Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Punonjësja e UKT-së Tiranë shkarkohet me urdhër të fabrikuar/ Inskenim për ta kapur në faj

By: Brisi
25 December 2025 at 21:16

Në Tiranë, Marjeta Hoxha punonjëse e Ujësjellës-Kanalizimeve Tiranë prej 5 vjetësh, në pozicionin manovruese/klorinuese, denoncon largimin nga puna si të padrejtë. Ajo thotë se është ndëshkuar me tre masa disiplinore, të cilat sipas saj, nuk qëndrojnë një për ndryshimin e orarit të hapjes së depos, një tjetër për moszbatim urdhri, që nuk lidhej me detyrën e saj, dhe e […]

The post Punonjësja e UKT-së Tiranë shkarkohet me urdhër të fabrikuar/ Inskenim për ta kapur në faj appeared first on BoldNews.al.

Uji i pijshëm derdhet çdo natë në Shkozë, UKT nuk merr masa (Video)

By: armand
17 December 2025 at 11:18

Banorët e zonës së Shkozës në Tiranë ngrenë shqetësimin për derdhjen e përditshme të ujit të pijshëm, një problem që sipas tyre përsëritet prej kohësh dhe mbetet i pazgjidhur nga institucionet përgjegjëse. Çdo mbrëmje, sasi të mëdha uji rrjedhin në hapësira publike, duke u humbur në tokë, ndërsa qytetarët theksojnë se bëhet fjalë për ujë […]

The post Uji i pijshëm derdhet çdo natë në Shkozë, UKT nuk merr masa (Video) appeared first on BoldNews.al.

UKT: Kufizime në furnizimin me ujë të pijshëm në disa zona të kryeqytetit

25 November 2025 at 17:09

TIRANË, 25 nëntor/ATSH/ Ujësjellës Kanalizime Tiranë informoi sot se rrëshqitja e një masivi shkëmbor në afërsi të digës së Bovillës ka shkaktuar një defekt në tubin DN 900, i cili do të sjellë kufizime në furnizimin me ujë të pijshëm në disa zona të kryeqytetit.

Sipas UKT, zonat që do të kenë kufizime janë zona e Qendrës, zona e Laprakës, zona e 21 Dhjetorit, zona e Ish-Parkut, zona e Tiranës së Re, zona e Bllokut, zona e Yzberishtit.

Grupet e punës po punojnë me intensitet të lartë për rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit normal.

UKT kërkon mirëkuptimin e banorëve të zonave të prekura.

Për çdo informacion, UKT i udhëzon qytetarët të kontaktojnë në numrin pa pagesë 0800 44 88, si edhe nëpërmjet aplikacionit Tirana Ime.

/k.s/r.e/

The post UKT: Kufizime në furnizimin me ujë të pijshëm në disa zona të kryeqytetit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tirana furnizohet më pak se 1 orë ujë në ditë

By: Ela
15 November 2025 at 21:11

Në një rrugë të Saukut, uji derdhet lumë. Tubacionet e UKT-së janë çarë dhe prej muajsh në këtë gjendje nuk janë riparuar. “Uji këtu është katastrofë, ka që në qershor. Jemi ankuar disa herë, do vijmë thonë.” “Shumë ujë shkon dëm, as e çan kokën njeri. Një familjar i merrte në telefon ata të Ujësjellësit, […]

The post Tirana furnizohet më pak se 1 orë ujë në ditë appeared first on BoldNews.al.

UKT publikon tarifat zyrtare për lidhjen e kontratave të reja të furnizimit me ujë

10 November 2025 at 17:49

TIRANË, 10 nëntor /ATSH/ Për të garantuar transparencë dhe informim të plotë për qytetarët, Ujësjellës Kanalizime Tiranë sh.a. (UKT) ka publikuar tarifat zyrtare që zbatohen për lidhjen e kontratave të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve.

Sipas njoftimit zyrtar, çmimet për lidhjen e kontratave ndryshojnë në varësi të mënyrës së pajisjes me matës uji:

Kur matësi blihet pranë UKT (me rakorderi):
• ½” → 7,930 lekë
• ¾” → 8,720 lekë
• 1” → 10,494 lekë

Kur matësi blihet pa rakorderi pranë UKT:
• ½” → 6,286.6 lekë
• ¾” → 6,614.6 lekë
• 1” → 7,887.6 lekë

Kur matësi blihet nga abonenti dhe vendoset nga UKT:
• ½” → 3,628 lekë
• ¾” → 3,715 lekë
• 1” → 3,804 lekë

UKT bën të ditur se tarifat përfshijnë vlerën e kontratës dhe shërbimin teknik për instalimin e matësit, të vlefshme për abonentët familjarë dhe privat.

