Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“Është i paprekshëm nga drejtësisa shqiptare”/ Gazatari: Rama ka frikë nga këto 2 dosje

By: Elva
4 December 2025 at 21:47

Gazetari Artan Hoxha tha se kryeministri Edi Rama nuk rrezikohet drejtpërdrejt nga hetimet ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku, por nga dy dosje të tjera që lidhen me hetime ndërkombëtare – çështja “McGonigal” dhe ajo e kartelit meksikan “Sinaloa”. Në emisionin “Çim Peka LIVE”, Hoxha tha se Rama është “i paprekshëm” brenda sistemit shqiptar të drejtësisë, ndërsa […]

The post “Është i paprekshëm nga drejtësisa shqiptare”/ Gazatari: Rama ka frikë nga këto 2 dosje appeared first on BoldNews.al.

Gazetari grek: Rama ka blerë figura publike në SHBA dhe Europë për të qenë në pushtet

By: Elva
19 November 2025 at 20:58

Një foto nga Brukseli ka ndezur polemika në Greqi, pasi gazetari Aleksandros Zioulis akuzoi kryeministrin shqiptar Edi Rama për sjellje të papërshtatshme ndaj zv/ministres greke të Jashtme, Alexandra Papadopoulou. Zioulis publikoi imazhin ku Rama shihet duke e përqafuar dhe puthur Papadopouloun në faqe, duke thënë se një gjest i tillë “nuk i përshtatet diplomacisë greke” […]

The post Gazetari grek: Rama ka blerë figura publike në SHBA dhe Europë për të qenë në pushtet appeared first on BoldNews.al.

PS refuzoi ngritjen e dy komisioneve hetimore/ Bardhi: Edi Rama po asgjëson vetë parlamentarizmin

1 November 2025 at 13:22

Gazment Bardhi, e konsideron si një akt antikushtetues vendimin e mazhorancës për të refuzuar ngritjen e dy komisioneve hetimore parlamentare, atë për zgjedhjet e 11 Majit, si dhe për skandalin “McGonigal”. Teksa ka publikuar në rrjetet sociale fotot nga mbledhja e grupit parlamentar të PD-së, Bardhi thotë se ky vendim asgjeson një nga funksionet kryesore […]

The post PS refuzoi ngritjen e dy komisioneve hetimore/ Bardhi: Edi Rama po asgjëson vetë parlamentarizmin appeared first on BoldNews.al.

Berisha me FOTO-n e Ramës dhe McGonigal në Kuvend: Ish agjenti i FBI i përfshirë në procesin e vetingut

30 October 2025 at 20:34

Sali Berisha është shfaqur në Kuvend me një foto të Edi Ramës me ish-agjentin e FBI-së, Charles McGonigal, të cilën e ka vendosur tek vendi i kryeministrit. Teksa PD kërkon ngritjen e komisionit hetimor parlamentar për këtë çështje, Berisha tha se McGonigal u soll në Shqipëri si një horr që shkelmoi betimin në Kushtetutën e […]

The post Berisha me FOTO-n e Ramës dhe McGonigal në Kuvend: Ish agjenti i FBI i përfshirë në procesin e vetingut appeared first on BoldNews.al.

Ish-diplomati rus i përfshirë në skandalin “McGonigal” dënohet me dy muaj burgim

18 October 2025 at 15:08

Një ish-diplomat rus, i lidhur me skandalin për shmangien e sanksioneve ku u përfshi një agjent i Byrosë Federale të Hetimit (FBI) dhe një oligark rus, u dënua me dy muaj burgim nën akuzat se kishte gënjyer agjentët e zbatimit të ligjit në Shtetet e Bashkuara. Shqiptimi i dënimit ndaj Sergei Shestakovit mbyll një kapitull […]

The post Ish-diplomati rus i përfshirë në skandalin “McGonigal” dënohet me dy muaj burgim appeared first on BoldNews.al.

Brenda 30 ditësh interpelancë me ministren Sala për “Onkologjikun”/ Përfundon Konferenca e Kryetarëve, PS kundër krijimit të komisioneve për “McGonigal” dhe 11 majin

By: D Marku
17 October 2025 at 13:37

Ka përfunduar mbledhja e Konferencës së Kryetarëve.

Bëhet me dije se PD nuk ka marrë dakordësinë e socialistëve për 2 komisionet hetimore , atë për çështjen “Mcgonigal” dhe për zgjedhjet e 11 majit.
Mësohet se në takim mazhoranca ka kërkuar që të ketë argumente shtesë, ndërsa vendimi përfundimtar për dy komisionet do të merret më seancën plenare të 30 tetorit.

