Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 24 December 2025Main stream

Egnatia “kampione dimri”, Dinamo triumfon në derbin ndaj Partizanit

24 December 2025 at 09:41

TIRANË, 24 dhjetor /ATSH/ Egnatia arriti një fitore të vuajtur, por jashtëzakonisht të çmuar në transfertë, duke mposhtur Teutën me rezultatin minimal 1-0 në stadiumin “Niko Dovana”.

Goli vendimtar u shënua nga Kastriot Selmani në pjesën e dytë, duke i dhënë rrogozhinasve tre pikë të arta dhe duke i konsoliduar ata të vetëm në krye të renditjes së Kategorisë Superiore.

Me këtë sukses, Egnatia mbyll vitin 2025 si lidere absolute me 37 pikë pas përfundimit të fazës së dytë të kampionatit, duke u shpallur edhe “kampione dimri”.

Sfida ishte e fortë dhe e luftuar. Teuta zhvilloi një pjesë të parë më të mirë, duke vënë disa herë në vështirësi mbrojtjen e Egnatias, por pa arritur të konkretizojë.

Në pjesën e dytë, durrsakët gjetën rrugën e rrjetës me Jurgens, por goli u anulua pas rishikimit nga VAR-i.

Reagimi i Egnatias ishte i menjëhershëm dhe Selmani përfitoi për të shënuar golin e vetëm të takimit. Në fund, të dyja skuadrat patën episode të tjera me VAR-in, por rezultati mbeti i pandryshuar.

Teuta ndalet pas gjashtë rezultateve pozitive radhazi dhe mbetet në kuotën e 25 pikëve.

Ndërkohë, Dinamo regjistroi një fitore të rëndësishme 3-1 ndaj Partizanit në derbin e javës së 18-të, të luajtur në “Arena e Demave”.

Partizani e mbylli pjesën e parë në avantazh, pas golit të Tomës në fund të fraksionit të parë, ndërsa më herët Kontreras kishte humbur një rast të pastër shënimi.

Në pjesën e dytë, Dinamo reagoi fuqishëm. Bregu barazoi shifrat me një goditje dënimi mjaft të bukur, ndërsa Guindo firmosi përmbysjen pas një asistimi të Berishës. Fitorja u vulos nga autogoli i Bytyçit, duke i dhënë skuadrës së drejtuar nga Ilir Daja tre pikë shumë të rëndësishme.

Me këtë sukses, Dinamo ngjitet në kuotën e 32 pikëve dhe barazon Elbasanin në vendin e dytë të renditjes, ndërsa Partizani mbetet në vendin e gjashtë me 23 pikë.

Ndërkohë, të mërkurën do të zhvillohen tre përballjet e tjera. FK Vora – Bylis do të luhet në ora 13:30. Dy ndeshjet e tjera do të zhvillohen në ora 18:30. Sfida Vllaznia – Flamurtari do të zhvillohet në “Loro Boriçi” ndërsa Tirana do të luajë në transfertë kundër Elbasanit në “Elbasan Arena”.

Java 18

Teuta – Egnatia  0-1

Partizani – Dinamo City 1-3

FK Vora – Bylis, 24.12.2025, ora 13:30

AF Elbasani – Tirana, 24.12.2025, ora 16:30

Vllaznia – Flamurtari, 24.12.2025, ora 16:30

/gj.m/a.f/

The post Egnatia “kampione dimri”, Dinamo triumfon në derbin ndaj Partizanit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Before yesterdayMain stream

Mbyllet java e 17-të e Superiores, Egnatia merr kryesimin e kampionatit

20 December 2025 at 15:44

TIRANË, 20 dhjetor /ATSH/ Është mbyllur me dy ndeshjet e sotme Java e 17-të e kampionatit “Abissnet Superiore”.

Klasikja e futbollit shqiptar, Tirana-Vllaznia, e zhvilluar në “Selman Stërmasi”, u mbyll në barazim 1-1. Të dy golat u shënuan me penallti. Rafa për Tiranën në minutën e 5-të dhe Balaj barazoi në minutën e 26-të për shkodranët. Balaj pati një mundësi të artë për të marrë fitoren, por gaboi në penalltinë e dytë të akorduar në minutën e 44-rt, pasi portieri vendas Tafas ia priti.

