Para trupit gjykues në rastin e vrasjes së Liridona Ademaj, janë prezantuar pamje të natës fatale të 29 nëntorit.
Prokurorja Javorka Perliçenviç ka prezantuar pamje të asaj dite, ku shfaqet Naim Murseli, i akuzuari kryesor për planifikimin e vrasjes së bashkëshortes së tij, teksa del nga banesa në Bernicë dhe i bënë me shenjë, Granit Plavës, personit që akuzohet se shkrepi armën mbi viktimën.
Në këto pamje shihet edhe Liridona Ademaj para shtëpisë në Bërnicë.
Në vazhdim të prezantimit të këtyre provave, janë shfaqur edhe pamje ku Murseli është takuar me Plavën në një pikë karburanti, pompë të derivateve, ku shihen Naim Murseli dhe Granit Plava teksa flasin sëbashku.
Atë ditë Murseli së bashku me familjen, darkuan në një restorant, ku më parë prokuroria ka faktuar se ka qenë edhe Plava.
Në seancë janë shfaqur edhe pamje të renda, nga momenti kur bëhet gjuajta me armë ndaj Liridonës, ndërsa në veturë ishte së bashku me dy fëmijët e saj, e më pas dëgjohen të qarat dhe britmat e dy djemve.
Plava kishte deklaruar se vet Naim Murseli kishte përgatitur armën me 5 fishekë.
Ndër të tjera, Plava në dëshminë ka pranuar në natën e krimit ishte Naimi ai që e hapi pak xhamin e veturës, ndërsa ky i fundit shtiu me armë.
I pranishëm në seancën e fundit për këtë vit ishin të tre të akuzuarit: Naim Murseli, Kushtrim Kokalla e Granit Plava.
Po ashtu, i pranishëm ishte edhe vëllai i Liridona Ademajt, Leonardi dhe avokati mbrojtës, Leutrim Syla.
Familjarët e viktimës vijojnë të kërkojnë drejtësi për ngjarjen e shënuar më 29 nëntor të vitit 2023 ndërsa prokuroria akuzon Murselin se ka inskenuar vrasjen për të përfituar nga siguracioni i jetës së Liridona Ademajt.
Gjatë administrimit të provave materiale në seancën ndaj të akuzuarve për vrasjen e Liridona Ademajt, janë shfaqur video nga restauranti "Etnokuqa", ku pasi Liridona, Naimi dhe fëmijët hyjnë, pas pak minutave në të kundërtën e tyre ulet edhe Granit Plava.
"Në orën 18:32 dhe 44 sekonda, kamera e Etnokuqes e kanë inicizuar ardhjen nga kamerat e brendshme në restorant, shihet se si familja Murseli vjen, ja vetura e markës Seat… Në orën 18:35, hyrja e Granit Plavës në restaurantin Etno Kuqa i cili do të ulet në të kundërtën e familjes Murseli", tha ajo.
Në pamje shihet edhe Naim Murseli, lëviz brenda restaurantit dhe i drejtohet tavolinës së Granit Plavës.
Po ashtu, janë shfaqur video edhe nga shtëpia kur së bashku me fëmijët dalin nga aty dhe hypin në makinë./kp/
Në Gjykatën e Prishtinës janë administruar prova për vrasjen e Liridona Ademajt. Pamjet tregojnë momentin nga darka e fundit e familjes ku ishte Liridona, Naim dhe fëmijët.
Ndërkohë, pas pak minutave në të kundërtën e tyre ulet edhe Granit Plava, autori i vrasjes.
Në pamjet shihet momenti kur Naim Murseli e sinjalizon, duke prekur hundën që të nisë aksionin.
Gjithashtu, janë shfaqur video edhe nga shtëpia kur së bashku me fëmijët dalin nga aty dhe hipin në makinë.
Më pas në një tjetër moment në seancën Naim Murselit i janë vendosur edhe pamjet e vrasjes, ku dëgjohen krismat dhe britmat e fëmijëve.
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në gjykimin ndaj Naim Murselit, Kushtrim Kokallës dhe Granit Plavës, po shfaqen video-incizimet e ditës kritike, kur u vra tani e ndjera Liridona Ademaj. Pamjet tregojnë lëvizjet e të akuzuarve në ditën krtike.
Prokurorja Javorka Perlinçeviq tha se fillimisht paraqiten pamjet e 29 nëntorit 2023, nga shtëpia e Naim Murselit, ku shihet teksa ky i fundit del nga shtëpia, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Më pas, tek pompa e derivateve shihet kur vjen Granit Plava, e pas tij Naim Murseli me veturë të tipit “Range Rover”. Kjo pompë gjendet në fshatin Cermjan.
Më pastaj, shihet momenti kur tani e ndjera Ademaj arrin në Bërnicë në shtëpinë e saj.
Në pamje të tjera, u shfaq vetura “Seat” e Granit Plavës dhe më pas ajo “Range Rover” e Naim Murselit. Shihen dy të akuzuarit duke dalë nga vetura, teksa i akuzuari Murseli afrohet tek Plava, i flet diçka dhe më pas shkon në dyqan.
E më pastaj, pamjet tregojnë Murselin duke i dhënë pije energjike Plavës.
Pamjet e tjera tregojnë rrugën “Dalip Alshiqi” në Bërnicë, ku edhe ndodhi vrasja. Aty shihet se si vetura “Range Rover” vjen e para dhe 3 sekonda mv pas në vendin e njëjtë pas asaj veture vjen vetura “Seat”. Pra, arrijnë së bashku nga pompa e derivateve.
Fotografia e 29 nëntorit 2023, e orës 17:49:30, pamje të shkëputura nga kamerat e sigurisë së një shtëpie, tregojnë veturën “Range Rover” të cilën e drejton Murseli. Po ashtu, kamerat e të njëjtës shtëpi kanë kapur edhe veturën e Plavës në vendin e njëjtë pas 7 sekondash. /Telegrafi/
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në gjykimin ndaj Naim Murselit, Kushtrim Kokallës dhe Granit Plavës, të hënën seanca po vazhdon me paraqitjen e provave materiale.
Naim Murseli, Granit Plava, Kushtrim Kokalla dhe Tom Dodaj, ngarkohen për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt më 29 nëntor 2023, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Raporti do të përditësohet…
Ndryshe, raporti i Institutit të Psikiatrisë Forenzike të Kosovës ka konstatuar se Naim Murseli, i akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt, nuk ka pasur çrregullime apo sëmundje mendore në kohën e kryerjes së veprës penale.
