Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 22 December 2025Main stream

Aurona Racaj, "Futbollistja e Vitit" nga Telegrafi Sport

22 December 2025 at 22:07


Redaksia e Sportit në portalin më të madh vendor Telegrafi, ka ndarë çmimet për futbollistët më të mirë të vitit 2025 në Superligën e Kosovës në futboll.

Redaksia e Sportit në portalin më të madh vendor Telegrafi, duke qenë gjithmonë pranë ndeshjeve dhe raportimit të përditshëm të ndeshjeve të futbollit vendor – ka vendosur t’i ndajë përsëri çmimet për futbollistët më të mirë të vitit 2025 në Superligën e Kosovës në futboll.

Aurona Racaj – Futbollistja e Vitit 2025

Futbollistja Aurona Racaj zhvilloi një tjetër vit të shkëlqyer, ku ndihmoi KFF Dukagjinin ta fitojë Kupën e Kosovës.

Me plot 30 gola dhe tetë asistime në vetëm 22 paraqitje, Racaj e dëshmoi se ka qenë “ylli i Dukagjinit”.

Futbollistja Aurona Racaj dhe gazetarja Lavdije Rexhepi

/Telegrafi/

Before yesterdayMain stream

Florentina Kallaba gjykon në finalen e Kupës së Botës në futsall për femra

6 December 2025 at 13:32


Nesër (e diel) zhvillohet finalja e madhe e Kupës së Botës në futsall për femra, ku përballen Kombëtarja e Portugalisë dhe ajo e Brazilit.

Ndeshja finale pritet të fillojë prej orës 12:30 sipas kohës sonë lolake, ndërsa në vendin e organizimit në Filipine, ndeshja i bie të luhet nga ora 19:30.

Në këtë finale prestigjioze, një vend të rëndësishëm e mban gjyqtarja kosovare Florentina Kallaba, e cila është përzgjedhur të ndajë drejtësinë në ndeshjen më të madhe të turneut.

Skuadra e gjykimit për finalen do të përbëhet nga Oriana Zambrano (Venezuela), Noelia Munoz Gutierrez (Spanjë), Fanita Pinto (Argjentinë), Florentina Kallaba (Kosovë) dhe Reem Albish (Kohë matëse) nga Arabia Saudite.

Përfshirja e Florentina Kallabës në finalen e Kupës së Botës është një arritje e jashtëzakonshme për futsallin dhe gjyqtarët kosovar.

Ajo vazhdon të përfaqësojë vendin me dinjitet, profesionalizëm dhe performancë të lartë, duke dëshmuar se gjyqtarët tanë mund të jenë pjesë e skenës më të madhe ndërkombëtare. /Telegrafi/

Studimi befasues: Femrat e lindura në maj janë më të bukurat!

By: gaze tare
14 November 2025 at 17:31

Sipas një hulumtimi të publikuar nga YourTango, studiuesit kanë zbuluar muajin “ideal” për lindjen e femrave që dëshirojnë të arrijnë nivelin më të lartë të bukurisë odhe surpriza është se rezultati është pikërisht maji.

Por pse vajzat e lindura në këtë muaj konsiderohen më të bukurat? Studiuesit shpjegojnë se gjithçka lidhet me përfitimet shëndetësore që sjell lindja në pranverë. Kushtet sezonale, si ushqimi më i pasur, klima më e butë dhe ekspozimi më i madh ndaj dritës natyrale, ndikojnë në zhvillimin e hershëm të organizmit. Këto faktorë mendohet se ndikojnë edhe në pamjen fizike dhe fizionominë e individit, duke kontribuar në atë që perceptohet si bukuri e natyrshme.

Ekspertët theksojnë se ndikimi i stinës së lindjes mund të duket minimal, por sipas të dhënave statistikore, femrat e lindura në muajt pranverorë, dhe veçanërisht në maj, kanë më shumë gjasa të jenë të shëndetshme, energjike dhe me pamje më tërheqëse.

“Pranvera sjell më shumë se vetëm lule, thonë studiuesit, “ajo sjell edhe bukuri!”

Ky zbulim ka bërë bujë në rrjetet sociale, ku fansat kanë reaguar me habi dhe humor, duke komentuar mbi fenomenin e muajit të lindjes dhe ndikimin e tij në tërheqjen fizike.

