Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 23 December 2025Main stream

Lahi Brahimaj: Suhareka fuqishëm krah Aleancës

By: Telegrafi
23 December 2025 at 20:35


Tubimi përmbyllës i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Suharekë u shndërrua në një dëshmi të fuqishme të mbështetjes qytetare për Aleancën dhe kandidatin për deputet, Lahi Brahimaj.

Me pjesëmarrje të madhe të qytetarëve dhe atmosferë entuziaste, Suhareka konfirmoi edhe një herë përkrahjen e saj për AAK-në dhe për kandidatin Brahimaj.

Gjatë tubimit, u theksua rëndësia e përfaqësimit dinjitoz dhe angazhimit për interesat e qytetarëve në Kuvendin e Kosovës.

Lahi Brahimaj falënderoi qytetarët për besimin dhe mbështetjen, duke theksuar se do të jetë gjithmonë zëri i Suharekës dhe i gjithë Kosovës, krah qytetarëve dhe krah Aleancës.

"Suhareka dëshmoi edhe një herë se mbetet fuqishëm krah Aleancës – si gjithmonë", ka shkruar Brahimaj. /Telegrafi/

Gjiganti anglez po e ndjek me vëmendje Diant Ramajn

23 December 2025 at 18:50


Arsenal po synon të forcojë pozitën e portierit para afatit të ardhshëm të transferimeve.

Portieri 24-vjeçar, Diant Ramaj, është nën vëzhgim të ngushtë nga skuadra londineze.

Megjithëse Ramaj është i kontraktuar te Borussia Dortmund, ai aktualisht ndodhet i huazuar te Heidenheim, ku skautët e Arsenalit e kanë ndjekur disa herë gjatë këtij sezoni.

Interesi i “Topçinjve” thuhet se është rritur pas paraqitjeve të forta të Ramaj në Bundesliga.

Portieri u transferua nga Ajax te Dortmund në shkurt 2025 për mbi 5 milionë euro, por menjëherë u huazua për të fituar përvojë me ekipin e parë.

Klubi londinez po kërkon një alternativë të besueshme për David Raya, dhe Ramaj shihet si një opsion premtues falë moshës së tij dhe potencialit.

Ai ka tërhequr vëmendjen me kontrollin e tij të sigurt të zonës së penalltisë dhe qetësinë nën presion.

Gjatë këtij sezoni, Ramaj ka luajtur 15 ndeshje, ka marrë një karton të verdhë dhe ka një përqindje të pritjeve prej 58%.

Ky profil i bën atë një kandidaturë interesante për Arsenalin, i cili synon të forcojë rolin kyç të portierit për sezonin e ardhshëm./Telegrafi/

Ibrahimaj: Paqja fiskale mundëson norma tatimore më të favorshme për biznesin

23 December 2025 at 12:14

TIRANË, 23 dhjetor/ Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë sot në takimin e përbashkët me Kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Financave, Petrit Malaj, me komunitetin e biznesit, mbi Paketën Fiskale dhe politikën e Paqes Fiskale.

Ministrja Ibrahimaj sqaroi se Paqja Fiskale mbështetet në dy shtylla kryesore: kontratën fiskale me biznesin, e cila synon planifikim më të mirë të detyrimeve tatimore, nxitje të deklarimit dhe rritje të sigurisë juridike; si dhe mundësinë e rishikimit të bilanceve të së kaluarës, me norma tatimore më të favorshme, për të mbyllur paqartësitë e së shkuarës dhe për të hyrë në vitet e ardhshme me stabilitet dhe besim të ndërsjellë.

“Synimi ynë është të hyjmë në vitin 2026 me biznese të formalizuara, konkurruese dhe me marrëdhënie të besueshme me administratën tatimore e doganore. Vetëm kështu mund të kalojmë nga një ekonomi e mbështetur te konsumi në një ekonomi të mbështetur te prodhimi dhe eksportet”, theksoi ministrja.

