Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Tjetër trofe për Ilir Dajën te Dinamo, mposhtin Egnatian në Superkupën e Shqipërisë

28 December 2025 at 22:30


Dinamo është fituesja e Superkupës së Shqipërisë, pasi ka mposhtur Egnatian me rezultat 3-1.

Sfida nisi më mirë për rrogozhinasit, të cilët kaluan në epërsi që në minutën e 9-të me golin e Ruçit. Sulmuesi përfitoi nga një gabim i prapavijës së Dinamos dhe u tregua i saktë përballë portierit Teqja, duke dërguar topin në rrjetë.

Në pjesën e dytë, Dinamo reagoi fuqishëm dhe përmbysi gjithçka brenda pak minutash. Në intervalin 54’–59’, fillimisht Bregu dhe më pas Nani realizuan dy gola të shpejtë, duke e kthyer rezultatin në favor të skuadrës blu.

Fitorja u vulos nga Qefalija, i cili shënoi golin e tretë dhe të qetësisë, duke i dhënë fund çdo shprese për rikthim Egnatias.

Të besuarit e Ilir Dajës arrijnë kështu të fitojnë trofeun e parë të sezonit, duke e mbyllur vitin 2025 në mënyrën më të mirë të mundshme dhe duke nisur me ambicie të larta pjesën tjetër të garave./Telegrafi

Superkupa e Shqipërisë, Egnatia-Dinamo City sfida e fundvitit luhet të dielën

27 December 2025 at 13:17

TIRANË, 27 dhjetor /ATSH/ E diela e fundit e vitit, 28 dhjetori, vjen me një takim special për futbollin shqiptar, ndeshjen e Superkupës së Shqipërisë. Përballja Egnatia – Dinamo City nuk është thjesht një sfidë futbolli, por një spektakël 90-minutësh që meriton të përjetohet nga afër, në shkallët e stadiumit më modern dhe më të bukur në vend, “Air Albania”.

Federata Shqiptare e Futbollit, njofton se kjo është një sfidë që shkon përtej një trofeu. Në fushë do të zbresin dy nga skuadrat më të mira të sezonit aktual dhe të atij që lamë pas, të vendosura për të mbyllur vitin me një sukses madhor dhe për të fituar trofeun e fundit të vitit futbollistik.

Për tifozët e futbollit është thjesht një ndeshje, për tifozët e Egnatias dhe Dinamo City është emocioni i radhës, ndërsa për vetë skuadrat është një dhuratë e vërtetë fundviti. Dhe kush nuk do të donte ta përmbyllte vitin me një trofe në duar?

Ndeshja Egnatia – Dinamo City do të luhet të dielën në ora 19:00 në “Air Albania”. Biletat për finalen e Superkupës së Shqipërisë mund të blihen fizikisht në pikën pranë stadiumit “Air Albania”, si dhe online në ebileta.al, në linkun: Biletat e ndeshjes Egnatia – Dinamo City. e.xh/j.p/

The post Superkupa e Shqipërisë, Egnatia-Dinamo City sfida e fundvitit luhet të dielën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Superkupa e Shqipërisë/ Egnatia – Dinamo City, sfida që mbyll vitin 2025 luhet të dielën në “Air Albania”

By: xhir jeta
26 December 2025 at 15:24

E diela e fundit e vitit, 28 dhjetori, vjen me një takim special për futbollin shqiptar, ndeshjen e Superkupës së Shqipërisë. Përballja Egnatia – Dinamo City nuk është thjesht një sfidë futbolli, por një spektakël 90-minutësh që meriton të përjetohet nga afër, në shkallët e stadiumit më modern dhe më të bukur në vend, “Air Albania”.

Një sfidë që shkon përtej një trofeu. Në fushë do të zbresin dy nga skuadrat më të mira të sezonit aktual dhe të atij që lamë pas, të vendosura për të mbyllur vitin me një sukses madhor dhe për të fituar trofeun e fundit të vitit futbollistik.

