Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Vllaznia mposht Dinamon 0-2 dhe feston në “Air Albania”

19 January 2026 at 23:11

TIRANË, 19 janar /ATSH/ Vllaznia ka marrë një fitore të rëndësishme në supersfidën e javës së 20-të të Kategorisë Superiore, duke mundur Dinamon me rezultatin 2-0 në stadiumin “Air Albania”.

Shkodranët kaluan në avantazh në minutën e 33-të, kur Bekim Balaj u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke mposhtur portierin Aldo Teqja.

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa nisja e fraksionit të dytë u vonua për shkak të problemeve me energjinë elektrike në stadium.

Në pjesën e dytë, Dinamo tentoi të reagojë, por pa sukses, pasi mbrojtja e Vllaznisë u tregua solide. Golin e sigurisë për shkodranët e shënoi Kallaku në minutën e 84-t, pas një kundërsulmi të shpejtë të iniciuar nga Kastrati.

Me këtë triumf, Vllaznia ngjitet në vendin e dytë të renditjes me 36 pikë, vetëm dy pikë larg Egnatias kryesuese. Ndërkohë, Dinamo zbret në vendin e katërt me 33 pikë.

/gj.m/j.p/

The post Vllaznia mposht Dinamon 0-2 dhe feston në “Air Albania” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vllaznia mposht Dinamon, shkodranët festojnë në kryeqytet

By: armand
19 January 2026 at 22:12

Vllaznia triumfoi 2-0 në supersfidën e javës së 20-të në Superiore ndaj Dinamos. Shkodranët ia dolën të marrin 3 pikë të arta në “Air Albania”, në një ndeshje shumë të luftuar. Sfida nisi me raste në të dyja portat, ndërsa shkodranët kaluan në avantazh në minutën e 33-të. Bekim Balaj shënoi me penallti, duke mposhtur […]

The post Vllaznia mposht Dinamon, shkodranët festojnë në kryeqytet appeared first on BoldNews.al.

Dinamo fiton turneun “Futsal Junior” për moshën U-13

19 January 2026 at 12:13

TIRANË, 19 janar/ATSh/ Turneu “Futsal Junior” për grupmoshën U-13, i organizuar nga Federata e Futbollit, Shoqata Rajonale e Futbollit Tiranë dhe Agjencia e Parqeve Rekreative, u mbyll ditën e djeshme.

Në këtë aktivitet morën pjesë 16 skuadra, të ndara në katër grupe, duke dhuruar ndeshje mjaft të bukura, shumë të luftuara dhe tejet argëtuese për fëmijët pjesëmarrës. Në fund të turneut, Dinamo City u shpall fituese e këtij turneu, pasi mposhti 3-0 Partizanin A.

FSHF bën me dije se ndeshjet gjysmëfinale u luajtën mes Dinamo City-t A dhe B, East Park dhe Partizanit A dhe përfunduan Dinamo City A 3–2 BS East Park, Dinamo City B 2–5 Partizani A, Partizani A 0-3 Dinamo City A.

Ceremonia përmbyllëse u zhvillua në praninë e Drejtorit Teknik të FSHF-së, Fulvio Pea, si dhe drejtuesve të tjerë të SHRFT, të cilët përgëzuan fëmijët dhe trajnerët për nivelin e treguar dhe rëndësinë e këtyre aktiviteteve në formimin e brezit të ri të futbollistëve.

Turneu “Futsal Junior” nuk ndalet këtu pasi këtë fundjavë, radha i vjen ekipeve të grupmoshës U-11, ndërsa fundjavën e ardhshme do të zbresin në fushë edhe më të vegjlit e grupmoshës U-9, duke vijuar misionin për të nxitur pjesëmarrjen masive dhe dashurinë për futbollin që në moshë të vogël.

