Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Një tjetër analist i bashkohet Guxo-s, Blerim Gashi i hyn garës për zgjedhjet e dhjetorit

7 December 2025 at 11:55


Rrugëtimit politik të koalicionit Vetëvendosje – Guxo – Alternativa – PShDK i është bashkuar Blerim Gashi, jurist dhe politolog i njohur.

“Blerim Gashi ka dëshmuar se guximi intelektual dhe integriteti personal janë themeli i qeverisjes së mirë. Përvojë e tij në hartimin e politikave publike dhe komunikimin strategjik e ka bërë një zë të besueshëm dhe të respektuar në hapësirën publike kosovare",, ka shkruar Faton Peci.

Gashi është njohur për angazhimin e tij kundër propagandës dhe dezinformimit, si dhe për promovimin e transparencës, llogaridhënies dhe përfshirjes qytetare.

"Analizat e tij të drejtpërdrejta, shkrimet dhe paraqitjet publike kanë kontribuar në forcimin e kulturës demokratike dhe në promovimin e një shteti që i shërben qytetarëve. Me Blerim Gashin në listë, koalicioni synon të vazhdojë punën për një qeverisje të përgjegjshme dhe zhvillimore, duke i shërbyer Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran, me orientim të qartë drejt integrimit euroatlantik", ka shkruar Peci.

Kujtojmë se dje Partisë Guxo i është bashkuar edhe analisti Viktor Buzhala. /Telegrafi/


Viktor Buzhala i bashkohet partisë Guxo, do të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë

6 December 2025 at 22:20


Analisti dhe ekonomisti Viktor Buzhala iu bashkua sot partisë Guxo, ku do të jetë edhe pjesë e listës së kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Lajmin e bëri të ditur vetë partia përmes faqes së saj zyrtare, duke e përshkruar Buzhalën si një nga zërat më të artikuluar të mendimit kritik dhe të analizës ekonomike e politike në Kosovë.

Viktor Buzhala është ekonomist i diplomuar, gazetar dhe analist politik me përvojë shumëvjeçare.

Ai ka kontribuar gjatë viteve në formësimin e debatit publik për ekonominë, politikat publike dhe zhvillimin e vendit.

Partia Guxo njofton se me Buzhalën në listë, së bashku me profesionistë të tjerë, angazhimi i koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje, Alternativën dhe PShDK-në do të jetë më i fuqishëm dhe më dinamik, me qëllim zhvillimin e një Kosove të drejtë, demokratike dhe prosperuese./Telegrafi/


Guxo në Prizren prezanton dy kandidatët për listën e përbashkët me LVV-në

5 December 2025 at 22:31


Partia Guxo në Prizren ka njoftuar sot se në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit do të garojë në listë të përbashkët me Lëvizjen Vetëvendosje, duke përfaqësuar degën me dy kandidatë.

Dy emrat e propozuar janë figura të njohura në skenën politike dhe institucionale:

Dr. Haxhi Avdyli, ish-deputet me katër mandate në Kuvendin e Kosovës

Dr. Arsim Berisha, zëvendësministër aktual i Shëndetësisë

Partia Guxo tha se këta kandidatë përfaqësojnë përvojë të konsoliduar dhe angazhim të vazhdueshëm në shërbim të qytetarëve, duke besuar se do të jenë kontribuues të çmuar në listën e përbashkët./Telegrafi/

LVV publikon marrëveshjen me Guxo, Alternativën dhe PSHDK-në

5 December 2025 at 21:18


Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se do të garojnë bashkë me Guxo, Alternativa dhe PDSHK si koalicion në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

“Marrëveshja e koalicionit paraqet një zotim të përbashkët për forcimin e institucioneve, thellimin e demokracisë dhe garantimin e një qeverisjeje që u shërben qytetarëve me transparencë dhe integritet.

Ky bashkim hap një vizion të përbashkët dhe përcakton prioritetet që do ta udhëheqin vendin në fazën e ardhshme të qeverisjes”, thuhet në njoftimin e LVV-së.

Tutje thuhet se të katër subjektet kanë dhënë kontribut ndër vite në mbrojtjen e interesit publik, avancimin e barazisë qytetare dhe ruajtjen e karakterit republikan të shtetit.

“VETËVENDOSJE!, Guxo, Alternativa dhe PDSHK janë subjekte politike që, ndër vite, kanë kontribuar në mbrojtjen e interesit publik, në avancimin e barazisë qytetare dhe në ruajtjen e karakterit republikan të shtetit. Secila prej tyre sjell vlera të qëndrueshme politike, përvojë të akumuluar dhe përgjegjësi të dëshmuar në angazhimin e tyre publik”.