Për tifozët e futbollit është thjesht një ndeshje, për tifozët e Egnatias dhe Dinamo City është emocioni i radhës, ndërsa për vetë skuadrat është një dhuratë e vërtetë fundviti. Dhe kush nuk do të donte ta përmbyllte vitin me një trofe në duar?

Ndeshja Egnatia – Dinamo City do të luhet të dielën në ora 19:00 në “Air Albania”.

Vllaznia fiton ndaj Dinamo City dhe ruan kreun e Superligës

TIRANË, 8 nëntor /ATSH/ Vllaznia fitoi sot përballë Dinamo City me rezultatin 1-0, ndeshje e vlefshme për Javën e 11-të të Superiores.

Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi”, ekipi kuqeblu ka siguruar tri pikët e radhës përballë dinamovitëve, falë një golit të shënuar në pjesën e parë.

Në minutën e 15-të Bekim Balaj shënoi golin e vetëm të ndeshjes, pas një devijimi nga Qefalia, episod i cili u vlerësua edhe nga sistemi VAR.

Me këtë fitore Vllaznia ruan kreun e Superiores dhe pret e qetë përballjet e të dielës.

Java e 11-të – Rezultatet dhe programi
Bylis – Flamurtari 0-1
Tirana – FK Vora 0-2
Vllaznia – Dinamo City 1-0
Teuta – Partizani, 09.11.2025, 17:00
AF Elbasani – Egnatia, 09.11.2025, 17:00

Klasifikimi

1. Vllaznia 23 pikë*
2. Elbasani 20 pikë
3. Egnatia 19 pikë
4. Dinamo City 18 pikë*
5. Teuta 15 pikë
6. Vora 14 pikë*
7. Bylis 12 pikë*
8. Partizani 9 pikë
9. Flamurtari 8 pikë*
10. Tirana 6 pikë*

*Ekipet kanë një ndeshje më shumë

The post Vllaznia fiton ndaj Dinamo City dhe ruan kreun e Superligës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Elbasani fiton në Vlorë dhe merr kryesimin e Superligës, barazim Dinamo City-Teuta

3 November 2025 at 19:48

TIRANË, 3 nëntor /ATSH/ Sfida Dinamo-Teuta, e vlefshme për javën e 10-të të kampionatit shqiptar të futbollit është mbyllur në barazim pa gola 0-0.

Pas dy fitoreve radhazi në kampionat, Dinamo është ndalur në “Elbasan Arena” nga durrsakët.

Të dyja skuadrat kanë pasur mundësitë e tyre për shënim, por nuk kanë arritur që të dërgojnë dot topin në rrjetë.

“Blutë” e Ilir Dajës kanë luajtur për 30 minuta me një lojtar më pak, për shkak të daljes me karton të kuq të Maliqit në minutën e 62-të.

Pas këtij barazimi, Dinamo ngjitet në kuotën e 18 pikëve në klasifikim, ndërsa Teuta harron humbjen përballë Egnatias dhe me pikën e marrë në Elbasan shkon në kuotën e 15 pikëve në klasifikim.

Në ndeshjen tjetër në Vlorë, Flamurtari u mposht 0-1 nga Elbasani. Goli për vedheblutë u shënua nga Lajthia në minutën e 61-të.

Pas kësaj fitoreje Elbasani mban vendin e parë në renditje me 20 pikë, ndërsa Flamurtari është i fundit me 5 pikë.

/gj.m/r.e/a.f/

The post Elbasani fiton në Vlorë dhe merr kryesimin e Superligës, barazim Dinamo City-Teuta appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ilir Daja shpallet trajneri më i mirë i muajit tetor në kampionatin shqiptar

3 November 2025 at 17:47

TIRANË, 3 nëntor /ATSH/ Tekniku i Dinamo City, Ilir Daja është përzgjedhur si trajneri më i mirë i muajit tetor nga Drejtoria Teknike e FSHF.

Trajneri kryeqytetas regjistroi rezultate shumë të mira me skuadrën e Dinamo City, duke arritur tri fitore gjatë tetorit, ndaj Flamurtarit, Vorës dhe Partizanit, si dhe një barazim ndaj Egnatias.