Ndërsa për Mocionin me debat për Spitalin Onkologjik, socialistët kanë propozuar që të bëhet interpelancë me Ministren e Shëndetësisë duke lënë një afat 30 ditor.

The post Brenda 30 ditësh interpelancë me ministren Sala për “Onkologjikun”/ Përfundon Konferenca e Kryetarëve, PS kundër krijimit të komisioneve për “McGonigal” dhe 11 majin appeared first on Albeu.com.

Dosja “McGonigal”, Dumani: Presim vendime gjyqësore nga jashtë

By: redi
14 October 2025 at 18:52

Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve është pyetur nga deputeti demokrat Ivi Kaso edhe për çështjen McGonigal. Kaso kërkoi të dijë ecurinë e hetimeve dhe Dumani tha se ndodhemi në fazën e hetimit paraprak, por përveç hetimeve në territorin e Shqipërisë, po priten sipas tij vendime gjyqësore nga SHBA për ish-agjentin e FBI-së. ”Sa i takon çështjes që ju e quani…

Source

PD depoziton kërkesën për hetim parlamentar mbi çështjen McGonigal

By: armand
13 October 2025 at 16:39

Partia Demokratike ka paraqitur zyrtarisht në Kuvend një kërkesë për ngritjen e një Komisioni Hetimor Parlamentar, që do të hetojë ligjshmërinë e veprimeve të zyrtarëve shqiptarë në raport me ish-agjentin e lartë të FBI-së, Charles McGonigal. Në kërkesën e firmosur nga të paktën 35 deputetë të opozitës, PD thekson se: Sipas aktpadisë së Prokurorisë amerikane, […]

The post PD depoziton kërkesën për hetim parlamentar mbi çështjen McGonigal appeared first on BoldNews.al.

Çështja McGonigal, PD kërkon ngritjen e Komisionit Hetimor

By: redi
13 October 2025 at 16:44

Grupi parlamentar i PD-së, depoziton në Kuvend kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit për verifikimin e ligjshmërisë të veprimeve të zyrtarëve shqiptar në raport me ish-agjentin special të FBI-së, Charles McGonigal. Komisioni kërkohet të ketë për objekt të veprimtarisë së tij: (i) Verifikimin e ligjshmërisë të veprimeve të zyrtarëve shqiptar në raport me ish-agjentin Charles…

Source

Pse nuk po çlirohet Rama nga makthi McGonigal

8 October 2025 at 18:18

Pse brenda pak ditëve New York Times e lidhi vizitën e kryebashkiakut të New Yorkut në Shqipëri me skandalin e McGonigal dhe pse një ish këshilltar i Trumpit u hakmor duke botuar foto, pas shakasë së Ramës. Nga Andi Bushati Dy ngjarje të ditëve të fundit, në pamje të parë krejt pa lidhje me njëra […]

The post Pse nuk po çlirohet Rama nga makthi McGonigal appeared first on BoldNews.al.

Gazeta amerikane: McGonigal u takua me Ramën për përfitime personale

By: Ela
12 September 2025 at 21:03

Nga Catherine Yang, THE EPOCH TIMES Ish-zyrtari i lartë i FBI-së, Charles McGonigal, kishte kompromentuar hetimin e FBI-së mbi organizatën tashmë të shpërbërë China Energy Fund Committee (CEFC) dhe kishte lejuar që një prej personave të hetuar të shmangte arrestimin, sipas një raporti të Inspektorit të Përgjithshëm të Departamentit të Drejtësisë (OIG) që u bë publik […]

The post Gazeta amerikane: McGonigal u takua me Ramën për përfitime personale appeared first on BoldNews.al.

“McGonigal”, Çollaku: Këshilltarët e Ramës të lidhur me kinezë e rusë, të majmur me tendera në Shqipëri

By: armand
8 September 2025 at 17:39

Gazetari Basir Çollaku ka deklaruar se Presidenti Bajram Begaj duhej të thërriste Këshillin e Sigurimit për çështjen “McGonigal” dhe situatën kriminale në vend. Ai akuzon këshilltarë të kryeministrit Edi Rama për lidhje me kartele droge, rusë dhe kinezë. Sipas Çollakut, kompani të huaja kanë përfituar prona dhe koncesione në Shqipëri përmes vendimeve të deleguara nga […]

The post “McGonigal”, Çollaku: Këshilltarët e Ramës të lidhur me kinezë e rusë, të majmur me tendera në Shqipëri appeared first on BoldNews.al.