​“Gjuha e urrejtjes dhe dezinformimi”, këto parti kanë bërë shkeljet më të mëdha gjatë zgjedhjeve lokale

26 November 2025 at 14:49


152 shkelje të kodit të sjelljes janë evidentuar në rrjetet sociale gjatë zgjedhjeve lokale. Partitë me së shumti shkelje janë Lëvizja Vetëvendosje, Partia Demokratike e Kosovës, Alternativa, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Lista Serbe si dhe Guxo e LDK.

Natyra e shkeljeve është gjuha e urrejtjes, ngacmimi personal, dezinformimi dhe nxitjet për dhunë.

Këto të dhëna u bënë publike të mërkurën nga Demokracia për Zhvillim (D4D) dhe Qendra për Dialog Humanitar (HD).

Drejtoresha ekzekutive në D4D, Rrezarta Delibashzade-Krasniqi, tha se platformat e analizuara janë mediat online dhe rrjetet sociale, përgjatë fushatës zgjedhore dhe parafushatës, transmeton KosovaPress.

Ajo tha se nga gjetjet e tyre kanë identifikuar 152 shkelje të deklaratës së mirësjelljes të nënshkruar nga vetë subjektet politike, mediat dhe organizatat e shoqërisë civile.

“Nga gjetjet tona të monitorimit kemi identifikuar 152 shkelje të deklaratës së mirësjelljes të nënshkruar nga vetë subjektet politike, mediat dhe OJQ-të. Kryesisht këto shkelje janë të bëra nga subjektet politike. Platformat ku janë bërë shkeljet më të mëdha është Facebook me 95 për qind, pastaj TikTok dhe Instagram...Llojet e shkeljeve janë: 66 për qind nga kandidatët për kuvendet komunale, 33 për qind nga ana e mediave, 11 për qind nga analistët politikë dhe 10 për qind nga kandidatët për kryetar komune, si dhe 1 për qind nga subjekti politik. Partitë politike me më së shumti shkelje janë identifikuar në këto 18 komuna: Lëvizja Vetëvendosje, pastaj e përcjellur nga Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Pastaj i kemi me përqindje më të ulët Listën Serbe, LDK-në dhe Guxo”, theksoi ajo.

Ajo tregoi edhe cilat parti kanë qenë më të targetuara për gjuhën e urrejtjes dhe dezinformimin.

“Nëse e marrim nga partitë politike më të targetuara për gjuhën e urrejtjes dhe dezinformimin, në këtë drejtim e para më e targetuara është PDK-ja, pastaj Lëvizja Vetëvendosje, LDK-ja, AAK-ja, Lista Serbe, Guxo dhe të tjera...Natyra e shkeljes del që është gjuha e urrejtjes; 14 për qind është ngacmimi personal që ka qenë mjaft i lartë këtë vit në krahasim me monitorimet e kaluara që i kemi bërë. E kemi dezinformimin, nxitjen për dhunë dhe sulme etnike dhe fetare”, shtoi Delibashzade-Krasniqi.

Në anën tjetër, këshilltari i lartë në Qendrën për Dialog Humanitar, Mark Baskin, tha se rrjetet sociale janë bërë një formë dominuese e komunikimit në Kosovë.

Madje ai tha se 95 për qind e shtëpive kanë qasje në internet, ndërkaq 90 për qind e kosovarëve nga mosha 15–35 vjeç përdorin internetin në përditshmëri.

Për këtë arsye, ai tha se çrregullimet e informacionit, duke përfshirë edhe gjuhën e urrejtjes, përmbajtjen e rreme dhe manipuluese mund ta kërcënojnë demokracinë e Kosovës.

“Dua të nënvizoj dy poenta: E para, rrjetet sociale janë bërë një formë dominuese e komunikimit në Kosovë; kur vëren të dhënat me burime ndërkombëtare ose vendore, 95% e shtëpive në Kosovë kanë një lloj qasjeje në internet, 90% e kosovarëve nga mosha 15–35 vjeç përdorin internetin në përditshmëri, 83% e njerëzve deri në moshën 74-vjeçare përdorin internetin në përditshmëri...Shpërndarja e gjerë në rrjetet sociale e lajmeve të rreme, ekzagjerimi dhe shpifja e informacioneve minojnë kapacitetin e qytetarëve që të bëjnë zgjedhje inteligjente në votime dhe kërkimin e llogarisë nga qeveria. Këto çrregullime të informacionit, duke përfshirë divizionin, gjuhën seksiste dhe të ashpër, gjuhën e urrejtjes, përmbajtje të rreme, përmbajtje të përdredhur dhe manipuluese, mund të kërcënojnë demokracinë e Kosovës, siç mund të kërcënojnë demokracinë e çdo shteti tjetër. Pra, kjo është arsyeja pse jemi përfshirë, sepse mund të çojë deri në konflikt. Gjatë zgjedhjeve lokale të vitit 2025 në Kosovë kemi eksploruar këto dinamika”, tha ai.