Falë këtyre rezultateve, Dinamo City ka shkurtuar diferencën me kreun e renditjes, duke u afruar vetëm dy pikë pas Vllaznisë, që mban vendin e parë.

Trofeu për trajnerin më të mirë të muajit tetor iu dorëzua Ilir Dajës nga drejtori i departamentit të Skautizmit në FSHF, Tefik Osmani, para ndeshjes Dinamo City-Teuta, që po zhvillohet aktualisht në stadiumin “Elbasan Arena”.

1 nga 2

/gj.m/r.e/a.f/

The post Ilir Daja shpallet trajneri më i mirë i muajit tetor në kampionatin shqiptar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Superliga, Tirana-Teuta dhe Egnatia-Dinamo City mbyllen pa gola

18 October 2025 at 19:18

TIRANË, 18 tetor /ATSH/ Tirana-Teuta dhe Egnatia-Dinamo City përfunduan me rezultatin 0-0. Ndeshjet e vlefshme për ditën e parë të javës së shtatë të Superligës shqiptare të futbollit dhuruan shumë raste dhe kartonë të kuq, por nuk ofruan emocionin e golit.

Në Tiranë, bardheblutë nuk ishin agresivë dhe të frikshëm si në ndeshjen e kaluar ndaj Partizanit, por u mjaftuan të mbroheshin gjatë gjithë takimit, duke i lënë lojën në duar të durrsakëve. Teuta arriti të krijonte të paktën tre raste të pastra për gol, por portieri bardheblu arriti të mbante topin larg rrjetës së Tiranës.

Në krahun tjetër, në Rrogozhinë, sfida mes Egnatias dhe Dinamo City zgjati thuajse 100 minuta, për shkak të tensioneve dhe kartonëve të kuq të marrë gjatë lojës, e cila pati raste nga të dyja anët. Fillimisht me karton të kuq (dy kartonë të verdhë) u ndëshkua lojtari i Dinamo Cityt, Lorra dhe më pas për të njëjtin shkak u ndëshkua me kartonë të kuq gjatës shtesës në pjesën e dytë edhe lojtari i Egnatias, Xhemajli.

Me këtë rezultat, Egnatia humb kreun e klasifikimit që e mbante me pikë të barabarta me Vllazninë. Tashmë kampionët në fuqi ndodhen në vendin e dytë me 14 pikë, dy më pak se Vllaznia kryesuese pas fitores në Ballsh në ndeshjen që çeli javën e shtatë të Superligës.

Dinamo City, me barazimin në Rrogozhinë, ruan vendin e tretë me 11 pikë, po aq sa Teuta dhe Elbasani. Verdheblutë luajnë të dielën ndaj Vlorës, teksa Teuta barazoi në kryeqytet përballë Tiranës. Bardheblutë, me barazimin e arritur të shtunën pasdite, ngjiten në kuotën e 6 pikëve, po aq sa edhe Bylisi, dhe presin sfidën mes Flamurtarit dhe Partizanit për të kuptuar fatin e tyre.

Këto rezultate e bëjnë gjithnjë e më emocionuese sfidën për play-off, por edhe betejën për mbijetesë.

Kalendari dhe rezultatet e javës së shtatë
Bylis – Vllaznia 0-1
Egnatia – Dinamo City 0-0
Tirana – Teuta 0-0
Të dielën, ora 17:00
Elbasani – Vora
Flamurtari – Partizani

Klasifikimi: Vllaznia 16 pikë, Egnatia 14, Elbasani 11, Teuta dhe Dinamo City 11, Vora 7, Bylis dhe Tirana 6, Partizani 4, Flamurtari 2.

*Partizani, Vora, Elbasani dhe Flamurtari kanë një ndeshje më pak.

