Aitana Bonmati është zgjedhur ‘Futbollistja më e mirë’ për femra nga FIFA për të tretin vit radhazi.
Edhe pse Barcelona dhe Spanja u mundën respektivisht në finalet e Ligës së Kampionëve dhe Kampionatit Europian, Bonmati fitoi çmimin MVP në të dyja këto kompeticione.
Mesfushorja magjike ishte gjithashtu një burim frymëzimi teksa Barça fitoi tre trofe në Spanjë.
Një e madhe e vërtetë e futbollit modern, 27-vjeçarja i është nënshtruar një kirurgjie për thyerjen e këmbës në fillim të dhjetorit.
Arritjet kryesore:
Fituese e Liga F 2024/25
Fituese e Superkupës së Spanjës për Femra 2024/25 (Superkupa e Spanjës për femra)
Vend i dytë në Kampionatin Evropian për Femra 2025
U emërua ‘Futbollistja më e mirë’ në Kampionatin Evropian për Femra 2025
Vendi i dytë në Ligën e Kampionëve 2024/25
U emërua ‘Futbollistja më e mirë’ në Ligën e Kampionëve 2024/25
Më së shumti asistime në Ligën e Kampionëve 2024/25
First time was so nice, she had to do it thrice. 🤩#TheBest FIFA Women's Player 2025: Aitana Bonmatí. 🏆 — FIFA Women's World Cup (@FIFAWWC) December 16, 2025
FIFA ka zbuluar zyrtarisht “The Best FIFA Women’s 11 2025”, ku dominimi i futbollisteve nga Spanja dhe Anglia është i plotë.
Plot shtatë lojtare spanjolle dhe katër angleze janë përfshirë në formacionin më të mirë të vitit, si shpërblim për paraqitjet e tyre të jashtëzakonshme në nivel klubesh dhe kombëtaresh.
Dy kombëtaret u përballën në finalen e EURO 2025 për femra, një tjetër kapitull i rivalitetit të tyre të madh, pas finales së Kupës së Botës për Femra dy vite më parë.
Spanja kishte triumfuar në skenën botërore, ndërsa këtë herë Anglia doli fituese në arenën evropiane, duke ngritur trofeun pas një finale dramatike të vendosur me penallti.
Në nivel klubesh, sezoni u karakterizua nga një tjetër përballje mes dy fuqive, ku Arsenali mposhti Barcelonën në finalen e Ligës së Kampionëve për Femra, duke vulosur një vit të jashtëzakonshëm për futbollin anglez.
The Best FIFA Women’s 11 – 2025
Portiere: Hannah Hampton
Mbrojtëse: Lucy Bronze, Leah Williamson, Irene Paredes, Ona Batlle
Sarina Wiegman fiton për herë të pestë çmimin “The Best FIFA Women’s Coach”
Trajnerja e Anglisë, Sarina Wiegman, është shpallur sërish "Trajnerja më e mirë e futbollit të femrave nga FIFA", duke e fituar këtë çmim për herë të pestë në karrierë.
Ajo u vlerësua pas suksesit të madh në EURO 2025 për femra, ku udhëhoqi Anglinë drejt mbrojtjes së titullit, duke mposhtur Spanjën kampione bote pas penalltive në finale.
Me këtë triumf, Wiegman u bë trajnerja e parë që fiton tre tituj të Kampionatit Evropian për femra.
Është ai njeriu që krijon golat. Anis Mehmeti e tregoi edhe një herë klasin e tij në kategorinë e dytë të Anglisë, ndonëse kryeveprat e tij duken si trokitje në një derë që nuk hapet.
Futbollisti shqiptar I lindur në Londër shërbeu tre asiste për Bristol Sitin, në fitoren e vështirë, por gjithsesi të merituar në Championship 3-0 ndaj Suonsit.
Pasimet për gol erdhën në minutat 4, 31 dhe 82, me golat e shënuar nga Diki, Ris Jakobsen dhe Hirakaua.
Shqiptari është në vendin e parë për asiste këtë edicion, me 6, po aq sa Rajan Xhils.
Falë kontributit të të gjithëve, por me meritë të madhe të Mehmetit, Bristol Siti është në vendin e 4-ët në renditje, tërësisht në zonën e plej ofit për në Premier Ligë, dhe vetëm tri pikë prapa vendit të dytë që të ngjit direkt në elitën e futbollit anglez.
