Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

IKD: 28 kandidatë për deputetë të përfshirë në raste penale

By: Fax Web
20 December 2025 at 14:27

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) tha se 28 kandidatë për deputetë për zgjedhjet e 28 dhjetorit janë të përfshirë në vepra penale dhe numri më i lartë i tyre vjen nga Lëvizja Vetëvendosje.

Raporti i IKD-së, që analizoi listat e kandidatëve për deputetë, gjeti se nga 1.179 kandidatë, përveç 28 kandidatëve të përfshirë për vepra penale, janë edhe 19 kandidatë kanë aktakuza aktive. Po ashtu, 12 kandidatë për deputetë në të kaluarën kanë qenë të dënuar me vendim të formës së prerë.

Në Listën e Lëvizjes Vetëvendosje, sipas IKD-së, janë 13 kandidatë që janë të përfshirë në raste penale, apo 11.81 për qind. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka gjashtë kandidatë që janë të përfshirë në raste penale, apo 5.45 për qind, pasuar me Nismën Socialdemokrate me tre kandidatë (2.72 për qind), Partinë Demokratike të Kosovës me dy kandidatë (1.81), sa ka edhe Lista Serbe (6.06 për qind), dhe me një kandidat të përfshirë në raste penale janë Lidhja Demokratike e Kosovës (0.9 për qind) dhe partia turke KDTP (6.25 për qind).

“Sa i përket veprave penale në të cilat janë të përfshirë kandidatët, dominojnë veprat penale nga kapitulli i korrupsionit zyrtar dhe veprat penale kundër detyrës zyrtare dhe vepra penale ‘Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm’”, tha IKD-ja.

Sipas Ligjit për zgjedhje, një personi i kufizohet e drejta e garës për deputet vetëm nëse është i dënuar me vendim të formës së prerë me një vit e më shumë burgim në tre vjetët e fundit.

“Përkundër, kësaj IKD me qëllim të forcimit të integritetit institucional të Kuvendit të Kosovës dhe integritetit personal të përfaqësuesve të popullit në vazhdimësi ka lobuar që partitë politike të pastrojnë listat e deputetëve edhe nga persona të cilët kanë potencialisht probleme me ligjin në kuptim të dyshimeve për përfshirje në vepra penale, aktakuza, apo dënime të shqiptuara nga gjykatat por që nuk hyjnë në kuadër të kufizimit ligjor”, tha IKD-ja.

Për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit janë certifikuar 24 subjekte politike.

IKD-ja tha se duke iu referuar gjetjeve të hulumtimit lidhur me kandidatët që janë të përfshirë në vepra penale, del se krahasuar me zgjedhjet e rregullta parlamentare të 9 shkurtit, është pësuar regres sa i përket numrit të kandidatëve për deputetë të cilët janë të përfshirë në raste penale, numrin e kandidatëve me dënime penale dhe numrin e subjekteve politike që në listat e tyre kanë përfshirë persona të përfshirë në raste penale.

Jeta Zymberi-Selmani rikthehet në garë për deputete me numrin 54 në listën e PDK-së

By: Telegrafi
17 December 2025 at 15:34


Kandidatja e PDK-së për deputete, Jeta (Adonjeta) Zymberi-Selmani, i është rikthyer garës për mandatin e ardhshëm parlamentar, duke kandiduar me numrin 54 në listën e partisë.

Ajo thotë se realiteti politik dhe shoqëror në vend e ka motivuar të angazhohet sërish, duke theksuar nevojën për një qasje më të përgjegjshme, realiste dhe punëtore.

Zymberi-Selmani shprehet e vendosur për të folur hapur, për të mbrojtur interesin e qytetarëve dhe për t’u përballur me keqmenaxhimin, duke theksuar se synimi i saj është ofrimi i zgjidhjeve konkrete dhe jo premtimeve boshe.

E njohur për angazhimin e saj në kulturë, media dhe çështje sociale, Jeta është përshkruar si “zë i së vërtetës, kulturës dhe avokimit social”.

Ajo është shpallur edhe “Ambasadore e Paqes” nga Rrjeti Global për Evolucionin Socio-Ekonomik dhe Financiar.

Studimet Bachelor dhe Master i ka përfunduar në Letërsi Shqipe në Universitetin e Prishtinës.

Ka punuar si gazetare dhe redaktore për art dhe kulturë, ndërsa aktualisht është e angazhuar në shtëpinë botuese “Dukagjini” si specialiste për marrëdhënie me publikun dhe përgjegjëse për mësimdhënësit në gjithë Kosovën. /Telegrafi/

Fiona Papajorgji, e vetmja kandidate për kryetare të Gjykatës Kushtetuese

12 December 2025 at 15:30

TIRANË, 12 dhjetor/ATSH/ – Gjyqtarja Fiona Papajorgji është kandidatura e vetme për kryetare të Gjykatës Kushtetuese, pas mbarimit të mandatit të Holta Zaçajt.

Afati për paraqitjen e kandidaturave ishte dita e martë, ndërsa javën e ardhshme pritet të zhvillohet edhe procesi i votimit.

Papajorgji synon një mandat 3-vjeçar në krye të Gjykatës Kushtetuese, por për të marrë drejtimin ajo duhet të marrë të paktën 5 vota, nga 8 anëtarë.