Kodi i mirësjelljes është hartuar në vitin 2021, bashkërisht mes subjekteve politike, shoqërisë civile dhe mediave. /KP/

Kraki: Për momentin, Mitrovica është kryeqytet i Kosovës në aspektin gjeostrategjik

10 November 2025 at 21:34


Nezir Kraki, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh pjesë e Guxo, në Debat Plus ka thënë se fitorja e Faton Pecit në Mitrovicë është “super fitore” për Vetëvendosjen.

Ai ka deklaruar se në zgjedhjet lokale, përfshirë edhe balotazhin, fitues është Vetëvendosja.

“Fitoi Vetëvendosja, edhe këta që kanë humb nuk kanë humb edhe shumë, por fitorja e Vetëvendosjes me partner është më e qartë, plus tri komuna, shtrirje… është solide. Mitrovica, super, super, super fitore, akt strategjik. Dje thash që Mitrovica është kryeqyteti i Kosovës,” ka thënë ai.

Duke argumentuar këtë qëndrim, Kraki ka theksuar se ajo çfarë ndodh në Mitrovicë mund të ndikojë edhe në rajon dhe, në këtë kuptim, ka theksuar se Mitrovica, në aspektin gjeostrategjik, është kryeqyteti i Kosovës për momentin në të cilin ndodhemi.

- YouTube youtu.be

Peci: Koha për lëvizje dhe zhvillim

8 November 2025 at 23:10


Derisa ditën e filloi duke çikluar në pjesën veriore të Mitrovicës, kandidati për Kryetar të Mitrovicës, Faton Peci, tha se hapësira të tilla rekreative i mungojnë jugut, si pasojë e mosinvestimit nga komuna.

Ai premtoi se do të përkushtohet për të shtuar infrastrukturën e nevojshme rreth lumit Ibër dhe mirëmbajtjen e Liqenit Akumulues në Mitrovicë, duke ju ofruar qytetarëve më shumë hapësira rekreative.


KQZ publikon rezultatet përfundimtare për Prishtinën, LDK me 15 asambleistë - PDK e LVV nga 12

3 November 2025 at 16:49


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar rezultatet përfundimtare për Asambletë Komunale në vend, përfshirë edhe kryeqytetin.

Sipas këtyre rezultateve, në Prishtinë, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka dalë partia me më së shumti asambleistë, duke siguruar 15 ulëse në Kuvendin Komunal.

Pas LDK-së, renditen Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV), të cilat kanë marrë nga 12 asambleistë secila.

Në vendin e katërt është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e cila ka fituar 5 mandate në Asamblenë e Prishtinës.

Ndërkohë, subjekti Lidhja e Prishtinës, e drejtuar nga Fehmi Kupina, ka arritur të sigurojë 4 asambleistë, pas një rezultati të konsiderueshëm në vota.

Po ashtu, PSD, Nisma Socialdemokrate dhe Guxo do të kenë secila nga një përfaqësues në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

Asambleja e Prishtinës ka 51 asambleistë dhe për të formuar shumicën e thjeshtë duhen 26 vota.

Këto rezultate përmbyllin procesin e numërimit për zgjedhjet lokale, duke i hapur rrugë konstituimit të Asamblesë së re komunale në kryeqytet.

Më poshtë lista e kandidatëve që kanë fituar ulëse në Kuvendin e Prishtinës.


Guxo kërkon hetim urgjent, thotë se Exit-Pollet u përdorën për manipulim të zgjedhjeve në Mitrovicë

14 October 2025 at 11:06



Partia Guxo ka shprehur shqetësim të thellë lidhur me atë që e cilëson si “ndërhyrje të dyshuara dhe manipulime të qëllimshme” gjatë ditës së zgjedhjeve lokale të mbajtura më 12 tetor në Komunën e Mitrovicës.

