Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Justina Shiroka Pula zgjidhet kryetare e Akademisë së Shkencave të Kosovës

19 December 2025 at 20:33

PRISHTINË, 19 dhjetor /ATSH/ Akademikja Justina Shiroka Pula është zgjedhur kryetare e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

Ajo është gruaja e parë që udhëheq këtë institucion të themeluar më 1975 dhe pason në këtë detyrë akademik, Mehmet Krajën.

Gjatë mbledhjes më 19 dhjetor, ASHAK zgjodhi edhe kryesinë e saj, ku Fejzullah Krasniqi u zgjodh nënkryetar, ndërkaq Bardh Rugova sekretar shkencor.

Mandati i kryetarit të ASHAK-ut është katërvjeçar, me mundësi rizgjedhje.

Kush është Justina Shiroka Pula?

Udhëheqësja e re e ASHAK-ut ka përfunduar shkollën fillore dhe të mesme në Prishtinë. Po ashtu, më 1976 ka përfunduar Fakultetin Ekonomik në Prishtinë.

Ndërkaq, studimet pasuniversitare, në fushën e teorisë dhe politikës së zhvillimit ekonomik i përfundoi më 1984 në Fakultetin e Shkencave Ekonimike të Zagrebit.

Ajo u doktorua në UP me tezën e doktoratës me titull: “Investimet demografike dhe zhvillimi ekonomik i Kosovës”.

Kryetarja e re e Akademisë së Shkencave ka punuar në Bankën Popullore të Kosovës dhe më 1978 ka nisur karrierën si ligjëruese në Fakultetin Ekonomik.

Sipas biografisë të publikuar në faqen e ASHAK, Shiroka Pula ka marrë pjesë edhe në studime të posdoktoratës, në Universitetin e Lincit në Aushtri, në atë të Arizonës në SHBA si dhe ka kryer trajnime të ndryshme profesionale në universitete të ndryshme të botës.

Pas luftës, ajo është angazhuar në shoqërinë civile, në fushën e fuqizimit të grave, barazisë gjinore dhe zhvillimit të bizneseve dhe ndërmarrësisë.

Nga viti 2008 deri më 2011 ka qenë ministre e Energjisë dhe Minierave të Kosovës, ndërkaq nga viti 2011 deri më 2014 ka qenë deputete e Kuvendit të Kosovës. /REL/

The post Justina Shiroka Pula zgjidhet kryetare e Akademisë së Shkencave të Kosovës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

GJKKO kalon për gjykim ish-kryetaren e komanduar të Tropojës dhe ndërtuesin

By: Fax Web
26 November 2025 at 10:47

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) pranoi sot kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për dërgimin për gjykim të ish-kryetares së komanduar të bashkisë Tropojë, Zyra Islamaj dhe ndërtuesit Rrok Gega.

Zyra Islamaj akuzohet për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike“ dhe Rrok Gega akuzohet për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike“.

Gjithashtu gjyqtarja Irena Gjika vendosi dërgimin e çështjes për gjykim pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me tjetër trup gjykues.

Kundër këtij vendimi nuk lejohet ankim.

Nga hetimet e SPAK ka rezultuar se Zyra Islamaj është përpjekur përmes një tenderi të hapur, të favorizojë ndërtimin e një ure mbi përroin që kalon pranë shtëpisë së motrës së saj. SPAK thotë se Islamaj planifikoi të angazhonte edhe teknikun e mirëmbajtjes së rrugëve, punonjës në Bashkinë Tropojë, për ta ndihmuar ndërtuesin.

Kaloi “gardhin” për t’u bërë nënkryetare bashkie/ Nikollo: Pas primareve, më përjashtuan nga PD

24 October 2025 at 19:15

Ish-kryetarja e degës së PD-së në Sarandë, Manjola Nikollo ka reaguar për herë të parë, pasi ndryshoi qëndrime politike duke iu bashkuar Partisë Socialiste, duke u emëruar në postin e nënkryetares së Bashkisë së Sarandës. Në një intervistë për mediat lokale, Nikollo thotë se ndihej e përjashtuar nga PD, pasi dha dorëheqjen për të garuar […]

The post Kaloi “gardhin” për t’u bërë nënkryetare bashkie/ Nikollo: Pas primareve, më përjashtuan nga PD appeared first on BoldNews.al.