“Dosja “McGonigal”, njollë e zezë për vendin tonë”, Klodiana Lala: Ja cila është aktakuza që implementon politikisht kryeministrin

By: M C
6 September 2025 at 19:19

Gazetarja Klodiana Lala, ka folur sot për dosjen “McGonigal”, të cilën e cilëson si një njollë të zezë në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Gazetarja u ndal veçanërisht te një fragment i aktakuzës, të cilin e cilësoi si elementin më të rëndë që implikon politikisht Kryeministrin Edi Rama. Lala tha për “Kjo Javë” në News24 se Rama mund të mos përballet kurrë me ndonjë ndëshkim ligjor, të paktën në këtë fazë, por thekson se pasojat morale dhe politike të kësaj dosjeje do të mbeten gjatë në historikun e tij.

“McGonial, dosje që është një njollë e zezë në marrëdhëniet e vendit tonë me SHBA. Kjo dosje duhej hetuar dhe të tregonte integritetin e institucioneve shqiptare. Ka një hetim të çelur për takimet me Ramën, janë pyetur dhe persona që përmendin në aktakuzë si Agron Nezha, Dorian Ducka, por ajo që më bëri përshtypje ishte që në faqen 7 në aktakuzë ishte një detaj që flitej për reformën në drejtësi.

Aty thuhet se më 9 shtator 2017 MacGonigal i dërgoi një foto të tij dhe Ramës një mikut të tij dhe i shkroi një tjetër miku se Rama po reformonte drejtësinë në Shqipëri dhe kjo ofronte shumë mundësi. Kjo aktakuza më e rëndë që i bëhet për mendimin tim Ramës si kryeministër i vendit. Njeriu që duhet të hetonte, korruptohet.

Amerikanët nuk e falin kurrë faktin që një kryeministër të shkojë deri aty sa të shkojë e të ketë lidhje okulte me njeriun e tyre. Rama mbase kurrë nuk do të penalizohet ligjërisht por moralisht kjo është çështja që do ta rëndojë më shumë në jetën e tij politike apo jo.”, tha Lala.

The post “Dosja “McGonigal”, njollë e zezë për vendin tonë”, Klodiana Lala: Ja cila është aktakuza që implementon politikisht kryeministrin appeared first on Albeu.com.

Reformë ruso-kineze në drejtësi nga Rama-Charles-Soros

By: Elva
6 September 2025 at 11:29

Nga Basir Çollaku Takime me Charles McGonigal të pranuara edhe publikisht kanë pasur Edi Rama Fatmir Xhafa ministër i dedormës Taulant Balla Damian Gjiknuri Etilda Gjoni ministre drejtësie Erion Veliaj bashkiaku në qeli E mjaft deputetë bashkiakë e biznesmenë, prokurorë e gjyqtarë apo policë. Gjithnjë duke u mburrur për bashkëpunim në reformën “amerikane” me rusë […]

The post Reformë ruso-kineze në drejtësi nga Rama-Charles-Soros appeared first on BoldNews.al.

Gazetari amerikan: Rama mund të jetë i implikuar në aferën McGonigal, priten hetime të reja

By: Elva
5 September 2025 at 21:07

Analisti dhe gazetari amerikan John R. Schindler ka deklaruar se kryeministri shqiptar Edi Rama mund të ketë lidhje me aferën e ish-agjentit të FBI-së, Charles McGonigal. Për Syri TV, Schindler tha se McGonigal ka qenë i korruptuar nga biznesmenë shqiptarë, të cilët mund të përfitonin ndihmë për t’u hequr nga listat e sanksioneve dhe kontrollet […]

The post Gazetari amerikan: Rama mund të jetë i implikuar në aferën McGonigal, priten hetime të reja appeared first on BoldNews.al.

Raporti: McGonigal i dha informacion kompanisë kineze të lidhur me Hunter Biden

By: Elva
5 September 2025 at 20:54

Një raport i Departamentit të Drejtësisë të SHBA-së zbulon se Charles McGonigal, ish-agjent i FBI-së dhe përgjegjës i Divizionit të Kundërzbulimit në Nju Jork, i ka dhënë informacione një kompanie kineze, CEFC, e lidhur me aktivitetet biznesore të Hunter Biden. Sipas raportit, McGonigal i dha informacion “Personit B”, një këshilltar i CEFC, lidhur me hetimin […]

The post Raporti: McGonigal i dha informacion kompanisë kineze të lidhur me Hunter Biden appeared first on BoldNews.al.

Berisha: Vazhdon beteja (në Kuvend)/ Doktori: McGonigal takoi Ramën. Por vetë amerikani nuk e ka pranuar

By: xhir jeta
5 September 2025 at 15:15

Ankesa po, por brenda Parlamentit. Doktori pranoi se 11 maji vërtet u certifikua, por kjo nuk do të thotë se ai i njeh, sigurisht duke pranuan njëherë mandatet.