Edhe në seancën e 22 shtatorit 2025, ekspertët Shpend Haxhibeqiri dhe Bujar Obërtinca, konstatuan se të akuzuarit Murseli dhe Plava nuk kanë çrregullime mendore.
Në seancën fillestare të mbajtur më 31 janar 2025, Naim Murseli u deklarua i pafajshëm për vrasjen e bashkëshortes së tij Liridona Ademajt, Granit Plava nuk u deklarua rreth fajësisë, kurse Kushtrim Kokalla tha se nuk deklarohet pa u konsultuar me mbrojtjen. Ndërsa, fajtor u deklarua i akuzuari Tom Dodaj. Ky i fundit, pasi pranoi fajësinë u dënua me 5 vjet burgim dhe 5 mijë euro gjobë.
Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prishtinë më 15 janar 2025 ka ngritur aktakuzë ndaj Naim Murselit, Granit Plavës, Kushtrim Kokallës dhe Tom Dodajt.
“Betimi për Drejtësi” ka siguruar aktakuzën e Prokurorisë, në të cilën thuhet se Murseli, Plava dhe Kokalla ishin dakorduar paraprakisht që vrasja të kryhej nga i akuzuari Plava me marrëveshje që Murseli t’ia paguante atij 30 mijë euro. I gjithë plani për vrasjen e Liridonës, thuhet se u bë nga bashkëshorti i saj, tani i akuzuari Naim Murseli, si pasojë e çrregullimit të raporteve familjare e martesore, ku edhe lindi dëshira e tij për hakmarrje.
Në aktakuzë thuhet se fillimisht plani i ishte shpalosur Kokallës nga Murseli, por ai kishte refuzuar të gjente një mundësi për vrasjen e Liridonës, e më pas Kokalla kishte gjetur Plavën, me të cilin e kishte njoftuar Naimin. E vetë Naim Murseli, thuhet se siguroi armën me 20 fishekë, nga i akuzuari Tom Dodaj, nga i cili e bleu për 280 euro. Me këtë armë, u krye vrasja e tani të ndjerës.
Plani i Naim Murselit për vrasjen e Liridonës, inskenimi i grabitjes e marrëveshja për ta paguar 30 mijë euro dorasin
Sipas aktakuzës, për shkak të raporteve të çrregulluara familjare dhe martesore, gjatë të cilave kanë lindur mllefi dhe dëshira për hakmarrje tek i pandehuri i parë Naim Murseli, ky i fundit ka bërë planin ta largojë tani të ndjerën Liridona nga jeta e tij.
Në aktakuzë thuhet se pas datës 25 qershor 2022, kur është paguar polica e sigurimit jetësor në emër të Liridona Murselit me kompaninë Folksam, në shumën prej 3.000.000 kruna suedeze, me qëllim që pas vrasjes të ketë edhe dobi financiare, Naimi të pandehurit të tretë (Kushtrim Kokalla), ia ka shpalosur planin e likuidimit të bashkëshortes së tij dhe nga ai ka kërkuar të gjejë mundësi për vrasjen e saj.
Aktakuza thotë se fillimisht, Kokalla ka refuzuar e më pas ka gjetur të pandehurin e dytë, Granit Plava, me të cilin e ka njoftuar Naim Murselin dhe që të tre janë dakorduar që Graniti të kryejë vrasjen me marrëveshje që Naimi t’ia paguajë kompensimin në shumën prej 30 mijë euro.
Ndërsa, Naimi më 29 nëntor 2023, thuhet se ka siguruar armën e zjarrit dhe 20 fishekë, të cilat i ka blerë rreth orës 14:00 po të njëjtën ditë nga i pandehuri i katërt Tom Dodaj në shumën prej 280 euro, e të cilën armë ia ka dhënë të pandehurit të dytë- Granit Plavës.
Granit Plava, thuhet se armën në fjalë e ka përdorur për vrasjen e tani të ndjerës Liridona. Vrasje kjo e kryer në të njëjtën ditë në orët e mbrëmjes, në intervalin kohor prej orës 20:11 deri në ora 20:18 në vendin për të cilin është dakorduar me Naimin, duke e inskenuar që të duket si grabitje, ndërsa Naimi në mënyrë dinake me dorën e tij të djathtë ka mbajtur Liridonën në krahun e dorës së saj të majtë, me qëllim që ajo mos t’i shmanget plumbit, për çka Naimi me fëmijët ka dalë nga vetura dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.
Me këtë, Naim Murseli akuzohet se në bashkëkryerje me të akuzuarit Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla, ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” nga neni 173, par.1., pika 1.3 dhe 1.4 lidhur me nenet 31 dhe 34 të Kodit Penal.
I maskuar e me pistoletë, Granit Plava qëlloi me një plumb në kokë Liridonën
Sipas aktakuzës, më 29 nëntor 2023, në intervalin kohor prej orës 20:11 deri në 20:18 në fshatin Bërnicë në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë, i pandehuri i parë Naim Murseli me veturë në të cilën ka qenë tani e ndjera Liridona dhe fëmijët e tyre të moshës 4 dhe 6 vjeç, pas marrëveshjes paraprake, i ka dhënë shenjë me drita të veturës të pandehurit Plava, për çka ai befas ka dalë përpara veturës me maskë në kokë dhe pistoletë në duar, derisa i pandehuri Murseli, ka ndaluar dhe ka fikur motorin e veturës dhe me dorën e tij e ka mbajtur Liridonën për krahun e dorës së saj të majtë, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Gjithnjë sipas aktakuzës, i pandehuri Granit Plava për kompensim në shumën prej 30 mijë euro, nga afërsia e drejtpërdrejtë përmes dritares gjysmë të hapur nga ana e pasagjerit, ka shtënë një fishek nga pistoleta në drejtim të Liridonës dhe e qëllon në kokë, në pjesën prapa veshit të djathtë, duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse, ku për pasojë ndërroi jetë në vendin e ngjarjes. Vdekja e saj, sipas raportit të autopsisë erdhi si rezultat i gjakderdhjes së brendshme dhe të jashtme.
Me këtë, Granit Plava akuzohet se në bashkëkryerje me Naim Murselin dhe Kushtrim Kokallën ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” nga neni 173, par.1, pika 1.6 lidhur me nenin 31 dhe 34 të Kodit Penal.
