Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 24 December 2025Main stream

Vora fiton 4-1 ndaj Bylisit, portieri Vachoux braktis fushën

24 December 2025 at 15:37

TIRANË, 24 dhjetor /ATSH/ Vora ka marrë një fitore bindëse 4-1 ndaj Bylisit, në takimin e vlefshëm për javën e 18-të të Kategorisë Superiore.

Përballja u karakterizua nga një episod i diskutueshëm në fundin e pjesës së parë.

Në minutën e 42-të, kur vendasit kryesonin 2-0, portieri i Bylisit, Jeremy Vachoux, braktisi fushën e lojës pa asnjë kërkesë apo zëvendësim nga stafi teknik. Veprimi i tij u interpretua si një akt revolte, ndërsa arbitri e ndëshkoi me karton të verdhë.

Sa i përket kronikës së ndeshjes, Vora e nisi fuqishëm takimin, duke kaluar në avantazh që në minutën e 10-të me golin e Ruzgis. Epërsia u dyfishua në minutën e 24-t nga Geci, duke i dhënë siguri skuadrës vendase përpara pushimit.

Në pjesën e dytë, Bylisi reagoi dhe ngushtoi diferencën me golin e Mustapha në minutën e 54-t, duke rihapur përkohësisht ndeshjen. Megjithatë, në minutat e fundit, Vora vulosi fitoren me dopietën e Kasallës në minutat 77 dhe 81, duke mbyllur sfidën me rezultatin përfundimtar 4-1.

Falë këtij suksesi, Vora ngjitet në kuotën e 19 pikëve dhe pozicionohet në vendin e shtatë të renditjes. Nga ana tjetër, Bylisi zbret në vendin e tetë me 18 pikë të grumbulluara pas 18 javësh kampionat.

/gj.m/a.f/

 

The post Vora fiton 4-1 ndaj Bylisit, portieri Vachoux braktis fushën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Before yesterdayMain stream

Vllaznia ndalet nga Bylisi në “Loro Boriçi”, barazim 1-1

14 December 2025 at 18:47

TIRANË, 14 dhjetor /ATSH/ Vllaznia ka vijuar serinë e rezultateve negative në kampionat, duke u ndalur në një barazim 1-1 përballë Bylisit në stadiumin “Loro Boriçi”. Ndeshja u dhuroi emocione të shumta dhe raste për të dyja skuadrat, por pa një fitues në fund.

Skuadra shkodrane kaloi e para në avantazh në minutën e 39-të, kur Kallaku realizoi një eurogol, duke ndezur festën e tifozerisë vendase dhe duke i dhënë epërsinë Vllaznisë në mbyllje të pjesës së parë.

Në fraksionin e dytë, Bylisi reagoi dhe arriti të barazojë rezultatin. Në minutat e lojës në zonën e Vllaznisë, Mustafa përfitoi nga një hapësirë brenda zonës dhe me një gjuajtje të saktë mposhti portierin vendas, duke rikthyer ekuilibrat në rezultat.

Pas këtij barazimi, Vllaznia e drejtuar nga Edi Martini renditet në vendin e katërt të klasifikimit me 26 pikë, ndërsa Bylisi mban vendin e tetë me 15 pikë pas javëve të zhvilluara deri tani në kampionat.

/a.f/

The post Vllaznia ndalet nga Bylisi në “Loro Boriçi”, barazim 1-1 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bylis dhe Teuta ndahen në barazim 1-1

7 December 2025 at 15:44

TIRANË, 7 dhjetor /ATSH/ Bylis dhe Teuta ndanë nga një pikë mes tyre, pas barazimit të sotëm 1-1 në duelin e javës së 15-të në Superiore.

Fraksioni i parë u mbyll pa gola, ndërsa e dytë ishte më e luftuar. Teuta kaloi e para në avantazh, me Muço Boçin në minutën e 76-të.