Pavarësisht gjithë këtyre studimeve, specialistët nënvizojnë se bukuria është subjektive dhe shumë faktorë ndikojnë në të, por për ata që besojnë në “fuqinë e majit”, kjo mund të jetë një arsye më shumë për të festuar ditëlindjen!

The post Studimi befasues: Femrat e lindura në maj janë më të bukurat! appeared first on iconstyle.al.

Futbollistet e Kosovës U17 sigurojnë kalimin në Ligën A

11 November 2025 at 17:35


Kombëtarja e Kosovës U17 në konkurrencën e vajzave ka arritur një sukses tjetër të rëndësishëm në arenën evropiane.

Falë humbjes së Sllovenisë U17 me rezultat 3-0 ndaj Islandës të martën, vajzat “Dardane” kanë siguruar ngritjen në Ligën A për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2026.

Skuadra e drejtuar nga Sanije Krasniqi e mbylli ciklin kualifikues në vendin e dytë të Grupit B në Ligën B, me pikë të barabarta me përfaqësuesen e Uellsit.

Edhe pse pozicioni i dytë nuk garantonte automatikisht kualifikimin, rezultati mes Sllovenisë dhe Islandës vulosi fatin pozitiv për Kosovën.

Me këtë sukses, Kosova U17 arrin për herë të katërt radhazi të ngjitet nga Liga B në Ligën A, një dëshmi e progresit të vazhdueshëm të vajzave të reja në futbollin ndërkombëtar.

Ky arritje e re tregon jo vetëm konsistencën e punës në ekip, por edhe përkushtimin e Federatës së Futbollit të Kosovës dhe stafit teknik në zhvillimin e futbollit të femrave në vend./Telegrafi/

Kombëtarja e vajzave të Kosovës mëson kundërshtaret për kualifikueset e Botërorit 2027

4 November 2025 at 13:40


Kombëtarja e Kosovës në futboll për femra ka mësuar kundërshtarët për fazën e parë kualifikuese të Kampionatit Botëror 2027. Skuadra “dardane” do të garojë në Ligën C, duke synuar kalimin në fazën tjetër të garës.

Sipas shortit të hedhur nga UEFA, Kosova është vendosur në Grupin C2, ku do të përballet me përfaqësueset e Kroacisë, Bullgarisë dhe Gjibraltarit. Një grup i balancuar, ku Kosova do të ketë mundësi reale për të luftuar për kreun.

Përzgjedhësi dhe vajzat e Kosovës do të kërkojnë të përmirësojnë paraqitjet e mëparshme dhe të ndërtojnë një skuadër konkurruese për të ardhmen.

Objektivi kryesor do të jetë që ekipi të tregojë rritje, stabilitet dhe përfaqësim dinjitoz në arenën ndërkombëtare.

Kualifikimet për Botërorin 2027 pritet të nisin vitin e ardhshëm, dhe ndeshjet e para do të jenë një test serioz për potencialin e futbollit femëror kosovar. /Telegrafi/

Studim: Meshkujt kanë më shumë frikë nga errësira se femrat

By: gaze tare
1 November 2025 at 11:00

Një studim i ri ka zbuluar një fakt mjaft interesant: meshkujt janë më të prirur të kenë frikë nga errësira sesa femrat. Sipas një ankete të realizuar nga Talker Research në bashkëpunim me Avocado Green Mattress, ku morën pjesë 2,000 të rritur, thuajse një e treta e të anketuarve pranuan se ende ndiejnë frikë kur ndodhen në errësirë.

Rezultatet treguan se 33% e meshkujve pohojnë se kanë frikë nga errësira, ndërsa kjo përqindje bie në 26% tek femrat. Përveç kësaj, studimi zbuloi edhe një detaj tjetër interesant: burrat kanë më shumë gjasa të flenë me një lodër pellushi apo ariush nga fëmijëria – 15% e tyre kundrejt vetëm 7% të grave.

Ekspertët mendojnë se ky fenomen mund të lidhet me mënyrën se si shoqëria e percepton frikën dhe ndjenjat te burrat. Edhe pse tradicionalisht burrat janë mësuar të duken “të fortë”, anketa sugjeron se ata mund të jenë po aq, në mos më shumë, të ndjeshëm ndaj pasigurive gjatë natës.