Turneu “Futsal Junior” për moshën U-13
1 nga 6

/e.i/a.f/r.e/

The post Dinamo fiton turneun “Futsal Junior” për moshën U-13 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Teuta e Dinamo ndahen në “paqe”

TIRANË, 15 janar /ATSh/ Ndeshja Teuta-Dinamo City mbylli sot Javën e 19-të të kategorisë Abissnet Superiore. Ndeshja e luajtur në stadiumin “Niko Dovana” u mbyll në barazim 0-0.

Ndeshja ishte e vakët me pak raste për shënim. Vlen për t’u theksuar kartoni i kuq për kapitenin e Teutës, Kotobelli (pas atij të dytë të verdhë në fundin e ndeshjes), ku kapiteni pati një debat me kryesorin Juxhin Xhaja. Kotobelli, së bashku me Ergis Arifin dhe Muço Boçin do t’i mungojnë bregdetarëve në transfertën e rëndësishme me Partizanin javën e ardhshme.

Ky barazim nuk e ndryshon pozicionimin e dy ekipeve në renditje.

Po sot u luajt edhe ndeshja Vora-Partizani. Vendasit e inauguruan stadiumin e rikonstruktuar me fitore. Golin e vetëm për Vorën e shënoi Dario Daka në minutën e fundit të ndeshjes.

Pas përfundimit të Javës së 19-të, Egnatia kryeson renditjen me 37 pikë, e ndjekur nga AF Elbasani me 34 pikë. Dinamo City dhe Vllaznia ndjekin me nga 33 pikë secila.

Teuta ka 26 pikë, Partizani 23, Vora 22, Bylisi 18, Flamurtari 15, Tirana 13.

The post Teuta e Dinamo ndahen në “paqe” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zjarri te ish-Uzina Dinamo shkrumbon rreth 50 biznese

9 January 2026 at 12:30

Një zjarr masiv shkrumboi pasditen e së enjtes dy magazinat kryesore në tregun e ish-Uzinës Dinamo në Tiranë. Situata u vu nën kontroll vetëm sot duke kthyer në vëmendje pasigurinë e ndërtesave tregtare.

Në magazinat A dhe B ruheshin rroba dhe materiale stoku për dhjetëra biznese të vogla.

Forcat e policisë dhe zjarrfikëses rrethuan zonën dhe ndaluan qytetarët mëngjesin e së premtes që të afroheshin. Paralelisht, tregtarë të dëmtuar tentuan të shpëtonin mallrat që nuk ishin prekur nga flakët dhe tymi.

Disa fajësuan autoritetet për neglizhencë dhe mangësi logjistike, teksa një tregtar u konfliktua edhe me përgjegjësin e tregut duke sjellë ndërhyrjen e policisë.

Struktura e magazinave u shkatërrua thuajse tërësisht, duke mbetur vetëm hi dhe skelete metalike. Autoritetet nuk raportuan persona të lënduar.

Prefekti i Tiranës, Afrim Qëndro, deklaroi se materialet e djegura ishin kryesisht rroba dhe sende plastike. Sipas tij, ato favorizuan përhapjen e shpejtë të flakëve.

Ai sqaroi se nuk ishte konstatuar prani e lëndëve të rrezikshme në zonë. Megjithatë, policia largoi bizneset dhe banorët përreth për arsye sigurie.

Sipas tregtarëve të prekur ambientet nuk ishin të siguruara dhe nuk kishin mbrojtje nga zjarri.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e Tiranës e cilësoi rastin goditje të rëndë për sipërmarrjen e vogël dhe dhjetëra familje që siguronin jetesën nga këto biznese.

Sipas saj, shkatërrimi i rreth 50 njësive tregtare nxjerr në pah mungesën e sigurimit dhe nevojën për menaxhim më të mirë të riskut, në përputhje me standardet e Bashkimit Europian ku Shqipëria synon integrimin.

Deri tani, autoritetet dyshojnë se zjarri ka nisur nga një shkëndijë elektrike brenda një prej magazinave, por do të jenë hetimet konkrete ato që do ta përcaktojnë shkakun e saktë pas shuarjes së plotë të flakëve.