Gjykata Kushtetuese konfirmoi se “shprehja e interesit për kryetar të Gjykatës Kushtetuese është bëre nga gjyqtarja Fiona Papajorgji”.

Vakanca për kryetaren e Gjykatës Kushtetuese u krijua pas përfundimit të mandatit të Holta Zaçajt.

/m.m/r.e/a.f/

The post Fiona Papajorgji, e vetmja kandidate për kryetare të Gjykatës Kushtetuese appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gjashtë kandidatë në garë për pozicionin e Avokatit të Popullit

9 December 2025 at 12:31

TIRANË, 9 dhjetor/ATSH-Maela Marini/ Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike po shqyrton sot plotësimin e kushteve ligjore për kandidatët që kanë marrë mbështetjen me jo më pak se 28 firma për vendin vakant të Avokatit të Popullit.

Në fillim të mbledhjes kryetari i komisionit, Ulsi Manja bëri të ditur se në Kuvendin e Shqipërisë shprehën interesin 26 kandidatë për të qenë pjesë e garës për pozicionin vakant për Avokatin e Popullit.

“Pas administrimit të kandidaturave në komisionin e Ligjeve u zhvilluan dëgjesat publike me 26 kandidatët që plotësonin kushtet dhe kriteret ligjore dhe në 17 nëntor 2025 kemi njoftuar grupet parlamentare dhe deputetët jashtë grupeve parlamentare me listën e kandidatëve që plotësonin kushtet, të cilët duhet të mbështeten me 28 firma deputetësh për të vijuar më pas procedurën në fazat e tjera të përzgjedhjes”, sqaroi Manja.

Manja njoftoi se kandidatët që kanë plotësuar numrin e nevojshëm të firmave deri në datën 2 dhjetor, për të vazhduar me fazën përmbyllëse të votimit në Kuvend janë: Adriana Kalaja (44 firma deputetësh), Aranita Brahaj (35 firma deputetësh), Besim Ndregjoni (34 firma deputetësh), Endrit Shabani (35 firma deputetësh), Skënder Haluci (30 firma deputetësh) dhe Tartar Bazaj (28 firma deputetësh).

Ndërkohë Manja theksoi se janë edhe katër kandidatë të tjerë që kanë dorëzuar formularin ose jashtë afatit të përcaktuar që ishte data 2 dhjetor, ose pa numrin e nevojshëm të firmave të deputetëve.

“Dardan Mustafaj ka mbledhur 38 firma deputetësh por e ka dorëzuar jashtë afatit të përcaktuar nga komisioni. Jola Hysaj nuk ka arritur të marrë numrin e mjaftueshëm prej 28 deputetësh por ka marrë vetëm 27 firma; Shkëlqim Sulo nuk ka siguruar numrin e nevojshëm të firmave; Saimir Vishaj ka marrë vetëm 26 firma”, njoftoi Manja.

Manja theksoi se për kandidatët që plotësojnë kushtet dhe kriteret është marrë edhe konfirmimi nga Autoriteti i Dosjeve dhe nuk rezultojnë të kenë pasur materiale në dokumentat e ish-Sigurimit të Shtetit.

“Në këto kushte Kuvendi shqyrton propozimin dhe kryen votimin në seancë plenare brenda një jave nga paraqitja e raportit nga komisioni përkatës. Në raport do të jetë edhe qëndrimi i deputetëve të Partisë Demokratike për tërheqjen e firmave”, tha Manja, ndërsa i kërkoi komisionit miratimin e raportit me emrat e gjashtë kandidatëve në garë.

Komisioni i Çështjeve Ligjore, Foto: Florian Abazaj
1 nga 3
Ulsi Manja - Kreu Grupit Parlamentar të PS
Komisioni i Çështjeve Ligjore, Foto: Florian Abazaj

/a.f/r.e/

The post Gjashtë kandidatë në garë për pozicionin e Avokatit të Popullit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kuvendi voton të enjten. Këta janë 6 kandidatët në garë për Avokatin e Popullit

By: lindita
9 December 2025 at 12:05

6 kandidatë janë në garë për Avokatin e Popullit. Kandidatët që kanë marrë të paktën 28 firma: -Adriana Kalaja, 44 firma -Aranita Braho 35 -Besim Ndregjoni 34 -Endrit Shabani 35 -Skender Haluci 30 -Tartar Bazaj 28 Ndërkohë 4 të tjerë janë përjashtuar pasi nuk kanë plotësuar kushtet ligjore. -Dardan Mustafaj 38 firma jashtë afatit -Jola Hysaj 27 firma, nuk ka firmat e mjaftueshme …

Source

Presidenca publikon listën: 10 kandidatë interes për vakancën në Gjykatën Kushtetuese

4 December 2025 at 16:01

TIRANË, 4 dhjetor /ATSH/ Presidenca ka publikuar sot listën e kandidatëve që kanë aplikuar për plotësimin e vakancës në Gjykatën Kushtetuese, e cila është krijuar pas mbarimit të mandatit të gjyqtares Sonila Bejtja.

Njoftimi vjen pas përfundimit të afatit të aplikimeve, në vijim të procedurës së hapur me Dekretin e Presidentit të Republikës Bajram Begaj me cilësinë e organit të emërtesës, dhe me qëllim plotësimin e vakancës së krijuar në Gjykatën Kushtetuese në datën 25 prill 2025.