Ministrja Ibrahimaj rikonfirmoi angazhimin e qeverisë për politika fiskale të qëndrueshme dhe afatgjata, pa rritje taksash, që nxisin investimet, formalizimin dhe konkurrencën e ndershme, duke e konsideruar Paqen Fiskale si një instrument kyç për forcimin e ekonomisë dhe për afrimin e saj me standardet europiane.

Në fjalën e saj, ministrja Ibrahimaj theksoi se duke iu referuar të dhënave ekonomike të viteve të fundit, ministrja nënvizoi se ekonomia shqiptare ka shënuar përmirësime të qëndrueshme falë politikave të ndërmarra dhe bashkëpunimit me sektorin privat.

Ministrja nënvizoi se, numri i bizneseve është rritur me më shumë se 25% në 10-vjeçarin e fundit, ndërsa numri i të punësuarve është rritur me mbi 300 mijë persona. Po ashtu, theksoi ajo, janë shënuar rritje të ndjeshme të eksporteve, ulje të papunësisë, si dhe dyfishim të të ardhurave dhe fitimeve të bizneseve.

“Këto nuk janë shifra për narrativë politike, por tregues konkretë se klima ekonomike është përmirësuar vit pas viti. Qëllimi ynë është që ky trend pozitiv të vijojë përmes një mjedisi ekonomik stabël, të parashikueshëm dhe me rregulla të qarta për biznesin”, u shpreh Ibrahimaj.

/k.s/a.f/

The post Ibrahimaj: Paqja fiskale mundëson norma tatimore më të favorshme për biznesin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Biseda qesharake në BBVA, Kristi: Në fillim më shihnin në sy, tani më shohin nga dhëmbët

23 December 2025 at 10:28


Në një nga momentet qesharake të Big Brother VIP Albania, Kristi dhe Xhodi zhvilluan një bisedë që shkaktoi shumë të qeshura.

Ai tha se kur njerëzit i flisnin, zakonisht e shikonin në sy për të parë ngjyrën e tyre.

Por, biseda mori një kthesë të papritur kur Kristi shtoi se në kohët e fundit ka vënë re diçka të ndryshme.

BBVA/Instagram

Ai tha “Në fillim më shihnin në sy, tani më shohin nga dhëmbët”.

Kristi ka dhëmbë të rregulluar, të bardhë të cilët tërheqin menjëherë vëmendjen.

Xhodi nuk mundi të mbante të qeshurën dhe biseda mes tyre u kthye në një moment shumë të qeshur për banorët e tjerë.

Kristi shpjegoi se kjo ndryshon mënyrën se si perceptohen nga të tjerët dhe se tani çdo bisedë duket se përqendrohet edhe tek buzëqeshja e tij.

Ky moment i vogël, por qesharak, tregoi edhe një herë se Big Brother VIP Albania nuk është vetëm një reality show për konkurrencë, por edhe një vend ku banorët ndajnë momente të veçanta dhe të sinqerta që tërheqin vëmendjen e publikut. /Telegrafi/

Before yesterdayMain stream

670 të rinj të mbështetur nga programi i vetëpunësimit

22 December 2025 at 22:26

TIRANË, 22 dhjetor/ATSH/ Vetëpunësimi po konsolidohet gjithnjë e më shumë si një rrugë reale për ndërtimin e karrierës së të rinjve në Shqipëri, ndërsa interesimi për programet mbështetëse ka arritur nivelin më të lartë ndër vite.

Gjatë një aktiviteti të zhvilluar në kuadër të Programit të Vetëpunësimit, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, vlerësoi historitë konkrete të të rinjve që kanë zgjedhur të kthejnë një ide të thjeshtë në një aktivitet të qëndrueshëm ekonomik. Ajo theksoi se zgjedhja për të ndërtuar një biznes, kërkon guxim dhe përkushtim, veçanërisht në fazën fillestare, ku ideja duhet të strukturohet dhe të kthehet në punë të përditshme.