Kështu Tirana e vendit të fundit, pavarësisht mungesave të shumta, ia doli të marrë 1 pikë me Ardijan Nuhijun në krye, barazim i cili e lë në fundin e renditjes me 9 pikë.

Ndërsa Vllaznia e vendit të katërt numëron 27 pikë. Kuqeblutë e Edi Martinit tashmë janë me 7 pikë më pak se Egnatia kryesuese.

Në Ballsh, në stadiumin “Adush Muça” Bylisi mposhti AF Elbasanin me rezultatin 3-2.

Kështu Bylisi rikthehet te fitorja, ku për herë të fundit fitonte në javën e 10-të ndaj Tiranës dhe i largohet zonës së rrezikut. Ndërsa për Elbasanin nuk ka vazhdimësi, kur pas dy fitoresh në dy ndeshje, tani mposhtet në transfertën e Ballshit. Golat për Bylisin u shënuan respektivisht në minutat 44′ (P), 48′, 55′ nga Mustafa, ndërsa për AF Elbasanin shënuan Loukili me një supergol në 52′dhe Tsague në 69′.

Ditën e shtunë Egnatia triumfoi ndaj Partizanit në “Arena Egnatia” me rezultatin 2-1. Falë këtij suksesi të rëndësishëm, rrogozhinasit morën kryesimin e kampionatit me 34 pikë.

Dinamo City mundi Vorën në “Air Albania” me përmbysje 2-1, ndërsa ndeshja Flamurtari – Teuta u mbyll në barazim 2-2.

The post Mbyllet java e 17-të e Superiores, Egnatia merr kryesimin e kampionatit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Egnatia rikthehet në krye të Superiores, mund Partizanin, Dinamo përmbys Vorën

By: armand
19 December 2025 at 20:09

Ditën e sotme u zhvilluan dy ndeshjet e para të vlefshme për javën e 17-të të Superiores. Në dy duelet e para të kësaj jave, u shënua një total prej 6 golash. Egnatia ia doli që të triumfonte në shtëpi me shifrat 2-1 përballë Partizanit. Golat për rrogozhinasit u shënuan nga Buric dhe Ndreca, ndërsa […]

The post Egnatia rikthehet në krye të Superiores, mund Partizanin, Dinamo përmbys Vorën appeared first on BoldNews.al.

Egnatia fiton 2-1 ndaj Partizanit, Dinamo City përmbys Vorën

19 December 2025 at 19:11

TIRANË, 19 dhjetor /ATSH/ Egnatia arriti të marrë një fitore 2-1 ndaj Partizanit në ndeshjen që hapi javën e 17-të të Superligës shqiptare të futbollit. Me këtë fitore Egnatia ngjitet në vendin e parë me 34 pikë, duke kapërcyer me dy pikë Elbasanin, që luan të shtunën ndaj Bylisit në transfertë.

Ndeshja e zhvilluar në Rrogozhinë u zhbllokua në minutën e 42-të me golin e Nikola Buricc, pas asistimit të Aleksi. Në pjesën e dytë, kampionët e vendit mbetën me dhjetë lojtarë, pasi Xhemjli u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 86-të. Megjithatë, kjo nuk ndikoi në rezultat, pasi vendasit gjetën edhe golin e dytë në limitet e kohës së rregullt përmes Edison Ndrecës. Goli i vetëm për Partizanin u shënua në minutën e 92-të nga Ogunleye.

Paralelisht, në Tiranë u luajt sfida mes Dinamo City dhe Vorës, e cila u fitua nga vendasit me përmbysje. Fillimisht Vora shënoi në minutën e 23-të me Bardhin, ndërsa barazimi erdhi në fillim të pjesës së dytë, në minutën e 47-të, nga Teixeira. Goli i fitores u shënua nga Bregu në minutën e 64-t.