/a.f/

The post Superliga, Tirana-Teuta dhe Egnatia-Dinamo City mbyllen pa gola appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Superliga, ndeshja Teuta – Dinamo City do të luhet më 17 shtator

3 September 2025 at 13:22

TIRANË, 3 shtator /ATSH/ Departamenti i Garave në FSHF bën me dije se ndeshja e prapambetur e javës së parë të “Abissnet Superiore”, Teuta – Dinamo City, nuk do të zhvillohet më 5 shtator, siç ishte planifikuar fillimisht.

Të dyja klubet kanë gjetur mirëkuptimin për të zhvendosur ndeshjen më 17 shtator, në orën 15:00, pasi Dinamo City ka dy lojtarë të grumbulluar me ekipet Kombëtare të Shqipërisë dhe Kosovës, së bashku me dy anëtarë të stafit të klubit.

/gj.m/r.e//a.f/

The post Superliga, ndeshja Teuta – Dinamo City do të luhet më 17 shtator appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Conference League, Dinamo barazon 1-1 me Jagellonian dhe eliminohet në play-off

28 August 2025 at 22:53

TIRANË, 28 gusht /ATSH/  Dinamo është eliminuar në fazën play-off të Conference League.

Pas humbjes 3-0 në ndeshjen e parë, dinamovitët nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 1-1 ndaj Jagiellionas në ‘Arenën Kombëtare’.

Pavarësisht rasteve, pjesa e parë nuk pati gol.

Në pjesën e dytë, Dejvi Bregu ndezi shpresat e ekipit të Ilir Dajës, por vetëm përkohësisht, pasi Rallis i dha fund një herë e mirë dilemave sado të vogla për kualifikimin. Dinamo, pas një rrugëtimi pozitiv, nuk i mbetet gjë tjetër veçse të provojë sërish vitin tjetër.

Gjithashtu sonte edhe, Shkëndija e Tetovës u eliminua nga bullgarët e Ludogorets në Europa League, por gjithsesi do të luajë në grupet e Conference League.

Conference League/ Dinamo City - Jagellonia
1 nga 6

/gj.m//a.f//r.e/

The post Conference League, Dinamo barazon 1-1 me Jagellonian dhe eliminohet në play-off appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dinamo kërkon mrekullinë ndaj Jagiellonias në play-off-in e Ligës së Konferencës, formacionet zyrtare

28 August 2025 at 19:56

Dinamo City luan sot ndeshjen e kthimit të play-off-it të Ligës së Konferencës ndaj Jagiellonias, me ndërgjegjen e plotë se do t’i duhet një mrekulli për të kaluar më tej.

Skuadra kryeqytetase u mund 3-0 në ndeshjen e parë në Poloni, duke e vështirësuar jashtëzakonisht shumë rrugën drejt kualifikimit.

Përveç rezultatit të disfavorshëm, trajneri Ilir Daja vazhdon të ketë mungesa të rëndësishme në radhët e ekipit. Dy golashënuesit kryesorë, Mandela dhe Baton Zabërgja, nuk janë më pjesë e ekipit, ndërsa disa lojtarë të tjerë vazhdojnë të jenë të dëmtuar.

Për të adresuar mungesat, Daja ka eksperimentuar me Ledio Beqjan në qendër të mbrojtjes, duke e kthyer përsëri Meksin në krahun e djathtë, një lëvizje që pritet të ndikojë në organizimin e skuadrës në mbrojtje.

Dinamo: Teqja; Meksi, Beqja, Aliji, Lorran; Nani, Qefalija, Karamba; Berisha, Bregu, Vila.

Jagiellonia: Abramowicz; Wojtuszek, Vital, Kobayashi, Wdowik; Pozo, Flach, Drochal; Prip, Pululu, Imaz.

/Telegrafi/ 

The post Dinamo kërkon mrekullinë ndaj Jagiellonias në play-off-in e Ligës së Konferencës, formacionet zyrtare appeared first on Telegrafi.