Ballshiotët reaguan menjëherë dhe barazuan shifrat në minutën e 82-të, Ibrahim Mustapha.

Me këtë barazim, Teuta mban vendin e katërt me 23 pikë, ndërsa Bylis renditet në vendin e tetë me 14 pikë.

/gj.m/r.e/

The post Bylis dhe Teuta ndahen në barazim 1-1 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Egnatia fundos Tiranën dhe kap kreun me Elbasanin, Dinamo ndalet në Ballsh

29 November 2025 at 16:07

TIRANË, 29 nëntor /ATSH/ Egnatia mori një fitore me shumë peshë në “Selman Stërmasi”, duke mposhtur minimalisht Tiranën në sfidën e Javës së 13-të të Superiores.

Kampionët e nisën ndeshjen më kërkues dhe gjetën shpejt avantazhin me Ruçin, por goli u anulua për pozicion jashtë loje. Dominimi i tyre u konkretizua në minutën e 27-të, kur Bakayoko realizoi me penallti.

Pavarësisht disa rasteve të mira, Tirana nuk arriti të barazojë, duke regjistruar humbjen e katërt në pesë ndeshjet e fundit. Bardheblutë mbeten në fund të renditjes, me vetëm 7 pikë.

Falë këtij suksesi, Egnatia ngjitet në vendin e dytë me 25 pikë, njësoj si Elbasani kryesues, duke kaluar Vllazninë.

Ndërkohë, në Ballsh, Dinamo u ndal në një barazim pa gola ndaj Bylisit në “Adush Muça”. Të dyja skuadrat prodhuan lojë dhe raste, por nuk arritën të dërgonin topin në rrjetë.

Ky rezultat e mban Dinamon në vendin e pestë me 20 pikë, ndërsa Bylisi qëndron në vendin e tetë me 13 pikë.

/gj.m/r.e/

The post Egnatia fundos Tiranën dhe kap kreun me Elbasanin, Dinamo ndalet në Ballsh appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Superliga/ Egnatia “fundos” Tiranën, Bylisi dhe Dinamo ndajnë pikët

By: armand
29 November 2025 at 16:49

Egnatia ka marrë një fitore të rëndësishme në transfertë kundër Tiranës, në takimin e javës së 13-të të Superiores. Përballja e luajtur në “Selman Stërmasi” u mbyll me shifrat 0-1. Goli vendimtar u shënua në minutën e 27-të nga Bakayoko, i cili tund rrjetën nga pika e bardhë, duke i dhënë epërsinë kampionëve në fuqi. […]

The post Superliga/ Egnatia “fundos” Tiranën, Bylisi dhe Dinamo ndajnë pikët appeared first on BoldNews.al.

Egnatia fundos Tiranën, Bylis dhe Dinamo paqe pa gola në Ballsh

By: redi
29 November 2025 at 15:49

Superliga zhvilloi këtë të shtunë dy ndeshjet e radhës për raundin e 13-të. Tirana u mposht 0-1 nga Egnatia, ndërsa në Ballsh vendasit e Bylis dhe Dinamo barazuan 0-0. Në 16:30 nis ndeshja e fundit e raundit mes Flamurtarit dhe Vorës në stadiumin e Vlorës. Në “Selman Stërmasi”, Tirana u mposht 0-1 nga Egnatia. Bardheblutë pësojnë humbjen e tetë këtë sezon dhe e shohin veten në kuotën e shtatë…

Source

Promovohet botimi për Bylisin i autores Olgita Ceka në Akademinë e Shkencave

14 November 2025 at 20:10

TIRANË, 14 nëntor/ATSH/ Në kuadër të Panairit të Librit “Tirana 2025” Instituti i Arkeologjisë dhe Komisioni i përhershëm i arkeologjisë në Akademinë e Shkencave promovuan librin “Byllis territorial, political and architectural organisation” (Organizimi territorial, politik dhe arkitektonik i Bylisit) e autores dr. Olgita Ceka.