Sipas të dhënave të bëra publike, këtë vit Programi i Vetëpunësimit ka regjistruar interesin më të lartë që nga nisja e tij, me 233 aplikantë të shpallur përfitues. Ndërkohë, në total, që nga fillimi i programit, mbështetje kanë përfituar 670 persona. Ministrja theksoi se pas këtyre shifrave qëndrojnë histori personale, përpjekje konkrete dhe angazhim i vazhdueshëm.

Garancia Rinore vijon të luajë një rol kyç, duke mbështetur vetëpunësimin për të dytin vit radhazi. Për tre vitet e ardhshme, mbi 500 të rinj pritet të përfitojnë mbështetje të dedikuar.

Ibrahimaj nënvizoi se politikat publike nuk do të ndalen vetëm në fazën e nisjes së aktivitetit, por do të shtrihen edhe gjatë rritjes dhe zgjerimit të tij, duke u përmirësuar mbi bazën e përvojës reale të vetë të rinjve.

Ministrja u shpreh se ndarja e historive personale të suksesit është një nga mënyrat më të forta për të nxitur të tjerë të ndërmarrin hapin e parë drejt sipërmarrjes.

Programi i Vetëpunësimit zbatohet nga Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive, si pjesë e politikave aktive për nxitjen e punësimit dhe sipërmarrjes tek të rinjtë. /j.p/

1 nga 5

The post 670 të rinj të mbështetur nga programi i vetëpunësimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Krisma dhe britmat e fëmijëve, publikohen pamjet e vrasjes së Liridona Ademajt/ VIDEO

By: Ela
22 December 2025 at 12:28

Në Gjykatën e Prishtinës janë administruar prova për vrasjen e Liridona Ademajt. Pamjet tregojnë momentin nga darka e fundit e familjes ku ishte Liridona, Naim dhe fëmijet. Ndërkohë pas pak minutave në të kundërtën e tyre ulet edhe Granit Plava, autori i vrasjes. Në pamjet shihet momenti kur Naim Murseli e sinjalizon duke prekur hundën […]

The post Krisma dhe britmat e fëmijëve, publikohen pamjet e vrasjes së Liridona Ademajt/ VIDEO appeared first on BoldNews.al.

'Mesazhi sekret' - publikohen pamjet kur Naim Murseli i bënte me shenjë Granit Plavës

22 December 2025 at 11:30


Gjatë administrimit të provave materiale në seancën ndaj të akuzuarve për vrasjen e Liridona Ademajt, janë shfaqur video nga restauranti "Etnokuqa", ku pasi Liridona, Naimi dhe fëmijët hyjnë, pas pak minutave në të kundërtën e tyre ulet edhe Granit Plava.

"Në orën 18:32 dhe 44 sekonda, kamera e Etnokuqes e kanë inicizuar ardhjen nga kamerat e brendshme në restorant, shihet se si familja Murseli vjen, ja vetura e markës Seat… Në orën 18:35, hyrja e Granit Plavës në restaurantin Etno Kuqa i cili do të ulet në të kundërtën e familjes Murseli", tha ajo.

Në pamje shihet edhe Naim Murseli, lëviz brenda restaurantit dhe i drejtohet tavolinës së Granit Plavës.

Po ashtu, janë shfaqur video edhe nga shtëpia kur së bashku me fëmijët dalin nga aty dhe hypin në makinë./kp/

Boksieri Nuri Seferi përkrah Lahi Brahimajn në garën për deputet

By: Telegrafi
22 December 2025 at 08:47


Boksieri i njohur shqiptar, Nuri Seferi, ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për kandidatin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për deputet, Lahi Brahimaj.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Seferi ka bërë thirrje për mbështetjen e Brahimajt.

“Me gjeneralin”, ka shkruar Seferi në një postim të bërë në Instagram.