Në pikën e tretë të aktakuzës, Granit Plava ngarkohet se nga 29 nëntori 2023 rreth orës 14:00 deri më 1 dhjetor 2023 rreth orës 16:15, ku është kryer bastisja në shtëpinë e tij në Cërmjan, Komuna e Gjakovës, ku është gjetur arma, pa autorizim dhe në kundërshtim me Ligjin për armë, ka poseduar pistoletën së bashku me 19 fishekë, me të cilën ka kryer veprën, e të cilën armë Naimi e ka blerë më 29 nëntor 2023 rreth orës 14:00 nga i pandehuri i katërt Tom Dodaj në shumën prej 280 euro.
Me këtë, Plava akuzohet se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366, par.1 të Kodit Penal.
Kushtrim Kokalla njoftoi Granit Plavën me Naim Murselin dhe u dakorduan që Graniti ta kryejë vrasjen për 30 mijë euro
Në aktakuzë thuhet se pasi që i pandehuri i parë Naim Murseli ka kërkuar nga Kushtrim Kokalla që të gjejë mundësi për vrasjen e bashkëshortes së tij- Liridona Murselit dhe i njëjti ka refuzuar, Kushtrimi ka gjetur të pandehurin e dytë Granit Palava me të cilin e ka njoftuar Naimin dhe të tretë janë dakorduar që Graniti ta kryejë vrasjen me marrëveshje që Naimi t’i paguajë kompensim shumën prej 30 mijë euro.
Sipas aktakuzës, Naimi më 29 nëntor 2023 ka siguruar armën dhe 20 fishekë të cilat i ka blerë të njëjtën ditë rreth orës 14:00 nga Tom Dodaj për 280 euro, ia ka dhënë Plavës i cili armën e përmendur e ka përdorur për vrasjen e tani të ndjerës Liridona.
Me këtë, Kushtrim Kokalla akuzohet se në bashkëkryerje me Naim Murselin dhe Granit Plavën ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” nga neni 173, par.1, pika 1.13 lidhur me nenet 31 dhe 34 të Kodit Penal.
Kokalla s’e lajmëroi vrasjen, edhe pse Naimi e kishte pranuar në dhomën e hotelit
Kokalla po ashtu akuzohet se edhe pse menjëherë pas kryerjes së vrasjes së tani të ndjerës Liridona ka pasur njohuri që veprën penale e kanë kryer i pandehuri Naim Murseli (i cili këtë e ka pranuar derisa kanë qenë në dhomën e hotelit të njëjtën natë pas vrasjes së kryer) dhe i pandehuri i dytë Granit Plava, i pandehuri Kokalla nuk i ka lajmëruar kryerësit e as veprën penale vrasje për planifikimin e kryerjes së të cilës ka marrë pjesë në mënyrë aktive së bashku me Murselin e Plavën, e të cilin rast organet kompetente fillimisht e kanë hetuar si grabitje deri dy ditë më vonë kur është arrestuar (më 1 dhjetor 2023).
Me këtë, Kushtrim Kokalla akuzohet se ka kryer veprën penale “Moslajmërimi i veprave penale apo kryerësve të tyre” nga neni 378, par.1, pika 1.1 lidhur me nenin 34 të Kodit Penal.
Tom Dodaj ia shiti armën Murselit e Plavës për 280 euro
Aktakuza e Prokurorisë ngarkon Tom Dodajn se më 29 nëntor 2023, rreth orës 14:00, në vendin e tij të punës në Novosellë të Epërme- Komuna e Gjakovës, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore, e në kundërshtim me Ligjin në fuqi për armë dhe materiale plasëse, ia ka shitur një armë zjarri- pistoletë të akuzuarve Murseli dhe Plava në shumën prej 280 euro, e cila është përdorur në kryerjen e vrasjes së tani të ndjerës Liridona, vrasje e kryer në të njëjtën ditë në intervalin kohor mes orës 20:11 dhe 20:18 në Bërnicë, në rrugën “Dalip Alshiqi”, Komuna e Prishtinës.
Me këtë, Dodaj akuzohet se ka kryer veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materialeve plasëse nga neni 364, par.1 të Kodit Penal.
Detajet nga deklarimet e të akuzuarve në Prokurori dhe Polici, mund t’i gjeni: KËTU
Sot në orën 09:30 po mbahet seanca e shqyrtimit gjyqësor ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të cilët akuzohen për vrasjen e Liridona Ademajt.
Seanca do zhvillohet në Gjykatën Themelore ku pritet shqyrtimi i provave dhe procedurave lidhur me aktakuzën e ngritur nga Prokuroria.
Të akuzuarit po përballen me drejtësinë nën dyshimet për përfshirje në këtë rast të rëndë penal, i cili ka ngjallur interes të madh publik.
Seanca e kaluar e planifikuar të mbahej më 12 dhjetor u anulua dhe e njëjta u vendos që të zhvillohet sot.
Raporti i Institutit të Psikiatrisë Forenzike të Kosovës ka konstatuar se Naim Murseli, i akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt, nuk ka pasur çrregullime apo sëmundje mendore në kohën e kryerjes së veprës penale.
Ndryshe në seancën fillestare të mbajtur më 31 janar 2025, Naim Murseli u deklarua i pafajshëm për vrasjen e bashkëshortes së tij Liridona Ademajt, Granit Plava nuk u deklarua rreth fajësisë, kurse Kushtrim Kokalla tha se nuk deklarohet pa u konsultuar me mbrojtjen.
Ndërsa, fajtor u deklarua i akuzuari Tom Dodaj. Ky i fundit, pasi pranoi fajësinë u dënua me 5 vjet burgim dhe 5 mijë euro gjobë.