Ky tripikësh e ngjit Dinamon në vendin e tretë me 29 pikë, në pritje të sfidës klasike mes Tiranës dhe Vllaznisë. Ndërkohë, Vora mbetet me 16 pikë dhe rrezikon të bashkohet në garën për mbijetesë.

Java e 17-të e Superligës
Ora 16:30, Egnatia – Partizani 2-1
Ora 16:30, Dinamo City – Vora 2-1
Ora 19:30, Flamurtari – Teuta

Të shtunën
Ora 13:30, Bylis – Elbasani
Ora 13:30, Tirana – Vllaznia

Klasifikimi:
Egnatia 34 pikë
Elbasani 32 pikë
Dinamo City 29 pikë
Vllaznia 26 pikë
Teuta 24 pikë
Partizani 23 pikë
Vora 16 pikë
Bylis 15 pikë
Flamurtari 13 pikë
Tirana 8 pikë

*Egnatia, Partizani, Vora dhe Dinamo City kanë një ndeshje më shumë.

The post Egnatia fiton 2-1 ndaj Partizanit, Dinamo City përmbys Vorën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Egnatia mund Dinamo City-n dhe “arratiset” ne krye me Elbasanin

14 December 2025 at 22:48

TIRANË, 14 dhjetor /ATSH/  Egnatia fitoi 2-1 në transfertë ndaj Dinamo City-t, në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të të Kategorisë Superiore, e zhvilluar në “Elbasan Arena”.

Kampionët në fuqi e nisën takimin me epërsi të dukshme, duke zhbllokuar rezultatin që në minutën e 5-të me Alessandro Albanese. I njëjti lojtar dyfishoi shifrat në minutën e 59’, duke vulosur një fitore të rëndësishme për verdhezinjtë. Goli për vendasit u shënua në shtesë, konkretisht në minutën e 93 nga Qefalija.

Ky sukses e mban Egnatian shumë pranë vendit të parë dhe njëkohësisht i shkakton Dinamos një ndalesë të rëndësishme në ambiciet e saj. Pas kësaj humbjeje, blu-të shohin të zgjerohet diferenca me kryesuesit në minus gjashtë pikë.

Pas këtij raundi, gara në krye po merr gjithnjë e më shumë fizionominë e një dueli mes AF Elbasanit dhe Egnatias. Verdheblutë e drejtuar nga Gvozdenoviç kryesojnë renditjen me 32 pikë, një më shumë se rrogozhinasit, duke konfirmuar ritmin e skuadrave pretendente dhe duke nisur shkëputjen nga grupi i ndjekësve.

Në hapat e Dinamos ndodhet edhe Vllaznia, e cila nuk shkoi më shumë se një barazim në shtëpi ndaj Bylisit, duke humbur terren në luftën për vendet e para.

Gara për zonën “Final 4” mbetet e hapur. Teuta është vetëm dy pikë larg vendit të katërt, ndërsa Partizani, i drejtuar nga Kërnaja, ndodhet tre pikë pas, duke mbajtur ende gjallë shpresat për një pozicion mes më të mirëve.

Në fundin e tabelës, lufta për mbijetesë pritet të jetë e ashpër dhe pa kompromis. Vora, Bylisi, Flamurtari dhe Tirana mbeten të përfshira në një rivalitet të fortë që, sipas të gjitha gjasave, do të zgjasë deri në javët e fundit të kampionatit.

Rezultatet e javës se 16-të
Partizani 2-1 Flamurtari
Vora 0-1 AF Elbasani
Teuta 1-1 Tirana
Vllaznia 1-1 Bylis
Dinamo 1-2 Egnatia

Renditja: Elbasani 32 pikë, Egnatia 31 pikë, Dinamo City 26 pikë, Vllaznia 26 pikë, Teuta 24 pikë, Partizani 23 pikë, Vora 16 pikë, Bylisi 15 pikë, Flamurtari 13 pikë dhe Tirana 8 pikë.