Sipas njoftimit zyrtar, për këtë vakancë kanë shprehur interes 10 kandidatë:

Alaudin Malaj

Alban Toro

Alma Faskaj Vokopola

Arta Vorpsi

Brunilda Bara

Genci Gjonçaj

Jordan Daci

Lulzim Hamitaj

Naureda Llagami

Roland Ilia

Procedura vijon me verifikimet sipas ligjit nga institucionet përkatëse, përpara se të bëhet përzgjedhja dhe emërimi i gjyqtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese.

/gj.m/j.p/r.e/

The post Presidenca publikon listën: 10 kandidatë interes për vakancën në Gjykatën Kushtetuese appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Gjithçka lëviz me një votë”, Klodiana Lala ndërton profilet e 4 kandidatëve që do të garojnë për kryetar të SPAK-ut

By: M C
1 December 2025 at 23:08

SPAK do të zgjedhë më 11 dhjetor drejtuesin e ri, pas mbarimit të mandatit të Altin Dumanit në krye të Strukturës së Posaçme. Gazetarja Klodiana Lala, ndërtoi profilet e 4 kandidatëve që garojnë dhe u shpreh se gjithçka lëviz me një votë mes 11 anëtarëve që do të votojnë drejtuesin e ri.

“Po e nis me Doloreza Musabelliu, risi pasi nuk kemi patur një grua. Është hera e parë që kemi në garë për kreun e një sturkturë të rëndëisshme të tillë, një grua. Ka qenë prokurore, u emëruar në SPAK. Ka qenë në sektorin kundër krimit të organizuar, ka goditur disa organizata. Ka dosjen “Plumbi i artë”. Ka goditur organizatën e vëllezërve Franc dhe Hajdar Çopja. Ka qenë e kërcënuar nga Laert Haxhiu.

Prokurori tjetër, Elvin Gokaj, ka hetuar dosjen “Buka”, ka marrë të pandehur Arben Ahmetajn dhe po heton për një pjesë tjetër.

Klodian Braho është shefi i sektorit të krimit të organizuar. Ka patur dosjen e “Toyota Auris”. Njihet si profesionist. Ka arrestuar Shpëtim Gjikën në nisje të karrierës së vet.

Tjetri, Adnan Xholi, prokuror karriere, ka qenë te krimet e rënda, ka qenë drejtues dhe shef sektori. Ka hetuar një sërë dosjesh në prokurorinë e krimeve të rënda. Ka hetuar krimet e kryera nga banda e Durrësit, është në mbrojtje bashkë me familjen e tij për shkak të kërcënimeve.

Askush nuk mund të japë garanci pasi lëviz gjithçka me një votë. Në 11 dhjetor do të dëgjohen kandidatët dhe do të votohet brenda asaj dite. Do të jenë në syrin e partnerëve, medias e me rradhë”- tha Lala.

The post “Gjithçka lëviz me një votë”, Klodiana Lala ndërton profilet e 4 kandidatëve që do të garojnë për kryetar të SPAK-ut appeared first on Albeu.com.

Bojni: Besimin e qytetarëve do ta përkthejmë në punë për Matin

10 November 2025 at 09:47

TIRANË, 10 nëntor /ATSH/ Kandidati fitues i Partisë Socialiste për bashkinë e Matit, Altin Bojni u shpreh i emocionuar pas fitores së arritur të dielën.

Bojni garantoi angazhim maksimal për të vijuar projektet madhore për zhvillimin e qytetit për një të ardhme sa më të mirë.

“Një emocion i veçantë, por sot dua të falënderoj të gjithë banorët e bashkisë Mat për besimin dhe mbështetjen e tyre që na kanë dhënë”, tha Bojni.

“E  gjithë kjo mbështetje që na kanë dhënë, është një përgjegjësi e madhe që duhet ta përkthejmë në shumë punë për gjithë komunitetin tonë, që punët e mira të mos ndalen dhe e ardhmja të jetë më e mirë dhe me këtë ritëm do të vazhdojmë përpara që bashkia jonë të jetë sa më mirë”, tha Bojni.

Ai garantoi se do të vazhdojë me ritëm punën për të ndërtuar një të ardhme edhe më të mirë për bashkëqytetarët e tij.

Bojni mori 66,54% të votave, ose 7425 vota, duke lënë pas kandidatin e pavarur të mbështetur nga Partia Demokratike, Eduart Brahilika, me 28,54% ose 3184 vota, si dhe kandidaten e pavarur Suzana Pasha, e cila mori 4,92% ose 549 vota.

/a.f/r.e/

The post Bojni: Besimin e qytetarëve do ta përkthejmë në punë për Matin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nis votimi për zgjedhjen e kryetarëve të rinj në pesë bashki

9 November 2025 at 09:04

Tiranë, 9 nëntor /ATSH/ Që prej orës 07.00 janë hapur qendrat e votimit për kryetar bashkie në pesë bashki, Vlorë, Tepelenë, Berat, Cërrik dhe Mat.

Në këto bashki garojnë kandidatët e Partisë Socialiste dhe kandidatët e mbështetur nga forcat e opozitës.