Studimi gjithashtu tregoi se një pjesë e konsiderueshme e të rriturve, pavarësisht gjinisë, e pranojnë se ndonjëherë ndihen të shqetësuar në errësirë, madje disa pranojnë se flenë me dritën ndezur. Me sa duket, frika nga errësira nuk është vetëm një kujtim nga fëmijëria, por një ndjenjë që shoqëron shumë njerëz edhe në moshë madhore.

The post Studim: Meshkujt kanë më shumë frikë nga errësira se femrat appeared first on iconstyle.al.

Kosova pëson humbje të thellë edhe në Izmir ndaj Turqisë

28 October 2025 at 20:22


Futbollistet e Kombëtares së Kosovës pësuan një tjetër disfatë të thellë, këtë herë në Izmir, ku u mundën nga Turqia 3-0 në ndeshjen kthyese të play-offit për Ligën B të Ligës së Kombeve.

Skuadra e drejtuar nga Sami Sermanxhaj pësoi që në pjesën e parë, kur Melike Pekel shënoi golin e parë në minutën e 22-të.

Më pas, Kader Hançar realizoi penalltinë e saktë për rezultatin 2-0. Busum Sheker vulosi fitoren e turkeve me golin e tretë në minutën e 78-të për 3-0.

telegrafi.com

Kjo disfatë vjen pas asaj 4-0 të javës së kaluar në Prishtinë, duke bërë që Kosova të zbresë në Ligën C për edicionin e ardhshëm të Ligës së Kombeve.

Përveç rezultateve, ndeshja në Izmir tregoi vështirësitë që po has skuadra e Kosovës në përballjet ndërkombëtare, teksa synimet për të mbajtur vendin në Ligën B nuk u realizuan. /Telegrafi/

DUBLIN – Irlanda në zgjedhje presidenciale, garë mes dy kandidateve

24 October 2025 at 17:17

DUBLIN, 24 tetor /ATSH-AA/ – Irlanda sot po mban zgjedhjet presidenciale, me mbi 3.6 milionë qytetarë të kualifikuar për të votuar në më shumë se 5.500 qendra votimi në mbarë vendin.

Sipas mediave vendase, qendrat e votimit u hapën në orën 7 të mëngjesit me kohën lokale dhe do të qëndrojnë të hapura deri në orën 10 të mbrëmjes.

Gjithsej tre kandidatë janë nominuar zyrtarisht për postin e presidentit.

Jim Gavin nga “Fianna Fail”, Heather Humphreys nga “Fine Gael” dhe kandidatja e pavarur Catherine Connolly janë në listën e votimit. Megjithatë, Gavin u tërhoq nga gara pas mbylljes së nominimeve, që do të thotë se emri i tij mbetet në fletën e votimit dhe çdo votë për të do të numërohet e më pas do të rishpërndahet sipas sistemit zgjedhor të Irlandës.

Votuesit duhet të rendisin kandidatët sipas preferencës, një, dy ose tre, në bazë të sistemit të përfaqësimit proporcional të njohur si “vota e transferueshme e vetme”.

Nëse asnjë kandidat nuk arrin kuotën e nevojshme, kandidati me më pak vota eliminohet dhe votat e tij transferohen sipas preferencave të tjera të votuesve.

Për dhjetëra mijëra qytetarë, këto zgjedhje shënojnë herën e parë që hedhin votën e tyre.

Një sondazh i publikuar të enjten tregoi se Connolly gëzon 40 për qind mbështetje krahasuar me 25 për qind për rivales së saj Humphreys, ish-ministre kabineti. Me përjashtimin e votave të pavlefshme dhe votuesve të pavendosur, mbështetja për Connolly rritet në 55 për qind kundrejt 35 për qind për Humphreys.

Dy sondazhe të mëparshme gjatë javës gjithashtu i dhanë Connollyt, 68 vjeç, një epërsi të madhe në garën për të pasuar Michael D. Higginsin, i cili ka përfunduar dy mandate shtatëvjeçare si president dhe nuk mund të kandidojë për një të tretë.

