Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Urimi për vitin 2206 jo në bashkinë Roskovec

17 December 2025 at 16:09

Pretendimi: Ky imazh tregon një pamje nga dekori i festave të fundvitit 2025 në Roskovec

Verdikti: Mungon konteksti

———————————————————–

Në rrjetet sociale shqipfolëse po qarkullon një imazh që duket se tregon një strukturë dekori festiv që formon numrin 2206, në vend të 2026, viti i ardhshëm. Ai shoqërohet me pretendimin se pamjet tregojnë qytetin e Roskovecit në Shqipëri.

Megjithatë, me anë të motorit të kërkimit pamor Google Lens, Faktoje gjeti se imazhi i mësipërm është botuar më parë në Twitter, me një përshkrim që e vendos atë në Ulqin, Mal i Zi.

Megjithatë, kjo nuk majfton për të konfirmuar se ky imazh tregon vërtet dekorin festiv të Ulqinit.

Me anë të Google Lens, Faktoje gjeti se një imazh thuajse identik me atë që po qarkullon tani në rrjete sociale është shpërndarë gjerësisht 5 vjet më parë. I vetmi ndryshim janë numrat e viteve: 2026 dhe 2022.

Në atë kohë, ky gabim humoristik u raportua gjithashtu si një ngjarje e ndodhur në Ulqin.

Raportimet e asokohe përfshinë edhe foto të strukturës nga kënde të ndryshme dhe në kohë të ndryshme. Më tej, sekretari i Drejtorisë së Turizmi në UIqin, Fitim Avdiu, tha në atë kohë për mediat se fëmijët e qytetit kishin ndërruar numrat e strukturës. 

Ndërsa një krahasim mes imazhit ‘2206’ dhe atij ‘2202’ tregon se imazhet janë identike përveçse në një zonë të pamjes, rreth shifrës ‘6’.

http://faktoje.al/ëp-content/uploads/2025/12/Screen-Recording-2025-12-17-120606.mp4

Kjo do të thotë se me shumë gjasa imazhi 2206 është krijuar duke modifikuar atë të 5 viteve më parë, dhe nuk tregon vërtet Ulqinin në 2025.

Ç’ka është e sigurt, megjithatë, është se imazhi me numrin 2206 nuk tregon dekorin e Roskovecit, siç pretendojnë portalet.

The post Urimi për vitin 2206 jo në bashkinë Roskovec appeared first on Faktoje.al.

💾

U mor e pandehur nga SPAK, ky është audiopërgjimi që zbardhi skandalin e Majlinda Bufit

By: armand
21 November 2025 at 22:00

Prokuroria e Posaçme, me anë të një njoftimi zyrtar, bëri të ditur se ka marrë të pandehur kryetaren e Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi, ndaj së cilës është ngritur akuza “përdorim i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”. Në një videopërgjim të publikuar dy vite më parë nga emisioni investigativ “Piranjat”, pretendohej se dëgjohej kryetarja […]

The post U mor e pandehur nga SPAK, ky është audiopërgjimi që zbardhi skandalin e Majlinda Bufit appeared first on BoldNews.al.

E pazakontë në Roskovec, 69-vjeçari vishet si grua për të dalë nga arresti shtëpiak (Video)

By: armand
17 November 2025 at 21:33

Një 69-vjeçar në Roskovec, është përpjekur ditën e sotme, 17 nëntor, për të shpëtuar nga masa e arrest në shtëpi, përmes një mënyre shumë ‘kreative’, duke u veshur si grua. Me një fund të gjatë, triko grash, kapuç dhe bastun, shtetasi J.H., është parë në rrugët e fshatit Strum ku dhe ai banon, në prezencën […]

The post E pazakontë në Roskovec, 69-vjeçari vishet si grua për të dalë nga arresti shtëpiak (Video) appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Aksident në aksin Fier-Roskovec, përplasen dy automjete, raportohet për disa të plagosur

15 November 2025 at 09:47

Një aksident me disa të lënduar ka ndodhur në aksin Fier- Roskovec, në vendin e quajtur “ Kthesa e Verbasit”.

Dy automjete janë përplasur me njëra- tjetrën dhe për pasojë kanë mbetur të lënduar dy drejtuesit dhe dy pasagjerët që udhëtonin me ta.

Ata janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier për të marrë ndihmën mjekësore  ndërkohë që policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti.