Libri u botua pas mbrojtjes së tezës së doktoraturës mbi Bylisin dhe Koinonin e Bylinëve nga Olgita Ceka, e cila mori vlerësimin maksimal (“magna cum laude”) nga juria e Universitetit të Darmstadt në Gjermani.

Libri “Byllis territorial, political and architectural organisation” u paraqit nga arkeologu prof. dr. Skënder Muçaj.

Autorja dr. O. Ceka ndjek zhvillimin e procesit të urbanizimit në Ilirinë e Jugut, duke pasur si model kryesor qytetin antik të Bylisit. Ajo trajton zhvillimin e qyteteve dhe koinonin, duke u mbështetur në hulumtimet e dekadave të fundit në këtë fushë, veçanërisht nga studiuesit shqiptarë të Antikitetit të Hershëm, që synonin të nxirrnin në pah një faqe të re kulturore të lidhur me popullsinë e lashtë të Shqipërisë.

Këto hulumtime ofruan njohuri krejtësisht të reja mbi format monumentale të qendrave urbane të lashta jogreke të Shqipërisë dhe hapën rrugën për studime të mëtejshme më të thella dhe paralele të fenomenit të urbanizimit në Ilirinë e Jugut. Përveç qëllimit për të krijuar qendra të reja arkeologjike vizitore nëpërmjet gërmimeve në komplekse monumentale, si Bylisi, Antigonea ose Fenika, ka pasur edhe kërkime të orientuara drejt programit që synojnë sqarimin e problemeve të poleogjenezës.

Dr. O. Ceka ka synuar materializimin nëpërmjet provave arkeologjike të idesë së vazhdimësisë nga ilirët te shqiptarët.

Korniza gjeografike e temës është kryesisht territori aktual i Shqipërisë, veçanërisht gjysma e saj jugore, e cila ka përfaqësuar në Antikitet zonën e zhvillimit urban më të hershëm dhe më intensiv, por edhe zonën më intensive të kërkimit arkeologjik. Në vështrim të parë, dendësia dhe qëndrueshmëria e qendrave urbane në këtë zonë është e lidhur ngushtë me ndikimin që dy kolonitë kryesore bregdetare Korkyrane-Korintiane, Dyrrahu dhe Apollonia, kishin pasur në brendësi të vendit ilir.

Një tjetër theksim formal do të nxirrte në pah faktin se kjo ishte gjithashtu zona gjeografike më e përshtatshme për zhvillim ekonomik dhe urban, për shkak të zonës bregdetare, pranisë së porteve natyrore dhe lehtësisë së kalimit të tyre brenda vendit, drejt Maqedonisë dhe Epirit. Si pasojë, procesi i urbanizimit kishte një lidhje të ngushtë jo vetëm nga ndikimi i ushtruar mbi të nga kolonitë bregdetare greke, por edhe nga zhvillimi ekonomik dhe shoqëror i brendshëm që nga periudha para-koloniale dhe më pas.

Gjatë diskutimeve libri u vlerësua nga historianët dhe arkeologët për kuadrin kronologjik, burimet e shkruara dhe provat arkeologjike, që përcaktojnë se në kohën e qyteteve dhe koinove urbane shek. IV-II p.e.s.20, ekzistonte një protohistori e krijimit të tyre, e cila u ndoq nga pikëpamja arkeologjike përmes studimit të një faze protourbane në zonën e Bylionit, e përfaqësuar në shtresat kulturore të vendbanimeve arkaike si Margëlliçi, Mashkjeza dhe Klosi, por edhe në vendbanimet fqinje të Beratit, Kaninës, Olympe, etj. Fundi i koinonit dhe jetës së tyre urbane nuk përputhet me fillimin e një periudhe romake. Në të vërtetë, si koha e dominimit romak në tokat e karakterizuara nga sistemi i koinës konsiderohet viti 229 p.e.s., me Luftën e Parë Iliro-Romake dhe traktatin e paqes që sanksiononte protektoratin e senatit romak në zonën pas Apolonisë dhe Dyrrahut. Por sistemi  administrativ romak u vendos përfundimisht në këtë zonë vetëm gjatë kohës së Augustit dhe deri atëherë koinoni urban mbijetoi në forma më të kufizuara dhe me një formalizim të prerogativave të tyre politike. Edhe në zona të veçanta, si Dassaretia dhe Dalmacia, ky sistem u integrua në administratën provinciale romake deri në shekullin e II pas Krishtit.