Mbështetja e Nuri Seferit, një emër i njohur i sportit shqiptar dhe ish-kampion bote në boks, vlerësohet si një përkrahje e rëndësishme në prag të zgjedhjeve, duke i dhënë shtysë fushatës së Lahi Brahimajt në garën për Kuvendin e Kosovës. /Telegrafi/

Vrasja e Liridona Ademajt, vazhdon sot gjykimi ndaj Naim Murselit dhe dy të tjerëve

22 December 2025 at 07:29


Sot në orën 09:30 po mbahet seanca e shqyrtimit gjyqësor ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të cilët akuzohen për vrasjen e Liridona Ademajt.

Seanca do zhvillohet në Gjykatën Themelore ku pritet shqyrtimi i provave dhe procedurave lidhur me aktakuzën e ngritur nga Prokuroria.

Të akuzuarit po përballen me drejtësinë nën dyshimet për përfshirje në këtë rast të rëndë penal, i cili ka ngjallur interes të madh publik.

Seanca e kaluar e planifikuar të mbahej më 12 dhjetor u anulua dhe e njëjta u vendos që të zhvillohet sot.

Raporti i Institutit të Psikiatrisë Forenzike të Kosovës ka konstatuar se Naim Murseli, i akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt, nuk ka pasur çrregullime apo sëmundje mendore në kohën e kryerjes së veprës penale.

Ndryshe në seancën fillestare të mbajtur më 31 janar 2025, Naim Murseli u deklarua i pafajshëm për vrasjen e bashkëshortes së tij Liridona Ademajt, Granit Plava nuk u deklarua rreth fajësisë, kurse Kushtrim Kokalla tha se nuk deklarohet pa u konsultuar me mbrojtjen.

Ndërsa, fajtor u deklarua i akuzuari Tom Dodaj. Ky i fundit, pasi pranoi fajësinë u dënua me 5 vjet burgim dhe 5 mijë euro gjobë.

Prokuroria Themelore në Prishtinë më 15 janar 2025 ka ngritur aktakuzë ndaj Naim Murselit, Granit Plavës, Kushtrim Kokallës dhe Tom Dodajt në të cilën thuhet se Murseli, Plava dhe Kokalla ishin dakorduar paraprakisht që vrasja të kryhej nga i akuzuari Plava me marrëveshje që Murseli t’ia paguante atij 30 mijë euro. /Telegrafi/

Nisin përplasjet e para në shtëpinë e Big Brother VIP 5, Iliri i drejtohet Kristit: Skuth, ta fut edhe qesh

21 December 2025 at 15:58


Big Brother VIP Albania 5 ka nisur menjëherë me tensione mes banorëve, të cilët kanë hyrë të gjithë me një qëllim, fitimin e çmimit të madh që është 100 mijë euro.

Mëngjesin e ditës së parë, nuk kanë munguar përplasjet mes Ilirit dhe Kristit, kjo falë zgjedhjes së këtij të fundit për ndarjen e krevateve, pasi fitoi sfidën e “Bajames”.

Ndarja e bërë nga Kristi nuk i ka pëlqyer aspak Ilirit, i cili u shpreh se nuk donte të flinte me një mashkull tjetër në krevat.

Foto: YouTube

Pjesë nga debate mes tyre:

Iliri: Profesor Kristi.

Kristi: A mund ta shpreh mendimin të lutem? Pse nuk më dhe një mundësi ta sheshonim?

Iliri: Ti me këtë qetësinë tënde dhe me këtë buzëqeshjen tënde helmuese… je shumë i vogël. Sa të hapësh gojën, unë të kuptoj. Ti harroje, më dëgjo mua. Ti jep tip që ta fut edhe qesh, skuth. Skuthët janë kështu.

Kristi: Skuth jam unë?. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Zbulohen prapaskenat: Bayerni e donte Diant Ramajn dy vite më parë, por hoqën dorë për shkak të karakterit të tij

21 December 2025 at 15:45


Manuel Neuer po e përcakton një epokë që po i afrohet gradualisht fundit. Në kërkim të një pasuesi të mundshëm, FC Bayern ka analizuar disa opsione, përfshirë edhe një portier që aktualisht është nën kontratë me Borussia Dortmund.