The post Egnatia mund Dinamo City-n dhe “arratiset” ne krye me Elbasanin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Egnatia rikthehet te fitorja, mposht Vorën dhe ruan kreun e renditjes

8 December 2025 at 18:10

TIRANË, 8 dhjetor /ATSH/ Egnatia është rikthyer te rezultatet pozitive pas humbjes ndaj Flamurtarit, duke marrë një fitore të pastër 2-0 përballë Vorës.

Kampionët në fuqi u treguan superiorë gjatë gjithë takimit dhe vulosën suksesin falë golave të Albaneses dhe Ndrecës.

Sfida u zhbllokua në pjesën e parë, kur Albanese ekzekutoi saktë një penallti, duke i dhënë epërsinë skuadrës rrogozhinase. Në minutën e 69-të, Ndreca dyfishoi rezultatin me një goditje të saktë, duke qetësuar përfundimisht ndeshjen.

Kjo, gjithashtu, ishte dhe ndeshja e 100-të e Albano Aleksit me Egnatian.

Me këtë triumf, Egnatia vazhdon të kryesojë Kategorinë Superiore me 28 pikë, dy më shumë se ndjekësi më i afërt, Elbasani. Ndërkohë, Vora mbetet në zonën e poshtme të tabelës, në vendin e shtatë, duke parë të ndalet seria pozitive.

Një fitore e rëndësishme për Egnatian, që rikthehet te ritmi i kryesimit dhe konfirmon pretendimet për titull.

/gj.m/r.e/

The post Egnatia rikthehet te fitorja, mposht Vorën dhe ruan kreun e renditjes appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Egnatia kthehet te fitorja dhe merr kryesimin e kampionatit

By: redi
8 December 2025 at 18:34

Këtë mbrëmje Egnatia u rikthye te fitorja në kampionat, teksa mposhti Vorën me rezultatin 2-0. Ekipi nga Rrogozhina e pati ndeshjen nën kontroll thuajse gjatë gjithë kohës. Albaneze, në minutën e 51-të, shënoi golin e avantazhit për kampionët në fuqi me 11-metërsh. Më pas, goli i qetësisë do të vinte nga Ndreca, në minutën e 68-të. Egnatia ngjitet në krye të klasifikimit…

Source

Probleme me zemrën, Edlir Tetova i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale

By: M C
2 December 2025 at 23:10

Tronditje për Egnatian! Trajneri i kampionëve të dyfishtë të Shqipërisë, Edlir Tetova, i është nënshtruar sot një ndërhyrje kirurgjikale në zemër.

Mësohet se trajneri ka kryer këtë ndërhyrje në një nga spitalet e kryeqytetit dhe gjithçka ka kaluar me sukses sipas burimeve pranë klubit, i cili gjithsesi deri tani nuk ka reaguar zyrtarisht për ngjarjen në fjalë. Tetova është nën kontrollin e mjekëve dhe sipas informacioneve të para, pritet të rikuperohet plotësisht nga kjo situatë.

Pritet që ekipin në vijim, deri në kthimin e trajnerit, ta drejtojë asistenti i tij, Juljan Brahja.

The post Probleme me zemrën, Edlir Tetova i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale appeared first on Albeu.com.

Probleme me zemrën/ Trajneri i Egnatias i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale

By: Brisi
2 December 2025 at 22:24

Trajneri i ekipit të Egnatia, Edlir Tetova, i është nënshtruar sot një ndërhyrje kirurgjikale në zemër. Mësohet se trajneri ka kryer këtë ndërhyrje në një nga spitalet e kryeqytetit dhe gjithçka ka kaluar me sukses sipas burimeve pranë klubit, i cili gjithsesi deri tani nuk ka reaguar zyrtarisht për ngjarjen në fjalë. Tetova është nën […]

The post Probleme me zemrën/ Trajneri i Egnatias i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale appeared first on BoldNews.al.

Egnatia fundos Tiranën dhe kap kreun me Elbasanin, Dinamo ndalet në Ballsh

29 November 2025 at 16:07

TIRANË, 29 nëntor /ATSH/ Egnatia mori një fitore me shumë peshë në “Selman Stërmasi”, duke mposhtur minimalisht Tiranën në sfidën e Javës së 13-të të Superiores.