Në përmbyllje të veprimtarisë, dr. Ogita Ceka falënderoi autorin e gërmimit të Bylisit, prof. Neritan Cekën për këshillimin e vazhdueshëm gjatë realizimit të kësaj teze s dhe bashkëpunëtorë të tjerë që e ndihmuan në daljen në dritë të botimit.

The post Promovohet botimi për Bylisin i autores Olgita Ceka në Akademinë e Shkencave appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tirana vijon krizën, mposhtet edhe nga Bylis 0-2

3 November 2025 at 17:48

TIRANË, 3 nëntor /ATSH/ Trajneri i Tiranës, Ardian Nuhiu ka debutuar me humbje në stolin e bardhebluve.

Kryeqytetasit u mposhtën sot 0-2 në shtëpi nga Bylis, në Javën e 10-të të Superiores.

Miqtë fituan falë dy gabimeve në mbrojtjen e vendasve.

Në minutën e 10-të, ishte Dembele që humbi një top në afërsi të zonës, rast që u shfrytëzua nga Përgjoni, i cili e ndali topin në fundin e rrjetës, për t’i dhënë avantazhin skuadrës së Mirel Josës.

Rastin e parë të rrezikshëm Tirana e kishte në minutën e 34-t. Soler pasoi për Mensah në zonë, por gjuajtja e sulmuesit ishte për t’u harruar, pasi shkoi shumë larg portës.

Pjesa e dytë nisi e qetë dhe me raste të pakta në të dyja portat. Ndeshja u vulos në minutën e 70-të, kur Vera dhe Tafas nuk u kuptuan me njëri-tjetrin, duke shkaktuar autogol.

Kthimi i topit me kokë nga mbrojtësi, nuk u ndal dot nga portieri dhe shkoi në rrjetë. Me avantazhin 2-0, Bylis e kishte më të lehtë për të menaxhuar ndeshjen.

Me këtë fitore, Bylis ngjitet në kuotën e 12 pikëve në vendin e gjashtë, ndërsa Tirana vazhdon krizën, pasi mban vendin e parafundit me vetëm gjashtë pikë.

Kjo është humbja e tretë radhazi për kryeqytetasit, të cilët renditen të parafundit me 6 pikë. Ndërsa ballshiotët e Bylisit renditen të 6-ët me 12 pikë.

/gj.m/r.e/a.f/

The post Tirana vijon krizën, mposhtet edhe nga Bylis 0-2 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nuhiu prezantohet tek Tirana: Jam i motivuar, kthehemi tek fitorja

2 November 2025 at 18:20

TIRANË, 2 nëntor/ATSH/ Ardian Nuhiu është prezantuar si trajneri i tretë i sezonit tek Tirana pas largimit të Vangjel Miles dhe Roberto Bordinit.

Ardian Nuhiu, gjatë karrierës së tij ka drejtuar Shkëndijën e Tetovës, Dritën, Gjilanin dhe Shkupin.

Ai zëvendëson italianin Roberto Bordin tek bardheblutë, i cili u shkarkua pas humbjes së thellë 4-1 me Elbasanin.