Ish-kryetarja e PD merr postin e nënkryetares së Bashkisë së Sarandës

23 October 2025 at 18:04

SARANDË– Ish-kryetarja e PD, Sarandë, Manjola Cikuli Nikollo ka pranuar postin e nënkryetares së Bashkisë Sarandë.

Ajo ishte kryetare degë e PD deri në mars të këtij viti, dha dorëheqjen për t’u futur në primare, doli e treta në rang qarku pas Ina Zhupës dhe Atird Hoxhës, por mos u la në listë të hapur, nuk pranoi të kandidojë më 11 maj.

Edhe këshilltari bashkiak i opozitës në Sarandë, Jolio Dine është emëruar pak muaj më parë drejtor i shërbimeve publike në këtë bashki të drejtuar nga PS./abcnews.al

Aktorja Delinda Disha kandidon për kryetare në Bashkinë e Tepelenës

By: V K
23 October 2025 at 12:33

Aktorja e njohur Delinda Disha, ka njoftuar se do të kandidojë për kryetare të Bashkisë së Tepelenës në zgjedhjet e 9 nëntorit.

“Mirëmëngjes miq! Nga sot jam e lumtur të ndaj me ju lajmin si kandidate e pavarur për kryetare në Bashkinë Tepelenë! Me respekt, Delinda Zhupa Disha”, shkroi Disha në një postim në Instagram Story.

Ajo bëhet kështu kandidatja e dytë nga fusha e aktrimit që merr pjesë në zgjedhjet pjesshme vendore, pas Florian Binajt që kandidon për Bashkinë e Tiranës.

 

The post Aktorja Delinda Disha kandidon për kryetare në Bashkinë e Tepelenës appeared first on Albeu.com.

I fali mandatin Zegjinesë, Balluku emëron Maldrita Bardhon nënkryetare të Bashkisë së Lushnjës

7 October 2025 at 22:09

Kandidatja e Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit në Qarkun e Fierit, Maldrita Bardho, është emëruar ditën e sotme në postin e nënkryetares në Bashkinë e Lushnjës. Lajmin e ka bërë me dije Belinda Balluku, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku njofton se e ka prezantuar Bardhon ditën e sotme përpara Këshillit […]

The post I fali mandatin Zegjinesë, Balluku emëron Maldrita Bardhon nënkryetare të Bashkisë së Lushnjës appeared first on BoldNews.al.

EMRI/ Zgjidhet kryetarja e re e Shoqatës së Avokatëve Penalistë të Shqipërisë

27 September 2025 at 15:36

Avokatja Joana Qeleshi është zgjedhur në krye të Shoqatës së Avokatëve Penalistë të Shqipërisë. Lajmi raportohet nga mediat, duke iu referuar burimeve nga mbledhja e zhvilluar paraditën e sotme, ku Qeleshi ka fituar besimin e anëtarësisë për të përfaqësuar dhe mbështetur drejtësinë në vend. Ajo zëvendëson në këtë detyrë Saimir Vishajn. Joana Qeleshi ka shërbyer […]

The post EMRI/ Zgjidhet kryetarja e re e Shoqatës së Avokatëve Penalistë të Shqipërisë appeared first on BoldNews.al.

Kuvendi miraton emrat e mazhorancës në komisionet e përhershme parlamentare

16 September 2025 at 17:38

TIRANË, 16 shtator/ATSH/ Kuvendi miratoi sot emrat e mazhorancës për kryesitë e komisioneve të përhershme parlamentare.

Deputetët e mazhorancës votuan me 77 vota pro, 1 kundër dhe zero abstenim, emrat e paraqitur nga mazhoranca për 7 komisione që i kryesojnë.