Kampionët e nisën ndeshjen më kërkues dhe gjetën shpejt avantazhin me Ruçin, por goli u anulua për pozicion jashtë loje. Dominimi i tyre u konkretizua në minutën e 27-të, kur Bakayoko realizoi me penallti.

Pavarësisht disa rasteve të mira, Tirana nuk arriti të barazojë, duke regjistruar humbjen e katërt në pesë ndeshjet e fundit. Bardheblutë mbeten në fund të renditjes, me vetëm 7 pikë.

Falë këtij suksesi, Egnatia ngjitet në vendin e dytë me 25 pikë, njësoj si Elbasani kryesues, duke kaluar Vllazninë.

Ndërkohë, në Ballsh, Dinamo u ndal në një barazim pa gola ndaj Bylisit në “Adush Muça”. Të dyja skuadrat prodhuan lojë dhe raste, por nuk arritën të dërgonin topin në rrjetë.

Ky rezultat e mban Dinamon në vendin e pestë me 20 pikë, ndërsa Bylisi qëndron në vendin e tetë me 13 pikë.

/gj.m/r.e/

The post Egnatia fundos Tiranën dhe kap kreun me Elbasanin, Dinamo ndalet në Ballsh appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Superliga/ Egnatia “fundos” Tiranën, Bylisi dhe Dinamo ndajnë pikët

By: armand
29 November 2025 at 16:49

Egnatia ka marrë një fitore të rëndësishme në transfertë kundër Tiranës, në takimin e javës së 13-të të Superiores. Përballja e luajtur në “Selman Stërmasi” u mbyll me shifrat 0-1. Goli vendimtar u shënua në minutën e 27-të nga Bakayoko, i cili tund rrjetën nga pika e bardhë, duke i dhënë epërsinë kampionëve në fuqi. […]

The post Superliga/ Egnatia “fundos” Tiranën, Bylisi dhe Dinamo ndajnë pikët appeared first on BoldNews.al.

Elbasani mposht Egnatian, Partizani “përmbys” Teutën

9 November 2025 at 19:55

TIRANË, 9 nëntor /ATSH/ Elbasani ka arritur fitoren e katërt radhazi në Kategorinë Superiore, duke mposhtur minimalisht Egnatian me rezultatin 1-0 në ndeshjen e javës së 11-të.

Goli i vetëm i takimit u shënua nga Tsague në minutën e 67-të.

Egnatia mbeti me 10 lojtarë që në minutën e 49-të pas ndëshkimit me të kuq të Jaime, gjë që ndikoi në zhvillimin e lojës.

Me këtë sukses, Elbasani ngjitet në vendin e dytë me 23 pikë, po aq sa Vllaznia kryesuese, ndërsa Egnatia renditet e treta me 19 pikë.

Në ndeshjen tjetër, Partizani mori një fitore dramatike ndaj Teutës me rezultatin 3-2.

Durrsakët mbyllën pjesën e parë në avantazh 2-0, me golat e Macollit dhe Tolit.

Në pjesën e dytë, Partizani reagoi me dy gola të Contrerasit, ndërsa Toma shënoi golin vendimtar në minutën e 86-të, teksa Teuta humbi një 11 metërsh.

Me këtë fitore, të kuqtë mbeten në vendin e tetë me 12 pikë, tre më pak se Teuta.

/gj.m/j.p/

The post Elbasani mposht Egnatian, Partizani “përmbys” Teutën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Egnatia shmang humbjen me 10 lojtarë ndaj Vllaznisë, Partizani ndan pikët me Vorën!