Dinamo City humbet 3-0 ndaj Jagiellonia në ndeshjen e parë play-off në UEFA Conference League

22 August 2025 at 09:22

TIRANË, 22 gusht /ATSH/ Dinamo City zhvilloi ndeshjen e parë të play-off-it në UEFA Conference League ndaj Jagiellonia, duke u mundur me rezultatin 3-0 në stadiumin “Stadion Miejski w Białymstoku”.

Trajneri Ilir Daja e nisi takimin me këtë formacion titullar: Teqja (GK), Loran, Aliji, Meksi, Tiago Nani; Karamba, Vila, Beqja, B. Berisha, Bregu, Berisha.

Skuadra polake kaloi në avantazh në minutën e 12-të me Jesus Imaz, ndërsa në minutën e 34-të Afimico Pululu shënoi golin e dytë. Në fillim të pjesës së dytë, Norbert Wojtuszek realizoi golin e tretë dhe vulosi fitoren 3-0 të Jagiellonia.

Ndeshja e kthimit mes Dinamo City dhe Jagiellonia do të luhet më 28 gusht, në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45.

1 nga 3

/gj.m//a.f/

The post Dinamo City humbet 3-0 ndaj Jagiellonia në ndeshjen e parë play-off në UEFA Conference League appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Formacionet zyrtare, Jagiellonia – Dinamo City: Bernard Berisha debuton, Hekuran Berisha nga minuta e parë

21 August 2025 at 19:13

Dinamo e Ilir Dajës do të përballet me Jagiellonia, në ndeshjen e vlefshme për fazën play-off të Ligës së Konferencës që nisë në orën 20:15.

“Blutë”, nën drejtimin e Ilir Dajës, do të kërkojnë një rezultat pozitiv që do t’i afrojë edhe më shumë me fazën e grupeve të kësaj gare prestigjioze – një arritje historike për klubin.

Atmosfera brenda skuadrës është optimiste dhe besimi i madh. Daja ka vendosur që të luajë me formacionin 4-3-3.

Bernard Berisha do të debutojë nga minuta e parë, ndërsa Hekuran Berisha po ashtu luan nga fillimi. Me ta në sulm është Dejvi Bregu.


JAGIELLONIA: Abramowicz; Wojtuszek, Bernardo Vital, Kobayashi, Wdowik; Pozo, Romanczuk, Flach, Pietuszewski, Pululu, Imaz

DINAMO: Teqja; Loran; Aliji, Meksi, Tiago Nani; Karamba, L. Vila, Beqja; B. Berisha, Bregu, Berisha

/Telegrafi/ 

The post Formacionet zyrtare, Jagiellonia – Dinamo City: Bernard Berisha debuton, Hekuran Berisha nga minuta e parë appeared first on Telegrafi.

Nga Ismet Munishi te Ilir Daja, deri te goli ndaj Hajduk Split – Hekuran Berisha rrëfehet për të gjitha

16 August 2025 at 12:16

Nga Dukagjini i Klinës te Dinamo City në Shqipëri, 19-vjeçari Hekuran Berisha po shkruan kapitullin e ri të karrierës së tij me hapa të mëdhenj.

Vetëm pak javë pas transferimit, ai u bë hero në arenën evropiane, duke vulosur me gol në kohën shtesë fitoren 3-1 ndaj Hajduk Splitit.

I formuar nën drejtimin e Ismet Munishit në elitën e futbollit kosovar dhe tani nën urdhrat e strategut Ilir Daja, Berisha po dëshmon se është një talent që ka ardhur për të lënë gjurmë.

Ai për Telegrafin ka folur për momentin e tij në garat evropiane, adaptimin te Dinamo City, punën me trajner si Ismet Munishi dhe Ilir Daja dhe synimet e tij në të ardhmen.

“Goli kundër Hajdukut ishte vërtet një moment me shumë emocione të papërshkrueshme, të cilin nuk do ta harroj kurrë në jetën time”, ka thënë Berisha fillimisht.

 

Tutje, ai shprehet falenderues ndaj Ilir Dajës, të cilin e cilëson si trajnerin më të mirë shqiptar, duke thënë se ai e ka ndihmuar dhe i ka dhënë besim në fushë.