Ndërkohë, opozita caktoi sot emrat për kryesimin e 4 komisioneve parlamentare dhe 7 nënkryetarët, por nuk paraqiti në kohë emrat për votim në seancën e pasdites.

Kuvendi vendosi që përbërja e kryesive të komisioneve të përhershme të kuvendit, sa i takon mazhorancës socialiste, të jetë si më poshtë:

Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, kryetare Milva Ekonomi, nënkryetar Erion Braçe, Sekretare Zamira Sinaj.

Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, kryetar Ulsi Manaj, nënkryetar Damian Gjiknuri, sekretare Aurora Mara.

Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen, kryetar Bledar Çuçi, nënkryetar Olta Xhaçka, sekretar Ilirian Pendavinji.

Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe Sportet, kryetari i takon opozitës, nënkryetare Evis Kushi, sekretare Hatixhe Konomi.

Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale, kryetari i takon opozitës, nënkryetar Eduart Shalsi, sekretare Enriketa Jaho.

Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe zhvillimin e Qëndrueshëm, kryetare Anila Denaj, nënkryetar Ceno Klosi, sekretare Ilva Gjuzi.

Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik, kryetari i takon opozitës, nënkryetare Iris Luarasi, sekretar Ardit Bido.

Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural, kryetar Blendi Klosi, nënkryetar Fadil Nasufi, sekretar Saimir Hasalla.

Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, kryetari i takon opozitës, nënkryetar Erion Malaj, sekretar Arkend Balla.

Komisioni për Europën e Punët e Jashtme, kryetar Igli Hasani, nënkryetare Bora Muzhaqi, sekretare Marjana Koceku.

Komisioni për Nismat qytetare bashkëpunimin dhe mbikëqyrjen institucionale kryetar Fatmir Xhafa, nënkryetar Ermal Elezi, sekretare Aulona Bylykbashi.

Partia Demokratike caktoi sot katër kryetarët e komisioneve parlamentare që do të drejtojë opozita, gjatë mbledhjes së sotme të grupit parlamentar të kësaj partie. Kështu Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe Sportet do të drejtohet nga Luçiano Boçi, komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën do të drejtohet nga Ina Zhupa, komisioni për Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik do të drejtohet nga Jorida Tabaku, komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale do të drejtohet nga Bardh Spahia.

Kuvendi miratoi në seancën e sotme të paradites projektvendimin e paraqitur nga Partia Socialiste për ngritjen e 11 komisioneve të përhershme, nga 8 që ishin më parë.

Kuvendi miraton kryesitë e komisioneve parlamentare, foto: Florian Abazaj
1 nga 2

/k.s/j.p/

The post Kuvendi miraton emrat e mazhorancës në komisionet e përhershme parlamentare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Klodiana Spahiu dhe Agron Gjekmarkaj zv/kryetarë të Kuvendit, zgjidhen sekretariatet dhe Byroja parlamentare

16 September 2025 at 11:46

TIRANË, 16 shtator/ATSH-Maela Marini/ Klodiana Spahiu u zgjodh sot zëvendëskryetare e Kuvendit me propozim të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ndërsa Agron Gjekmarkaj u zgjodh zëvendëskryetar me propozim të grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi lexoi sot në seancë plenare projektvendimin për zgjedhjen e dy zëvendëskryetarëve të Kuvendit, pas këshillimit me kryetarët e grupeve parlamentare.

Po ashtu, Peleshi informoi mbi kryesimin dhe anëtarësinë e sekretariateve dhe të byrosë së Kuvendit.

Kuvendi vendosi zgjedhjen e anëtarëve të sekretariateve të Kuvendit si më poshtë:

Sekretariati për Buxhetin e Kuvendit: Milva Ekonomi, sekretare; Belind Këlliçi sekretar; Evis Kushi, anëtare; Anila Denaj, anëtare; Igli Cara anëtar.