By: armand
4 November 2025 at 19:58

Mbyllet java e 10-të e Superiores me Vllazninë që rikthehet në krye, por këtë herë me pikë të barabarta me Elbasanin, pas barazimit 2-2 që mori në Rrogozhinë, përballë Egnatias. Një ndeshje mjaft e luftuar deri në fund ku kampionët nuk u dorëzuan deri në fund edhe pse nga minuta e 75-të ku Vllaznia kaloi […]

The post Egnatia shmang humbjen me 10 lojtarë ndaj Vllaznisë, Partizani ndan pikët me Vorën! appeared first on BoldNews.al.

Një gol vendos sfidën, Egnatia i shkakton humbjen e parë Teutës

28 October 2025 at 19:30

Egnatia i ka shkaktuar Teutës humbjen e parë sezonale në kampionat. Rrogozhinasit triumfuan minimalisht në shtëpi, në ndeshjen e vlefshme për javën e 9-të të Kategorisë Superiore. Siç edhe pritej, ndeshje nisi me spektakël, me raste në të dyja portat. Buriç dha sinjalin e parë për Egnatian, ndërsa Teuta reagoi me Arifin, gjuajtja e të […]

The post Një gol vendos sfidën, Egnatia i shkakton humbjen e parë Teutës appeared first on BoldNews.al.

Superliga, Tirana-Teuta dhe Egnatia-Dinamo City mbyllen pa gola

18 October 2025 at 19:18

TIRANË, 18 tetor /ATSH/ Tirana-Teuta dhe Egnatia-Dinamo City përfunduan me rezultatin 0-0. Ndeshjet e vlefshme për ditën e parë të javës së shtatë të Superligës shqiptare të futbollit dhuruan shumë raste dhe kartonë të kuq, por nuk ofruan emocionin e golit.

Në Tiranë, bardheblutë nuk ishin agresivë dhe të frikshëm si në ndeshjen e kaluar ndaj Partizanit, por u mjaftuan të mbroheshin gjatë gjithë takimit, duke i lënë lojën në duar të durrsakëve. Teuta arriti të krijonte të paktën tre raste të pastra për gol, por portieri bardheblu arriti të mbante topin larg rrjetës së Tiranës.

Në krahun tjetër, në Rrogozhinë, sfida mes Egnatias dhe Dinamo City zgjati thuajse 100 minuta, për shkak të tensioneve dhe kartonëve të kuq të marrë gjatë lojës, e cila pati raste nga të dyja anët. Fillimisht me karton të kuq (dy kartonë të verdhë) u ndëshkua lojtari i Dinamo Cityt, Lorra dhe më pas për të njëjtin shkak u ndëshkua me kartonë të kuq gjatës shtesës në pjesën e dytë edhe lojtari i Egnatias, Xhemajli.

Me këtë rezultat, Egnatia humb kreun e klasifikimit që e mbante me pikë të barabarta me Vllazninë. Tashmë kampionët në fuqi ndodhen në vendin e dytë me 14 pikë, dy më pak se Vllaznia kryesuese pas fitores në Ballsh në ndeshjen që çeli javën e shtatë të Superligës.

Dinamo City, me barazimin në Rrogozhinë, ruan vendin e tretë me 11 pikë, po aq sa Teuta dhe Elbasani. Verdheblutë luajnë të dielën ndaj Vlorës, teksa Teuta barazoi në kryeqytet përballë Tiranës. Bardheblutë, me barazimin e arritur të shtunën pasdite, ngjiten në kuotën e 6 pikëve, po aq sa edhe Bylisi, dhe presin sfidën mes Flamurtarit dhe Partizanit për të kuptuar fatin e tyre.

Këto rezultate e bëjnë gjithnjë e më emocionuese sfidën për play-off, por edhe betejën për mbijetesë.

Kalendari dhe rezultatet e javës së shtatë
Bylis – Vllaznia 0-1
Egnatia – Dinamo City 0-0
Tirana – Teuta 0-0
Të dielën, ora 17:00
Elbasani – Vora
Flamurtari – Partizani

Klasifikimi: Vllaznia 16 pikë, Egnatia 14, Elbasani 11, Teuta dhe Dinamo City 11, Vora 7, Bylis dhe Tirana 6, Partizani 4, Flamurtari 2.