Gjithsesi, edhe pse ka shënuar këtë sezon 5 gola, e ka dhënë 6 asistë, sërish ai nuk e ka marrë dot një ftesë për në kombëtare.
Përtej merita të trajnerit Silvinjo dhe të lojtarëve të ekipit përfaqësues që u kualifikuan për herë të parë në histori në plej ofin e Kupës së Botës, një klas si Anis Mehmeti do ta meritonte plotësisht fanelën kuqezi, qoftë edhe për pak ndeshje.
Kartoni I tij vlen 9 milionë euro, vetëm një më pak se Daku.
TIRANË, 10 nëntor /ATSH/ Kandidati fitues i Partisë Socialiste për bashkinë e Matit, Altin Bojni u shpreh i emocionuar pas fitores së arritur të dielën.
Bojni garantoi angazhim maksimal për të vijuar projektet madhore për zhvillimin e qytetit për një të ardhme sa më të mirë.
“Një emocion i veçantë, por sot dua të falënderoj të gjithë banorët e bashkisë Mat për besimin dhe mbështetjen e tyre që na kanë dhënë”, tha Bojni.
“E gjithë kjo mbështetje që na kanë dhënë, është një përgjegjësi e madhe që duhet ta përkthejmë në shumë punë për gjithë komunitetin tonë, që punët e mira të mos ndalen dhe e ardhmja të jetë më e mirë dhe me këtë ritëm do të vazhdojmë përpara që bashkia jonë të jetë sa më mirë”, tha Bojni.
Ai garantoi se do të vazhdojë me ritëm punën për të ndërtuar një të ardhme edhe më të mirë për bashkëqytetarët e tij.
Bojni mori 66,54% të votave, ose 7425 vota, duke lënë pas kandidatin e pavarur të mbështetur nga Partia Demokratike, Eduart Brahilika, me 28,54% ose 3184 vota, si dhe kandidaten e pavarur Suzana Pasha, e cila mori 4,92% ose 549 vota.
TIRANË- Në Bashkinë e Matit numri i pjesëmarrjes në votime është më i lartë në krahasim me katër bashkitë e tjera, ku po mbahen zgjedhjet e pjesshme vendore.
Sondazhisti i njohur Eduard Zaloshnja, i ftuar në ABC News, theksoi se pjesëmarrja pritet të shkojë në nivelin e 40%, shifër kjo e dalë nga sondazhi i bërë një javë më parë.
“Në Mat, sipas parashikimit tim do kemi pjesëmarrje më të lartë dhe kjo po ndodh. Në Mat kemi një përqindje të vogël mosvotuesish. Nga këta që janë këtu, shumë pak janë nga ato që nuk do votojnë dhe kjo po shkon afër parashikimit tim.
Mati ka treguar dhe në zgjedhjet politike, ka treguar se ka pjesëmarrja të lartë të atyre që kanë mbetur këtu. Një bashki interesante, sepse nga këta që kanë mbetur në Shqipëri të gjithë thuajse shkojnë e votojnë. Vlora e ka më të ulët pjesëmarrjen. “, tha ai./abcnews.al
Vendimi i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë për të mos pezulluar punimet e hidrocentralit “Doma” në Kurdari të Matit ka shtuar tensionet mes banorëve dhe kompanisë “Global Interprise Group”.
Pas vendimit, punonjësit e kompanisë janë kthyer në terren, duke nxitur reagime dhe përplasje me banorët, të cilët e kundërshtojnë prej kohësh ndërtimin e impiantit mbi lumin e Lusës.
Gjykata rrëzoi kërkesën e tyre për sigurimin e padisë, deri në përfundim të procesit gjyqësor për ligjshmërinë e projektit.
Inspektim dhe tensione në terren
Të mërkurën, në zonë u panë përfaqësues të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN), të cilët inspektuan mjediset përreth. Ata u shoqëruan nga banorët, të cilët pretendojnë se ndërtimi u shkatërron burimet ujore dhe tokat bujqësore fshatit.
Avokatët e banorëve, Adriatik Lapaj dhe Dorina Prethi, paraqitën në gjykatë prova video dhe audio nga terreni.
Materialet tregonin se traseja ishte hapur dhe po përgatitej për shtrirjen e tubacioneve, megjithëse procesi është ende nën shqyrtim. Ata dorëzuan gjithashtu 500 firma të banorëve që kundërshtonin projektin, por kjo nuk mjaftoi për pezullimin e punimeve.