Presioni i ndërtimeve dhe dyshimet për projekte të reja

Në dhjetë vitet e fundit, zona e ish-Uzinës Dinamo dhe rruga “5 Maji” janë vënë nën presion të vazhdueshëm nga ndërtimet.

Të paktën dy komplekse rezidenciale janë ndërtuar në afërsi të territorit të tregut. Zjarri në dy kapanonet kryesore ka nxitur dyshimet mes tregtarëve dhe banorëve se zona mund të shfrytëzohet për një projekt tjetër ndërtimi.

Autoritetet nuk kanë reaguar publikisht ndaj këtyre pretendimeve.

Uzina mekanike “Dinamo” u ndërtua në vitin 1962. Fillimisht prodhonte pjesë ndërrimi të ndryshme, por më pas u kthye në uzinë të specializuar për makineri për industrinë ushqimore, energjitike, minierare dhe të dururit.

Por pas ndërtimit të Uzinës së Re “Dinamo” në zonën pranë “Lumit të Tiranës”, një pjesë e punonjësve u transferuan atje dhe uzina u degradua. Gjatë tranzicionit ajo u kthye në treg ushqimor dhe më pas treg rrobash dhe elektroshtëpiakesh.

The post Zjarri te ish-Uzina Dinamo shkrumbon rreth 50 biznese appeared first on Citizens.al.

Dinamo fiton Superkupën e Shqipërisë, ekipi poston fotot: Një tjetër trofe blu

By: redi
29 December 2025 at 19:04

Dinamo fitoi të dielën Superkupën e Shqipërisë për herë të tretë në histori duke mundur në finale Egnatian. Përmes një postimi në Facebook, ekipi ka ndarë foto nga momentet më të bukura. Veç spektaklit në fushë, kishte edhe momente interesante në tribuna, megjithëse pak tifozë. Në “Air Albania” ishin pak tifozë në fillim të ndeshjes por me kalimin e minutave numri u rrit dhe kishte rreth 4-5…

Source

Dinamo fiton Superkupën e Shqipërisë

By: armand
28 December 2025 at 21:49

Dinamo i dha leksion Egnatias duke fituar Superkupën e Shqipërisë me rezultatin 1-3. Sfida në “Air Albania” u fitua me përmbysje nga ekipi i Ilir Dajës, që e mbylli në disavantazh pjesën e parë. Fillimisht për Egnatian shënoi Ruçi. Dinamo humbi disa raste të pastra, derisa realizoi dy gola në pjesën e dytë me Bregun […]

The post Dinamo fiton Superkupën e Shqipërisë appeared first on BoldNews.al.

Egnatia “kampione dimri”, Dinamo triumfon në derbin ndaj Partizanit

24 December 2025 at 09:41

TIRANË, 24 dhjetor /ATSH/ Egnatia arriti një fitore të vuajtur, por jashtëzakonisht të çmuar në transfertë, duke mposhtur Teutën me rezultatin minimal 1-0 në stadiumin “Niko Dovana”.

Goli vendimtar u shënua nga Kastriot Selmani në pjesën e dytë, duke i dhënë rrogozhinasve tre pikë të arta dhe duke i konsoliduar ata të vetëm në krye të renditjes së Kategorisë Superiore.

Me këtë sukses, Egnatia mbyll vitin 2025 si lidere absolute me 37 pikë pas përfundimit të fazës së dytë të kampionatit, duke u shpallur edhe “kampione dimri”.

Sfida ishte e fortë dhe e luftuar. Teuta zhvilloi një pjesë të parë më të mirë, duke vënë disa herë në vështirësi mbrojtjen e Egnatias, por pa arritur të konkretizojë.

Në pjesën e dytë, durrsakët gjetën rrugën e rrjetës me Jurgens, por goli u anulua pas rishikimit nga VAR-i.

Reagimi i Egnatias ishte i menjëhershëm dhe Selmani përfitoi për të shënuar golin e vetëm të takimit. Në fund, të dyja skuadrat patën episode të tjera me VAR-in, por rezultati mbeti i pandryshuar.

Teuta ndalet pas gjashtë rezultateve pozitive radhazi dhe mbetet në kuotën e 25 pikëve.