Sekretariati për Procedurat dhe Votimet: Ulsi Manja, sekretar; Saimir Hasalla anëtar; Arkend Balla, anëtar; Blend Himçi, anëtar, Saimir Korreshi anëtar.

Sekretariati për Statusin e Deputetit: Flamur Hoxha, sekretar; Besa Spaho anëtare, Ceno Klosi anëtar.

Sekretarit për Kërkimin Parlamentar, Bibliotekën dhe Botimet Parlamentare: Fatmir Xhafaj, sekretar, Erion Malaj, anëtar; Greta Bardeli, anëtare.

Sekretariati për Marrëdhëniet me Jashtë: Taulant Balla, sekretar; Igli Hasani, anëtar; Tritan Shehu anëtar.

Sekretarit për Transparencën e Teknologjinë e Informacionit: Blendi Klosi, sekretar; Bora Muzhaqi, anëtare; Besart Xhaferri anëtar.

Byroja Kuvendit: Niko Pelelshi, kryetar i Kuvendit, Klodiana Spahiu, zëvendëskryetare e Kuvendit, Agron Gjekmarkaj zëvendëskryetar i Kuvendit, Milva Ekonomi, sekretare për Buxhetin; Belind Këlliçi, sekretar për Kuvendin; Ulsi Manja sekretar për Procedurat e Votimit; Flamur Hoxha sekretar për Statusin e Deputetit; Fatmir Xhafaj sekretar për Kërkimin Parlamentar, Bibliotekën dhe Botimet Parlamentare; Taulant Balla sekretar i Marrëdhënieve me Jashtë; Blendi Klosi sekretar për Transparencën dhe Teknologjinë e Informacionit.

/a.f/

The post Klodiana Spahiu dhe Agron Gjekmarkaj zv/kryetarë të Kuvendit, zgjidhen sekretariatet dhe Byroja parlamentare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Edi Rama shpall Ogerta Manastirliun si kandidate për kryetare të Bashkisë së Tiranës

By: V K
11 September 2025 at 11:35

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama, ka njoftuar shpalljen e kandidates për kryetare të Bashkisë së Tiranës, ajo do të jetë Ogerta Manastirliu.

Rama e njoftoi këtë vendim në asamble, teksa njoftoi dhe vetë Manastiruliun, e cila sipas tij nuk dinte asgjë.

“Të ma falësh” , tha Rama para anëtarëve të asamblesë. Ai u shpreh se Manastirliu është profili që i duhet për drejtimin e Tiranës.

“Unë kam shumë besim për shumë arsye për përkushtimin e veçantë ndaj shërbimit publik dhe kujdesin ndaj bashkëpunëtoreve që Ogerta Manastirliu është njeriu që i duhet sot Tiranës”, tha Rama.

Edi Rama: E di që nuk do ma falësh kollaj në një kohë më të gjatë mbase kësaj here këtë bombë të palajmëruar. Shqipëria ka nevojë për Tiranën si treni për lokomotivën. PS nuk ka më as si pret as ça pret për ta rivënë lokomotivën në lëvizje. Duhet të më besosh ti dhe të më besojnë të gjithë, nuk kemi ku dhe si e kërkojmë një profil dhe person më të përshtatshëm për t’i kërkuar popullit të Tiranës mbështetjen e tij dhe për ti dhënë lokomotivës së Shqipërisë shpejtësinë e saj më të madhe.

Kështu që është radha jote e nderuar dhe e dashur Ogerta ta udhëheqësh Tiranën me ambicien qetësinë që ta ka karakterizuar në të gjitha detyra sfiduese ku ke spikatur gjerë tani. Ndërsa detyra jonë është të mbështesim fillimisht duke u vënë në rresh pas teje për të marrë votëbesimin e mëritura nga komuniteti i madh i kryeqytetit për kandidaturën bindëse të PS.

The post Edi Rama shpall Ogerta Manastirliun si kandidate për kryetare të Bashkisë së Tiranës appeared first on Albeu.com.