Numërimi i votave do të fillojë të shtunën në mëngjes.   /os/

The post DUBLIN – Irlanda në zgjedhje presidenciale, garë mes dy kandidateve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

ISHP: 5,000 gra jetojnë me kancer gjiri në Shqipëri; Rastet rriten me 23% në një dekadë

By: Ela
7 October 2025 at 13:16

Kanceri i gjirit përbën rreth 11% të të gjitha rasteve të reja me kancer çdo vit, duke zënë vendin e parë për risk individual tek gratë shqiptare. Këto të dhëna të bëra publike nga Instituti i Shëndetit Publik theksojnë se, pamja epidemiologjike e kancerit të gjirit në Shqipëri paraqet ngjashmëri me prirjet globale. Aktualisht, në […]

The post ISHP: 5,000 gra jetojnë me kancer gjiri në Shqipëri; Rastet rriten me 23% në një dekadë appeared first on BoldNews.al.

Flet sërish Getinjo: A e dini sa femra hyjnë çdo ditë në aeroport me çanta Louis Vuitton, pse gjithë kjo dramë për Mozzik

By: D Marku
24 September 2025 at 13:13

Debati mbi orën “Richard Mille” të Mozzik ka marrë vëmendje të madhe kohët e fundit, duke e kthyer reperin në qendër të kritikes dhe spekulimeve mbi origjinalitetin e saj.

Pas reagimit të drejtpërdrejtë të Mozzik, i është bashkuar edhe i vëllai i tij, Getinjo, i cili përmes një live në TikTok ka dhënë opinionin e tij dhe ka sqaruar disa nga keqkuptimet rreth ngjarjes.
Gjatë bisedës, Getinjo theksoi se e gjithë vëmendja është përqendruar tek ora e Mozzik, duke e bërë çështjen të duket më dramatike nga sa është në të vërtetë.

Ai ironizoi duke thënë se nëse do të paguheshin taksat e doganës, gjithçka do të rregullohej dhe ora do të konsiderohej “origjinale” brenda një dite.

“Paramendo, po t’ia jepnim paratë në dogan, krejt paret i merrshin ata të nesërmen për orën origjinale. Duhet me i ditë disa sene, ju. Ta ndojnë synin njerëzit që kanë pushtet, një djali të ri që ka ba pare me muzikë. Arsyen nuk e kuptoj pse po e bëjnë këtë”, u shpreh ai.

“A e dini sa femra hyjnë çdo ditë në aeroport me çanta Louis Vuitton? Dhe nuk është bërë kurrë lajm për to. Pse veç për Mozzik po bëhet kjo dramë?”, tutje theksoi artisti.

The post Flet sërish Getinjo: A e dini sa femra hyjnë çdo ditë në aeroport me çanta Louis Vuitton, pse gjithë kjo dramë për Mozzik appeared first on Albeu.com.

Sulmi i Izraelit në Iran, si i përdori Mossad-it agjentet femra

15 September 2025 at 08:56

Sipas një lajmi ekskluziv të Jerusalem Post, operacionet e fundit të Mossad në Iran u kryen në masë nga agjente gra, të cilat duket se janë bërë bërthama operative e shërbimit sekret për misionet jashtë vendit. Gazeta shkruan se dhjetëra prej tyre infiltruan territorin iranian në qershor, kur synohej goditja e pjesëve të programit bërthamor […]

The post Sulmi i Izraelit në Iran, si i përdori Mossad-it agjentet femra appeared first on BoldNews.al.

Zbulohet FOTO/ Epstein “i shiti” Trump-it një grua për 22,500 $, shpërthejnë polemikat në Uashington

By: Ela
9 September 2025 at 17:16

Një foto e rrallë e publikuar nga një komitet i Kongresit amerikan ka ngjallur reagime të forta në SHBA, pas dyshimeve se Jeffrey Epstein i ka “shitur” një grua presidentit Donald Trump për 22,500 dollarë. Fotografia është pjesë e albumit të përvjetorit të 50-të të financierit tashmë të ndjerë, i cili ishte dënuar për trafikim […]

The post Zbulohet FOTO/ Epstein “i shiti” Trump-it një grua për 22,500 $, shpërthejnë polemikat në Uashington appeared first on BoldNews.al.

Pabarazia gjinore në punë: Si të ndryshojmë realitetin e diferencës në paga dhe pozita

By: gaze tare
6 September 2025 at 17:22

Pavarësisht se shumë vende, përfshirë Shqipërinë, kanë bërë përpjekje të konsiderueshme për të arritur barazi gjinore, gratë ende përballen me pabarazi të dukshme në sektorin e punës. Kjo pabarazi shpesh manifeston në forma të ndryshme siç janë diferencat në paga, mundësitë e kufizuara për avancim profesional, dhe sfidat në krijimin e një balancë të shëndetshme mes jetës profesionale dhe asaj personale.