“Jam i vetëdijshëm për ecurinë e skuadrës. Kam marrë me shumë përgjegjësi skuadrën. Unë jam i motivuar jashtëzakonisht shumë për të udhëhequr këtë skuadrën e ta rikthej drejt fitoreve, sepse mendoj që e meriton kjo skuadër. Do të mundohem që të fus filozofinë time”, u shpreh Nuhiu në një prononcim për mediet.

Sfida Tirana-Bylis do të ngrejë siparin e javës së 10-të në Superiore. Të hënën do të luhen gjithashtu dy sfidat e tjera, Dinamo-Teuta dhe Flamurtari-Elbasani në orën 17:00. Java do të mbyllet të martën me Egnatia-Vllaznia dhe Vora-Partizani.

/e.i/a.f/

The post Nuhiu prezantohet tek Tirana: Jam i motivuar, kthehemi tek fitorja appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FSHF gjobit Bylisin për sjellje të gabuar të tifozëve

23 October 2025 at 20:28

TIRANË, 23 tetor /ATSH/ Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit dënoi klubin e Bylisit me 50.000 lekë gjobë për shkak të sjelljes së gabuar të tifozëve.

Shkak për vendimin janë hedhjet në fushë të sendeve të palejuara gjatë sfidës së zhvilluar të shtunwn në mbrëmje mes Bylisit dhe Vllaznisë, e vlefshme për javën e shtatë të superligës, e cila përfundoi me rezultatin 0-1 për skuadrën shkodrane. Tifozët vendas u acaruan dhe hodhën sende të palejuara në fushën e blertë gjatë minutave shtesë të pjesës së dytë të lojës, kur ballshiotët arritën të barazonin rezultatin, por pas një vlerësimi në VAR të arbitrit, goli u anulua. Ky vendim i gjyqtarit nuk u prit mirë nga tifozët që hodhën sende në fushë.

Komisioni i etikës në FSHF, po ashtu ka marrë një sërë vendimesh që prekin klube të Kategorive të Ulëta dhe ekipeve të moshave, lidhur me sjellje të gabuar të spektatorëve, protesta ndaj vendimeve të arbitrave apo veprime josportive në fushë.

Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF, datë 23.10.2025

  1. FK Bylis, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës, dënohet me gjobë në masën 50.000 lekë.
  2. AF Luftëtari, për sjellje të gabuar të spektatorëve në mënyrë të përsëritur, duke hedhur sende në fushën e lojës, dënohet me gjobë në masën 100.000 lekë. Në zbatim të nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.
  3. KF Iliria, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës, dënohet me gjobë në masën 50.000. Në zbatim të nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.
  4. FK Apolonia, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës, dënohet me gjobë në masën 50.000 lekë. Në zbatim të nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.
  5. Zyrtari i FK Apolonia, Marko Jovanovic, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, dënohet me 2 ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  6. Zyrtari i KF Shkumbini, Marsel Sula, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, dënohet me 4 ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  7. Lojtari i FK Partizani B, Oresti Rifa, për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtarë, dënohet me 2 ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

*Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tri) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

/r.e/

The post FSHF gjobit Bylisin për sjellje të gabuar të tifozëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Një autogol i jep fitoren Teutës përballë Bylisit dhe e mban mes pretendentëve

5 October 2025 at 19:22

Teuta ka arritur të marrë një fitore minimale 1-0 përballë Bylisit, të luajtur në stadiumin “Niko Dovana”, e vlefshme për javën e 6-të të Kategorisë Superiore. Ndeshja u vendos nga një episod në fraksionin e dytë të lojës, kur në minutën e ’63 të takimit, një gjuajte e Wotlait, u devijua nga mbrojtësi ballshiot Marin […]

The post Një autogol i jep fitoren Teutës përballë Bylisit dhe e mban mes pretendentëve appeared first on BoldNews.al.