“Të punosh me trajnerin Ilir Daja është vërtet krenari dhe privilegj, sepse ai është trajneri më i mirë shqiptar, me shumë trofe dhe suksese në arenën ndërkombëtare, gjë që e ka dëshmuar me vite radhazi”.

“Ai është një trajner që e bashkon grupin e skuadrës si një zinxhir çeliku të pathyeshëm, si një familje e vërtetë. Për këtë, më ka ndihmuar shumë në përmirësimin tim, duke më mësuar gjëra që më herët nuk i kisha, dhe jam shumë falënderues për besimin që më ka dhënë në fushën e blertë. Jam shumë i lumtur që jam nën urdhrat e tij”, deklaroi Berisha për Telegrafin.

Ishte trajneri Ismet Munishi ai i cili ia dha debutimin Berishës në Superligën e Kosovës me fanellën e Dukagjinit. Për këtë, Berisha thotë se do të jetë gjithmonë falenderues ndaj tij.

“Për trajnerin Ismet Munishi kam shumë kujtime të mira, sa që nuk mund t’i tregoj të gjitha. Ai ishte njeriu që më dha besimin e parë në fushën e blertë dhe më mësoi që duhet të punoj fort, me kokën ulur. Për këtë do t’i jem gjithmonë falënderues”.

Për fund Berisha u shpreh se objektivi i tij personal është të kontribuojë maksimalisht për arritjen e synimeve të klubit.

“Objektivat e mia për të ardhmen janë që ta ndihmoj klubin tim,Dinamo City, në objektivat që kemi si synim, të jap maksimumin dhe të shënoj sa më shumë gola të jetë e mundur”.

“Suksesi nuk do të mungojë, dhe shpresoj që kjo të më ndihmojë të bëj një hap edhe më të madh në karrierën time”, përfundoi 19-vjeçari./Telegrafi/

The post Nga Ismet Munishi te Ilir Daja, deri te goli ndaj Hajduk Split – Hekuran Berisha rrëfehet për të gjitha appeared first on Telegrafi.

Dinamo e Ilir Dajës eliminon Hajduk Splitin – Zabërgja dhe Berisha gjejnë rrjetën

14 August 2025 at 23:26

Pas humbjes 2-1 në ndeshjen e parë në Split dhe avantazhit 1-0 në kohën e rregullt në Tiranë, Dinamo shfrytëzon shtesën për të kaluar tutje me rezultatin përfundimtar 3-1.

Ndeshja nisi në mënyrë spektakolare për Dinamon, me golin e parë në minutën e 14′.

Baton Zabërgja kaloi ekipin në avantazh pas një aksioni perfekt dhe një kombinimi të shkëlqyer me Dejvi Bregun, duke ndezur festën në stadium.

Gjatë pjesës së parë, Dinamo City krijoi disa raste të pastra për të dyfishuar avantazhin, por portieri i Hajduk Split shpëtoi disa herë ekipin kroat.

Abdoulie Sanyang u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 78-të, duke i lënë kroatët me 10 veta në fushë.

Pjesa e dytë nuk solli gola të tjerë dhe skuadrat shkuan në vazhdime.

Gjatë shtesës së parë, Hajduk barazoi në minutën e 99-të me golin e Karacic, i cili shfrytëzoi një harkim nga këndi dhe gjuajti saktë me kokë për të vendosur 1-1.

Dinamo reagoi menjëherë, me golin e dytë të Eridon Qardakut në minutën e 109′, një eurogol që i dha përsëri avantazh skuadrës shqiptare dhe shpërtheu festën në “Air Albania”.

Vetëm dy minuta më vonë, në minutën e 111-të, Hekuran Berisha vulosi rezultatin me golin e tretë, duke siguruar fitoren 3-1 dhe kualifikimin e Dinamos për në play-off të Ligës së Konferencës. /Telegrafi/ 

The post Dinamo e Ilir Dajës eliminon Hajduk Splitin – Zabërgja dhe Berisha gjejnë rrjetën appeared first on Telegrafi.