Sidoqoftë, banorët janë shprehur të bindur se do ta vijojnë rezistencën duke mos lejuar makineritë të shkojnë në kantier. Seanca e radhës gjyqësore pritet të zhvillohet më 30 tetor. Banorët shpresojnë për një vendim të drejtë “pro” tyre.
Në të njëjtin lum në zonën e Kurdarisë dhe fshatrave përreth, ishin parashikuar edhe dy hidrocentrale të tjera. Bashkë me HEC-in “Doma” edhe “Lusa 1” dhe “Lusa 2”, të kompanisë “Idrolusa”.
Sipas dokumenteve të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit (AKM), për asnjërin nga këto dy projekte të tjera nuk është zhvilluar dëgjesë publike.
Në një shkresë zyrtare të tetorit 2025, AKM pranon mungesën e dëgjesave dhe thekson se projektet nuk kanë marrë miratimin paraprak nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. Gjithashtu, Bashkia Klos ka kundërshtuar vijimin e procedurave pa përmbushjen e detyrimeve të kompanive ndaj saj.
“AKM […] nuk ka nxjerrë vendim për projektin pa përmbushje të kushteve në lidhje me legjislacionin mjedisor në fuqi,” u tha në shkresën e AKM-së.
Mati kundër HEC-eve
Pesë fshatrat e njësisë administrative Suç: Suç, Kurdari, Kurqelaj, Skënderaj dhe e Kujtim, kanë qenë shënjestër të veprave energjetike prej vitit 2006. Në atë kohë projekti për ndërtimin e një HEC-i në lumin e Lusës nuk u konkretizua.
Në vitin 2017-2018 dy shoqëri të ndryshme si “Indrolusa” dhe “Global Interprise Group” aplikuan për të ndërtuar hidrocentrale në këtë zonë.
Në vitin 2017, qeveria i dha leje firmës “Idrolusa” për ndërtimin e HEC-eve “Lusa 1 dhe Lusa 2”.
Banorët, u përpoqën t’i bindnin institucionet se ishin kundër këtyre projekteve, prandaj në 2020 iu drejtuan zyrës së Kryeministrisë. Në përgjigjen zyrtare, thuhej se qeveria ishte në dijeni të problemit të ngritur nga banorët dhe se ajo “mbështet para së gjithash interesat e tyre”.
Por, pas përfundimit të afateve ligjore dhe mosrealizimit të këtyre veprave në fshat, kompania “Idrolusa” u kthye në fshatin Skënderaj në vitin 2022 për një konsultim të ri. Ata refuzuan ta zhvillojnë takimin duke treguar kundërshti.
Agjencia Kombëtare e Mjedisit u shpreh atë kohë për Citizens.al se komuniteti nuk kishte shqetësime për ndërtimin e këtij hidrocentrali.
“Në takim është prezantuar projekti, janë dëgjuar sugjerimet e pjesëmarrësve, të cilat do të merren parasysh nga ana e investitorëve, gjatë kohës së shfrytëzimit”, tha AKM-ja për Citizens.al.
Paralelisht, në vitin 2018, shoqëria “Global Interprise Group” donte të ndërtonte në të njëjtin lum hidrocentralin “Doma”. Ndaj zhvilloi një dëgjesë publike, ku morën pjesë 19 banorë.
Në dokumentet nga Ministria e Mjedisit dhe Agjencia Kombëtare e Mjedisit, thuhet se ata shprehën dakordësinë për zhvillimin e hidrocentralit. Mirëpo, 12 prej tyre, janë shprehur me shkrim se firma e pjesëmarrjes së tyre u është manipuluar si deklaratë dakordësie.
“Deklarojmë se kemi marrë pjesë si dëgjues për projektin ‘Doma’, por nuk kemi shprehur dakordësi pasi bie ndesh me interesat jetikë”, thanë ata në deklaratë.
Më pas, një tjetër tentativë për të zhvilluar një dëgjesë me komunitetin për zhvillimin e projekteve hidrike u përsërit në vitin 2020, por u refuzua masivisht nga banorët dhe u mblodhën 631 firma kundër.
Pesë vite më pas, kompania ia ka dalë të marrë lejen përmes një procesi konsultimi publik të pazbardhur ende, për të cilët banorët shprehen se nuk janë pyetur. Banorët janë organizuar sërish në protesta, duke mos lejuar asnjë mjet të rëndë pune të shkojë në terren. Ndërsa së fundi kanë nisur edhe procesin gjyqësor.