Tetë mijë vizitorë në tetë muaj, rritet me 20% numri i turistëve në Bylis

28 September 2025 at 16:33

TIRANË, 28 shtator /ATSH/ Numri i vizitorëve në Parkun Arkeologjik të Bylisit këtë vit shënoi një rritje prej 20% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

“Në tetë mujorin e parë të këtij viti kemi rreth 8000 vizitorë. Po ta krahasojmë me vitin e kaluar kemi rritje me 20%”, tha Ardit Shehu, përgjegjës i parkut.

Vizitorët më të shumtë, veç vendasve, janë ata polakë, çekë, gjermanë, francezë e spanjollë, të cilët vizitojnë kryesisht teatrin antik, pesë bazilikat, mozaikët e rrallë dhe elementë të tjerë të parkut.

Turistët të cilët vizitojnë këtë destinacion të rëndësishëm arkeologjik dhe historik shprehen të mahnitur nga ajo me çfarë kanë mundur të shohin brenda parkut, por dhe me natyrën përreth.

“Po bëjmë një tur prej 6 ditësh dhe jemi të interesuar për arkeologjinë dhe ushqimin duke qenë se kuzhina shqiptare është e mirë. Kjo është arsyeja që jemi këtu, për murin e madh rreth kodrës”, tha një prej tyre.

“Erdhëm nga Belgjika me makinë në Shqipëri, të vizitojmë vendin tuaj. Ka shumë asete të bukura arkeologjike, natyrore . Është një vend i panjohur për ne dhe na ka impresionuar sepse mund të vizitosh shumë vende, nuk është i mbipopulluar. Pjesa e detit është shumë e këndshme, ndërsa përshtypja e parë këtu është për një vend të bukur, nga fillimi i kodrës, deri te muret e mëdha, dhe ne do të vazhdojmë të vizitojmë akoma më shumë”, u shpreh një tjetër.

“Ne jemi nga Republika Çeke, nga Praga. Është hera e parë në Shqipëri, dhe mendojmë se është një vend i bukur, natyrë shumë e këndshme dhe site turistike. Ne e kemi njohur Shqipërinë nëpërmjet Domap sepse ne kemi hyrë në site arkeologjike për t’u informuar, do të jetë një eksperiencë e bukur për ne”, tha një tjetër për Report Tv.

Parku Arkeologjik i Bylisit pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrje me fondet e Bashkimit Europian, ku veç konservimit do të ketë dhe përmirësime infrastrukturore që i shërben ruajtjes së vlerave të këtij potenciali turistik e historik të vendit tonë.

/a.f/

The post Tetë mijë vizitorë në tetë muaj, rritet me 20% numri i turistëve në Bylis appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Superliga, Flamurtari dhe Bylisi barazojnë 3-3

30 August 2025 at 18:20

TIRANË, 30 gusht /ATSH/  – Flamurtari dhe Bylisi përfunduan me barazimin 3-3 në sfidën e Superiores, e cila u zhvillua në stadiumin “Adush Muçaj” të Ballshit. Kjo ndeshje ishte e vlefshme për javën e dytë të kampionatit, me të dyja skuadrat që kërkonin fitoren e parë të këtij sezoni.

Në një ndeshje tërheqëse dhe plot emocione, të dyja ekipet shënuan gola të shumtë, duke ofruar një spektakël për tifozët në Vlorë. Flamurtari e nisi ndeshjen me një penallti të shndërruar në gol nga Burard në minutën e 5-të, ndërsa dyfishoi shifrat në minutën e 22 përmes Maksutit. Bylisi nuk u dorëzua dhe rihapi lojën në minutën e 24-rt me Walison Nem, teksa barazioi shifrat në sekondat e para të pjesës se dytë me Kodji Mouctar.

Flamurtari gjeti sërisht avantazhin me Erald Maksutin në minutën e 64′. Por  edhe pas kësaj ballshiotët nuk u dorëzuan. Ishte po Walison Nem që barazoi shifrat katër minuta më vonë, duke sigluar dhe rezultatin final 3-3.

