Napoli ka fituar Superkupën e Italisë për herë të tretë në histori dhe kjo është hera e parë me Antonio Conten në stol.
Në finalen e zhvilluar në Riad, skuadra napolitane mposhti 2-0 Bolonjën e Vincenzo Italianos, falë një nate fantastike të brazilianit David Neres.
Neres hapi rezultatin në minutën e 39-të me një goditje të majtë të saktë që përfundoi në kryqëzimin e shtyllave, duke i dhënë avantazh Napolit në pjesën e parë. Në fillim të pjesës së dytë, sulmuesi brazilian ishte i shpejtë të kapte pasimin e Ravaglias për Lucumì dhe me një prekje të lehtë shënoi golin e dytë, duke vulosur fitoren dhe ‘dipietën’ personale.
Napoli dominoi lojën pa shumë histori, duke treguar superioritet ndaj një Bolonje që nuk arriti të krijonte raste të rrezikshme. Kjo fitore i siguron Napolit një trofe të ri, duke theksuar edhe më tej rikthimin e skuadrës napolitane në majat e futbollit italian nën drejtimin e Conte-s.
Ernest Muçi sërish protagonist. Sulmuesi i kombëtares ka realizuar golin e radhës me fanellën e Trabzonspor. Muçi mori përsipër ekzekutimin e një penalltie në ndeshjen e kampionatit ndaj Genclerbirligi . Pavarësisht se portieri i kuptoi krahun 24-vjeçarit, topi përfundoi në rrjetë. Për Muçin ky ishte goli i shtatë në kampionat me këtë ekip. Kujtojmë që […]
Napoli ka fituar përballë Bolognas, në ndeshjen e vlefshme për finalen e Superkupës të Italisë. Sfida e zhvilluar në stadiumin “King Saud” në Riad, përfundoi me shifrat 2-0. Protagonist në këtë finale ishte sulmuesi brazilian, David Neres, i cili shënoi të dy golat. Të parin e shënoi në minutën e 39-të, ndërsa për të dytin, […]
Skuadra axurre mundi në finale Bolognan me rezultatin 2-0.
Kampionët në fuqi të Italisë mundën fituesin në fuqi të Kupës në ndeshjen e luajtur në Riad të Arabisë Saudite.
Ndeshjen e vendosi ylli i napolitaneve, David Neres, i cili shënoi nga një gol në secilën pjesë loje, për të vulosur fatin e duelit dhe për t’i dhënë trofeun e dytë të këtij viti Napolit.
Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Ledjon Krisafi, ka deklaruar se luftimet në Ukrainë po zhvillohen si një luftë sfilitjeje, ku shkatërrimi i kundërshtarit është qëllimi kryesor dhe territori mbetet pasojë. Ai theksoi se Kupjansk ka qenë një nga qytetet më të luftuara, duke kaluar disa herë nga duart e rusëve te ukrainasit. Sipas Krisafit, beteja për Donetskun pritet të vijojë edhe në vitin 2026, me përplasje të forta në një territor rreth 5 mijë kilometra katrorë. Ai shtoi se rënia e Sivjenskut brenda shtatë ditësh, pas katër vitesh rezistencë ukrainase, tregon dobësi në ushtrinë ukrainase.
“Janë dy qytete që po luftohen. Kupjansk-u ka qenë qyteti më i luftuar; rusët e morën dhe u rimor sërish nga ukrainasit. Lufta vijon në çdo moment, është luftë sfilitjeje të kundërshtarit. Territori është pasojë, sepse qëllimi është shkatërrimi i kundërshtarit. Rusët po mundohen të shkatërrojnë sa më shumë ukrainas.
2026 është lufta për 5 mijë kilometra në Donetsk. Ushtria ukrainase ka luftuar katër vite në Sivjensk dhe u mor për shtatë ditë nga rusët. Kjo tregon dobësi nga ushtria ukrainase. Sivjensku është një lloj porte për të shkuar në dy territoret e papushtuara në Donetsk. Nëse lufta vijon në këtë mënyrë, do të kemi ndryshime në kilometra. Rusia ka marrë rreth 5 mijë kilometra gjatë këtij viti, sa qarku i Gjirokastrës.” / abcnews.al /
Detaje të reja mbi të ardhmen e trajnerit të Paris Saint-Germain, Luis Enrique, kanë dalë në mediat spanjolle.