Në bashkinë Vlorë, për postin e kryetarit të bashkisë garojnë Brunilda Mersini nga Partia Socialiste, kandidati Gjergji Nika, i propozuar nga zgjedhësit, si dhe kandidati Dionis Sota i mbështetur nga opozita.

Në Bashkinë Cërrik në garë janë Eligert Hima kandidat i propozuar nga subjekti zgjedhor “Lëvizja Shqipëria Bëhet”, Amarildo Hoxha i propozuar nga zgjedhësit dhe i mbështetur nga opozita dhe Florenc Doka nga Partia Socialiste.

Në Bashkinë Mat garojnë Altin Bojni nga Partia Socialiste, Eduart Brahilika i propozuar nga zgjedhësit dhe i mbështetur nga opozita dhe kandidatja e propozuar nga zgjedhësit, Suzana Pasha.

Në Bashkinë Tepelenë, kandidatët janë Gabriel Guma i propozuar nga zgjedhësit dhe i mbështetur nga opozita dhe Gramos Sako nga Partia Socialiste.

Në Bashkinë Berat, gara zhvillohet mes Ervin Cecës nga Partia Socialiste dhe Pavlo Shkarpës i propozuar nga zgjedhësit dhe i mbështetur nga opozita.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se janë marrë të gjitha masat organizative dhe logjistike për zhvillimin e procesit zgjedhor në kushte normale dhe të sigurta.

Qendrat e votimit do të jenë të hapura nga ora 07:00 deri në 18:00.

/gj.m/j.p/r.e/

The post Nis votimi për zgjedhjen e kryetarëve të rinj në pesë bashki appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

DUBLIN – Irlanda në zgjedhje presidenciale, garë mes dy kandidateve

24 October 2025 at 17:17

DUBLIN, 24 tetor /ATSH-AA/ – Irlanda sot po mban zgjedhjet presidenciale, me mbi 3.6 milionë qytetarë të kualifikuar për të votuar në më shumë se 5.500 qendra votimi në mbarë vendin.

Sipas mediave vendase, qendrat e votimit u hapën në orën 7 të mëngjesit me kohën lokale dhe do të qëndrojnë të hapura deri në orën 10 të mbrëmjes.

Gjithsej tre kandidatë janë nominuar zyrtarisht për postin e presidentit.

Jim Gavin nga “Fianna Fail”, Heather Humphreys nga “Fine Gael” dhe kandidatja e pavarur Catherine Connolly janë në listën e votimit. Megjithatë, Gavin u tërhoq nga gara pas mbylljes së nominimeve, që do të thotë se emri i tij mbetet në fletën e votimit dhe çdo votë për të do të numërohet e më pas do të rishpërndahet sipas sistemit zgjedhor të Irlandës.

Votuesit duhet të rendisin kandidatët sipas preferencës, një, dy ose tre, në bazë të sistemit të përfaqësimit proporcional të njohur si “vota e transferueshme e vetme”.

Nëse asnjë kandidat nuk arrin kuotën e nevojshme, kandidati me më pak vota eliminohet dhe votat e tij transferohen sipas preferencave të tjera të votuesve.

Për dhjetëra mijëra qytetarë, këto zgjedhje shënojnë herën e parë që hedhin votën e tyre.

Një sondazh i publikuar të enjten tregoi se Connolly gëzon 40 për qind mbështetje krahasuar me 25 për qind për rivales së saj Humphreys, ish-ministre kabineti. Me përjashtimin e votave të pavlefshme dhe votuesve të pavendosur, mbështetja për Connolly rritet në 55 për qind kundrejt 35 për qind për Humphreys.

Dy sondazhe të mëparshme gjatë javës gjithashtu i dhanë Connollyt, 68 vjeç, një epërsi të madhe në garën për të pasuar Michael D. Higginsin, i cili ka përfunduar dy mandate shtatëvjeçare si president dhe nuk mund të kandidojë për një të tretë.

Numërimi i votave do të fillojë të shtunën në mëngjes.   /os/

The post DUBLIN – Irlanda në zgjedhje presidenciale, garë mes dy kandidateve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Aktorja Delinda Disha kandidon për kryetare në Bashkinë e Tepelenës

By: V K
23 October 2025 at 12:33

Aktorja e njohur Delinda Disha, ka njoftuar se do të kandidojë për kryetare të Bashkisë së Tepelenës në zgjedhjet e 9 nëntorit.

“Mirëmëngjes miq! Nga sot jam e lumtur të ndaj me ju lajmin si kandidate e pavarur për kryetare në Bashkinë Tepelenë! Me respekt, Delinda Zhupa Disha”, shkroi Disha në një postim në Instagram Story.

Ajo bëhet kështu kandidatja e dytë nga fusha e aktrimit që merr pjesë në zgjedhjet pjesshme vendore, pas Florian Binajt që kandidon për Bashkinë e Tiranës.

 

The post Aktorja Delinda Disha kandidon për kryetare në Bashkinë e Tepelenës appeared first on Albeu.com.

Manastirliu në Astir: Shkolla e kopshte pranë çdo komuniteti

21 October 2025 at 18:59

TIRANË, 21 tetor/ATSH/ Kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu ishte në Njësinë Administrative nr.14, një zonë urbane që po njeh një zhvillim të ndjeshëm vitet e fundit.