Të dy trajnerët, Karlos Garsia për Flamurtarin dhe Mirel Josa për Bylisin, kishin bërë disa ndryshime taktike gjatë ndeshjes për të kërkuar fitoren, por asnjëra prej skuadrave nuk arriti të sigurojë fitoren.

Flamurtari dhe Bylisi vazhdojnë të kërkojnë fitoren e parë në këtë edicion të Superiores, ndërsa ky barazim i lë skuadrat në pritje të sfidave të ardhshme.

Ky barazim sjell një rezultat të drejtë për të dy ekipet, të cilat treguan lojë të mirë, por dhe pasiguri në mbrojtje. Sfida e radhës do të jetë një mundësi për secilën skuadër për të përmirësuar performancën dhe për të siguruar pikët e plota.

Java e dytë e superligës:
Ndeshjet sot:
Flamurtari – Byliz 3-3
Partizani-Teuta ora 20:00
Egnatia – Af Elbasani 20:00

Te dielen:
Vora – Tirana ora 17:00
Dinamo City – Vllaznia ora 20:00

Klasifikimi: *Flamurtari dhe Bylis kanë një ndeshje më shumë

The post Superliga, Flamurtari dhe Bylisi barazojnë 3-3 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kategoria Superiore, Tirana dhe Bylisi ndahen në ‘paqe’

By: Ardit
23 August 2025 at 20:24

Tirana e ka nisur sezonin e ri në futbollin shqiptar me një barazim në transfertën e Ballshit. Pavarësisht përpjekjeve për të shkuar te goli, të dy ekipet nuk arritën të zhbllokoheshin duke u pajtur me 1 pikë. Vendasit e Mirel Josës u shfaqën më kërkues në fragmente të ndryshme të lojës, ndërkohë që në fundin […]

The post Kategoria Superiore, Tirana dhe Bylisi ndahen në ‘paqe’ appeared first on BoldNews.al.

Bylis forcon skuadrën, firmos me talentin 18-vjeçar nga Mali

By: armand
8 August 2025 at 21:18

Skuadra e Bylisit në prag të sezonit të ri në Superligën shqiptare, ka zyrtarizuar afrimin më të ri në merkaton e verës. Fjala është për Mohamed Mousa Koita. Futbollisti 18 vjeçar vjen nga Mali, shtet në Afrikë dhe ka si pozicion natyral mbrojtës qendre. Klubi i Bylisit e konsideron këtë afrim si majft premtues për […]

The post Bylis forcon skuadrën, firmos me talentin 18-vjeçar nga Mali appeared first on BoldNews.al.

Largohet Gentian Mezani, Mirel Josa merr drejtimin e Bylisit

By: armand
21 July 2025 at 17:42

Bylisi ka ndërprerë me konsensus bashkëpunimin me Gentian Mezanin, duke e larguar këtë të fundit në mesin e përgatitjeve për sezonin e ri. Ashtu siç shpjegohet nga klubi, lëvizja ka ardhur për shkak të impenjimeve familjare, ndërkohë që klubi ka arritur akordin për të ulur në stol Mirel Josën. Tekniku me më shumë trofe në […]

The post Largohet Gentian Mezani, Mirel Josa merr drejtimin e Bylisit appeared first on BoldNews.al.

Ndërhyrje konservuese në mozaikun e nefit verior të Bazilikës Paleokristiane, në Bylis

TIRANË, 14 korrik /ATSH/ Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore njoftoi se sektori i Veprave të Artit (IKTK), në bashkëpunim me Parkun Arkeologjik Bylis/Klos, po kryen ndërhyrje konservuese paraprake në mozaikun e nefit verior të Bazilikës Paleokristiane.

Sipas IKTK-së punimet përfshijnë: Trajtim çarjesh; Bordurime; Mbushje lakunash; Rivendosje teserash.

Qëllimi i restaurimit është ruajtja dhe nxjerrja në pah e trashëgimisë sonë kulturore.