Në një reagim publik, Guxo e ka cilësuar situatën si rast të paprecedent dhe ka kërkuar hetim të plotë nga institucionet përkatëse.

“Publikimi i lajmeve dhe rezultateve të rreme, para përfundimit të procesit të votimit, dhe shpërndarja e exit-polleve me dallime skandaloze prej mbi gjashtëmbëdhjetë përqind nga më shumë se një organizatë dhe për të njëjtën komunë, përbëjnë një rast të paprecedent që cenon drejtpërdrejt integritetin e procesit zgjedhor,” thuhet në reagim.

Partia vlerëson se këto veprime nuk janë rezultat i gabimeve të rastësishme, por përbëjnë një përpjekje të organizuar për të ndikuar në procesin zgjedhor.

“Këto veprime nuk janë thjesht pasojë e ndonjë gabimi teknik apo “huqjeje” të rastësishme, por tregojnë për një inxhiniering të mirëfilltë të ndërhyrjes në zgjedhje, me synim ndikimin në perceptimin publik dhe në rezultatin përfundimtar”, thuhet në reagimin e Guxo-s

Për këtë arsye, Guxo u ka bërë thirrje institucioneve të drejtësisë dhe të sigurisë që të ndërmarrin veprime të menjëhershme.

“Partia Guxo u bën thirrje institucioneve të drejtësisë dhe të sigurisë që të hetojnë në mënyrë të plotë dhe të paanshme këtë çështje, për të zbardhur përgjegjësitë individuale dhe institucionale”, thuhet në reagimin e partisë Guxo.

Në fund, partia ka rikonfirmuar përkushtimin e saj për të mbrojtur proceset demokratike dhe votën e qytetarëve.

“Ruajtja e besimit qytetar në proceset zgjedhore është shtylla themelore e demokracisë dhe çdo tentativë për ta cenuar atë duhet të trajtohet me seriozitetin më të lartë”. /Telegrafi/


Kandidatja nga partia Guxo, Miradije Statovci: Angazhimi im për një Prishtinë që reflekton shpresën dhe mundësitë vazhdon pa ndalim

11 October 2025 at 12:56


Kandidatja për asambliste të Prishtinës nga radhët e partisë Guxo, Miradije Statovci një ditë para zgjedhjeve lokale theksoi se më shumë se kurrë besojnë se qyteti i Prishtinës mund të jetë vend ku secili qytetar ndihet i dëgjuar, i respektuar dhe i përfaqësuar.

Statovci thekson se fushata parazgjedhore po mbaron, por energjia e tyre për ndryshim vazhdon.



"Fushata mbaroi, por energjia jonë për ndryshim vazhdon!

Të dashur qytetarë të Prishtinës,

Fushata jonë ka arritur në fund, por rruga për të ndërtuar një qytet më të drejtë, më të sigurt dhe më të bashkuar nuk ndalet këtu. Secili takim, çdo bisedë dhe çdo përqafim që kam ndarë me ju ka qenë një burim i pashtershëm energjie dhe motivimi. Faleminderit për besimin, mbështetjen dhe përzemërsinë tuaj – çdo fjalë dhe çdo veprim i juaji ka lënë gjurmë në këtë rrugëtim.

Sot, më shumë se kurrë, besojmë se qyteti ynë mund të jetë vend ku secili qytetar ndihet i dëgjuar, i respektuar dhe i përfaqësuar. Fushata mbaroi, por angazhimi im për ju dhe për një Prishtinë që reflekton shpresën dhe mundësitë e çdo qytetari vazhdon pa ndalim.

Le të vazhdojmë së bashku këtë rrugëtim – me guxim, me përkushtim dhe me besim se ndryshimi është i mundur!.". /Telegrafi/

Miradije Statovci: Do të jem zëri i shëndetësisë dhe drejtësisë sociale në Asamblenë e Prishtinës

10 October 2025 at 22:43


Kandidatja për Asamblenë Komunale të Prishtinës nga radhët e Guxo, Miradije Statovci, ka ndarë me qytetarët vizionin e saj për një kryeqytet më të drejtë, më të shëndetshëm dhe me më shumë mundësi për të gjithë.

Në një komunikim publik, ajo ka theksuar përkushtimin e saj ndaj shëndetësisë dhe shërbimit ndaj njerëzve, duke thënë se ky përvojë do ta udhëheqë edhe në punën e saj në Kuvendin Komunal.