Që nga kalimi i Enriques tek PSG, skuadra është transformuar në një nga më të fortat e Europës. Drejtuesit e klubit parizien thuhet se po mendon ta shpërblejë shefin e tyre me një zgjatje të jashtëzakonshme të kontratës, pa zbuluar detajet financiare, sipas të përditshmes spanjolle (AS). Me këtë veprim, PSG shpreson të zgjidhë në mënyrë të qëndrueshme çështjen e së ardhmes së trajnerit të tyre, të krijojë stabilitet atletik afatgjatë dhe të forcojë kulturën e vërtetë fituese të ekipit. PSG dëshiron t’i japë Luis Enriques një kontratë të përjetshme
Trajneri spanjoll ndihet i sigurt, i mbështetur dhe plotësisht i kënaqur në klub, ndërsa menaxhmenti parizien është plotësisht i kënaqur me punën e tij. Ky veprim vjen pas sezonit rekord të Paris Saint-Germain, i cili kulmoi me fitoren e gjashtë trofeve të mëdha nga skuadra, duke përfshirë Superkupën UEFA, Ligue 1 dhe Ligën e Kampionëve UEFA.
Vlen të përmendet se kontrata e Luis Enriques me PSG-në ishte zgjatur deri në vitin 2027 në shkurt të vitit të kaluar. Megjithatë, pavarësisht kontratës së tij deri në vitin 2027, PSG shpreson ta mbajë ish-trajnerin e FC Barcelona-s në klub përgjithmonë. m.p.
Komisioni i Disiplinës në FSHF ka publikuar vendimet lidhur me ngjarjet e fundit në futbollin shqiptar. Në fokus ka qenë ndeshja Flamurtari–Teuta, e ndërprerë pas hyrjes së tifozëve vendas në fushë. Për këtë incident, Flamurtari është dënuar me zhvillimin e tetë ndeshjeve pa spektatorë. Klubi vlonjat është ndëshkuar gjithashtu me gjobë në vlerën 500 mijë […]
Ernest Muçi vazhdon të shkëlqejë në Turqi, aty ku është pjesë e Trabzonspor. Sulmuesi i Kombëtares, ka qenë sërish protagonist, këtë herë në humbjen 4-3 në transfertë ndaj Genclerbirligi.
Shqiptari dhuroi një asist, ndërsa shënoi edhe një gol në fund. Në minutën e 50-të, ai krosoi në zonë, për golin e dytë të Trabzonspor, të shënuar nga Felipe Augusto.
Në minutën e 67-të, Muçi mori përsipër gjuajtjen e një penalltië, të cilën e shndërroi në gol dhe ngushtoi diferencat në 4-3.
Megjithatë, pavarësisht formës së Muçit, Trabzonspor nuk ia doli dot të marrë pikë nga kjo përballje.
Sulmuesi 24-vjeçar shqiptar, shkon në kuotën e shtatë golave të shënuar në Superligën Turke. Kujtojmë se Muçi u transferua te Trabzonspor në huazim nga Besiktas, në fund të merkatos.
Mbetet të shihet nëse klubi do të ushtrojë të drejtën e blerjes në fund të sezonit.
FIFA ka përditësuar së fundmi renditjen e kombëtareve të futbollit. Shqipëria mbetet në vendin e 63-të, duke mos ndryshuar pozicionin që mban prej disa muajsh.
Viti 2025 mbetet pozitiv për ekipin kuqezi, pasi në këtë periudhë kemi arritur të kualifikohemi në fazën play-off të Botërorit.
Në klasifikimin e FIFA-s, edhe Kosova mbetet në të njëjtin vend. Dardanët renditen në vendin e 80-të, pozicioni më i mirë që kanë pasur ndonjëherë në histori.
Spanja, Argjentina dhe Franca kryesojnë në podiumin e më të mirave, ndjekur nga Anglia dhe Brazili. m.p.
Dani Alves mund të rikthehet së shpejti në futbollin aktiv, pavarësisht moshës 42-vjeçare, madje duke marrë një rol të dyfishtë: si pronar dhe si lojtar i një klubi.
Bëhet fjalë për klubin portugez Sao Joao de Ver, që garon në divizionin e tretë, me drejtuesit e të cilit Alves ka arritur një marrëveshje për blerjen e shumicës së aksioneve. Kontrata pritet të nënshkruhet në ditët në vijim.