Socialistët po përgatiten për zgjedhje në bashkitë pa kryetarë, pritet të mbahen në tetor

6 September 2025 at 21:22

Prej muajit maj, tre bashki të vendit, Tepelena, Berati dhe Mati, kanë mbetur pa kryetar, pasi të zgjedhurit e tyre lanë postin për të hyrë në Parlament. Deri më sot, drejtimi është marrë përsipër nga nënkryetarët e komanduar. Kodi Zgjedhor i jep të drejtën Presidentit të Republikës të caktojë datën e zgjedhjeve, por vetëm pasi […]

The post Socialistët po përgatiten për zgjedhje në bashkitë pa kryetarë, pritet të mbahen në tetor appeared first on BoldNews.al.

Zgjidhen tre nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës nga partitë shqiptare

26 August 2025 at 14:28

PRISHTINË, 26 gusht/ATSH/ Pas zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit të Kosovës që i dha fund ngërçit politik, seanca konstituive vijoi me zgjedhjen e nënkryetarëve sipas propozimeve të depozituara nga partitë.

Albulena Haxhiu, Vlora Çitaku dhe Kujtim Shala janë zgjedhur nënkryetarë me vota 101 për, asnjë kundër dhe nëntë abstenime.

Dy nënkryetarë të tjerë duhet të propozohen nga pakicat.

Përpara votimit, kryeparlamentari i sapozgjedhur Basha u shpreh se tri partitë më të mëdha shqiptare janë pajtuar për t’i votuar tre nënkryetarët në pako.

Lëvizja Vetëvendosje kishte propozuar Albulena Haxhiun, Partia Demokratike e Kosovës Vlora Çitakun, ndërsa Lidhja Demoratike e Kosovës Kujtim Shalën. /rel/

The post Zgjidhen tre nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës nga partitë shqiptare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Japin dorëheqjen 4 nënkryetarët e Bashkisë Tiranë, ja kush i zëvendëson/ EMRAT

By: Oldi
31 July 2025 at 10:46

Pas presionit të kryeministrit Edi Rama, katër nënkryetarë të Bashkisë Tiranë kanë dhënë dorëheqjen. Mësohet se Frida Pashako, Andi Seferi, Keti Luarasi dhe Jonida Halili ditën e sotme janë larguar nga detyra. Ndërkohë, katër nënkryetarët e rinj janë caktuar: Ilir Mengra, Blendi Sula, Gentian Keri dhe Vasilika Vjero. Kjo lëvizje vjen pas kërkesave të vazhdueshme […]

The post Japin dorëheqjen 4 nënkryetarët e Bashkisë Tiranë, ja kush i zëvendëson/ EMRAT appeared first on BoldNews.al.

Shkarkohen 14 administratorë të njësive administrative dhe 2 nënkryetarë të bashkisë së Kukësit

TIRANË, 14 korrik/ATSH/ Kryetari i bashkisë Kukës, Albert Halilaj vendosi ditët e fundit shkarkimin nga detyra të 14 administratorë të njësive administrative dhe 2 nënkryetarëve të bashkisë.

Ky vendim erdhi pas analizës së punës për performancën e bashkisë Kukës për periudhën janar–qershor si dhe në kuadër të përmirësimit të punës dhe rritjes së nivelit të shërbimit ndaj qytetarëve.

“Puna do të vijojë me fokus në përmirësimin e treguesve të performancës në të gjithë sektorët ku janë evidentuar problematika, si dhe me vëmendje të shtuar ndaj cilësisë së shërbimeve për qytetarët”, thuhet në një postim në rrjetet sociale të bashkisë Kukës.

/k.s/j.p/

The post Shkarkohen 14 administratorë të njësive administrative dhe 2 nënkryetarë të bashkisë së Kukësit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama iu kërkon kryebashkiakëve shkarkimin e nënkryetarëve: Bëni rifreskim

TIRANË, 11 korrik /ATSH/  Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me kryetarët e bashkive, për performancën lokale në funksion të vizionit “Shqipëria 2030” dhe rrugës së pandalshme drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Gjatë këtij takimi Rama iu kërkoi kryebashkiakëve edhe shkarkimin e nënkryetarëve.