Prej kohësh, Bayern është përgatitur për epokën pas portierit të jashtëzakonshëm Manuel Neuer (39). Alexander Nubel (29 vjeçar, aktualisht i huazuar te VfB Stuttgart), Daniel Peretz (25 vjeçar, aktualisht i huazuar te HSV) dhe Jonas Urbig (22) janë tre portierë që klubi ka sjellë vitet e fundit, të gjithë të synuar për të marrë rolin kryesor në portë.

Sipas raportimeve të Bild, portieri kosovar Diant Ramaj ka qenë për një kohë të shkurtër pjesë e listës së ngushtë të Bayern për transferime të mundshme.

Konkrektisht, portieri ishte objekt diskutimi në Mynih kur luante ende për gjigantin holandez Ajax Amsterdam. Megjithatë, një transferim u refuzua përfundimisht, pasi Ramaj konsiderohet si një lojtar me karakter të fortë dhe me prirje për kartonë të kuq.

Në vend të tij, kampionët gjermanë vendosën të sjellin Jonas Urbigun, dy vite më të ri, i cili sipas raportimeve është aktualisht kandidati kryesor për të pasuar Neuerin.

Ndërkohë, Ramaj u transferua te Borussia Dortmund pothuajse një vit më parë dhe po e kalon sezonin aktual si huazim te FC Heidenheim. /Telegrafi/

“Dridhe moj Bajame”/ Zbulohen dy banorët e tjerë të “BBV Albania”

By: Brisi
20 December 2025 at 22:15

Ilir Vrenozi dhe Kristi Lamaj janë dy banorët e tjerë që i janë bashkuar shtëpisë së “Big brother Vip Albania 5”. Ilir Vrenozi, me origjinë nga Korça, njihet si opozitari më i famshëm në rrjetet sociale, sidomos në TikTok. Ndërsa, Kristi Lamaj, është këngëtar i muzikës popullore, i cili është bërë viral me këngën e tij […]

The post “Dridhe moj Bajame”/ Zbulohen dy banorët e tjerë të “BBV Albania” appeared first on BoldNews.al.

“Do të dal me fitore”, Kristi Lamaj hyn në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5

20 December 2025 at 21:51


Këngëtari i muzikës popullore, Kristi Lamaj, do të jetë pjesë e edicionit të pestë të Big Brother VIP Albania.

Para se të hynte, ai deklaroi me vetëbesim: “E di kur do të hyj dhe e di kur do të dal. Do të dal me fitore”, duke paralajmëruar një prezencë të fortë brenda programit.

Kristi Lamaj u rrit në qytetin e Vlorës, ku lidhi jetën e tij me muzikën që në moshë të vogël. Ai vazhdoi më tej arsimin muzikor në shkollën “Naim Frashëri”, duke u specializuar në këndim klasik dhe duke përgatitur një bazë të fortë për karrierën e tij artistike.

BBVA/YouTube

Përveç muzikës, Kristi ka ndjekur edhe studimet në juridik, duke ndërtuar një rrugëtim profesional të qëndrueshëm dhe duke kombinuar pasionin për artin me angazhimin akademik.

Kjo përzierje e talentit muzikor dhe arsimimit e bën Kristin një nga banorët më tërheqës dhe me shumë dimensione të BBVA 5. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Kandidati për deputet Lahi Brahimaj takon bashkëluftëtarët e Brigadës 137 “Gjakova”

20 December 2025 at 13:39


Kandidati për deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Lahi Brahimaj ka nisur sot ditën me bashkëluftëtarët e Brigadës 137 “Gjakova”.

Brahimaj kandidat për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit mban numrin 129 në listën e AAK-së.