Dinamo City beson te përmbysja/ Në orën 20:45, ndeshja e kthimit kundër Hajduk Split në Conference

By: Re Nato
14 August 2025 at 15:45

Humbja 2-1 në ndeshjen e parë e bën të vështirë, por jo të pamundur misionin e Dinamo City për një vend në play off e Conference League.

Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja do të zbresë në orën 20:45 në stadiumin “Air Albania” për sfidën e kthimit në raundin e tretë kundër Hajdukut të Splitit.

Një rival i fortë për blutë e kryeqytetit, që kanë kundër edhe parashikimet.

Gjithsesi, goli I shënuar në transfertën kroate një javë më parë dhe që në I dha epërsinë e përkoshme në ndeshjen e parë, mban gjallë shpresat.

Përballë Adrion Pajazitit dhe shokëve të tij, dinamovitëve iu nevojitet një fitore me dy gola diferencë për të vazhduar aventurën europiane.

Një objektiv i vështirë, në sfidën që në konferencën zyrtare për mediat, trajneri Ilir Daja e ka cilësuar si më të fortë se ajo në transfertën kroate.

Tekniku i bluve nuk zbuloi asgjë nga stradegjia e zgjedhur prej tij për ndeshjen në “Air Albania” kundër Hajduk, por nënvizoi problemet fizike për 2-3 prej lojtarëve të tij.

Të gjitha këto janë parashikime. E sigurtë është që Dinamo City i duhet një ndeshje e madhe për të provuar një përmbysje historike. /abcnews.al

ZYRTARE/ “Bomba” e merkatos së verës, Bernard Berisha rikthehet në Shqipëri

10 August 2025 at 08:13

Bernard Berisha mund të konsiderohet si “goditja” më e bujshme e kësaj merkato vere për Kategorinë Superiore në Shqipëri. Mesfushori anësor i kombëtares së Kosovës, i cili shkëlqeu me Besën e Kavajës dhe Skënderbeun, ka firmosur për Dinamo City, duke u ribashkuar kështu me ish-trajnerin e tij, Ilir Daja. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi […]

The post ZYRTARE/ “Bomba” e merkatos së verës, Bernard Berisha rikthehet në Shqipëri appeared first on BoldNews.al.

Zyrtare: Bernard Berisha transferohet te Dinamo City

9 August 2025 at 22:54

Dinamo City përmes një njoftimi zyrtar në rrjetet sociale kanë bërë me dije se kanë arritur marrëveshje me futbollistin Bernard Berisha. 

Reprezentuesi i Kosovës tash e sa kohë ishtë përflitur për një transferim në Superligën e Kosovës, por duket se atë e ka bindur projekti i Ilir Dajës. 

Njoftimi i plotë i Dinamo Cityt: 

Bernard Berisha është lojtari më i ri i Dinamo City. Presidenti Adrian Bardhi, ka bërë surprizën e radhës, duke arritur të bindë futbollistin kosovar për të veshur fanellën blu.  

Sulmuesi i njohur kosovar sjell eksperiencë ndërkombëtare te “Nëndetësja” jonë… Ai ka luajtur me Kombëtaren e Kosovës dhe në Rusi. 

Berisha gjithashtu e njeh mjaft mirën futbollin shqiptar, pasi më parë ka veshur fanellën e Besës dhe Skënderbeut. Ai vjen si një vlerë e shtuar për skuadrën dhe trajnerin Ilir Daja. 

/Telegrafi/

The post Zyrtare: Bernard Berisha transferohet te Dinamo City appeared first on Telegrafi.

Itodo Mandela largohet nga Dinamo City, transferohet në Ukrainë

7 August 2025 at 09:42

TIRANË, 7 gusht /ATSH/ Dinamo ka konfirmuar zyrtarisht largimin e sulmuesit Itodo Mandela, i cili do të vazhdojë karrierën në kampionatin ukrainas, duke u bashkuar me skuadrën Metalist 1925.