“Është e domosdoshme dhe nënkryetarët është mirë të ndryshojnë. Sepse i shoh shumë të lodhur, shumë shumë të lodhur, i shoh të rraskapitur. I shoh të rraskapitur. Juve s’ndryshoni dot. Edhe dy vjet, edhe dy vjet keni, si të doni”, iu drejtua Rama kryebashkiakëve.

“Nuk besoj se dëgjova bashkinë e Lezhës në këtë drejtim, apo një sërë bashkish të tjera, që jo se i kanë me shkëlqim ato yjet që kanë aty, po se e di që keni vështirësi të gjeni yje të tjera. Megjithatë, në nderin tënd është që t’i shkarkosh gjithë, po kjo është një çështje që ti e sheh vetë”, iu drejtua Rama, kryebashkiakut të Lezhës, Pjerin Ndreut.

“Ajo që unë them është që tek nënkryetarët bëni mirë të bëni një rifreskim të madh. Se dhe nga mënyra si qeshët, ishte shumë e qartë që edhe ju vetë e ndjeni që mezi po i mbani në krahë ata. Edhe tani që u kujtuat po mendoni se në cilën orë të gjumit janë, ndërkohë që ju keni ardhur në Durrës këtu. S’besoj se ndonjëri nga ata është tani në terren”, tha Rama.

/gj.m/j.p/

 

The post Rama iu kërkon kryebashkiakëve shkarkimin e nënkryetarëve: Bëni rifreskim appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dhuka: 70% e legjislacionit të BE-së ka ndikim në nivel vendor ose zbatohet nga bashkitë

TIRANË, 11 korrik/ATSH/ Ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja e Shqipërisë me Bashkimin Evropian, Majlinda Dhuka tha sot se “standardet që i hedhim në ligje duam t’i shohim të realizuara në terren. Në këtë kuptim dua ta thyej mendimin nëse ekziston një i tillë që roli i bashkive është periferik në rrugën drejt BE-së, pasi roli i bashkive është qendror në rrugën drejt BE-së”.

Në takimin me kryetarët e bashkive për performancën e pushtetit vendor në funksion të vizionit “Shqipëria 2030” në BE, ku ishte i pranishëm kryeministri Edi Rama, Dhuka tha se “Shqipëria në tre vite ka bërë një kapërcim të madh nga çelja e negociatave. Sot ne i kemi çelur ato për 24 fusha, përgatitja teknike dhe për 9 fushat e mbetura kanë përfunduar, presim diskutimet nga vendet anëtare dhe shpresojmë e besojmë që brenda vitit negociatat për 33 fushat të jenë çelur”.

Dhuka u shpreh se “besojmë se do të kemi progres të dukshëm deri në vjeshtë dhe kjo do të na japë çelësin për të filluar mbylljen e negociatave”.

“Objektivi është që do të trupëzojmë në të gjitha fushat në pjesën më të madhe përfundimisht standardet e BE-së në çdo fushë. Kjo ka ndodhur ndër vite, por tani i shterojmë përfundimisht”, tha Dhuka.

Kryenegociatorja Dhuka u shpreh se “70% e ligjeve të BE-së që po i përfundojmë janë me ndikim në nivelin vendor ose zbatohen në bashkitë qytetet dhe fshatrat që ju drejtoni. 23 nga 33 këto fusha, më shumë se 2/3 janë të lidhura drejtpërdrejtë me ju dhe rolin tuaj si në bashki edhe në territor. Për çdo bashki, fshat, që nga ekonomia, tek rritja, bujqësia, siguria ushqimore, transporti, mjedisi, tek shërbimet sociale në territor etj., janë fusha të cilat lidhen drejtpërdrejt me punën që ju bëni”.