Banorët iu drejtuan edhe institucioneve ndërkombëtare, sikurse Ambasadës Amerikane dhe Delegacionit Evropian në Shqipëri. Në shtator ata morën përgjigje vetëm nga Delegacioni Evropian, i cili shprehej se kanë ndjekur shqetesimet e banorëve dhe i shohin me prioritet të drejtat e qytetarëve, të drejtat e pronës dhe respektimin e mbrojtjes së mjedisit.
“Delegacioni i BE-së në Shqipëri nuk ka mandat ligjor për të ndërhyrë në çështje individuale, por do ta ndjekë këtë rast në kuadër të dialogut që zhvillohet me institucionet e qeverisë shqiptare gjatë procesit të negociatave të anëtarësimit,” thuhej në komunikimin e Delegacionit të BE-së në Shqipëri.
Personi që shihni në foton e mëposhtme është 38-vjeçari shqiptar Altin Simoni, i cili u arrestua në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe, pasi ishte arratisur nga Italia për t’i shpëtuar drejtësisë. Ai konsiderohet si porositësi i vrasjes së shqiptarit Selavdi Shehaj, i njohur me nofkën “Passerotto”, i vrarë më 20 shtator 2020 në […]
Corriere della Sera, kanë shkruar për arrestimin e Altin Sinomatit, shqiptarin që u arretua sot në Abu Dhabi si dyshuar si porositësi i ekzekutimit të Selavdi Shehajt, të njohur si “Passerotto”. Ngjarja për të cilën ai akuzohet ndodhi më 20 shtator 2020, në plazhine Torvajanicas, pranë Pomezias në Itali. Sipas hetimeve italiane, Sinomati ofroi 150,000 euro […]
Shqiptari Altin Sinomati, i kërkuar nga prokurorët e Drejtorisë Antimafia në Itali, është arrestuar dhjetë ditë më parë në Abu-Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe. Ai akuzohet si porositësi i vrasjes së bashkëkombasit të tij Selavdi Shehaj, i njohur si “Passerotto”, i cili u ekzekutua më 20 shtator pesë vite më parë në plazhin e Torvaianica. Siç […]
Altin Sinomati, trafikanti shqiptar i drogës i cili akuzohet se porositi vrasjen e Selavdi Shehaj, i njohur si Passerotto, për 150 mijë euro është arrestuar në Dubai. Mediat italiane raportojnë se Altin Sinomati u prangos më 10 tetor, në Abu Dhabi. Kujtojmë se vrasja e shqiptarit Selavdi Shehaj ndodhi të dielën e 20 shtatorit 2020, në […]
Shtetasi shqiptar Altin Sinomati, i cili besohet të jetë nxitësi i vrasjes së Selavdi Shehaj, i njohur si Passerotto, i vrarë më 20 shtator 2020, në plazhin e Torvaianica, një qytet në provincën e Romës, u arrestua në Abu Dhabi nga Policia e Emirateve të Bashkuara Arabe.
Arrestimi ndodhi në lidhje me kërkimin ndërkombëtar për të arratisurin, i ashtuquajturi Njoftim i Kuq, i kërkuar nga Drejtoria Anti-Mafia e Distriktit të Romës.
Sinomati akuzohet se ka ka dhënë urdhrin për urdhërimin e eliminimit të Shehaj nga Raul Esteban Calderon (i dënuar tashmë me burgim të përjetshëm për vrasjen e Fabrizio Piscitelli-t), duke i dorëzuar fizikisht atij shumën prej 150,000 eurosh si kompensim për ekzekutimin.
Për krimin në fjalë, Calderon si autor dhe Giuseppe Molisso si bashkëpunëtor janë dënuar tashmë me burgim të përjetshëm në shkallën e parë nga Gjykata e Krimeve të Rënda e Frosinone-s.
Sinomati, në një çështje tjetër penale, akuzohet sepse besohej se ishte pjesë e një prej kanaleve kryesore të furnizimit me kokainë të organizatës që vepronte në Romë dhe drejtohej nga Molisso dhe Leandro Bennato, e cila u shpërbë nga Komanda Provinciale e Karabinierëve të Romës në një operacion të kryer më 18 mars 2025.