Bylisi antik ruan në nëntokën e tij edhe objekte të tjera kulti. Parku Arkeologjik i Bylisit ndodhet në një lartësi mbi 500 metra nga niveli i detit mbi luginën e Vjosës dhe ofron, përveç të dhënave historike, edhe një pamje mahnitëse të Mallakastrës dhe zonave përreth.

/r.e//a.f/

The post Ndërhyrje konservuese në mozaikun e nefit verior të Bazilikës Paleokristiane, në Bylis appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zyrtare/ Bylisi bën goditjen e parë, firmos me brazilianin i cili ka spikatur në futbollin shqiptar

By: armand
9 July 2025 at 18:44

Klubi i Bylisit ka bërë një lëvizje të rëndësishme në merkato, teksa ka siguruar një përforcim cilësor në mesfushë. Ballshiotët kanë bërë të ditur se pjesë e tyre do të jetë mesfushori brazilian Indio Oliveira. Futbollisti 31-vjeçar është që nga viti 2020 pjesë e futbollit tonë, teksa ka veshur në këto vite fanellën e Flamurtarit, […]

The post Zyrtare/ Bylisi bën goditjen e parë, firmos me brazilianin i cili ka spikatur në futbollin shqiptar appeared first on BoldNews.al.

Rama: Bylisi, krenaria ilire mbi Vjosë, po shndërrohet në qendër zhvillimi dhe edukimi

TIRANË, 21 qershor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale ndau sot pamje dhe një mesazh për Parkun Arkeologjik të Bylisit, të cilin e cilëson si një pasuri të rrallë të trashëgimisë kulturore shqiptare dhe një nga qytetet më të ruajtura të Ilirisë.

“Bylis – Krenaria ilire mbi Vjosë”, shkruan Rama, duke e përshkruar si një qytet të lashtë të ndërtuar mbi një kodër që mbikëqyr luginën e Vjosës, me mure monumentale të shekullit IV para erës sonë, një teatër mbresëlënës, mozaikë të rrallë dhe pesë bazilika paleokristiane.

Kryeministri nënvizon se falë Planit të Menaxhimit 2024–2029, në kuadër të programit IPA “BE për zhvillimin ekonomik – drejtuar nga turizmi”, të zbatuar nga AICS, Bylisi dhe qyteti antik i Klosit po shndërrohen në qendra të reja zhvillimi, edukimi dhe bashkëpunimi.

Sipas postimit, projekti përfshin: restaurim profesional dhe mbrojtje të qëndrueshme; përmirësim të infrastrukturës dhe shërbimeve për vizitorët; mbështetje për komunitetin në fushën e turizmit dhe artizanatit; programe edukative për brezat e rinj.

Rama thekson se ky është një bashkëpunim mes Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, AICS, Delegacionit të BE-së në Shqipëri, Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore dhe Institutit të Arkeologjisë, me qëllim kthimin e trashëgimisë kulturore në një motor të zhvillimit të qëndrueshëm dhe të krenarisë kombëtare.

/a.f/

The post Rama: Bylisi, krenaria ilire mbi Vjosë, po shndërrohet në qendër zhvillimi dhe edukimi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Bylisi krenaria ilire mbi Vjosë”, Rama poston fotot: Një qendër zhvillimi dhe edukimi

By: redi
21 June 2025 at 19:32

Kryeministri Edi Rama poston foto dhe një mesazh për Parkun Arkeologjik të Bylisit, të cilin e cilëson si një pasuri të rrallë të trashëgimisë kulturore shqiptare dhe një nga qytetet më të ruajtura të Ilirisë. “Bylis-Krenaria ilire mbi Vjosë”, shkruan Rama, duke e përshkruar si një qytet të lashtë të ndërtuar mbi një kodër që mbikëqyr luginën e Vjosës, me mure monumentale të shekullit IV para…

Source

❌
❌