Prokuroria Themelore në Prishtinë më 15 janar 2025 ka ngritur aktakuzë ndaj Naim Murselit, Granit Plavës, Kushtrim Kokallës dhe Tom Dodajt në të cilën thuhet se Murseli, Plava dhe Kokalla ishin dakorduar paraprakisht që vrasja të kryhej nga i akuzuari Plava me marrëveshje që Murseli t’ia paguante atij 30 mijë euro. /Telegrafi/
Të shtunën u mbushën dy vjet nga vrasja e Liridona Ademajt, një ngjarje që tronditi opinionin publik dhe la pasoja të thella te familja e saj. Ajo u vra më 29 nëntor 2023, para syve të fëmijëve, në një natë që rezultoi të ishte e planifikuar, sipas dokumenteve të reja të siguruara nga Klan Kosova. […]
Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademajt, e reja e cila u vra dy vite më parë në Kosovë, ka bërë një postim prekës në rrjete sociale. Ai thotë se këto dy vite nuk kanë qënë aspak të lehta për familjen Ademaj, ndërsa shton se nuk do të ndalen derisa të gjejnë drejtësi për vrasjen e […]
Sot bëhen dy vjet nga vrasja tragjike e Liridona Ademajt në fshatin Bërnicë të Prishtinës. Më 29 nëntor 2023, Liridona Ademaj u vra ndërsa ndodhej në veturë së bashku me dy fëmijët e saj dhe bashkëshortin, Naim Murselin – i cili dyshohet se e kishte porositur vrasjen e saj.
Procesi gjyqësor ndaj tij dhe të tjerëve të përfshirë ka nisur në fillim të këtij viti, transmeton Telegrafi.
Më 15 janar 2025, Prokuroria ngriti aktakuzë ndaj katër të dyshuarve: Naim Murseli, bashkëshorti i viktimës, Granit Plava, Kushtrim Kokalla, Tom Dodaj
Në përvjetorin e dytë të kësaj ngjarjeje të rëndë, vëllai i Liridonës, Leonard Ademaj, ka bërë një postim prekës në kujtim të motrës së tij, duke rikthyer vëmendjen te dhimbja e familjes dhe kërkesa për drejtësi.
"Sot bëhen 2 vite që nga ikja jote Motër Malli për ty shtohet çdo ditë, mungesa jote vërehet në çdo kohë. Këto 2 vite nuk ishin të lehta për ne si familje nuk mundemi asesi të pajtohemi me faktin qe ti nuk je më ne mesin tonë", ka shkruar ai.
Tutje, ai ka shkruar "Na ka marrë malli shumë për prezencën tënde asgjë më nuk është e njëjtë".
"Vitet po ecin shpejtë e ne akoma po ballafaqohemi me kriminelët të cilët padrejtësisht të morën nga ne. Do të luftojmë deri në frymën e fundit duke kërkuar drejtësi për ty motër. Kriminelët duhet të marrin dënimin e merituar. Të kujtojmë me mall e shumë dashuri Familja Ademaj dhe djemt Diar&Dion", ka pohuar ai.
Liridona Ademaj ka lënë pas vetes dy djem, të cilët ndodhën nën kujdesin e shtetit të Suedisë
Pas problemeve teknike, gjyqtarja Fatime Dërmaku ka propozuar qe të ndërpritet seanca në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt. Seanca e radhës është caktuar të mbahet më 12 dhjetor.
Ne shqyrtimin gjyqësor, ku ishte paraparë shfaqja e sekuencave nga shtëpia e Naim Murselit, për shkak të materialeve të shumta, nuk kanë arritur që të njëjtat të transmetohen para trupit gjykues.
"Trupi gjykues e sheh të arsyeshme të ju jap kohën e nevojshme që t'i bartni sekuencat, përndryshe në këtë formë nuk ka mundësi kështu se folldera ka shumë. Nëse je e gatshme, nëse jo shkojmë me datën 12", ka thënë gjyqtarja Fatime Dërmaku.
Me këtë propozim është pajtuar prokurorja Javorka Perlinçeviq, e cila tha se nuk është bërë selektim i pamjeve, me qëllim që të mos nxiten dyshime për fshehje nga ana e palës mbrojtëse.
"Në pauza paradite dhe pasdite të shqyrtimit gjyqësor unë kam provuar të kontaktojë me zyrtarin e IT , profesionistë nga prokuroria që të mund të ndajmë video incizimet, mirëpo, pasi që ka qenë pauza nuk kanë qenë të qasshëm, të disponueshëm, ashtu qe do të ishte më së miri pasi që follderi ka të bëjë për video incizimet, pamjet para shtëpisë të të akuzuarit Naim Murseli, është një file (fail) i madh video, diku 700-800 gigabajt, ashtu që do të ishte mirë që kjo seancë të caktohet për ndonjë ditë tjetër apo me datën 12. Prokuroria do të mundohet qe sekuencat të dorëzohen të ndara.
Ne si prokurori, në hardisk, i kemi bartur te gjitha përmbajtjet pa ndarë asgjë. Dhe nuk kemi ndërprerë dhe nuk kemi shkëputur asnjë sekuencë për arsye që mund të kemi kundërshtime nga ana e mbrojtjes. Që mos t'i bien që prokuroria ka dashur diçka të fshehë nga ajo... Lëvizjet e Naim Mueselit ditën kritike si dhe disa veprime ditën e nesërme. Prokuroria pas kësaj do të mundohet t'i ndajë sekuencat të kohës që kemi propozuar dhe të paraqiten për seancën e ardhme", tha ajo.
Trupi gjykues ka vendosur që seanca të ndërpritet dhe seanca e radhës të mbahet me datën 12 dhjetor.
"Në këto rrethana trupi gjykues merr aktvendim, aprovohet propozimi i prokurorit të shtetit, seanca e sotme ndërpritet dhe e radhës do të jetë me 12.12, sipas agjendës se përcaktuar. Prej orës 9 deri në orën 12", tha ajo.
Paraprakisht është mbajtur një pauzë deri në orën 13:10, për shkak të problemeve të natyrës së njëjtë teknike.
Në gjykatore kanë qenë të pranishëm të akuzuarit, Naim Murseli, Kushtrim Kokalla e Granit Plava.
Po ashtu, i pranishëm ka qenë edhe vëllai i Liridona Ademajt, Leonardi dhe avokati mbrojtës, Leutrim Syla.
Liridona Ademaj u vra më 29 nëntor të vitit 2023, në Bërnicë të Prishtinës. Në mesin e të dyshuarve është edhe ish-bashkëshorti i saj, Naim Murseli.
Dyshohet se ai i kishte premtuar Granit Plavës, 30 mijë euro për ta kryer krimin e rëndë, ndërsa, i arrestuari tjetër për këtë rast është edhe Kushtrim Kokalla./kp/
Këtë të hënë 24 nëntor 2025, është mbajtur seanca gjyqësore për vrasjen e Liridona Ademajt, nga bashkëshorti i saj Naim Murseli, ku janë zbuluar të tjera prova që provojnë lidhjen e tij me ekzekutorin, Granit Plava.