Sipas ESPN Brazil, Alves do të bëhet zyrtarisht pronar i klubit në fillim të muajit janar. Më pas, ai pritet të nënshkruajë edhe një kontratë gjashtëmujore si lojtar, duke u rikthyer kështu në fushë pavarësisht moshës së tij.
Kujtojmë se në muajin mars, Alves u lirua nga akuzat për përdhunim, për të cilat ishte dënuar në shkallë të parë me katër vite burg. m.p.
Transferimi i Virgilio Olaya te FC Bayern është një marrëveshje e kryer.
Qendërmbrojtësi 17-vjeçar ekuadorian do të nënshkruajë një kontratë 4-vjeçare nga shkurti i vitit 2026. Klubi më i madh në Gjermani po punon për një destinacion huazimi për Olaya si hapin e tij të radhës. m.p.
FIFA ka publikuar renditjen e përditësuar, ku Shqipëria e mbyll vitin 2025 në vendin e 63-të.
Sipas klasifikimit zyrtar, përfaqësuesja kuqezi nuk ka pësuar asnjë ndryshim krahasuar me renditjen e muajit të kaluar.
Pozicioni aktual pasqyron ecurinë e kombëtares gjatë këtij viti kalendarik. Në të njëjtën situatë renditjeje ndodhet edhe përfaqësuesja e Kosovës.
Dardanët e mbyllin vitin në vendin e 80-të në rang botëror. Ky është pozicionimi më i lartë i Kosovës që nga anëtarësimi në FIFA.
Renditja konfirmon progresin e përfaqësueses dardane në vitet e fundit.
Nuk ka ndryshime as në dhjetëshen e parë të renditjes botërore. Spanja e përfundon vitin 2025 në vendin e parë. Pas saj renditen Argjentina në vendin e dytë dhe Franca në vendin e tretë.
Kombëtarja shqiptare e futbollit e mbyll vitin 2025 në vendin e 63 në renditjen zyrtare të FIFA-s.
Sipas klasifikimit të fundit të publikuar nga qeveria e futbollit botëror, kuqezinjtë nuk kanë pësuar ndryshime krahasuar me renditjen e muajit të kaluar.
Në të njëjtën situatë ndodhet edhe përfaqësuesja e Kosovës. Dardanët e mbyllin vitin në vendin e 80 në botë. Ky është pozicionimi më i mirë i Kosovës që nga anëtarësimi në FIFA.
Nuk ka ndryshime as në dhjetëshen e parë të renditjes botërore. Spanja e përfundon vitin 2025 në vendin e parë, e ndjekur nga Argjentina dhe Franca.
Ka shqetësim te Barcelona. Alarm në mbrojtje pas dëmtimit të Araujos dhe ndalesës së gjatë të Christensen, që kanë futur në kaos projektin blaugrana. Sipas së përditshmes katalanase “SPORT”, trajneri Hansi Flick ka bërë të ditur se është i hapur për një përforcim në repartin difensiv nëse shfaqet ndonjë profil interesant, edhe pse kushtet ekonomike e vështirësojnë shumë zgjedhjen.
Shtypi i Barcelonës raporton se emrat aktualë nuk bindin dhe klubi ka vendosur të presë, me shpresën për të gjetur një “xhevahir” në formë huazimi para mbylljes së merkatos së janarit. Dëmtimi i pjesshëm i ligamentit të kryqëzuar të Christensen, me ndalesë mbi 4 muaj, i lejon klubit të përdorë 80% të pagës së tij deri në fund të sezonit. Drejtori sportiv Deco ka negociuar për verën me Nico Schlotterbeck dhe Marc Guehi, por gjithçka shtyhet në qershor 2026.
Si zgjidhje alternative, Barcelona po mendon për Marc Bernal, 18-vjeçarin që mund të luajë më shumë si mesfushor defensiv, duke zhvendosur Eric Garcia në qendër të mbrojtjes. Megjithatë, pa blerje, shqetësimet mbeten dhe Flick ia ka bërë të qarta klubit para pushimeve të Krishtlindjes. m.p.
Real Madridi e mposhti Sevillan me rezultatin 2-0 në “Santiago Bernabeu” të shtunën, në kuadër të javës së 18-të të La Ligës.
Megjithatë, vëmendja pas ndeshjes nuk u përqendrua te rezultati, por te situata e tensionuar mes Vinicius Junior dhe tifozëve vendas.