Një nga problemet më të dukshme është diferenca në paga mes meshkujve dhe femrave, që ende mbetet e pranishme në shumë sektorë. Studiuesit kanë treguar se gratë shpesh paguhen më pak se burrat për të njëjtën punë, pavarësisht përvojës, kualifikimeve dhe aftësive të ngjashme. Ky fenomen quhet “paga gjinore”, dhe është një prej indikatoreve më të forta të pabarazisë gjinore në tregun e punës.

Një tjetër formë e pabarazisë është mungesa e përfaqësimit të barabartë të grave në pozitat udhëheqëse dhe menaxhuese. Gratë janë ende të nën-përfaqësuara në nivelet më të larta të karrierës, pavarësisht arritjeve të mëdha dhe prezencës së tyre të fuqishme në sektorë të ndryshëm. Ndërsa më shumë gra po hyjnë në fusha të reja, si teknologjia apo politika, ngelen shumë larg burimeve që i mundësojnë të arrijnë pozita kyçe udhëheqëse.

Për shumë gra, balanca mes karrierës dhe jetës familjare mbetet një sfidë. Në shumë raste, gratë janë ende ato që mbajnë barrën më të madhe të përgjegjësive familjare dhe kujdesit për fëmijët, pavarësisht mundësisë që të kenë një karrierë të suksesshme. Kjo ka ndikim në mundësinë për t’u avancuar në punë, për shkak të mungesës së fleksibilitetit dhe mbështetjes institucionale.

Politikat që mund të zbatohen

Për të adresuar këto çështje dhe për të siguruar një mjedis pune të barabartë, është e nevojshme të zhvillohen politika të forta dhe të qëndrueshme që promovojnë barazinë gjinore. Disa prej politikave që mund të zbatohet për të adresuar pabarazinë gjinore janë:

  • Rritja e transparencës në pagë dhe mundësi të barabarta për avancim: Kjo mund të arrihet duke imponuar rregulla për transparencën në pagat dhe duke siguruar mundësi të barabarta për gratë dhe burrat që të kenë mundësinë të përparojnë në karrierë.
  • Politikat e përkrahjes familjare dhe fleksibilitetit në punë: Një mundësi është ofrimi i mundësive më të mira për punën me orar të fleksibël ose mundësi për punë nga distanca, që do t’u mundësonin grave të menaxhojnë më mirë përgjegjësitë familjare dhe profesionale.
  • Politikat e dënimit për diskriminimin gjinor: Kompanitë dhe institucionet duhet të implementojnë masa të rrepta për të ndaluar çdo formë të diskriminimit gjinor, duke përfshirë ngacmimin seksual, në mënyrë që të krijohet një mjedis pune i sigurt dhe i barabartë për të gjithë.

The post Pabarazia gjinore në punë: Si të ndryshojmë realitetin e diferencës në paga dhe pozita appeared first on iconstyle.al.

Studimi tregon: Meshkujt pëlqejnë femrat që lyhen më pak

By: gaze tare
2 September 2025 at 14:53

Hulumtimet shkencore tregojnë se burrat shpesh i shohin gratë më tërheqëse kur ato përdorin më pak make-up. Studimet nxjerrin në pah se pamja natyrale vlerësohet më shumë sepse thekson elementë të rëndësishëm të bukurisë, si pastërtia e lëkurës, simetria e fytyrës dhe gjallëria që lidhet me shëndetin e përgjithshëm.

Ekspertët e bukurisë dhe psikologët shpjegojnë se këto karakteristika perceptohen në mënyrë të pavetëdijshme si shenja të vitalitetit dhe shëndetit, që ndikojnë tek perceptimi i tërheqjes. Ndërsa make-up-i mbetet një mjet i fuqishëm për shprehjen e vetes dhe për të eksperimentuar me stilin, hulumtimet sugjerojnë se kur bëhet fjalë për tërheqjen, thjeshtësia shpesh ka përparësi.

Ky rezultat nuk do të thotë se gratë duhet të heqin dorë nga makijazhi, por tregon se një aplikim i kujdesshëm dhe i matur mund të nxjerrë në pah bukurinë e natyrshme më shumë se një makijazh i rëndë. Sipas studimeve, femrat shpesh e mbivlerësojnë sa make-up preferohet nga meshkujt, duke zgjedhur herë pas here sasi më të mëdha se sa është e nevojshme.