Ndërkohë, Dinamo regjistroi një fitore të rëndësishme 3-1 ndaj Partizanit në derbin e javës së 18-të, të luajtur në “Arena e Demave”.

Partizani e mbylli pjesën e parë në avantazh, pas golit të Tomës në fund të fraksionit të parë, ndërsa më herët Kontreras kishte humbur një rast të pastër shënimi.

Në pjesën e dytë, Dinamo reagoi fuqishëm. Bregu barazoi shifrat me një goditje dënimi mjaft të bukur, ndërsa Guindo firmosi përmbysjen pas një asistimi të Berishës. Fitorja u vulos nga autogoli i Bytyçit, duke i dhënë skuadrës së drejtuar nga Ilir Daja tre pikë shumë të rëndësishme.

Me këtë sukses, Dinamo ngjitet në kuotën e 32 pikëve dhe barazon Elbasanin në vendin e dytë të renditjes, ndërsa Partizani mbetet në vendin e gjashtë me 23 pikë.

Ndërkohë, të mërkurën do të zhvillohen tre përballjet e tjera. FK Vora – Bylis do të luhet në ora 13:30. Dy ndeshjet e tjera do të zhvillohen në ora 18:30. Sfida Vllaznia – Flamurtari do të zhvillohet në “Loro Boriçi” ndërsa Tirana do të luajë në transfertë kundër Elbasanit në “Elbasan Arena”.

Java 18

Teuta – Egnatia  0-1

Partizani – Dinamo City 1-3

FK Vora – Bylis, 24.12.2025, ora 13:30

AF Elbasani – Tirana, 24.12.2025, ora 16:30

Vllaznia – Flamurtari, 24.12.2025, ora 16:30

/gj.m/a.f/

The post Egnatia “kampione dimri”, Dinamo triumfon në derbin ndaj Partizanit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Egnatia rikthehet në krye të Superiores, mund Partizanin, Dinamo përmbys Vorën

By: armand
19 December 2025 at 20:09

Ditën e sotme u zhvilluan dy ndeshjet e para të vlefshme për javën e 17-të të Superiores. Në dy duelet e para të kësaj jave, u shënua një total prej 6 golash. Egnatia ia doli që të triumfonte në shtëpi me shifrat 2-1 përballë Partizanit. Golat për rrogozhinasit u shënuan nga Buric dhe Ndreca, ndërsa […]

The post Egnatia rikthehet në krye të Superiores, mund Partizanin, Dinamo përmbys Vorën appeared first on BoldNews.al.

Elbasani mposht Vllazninë dhe kap kreun, Dinamo fiton në Vlorë

8 December 2025 at 21:12

TIRANË, 8 dhjetor /ATSH/ Këtë të hënë u luajtën ndeshjet e fundit të javës së 15-të të Superiores.

Elbasani fitoi 1-0 ndaj Vllaznisë, në një ndeshje mjaft të bukur. Loja për shkodranët u komplikua në minutën e 26-të, pas daljes me karton të kuq të Gjinit, pas dy të verdhave.

Skuadra nga Elbasani mori 3 pikët falë golit të Tsague, për të shkuar kështu në kuotën e 29 të tillave, në krye të klasifikimit. Vllaznia është e katërta me 25 pikë.

Gjithashtu edhe Dinamo nuk fali dhe triumfoi 3-0 ndaj Flamurtarit në Vlorë.

Golat për të besuarit e Ilir Dajës u shënuan nga Vila në minutën e 29-të, Qefalija në të 77-ën dhe James 87-ën. Me këtë fitore Dinamo renditet e treta me 26 pikë, ndërsa Flamurtari renditet i parafundit me 13 pikë.

Spueriore, java 15
1 nga 2

 

/gj.m/r.e/

The post Elbasani mposht Vllazninë dhe kap kreun, Dinamo fiton në Vlorë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Egnatia fundos Tiranën dhe kap kreun me Elbasanin, Dinamo ndalet në Ballsh

29 November 2025 at 16:07

TIRANË, 29 nëntor /ATSH/ Egnatia mori një fitore me shumë peshë në “Selman Stërmasi”, duke mposhtur minimalisht Tiranën në sfidën e Javës së 13-të të Superiores.