Klubi ‘Blu’ ka bërë publike marrëveshjen përmes një postimi në rrjetet sociale, ku falënderon lojtarin për kontributin e tij gjatë sezonit të kaluar.

“Klubi i Dinamo City bën të ditur se ka arritur marrëveshjen për transferimin e lojtarit Peter Itodo Mandela në Ukrainë, tek skuadra e Metalist 1925. Presidenti Adrian Bardhi dhe klubi e falënderojnë sulmuesin për kontributin e dhënë me fanellën blu sezonin e kaluar, ku ai spikati me golat e tij. Gjithashtu, i urojmë lojtarit suksese me skuadrën e tij të re”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.

Ky është largimi i radhës te Dinamo në këtë merkato vere, por jo i vetmi që pritet. Baton Zabërgja është gjithashtu në bisedime për një transferim drejt Ukrainës, edhe pse klubi ende nuk ka konfirmuar asgjë zyrtarisht.

Nga transferimi i Itodo Mandelës përfiton gjithashtu edhe Luzi 2008, klubi nga i cili Dinamo e kishte blerë sulmuesin.

Mandela spikati me fanellën e Luzit në Kategorinë e Parë deri në sezonin 2023-24, përpara se të transferohej te Dinamo ku la gjurmë me paraqitjet dhe golat e tij.

/gj.m//a.f/

 

The post Itodo Mandela largohet nga Dinamo City, transferohet në Ukrainë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

UEFA Conference League, Egnatia dhe Dinamo City luajnë nesër ndeshjet e para të turit të tretë në transfertë

6 August 2025 at 16:29

TIRANË, 6 gusht /ATSH/ Egnatia dhe Dinamo City do të luajnë mbrëmjen e të enjtes takimet e para të turit të tretë të UEFA Conference League.

Të dyja ekipet shqiptare do të zhvillojnë përballjet e para në transfertë. Kampionët e Shqipërisë do të përballen me kampionët e Olimpijas, me takimin që do të luhet në stadiumin “Stožice”, në orën 20:00.

Sakaq, Dinamo City ka udhëtuar drejt Splitit, ku do të luajë kundër Hajdukut në stadiumin “Poljud”, në orën 21:00.

FSHF u uron shumë suksese të dy skuadrave shqiptare në këtë tur të tretë të Conference League.

/r.e/

The post UEFA Conference League, Egnatia dhe Dinamo City luajnë nesër ndeshjet e para të turit të tretë në transfertë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Egnatia, Vllaznia dhe Dinamo City kërkojnë kalimin në raundin tjetër të UEFA Conference League

TIRANË, 30 korrik /ATSH/ Egnatia, Vllaznia dhe Dinamo City do të zbresin nesër në fushë për ndeshjet e kthimit të raundit të dytë të UEFA Conference League.

Të trija skuadrat shqiptare vijnë pas fitoreve në përballjet e para dhe synojnë të ruajnë avantazhin për të siguruar kualifikimin.

Egnatia do të presë Dinamo Minskun në stadiumin “Arena Egnatia”, pas fitores 0-2 në transfertë ndaj skuadrës bjelloruse. Ndeshja do të luhet të enjten në orën 21:00.

Dinamo City do të luajë ndeshjen e kthimit kundër AC Escaldes në stadiumin “Elbasan Arena”. Pas suksesit 1-2 në ndeshjen e parë, dinamovitët kërkojnë një tjetër rezultat pozitiv për të kaluar më tej. Takimi do të nisë në orën 20:45.

Sakaq, Vllaznia do të udhëtojë drejt Islandës për ndeshjen e kthimit kundër Vikingur. Shkodranët fituan 2-1 sfidën e parë të zhvilluar më 24 korrik në stadiumin “Loro Boriçi” dhe tashmë synojnë të ruajnë epërsinë. Ndeshja e kthimit do të nisë në orën 20:45.

The post Egnatia, Vllaznia dhe Dinamo City kërkojnë kalimin në raundin tjetër të UEFA Conference League appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