Në fund të fundit, zgjedhja për të përdorur apo jo make-up është një vendim personal që lidhet me stilin, vetëbesimin dhe mënyrën se si secila grua dëshiron të paraqitet. Rëndësia qëndron në ndjesinë e mirëqenies dhe në aftësinë për të ndjerë veten rehat në lëkurën tënde, me apo pa makijazh. Bukuria autentike buron nga vetëpranimi dhe nga mënyra se si reflektojmë energjinë tonë të brendshme në botën përreth.

The post Studimi tregon: Meshkujt pëlqejnë femrat që lyhen më pak appeared first on iconstyle.al.

Shegë Beqiri zgjidhet brand ambasadore e GWC Diaspora Prishtina si shembull i lidershipit dhe fuqizimit të grave në Kosovë

20 August 2025 at 23:55

Shegë Beqiri është një nga figurat më të shquara të skenës profesionale kosovare, duke mbajtur sot dy pozita kyçe: Drejtoreshë e Administratës në kompaninë Kujtesa dhe Këshilltare në Komunën e Prishtinës. Ajo është gjithashtu nënë e dy fëmijëve dhe së fundmi është zgjedhur brand ambasadore e GWC Diaspora Prishtina, duke dëshmuar ndikimin dhe angazhimin e saj në komunitet.

Me mbi dy dekada përvojë në sektorin e telekomunikacionit, Shega ka ndërtuar një karrierë të spikatur në disa prej kompanive më prestigjioze të industrisë në Kosovë. Përkushtimi, profesionalizmi dhe dëshira për sfida të reja janë shtyllat mbi të cilat ajo ka ndërtuar suksesin e saj.

Si një nënë vetëushqyese dhe profesioniste e suksesshme, Shega arrin të balancojë me kujdes karrierën dhe jetën familjare, duke u bërë shembull i fuqizimit të grave dhe vendimmarrjes me përgjegjësi. Përmes prezencës dhe angazhimit të saj, ajo synon të frymëzojë gratë që të hyjnë në rolet e udhëheqjes dhe të kontribuojnë në zhvillimin e institucioneve dhe të vendit.

Shegë Beqiri është një figurë që dëshmon se lidershipi i vërtetë nuk është vetëm të arrish rezultate, por edhe të krijosh ndikim të qëndrueshëm për gjeneratat e ardhshme.

Roli i saj si brand ambasadore e GWC Diaspora Prishtina i jep mundësinë Shegës të promovojë iniciativa që lidhin diasporën me vendin, të krijojë projekte zhvilluese dhe të ndërtojë ura bashkëpunimi mes komuniteteve lokale dhe atyre jashtë vendit. Ky rol përforcon imazhin e saj si një udhëheqëse që jo vetëm menaxhon me sukses pozita profesionale, por edhe investon në komunitet dhe në të ardhmen e Kosovës. /Telegrafi/

The post Shegë Beqiri zgjidhet brand ambasadore e GWC Diaspora Prishtina si shembull i lidershipit dhe fuqizimit të grave në Kosovë appeared first on Telegrafi.

Vajzat e Gen Z po zgjedhin meshkuj më të mëdhenj dhe kjo nuk ka të bëjë me paratë

By: gaze tare
6 August 2025 at 20:26

Një trend i ri po tërheq vëmendjen në marrëdhëniet romantike: gjithnjë e më shumë vajza të reja po lidhen me partnerë më të rritur në moshë. Por ndryshe nga çfarë mendohet zakonisht, arsyeja nuk janë përfitimet materiale.

Sipas një raporti nga Psychology Today, vajzat e brezit Gen Z po tërhiqen nga burrat më të mëdhenj për maturinë, qartësinë në komunikim dhe qëndrueshmërinë që ata ofrojnë. Në një realitet ku “ghosting”-u, “breadcrumbing”-u dhe këshillat virale të TikTok-ut janë bërë pjesë e përditshmërisë, pjekuria dhe qasja e shëndetshme emocionale po bëhen më të rëndësishme se kurrë.

“Nuk është një trend ‘sugar daddy’. Është një ndryshim në mënyrën si kërkojmë përputhshmëri,” – shkruan artikulli.