Një projekt i rëndësishëm që po zbatohen për përmirësimin e infrastrukturës arsimore në këtë zonë, është ai i shkollës së re e cila do të funksionojë në të njëjtin kompleks me kopshtin dhe çerdhen e re, duke iu përgjigjur drejtpërdrejt nevojave të komunitetit lokal.

“Do bëjmë edhe më shumë për Astirin. Tashmë puna ka filluar edhe në Yzberisht, në Kashar për shkollën e re. Janë rreth 2700 nxënës që do të akomodohen në këto investime të nisura, por ajo që ne duam të bëjmë është të shohim përtej investimeve të nisura, çfarë do të bëjmë më shumë për çerdhet, kopshtet, shkollat jo vetëm në Astir por për të gjithë Tiranën. Dhe do i’a dalim falë planit që kemi për të rritur dhe për të zgjeruar rrjetin e institucioneve arsimore në Tiranë, shumë e nevojshme jo vetëm për të reduktuar mësimin me dy turne, që është reduktuar me 70% tashmë falë investimeve të kryera, por edhe për të krijuar shkollën qendër komunitare, atë shkollën e cila është e hapur edhe pas orarit mësimor, për t’u dhënë fëmijëve gjithë mbështetjen që duhet, për zhvillimin e jetës kulturore, sportive, artistike brenda një mjedisi kaq të sigurt sikurse janë shkollat tona.”, u shpreh Manastirliu.

Gjatë takimeve me banorë, biznese dhe pensionistë të Njësisë 14, kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës tha se kujdesi për çdo lagje dhe çdo komunitet, është pjesë e planit të saj për ta bërë Tiranën një qytet më të jetueshëm për fëmijët, prindërit, të moshuarit dhe më pranë nevojave të tyre.

/a.f/

The post Manastirliu në Astir: Shkolla e kopshte pranë çdo komuniteti appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

U përfol si kandidate për Bashkinë e Tiranës, Edlira Çepani: Procesi i përzgjedhjes së kandidatëve nuk ishte normal, partitë të hapen drejt intelektualëve

By: V K
21 October 2025 at 15:22

Ditën e sotme, juristja dhe aktivistja Edlira Çepani, teksa ishte e ftuar në News24, ka komentuar procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për kryetar Bashkie në Tiranë, duke vlerësuar si hap pozitiv faktin që, për herë të parë, janë propozuar emra jashtë skemave politike tradicionale.

Ajo shtoi se kjo duhet të shërbejë si mesazh për politikën, që të hapet më shumë drejt intelektualëve dhe profesionistëve që kanë dëshirë dhe kapacitete për të kontribuar në jetën publike.

“Nuk pati një procedurë përzgjedhjeje normale. Pra ishte një procedurë që nuk ishte përzgjedhje, ishin disa emra që u hodhën nëpër të. Ne si juristë kemi nevojë për rregulla të qarta se kush na voton, propozon dhe kush e zgjedh emrin. Por, për mendimin tim, kjo solli një risi pozitive, u lakuan emra që nuk vinin nga politika. Ky ishte një sinjal se ka njerëz përtej partive që qytetarët duan t’i shohin në pozicione kyçe”, deklaroi Çepani.

Më tej ajo tha se; “dinamikat po tregojnë që partitë politike të hapen më shumë, por edhe njerëzit kanë filluar të kërkojnë ndryshimin e ujërave”.

E pyetur nëse do ta kishte pranuar një ofertë për kandidim, Çepani u shpreh:

“Do ta kisha menduar seriozisht. Pastaj do të varej nga marrëveshjet, angazhimi në fushatë, etj. Ajo që më pëlqeu nuk kishte të bënte me individin, por me faktin që iu dha njerëzve mundësia të kishin një angazhim konkret”.

Gjithashtu, Çepani tha se nëse bashkëshorti i saj, Gert Bogdani do të ishte gjallë, do ta kishte inkurajuar nëse do të duhej të garonte për kryetare të Bashkisë së Tiranës.

The post U përfol si kandidate për Bashkinë e Tiranës, Edlira Çepani: Procesi i përzgjedhjes së kandidatëve nuk ishte normal, partitë të hapen drejt intelektualëve appeared first on Albeu.com.

Manastirliu: Forcojmë bashkëpunimin mes bashkisë, shkollës dhe familjes

20 October 2025 at 17:28

TIRANË, 20 tetor /ATSH/ Kandidatja e Partisë Socialiste për kryetare të bashkisë së Tiranës, Ogerta Manastirliu zhvilloi sot një takim me mësuese dhe mësues, të cilëve iu parashtroi disa nga objektivat, ku do të fokusohet bashkia nën drejtimin e saj, me prioritet shkollat dhe modernizimin e tyre.

“Shkolla është qendra më e rëndësishme e një komuniteti. Klasa është vendi më i rëndësishëm i shkollës. Aty formohen brezat e ardhshëm. Aty sigurohet, që dija jo vetëm përçohet, por edhe përthithet, ashtu sikurse aty ne garantojmë që do të kemi qytetarë të mirë, breza të rinj të formuar dhe një vend të zhvilluar”, u shpreh ajo, teksa premtoi se bashkia do të punojë fort që marrëdhënia shkollë-familje-bashki të kthehet në një instrument proaktiv për zhvillimin e komunitetit.