Kampionët e nisën ndeshjen më kërkues dhe gjetën shpejt avantazhin me Ruçin, por goli u anulua për pozicion jashtë loje. Dominimi i tyre u konkretizua në minutën e 27-të, kur Bakayoko realizoi me penallti.

Pavarësisht disa rasteve të mira, Tirana nuk arriti të barazojë, duke regjistruar humbjen e katërt në pesë ndeshjet e fundit. Bardheblutë mbeten në fund të renditjes, me vetëm 7 pikë.

Falë këtij suksesi, Egnatia ngjitet në vendin e dytë me 25 pikë, njësoj si Elbasani kryesues, duke kaluar Vllazninë.

Ndërkohë, në Ballsh, Dinamo u ndal në një barazim pa gola ndaj Bylisit në “Adush Muça”. Të dyja skuadrat prodhuan lojë dhe raste, por nuk arritën të dërgonin topin në rrjetë.

Ky rezultat e mban Dinamon në vendin e pestë me 20 pikë, ndërsa Bylisi qëndron në vendin e tetë me 13 pikë.

/gj.m/r.e/

The post Egnatia fundos Tiranën dhe kap kreun me Elbasanin, Dinamo ndalet në Ballsh appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Superliga/ Egnatia “fundos” Tiranën, Bylisi dhe Dinamo ndajnë pikët

By: armand
29 November 2025 at 16:49

Egnatia ka marrë një fitore të rëndësishme në transfertë kundër Tiranës, në takimin e javës së 13-të të Superiores. Përballja e luajtur në “Selman Stërmasi” u mbyll me shifrat 0-1. Goli vendimtar u shënua në minutën e 27-të nga Bakayoko, i cili tund rrjetën nga pika e bardhë, duke i dhënë epërsinë kampionëve në fuqi. […]

The post Superliga/ Egnatia “fundos” Tiranën, Bylisi dhe Dinamo ndajnë pikët appeared first on BoldNews.al.

Egnatia fundos Tiranën, Bylis dhe Dinamo paqe pa gola në Ballsh

By: redi
29 November 2025 at 15:49

Superliga zhvilloi këtë të shtunë dy ndeshjet e radhës për raundin e 13-të. Tirana u mposht 0-1 nga Egnatia, ndërsa në Ballsh vendasit e Bylis dhe Dinamo barazuan 0-0. Në 16:30 nis ndeshja e fundit e raundit mes Flamurtarit dhe Vorës në stadiumin e Vlorës. Në “Selman Stërmasi”, Tirana u mposht 0-1 nga Egnatia. Bardheblutë pësojnë humbjen e tetë këtë sezon dhe e shohin veten në kuotën e shtatë…

Source

Superliga/ Vllaznia kryeson e vetme, triumfon minimalisht ndaj Dinamos

By: armand
8 November 2025 at 19:16

Këtë të shtunë u luajtën ndeshjet e radhës të javës së 11-të të Superiores. Vllaznia është rikthyer te fitorja teksa triumfoi 1-0 në Shkodër ndaj Dinamos. Goli i vetëm i sfidës mban firmën e Bekim Balaj, pas vetëm çerek ore lojë. Dinamovitët u përpoqën që të reagojnë, por vetëm kaq, pasi nuk ndryshuan dot fatet […]

The post Superliga/ Vllaznia kryeson e vetme, triumfon minimalisht ndaj Dinamos appeared first on BoldNews.al.