“Ne do të vijojmë dokumentimin, beteja do të jetë në të gjitha frontet. Por, por, ne nuk i njohim se kjo do të ishte bashkëpunim në krim. Akti i parë në parlament do të jetë ngritja e komisioni hetimor për 11 majin”

Megjithatë, hallet e Shqipërisë janë të vogla, për doktorin bota ka halle më të mëdha. Departamenti Amerikan i Drejtësisë publikoi dosjen hetimore për ish-shefin e FBI, Charles McGonigal. Aty përmendej dhe vizita e padeklaruar e tij në Shqipëri, në të cilën përmendet edhe kryeministri.

Për Berishën, fakti që amerikanët tashmë nuk e përmendin më atë, por kryeministrin, do të thotë shumë.

“Faktohet se ka kryer veprimtari kriminale me Edi Ramën, së pari në pagesat që ka bërë në luftën kundër opozitës shqiptare. Ky agjenti i tyre, Agron Neza rrahte gjoksin nëpër Tiranë, se kishte hartuar dosjen time në SHBA.”

Kryeministri përmendet vetëm te takimet, të cilat vetë McGonigal nuk ka i ka deklaruar dhe as i ka pranuar para FBI apo drejtësisë deri më sot, nëse i ka realizuar apo jo. Raporti thotë se McGonigal nëpërmjet personit B, në këtë rast Dorian Duçka, thuhet se kishin organizuar takime edhe me kryeministrin, por të cilat nuk janë konfirmuar kurrë as nga vetë McGonigal.

Por fakti është se akuzat në këtë raport nuk janë për kryeministrin, por për McGonigal. Kurse Berisha injorohet, sepse ai vijon të mbetet i padëshiruar nga SHBA, bashkë me akuzat publike për të.

Këtu, e ka një justifikim.

“McGonigal është po aq fajtor sa Rama duro këtu. Po këtu e mbron Altin Troplini, kemi çuar dy padi, ai i fsheh paditë e opozitës. Do apo s’do Altin Troplini, hetimi për Ramën vazhdon”

Berisha: Komision hetimor për farsën elektorale

5 September 2025 at 14:02

TIRANË, 5 shtator /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se, “vërtetimi i të gjitha shkeljeve të rënda ligjore të procesit zgjedhor është detyrimi më absolut i PD-së”.

Në një konferencë për shtyp i pyetur nga gazetarët nëse do të dërgojnë procesin e zgjedhjeve të11 majit në Gjykatë Kushtetuese, Berisha tha se, PD do ta bëjë betejën në të gjitha frontet.

“Dokumentimi, vërtetimi i të gjitha shkeljeve të rënda ligjore të procesit zgjedhor, i të gjitha mekanizmave të shndërrimit të tij në një farsë, është detyrimi më absolut i PD-së para demokratëve shqiptarëve, para zgjedhësve shqiptarë”, u shpreh Berisha.

E kundërta, shtoi kreu i PD, “do të ishte një bashkëpunim në krim monstruoz elektoral, do të ishte një akt i pafalshëm që do bënte këtë forcë politike bashkëfajtore në farsën elektorale të vendit”.

Berisha deklaroi se “komisioni i parë hetimor parlamentar që do të ngrihet është Komisioni për farsën elektorale”.

Kolegji Zgjedhor rrëzoi një ditë më parë ankimimin e Partisë Demokratike për rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit.

PD kërkoi mosnjohjen e rezultatit me pretendimin se procesi është shoqëruar me parregullsi dhe shkelje të rënda ligjore. Por vendimi i Kolegjit Zgjedhor mbyll përfundimisht betejën ligjore për rezultatin e zgjedhjeve parlamentare.

/gj.m/ /a.g/

 

The post Berisha: Komision hetimor për farsën elektorale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Komision Hetimor për çështjen McGonigal? Berisha thirrje: FBI të hetojë këtë organizatë kriminale! PD e gatshme të kontribuojë që veprimtaria e saj në Shqipëri të marrë fund

By: M C
5 September 2025 at 13:32

Kryedemokrati Sali Berisha ka reaguar pas publikimit të raportit të Inspektorit të Përgjithshëm të SHBA-së, duke theksuar se ky dokument përmban dy zbulime thelbësore që, sipas tij, tronditin themelin e pushtetit të kryeministrit Edi Rama dhe hedhin dritë mbi veprimtari të rënda kriminale ndërkombëtare.