Sipas mediave spanjolle, një pjesë e tifozëve të Real Madridit janë të pakënaqur me sjelljen e brazilianit gjatë periudhës së fundit të krizës së skuadrës, kur klubi humbi kryesimin në La Liga dhe pati rezultate zhgënjyese në Ligën e Kampionëve.
Në atë periudhë, Vinicius thuhet se ishte një nga figurat kryesore që kundërshtoi trajnerin Xabi Alonso.
Pakënaqësia e tifozëve u shfaq qartë në ndeshjen kundër Sevillas. Vinicius u fishkëllye që nga minutat e para dhe reagimet negative vazhduan deri në minutën e 83-të, kur ai u zëvendësua nga Gonzalo Garcia.
Pamjet televizive kapën gjithashtu reagimin e Viniciusit gjatë largimit nga fusha, ndërsa më pas u raportua se ai kishte reaguar edhe ndaj fishkëllimave gjatë ndeshjes. Sipas leximit të buzëve, braziliani iu drejtua stolit duke thënë:
“Çfarë duhet të bëj? Ky është aksioni i parë i ndeshjes… Dreq ta marrë”, iu drejtua Vini bankës rezervë. m.p.
Ish-bashkëshortja e Francesco Tottit, Ilary Blasi, përmes avokatëve të saj, ka kaluar në sitë llogaritë e ish-kapitenit të Romës, duke zbuluar se ai ka luajtur mbi 3 milionë euro në kazino.
Duket se në periudhën nga shtatori 2020 deri në shtator 2023, ish-lojtari italian ka shpërdoruar 3 milionë e 324 mijë euro për bixhoz, përmes transfertave të ndryshme bankare, pjesa më e madhe e të cilave në kazinotë e Monte Carlos.
Sipas La Verità, tensioni midis Totti dhe Blasi është shumë i lartë, pavarësisht vendimeve të gjyqtarëve që vendosën një shumë prej 12.500 euro që ish-sulmuesi duhet të paguajë çdo muaj për ish-bashkëshorten dhe fëmijët e tij.
“Me hidhërim të thellë dhe shqetësim të madh, zonja Blasi mësoi se burri i saj, babai i fëmijëve të saj, mesatarisht harxhon në kazino 6.5 herë më shumë se sa u jep fëmijëve të tij në mua”, thanë përfaqësuesit ligjor të Blasit në gjyq.
Ajo gjithashtu ka mbajtur në vëzhgim stilin e tij të jetesës, duke e akuzuar për mbajtjen e llogarive të fshehta në Singapor. Blasi e akuzon kapitenin legjendar të Romës për sjellje të pakujdesshme ndaj fëmijëve dhe vonesa në pagesat mujore të çeqeve.
Kampioni duket se ka qenë neglizhent edhe për sa i përket kujdestarisë së vajzës së tij Isabelës, të cilën e ka lënë vetëm në hotel në një rast për të marrë pjesë në një event.
Ndërkohë, procesi i ndarjes vazhdon. Gjyqtarja Simona Rossi vendosi t’i japë përparësi çështjes së akuzës, duke e shtyrë aspektin ekonomiko-financiar të divorcit për një kohë të mëvonshme. m.p.
Niclas Fullkrug mund të quhet një lojtar i Milanit. Sulmuesi gjerman pritet të bashkohet me kuqezinjtë, si kërkesë e trajnerit Massimiliano Allegri.
Kuqezinjtë kanë arritur marrëveshjen me West Ham, i cili ka pranuar formulën e huazimit të thatë deri në fund të sezonit.
Në kontratë parashikohet një e drejtë blerjeje në vlerën e 15 milionë eurove.
Klubi anglez i ka dhënë dritën jeshile lojtarit për t’u transferuar në Milano me 32-vjeçarin që e ka shtyrë fort këtë lëvizje, duke pranuar edhe ulje të ndjeshme të pagës.
Fullkrug do të përfitojë 1.5 milionë euro për sezonin aktual me Milanin.
Lojtari pritet të mbërrijë në Milano që mbrëmjen e sotme. Më pas do të ndiqet i gjithë procesi formal i transferimit. Fullkrug synohet të vihet sa më shpejt në dispozicion të Allegrit për stërvitjet e para.
Debutimi i tij mund të vijë që në ndeshjen ndaj Cagliarit, më 2 janar.