Prokurorja e çështjes, Javorka Perlinçeviq, ka zbardhur komunikimet që kanë pasur Naim Murseli dhe Granit Plava, disa ditë radhazi para se të ndodhte vrasja.
Para trupit gjykues, ajo ka prezantuar prova edhe se si natën e vrasjes, Granit Plava kishte qenë prezent në të njëjtin restorant me Naim Murselin e familjen e tij.
“Dhe prova tjetër është, për thirrjet telefonike nga telefonat e të pandehurit nga Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla, të cilët kanë qenë të qasshme, pasi të gjithë e dimë që dy telefona të Naim Murselit dhe të te ndjerës Liridona Murseli. janë zhdukur në mënyrë misterioze atë natë kur ka ndodhur rasti. Në WhatsApp, janë gjetur kontaktet ndërmjet Granit Plavës dhe të të pandehurit Naim Murseli dhe sipas provave të gjetura, ata kanë qenë duke komunikuar nga 23.11.2023 rreth orës 18:33 dhe kanë vazhduar me ditë të tëra deri më 24.11.2023, 25.11.2023, 26.11.2023, 27.11.2023 dhe në datën e ndodhjes së vrasjes më 29.11.2023.
I pandehuri Naim Murseli ka dërguar një mesazh Granit Plavës me një mesazh: “shok, sigurisht kryhet nesër, a të ka thënë shtëpia për paradite”, pas kësaj ndërmjet të të pandehurve, ka vazhduar edhe thirrja me telefon dhe thirrja e fundit e cila është shkëmbyer, ndërmjet të të pandehurit Naim dhe Granit ka ndodhur ndërmjet rrjetit social WhatsApp 29.11.2023 në 19:01, ku kanë biseduar 28 sekonda. Dhe duke shikuar videon-incizimet të cilat janë marrë, kjo është koha kur të dy, Naimi nga njëra anë me familjen dhe Granit Plava nga ana tjetër, kanë qenë ne restorantin Etnokuqa në Graqanicë”, ka thënë ajo.
Më tej, prokurorja ka theksuar se pas kësaj, i pandehuri i dytë, Granit Plava, ka paguar llogarinë dhe ka dalë nga restoranti, ka hyrë në veturën e tij dhe e ka pritur Naimin me familjen e tij dhe ka filluar t’i përcjell.
“Nga inicizimi mund të shihet ardhja e Naimit me familjen e tij, si dhe ardhja e Vrajit Plavë pak më pas. Si dhe shkuarja e tyre nga ai restorant. Kamerat e këtij restoranti, inicizojnë si brendësinë dhe hapësirën e jashtme, ku shumë mirë shihet në cilën tavolinë ishin të ulur dhe gjithashtu ato mund të inicizojnë pamjen e hapësirave, e parkingun e restorantit dhe shume mirë shihet vetura e të pandehurve të Naim Murselit dhe Granit Plavës, si dhe ajo kohë kur Granit Plava ishte dalë i pari nga ai restorant dhe ka pritur në veturën e tij që të dalë Naimi me familjen e vet, dhe pasi që ata janë nisur me veturë, ky i ka përcjell më pas”, ka thënë ajo.
Po ashtu, mësohet se prokurorja ka zbuluar se është gjetur edhe gëzoja e plumbit që u shkrep ndaj Liridonës, ndërsa shtoi se do të administrohet si provë nga gjykata.
“Gjatë vrasjes së Liridona Ademajt është shkrepur një plumb dhe që është gjetur gërzhoja e atij plumbi, i propozoj gjykatës, që të vazhdojmë me administrimin e këtyre provave”, ka shtuar prokurorja.
Prokurorja në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, ka treguar edhe se sa kishte qenë vlera e borxheve që kishte Naim Murseli.
“369.968.77 euro [borxhi] dhe gjatë dëshmisë së vet të pandehurit, informata te cilat i ka dhënë hetuesve policor, në njësinë e paraburgimit, ka pasur borxhe edhe ndaj personave fizik në vlerë prej 106 mijë euro, që do te thotë që vlera e përgjithshme e borxhit të të pandehurve në mars të vitit 2024, kur është bërë analiza e gjendjes së tij financiarë ka qenë 475,968,77 euro”, ka thënë ajo.
Prokurorja gjatë administrimit të provave, foli edhe për përgjigjen që kanë marrë nga Shteti suedez lidhur me sigurimin jetësor të Liridonës.
“Dhe më tej, prova tjeter është përgjigja e organeve kompetente të Mbretërisë së Suedisë, i cili na vërteton që nga ana e organeve të Suedisë, është pranuar që Liridona Murseli ka pasur një sigurim jetësor me fillim të vlerësishmërisë 25 qershor 2022, në vlerën prej 3 milionë të kruneve suedeze (rreth 272 mijë euro ), në të cilat nuk është cekur vazhduesi i përfitimit të sigurimit në rast të humbjes së jetës dhe në këto raste sipas ligjit, nëse nuk ka vartës pas vdekjes së saj, sipas ligjit më Suedi, shfrytëzuesi do të ishte bashkëshorti”, ka thënë prokurorja.
Është mbajtur sot seanca gjyqësore për vrasjen e Liridona Ademajt, nga bashkëshorti i saj Naim Murseli, ku janë zbuluar të tjera prova që provojnë lidhjen e tij me ekzekutorin, Granit Plava. Prokurorja e çështjes, Javorka Perlinçeviq ka zbardhur komunikimet që kanë pasur Naim Murseli dhe Granit Plava, disa ditë radhazi para se të ndodhte vrasja. […]
KOSOVË- Në Prishtinë është mbajtur seanca ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokalla, të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt.
Gjatë seancës për vrasjen e Liridona Ademajt, prokurorja Javorka Perlinçeviç ka propozuar që të administrohen edhe disa prova përfshirë ajo për borxhin që kishte i akuzuari për vrasjen, Naim Murseli.
Ajo ka treguar se vlera e borxheve që kishte Muresli ishte afër gjysmë milioni euro.
“369.968.77 euro [borxhi] dhe gjatë dëshmisë së vet të pandehurit, informata te cilat i ka dhënë hetuesve policorë, në njësinë e paraburgimit, ka pasur borxhe edhe ndaj personave fizikë në vlerë prej 106 mijë euro, që do të thotë se vlera e përgjithshme e borxhit të të pandehurit në mars të vitit 2024, kur është bërë analiza e gjendjes së tij financiare ka qenë 475,968,77 euro”, ka thënë Perlinçeviç.