/abcnews.al/

Aksident ne Fier-Roskovec, grupi hetimore ne vendgjarje

By: melisa
15 November 2025 at 09:54

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Fier-Roskovec, në vendin e njohur si “Kthesa e Verbasit”. Dy automjete u përplasën me njëra-tjetrën në një mënyrë që la pas katër të plagosur, përfshirë të dy drejtuesit dhe dy pasagjerët që udhëtonin me ta. Të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku po marrin ndihmën mjekësore të nevojshme.

Source

Kryetarja e Bashkisë Roskovec, nën akuzë për presion zgjedhor

14 November 2025 at 20:51

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi të premten më 14 nëntor përfundimin e hetimeve dhe dërgimin për gjykim të çështjes penale në ngarkim të kryetares së Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi, e marrë e pandehur për veprën penale, “Përdorim i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”. Sipas prokurorisë, nga […]

The post Kryetarja e Bashkisë Roskovec, nën akuzë për presion zgjedhor appeared first on Reporter.al.

“Mos hap gojë derisa të mbarojnë zgjedhjet”, SPAK zbardh akuzat ndaj Bufit të Roskovecit

By: Ela
14 November 2025 at 18:59

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim Kryetaren e Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufin, për “Përdorim të funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”. Majlinda Bufi akuzohet se, në detyrën e Kryetares së Bashkisë Roskovec, në kundërshtim me ligjin, i ka kërkuar shtetasit, G.B, të mos marrë pjesë në votimet për zgjedhjet vendore të […]

The post “Mos hap gojë derisa të mbarojnë zgjedhjet”, SPAK zbardh akuzat ndaj Bufit të Roskovecit appeared first on BoldNews.al.

SPAK merr të pandehur Majlinda Bufin

By: Ela
14 November 2025 at 17:37

Kryetarja e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi, është marrë e pandehur nga SPAK. SPAK e akuzon Bufin sipas nenit 328/a/3 të Kodit Penal – “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike” – një vepër që lidhet me shfrytëzimin e pushtetit vendor për interesa politike dhe jo institucionale. Sot, dosja është regjistruar zyrtarisht në Gjykatën e […]

The post SPAK merr të pandehur Majlinda Bufin appeared first on BoldNews.al.

Aksident në aksin Strum-Roskovec, humb jetën drejtuesi i motorit

By: M C
2 November 2025 at 18:43

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Strum-Roskovec. Mësohet se një makinë është përplasur me një motor. Nga aksidenti ka humbur jetën drejtuesi i motorit

Njoftimi i Policisë:

Fier/Informacion paraprak Rreth orës 17:20, në aksin rrugor “Strum-Roskovec”, automjeti me drejtues shtetasin F. D., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin B. C., dhe me motomjetin me drejtues shtetasin K. H., 33 vjeç, banues në Strum. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit

The post Aksident në aksin Strum-Roskovec, humb jetën drejtuesi i motorit appeared first on Albeu.com.

Paketa e maleve/ Bashkitë e qarkut Fier dorëzojnë hartat, 150 aplikime

By: xhir jeta
29 October 2025 at 14:28

Shtohet interesi për  për paketën e Maleve .Qarku i Fierit ka përgatitur hartat ku do lejohet realizimi i këtyre investimeve. Deri  më  tani rezultojnë se  jsne dorëzuar rreth 150 aplikime. Megjithëse me pjesën më të madhe të territorit zonë fushore, qarku i Fierit ka gjithësesi zona të shumta ku mund të aplikohet “paketa e Maleve”, nismë e qeverisë për mbështetjen e zhvillimit të turizmit dhe agrobiznesit.

Zonat kodrinore në Fier, Rroskovec dhe Lushnje, e gjithë Mallakastra me fshatrat e saj, janë të përshtatshme për aplikim madje interesi duket i lartë. Zonat me te preferuara qe priten te perfshihen ne harten e paketes se maleve janë pothuajse të gjithë fshatrat e Mallakastres ku janë deri tani 34 aplikues/te interesuar, Cakrani Frakulla dhe Libofsha në Fier me 50 aplikues/të interesuar, Kurjani, Kumani dhe Ngjeqari në Rroskovec si dhe zonat e tjera kodrinore në Patos dhe Lushnje.

Komisionet e ngritura në bashkitë e qarkut janë duke përfunduar hartën zyrtare të zonave prioritare ku pritet te zbatohet “paketa e maleve”. Faza tjetër do të jetë dergimi i të dhënave  në KEshillin e Ministrave për të vazhduar me procedurën e dhënies me qera apo në përdorim të tokave shtetërore për zhvillim kryesisht agrobiznesi.