Java e 18-të e Superiores që përkon me javën e fundit të futbollit në këtë kategori për vitin 2025 do të zhvillohet të martën dhe të mërkurën.
Nesër, më 23 dhjetor, do të luhen dy ndeshje të rëndësishme.
Teuta pret kryesuesen Egnatia në “Niko Dovana” ndërsa Partizani do të përballet me Dinamon në “Arena e Demave”. Të dyja sfidat do të luhen në orën 18:00.
Ndërkohë, të mërkurën do të zhvillohen tre përballjet e tjera. Vora-Bylis do të luhet në orën 13:30. Dy ndeshjet e tjera do të zhvillohen në orën 18:30.
Sfida Vllaznia-Flamurtari do të zhvillohet në “Loro Boriçi” ndërsa Tirana do të luajë në transfertë kundër Elbasanit në “Elbasan Arena”.
Kombëtarja shqiptare e futbollit e mbyll vitin 2025 në vendin e 63-të në renditjen zyrtare të FIFA, duke ruajtur të njëjtin pozicionim si në klasifikimin e muajit të kaluar. Sipas listës së fundit të publikuar nga qeveria e futbollit botëror, kuqezinjtë nuk kanë pësuar asnjë lëvizje, çka tregon një stabilitet në performancë, edhe pse objektivi mbetet përmirësimi i mëtejshëm në arenën ndërkombëtare.
Viti 2025 ka qenë një vit me sfida dhe rezultate të përziera për Kombëtaren shqiptare, e cila ka synuar të konsolidojë identitetin e saj në ndeshjet zyrtare dhe miqësore. Ruajtja e pozicionit në renditjen e FIFA-s shihet si një bazë e qëndrueshme për të ndërtuar objektivat e ardhshme, sidomos në prag të cikleve të rinj kualifikues.
Pa ndryshime ka mbetur edhe përfaqësuesja e Kosovës në këtë renditje. “Dardanët” e mbyllin vitin në vendin e 80-të, një pozicion që konsiderohet historik për ta, pasi është renditja më e mirë që nga momenti i anëtarësimit të Kosovës në FIFA. Ky fakt nënvizon progresin gradual të ekipit kosovar në skenën ndërkombëtare dhe rrit shpresat për hapa të mëdhenj në të ardhmen.
Ndërkohë, edhe dhjetëshja më e mirë e renditjes botërore mbetet e pandryshuar në fund të vitit 2025. Në krye qëndron Spanja, e cila e mbyll vitin si kombëtarja më e mirë në botë, duke lënë pas kampionen aktuale të botës, Argjentina. Në vendin e tretë renditet Franca, ndërsa pas saj vijnë Anglia, Brazili, Portugalia dhe Holanda.
Dhjetëshja më e mirë e renditjes së FIFA-s plotësohet nga Belgjika, Gjermania dhe Kroacia, ekipe që vijojnë të mbeten konstante në nivelet më të larta të futbollit botëror. Kjo renditje reflekton jo vetëm rezultatet e fundit, por edhe vazhdimësinë dhe stabilitetin e këtyre përfaqësueseve në arenën ndërkombëtare.
Nga Eduard Dervishaj (Federata e Futbollit të Mbretërisë së Spanjës, kryetar i komitetit organizator të Kupës së Botës 2030)
Fillimisht ishte radioja. Televizorët në Shqipëri pothuajse nuk ekzistonin dhe transmetimi i drejtpërdrejtë i ndeshjeve ishte një luks i rrallë, jo vetëm në vendin tonë. Radioja mbeti për vite me radhë i vetmi mjet që u mundësonte shqiptarëve, në çdo skaj të vendit, të emocionoheshin, të gëzoheshin dhe të përjetonin sportin e veçanërisht futbollin.
Roli i radios në masivizimin e futbollit në Shqipëri ka qenë i jashtëzakonshëm. Dhe ky rol nuk do të ishte i tillë pa disa zëra të veçantë, të cilët arritën të shndërronin fjalën në ndjesi dhe ndeshjen në rrëfim.