Kjo masë synon të garantojë transparencë, standarde të unifikuara dhe lehtësim të procedurave për qytetarët që lidhen për herë të parë me rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimeve në Tiranë. e.xh/j.p/

The post UKT publikon tarifat zyrtare për lidhjen e kontratave të reja të furnizimit me ujë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Defekt në tubacionin kryesor, këto zona në Tiranë do jenë pa ujë

By: beni
3 November 2025 at 13:02

Ujësjellës Kanalizime Tiranë ka njoftuar se këtë të hënë do të ketë reduktim të furnizimit me ujë të pijshëm në disa zona të kryeqytetit. Sipas UKT-së, shkak për këtë është një defekt në tubacionin kryesor DN 200 mm në zonën e “Kodrës së Diellit”. “UKT njofton se, për shkak të një defekti në tubacionin kryesor […]

The post Defekt në tubacionin kryesor, këto zona në Tiranë do jenë pa ujë appeared first on BoldNews.al.

Në Tiranë, uji i pijshëm rrjedh vetëm në premtime

By: Ela
11 October 2025 at 10:31

Natasha Muçi, 69 vjeçe, u gjend ligsht natën e 3 shtatorit. Me të shoqin që lëngon nga sëmundja në shtrat dhe temperaturat ende të larta në Tiranë, Natashës i duhej ujë në shtëpi, por ujë nuk kishte. Në shtëpinë e familjes Muçi, ngjitur me Ministrinë e Jashtme në Tiranë, rubineti nuk pikonte gjatë gjithë ditës. […]

The post Në Tiranë, uji i pijshëm rrjedh vetëm në premtime appeared first on BoldNews.al.

Skandal/ UKT lë pa ujë ambasadorin e BE

By: Ela
13 September 2025 at 16:58

Rezidenca e ambasadorit të Bashkimit Europian dhe ambasadave të shteteve të Spanjës, Austrisë, Greqisë, Suedisë, Rusisë, Japonisë, Katarit dhe disa të tjera furnizohen nga ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve e Bashkisë së Tiranës vetëm 1 orë e 30 minuta në ditë. Prej disa muajsh, ambasadorët dhe familjet e tyre po vuajnë si asnjëherë tjetër më parë mungesën […]

The post Skandal/ UKT lë pa ujë ambasadorin e BE appeared first on BoldNews.al.

UKT: 1 orë e 30 minuta ujë në ditë janë të mjaftueshme

By: Ela
12 September 2025 at 15:50

Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve në Tiranë pohoi më në fund se 1 orë e 30 minuta furnizim me ujë u mjaftojnë banorëve të kryeqytetit. Në një bisedë telefonike me një banor, në prani të kamerës së Televizionit Klan, një nga operatorët e kësaj ndërmarrjeje pranoi atë që drejtuesit e saj po e fshehin prej kaq kohësh, […]

The post UKT: 1 orë e 30 minuta ujë në ditë janë të mjaftueshme appeared first on BoldNews.al.

Tom Doshi debitor tek UKT-ja, nuk paguan faturat e ujit (DOKUMENTI)

1 September 2025 at 09:45

Partia Social Demokrate e Tom Doshit njihet si një prej subjeketeve politike që harxhon më së shumti para në fushatat elektorale, madje shpesh herë e akuzuar nga drejtësia dhe për blerje votash, por ndërkohë rezulton debitore tek ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë (UKT). Kjo e fundit i është drejtuar me një shkresë Komisionit Qendrot të […]

The post Tom Doshi debitor tek UKT-ja, nuk paguan faturat e ujit (DOKUMENTI) appeared first on BoldNews.al.

Reshjet e dendura të shiut, AKUK: Asnjë problem në sistemin e kanalizimeve

30 August 2025 at 13:47

TIRANË, 30 gusht/ATSH/ Ndërkohë që vendi po përballet me reshje të dendura shiu dhe erë të fortë Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve njoftoi se situata në terren është nën kontroll dhe deri tani nuk paraqitet ndonjë problematikë.

“Sot i gjithë vendi është përfshirë nga reshje me intensitet të lartë. Aktualisht në të gjitha Shoqëritë Rajonale të UK janë angazhuar grupet e gatshme të remonteve. Makineritë e pastrimit të ujërave të KUZ bashkë me personelin e nevojshëm”, thuhet në njoftimin për shtyp.

Deri më tani, AKUK njofton se situata është nën kontroll dhe nuk paraqitet asnjë problem si në sistemin e furnizimit me ujë edhe në sistemet e trajtimit të ujërave të ndotura.

Aktualisht, sipas AKUK në terren janë rreth 250 punonjës.