Deri më tani mësohet së në të gjithë vendin janë bërë rreth 4 mijë aplikime ndërkohë që 500 të parët do të realizojnë investimin e tyre pa taksa për një periudhë 10 vjecare. Paketa e Maleve është një nismë që synon të thith kapitali për investime kryesisht nga diaspora duke ofruar rritje të punësimit dhe më shumë zhvillim  për zonat rurale./abcnews.al

“Furnizonte” me kanabis Fierin, arrestohet 31-vjeçari. Drogën e kishte fshehur në kavanoza…

By: Fax Web
23 October 2025 at 10:37

Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit, pasi akuzohet për shpërndarje droge. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet J. Ç., banues në Roskovec.

NJOFTIMI I POLICISE
Finalizohet operacioni policor antidrogë, i koduar “Casus”. Siguronte lëndë narkotike Cannabis Sativa dhe e ndante në doza, me qëllim shitjen, arrestohet 31-vjeçari. Sekuestrohen 3.6 kg Cannabis, peshore që shërbente për ndarjen e saj, një shumë parash e përfituar nga shitja e lëndës dhe 2 celularë. Si rezultat i menaxhimit të shpejtë të informacionit të siguruar në rrugë policore, për një shtetas të implikuar në shitjen e lëndëve narkotike, kryesisht në Roskovec, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me ata të Seksionit të Forcës Operacionale, finalizuan operacionin “Casus”.

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi J. Ç., 31 vjeç, banues në Roskovec.

Gjatë kontrolleve fizike dhe në banesën e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi me cilësinë e provës materiale:
-në total, 3.6 kg lëndë narkotike Cannabis (një pjesë, e ndarë në doza);
-1 peshore elektronike;
-një shumë parash, e dyshuar e përfituar nga shitja e lëndës narkotike;
-2 celularë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Ish-nënkryetari i Roskovecit me biznes pa dokumente në qendër të fshatit, nuk paguan taksa

10 October 2025 at 22:56

Ish-nënkryetari i Roskovecit me biznes në qendër të fshatit, pa dokumente dhe pa taksa  Në mes të fshatit Suk 1 në Roskovec ndodhet një biznes furnizimi me gaz me pakicë, të cilin e disponon me dokumente z. Hamza Agaçi, vëllai i ish-nënkryetarit të Bashkisë Roskovec, z. Hysen Agaçi. Ky i fundit është personi që e […]

The post Ish-nënkryetari i Roskovecit me biznes pa dokumente në qendër të fshatit, nuk paguan taksa appeared first on BoldNews.al.

Tenderi 100.000 euro i luleve ‘smart’ të Roskovecit, a iu rikthye kujtesa kryetares Bufi?/ VIDEO

By: Ela
12 September 2025 at 21:41

Më datë 22 janar 2025, bashkia Roskovec hapi tenderin me fond limit 112 mijë e 500 euro për të instaluar 3 smartflower dhe për të ndërtuar stacion për makinat elektrike bashkë me njësitë e karikimit. Tenderi mbante flamurin e kuq për shkak të përjashtimit të pajustifikuar të kompanive që kishin bërë ofertën më të ulët. […]

The post Tenderi 100.000 euro i luleve ‘smart’ të Roskovecit, a iu rikthye kujtesa kryetares Bufi?/ VIDEO appeared first on BoldNews.al.

Aksident në Fier-Roskovec, dy persona përfundojnë në spital

By: Oldi
29 July 2025 at 11:09

Një aksident ka ndodhur paraditen e së martës në aksin rrugor Fier – Roskovec, pranë zonës së Zharrëzës. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë kanë përfunduar në kanalin anës rrugës. Sipas informacioneve paraprake, dy persona janë plagosur dhe janë transportuar drejt spitalit të Fierit për ndihmë mjekësore. Në vendngjarje ndodhen forcat e […]

The post Aksident në Fier-Roskovec, dy persona përfundojnë në spital appeared first on BoldNews.al.

MM: 20 vatra në 24 orët e fundit, 4 ende aktive

TIRANË, 19 korrik /ATSH/  Ministria e Mbrojtjes njoftoi sot se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 20 vatra zjarri në rang vendi, nga të cilat 4 mbeten ende aktive. Vatrat janë përhapur në bashkitë Dibër, Bulqizë, Mallakastër, Patos, Fier, Rroskovec, Himarë, Tiranë, Rrogozhinë, Mirditë, Pogradec, Delvinë, Memaliaj dhe Malësi e Madhe.