“Unë besoj fort dhe jam e bindur për këtë gjë, që marrëdhënia me shkollën, familjen dhe bashkinë, duhet jo vetëm fuqizuar, por kthyer në një instrument proaktiv për zhvillimin e komunitetit. Në shkollë është gjithë energjia, jo vetëm e fëmijëve dhe juaja, është energjia e prindërve, është energjia e familjes, është energjia e komunitetit, që pret të rikthehet në dijen për fëmijët, por edhe në kënaqësi për ju si mësues”, tha Manastirliu.

Teksa foli për projektet e bashkisë në të ardhmen, Manastirliu tha se çdo projekt do të ketë në fokus dimensionin social të tij, në mënyrë që çdo anëtar i komunitetit në rolin që ai ka, të ndihet i vlerësuar dhe i respektuar.

/gj.m/a.f/r.e/

The post Manastirliu: Forcojmë bashkëpunimin mes bashkisë, shkollës dhe familjes appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

As socialistët nuk janë të bindur për kandidaturën e Manastilirut/ Braçe: Emri nuk më thotë asgjë!

9 October 2025 at 21:05

Deputeti Erion Braçe duket se është i dyzuar për emrin e Ogerta Manastirliu si kandidate të Partisë Socialiste për zgjedhjet e parakohshme lokale për Bashkinë e Tiranës. Në një intervistë televizive, ai thotë se si emër nuk i thotë asgjë dhe se dëshiron të shohë si qeveriset qyteti.  Mesa duket as vetë socialistët  nuk janë […]

The post As socialistët nuk janë të bindur për kandidaturën e Manastilirut/ Braçe: Emri nuk më thotë asgjë! appeared first on BoldNews.al.

Prezantohen kandidatët e PS për bashkitë Vlorë dhe Tepelenë

8 October 2025 at 20:52

TIRANË, 8 tetor /ATSH/ Në qytetin e Vlorës është zhvilluar sot Asambleja e Partisë Socialiste, ku është prezantuar zyrtarisht Brunilda Mersini si kandidate për kryetare të Bashkisë Vlorë.

Mbledhja u drejtua nga drejtuesi politik i qarkut, Blendi Çuçi, në prani të deputetëve dhe strukturave lokale të PS-së.

Gjatë fjalës së saj, Mersini e cilësoi një privilegj të veçantë faktin që është gruaja e parë që përfaqëson Partinë Socialiste në garën për drejtimin e Bashkisë Vlorë.

Ajo theksoi se, synimi i saj është të punojë me përkushtim për një qytet më të zhvilluar dhe më bashkëkohor, duke vënë theksin tek bashkëpunimi me qytetarët dhe transparenca në çdo vendimmarrje.

Mersini vuri në dukje se mbështetja masive e qytetarëve gjatë fushatës së saj si kandidate, si dhe besimi i strukturave të Partisë Socialiste, i kanë dhënë asaj një forcë të jashtëzakonshme për të ecur përpara me energji dhe përgjegjësi të plotë.

Deputetja dhe tashmë kandidatja për bashkinë, falënderoi qytetarët për pritjen dhe entuziazmin që kanë treguar ndaj saj, duke e cilësuar këtë si një shtysë të rëndësishme për të dëshmuar se besimi i dhënë nuk do të shkojë dëm.

Ajo shprehu angazhimin për të ndërtuar një bashki më efikase, më transparente dhe më pranë qytetarëve.

Ndërsa drejtuesja politike e PS për qarkun e Gjirokastrës, Mirela Kumbaro prezantoi përpara strukturave kandidatin e Partisë Socialiste për bashkinë e Tepelenës, Gramoz Sako.

“Me strukturat socialiste në një takim për procesin e riorganizmit që e kemi nisur me energji të reja e angazhim të palodhur për Tepelenën përpara një gare të re me kandidatin fitues të Partisë Socialiste Gramoz Sako, ku transformimet e mëdha kërkojnë më shumë dinamizëm në ofrimin e shërbimeve publike, përmbushjen e pritshmërive të qytetarëve, digjitalizim, investime të qëndrueshme”, shkroi Kumbaro në rrjetet sociale.

“Të gjithë jemi të përkushtuar të ecim përpara, të motivuar t’u përgjigjemi sfidave dhe objektivave që i vendosim për qytetarët e Tepelenës dhe në raport me veten”, theksoi ajo.

The post Prezantohen kandidatët e PS për bashkitë Vlorë dhe Tepelenë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kandidate për Tiranën? Edlira Çepani: E pashë si vazhdimin e vizionit të Gertit

By: D Marku
8 October 2025 at 13:19

Edlira Çepani e ka cilësuar si një surprizë e bukur përfolja e emrit të saj si një nga kandidatet e mundshme për bashkinë e Tiranës nga ana e opozitës. E ftuar në “Goca dhe gra”, ajo tha se kur e dëgjoi emrin e saj të përflitej për garën e Tiranës, ishte e papritur, por surprizë e bukur.