1 nga 4

/m.m/j.p/

The post Reshjet e dendura të shiut, AKUK: Asnjë problem në sistemin e kanalizimeve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

UKT kërkesë ndërtuesve: Matësa inteligjentë në kontratat e reja të furnizimit me ujë

29 August 2025 at 17:29

TIRANË, 29 gusht /ATSH/ Shoqëria “Ujësjellës Kanalizime Tiranë” sh.a. bëri me dije sot se, në zbatim të ligjit  “Për metrologjinë”, vendimeve përkatëse dhe kontratës së shërbimit të miratuar nga Enti Rregullator i Ujit (ERRU), të gjitha subjektet ndërtuese që do të aplikojnë për lidhje të kontratave të reja të furnizimit me ujë, do të duhet të vendosin matësa inteligjentë (smart).

Sipas UKT, në çdo objekt të ri që do të ndërtohet dhe për të cilin kërkohet lidhja e kontratës së re të furnizimit me ujë, do të vendosen matësa inteligjentë individualë (mekanikë me modul transmetimi, ultrasonikë ose elektromagnetikë), për çdo njësi banimi apo shërbimi.

Matësit duhet të jenë të certifikuar dhe në përputhje me standardet kombëtare dhe ndërkombëtare, ndërsa projektet teknike që parashikojnë ujëmatës konvencionalë (jo-smart) nuk do të pranohen nga UKT.

Gjithashtu, vendosja e matësve inteligjentë sigurohet nga subjekti ndërtues, ndërsa vulosja e tyre do të kryhet nga UKT pas depozitimit të kërkesës përkatëse.

Udhëzimi i plotë në këtë link

/a.f//r.e/

The post UKT kërkesë ndërtuesve: Matësa inteligjentë në kontratat e reja të furnizimit me ujë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Në pikun e vapës, Skerdi Drenova i UKT-së lë pa ujë të pijshëm banorët e Tiranës

By: Ela
21 August 2025 at 16:11

Në pikën e vapës, banorët e disa zonave në Tiranë kanë mbetur pa ujë të pijshëm dhe UKT e drejtuar nga Skerdi Drenova nuk tregon se kur mund të zgjidhet defekti. Ujësjellës-Kanalizime Tiranë njofton se, për shkak të defekteve të shkaktuara në rrjet, do të ketë kufizime në furnizimin me ujë të pijshëm në disa […]

The post Në pikun e vapës, Skerdi Drenova i UKT-së lë pa ujë të pijshëm banorët e Tiranës appeared first on BoldNews.al.

Pa ujë në Tiranë, UKT: Po riparohen defektet

By: redi
21 August 2025 at 17:38

Ujësjellës-Kanalizime Tiranë njoftoi këtë të enjte qytetarët se për shkak të defekteve të shkaktuara në rrjet, do të ketë kufizime në furnizimin me ujë të pijshëm në disa zona të kryeqytetit. Zonat e prekura nga defekti në stacionin e pompimit: Kombinat Prush Sharrë Zonat e prekura nga defekti në linjën kryesore në depot qendrore të ujësjellësit mbi Qytetin Studenti: Rruga e Elbasanit…

Source

Defekte në rrjet, UKT jep njoftimin për qytetarët: Do të ketë ndërprerje të ujit

By: D Marku
21 August 2025 at 16:40

Ujësjellës-Kanalizime Tiranë njofton se, për shkak të defekteve të shkaktuara në rrjet, do të ketë kufizime në furnizimin me ujë të pijshëm në disa zona të kryeqytetit. Sipas UKT-së zonat e prekura nga defekti në stacionin e pompimit janë Kombinat, Prush, Sharrë.

Ndërsa zonat e prekura nga defekti në linjën kryesore në depot qendrore të ujësjellësit mbi Qytetin Studenti: Rruga e Elbasanit, “3 Vëllezërit Kondi”, Zona e Sanatoriumit, Kodra e Diellit, Liqeni i Thatë, Sauku i Ri dhe Sauku i Vjetër.

UKT njofton gjithashtu se punonjësit janë në terren dhe po punojnë intensivisht për riparimin e defekteve dhe rikthimin sa më shpejt të furnizimit normal me ujë.

The post Defekte në rrjet, UKT jep njoftimin për qytetarët: Do të ketë ndërprerje të ujit appeared first on Albeu.com.

Banorët e Yzberishtit mes ujërave të zeza, kërkojnë ndërhyrje urgjente: UKT nuk mban përgjegjësi

By: Elva
21 August 2025 at 11:44

Qytetarët në Yzberisht, Tiranë, denoncojnë një situatë shqetësuese me një pusetë të ujërave të zeza përpara godinës së tyre. Ata thonë se sa herë ka shkarkime, uji i ndotur del në sipërfaqe duke sjellë erë të rëndë dhe rrezik për shëndetin publik. Sipas banorëve, pavarësisht ankesave të bëra pranë Ujësjellës Kanalizime Tiranë (UKT), institucioni është […]

The post Banorët e Yzberishtit mes ujërave të zeza, kërkojnë ndërhyrje urgjente: UKT nuk mban përgjegjësi appeared first on BoldNews.al.