“Ditën e nisa me nga një kafe me bashkëluftëtarët e Brigadës 137 “Gjakova”.

Faleminderit djemtë e asfaltit.

Krah, si gjithmonë! 129”, shkruan Brahimaj. /Telegrafi/


Ministrja Ibrahimaj: Kodi i ri Penal synon transparencë dhe kufizon hapësirën për interpretim

By: redi
19 December 2025 at 19:39

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj dhe ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, zhvilluan sot tryezën e dytë konsultative me përfaqësues të biznesit, dhomave të tregtisë dhe aktorëve të tjerë ekonomikë, për të diskutuar draftin e Kodit të Ri Penal. Takimi u fokusua tek dispozitat që ndikojnë direkt ambientin e biznesit, konkurrencën e ndershme, marrëdhëniet e punës…

Source

Nga dhjetori në dhjetor

By: Elva
19 December 2025 at 17:30

Nga Ilir Kalemaj Shqipëria, ndër shumë karakteristika të tjera të mëvetshme ose tipare dalluese edhe mes vendeve të ish-Lindjes komuniste, ka edhe faktin që ishte i vetmi vend totalitar që ndoqi besnikërisht shembullin e Bashkimit Sovjetik nën Stalinin. Pra, ndryshe nga sistemi i autoritarizmit polak, post-totalitarizmit çekosllovak apo komunizmit të decentralizuar jugosllav, apo qoftë edhe […]

The post Nga dhjetori në dhjetor appeared first on BoldNews.al.

Komuna e Suharekës lehtëson qarkullimin dhe parkimin për mërgimtarë gjatë festave të fundvitit

19 December 2025 at 12:35


Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka njoftuar se gjatë periudhës së festave të fundvitit do të lehtësohet qarkullimi dhe parkimi për automjetet me targa të huaja në hapësirat publike të qytetit.

Sipas tij, kjo masë ka për qëllim të krijojë kushte më të favorshme për mërgimtarët që vizitojnë vendlindjen gjatë kësaj periudhe, duke ua bërë ardhjen më të lehtë dhe më të ngrohtë.

“Ky qytet nuk është vetëm adresë, por shtëpi”, ka theksuar Muharremaj, duke i ftuar mërgimtarët që t’i kalojnë festat pranë familjeve dhe bashkëqytetarëve të tyre.

Komuna e Suharekës u ka uruar mirëseardhje mërgimtarëve, duke shprehur gatishmërinë që festat e fundvitit të kremtohen së bashku në vendlindje, në një atmosferë mikpritjeje dhe solidariteti. /Telegrafi/


​Kryetari i Kamenicës raporton për punët e përfunduara në infrastrukturë

19 December 2025 at 10:23


Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook se vazhdon puna intensive në përmirësimin e rrugëve dhe infrastrukturës në komunë.

“Nga Koretini ku janë asfaltuar edhe dy rrugë të tjera, 11 rrugë në Muçiverc, rruga ‘Tema’ në Busavatë e 12 rrugë në Roganë. Në proces edhe trotuari në Kopërnicë e ndriçimi publik.Nuk kanë qenë vetëm fjalë fushate, po bëhen vepra, për të mirën e qytetarëve tanë”, ka shkruar kryetari Rahimaj.

Me këtë projekt, Komuna synon të përmirësojë qasjen dhe sigurinë për qytetarët, duke sjellë standarde më të larta të infrastrukturës lokale. /Telegrafi/


Rama për marrëveshjen e 17 Majit: Basha mori çdo gjë që kërkoi me bekimin e Berishës

18 December 2025 at 22:46

TIRANË, 18 dhjetor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ka zbuluar për herë të parë se çfarë ka ndodhur mes tij dhe Lulzim Bashës, ish-kreut të Partisë Demokratike në atë që njihet si Marrëveshja e 17 Majit.

Në një intervistë televizive për emisionin “Opinion”, Rama tha se kishte biseduar me Bashën vetëm për vetëm në një prej sallave të Kuvendit.