Prokurorja gjatë administrimit të provave ka njoftuar edhe përgjigjen që kanë marrë nga shteti suedez lidhur me sigurimin jetësor të Liridonës.
“Dhe më tej pjesa tjetër është përgjigja e organeve kompetente të Mbretërisë së Suedisë, i cili na vërteton që nga ana e organeve të Suedisë, është pranuar një përgjigje që Liridona Murseli ka pasur një policë të sigurimit jetësor me fillim të vlefshmërisë 25 qershor 2022, në vlerën prej 3 milionë të kruneve suedeze, në të cilat nuk është cekur vazhduesi i përfitimit të sigurimit në rast të humbjes së jetës dhe në këto raste sipas ligjit, nëse nuk ka vartës pas vdekjes së saj, sipas ligjit më Suedi, shfrytëzuesi i policës do të ishte bashkëshorti”, është shprehur ajo.
Gjithashtu, sipas prokurores, në rrjetin social Whatsapp janë gjetur kontaktet ndërmjet Granit Plavës dhe Naim Murselit dhe sipas provave të gjetura, ato kontakte kanë filluar të zhvillohen nga 23 nëntori 2023 rreth orës 18:33 dhe kanë vazhduar me ditë të tëra deri më 24, 27, 28 nëntor 2023 dhe në datën kur ndodhi vrasja më 29 nëntor 2023.
Prokurorja theksoi se më 28 nëntor 2023, në orën 19:41, i pandehuri Murseli ka dërguar një mesazh tek Plava, ku shkruan “shok, sigurisht kryhet nesër…”.
Seanca gjyqësore në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, po vazhdon me administrimin e provave.
Prokurorja Javorka Perlinçeviq ka treguar për komunikimet që kanë pasur Naim Murseli dhe Granit Plava, disa ditë radhazi para se të ndodhte rasti tragjik.
Para trupit gjykues, ajo ka prezantuar prova edhe se si natën e vrasjes, Granit Plava kishte qenë prezent në të njejtin restaurant me Naim Murselin e familjen e tij.
"Dhe prova tjetër është, për raportet nga kompania, për thirrjet telefonike nga telefonët, të të pandehurit nga Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla të cilët kanë qenë të qasshsmë, pasi të gjithë e dimë që dy telefona të Naim Murselit dhe të te ndjerës Liridona Murseli që janë zhdukur në mënyrë misterioze atë natë kur ka ndodhur rasti. Në WhatsApp, janë gjetur kontaktet ndërmjet Granit Plavës dhe të të pandehurit Naim Murseli dhe sipas provave të gjetura, të njëjtit kanë qenë duke u zhvilluar nga 23.11.2023 rreth orës 18:33 dhe kanë vazhduar me ditë të tëra deri më 24.11.2023, 25.11.2023, 26.11.2023, 27.11.2023 dhe në datën e ndodhjes së vrasjes më 29.11.2023.
I pandehuri Naim Murseli ka dërguar një mesazh Granit Plavës me një mesazh siç është 'shok, sigurisht kryhet nesër, a të ka thënë shtëpia për paradite' pas kësaj ndërmjet të të pandehurve, ka vazhduar edhe thirrja me telefon dhe thirrja e fundit e cila është shkëmbyer, ndërmjet të të pandehurit Naim dhe Granit ka ndodhur ndërmjet rrjetit social WhatsApp 29.11.2023 në 19:01, ku kanë biseduar 28 sekonda. Dhe duke shiquar videon-incizimet të cilat janë marrë, kjo është koha kur të dytë Naimi nga njëra anë me familjen dhe Granit Plava nga ana tjetër kanë qenë ne restorabtin Etnokuqa në Graqanicë" ka thënë ajo.
Tutje prokurorja ka theksuar se pas kësaj i pandehuri i dytë Granit Plava ka paguar llogarinë dhe ka dalur nga restoranti, ka hyrë në veturën e tij dhe e ka pritur Naimin me familjen e tij dhe ka filluar t'i përcjell.
"Nga inicizimi mund të shihet ardhja e Naimit me familjen e tij si dhe ardhja e Vrajit Plavë pak më pas. Si dhe shkuarja e tyre nga ai restorant. Kamerat e këtij restoranti, inicizojnë si brendësinë dhe hapësirën e jashtme ku shumë mirë shihet, në cilën tavolinë ishin të ulur dhe gjithashtu ato mund të inicizojnë pamjen e hapësirave, e parkingun e restaurantit dhe shume mirë shihet veturat të të pandehurve të Naim Murselit dhe Granit Plavës si dhe ajo kohë kur Granit Plava ishte dalë i pari nga ai restaurant dhe ka pritur në veturën e tij që të dalë Naimi me familjen e vet, dhe pasi që ata janë nisur me veturë, ky i ka përcjell më pas" ka thënë ajo.
Prova tjera me video do të administrohen para trupit gjykues, pas 10 minutave pauza.
"Gjatë vrasjes së Liridona Ademajt është shkrepur një plumb dhe është gjetur gërzhoja e atij plumbi" - prokurorja paraqet provat para gjykatës
"Gjatë vrasjes së Liridona Ademajt është shkrepur një plumb dhe që është gjetur gërzhoja e atij plumbi, i propozoj gjykatës, që të vazhdojmë me administrimin e këtyreve provave", ka shtuar prokurorja.
Prokurorja në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, ka treguar se sa kishte qenë vlera e borxheve që kishte Naim Murseli.
"369.968.77 euro [borxhi] dhe gjatë dëshmisë së vet të pandehurit, informata te cilat i ka dhënë hestuesve policor, në njësinë e paraburgimit, ka pasur borxhe edhe ndaj personave fizik në vlerë prej 106 mijë euro, që do te thotë që vlera e përgjithshme e borxhit të të pandehurve në mars të vitit 2024, kur është bërë analiza e gjendjes së tij financiarë ka qenë 475,968,77 euro", ka thënë ajo.
Prokurorja gjatë administrimit të provave foli edhe për përgjigjjen që kanë marrë nga Shteti suedez lidhur me sigurimin jetësor të Liridonës.