Banorët e Yzberishtit mes ujërave të zeza, kërkojnë ndërhyrje urgjente: UKT nuk mban përgjegjësi

By: V K
21 August 2025 at 11:55

Qytetarët e zonës e Yzberishtit në Tiranë, kanë denoncuar një situatë shqetësuese me një pusetë të ujërave të zeza përpara godinës së tyre.

Ata thonë se sa herë ka shkarkime, uji i ndotur del në sipërfaqe duke sjellë erë të rëndë dhe rrezik për shëndetin publik.

Sipas banorëve, pavarësisht ankesave të bëra pranë Ujësjellës Kanalizime Tiranë (UKT), institucioni është shprehur se pusetë nuk është në juridiksionin e tij, por konsiderohet pronë private e pallatit. Kjo ka lënë komunitetin në një situatë të vështirë, pasi nuk kanë mundësi financiare apo teknike për të menaxhuar vetë problemin.

“Përshëndetje JOQ! Dëshirojmë të ndajmë një shqetësim të madh që kemi si banorë të pallatit MI&GI në Yzberisht. Përpara pallatit ndodhet një pusete e ujërave të zeza e cila është bërë problem i vazhdueshëm për lagjen dhe banorët sa here ka shkarkime te ujrave te zeza. Ne jemi drejtuar te UKT, por ata na kanë thënë se kjo pusetë nuk është pjesë e përgjegjësive të tyre dhe se është pronë e pallatit. Nga ana tjetër, si banorë të një pallati të madh, nuk kemi as kapacitetin dhe as mundësinë që të menaxhojmë diçka të tillë, sidomos kur bëhet fjalë për kanalizime të ujërave të zeza që përbëjnë rrezik higjienik dhe shëndetësor për komunitetin. Ky problem kërkon zgjidhje urgjente, sepse situata jo vetëm që krijon era të padurueshme, por edhe përbën rrezik të madh për shëndetin publik, sidomos për fëmijët dhe të moshuarit që banojnë në këtë zonë. Kërkojmë që institucionet përkatëse të marrin përgjegjësinë dhe të japin një zgjidhje konkrete, në vend që të na kalojnë përgjegjësinë njëri-tjetrit“, shkruhet në mesazhin e banorëve të pallatit MI&GI, Yzberisht për JOQ Albania.

 

The post Banorët e Yzberishtit mes ujërave të zeza, kërkojnë ndërhyrje urgjente: UKT nuk mban përgjegjësi appeared first on Albeu.com.

Skerdi Drenova i UKT-së lë 3 muaj pa ujë banorët e rrugës “Jordan Misja” në Tiranë

15 August 2025 at 14:21

Banorët e rrugës “Jordan Misja” në Tiranë, përballen me një situatë alarmante që nga qershori i këtij viti, pasi janë pa ujë të pijshëm. Sipas tyre, çështja ka mbetur pa zgjidhje, pavarësisht se janë bërë dhjetëra ankesa dhe thirrje te Ujësjellësi i Tiranës (UKT) me drejtues Skerdi Drenova. Përgjigjja nga ana e UKT-së ka qenë […]

The post Skerdi Drenova i UKT-së lë 3 muaj pa ujë banorët e rrugës “Jordan Misja” në Tiranë appeared first on BoldNews.al.

Letra: Drejtori i UKT, Skerdi Drenova vjedh miliona me sekseren e tij

By: Ardit
24 July 2025 at 11:34

Një punonjëse e Ujësjellësit në Tiranë i është drejtuar kryeministrit Edi Rama për të ndërhyrë përballë vjedhjeve dhe abuzimeve të mëdha nga drejtori i UKT´-së, Skerdi Drenova në bashkëpunim me sekseren e tij, Joana Nano. Në letrën e dërguar kryeministrit, të cilën e ka nisur edhe pranë Gijotina.com për ta botuar, ajo shprehet se nuk […]

The post Letra: Drejtori i UKT, Skerdi Drenova vjedh miliona me sekseren e tij appeared first on BoldNews.al.

Malli i blerë nga fshatari pa kupon/ Tatimet, gjoba deri në 2 mln lekë ndaj tregtarëve në Korçë

22 July 2025 at 13:15

Një grup kontrolli nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka zbarkuar mëngjesin e sotëm në tregun e shumicës në Korçë, duke vendosur gjoba “të majme” ndaj tregtarëve. Kjo për shkak se produktet bujqësore që ata kanë blerë nga fermerët e zonës e kanë patur pa kupon tatimor. Tregtarët ankohen për mediat se ndaj 5 tregtarëve […]

The post Malli i blerë nga fshatari pa kupon/ Tatimet, gjoba deri në 2 mln lekë ndaj tregtarëve në Korçë appeared first on BoldNews.al.

❌
❌