Sipas tij, Basha mori çdo gjë që kërkoi dhe pati bekimin e Berishës.

Rama rrëfeu se takimi u nxit pas kontakteve me përfaqësues të SHBA-së për situatën politike në vend dhe rajon.

“Vjen Hoyt [Brian Yee] tek unë dhe thotë: s’kemi çfarë themi, ti i bëre të gjitha, fatkeqësi e madhe për PD-në, por zgjedhja e tyre. Tani, thotë, ne po ikim, se do shkoj të takoj Lulzim Bashën. Për çfarë do e takosh? – i them unë. Do e takoj, më tha, t’i japim një mundësi të fundit. Ok. Shkon dhe pastaj doli ajo që i dhamë një plan me pesë pika”, tha Rama.

Sipas Ramës, vendimi për të shkuar në Kuvend dhe për ta takuar Bashën u mor pas konsultimeve brenda mazhorancës.

“Ne kishim një takim në Elbasan me gratë. Ndërkohë që Luli mblodhi gjithë partitë në sallën e Kuvendit. Nisem për Elbasan dhe rrugës marr Gramoz Ruçin. Gramoz, i thashë, unë do t’i shkoj atje atij. Do t’i shkoj atje në takim. Më thotë Gramozi: Ke ndonjë merak ti? I thashë unë: Çfarë mendon në rast se unë arrij ta ul atë? Tha, dy gjëra kam merak unë: data lëviz, kryeministri s’lëviz. Çdo gjë tjetër lëviz. Ok, them unë, jemi në një mendje. Kthehem dhe shkoj atje”.

Rama tha se negociatat u zhvilluan në një takim kokë më kokë në ambientet e Kuvendit dhe se marrëveshja u arrit pasi Basha pranoi kushtet e vendosura, me bekimin e Sali Berishës.

“Në një moment të caktuar i them: Hajde, se po të pres te salla tjetër… U futëm, është një sallë e madhe, aty ku bëhen mbledhje. U ulëm edhe folëm gjerë e gjatë. Në fund u morëm vesh. Patëm një diskutim në fund kush do flasë i pari. Fol ti, i thashë, s’dua të flas fare. Kishte merak: mos qesh ti kur të flas unë. Jo mo, unë nuk qesh fare. Mos qesh ti kur flas unë, tha, se ti e ke këtë zakonin që kur flas unë do të tallesh me çdo gjë, kjo është gjë serioze”.

“I thashë: do marrësh të pyesësh? Merr pyet, i thashë, se unë e mora Gramozin para. Pyet edhe ti, se mos ke ndonjë njeri me pyet. Kë të pyes? – tha. Unë i thashë: një të urtë, ti e ke të urtin tënd. Më zhgënjen, tha, ku e pyes atë unë. Ai më tha: do japë bekimin. Edhe e dha bekimin”, rrëfeu Rama.

(Intervistë e realizuar më 4 dhjetor 2025)

/gj.m/r.e/a.f/

The post Rama për marrëveshjen e 17 Majit: Basha mori çdo gjë që kërkoi me bekimin e Berishës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Meda shpreh mbështetje për kandidatin e AAK-së, Lahi Brahimaj

18 December 2025 at 21:05


Këngëtari i njohur Mehdin Përgjeçaj, i njohur për publikun si Meda, ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për kandidatin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Lahi Brahimaj.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Meda ka bërë të ditur se qëndron në krah të mikut të tij, Gjeneral Lahi Brahimaj, i cili garon për deputet me numrin 90 në listën e AAK-së.

Në mesazhin e tij, ai thekson mbështetjen e plotë dhe i uron suksese në garën zgjedhore.

“Në mbështetje të mikut tim, Gjeneral Lahi Brahimaj, i cili garon për deputet me numrin 90 në listën e AAK-së. Të priftë e mbara!”, thuhet në postimin e këngëtarit.

❌
❌