Ndërkohë që disa kritikë e shohin këtë si një formë interesi të maskuar, shumë vajza thonë se nuk bëhet më fjalë për lojëra, por për lidhje me themel dhe komunikim të sinqertë.

The post Vajzat e Gen Z po zgjedhin meshkuj më të mëdhenj dhe kjo nuk ka të bëjë me paratë appeared first on iconstyle.al.

Sindroma e “Zemrës së Thyer” po i vret burrat dyfish më shumë se gratë

By: gaze tare
5 August 2025 at 11:03

Ndërsa gratë përbëjnë shumicën e rasteve të diagnostikuara me sindromën e njohur si “zemra e thyer” (83%), janë burrat ata që po humbin jetën më shpesh për shkak të saj: 11.2% krahasuar me 5.5% për gratë.

Kjo gjendje mjekësore, e quajtur Takotsubo kardiomiopati, shkaktohet nga trauma të forta emocionale si humbja, stresi ekstrem apo ndonjë ndërhyrje kirurgjikale. Por pse burrat janë më të rrezikuar? Ekspertët thonë se arsyeja qëndron tek mungesa e mbështetjes emocionale, reagimi fizik ndaj stresit dhe faktorët hormonalë.

Mjekët kërkojnë më shumë ndërgjegjësim për këtë gjendje që shpesh ngatërrohet me një atak kardiak dhe nevojitet trajtim urgjent.

The post Sindroma e “Zemrës së Thyer” po i vret burrat dyfish më shumë se gratë appeared first on iconstyle.al.

A mund të jenë burrat dhe gratë vetëm miq?

By: gaze tare
31 July 2025 at 15:31

Pyetja është po aq e vjetër sa marrëdhëniet njerëzore: A mund të ruajnë një burrë dhe një grua një miqësi vërtet platonike, pa hyrë në lojë qëllime romantike ose seksuale ? Ndërsa përvoja e përditshme sugjeron që burrat dhe gratë bashkëjetojnë miqësisht në grupe, punë dhe mjedise shoqërore, shkenca ka një pikëpamje të ndryshme. Sipas një studimi të ri, të dy gjinitë mund ta perceptojnë të njëjtën miqësi në mënyra krejtësisht të ndryshme.

Në një eksperiment të habitshëm, 88 miqësi mashkull-femër u testuan individualisht për ndjenjat e tyre të fshehta. Rezultati? Burrat kishin dukshëm më shumë gjasa të ndiheshin të tërhequr nga shoqet e tyre femra dhe – edhe më interesante – besonin se tërheqja ishte e ndërsjellë, edhe pse nuk ishte e tillë. Gratë, nga ana tjetër, besonin se miqtë e tyre meshkuj nuk ndienin asgjë më shumë dhe vetë gaboheshin. Kjo krijon një “pikë të verbër” klasike në miqësitë mashkull-femër, e cila mund të çojë në keqkuptime dhe rrugë pa krye emocionale.

Çfarë ka treguar shkenca rreth marrëdhënieve miqësore midis gjinive

Gjetjet e shkencëtarëve zbulojnë qartë se burrat dhe gratë nuk i shohin miqësitë e tyre me njerëz të seksit të kundërt në të njëjtën mënyrë. “Pafajësia” e marrëdhënies platonike duket se është tronditur, të paktën nga ana mashkullore.

Përfundimet kryesore të hulumtimit:

-Burrat kanë më shumë gjasa të ndiejnë tërheqje romantike ose seksuale ndaj një shoqeje femër.

-Gratë supozojnë se shoqet e tyre nuk kanë mendime të tilla – dhe gabohen.

-Burrat shpesh e mbivlerësojnë reciprocitetin e tërheqjes . Nëse u pëlqen një shoqe, mendojnë se edhe asaj i pëlqejnë ata.

-Gratë e nënvlerësojnë dimensionin romantik , duke e konsideruar gjithçka si plotësisht miqësore.

-Burrat janë më të gatshëm të “provojnë” diçka më shumë , edhe nëse e dashura e tyre është në një lidhje.

The post A mund të jenë burrat dhe gratë vetëm miq? appeared first on iconstyle.al.