“Nuk e kisha konsideruar më parë, kam disa vite që merrem me politikë sepse punoj me vajza dhe gra nga forcat politike, por vetë nuk e kisha menduar. Ishte një surprizë e bukur. E vlerësova që më propozuan. Kjo ishte një nga kërkesat e njerëzve, kam përshtypjen. Ishte një shtysë nga njerëzit emrit im”, u shpreh ajo.

Por nëse do ta kishin propozuar, a do të kandidonte?

“Në momentin që ta kërkojnë dhe njerëzit të shtyjnë, duhet respektuar”, tha ajo, duke shtuar se e pa si një realizim edhe të vizionit të bashkëshortit të saj, Gert Bogdani, që u nda parakohe nga jeta.

“Pashë dhe si një realizim i vizionit të Gertit për bashkinë e Tiranës. Unë i kam dhënë një premtim kur jeta na ndau në mënyrë të padrejtë, që do ta vazhdoj misionin e tij. Ai do të më kishte mbështetur nëse do të kandidoja”, tha ajo.

The post Kandidate për Tiranën? Edlira Çepani: E pashë si vazhdimin e vizionit të Gertit appeared first on Albeu.com.

Përfundon sot afati, katër kandidatë në garë për kreun e ri të SPAK-ut

By: lindita
8 October 2025 at 11:39

Mandati i Altin Dumanit përfundon në dhjetor dhe katër kandidatë kanë dorëzuar platformën e tyre për t’u zgjedhur në krye të Prokurorisë së Posaçme. Klodian Braho ishte i pari që dorëzoi aplikimin e tij pranë KLP-së, ndërsa pas tij dorëzuan kërkesën edhe Elvin Gogaj, Doloreza Musabelliu dhe Adnand Xholi. Altin Dumani është zgjedhur në krye të SPAK më 18 dhjetor 2022 dhe është prokurori i dytë…

Source

Kandidatja e PS për Vlorën, Mersini: Është mision shpirtëror

7 October 2025 at 21:50

TIRANË, 7 tetor /ATSH/ Kandidatja e zyrtarizuar sot nga Partia Socialiste për bashkinë e Vlorës, Brunilda Mersini, ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me përzgjedhjen e saj nga kryesia e Partisë Socialiste.

Mersini shprehet se vendimi për të kandiduar si deputete në zgjedhjet e 11 majit ka qenë një nga vendimet më të rëndësishme të jetës së saj.

Ajo shton se pas besimit të kandidaturës për bashkinë, më shumë se një detyrë ajo e sheh si një mision shpirtëror për të.

“Të kandidoja për të përfaqësuar qytetin tim si deputete ishte një nga vendimet më të rëndësishme të jetës sime. Ishte një thirrje për t’i shërbyer komunitetit me ndershmëri, përkushtim dhe dashuri. Me mirënjohje dhe me ndjesinë e thellë të përgjegjësisë, sot më besohet kandidatura për Kryetare të Bashkisë së Vlorës”, shkruan ajo.

Mersini thekson se, “ky nuk është një udhëtim ambicieje personale, por një angazhim i thellë për të dëgjuar çdo zë, për të ndërtuar ura bashkëpunimi për një të ardhme më të mirë qytetit tonë. Çdo takim me ju, që më besuat në kandidaturën si deputete, çdo bisedë në rrugët e Vlorës, çdo dorë e shtrirë me mirësi, më ka dhënë forcën për të ecur përpara. Keni qenë pranë meje në çdo hap, me besim, me kurajo dhe me atë ndjenjë të thellë përkatësie që vetëm vlonjatët dinë ta japin”.

“Të jesh përfaqësuese e këtij qyteti është më shumë se detyrë, është mision shpirtëror. Dhe sot, ky mision merr një përgjegjësi të re: të punoj, me gjithë energjinë, përkushtimin dhe dashurinë time, për të patur një Vlorë që i ngjan njerëzve të saj të ndershëm, punëtorë, krenarë dhe plot dritë”, shkruan Mersini, e cila më tej falenderon në veçanti kryeministrin Edi Rama dhe drejtuesin politik të qarkut, Bledi Çuçi, për besimin që treguan ndaj saj.

Po ashtu, ajo falenderon edhe strukturat e Partisë Socialiste dhe qytetarët e Vlorës.

Mersini u premton atyre se do t’u qëndrojë çdo ditë pranë, duke i dëgjuar, duke punuar, dhe duke e “vënë zemrën në çdo gjë”, që do të bëjë.

“Për mua, kjo nuk është thjesht një garë politike, është një rrugëtim zemre për Vlorën”, shton Mersini.

/gj.m/r.e/a.f/

The post Kandidatja e PS për Vlorën, Mersini: Është mision shpirtëror appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

PS cakton kandidatët për bashkitë Mat, Berat, Tepelenë, Vlorë dhe Cërrik

7 October 2025 at 18:38

TIRANË, 7 tetor/ATSH/ Partia Socialiste ka përcaktuar sot pas mbledhjes së Kryesisë kandidatët për bashkitë e e Matit, Beratit, Tepelenës, Vlorës dhe Cërrikut.

Drejtuesja politike për Gjirokastrën, Mirela Kumbaro deklaroi se Gramoz Sako do të jetë kandidat për bashkinë e Tepelenës.