Gjatë ekzekutimit të operacionit, i cili ndodhi menjëherë pas arrestimit të Calderon për vrasjen e Shehaj, Sinomati i kishte shpëtuar kapjes sepse, me sa duket, kishte frikë se mos ishte shënjestra e veprimit hetimor të koordinuar nga zyra e prokurorit të Romës dhe e kishte zhvendosur bazën e tij në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Një ish-diplomat rus, i lidhur me skandalin për shmangien e sanksioneve ku u përfshi një agjent i Byrosë Federale të Hetimit (FBI) dhe një oligark rus, u dënua me dy muaj burgim nën akuzat se kishte gënjyer agjentët e zbatimit të ligjit në Shtetet e Bashkuara. Shqiptimi i dënimit ndaj Sergei Shestakovit mbyll një kapitull […]
Emisioni “Fiks Fare” denoncoi një tjetër problematikë për ndërtimin e HEC-eve, kësaj herë në zonën e Martaneshit, në Bulqizë. Grupi i emisionit Fiks Fare u rikthye në këtë vend pas plot 7 vitesh e gjysmë, ku në muajin qershor 2018, u denoncua shkatërrimi i një sipërfaqe të stërmadhe me pyje e kullota nga firma “Teodori […]
Një hetim i SPAK, sektorit të hetimit të krimit të organizuar, besohet të ketë zbardhur një vrasje dhe zhdukje të një personi pesë vjet më parë.
Bëhet fjalë për Klevis Lleshin, i cili u zhduk pa gjurmë në vitin 2020, dhe trupi i tij u gjet pas më shumë se dy vitesh në një fshat të Matit.
Trupi i viktimës u zbulua si rezultat i erozionit të tokës nga banorët e zonës ku pas testit të ADN-së, ka rezultuar se i përkiste të riut nga Mati, Klevis Lleshi, 24 vjeç.
Ngjarja fillimisht u hetua nga prokuroria vendore, ndërsa familjarët kanë kërkuar vazhdimisht drejtësi.
Ngjarja dyshohet të jetë pjesë e një gjakmarrjeje ndër vite, pasi të riut më herët i janë ekzekutuar babai dhe xhaxhai, raporton euronews.al
Gjatë natës janë ushtruar kontrolle në disa zona, ndërsa nga GJKKO janë lëshuar edhe katër masa sigurie.
SPAK ka rënë në gjurmët e autorëve gjatë hetimeve për një krim tjetër, konkretisht lidhur me ngjarjen ku Arben Lleshi u vra në burgun e Peqinit nga Sokol Mjacaj.
Aitana Bonmati, ylli i Barcelonës dhe kombëtares së Spanjës, bëri histori duke u bërë futbollistja e parë femër që fiton tre Topa të Artë me radhë.
27-vjeçarja siguroi çmimin edhe këtë vit në Paris, duke vazhduar dominimin e lojtarëve të Barcelonës dhe Spanjës, të cilët kanë fituar pesë nga shtatë çmimet e dhëna deri tani.
Në një intervistë pas ceremonisë, Bonmati u shpreh se ishte pak e befasuar nga fitorja:
“Çdo gjë mund të kishte ndodhur. Çmimi mund t’i kishte shkuar ndonjë kolege tjetër, dhe për këtë arsye unë nuk isha plotësisht e sigurt”.
Ajo foli edhe për të ardhmen e saj në klub:
“Për momentin kam edhe tre vite kontratë. Kam qenë në Barcelonë për 14 vjet, dhe nuk më pëlqen të flas shumë për të ardhmen. Më pëlqen të jetoj në të tashmen. Barça është shtëpia ime dhe klubi im i përjetshëm, dhe shpresoj të qëndroj këtu për shumë kohë”.
Duke komentuar ndikimin e këtij çmimi në futbollin e femrave, Bonmati theksoi përparimin e madh që po bëhet:
“Vërtet ka qenë një vit i mrekullueshëm. Çdo vit po bëjmë përparime. Gjenerata jonë ka shansin të jetë një shembull i madh, jo vetëm për vajzat, por edhe për djemtë, gratë dhe burrat; në futboll nuk ka gjini”.
“Të jesh këtu në Paris, me gjithë vëmendjen dhe ndikimin që ka kjo ceremonie, ndihmon shumë futbollin e femrave që të shihet qartë se po ecim drejt barazisë. Sot, për shembull, në gala çmimet u dhanë në të njëjtën mënyrë për meshkujt dhe femrat. Nuk kanë kaluar shumë vite që Topi i Artë nuk ekzistonte për femrat”.
“Është një nder i madh të mund të vendosim futbollin e femrave në këtë skenë, dhe unë kam luftuar për këtë barazi. Jam shumë krenare që përfaqësoj futbollin e femrave në këtë mënyrë”, ka thënë Bonmati.
