë në planin tonë është që t’i pajisim pronarët me certifikata të pronës me fletë poseduese. Edhe kjo i liron një pjesë të banesave dhe i fut në treg për qira apo për shitje. E dyta është një plan tashmë në sirtarët e komunës i Ndërmarrjes Publike Banesore që ndërton 1000 njësi banesore në tokë të komunës, i sistemon 1000 çifte të reja në banesat e tyre, por edhe duke i shitur këto banesa me çmimin e kostos së ndërtimit që është 600 euro për metër katror, intervenojmë në tregun e çmimeve që janë të papërballueshme për blerjen e banesave. Edhe e treta, që është politikë shumë e rëndësishme për të cilën komuna nuk e ka në dorë dhe ne do ta bëjmë si nismë ligjore, është një taksë e mosshfrytëzimit”.

Në këtë aktivitet elektoral, besimin e qytetarëve e kanë kërkuar edhe Teuta Rrusta dhe Frashër Krasniqi.

Kuçi akuzon familjen Ramosaj për kërcënime ndaj kandidatit të PSD-së në Deçan, publikon mesazhin

9 September 2025 at 23:03


Zyrtarja e Partisë Socialdemokrate (PSD), Natyra Kuçi, ka reaguar për kërcënime ndaj kandidatit të kësaj partie në Deçan.

Kuçi ka akuzuar vëllain e kryetarit të Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, për kërcënim ndaj kandidatit të PSD-së për Asamble, Behar Retkoceri.

Sipas Kuçit, kërcënimi është bërë përmes një mesazhi të dërguar gjatë transmetimit live.

Ajo ka thënë se ky veprim tregon “fytyrën e pushtetit në Deçan”.

“Kjo është ajo për të cilën po flasim gjatë kësaj fushate. Kryetari jo vetëm që i përdor të gjitha resurset e komunës për t’i pasuruar vëllezërit e tij, por edhe i përdor ata për të kërcënuar ata që guxojnë ta kritikojnë. Por koha e kërcënimeve ka ikur në Deçan”, ka shkruar Kuçi.

Ajo ka shtuar se qytetarët e Deçanit “nuk i kanë borxh askujt dhe nuk kanë frikë nga kërcënimet”, ndërsa pushteti aktual sipas saj po ndjen humbjen dhe po reagon me “shkelmat e fundit”.

Tom Doshi debitor tek UKT-ja, nuk paguan faturat e ujit (DOKUMENTI)

1 September 2025 at 09:45

Partia Social Demokrate e Tom Doshit njihet si një prej subjeketeve politike që harxhon më së shumti para në fushatat elektorale, madje shpesh herë e akuzuar nga drejtësia dhe për blerje votash, por ndërkohë rezulton debitore tek ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë (UKT). Kjo e fundit i është drejtuar me një shkresë Komisionit Qendrot të […]

The post Tom Doshi debitor tek UKT-ja, nuk paguan faturat e ujit (DOKUMENTI) appeared first on BoldNews.al.

❌
❌