Zjarret aktive janë regjistruar si më poshtë:

– Qarku Dibër – Parku Kombëtar i Lurës: Në zonën “Liqeni i Luleve” janë dy vatra të shtrira në një terren të vështirë. Njëra vatrë është afër liqenit të Zi, ku ndihmojnë 23 forca operacionale dhe 30 forca të Forcave të Armatosura (FA). Vatra e dytë po zhvillohet në drejtim të Malit të Dejës dhe po mbahet nën monitorim për shkak të përhapjes së madhe.

– Qarku Dibër – Bashkia Bulqizë: Në zonën e “Malit të Peladhisë”, njësia Zerqan, një vatër zjarri në afërsi të fshatit Krajkë ka djegur rreth 33 hektarë me dushqe, shkurre dhe barishte. Zjarri po mbahet nën kontroll nga forcat në terren.

– Qarku Fier – Bashkia Mallakastër: Në fshatin Drenovë, njësia Qendër Dukas, zjarri i rënë në një zonë me shkurre, ferra dhe pyll pishe është riaktivizuar dhe ka zgjeruar perimetrin për shkak të erës. Forcat operacionale janë në terren për ndërhyrje.

– Qarku Vlorë – Bashkia Himarë: Në fshatin Borsh, vatra e zjarrit është riaktivizuar pranë banesave. Ndërhyrja po kryhet me pompa shpine nga MZSH Himarë dhe me mbështetjen e një helikopteri të FA-së. Deri më tani janë djegur rreth 10 hektarë me shkurre.

Sipas raportimeve, nga zjarret janë djegur në total rreth 52 hektarë sipërfaqe me shkurre dhe bimësi, si dhe rreth 90 rrënjë ullinj.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar gjithsej 32 automjete zjarrfikëse dhe 275 forca operacionale, përfshirë 50 forca dhe 3 automjete nga FA ditën e djeshme. Sot janë në veprim 30 forca ushtarake, 2 automjete zjarrfikëse dhe 1 helikopter.

Instituti i Gjeoshkencave njoftoi se për ditën e sotme nuk parashikohen reshje, ndërsa niveli i rrezikut për zjarre në pyje mbetet i lartë në qarqet Lezhë, Tiranë, Fier dhe Berat, dhe i moderuar në qarqet e tjera.

Strukturat e Mbrojtjes Civile mbeten në gatishmëri të plotë për të ndërhyrë dhe për të parandaluar përhapjen e flakëve. Autoritetet i bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr dhe të njoftojnë menjëherë shërbimet emergjente në rast konstatimi të ndonjë vatre.

/a.f/

The post MM: 20 vatra në 24 orët e fundit, 4 ende aktive appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gonxhja: Strehim dinjitoz për 29 familje në nevojë në Roskovec

TIRANË, 18 korrik /ATSH/ Enti Kombëtar i Banesave, në bashkëpunim me Bashkinë Roskovec, po finalizon ndërtimin e një objekti strehimi social që do t’u ofrojë strehim të sigurt dhe dinjitoz 29 familjeve në nevojë.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ndau në rrjete sociale pamje nga godina e re, që përfshin 2400 m² ndërtim, 6 kate banimi me 29 apartamente të tipit 1+1 dhe 2+1, të ndërtuara me standarde bashkëkohore.

Ky investim është realizuar me fondet e vetë Entit Kombëtar të Banesave.

Gonxhja tha se, punimet janë drejt përfundimit dhe objekti është pothuajse gati për t’u dorëzuar tek familjet përfituese.

Ai e cilësoi këtë një tjetër shembull konkret i bashkëpunimit me pushtetin vendor, në funksion të mbështetjes sociale dhe strehimit të familjeve në nevojë. /j.p/

The post Gonxhja: Strehim dinjitoz për 29 familje në nevojë në Roskovec appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dorëheqje edhe në bashkinë e Roskovecit, kryebashkiakja Bufi u kërkon dorëheqjet drejtuesve

By: Re Nato
16 July 2025 at 10:27

Teksa në Fier dhe Lushnje pritet vlerësimi i performancës për të gjithë zyrtarët pas dorëheqjeve ne grup, edhe bashkia e Roskovecit është përfshirë në ristrukturim të brendshëm sipas urdhërit të kryeministrit Edi Rama.

Por ndryshe nga bashkitë e mëdha ku dorëheqjet u kërkuan nga vetë kryeministri në Fier dhe zv kryeministrja Belinda Balluku në Lushnje, në Roskovec dorëheqjet janë kërkuar nga kryetarja e bashkisë majlinda bufi.