Në lidhje me ndikimin personal të fitimit të Topit të Artë, Bonmati shtoi:
“Mendoj se Topi i Artë është një skenë globale që ndryshon jetën. Të ndihmon të arrish në më shumë shtëpi dhe të njohësh. Sa herë vij këtu, dhe kam pasur fatin ta fitoj tri herë, më ka ndihmuar shumë. Jam shumë mirënjohëse dhe me fat që jam këtu”.
Ky sukses i Bonmatit jo vetëm që shënon një moment historik për të, por edhe për futbollin e femrave në mbarë botën, duke nxitur më shumë vëmendje dhe barazi në sport. /Telegrafi/
Mesfushorja e Barcelonës, Aitana Bonmatí, është shpallur fituese e Topit të Artë për Femra 2025, duke e forcuar statusin e saj si një nga futbollistet më të mëdha të gjeneratës së saj.
Sezoni i saj 2024/25 ishte i jashtëzakonshëm: 20 gola dhe 16 asiste në të gjitha garat, duke e udhëhequr Barcelonën drejt një triplete historike — Liga F, Copa de la Reina dhe Superkupa e Spanjës.
Ky është çmimi i tretë prestigjioz për lojtaren spanjolle.
Pavarësisht një problemi serioz shëndetësor pak para Euro 2025, Bonmatí u rikuperua në kohë dhe luajti një rol kyç me kombëtaren spanjolle. Ajo e çoi Spanjën deri në finale dhe u shpërblye me çmimin "Lojtarja e Turneut".
Ky çmim e vendos Bonmatín në panteonin e futbollisteve më të mëdha në botë, duke dëshmuar se talenti i saj, forca mendore dhe lidershipi e bëjnë një ikonë të vërtetë të futbollit modern./Telegrafi/
Kairat Almaty ka hyrë në histori që në debutimin e tyre në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve të UEFA-s — dhe këtë herë pa pasur nevojë të shkelmojnë topin.
Skuadra nga Kazakistani ka zbarkuar në Lisbonë përpara përballjes së sotme me Sportingun, pas një udhëtimi të gjatë prej 7,200 kilometrash që përshkoi gjashtë zona kohore, duke shënuar kështu udhëtimin më të gjatë jashtë fushe në historinë e kësaj gare.
Megjithë shqetësimet fillestare për lodhjen e mundshme nga një fluturim kaq i gjatë, futbollistët e Kairatit e shfrytëzuan udhëtimin për të pushuar dhe relaksuar.
Rrugëtimi nga Almaty te Sporting
Disa flenë, të tjerë shijuan ushqimin, ndërsa pjesa më e madhe u argëtuan me shikimin e një seriali të ri.
Tani mbetet të shihet nëse ky udhëtim rekord-thyes do të ketë pasoja në paraqitjen e tyre në fushë, apo do t’i shndërrojë në një motivim shtesë për të dhënë maksimumin.
Në krahasim, udhëtimi me makinë nga Almaty në Lisbonë do të zgjaste mbi 93 orë.
Kairat luan jashtë shtëpi edhe ndaj Arsenalit, Interit dhe Copenhagen, ndërsa në shtëpi pret Real Madridin, Club Brugge, Olympiacos dhe Paphos. /Telegrafi/
Shkon në 6 numri i Bashkive që do të hyjnë në zgjedhje të parakohshme. Pas Beratit, Tepelenës dhe Matit, ku ish-kryetarët u zgjodhën si deputetë të rinj të Parlamentit më 11 maj dhe presin të betohen nesër në seancën e Kuvendit, do të jenë edhe 3 bashki të tjera që do presin me votën e qytetarëve emrat e kryetarëve të rinj.
Tirana, ku kryeministri Edi Rama shpalli si kandidaturë Ogerta Manastirliun, në vend të Erion Veliajt të arrestuar prej 10 shkurtit të këtij viti, Vlora pas dorëheqjes së papritur të Ermal Dredhës dhe Cërriku, pasi Andis Salla u emërua ministër i Bujqësisë.
Mbetet për t’u caktuar vetëm data e zgjedhjeve lokale të parakohshme, me dekret të presidentit të vendit Bajram Begaj.
Ervin Demo i Beratit, që tashmë do të jetë edhe ministër i Pushtetit Vendor në “Rama 4”, Tërmet Peçi i Tepelenës dhe Agron Malaj i Matit, do të jenë deputetë të rinj në Parlament.