Vajza që sfidoi mjekët: Nga operacionet në sy te titulli evropian – rrëfimi mahnitës i Hannah Hampton

27 July 2025 at 23:59

Hannah Hampton ka shkruar një kapitull të jashtëzakonshëm në historinë e futbollit evropian, duke u bërë heroinë e Anglisë në finalen e Euro 2025 kundër Spanjës.

Portierja 24-vjeçare, e cila në fëmijëri u këshillua nga mjekët të mos luante kurrë futboll për shkak të një problemi serioz në sy, sot i udhëhoqi “Luaneshat” drejt titullit, duke pritur dy penallti vendimtare.

E diagnostikuar me strabizëm që në lindje dhe pas disa operacioneve për të përmirësuar shikimin, Hampton kurrë nuk ka pasur një perceptim të plotë të thellësisë – një problem serioz për çdo sportist, e veçanërisht për një portiere. Por ajo refuzoi të dorëzohej dhe e ktheu çdo pengesë në motivim.

 

Hannah Hampton was once told she’d never play football due to a serious eye condition, undergoing multiple operations as a child.

She’s just saved two penalties to win England the Euros. An inspiration to all 🏆❤ pic.twitter.com/FRV2XjRR2j

— Football on TNT Sports (@footballontnt) July 27, 2025

“Nga e vogël më është thënë se futbolli nuk ishte për mua. Por gjithmonë kam dashur të provoj të kundërtën”, kishte deklaruar Hampton para turneut.

Dhe sot, ajo e vërtetoi më shumë se kurrë. Në një finale dramatike që u vendos pas penalltive, Hampton priti goditjet e Mariona Caldentey dhe Aitana Bonamati, ndërsa Salma Paralluelo fjuajti jashtë, duke e mbyllur serinë me vetëm një gol të pësuar dhe duke siguruar titullin e dytë radhazi për Anglinë në Evropë.

 

🧱 England’s hero: Hannah Hampton 🧱 pic.twitter.com/czoi59vDJ5

— B/R Football (@brfootball) July 27, 2025

Rrugëtimi i saj deri këtu ka qenë i mbushur me sfida. E përjashtuar për një kohë nga kombëtarja pas triumfit në Euro 2022, Hampton kaloi momente të vështira edhe jashtë fushës. U përball me kritika për sjelljen dhe për pak sa nuk u tërhoq nga sporti. Por në vend që të dorëzohej, ajo punoi në heshtje dhe riktheu vetëbesimin nën drejtimin e trajneres Emma Hayes te Chelsea.

Me një sezon të jashtëzakonshëm në klub – ku ndihmoi Chelsean të fitojë tripletën pa asnjë humbje – Hampton u rikthye fuqishëm në kombëtare dhe në maj u konfirmua si portierja numër një e Anglisë, duke trashëguar dorezat nga legjenda Mary Earps.

 

back to back. pic.twitter.com/UztquqXGcL

— Hannah Hampton (@hannahhampton_) July 27, 2025

Fitorja e Anglisë 3-1 në penallti ishte fryt i një përpjekjeje ekipore, por ishte guximi, qetësia dhe reflekset e Hannah Hampton që vendosën ndeshjen. Nga një vajzë që iu tha të mos luante kurrë futboll, në simbol të qëndresës, inspirimit dhe suksesit – ky është rrëfimi i një kampioneje të vërtetë. /Telegrafi/ 

The post Vajza që sfidoi mjekët: Nga operacionet në sy te titulli evropian – rrëfimi mahnitës i Hannah Hampton appeared first on Telegrafi.

EURO 2025 – Anglia mbretëresha e re e futbollit femëror evropian

BAZEL, 27 korrik /ATSH/ – Anglia u shpall sonte kampione e Evropës, pasi mundi me penallti (3-1) në finale ekipin e Spanjës, sipas pamjeve televizive.

E gjithë ndeshja, së bashku me shtesat u mbyll në barazim 1-1.

Në ndeshjen e luajtur në stadiumin ”St. Jacob Park” të Bazelit, nën drejtimin e arbitres franceze, Stephanie Frappart, ishin spanjollet që shënuan të parat.

Në pjesën e parë Caldentey shënoi me kokë në minutën e 25-të.

Anglezet u kundërpërgjigjën po me një gol me kokë në minutën e 57-të me anë të Russos./  a.jor.

 

 

The post EURO 2025 – Anglia mbretëresha e re e futbollit femëror evropian appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