“Më konkretisht, ne do punojmë bashkë së paku në 3 drejtime për këto fusha. Së pari, do punojmë për transformimin që do të vijë si rezultat i zbatimit të standardit të BE si në infrastrukturë, edhe tek bizneset. Së dyti, do të punojmë për eksportet. Tregu i BE-së është një treg me 450 milionë konsumatorë, është tregu më i madh, ku mund të futemi për të gjeneruar rritje në 5 deri 10 vitet që vijnë. Së treti, do të punojmë me fondet si mundësi për projektet tona që na jep BE”, nënvizoi Dhuka.

Më tej Dhuka u ndal tek transformimi në sektorë të ndryshëm.

“Po punojmë t’i bëjmë gati hartat e transformimit. Këto do të ndodhin si në nivelin e infarstrukturës publike, edhe në nivelin e bizneseve”, tha Dhuka.

/k.s//r.e//a.f/

The post Dhuka: 70% e legjislacionit të BE-së ka ndikim në nivel vendor ose zbatohet nga bashkitë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama jep ultimatumin: Të shkarkohen të gjithë kryetarët e Njësive Administrative në të gjithë Republikën e Shqipërisë

By: V K
11 July 2025 at 10:58

Ditën e sotme, kryeministri i vendit Edi Rama, ne mbledhjen me kryebashkiakët e vendit e cila po zhvillohet në Durrës, bëri kritika të forta, duke u shprehur se duhet të shakarkohen të gjithë kryetarët e Njësive Administrative në të gjithë Republikën e Shqipërisë.

Edi Rama: Këtu janë edhe disa nga kryetarët e forcave të tjera, sa i përket kryetarëve ë PS të gjithë kryetarët e njësive administrative duhet të shkarkohen, që të gjithë.

“Sa i përket kryetarëve ë PS të gjithë kryetarët e njësive administrative duhet të shkarkohen, që të gjithë”, u shpreh kreu i qeverisë.

Gjithashtu, kreu i shtetit theksoi se atyre duhet t’u rijepet mundësia, por shtoi se “t’u jepet para të tjerëve që të tregojnë se mund të jenë më të zotët se ata”.

Edi Rama: Këtu janë edhe disa nga kryetarët e forcave të tjera, sa i përket kryetarëve ë PS të gjithë kryetarët e njësive administrative duhet të shkarkohen, që të gjithë.

Kryetarët e njësive administrative të Republikës së Shqipërisë të gjithë duhet të shkarkohen. T’ju rijepet mundësia, por t`u jepet para të tjerëve që të tregojnë se mund të jenë më të zotët se ata.

Votat që kemi marrë më shumë se çdo herë tjetër e kanë rritur diferencën me sa jemi ne anëtarë partie dhe sa janë ata që e duan këtë parti në krye.

Kjo do të thotë që duhet të rrisim hapësirën për ata të tjerët që nuk na njohin, nuk janë çdo ditë me ne, por na kanë dhënë votën duke na dashur në krye duke besuar se mund të bëjmë më mirë, jo të bëjmë atë që kemi bërë.

The post Rama jep ultimatumin: Të shkarkohen të gjithë kryetarët e Njësive Administrative në të gjithë Republikën e Shqipërisë appeared first on Albeu.com.

Ultimatumi i Ramës: Deri të hënën të shkarkohen të gjithë kryetarët e Njësive Administrative

By: Ardit
11 July 2025 at 11:00

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se duhet të shkarkohen të gjithë kryetarët e Njësive Administrative në të gjithë Republikën e Shqipërisë. Rama theksoi se atyre duhet t’u rijepet mundësia, por shtoi se “t’u jepet para të tjerëve që të tregojnë se mund të jenë më të zotët se ata”. “Këtu janë edhe disa nga kryetarët […]

The post Ultimatumi i Ramës: Deri të hënën të shkarkohen të gjithë kryetarët e Njësive Administrative appeared first on BoldNews.al.