“Kontributi im i gjatë në shëndetësi dhe përkushtimi ndaj njerëzve më japin forcë që edhe në Kuvendin Komunal të jem zëri i secilit prej jush. Ejani, bashkohuni me ne – së bashku po ndërtojmë një Prishtinë që e duam!”, ka deklaruar Statovci.



Ndërkohë, bartësja e listës Guxo për Prishtinën, Jeta Statovci, ka bërë të ditur se bashkë me Miradije Statovcin kanë zhvilluar takime me zejtarë dhe afaristë të ndryshëm në kryeqytet.

Ajo ka theksuar rëndësinë e krijimit të një qendre të zejtarisë pranë Tregut të Gjelbër, e cila do të ruante karakterin dhe trashëgiminë e qytetit, duke u shndërruar në një atraksion urban e turistik.

Po ashtu, është diskutuar edhe nevoja për investime në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve, për të cilin tashmë ekziston marrëveshje për përgatitjen e projektit të rikonstruktimit, konservimit dhe modernizimit.

“Ky projekt do ta rikthejë Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në qendrën e kulturës, sportit dhe jetës publike të kryeqytetit”, ka deklaruar Jeta Statovci.



Agim Rexhepi: Me punë e përkushtim, ta rikthejmë besimin në Mitrovicë

10 October 2025 at 13:42


Në garën për Asamblenë Komunale të Mitrovicës së Jugut, Agim Rexhepi, kandidat nga lista Guxo me numrin 10, po shihet si një nga figurat më aktive dhe më afër qytetarëve.

Me përvojë në fushën publike dhe me përkushtim ndaj komunitetit, Rexhepi po angazhohet për një qeverisje lokale më transparente, më të përgjegjshme dhe më afër nevojave reale të qytetarëve.




Në mbështetje të kandidatit për kryetar të komunës, Faton Peci, Rexhepi ka theksuar se Mitrovica e Jugut ka nevojë për një drejtim të ri – të bazuar në punë të ndershme, planifikim strategjik dhe bashkëpunim qytetar.

Ai thekson se vizioni i ekipit “Guxo” është t’i japë fund stanjacionit shumëvjeçar dhe të krijojë kushte për punësim, arsim cilësor, pastërti urbane dhe zhvillim ekonomik të qëndrueshëm.

“Mitrovica ka potencial, por i duhet menaxhim me përgjegjësi dhe vendimmarrje që e vë qytetarin në qendër. Ne po ofrojmë një plan të qartë dhe të realizueshëm për ta kthyer këtë potencial në zhvillim konkret” – është shprehur Rexhepi.

Me angazhim të përbashkët me kandidatin për kryetar Faton Peci (Guxo 118), Agim Rexhepi po kërkon besimin e qytetarëve për ta bërë Mitrovicën e Jugut një qytet të mundësive dhe dinjitetit.

Miradije Statovci: Me guxim për një Prishtinë më të barabartë dhe të zhvilluar

10 October 2025 at 13:09


Miradije Statovci, kandidate për Asamblenë Komunale të Prishtinës nga lista GUXO, ka prezantuar programin e saj për zhvillim të qëndrueshëm dhe përmirësim të shërbimeve për qytetarët.

Statovci vlerëson se Prishtina ka nevojë për një ritëm zhvillimi të menaxhuar me barazi, planifikim dhe përfshirje të të gjitha lagjeve, duke përfshirë periferitë dhe fshatrat përreth kryeqytetit.

Ajo thekson sfidat kryesore të qytetit, përfshirë ndotjen e ajrit, transportin, infrastrukturën rrugore dhe problemet në menaxhimin e mbeturinave, si dhe nevojën për përmirësim të hapësirave kulturore dhe shërbimeve për komunitetet e cenueshme, të moshuarit dhe fëmijët.



“Prishtina duhet të zhvillohet me normalitet dhe vizion, jo me improvizime që mbulojnë pa-rregullsitë ekzistuese. Qyteti ka nevojë për një qeverisje që prek çdo qytetar dhe përfshin të gjitha komunitetet”, tha Statovci.

Ajo premton një qasje të re dhe kreative për zgjidhjen e sfidave urbane dhe për të rritur eficencën e ekonomisë, forcimin e infrastrukturës dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe sociale.

“Me përvojën, përkushtimin dhe guximin tim, do të jem zëri i qytetarëve në Asamblenë Komunale, duke kontribuar në një Prishtinë të zhvilluar, të barabartë dhe krenare për të gjithë”, përfundoi Statovci.