Në një deklaratë për median, Berisha tha se raporti e përshkruan Charles McGonigal-in si një “agjent të paregjistruar kinez”, i lidhur ngushtë me Dorian Duckën në Shqipëri.
Sipas tij, kjo është një provë e qartë për përfshirjen e individëve të afërt me qeverinë shqiptare në aktivitete të dyshimta ndërkombëtare.

Ai tha se McGonigal është takuar me Edi Ramën jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Nju Jork, ndërkohë që i cilësoi marrëdhëniet mes tyre si një “miqësi e kthyer në bashkëpunim kriminal”.

“Një veprimtari për të gjitha ata që duan të paraqesin se kreu shqiptar i organizatës kriminale Ramaduro McGonigal nuk ka shkelur ligjet amerikane, u them vetëm se gabohen. Të korruptosh një zyrtar të lartë amerikan kryen një krim të rëndë. Të përdoresh FBI në hetime kundër opozitës ke kryer një krim të rëndë antikushtetuese’, tha Berisha.

Berisha: Natyrisht, sot unë jam këtu për një ngjarje të censuruar në mënyrë të tmerrshme nga mediat kryesore të vendit, ndërkohë që ajo ushton dhe rezonon në të gjithë mediat e botës.

Dje, inspektori i përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë publikoi raportin për veprimtarinë kriminale të dosjes shqiptare të famëziut McGonigal dhe Edi Rama.

Raporti i inspektorit të Përgjithshëm kishte dy tipare shumë të rëndësishme që duhen mbajtur parasysh.

Së pari, zbulonte me terma konkrete aktivitetin e McGonigal si një agjent i paregjistruar kinez me Dorian Duçkën. Se për rus, dihej ai.

Së dyti, zbulonte një dimension të papërmendur për dy shtetas izraelitë dhe një izraelito-afrikan, senegalez apo se nga ishte, të cilët sot janë enturazhi i Edi Ramës, me shumë-shumë gjasa.

Së pari, inspektori i përgjithshëm fakton se McGonigal është takuar në Shqipëri dy herë dhe në Nju Jork një herë me Edi Ramën, për të cilin miqësia me McGonigal ishte publikisht një krenari.

Ka kryer një veprimtari të përbashkët kriminale me Edi Ramën, së pari në pagesat që ka marrë në luftën kundër opozitës shqiptare.

Së dyti, në ndërhyrjet për ndryshimin e licencave të naftës kundrejt shumave të tmerrshme marramendëse.

Së treti, në angazhimin e institucioneve amerikane për hetime private për llogari të Edi Ramës dhe Tom Doshit në Vjenë.

Pra, një veprimtari për të gjithë ata të cilët duan të paraqesin se kreu shqiptar i organizatës kriminale Ramaduro-Mcgonigal nuk ka shkelur ligjet amerikane, u them se vetëm sa diskreditoni veten.

Të korruptosh një punonjës, një zyrtar të lartë të SHBA, që ka për detyrë të mbrojë qytetarët amerikanë nga korrupsioni, kryen një krim të rëndë në ligjin amerikan, ligjin shqiptar dhe ligjin e çdo vendi.

Të heqësh licencën një kompanie dhe t’ia japësh një kompanie tjetër me kërkesë të McGonigal, duke marrë Shqipëria një gjobë dhjetëra milionë dollarë nga kompania e përparshme, ke krye një krim të shëmtuar në ligjin shqiptar dhe ligjin amerikan.

Pra, të përdorësh FBI-së kundër Opozitës për hetime ndaj opozitës, ndërkohë që ai nuk është misioni i saj, por për qëllime private, ke kryer një krim të rëndë antikushtetues.

Ke përdorur forcën e institucionit hetues më të fuqishëm në botë kundër pluralizmit politik në Shqipëri.

The post Komision Hetimor për çështjen McGonigal? Berisha thirrje: FBI të hetojë këtë organizatë kriminale! PD e gatshme të kontribuojë që veprimtaria e saj në Shqipëri të marrë fund appeared first on Albeu.com.

Nesho: Amerikanët të shqetësuar për McGonigal dhe korrupsionin në Shqipëri

By: Elva
4 September 2025 at 21:45

Diplomati Agim Nesho ka deklaruar se dosja McGonigal ka qenë tema kryesore e diskutimit në takimin që drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, zhvilloi në Departamentin Amerikan të Shtetit (DASH). Në një intervistë në emisionin “Çim Peka Live” në Syri TV, Nesho tha se vizita e kreut të SPAK-ut në SHBA nuk është rastësore, pasi ky […]

The post Nesho: Amerikanët të shqetësuar për McGonigal dhe korrupsionin në Shqipëri appeared first on BoldNews.al.

❌
❌