Eduard Dervishaj (Federata e Futbollit të Mbretërisë së Spanjës, kryetar i komitetit organizator të Kupës së Botës 2030)
Kujtoj një radio të vogël të markës “Figaro”. Përmes saj, bashkë me motrën time, ndiqnim rezultatet e Dinamos dhe të Flamurtarit. Të dielave në mbrëmje uleshim pranë radios për të dëgjuar rubrikën sportive e cila kishte një magji të veçantë. Një mbrëmje pranvere më është gdhendur në kujtesë: po ktheheshim nga një shëtitje me prindërit, pranë shtëpisë, duke vrapuar pas xixëllonjave, dhe kishim harruar se ishte ora e rubrikës sportive. Nga një dritare e hapur, valët e radios përhapnin marshin e bukur të Fizkulturistëve, vepër e kompozitorit të shquar Prenk Jakova, muzika që hapte çdo transmetim sportiv. Pamë njëri-tjetrin në sy dhe, pa folur, u kuptuam. Ia mbathëm vrapit për të qenë sa më shpejt pranë radios.
Pas marshit, vinte zëri i radiokronistit. Një zë i kthjellët, i ngrohtë, ftesë e parefuzueshme. I pangatërrueshëm. Ishte zëri i Ismet Bellovës. Ai na e sillte ndeshjen brenda mureve të shtëpisë dhe na krijonte ndjesinë se nuk po e dëgjonim por po e jetonim.
Kujtoj veten të zhytur në kolltuk, me kokën pranë radios, ndërsa zëri i tij përhapej në dhomë:
“Stadiumi Kombëtar Qemal Stafa është mbushur plot e përplot… mijëra sportdashës kanë zënë vend në tribunat e tyre…”
Dhe më pas, me të njëjtën elegancë rrëfimi: “Është një ditë e bukur; dielli shkëlqen mbi tapetin e blertë… Të dyja skuadrat kanë dalë në fushë me këto formacione… ‘17 Nëntori’ ka zgjedhur portën në drejtim të shtëpive të kryeqytetit… Partizani në drejtim të kodrave të Liqenit Artificial të Tiranës…”
Në atë çast, imagjinata ime merrte udhë. Derbi i kryeqytetit shfaqej para syve të mi mbi një tapet të gjelbër, më i bukur se kurrë. Nuk e di pse, por pas atij komenti Tirana më dukej edhe më madhështore. I përpirë nga ndeshja, ndihesha sikur isha në stadium dhe as nuk e dëgjoja mamanë që më kujtonte detyrat e shkollës.
Me zërin e tij, Bellova u dha ndeshjeve të futbollit dimensionin që ato meritonin. Pak profesionistë kanë ditur ta kthejnë futbollin në rrëfim. Me një stil të veçantë, ku bashkoheshin pasioni, dija dhe respekti për gjuhën, ai nuk transmetonte thjesht ndeshjen, ai e tregonte atë. Ritmi ishte i saktë, fjala e matur, boshti gjithmonë ndeshja. Ai shmangte përroin e fjalëve të tepërta që shpërqendrojnë dëgjuesin.
Në transmetimet e tij nuk kishte vend për huazime të panevojshme. Bellova ishte mjeshtër i shqipes së bukur, i frazës së pastër dhe i artikulimit të qartë.
Ai nuk ishte vetëm radiokronist dhe gazetar; ishte edhe mbrojtës dhe pasurues i gjuhës shqipe.
Këtë rrugë e kishte nisur shumë herët, vetëm 16 vjeç, kur Anton Mazreku, një nga figurat më të ndritura të sportit shqiptar, i dha mundësinë të ulej për pak minuta përpara mikrofonit. Që nga ajo ditë e largët e vitit 1950, për rreth 65 vite, ai nuk u nda kurrë nga radioja dhe nga i njëjti pasion. Mund të thuhet pa hezitim se zëri i tij ka shoqëruar dy breza sportdashësish. Një jetë e tërë kushtuar mikrofonit. Një rast i rrallë në historinë e futbollit shqiptar.
Ismet Bellova nuk ishte vetëm gazetar dhe radiokronist. Ai ishte sportist, mësues i respektuar i edukimit fizik, i nderuar me titullin “Mësues i Popullit”, drejtues institucionesh sportive, autor librash dhe i shumë shkrimeve, reportazheve e analizave në shtypin sportiv.
Dje, zëri i futbollit shqiptar u shua. Por jehona e tij do të jetojë gjatë në kujtesën e atyre që patën fatin ta dëgjonin. Largimi i kësaj embleme të mikrofonit sportiv është një lajm i trishtë, por trashëgimia që ai la pas është frymëzuese dhe e paharrueshme. Detyra jonë është ta kujtojmë. Dhe ta nderojmë.
Lamtumire Profesor!