Me 21 vite përvojë në hetime dhe siguri, Agim Rexhepi kandidon për asamblenë në Mitrovicë

8 October 2025 at 10:49


Kandidati për asamble komunale në Mitrovicë, Agim Rexhepi nga Lista Guxo i cili mban numrin 10 ka një përvojë të gjerë në fushën e sigurisë, hetimeve dhe arsimit.

Ai ka paraqitur një profil profesional të spikatur.

Ai është Inxhinier i Diplomuar i Teknologjisë, si dhe specialist i Shkencave të Kriminalistikës, Kriminologjisë dhe Sigurisë. Gjithashtu, mban titullin Magjistër i Shkencave të Kriminalistikës (Mr.sci) dhe është instruktor-ligjërues në Akademinë për Siguri Publike në Vushtrri, ku ka kontribuar në edukimin dhe trajnimin e gjeneratave të reja në fushën e sigurisë.

Rexhepi ka ndjekur afër 50 kurse profesionale nga fusha e hetimeve, duke u profilizuar më tej në luftimin e krimit ekonomik.

Ai ka shërbyer për 21 vjet në Policinë e Kosovës si Hetues i Krimeve Ekonomike, ndërsa që nga viti 2016 ka vepruar si hetues në pjesën veriore të Mitrovicës.

Para angazhimit në polici, Rexhepi ka punuar për katër vite si mësimdhënës dhe shef i Tertoreve në KEK.

Tani, ai garon për një ulëse në Asamblenë Komunale të Mitrovicës me partinë Guxo, me synimin për të sjellë përvojën e tij të pasur në shërbim të qytetarëve, forcimit të institucioneve lokale dhe zhvillimit të mirëqeverisjes. /Telegrafi/


Si ta votoni kandidatin për asamble Agim Rexhepin në zgjedhjet lokale?

6 October 2025 at 10:46


Agim Rexhepi është një nga kandidatët për Asamblenë Komunale të Mitrovicës së Jugut, duke garuar nga radhët e Partisë Lista Guxo.

Ai mban numrin 10 në listën zgjedhore për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor.

Përmes një video sqarohet procedura e votimit, se si mund ta votohet në mënyrën e saktë për Agim Rexhepin në ditën e zgjedhjeve.

Ndryshe, zgjedhjet për Asamblenë Komunale do të zhvillohen të shtunën, më 12 tetor, në të gjitha qendrat e votimit në komunën e Mitrovicës së Jugut. /Telegrafi/

roar-assets-auto.rbl.ms


Nga Policia në politikë – Agim Rexhepi kandidat i GUXO-s për Asamble në Mitrovicë

By: Telegrafi
24 September 2025 at 13:54


Agim Rexhepi është kandidatë për Asamblenë Komunale të Mitrovicës së Jugut nga radhët e Partisë GUXO, me numrin 10 në listën zgjedhore.

I lindur më 9 korrik 1960 në fshatin Frashër i Madh, Rexhepi jeton dhe vepron në Mitrovicë. Ka përfunduar studimet në Fakultetin Xehetaro-Metalurgjik të Universitetit të Prishtinës në drejtimin e Teknologjisë, si dhe studimet pasuniversitare në Fakultetin e Kriminalistikës në Sarajevë, ku është diplomuar si Magjistër i Shkencave të Kriminalistikës.

Karriera e tij përfshin përvojë në arsim, sektorin energjetik dhe në shërbimin policor.

Për mbi dy dekada ka shërbyer në Policinë e Kosovës, në hetime të krimeve të rënda, ekonomike dhe të korrupsionit, si dhe si instruktor në Akademinë për Siguri Publike në Vushtrri.

Pas pensionimit nga Policia, Rexhepi është angazhuar në jetën publike përmes Partisë GUXO.

Ai synon të përqendrohet në tri fusha kryesore: përmirësimin e infrastrukturës rrugore, krijimin e hapësirave për të rinjtë dhe mbështetjen e fermerëve përmes subvencioneve dhe projekteve zhvillimore. /Telegrafi/

​Gërvalla: Bllokadës institucionale i dha vulën Gjykata Kushtetuese

7 September 2025 at 15:15

Kryetarja e Guxo, njëherësh ministrja në detyrë e punëve të jashtme dhe diasporës, Donika Gërvalla ka thënë se “vulën” e bllokadës institucionale ia dha Gjykata Kushtetuese me masën e përkohshme me kërkesën e Listës Serbe.

Këto komente Gërvalla i bëri në prezantimin e kandidatëve të partisë Guxo për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Gërvalla ftoi Gjykatën Kushtetuese dhe paritë tjera politike që të heqin dorë, sipas saj, nga bllokada e panevojshme dhe sa më para të formohet Qeveria e Republikës së Kosovës.