Kumbaro u shpreh se, Sako është një figurë e njohur në karrierën e vetë ushtarake, një karrierë e shkëlqyer me një emër shumë të mirë, por mbi të gjitha një djalë i Tepelenës.
Kumbaro theksoi se kandidati i propozuar nga PS, është një figurë e gjithëpranuar që gëzon respekt të plotë si në Tepelenë, por ashtu edhe në të gjithë karrierën e vetë me kolegët.

“Jemi të bindur se me Gramoz Sakon do të kemi një vazhdim shumë të mirë të vizionit të Tepelenës 2030 për të vazhduar me të gjithë projektet e suksesshme të zhvillimit turistik dhe bujqësor të qarkut të Gjirokastrës, ku Tepelena do të vazhdojë të jetë një krenari për PS-në, por edhe për gjithë jugun e Shqipërisë”, tha Kumbaro.

Drejtuesi politik për Dibrën, Blendi Klosi tha se Altin Bojni do të jetë kandidat i PS për bashkinë e Matit.

Klosi theksoi se, “CV-ja e tij si ekonomist dhe pastaj drejtues administrativ në disa institucione, por edhe në detyrën e tij si kryetar i këshillit bashkiak, është një figurë e konsoliduar, e cila siguron jo vetëm rezultat jashtëzakonisht pozitiv në zgjedhjet e radhës, por po ashtu edhe vazhdim të gjithë projekteve të zhvilluara në bashkinë e Matit, në të cilën kemi punuar kaq shumë për ta shndërruar në një zonë jashtëzakonisht pozitive, dhe një zonë e cila prej kohësh tashmë mbështet fuqishëm PS-në”.

“Altini vjen nga përvojat e tij në drejtim të institucioneve të pushtetit lokal dhe garanton vazhdimësinë e shumë aktiviteteve të nisura dhe të projektuara në bashkinë e Matit për ta shndërruar jo vetëm bashkinë e Matit, por gjithë qarkun e Dibrës, në një qark me shumë rezultate për sa i përket zhvillimit në atë zonë”, tha Klosi.

Drejtuesi politik i qarkut Berat, Ervin Demo u shpreh se kandidati për kryetar bashkie në Berat do të jetë Ervin Ceca.

Demo tha se, Ceca aktualisht është në detyrë. “Ka qenë kryetar i këshillit bashkiak për një periudhë pothuajse 6-vjeçare. Ka përfunduar studimet në Padova të Italisë për ekonomi. Ka punuar në bankat e nivelit të dytë për një kohë shumë të gjatë si drejtor banke në qytetin e Beratit”, tha Demo.

Demo u shpreh se, “Ceca është një figurë qytetare beratase, në një familje me tradita në qytet dhe patjetër mishëron atë çfarë Berati mishëron nga pikëpamja e kulturës dhe traditës”.

Ai theksoi se, “është normale që bashkia e Beratit do të vazhdojë me intensitet transformimin rrënjësor që ka përjetuar gjatë viteve të fundit dhe ato projekte madhore në të cilat dhe këshilli bashkiak ka qenë i përfshirë, patjetër do të vazhdojnë me hapa të sigurt në një të ardhme dhe më të mirë për qytetin e Beratit”.

Drejtuesi politik i qarkut Vlorë, Bledi Çuçi u shpreh se, kandidati për kryetar bashkie në Vlorë do të jetë Brunilda Mersini, deputete aktuale e PS në Vlorë.

“Në kushtet e krijimit të beftë të vakancës në bashkinë e Vlorës, për shkak të dorëheqjes së kryetarit të bashkisë, menduam që të kishim një kandidat për këtë pjesë të mbetur të mandatit që do të ishte dhe me eksperiencë menaxheriale për të mbuluar gjithë atë vakuum të krijuar nga dorëheqja e kryetarit të bashkisë, por edhe një figurë politike me një eksperiencë në politikë po aq të gjatë, dhe besoj se kandidatja që sapo miratuam në kryesi i plotëson këto kushte. Dhe ajo është Brunilda Mersini, deputetja aktuale e PS e qarkut të Vlorë dhe një nga ish-drejtueset më të suksesshme në bashkinë e Vlorës në gjithë këto vite ku PS qeveris në Vlorë dhe gjithë Shqipërinë”.

Drejtuesi politik i qarkut Elbasan, Arbjan Mazniku u shpreh se, kandidati për kryetar bashkie në Cërrik do të jetë Florenc Doka.

Mazniku theksoi se, “Florenci është një jurist, i cili ka një eksperiencë të gjatë administrative. Ka punuar në bashkinë e Cërrikut në disa funksione për një periudhë të gjatë”.

Mazniku u shpreh se, “Doka është një person që ka lidhje të ngushta me qytetin dhe eksperiencë administrative në nivel vendor, por edhe në institucione qendrore, duke siguruar në këtë mënyrë një vijimësi të punëve të mira që janë bërë në atë bashki dhe gjithë punëve të tjera të cilat presin përpara që të bëhen, për ta çuar Cërrikun ashtu si dhe gjithë qarkun e Elbasanit drejt vizionit Shqipëria 2030”

Mbledhje kryesie PS, Foto: Florian Abazaj
1 nga 4

/gj.m/r.e/a.f/

The post PS cakton kandidatët për bashkitë Mat, Berat, Tepelenë, Vlorë dhe Cërrik appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