*Partizani, Vora, Elbasani dhe Flamurtari kanë një ndeshje më pak.

/a.f/

The post Superliga, Tirana-Teuta dhe Egnatia-Dinamo City mbyllen pa gola appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Superliga/ Egnatia triumfon ndaj Vorës, i nderon një gol

By: armand
5 October 2025 at 17:07

Egnatia triumfon 0-1 ndaj Vorës në Laç, në ndeshjen e Superiores. Kampionët e Shqipërisë zhbllokuan shifrat në minutën e 17-të, me Flamur Ruçin që i shpëtoi mirë mbulimit të mbrojtjes dhe realizoi me kokë. Në pjesën e dytë, për ekipin e Edlir Tetovës mjaftoi menaxhimi i rezultatit, për të marrë në shtëpi 3 pikët. Egnatia […]

The post Superliga/ Egnatia triumfon ndaj Vorës, i nderon një gol appeared first on BoldNews.al.

Edlir Tetova shpallet “Trajneri i muajit shtator”, tekniku i Egnatias: Ia kushtoj stafit dhe lojtarëve

2 October 2025 at 15:37

TIRANË, 2 tetor /ATSH/ Drejtoria Teknike e Federatës Shqiptar të Futbollit ka vlerësuar teknikun e Egnatias, Edlir Tetova, si “Trajnerin e muajit shtator”, pas ecurisë fantastike të skuadrës rrogozhinase gjatë këtyre javëve.

Nën drejtimin e Tetovës, Egnatia ka arritur të fitojë të tria ndeshjet e zhvilluara në shtator, kundër Bylisit, Tiranës dhe Flamurtarit.

Në një prononcim për fshf.org, Tetova u shpreh i kënaqur për vlerësimin, duke ia kushtuar trofeun stafit teknik dhe lojtarëve të tij

“Mendoj që është një trofe që na jep shtysë për më shumë. Është afat shkurtër, po jam shumë i kënaqur. Është dedikim për stafin tim sepse nuk fitohet i vetëm dhe për lojtarët e mi të Egnatias, që janë më të mirët”, tha Edlir Tetova, në prononcimin e tij për fshf.org.

1 nga 3

/gj.m/r.e/

The post Edlir Tetova shpallet “Trajneri i muajit shtator”, tekniku i Egnatias: Ia kushtoj stafit dhe lojtarëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Superliga – Vllaznia dhe Egnatia afrohen me kreun, Flamurtari mbetet në fund

28 September 2025 at 21:41

TIRANË, 28 shtator /ATSH/ Java e pestë e “Abissnet Superiore” u mbyll me fitoret e Vllaznisë dhe Egnatias, të cilat u ngjiten në kuotën e 10 pikëve, vetëm një më pak se kryesuesi Elbasani.

Në Vlorë, Egnatia mposhti Flamurtarin me rezultatin 2-1. Kampionët në fuqi kaluan në avantazh në minutën e 45-të me 11-metërsh të shndërruar në gol nga Alessandro Albanese. Flamurtari barazoi në minutën e 84-të me Todor Todoroskin, por vetëm pak minuta më pas, në të 89-ën, De Melo riktheu epërsinë për rrogozhinasit, duke vulosur fitoren. Pas kësaj humbjeje, vlonjatët mbeten në fund të klasifikimit me vetëm 2 pikë, po aq sa edhe Tirana.

Në Shkodër, Vllaznia mundi Vorën me rezultatin 2-0. Bekim Bala shënoi i pari në minutën e 28-të nga pika e bardhë, ndërsa Edon Murataj dyfishoi në minutën e 56-të, duke i dhënë skuadrës shkodrane tre pikë të vlefshme për t’u mbajtur në garë për kreun.

Pas javës së pestë, Elbasani kryeson renditjen me 11 pikë, i ndjekur nga Egnatia dhe Vllaznia me nga 10 pikë.