“Jemi përballur gjatë ditëve të fundit me një bllokadë të jashtëzakonshme institucionale, të cilës vulën ia ka dhënë Gjykata Kushtetuese me masën e përkohshme me kërkesën e Listës Serbe. Jemi përballur me një opozitë që nuk është e gatshme ta pranojë rezultatin e 9 shkurtit 2025… Prandaj ftojmë Gjykatën Kushtetuese dhe partitë tjera opozitare që të heqin dorë nga bllokada e panevojshme dhe të formohet qeveria. Mospranimi i rezultatit shpërfaq vetëm dobësinë e skajshme të partive opozitare në Kosovë”, tha ai.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka marrë vendim për caktimin e masës së përkohshme që ndalon çdo veprim nga deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës, si dhe çdo procedurë për formimin e Qeverisë pas ankesës së Listës Serbe.

Po ashtu, Kushtetuesja ka vendosur që masa e përkohshme të hyjë në fuqi më 5 shtator deri më 30 shtator 2025.

Përndryshe, analistët politikë kanë vlerësuar se koalicioni LVV, Guxo dhe Alternativa nuk i kanë numrat për kromimin e Kuvendit dhe Qeverisë. Ky koalicion për muaj të tërë nuk i kishte votat për ta zgjedhur Albulena Haxhiun si kryetare të Kuvendit. /kp/

The post ​Gërvalla: Bllokadës institucionale i dha vulën Gjykata Kushtetuese appeared first on Telegrafi.

Tërhiqet shorti, kjo është renditja e partive politike në fletëvotim për zgjedhjet lokale

4 September 2025 at 11:57

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka bërë sot tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotime për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor.

Nga tërheqja e shortit renditja e partive politike në fletëvotime do të jetë s’vijon:

Lëvizja Vetëvendosje do ta ketë numrin 105

Partia Demokratike e Kosovës do të ketë numrin 191

Lidhja Demokratike e Kosovës do të ketë numrin 113

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës  do ta ketë numrin 174

Lista Serbe në fletëvotim do ta ketë numrin 170

Nisma Socialdemokrate do ta ketë numrin 186

Partia Guxo do ta ketë numrin 118

Alternativa do ta ketë numrin 103

Subjekti Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin do ta ketë numrin 101

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi tha se procesi për zgjedhjet lokale ka hyrë pothuajse në fazën përfundimtare. Ai tha se zgjedhjet janë themeli i demokracisë.

“Zgjedhjet janë themeli i një demokracie pasi përmes tyre qytetarët shprehin vullnetin politik duke zgjedhur përfaqësuesit në nivel in qendror dhe lokal. Në këtë drejtim, KQZ ka detyrë të rëndësisë së veçantë, të sigurojë proceset zgjedhore në Kosovë të jenë të lira, të drejta, transparente, të mbështetura në Kushtetutë, Ligjin për Zgjedhjet dhe të mbështetura në standardet më të mira ndërkombëtare”, tha ai para të pranishmëve në këtë ngjarje.

si drejtues i KQZ-së u ka bërë thirrje të gjitha subjekteve politike e kandidatëve që të angazhohen për një proces zgjedhor duke respektuar ligjet e rregullat zgjedhore në fuqi.

“Zgjedhjet nuk janë vetëm një garë për pushtet, por edhe një proces i rëndësishëm për demokracinë. Vlerësoj që secili prej nesh ka përgjegjësi për mbarëvajtjen e këtij procesi”, deklaroi Radoniqi.

Për zgjedhjet lokale të 12 tetorit janë të certifikuara 93 subjekte politike, prej të cilave 32 parti politike, 2 koalicione, 32 iniciativa qytetare dhe 27 kandidatë të pavarur. /Telegrafi/

The post Tërhiqet shorti, kjo është renditja e partive politike në fletëvotim për zgjedhjet lokale appeared first on Telegrafi.

“Mendoni për Enver Zymberin e Afrim Bunjakun”, Avdyli thotë se barazimi i Rashiqit me Simiqin është rrezik për sovranitetin

27 August 2025 at 10:17

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partia Guxo, Haxhi Avdyli ka thënë se është akt puro sabotimi i integritetit dhe sovranitetit të vendit, barazimi i deputetit serb Nenad Rashiq me Slavko Simiq nga Lista Serbe.