Burime nga PS në qarkun e Fierit thanë se prej dy ditësh drejtorët e bashkisë dhe 5 administratorët kanë nisur të dorëzojnë dorëheqjet te kryebashkiakja Majlinda Bufi.

Reforma në adninistratë pritet të përfshijë ndërkohë edhe bashkitë e tjera të vogla si Mallakastra, Patosi dhe Divjaka./abcnews.al

Rama: Të ndryshojë seriozisht menaxhimi i mbetjeve të fshatit

TIRANË, 11 korrik /ATSH/ Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me kryetarët e bashkive, për performancën lokale në funksion të vizionit “Shqipëria 2030” dhe rrugës së pandalshme drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Duke folur për vizionin “Bujqësia 2030”, Rama vuri theksin edhe tek domosdoshmëria për t’u marrë seriozisht me mbetjet e fshatit edhe për të ndryshuar seriozisht menaxhimin edhe të mbetjeve të fshatit duke marrë shembullin e Cërrikut.

“Kemi edhe shembullin e Roskovecit, që nuk është tamam si ai i Cërrikut, se nuk është plotësisht i suksesshëm, por që prapë është një shembull që duhet marrë, në mënyrë që të ndryshojë situata me mbetjet. Se do jetë një problem shumë i madh. Shumë shumë i madh. E dëgjuat në paraqitjen që bëri Majlinda. Do të jetë një problem që do vazhdojë edhe pas anëtarësimit”, theksoi Rama.

Kështu që, shtoi kryeministri, “na duhet patjetër që paralelisht me krijimin e operatorit të trajtimit të mbetjeve në nivel kombëtar për sa i përket gjithë atyre 200 depozitimeve, landfilleve, inceneratorëve, për të pasur një gjë të koordinuar, të qendërzuar, të filloni të punoni nëpër bashki për ndarjen në burim, për riciklimin, për ripërdorimin. Se nuk mund të jetë kjo histori hidh plehrat, mbulo kazanët me plehra dhe pastaj merr gjysmën e plehrave ҫoi në vend-depozitim edhe gjysmën tjetër lëri që të presin gjysmën që vjen të nesërmen që mbulon prapë kazanët e plehrave”.

Kjo, tha Rama, “është një pjesë jashtëzakonisht sfiduese e kalimit nga fshati në qytet. Në kuptimin e të bërit nga një vend fshat në një vend qytet i Europës dhe i kalimit nga një shekull në një shekull tjetër në aspektin e përkatësisë europiane”.

“Nuk mund të jemi një vend i BE-së me plehrat që gjysma mblidhen edhe hidhen të pandara dhe pa asnjë riciklim diku dhe gjysma tjetër lihen të kalben nëpër rrugë”, nënvizoi Rama.

Ndërkohë, kreu i qeverisë evidentoi Beratin, i cili tha ai, “ka ndërtuar një pikë shumë mbresëlënëse riciklimi. Edhe ajo duhet parë se nuk është ndonjë shkencë shumë e madhe”.

/gj.m/j.p/

 

The post Rama: Të ndryshojë seriozisht menaxhimi i mbetjeve të fshatit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Balluku po mbulon rastin”, Berisha: Kandidati i Ramaduros dhunon në farmaci të sëmurën

By: Elva
9 July 2025 at 23:28

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar një rast dhune ndaj një gruaje në ambientet e një farmacie në fshatin Strum, njësia administrative Roskovec. Sipas denoncimit të publikuar nga Berisha, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pesë ditë më parë, ndërsa autori i dyshuar është Ilir Musko, farmacist dhe kandidat për deputet për Partinë Socialiste […]

The post “Balluku po mbulon rastin”, Berisha: Kandidati i Ramaduros dhunon në farmaci të sëmurën appeared first on BoldNews.al.

Kultivonin bimë narkotike, arrestohen 2 vëllezër në Roskovec/ EMRAT

By: Elva
4 July 2025 at 10:15

Policia ka arrestuar dy vëllezër pasi u kapën duke kultivuar bimë narkotike në  Roskovec. Dy vëllezërit Endri Ajdini 28 vjeç, dhe Igli Ajdini 35 vjeç, u kapën në flagrancë, në vendin e quajtur “Toka e zezë”. Ndërkohë policia raporton u gjetën dhe u asgjësuan 65 bimë të dyshuara Cannabis Sativa. “U kapën në flagrancë, në […]

The post Kultivonin bimë narkotike, arrestohen 2 vëllezër në Roskovec/ EMRAT appeared first on BoldNews.al.

❌
❌