"Dhe më tej prova tjeter është përgjigja e organeve kompetente të Mbretërisë së Suedisë, i cili na vërteton që nga ana e organeve të Suedisë, është pranuar një përgjigje që Liridona Murseli ka pasur një polic të sigurimit jetësor me fillim të vlerësishmërisë 25 qershor 2022, në vlerën prej 3 milionë të kruneve suedeze, në të cilat nuk është cekur vazhduesi i përfitimit të sigurimit në rast të humbjes së jetës dhe në këto raste sipas ligjit, nëse nuk ka vartës pas vdekjes së saj, sipas ligjit më Suedi, shfrytëzuesi i policës do të ishte bashkëshorti", ka thënë ajo. /KP/
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në gjykimin ndaj Naim Murselit, Kushtrim Kokallës dhe Granit Plavës, të hënën mungoi dëshmitari Shaban Murseli- babai i të akuzuarit Naim. Gjykata mori vendim të lexohet deklarata e tij e dhënë në Polici.
Naim Murseli, Granit Plava, Kushtrim Kokalla dhe Tom Dodaj, ngarkohen për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt më 29 nëntor 2023, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Gjykatësja Fatime Dermaku tha se mungon Shaban Murseli, për të cilin Gjykata ka lëshuar urdhëresë për verifikim adrese dhe dorëzim ftese.
Ajo tha se sipas nipit të Murselit, ai jeton në Suedi. Dhe se Shaban Murseli të pretemten e ka njoftuar gjykatën se nuk mund të jetë i pranishëm në këtë seancë.
Prokurorja Javorka Perlinçeviq tha se meqenëse dëshmitari Murseli ka dhënë deklaratë në procedurën paraprake më 6 dhjetor 2023, dhe se tani nuk është i qasshëm për organet e gjyqësisë dhe se e ka njoftuar që nuk mund të jetë i pranishëm në seancë, propozoi që deklarata e tij e dhënë në Polici të lexohet si provë me qëllim të ekonomizimit dhe racionalitetit të kësaj procedure penale.
Avokati i palës së dëmtuar- Leotrim Syla dhe mbrojtësja e Naim Murselit, Teuta Zhinipotoku e përkrahën mendimin e prokurorit.
Edhe i akuzuari Murseli u pajtua me propozimin, me qëllim që të mos zvarritet procedura.
Edhe i akuzuari Granit Plava dhe avokati i tij Skender Gojani, u pajtuan të lexohet deklarata e Murselit.
Kurse, avokati i Kushtrim Kokallës, Ndrecë Doda tha se pajtohen ta kenë vetëm si shkresë e jo si provë. Njëjtë i pajtua edhe Kokalla.
Më pas, trupi gjykies mori vendim për leximin e deklaratës së dëshmitarit Shaban Murseli e dhënë në Polici më 6 dhjetor 2023.
Ndryshe, raporti i Institutit të Psikiatrisë Forenzike të Kosovës ka konstatuar se Naim Murseli, i akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt, nuk ka pasur çrregullime apo sëmundje mendore në kohën e kryerjes së veprës penale.
Edhe në seancën e 22 shtatorit 2025, ekspertët Shpend Haxhibeqiri dhe Bujar Obërtinca, konstatuan se të akuzuarit Murseli dhe Plava nuk kanë çrregullime mendore.
Në seancën fillestare të mbajtur më 31 janar 2025, Naim Murseli u deklarua i pafajshëm për vrasjen e bashkëshortes së tij Liridona Ademajt, Granit Plava nuk u deklarua rreth fajësisë, kurse Kushtrim Kokalla tha se nuk deklarohet pa u konsultuar me mbrojtjen. Ndërsa, fajtor u deklarua i akuzuari Tom Dodaj. Ky i fundit, pasi pranoi fajësinë u dënua me 5 vjet burgim dhe 5 mijë euro gjobë.
Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prishtinë më 15 janar 2025 ka ngritur aktakuzë ndaj Naim Murselit, Granit Plavës, Kushtrim Kokallës dhe Tom Dodajt.
“Betimi për Drejtësi” ka siguruar aktakuzën e Prokurorisë, në të cilën thuhet se Murseli, Plava dhe Kokalla ishin dakorduar paraprakisht që vrasja të kryhej nga i akuzuari Plava me marrëveshje që Murseli t’ia paguante atij 30 mijë euro. I gjithë plani për vrasjen e Liridonës, thuhet se u bë nga bashkëshorti i saj, tani i akuzuari Naim Murseli, si pasojë e çrregullimit të raporteve familjare e martesore, ku edhe lindi dëshira e tij për hakmarrje.
Në aktakuzë thuhet se fillimisht plani i ishte shpalosur Kokallës nga Murseli, por ai kishte refuzuar të gjente një mundësi për vrasjen e Liridonës, e më pas Kokalla kishte gjetur Plavën, me të cilin e kishte njoftuar Naimin. E vetë Naim Murseli, thuhet se siguroi armën me 20 fishekë, nga i akuzuari Tom Dodaj, nga i cili e bleu për 280 euro. Me këtë armë, u krye vrasja e tani të ndjerës.
Këtë të premte në Gjykatën Themelore në Prishtinë po mbahet seanca gjyqësore ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt. I pari që dëshmoi ishte, Valon Lluka, personi i parë që Naim Murseli kontaktoi menjëherë pas ngjarjes. Ai tregoi momentet e para pas telefonatës së çuditshme, të bërë […]
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka nis seanca gjyqësore ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të akuzuar për përfshirje në vrasjen e Liridona Ademajt.
Ndonëse ishte planifikuar që sot të dëgjohet babai i Naim Murselit, Shaban Murseli nuk ishte prezent pasi gjykatës i ka deklaruar se nuk do të jetë i pranishëm në seancë.
Kryetarja e trupit gjykues, Fatmie Dërmaku tha se dëshmitarin Shaban Murseli e kanë ftuar për dëshmi në seancë, por përmes telefonit ai ka deklaruar se nuk do të jetë i pranishëm dhe se qëndron prapa deklatatës së dhënë, raporton kp.
“Shaban Murseli por po e shoh që nuk është këtu. Mungon Shaban Murseli. Me datën 25 shtator e kemi njoftuar e kemi thirr në telefon në Suedi ia kemi dërguar edhe ftesën në e-mail edhe pse neve përmes telefonit na ka deklaruar në telefon se nuk do të jetë në seancë, por qëndron prapa deklaratës së dhënë”, tha ajo.