Avdyli në një postim në Facebook, ka shkruar se Rashiq njeh Kosovën si shtet ndërkaq Simiq jo.

“Tentimi i turpshëm i barazimit të Rashiqit me Simiqin e Srspkës, është një akt puro sabotimi që i bëhet integritetit, sovranitetit dhe ligjshmërisë në vendin tonë. Po, dytë janë Serb, me emër e mbiemër. Por njëri njeh Kosovën shtet , dhe ka punuar qe 20 vite si çdo pjesëtar i pakicës në institucionet tona dhe për shtetin tonë. E ata tjerët, a i njihni? Ju eksponent të opozitës, që po barazoni këta dy, ku keni jetuar deri tash pash zotin?”, ka shkruar Avdyli.

Deputeti tutje është shprehur se përse duhet të përkrahet Simiq që është masha e Vuçiqit.

“Po, pse kaq pak e doni vendin tuaj? Pse ia keni marr inati vendit tuaj? Çka ju ka bë Kosova keq, përveç që ju dha bukë, e shtëpi e ju rriti? Pse duhet të përkrahni Simiqin, mashën e Vuçiqit, lider i terroristëve të veshur me petkun e politikanit. A mbani mend barrikadat? A mbani mend dëbimin e shqiptarëve nga veriu? A mbani mend kontrabandistët, e bandat terrorizuese? A mbani mend sa Kosovë e sa Serbi ishte veriu? Kush i udhëhoqi krejt trazirat, e krejt këqijat që ndodhën këtij vendi?”, ka pyetur deputeti Avdyli.

Ai shtoi se fajtor i krejt këtyre ishte Lista Serbe dhe tutorët e tyre në Beograd.

“Nëse ju ka rrok amnezia po ju tregoj ishte SRPSKA dhe tutorët e tyre në Beograd. Nesër, kur të paloheni si LDK e të abstenoni si PDK, mendoni edhe për Enver Zymberin e Afrim Bunjakun. Mendoni pak edhe për jetimët, fëmijët e heronjve, që mbetën jetimë, vetëm nga veprimet e Simiqave e Radojqiqave. Nesër me heshtjen tuaj do ia zgjatni jetën sponsorëve të vrasësve, dhe krahut politik të terroristeve në veri….Ose do kaloni në anën e shtetit tuaj. Ndoshta”, ka shkruar Avdyli. /Telegrafi/

The post “Mendoni për Enver Zymberin e Afrim Bunjakun”, Avdyli thotë se barazimi i Rashiqit me Simiqin është rrezik për sovranitetin appeared first on Telegrafi.

Ilir Poroshtica zyrtarizohet kandidat i GUXO-s për kryetar të Gjilanit

19 July 2025 at 21:04

Partia GUXO ka zyrtarizuar kandidaturën e arkitektit të njohur Ilir Poroshtica për Kryetar të Komunës së Gjilanit.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetarja e partisë, Donika Gërvalla, përmes një postimi publik.

“Arkitekti i njohur, qytetari shembullor dhe njeriu i mirë dhe punëtor i këtij vendi, Ilir Poroshtica, do të jetë kandidat për Kryetar të Gjilanit nga Partia GUXO,” ka shkruar Gërvalla, duke e cilësuar kandidaturën si një hap serioz drejt zhvillimit të komunës.

Sipas saj, Poroshtica po hyn në këtë garë me “vendosmërinë dhe sigurinë, por edhe me modestinë e një profesionisti kulminant”, duke theksuar se “fituesit e vërtetë do të jenë qytetarët e Gjilanit”.

Ilir Poroshtica është i njohur në Gjilan si arkitekt dhe sipërmarrës i suksesshëm, me projekte të shumta në sektorin privat.

“Si një menaxher i shkëlqyer, këtë përvojë dhe sukses ai dëshiron ta sjellë edhe në sektorin publik”, tha Gërvalla, duke shtuar se për këtë i duhet besimi i qytetarëve të mrekullueshëm të Gjilanit/

Ajo theksoi gjithashtu se një nga synimet kryesore të ekipit të Poroshticës do të jetë “tërheqja e personaliteteve me përvojë në administratë dhe profesionistëve të fushave të ndryshme”.

“Gjilanit i duhet një ekip i tillë dhe një frymë e tillë. Dhe kjo frymë po vjen me Ilirin”, ka shkruar Gërvalla. /Telegrafi/

The post Ilir Poroshtica zyrtarizohet kandidat i GUXO-s për kryetar të Gjilanit appeared first on Telegrafi.

❌
❌