Superliga, Rezultatet e javës së pestë:
Bylis – Partizani 3-1
Tirana – Dinamo City 1-2
Elbasani – Teuta 0-0
Flamurtari – Egnatia 1-2
Vllaznia- Vora  2-0

Klasifikimi: Elbasani 11 pikë, Egnatia 10, Vllaznia 10, Teuta 7, Dinamo City 7, Vora 7, Egnatia 7, Bylis 6, partizani 4, Flammurtari dhe Tirana 2

/a.f/

The post Superliga – Vllaznia dhe Egnatia afrohen me kreun, Flamurtari mbetet në fund appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Java e 3-të e Superiores, përfundojnë ndeshjes e të shtunës

13 September 2025 at 18:53

TIRANË, 13 shtator /ATSH/ Pasditen e sotme u luajtën dy sfidat e para të Javës së 3-të të kategorisë “Abissnet Superiore”. Tirana barazoi në stadiumin “Selman Stërmasi” 1-1 me Flamurtarin, kurse në Ballsh, Bylisi humbi minimalisht përballë Egnatias.

Trajneri Roberto Bordin i “Tiranës” debutoi kështu me barazim në stolin kryeqytetas. Në minutën e gjashtë të ndeshjes, Tabeku i gjendur i vetëm përballë portës vlonjate, pas një goditjeje këndi, shënon me kokë. Për vlonjatët barazoi Sami në minutën e 53-të, pas një hapësire të lirë të lënë nga kryeqytetasit përpara pikës së penalltive.

Egnatia siguroi fitoren e parë për këtë sezon të ri të Superiores, përballë Bylisit, ku të dyja skuadrat ktheheshin në fushë pas pushimit për ndeshjet e Kombëtareve.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, ku rastin më të mirë për shënim e kishin miqtë nga Rrogozhina. Në minutën e 37-të Ndreca gaboi nga pika e bardhë e penalltive.

Pjesa e dytë ishte më e luftuar e me raste më të shumta shënimi.

Ruçi shënoi për rrogozhinasit në minutën e 56-të, golin e vetëm të ndeshjes, duke i dhënë kështu fitoren parë për këtë sezon të ri futbollistik kampionëve në fuqi.

Ishte përsëri Ndreca, i cili në të 66’, pas një krosi të ardhur nga krahu i djathë i sulmit rrogozhinas, e përplasi topin në traversë.

Në dy javë, ballshiotët kishin marrë barazime ndaj Tiranës dhe Flamurtarit, ndërsa rrogozhinasit e nisën me humbje kundër Vllaznisë dhe u ndalën nga Elbasani.

Po sot, në ndeshjen e orës 19:00, në stadiumin “Loro Boriçi” Vllaznia mposhti Partizanin me rezultatin e thellë 4-1 (36′ (p), 90’+1′ (p) Balaj, 90’+3′ Hakaj, 90’+7′ Bismark / 26′ Isgandarli).

Pas ndeshjeve të sotme, Vllaznia udhëheq renditjen e përkohshme të Superiores me 6 pikë (2 fitore e një humbje).

Të dielën luhen dy ndeshjet e tjera të vlefshme për Javën e 3-të, ku Teuta pret në “Niko Dovana” Vorën, kurse Elbasani pret Dinamo City-n. Ndeshjet luhen në orën 19:00.

The post Java e 3-të e Superiores, përfundojnë ndeshjes e të shtunës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bashkia e Peqinit rrethon rrugën mijëravjeçare Egnatia me asfalt, kryebashkiaku s’pranon kritikat

6 September 2025 at 19:28

Studiuesi Auron Tare ka ngritur alarmin për rrezikun që i kanoset rrugës historike “Egnatia” nga Bashkia e Peqnit, e cila çuditërisht krenohet me faktin që po rrethon dhe “kërcënon” me asfalt segmentin që u përdor nga perandorët e sulltanët ndër shekuj në nismat e tyre që shkruan historinë. Kryebashkiaku i Peqinit, Bukurosh Maçi, çmendurisht beson […]

The post Bashkia e Peqinit rrethon rrugën mijëravjeçare Egnatia me asfalt, kryebashkiaku s’pranon kritikat appeared first on BoldNews.al.

❌
❌