Deputeti jep lajmin e trishtë/ Ndërron jetë në moshtë të re kryetarja e grave të PD-së në Devoll

By: Oldi
18 June 2025 at 11:54

Një lajm i trishtë ka ardhur nga deputeti i rrethit të Devollit, Bledjon Nallbati. Përmes një postimi në rrjetet sociale, demokrati ka bërë me dije se mëngjesin e kësaj të mërkure, kryetarja e grave të Partisë Demokratike në Devoll, Ardita Kapo ka mbyllur sytë përgjithmonë dukë lënë pas dy vajzat e saj të mitura. Pas […]

The post Deputeti jep lajmin e trishtë/ Ndërron jetë në moshtë të re kryetarja e grave të PD-së në Devoll appeared first on BoldNews.al.

“Berisha adhuronte Enver Hoxhën”/ Kokalari: Ja pse refuzova ofertën e Saliut për nënkryetare e PD-së

22 May 2025 at 11:14

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila nga një mbështetëse e Sali Berishës, gjatë kohës kur ai nisi turin e Foltoreve dhe përplasjet me Lulzim Bashën, është kthyer në një kundërshtare të tij, në një postim në rrjetet sociale, shprehet se qëllimi i saj është pastrim total i mentalitetit komunist, shkatërimin e plotë të kupolës së regjimit post-komunist. Kokalari shkruan se Berisha, që ishte një student i babait tim në Fakultetin e Mjekësisë, Prof. Docent & Dr. Petrit Kokalarit, adhuronte Enver Hoxhën.

“Këtë që bëj për PD-në, nuk është për karierë politike, ndryshe do kisha pranuar pozicionin e nën-kryetarit kur Berisha ma ofroi përpara Kuvendit të 2022. Këtë e ka pranuar vetë Berisha publikisht në një intervistë të dhënë disa vite më pare”, shkruan Kokalari.

Postimi nga Evi Kokalari

Me shumë respekt dua t’ju kujtoj atyre që më shkruajnë privatisht se “është Sali Berisha ai o budallenj”, se vij nga ajo familje që juve j’u dha dhe Enver Hoxhën dhe Musine Kokalari, plus 20-të tjerë që nga frika e forcës së tyre intelektuale, kushëriri i madh i persekutoi deri në palcë. Në ndryshim, Sali Berisha, që ishte gjithashtu një student i babait tim në Fakultetin e Mjekësisë, Prof. Docent & Dr. Petrit Kokalarit, ai – pra Berisha – adhuronte kushëririn e madh në një kohë që shumica jonë, fut këtu dhe tim atë, ishim distancuar dhe larguar nga vëmëndja e kupolës komuniste të vendit dhe fokusoheshim tek mbijetesa e brezave.

Ndosha ai është Sali Berisha për ju o budallenjtë, por gjërat nga ku qëndroj unë, duket ndryshe, shumë ndryshe, dhe për t’u shprehur super qartë, për mua është një element shtesë që duket qartë që duhet luftuar. Këtë që bëj për PD-në, nuk është për karierë politike, ndryshe do kisha pranuar pozicionin e nën-kryetarit kur Berisha ma ofroi përpara Kuvendit të 2022. Këtë e ka pranuar vetë Berisha publikisht në një intervistë të dhënë disa vite më parë.

Ajo që dua të bëj nuk është vetëm për PD-në, por për vendin, dhe e ndjejë obligim në këtë pikë të mbaroj ç’ka nisën kushërinjtë e mi: pastrim total të mentalitetit komunist, shkatërimin e plotë të kupolës së regjimit post-komunit, dhe pse jo shkatërrimin e Partisë së Punës së Shqipërisë, që është akoma në ekzistencë sot dhe kësaj dite. Nëse dikush ka takatin, energjinë dhe pasionin tim, të dal dhe ta marrë PD-në dhe ta kryesojë këtë luftë, por nëse do thoni se nuk ju lë Berisha, ju nuk jeni për këtë punë. Në këtë pikë ka vetëm një rrugë: Vetëm përpara dhe gjithmon djathtas!

The post “Berisha adhuronte Enver Hoxhën”/ Kokalari: Ja pse refuzova ofertën e Saliut për nënkryetare e PD-së appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