Aktualisht po dëgjohet dëshmitari , Florjan Avdia.
Dëshmitari Naim Sadiku i cili ka qenë pronar i dyqanit ku kishte shkuar Naim Murseli pas ngjarjes kritike, tha se i akuzuari i kishte thënë që e kanë plaçkitur dhe se bashkëshortja e tij kishte mbetur në veturë.
Naim Murseli, Granit Plava, Kushtrim Kokalla dhe Tom Dodaj, ngarkohen për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt më 29 nëntor 2023, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Dëshmitari Sadiku tha se të akuzuarit Murseli i kishte thënë se nuk mund të shkojë në vendin e ngjarjes ngase nuk është kompetencë e tij dhe nuk guxon.
Ai pohoi se në Polici kishte thënë se personi Besart Pestisha kishte vazhduar në drejtim të vendit të ngjarjes, por meqenëse ai person e kishte shtëpinë në atë rrugë, nuk e di nëse ka shkuar në vendngjarje.
“I njëjti për 2-3 minuta është kthyer përsëri te lokali, i njëjti ishte i shqetësuar, kur tha se e kish parë një grua në veturë…”, kishte deklaruar Sadiku në Polici.
Sipas dëshmitarit, pasi kishte ardhë Policia, fëmijët e Murselit kishin qëndruar me të, ndërkaq i akuzuari kishte vazhduar me njësinë e policisë. Lënien e fëmijëve aty, tha se ia kishte kërkuar një zyrtar policor.
Por, Sadiku mohoi t’ia ketë kërkuar Murseli që t’i lë fëmijët në dyqan dhe të shkojë tek vetura.
Gjithashtu, Sadiku deklaroi se Murseli kishte shkuar tek dyqani i tij dhe i kishte thënë se i kanë plaçkitur.
“Në ato momente jam kanë në market, e kam dëgju një zë duke qajt, e kam pa që e ka pas një fëmijë përdore. Në fakt, (Murseli) ka qenë me dy fëmijë dhe ka thënë se a mundesh me i thirrë policinë se na kanë plaçkitë. Në ato momente ka hy në market, e mora telefonin i thash qe merre telefonin, thirri Policinë. Më tha nuk muj me i thirrë se jam i shqetësum, i kam thirrë unë policinë”, tha Sadiku.
Dëshmitari i kishte treguar policisë se një person kishte hyrë në dyqanin e tij dhe i kishte thënë se e kanë plaçkitur në rrugën “Dalip Alshiqi”. Tha se kishin kërkuar që të bisedojnë direkt me Murselin, por që ky i fundit s’ka pranuar me arsyetimin se ishte i shqetësuar.
Pasi e kishte telefonuar policinë, ai tha se Murselit i ishte drejtuar duke i thënë “me rëndësi fëmijët kanë shpëtu”, e që aty i akuzuari i kishte treguar se i ka mbetur bashkëshortja në veturë.
“Më ka thanë jo ka mbet gruaja në kerr, tani i kam thirrë prapë policinë dhe ju kam tregu çka po më thotë Naimi, se ky nuk ka pranu me folë me policinë dhe policia më tha se jemi duke ardhur në atë drejtim”, deklaroi Sadiku.
Duke iu përgjigjur pyetjes së Murselit nëse i është dukur që s’ka dashur të bisedojë me policinë apo që ka qenë i stresuar, dëshmitari tha se i është dukur shumë i shqetësuar.
“Kur ka dalë ky Naimi me telefon tem që ma ka marrrë me folë me dikë, nuk e di se me kë ka folë, fëmijët kanë qenë në shitore me mu dhe kanë folë me një gjuhë mes vete që unë nuk e kam ditë çfarë gjuhe po flasin dhe kur folshin mes vete qajshin, por ju kam dhënë ujë. Ai i madhi më ka thanë ‘axhi, nuk po muj me nejt në kamë’. Ia kam qit një paletë dhe ai u ul aty dhe atë të voglin e kam ulur në karrigen time ku shes”, tha Sadiku.
I pyetur nëse fëmijët kanë thënë se nëna e tyre është vrarë, dëshmitari tha se me sa i kujtohet njëri fëmijë i kishte thënë diçka.
“Njëri (fëmijë) më duket ka thanë, më duke i madhi nëse nuk gaboj tha “axhi bam”, por unë nuk dashta me hy në atë muhabet se nuk e disha çka ka ndodh”, tha tutje Sadiku.
Dëshmitari theksoi se nuk i kujtohet nëse dëmijët kanë thënë që babai i tyre e kishte mbajtur nënën apo diçka të ngjashme. Tha se nuk ka vërejtur nëse fëmijët kishin frikë nga i akuzuari Murseli por që kishin qëndruar me të.
Seanca e sotme gjyqësore për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt ka vazhduar me shqyrtimin e raportit të autopsisë. Më konkretisht hematoma e krijuar në dorën e saj të majtë, e cila sipas raportit të autopsisë është shkaktuar para vdekjes. Për këtë çështje, me pyetje drejtuar mjekut ligjor Naim Uka ka vazhduar edhe i akuzuari Naim Murseli, ish-bashkëshorti i të ndjerës.
“Nuk besoj që një shenjë në dorë mund të shkaktohet nga dikush që nuk ka qenë fare prezent. Sipas prokurores, kam mbajtur bashkëshorten time për mos t’iu shmangur plumbit. A e vërteton kjo që unë e kam mbajtur bashkëshorten në momentin e vrasjes?”, tha Naim Murseli.
“Mjeku ligjor nuk paragjykon pozita apo situata. Mjeku ligjor e ka obligim të bëjë karakteristikat e dëmtimeve trupore.”, u përgjigj Naim Uka.
“Ajo plagë a ka mund të ndodhë ajo plagë 59 minuta para vdekjes ose 10 sekonda para vdekjes?”, pyeti tutje Murseli.
“Kjo ka mund të shkojë prej zero deri në 3 orë para momentit të vdekjes, pasi siç e theksova më herët, e ndjera ka qenë obeze dhe për këtë arsye variablat e periudhës kohore zgjerohen.”, theksoi Uka.
“A përjashtohet mundësia e vetëlëndimit në tentim për të ikur?”, tha Murseli në pyetjen e tij drejtuar doktorin e IML-së, Naim Uka.
“Unë nuk mund ta përjashtoj dhe nuk është detyrë e imja.”/Indeksonline