Superliga/ Dinamo dhe Teuta ndajnë nga një pikë, Elbasani feston kreun në Vlorë

By: armand
3 November 2025 at 20:14

Këtë të hënë u luajtën disa nga ndeshjet e javës së 10-të të Superiores. Elbasani feston në Vlorë, teksa ka triumfuar 0-1 ndaj Flamurtarit. Goli i vetëm i sfidës erdhi nga Lajthia, çerek ore pas fillimit të pjesës së dytë. Elbasani kryeson tabelën, ndërsa Flamurtari mbyll klasifikimin. Në Elbasan Arena, barazim pa gola mes Dinamos […]

The post Superliga/ Dinamo dhe Teuta ndajnë nga një pikë, Elbasani feston kreun në Vlorë appeared first on BoldNews.al.

Rasti i volejbollistes së Dinamos ekspozon ‘paragjykimet dhe diskriminimin’ në sport

29 October 2025 at 08:43

Pezullimi i volejbollistes braziliane të “Dinamos”, Nayara Ferreira, për dyshime mbi identitetin e saj gjinor ngritur mbi ankime nga ekipe rivale, ka ngritur shqetësime serioze për diskriminim, ndërsa e ka vënë Federatën Shqiptare të Volejbollit, FSHV, në shënjestër të kritikave. Ferreira u pezullua nga FSHV disa javë më parë dhe iu kërkua t’i nënshtrohej testit […]

The post Rasti i volejbollistes së Dinamos ekspozon ‘paragjykimet dhe diskriminimin’ në sport appeared first on Reporter.al.

Pezullimi i Nayara Ferreira, reagon klubi Dinamo!

By: gaze tare
28 October 2025 at 21:58

Klubi i volejbollit Dinamo ka reaguar pas vendimit të Federatës Shqiptare të Volejbollit (FSHV) për të pezulluar lojtarën Nayara Ferreira, nëse ajo nuk i nënshtrohet analizave për “verifikimin e gjinisë”.

Në një deklaratë zyrtare, Klubi Dinamo shpreh mirënjohjen për mbështetjen e gjerë publike nga media, sportistë, organizata dhe nga opinioni publik, duke e cilësuar vendimin e FSHV-së si absurde dhe cënuese për dinjitetin e lojtares me karrierë 15-vjeçare ndërkombëtare.

-Janë të pabazuara ligjërisht dhe tejkalojnë kompetencat statutore të Bordit të FSHV-së;

Janë marrë në shkelje të procedurave, pa garanci për konfidencialitet dhe privatësi;

Cenojnë dinjitetin dhe integritetin e sportistes dhe të klubit;

Legjitimojnë një praktikë të papranueshme për verifikim gjinor mbi bazë thashethemesh;

Nxisin gjuhën e përjashtimit dhe urrejtjes në sport.

Dinamo kërkon reflektim nga FSHV dhe rikujton se çdo veprim i tillë duhet të jetë në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe të drejtat e sportistëve. Klubi gjithashtu distancohet nga çdo sjellje jo-etike dhe vlerëson çdo zë publik që mbështet mbrojtjen e të drejtave dhe dinjitetit të sportistëve në Shqipëri.

Në përfundim, Dinamo shpreh besimin se FSHV do të veprojë me transparencë dhe përgjegjësi në trajtimin e këtij rasti, duke respektuar standardet ndërkombëtare të sportit dhe të drejtat e sportistes.

 

The post Pezullimi i Nayara Ferreira, reagon klubi Dinamo! appeared first on iconstyle.al.

Pezullohet volejbollistja braziliane e Dinamos, i kërkohet të bëjë testin e gjinisë

25 October 2025 at 13:22


Volejbolli shqiptar është përfshirë këto ditë nga një ngjarje e pazakontë dhe e paprecedentë. Volejbollistja braziliane e Dinamos, Nayara Ferreira, është pezulluar përkohësisht nga aktivitetet sportive, pas disa ankesave të paraqitura në Federatën Shqiptare të Volejbollit (FSHV) në lidhje me gjininë e saj.

Sipas mediave në Shqipëri, pas sinjalizimeve të ardhura nga ekipe rivale, Federata i ka kërkuar klubit të Dinamos që të kryejë një “test gjinie” për sportisten 32-vjeçare.

Ferreira mësohet se nuk e ka pritur mirë këtë vendim, por së bashku me klubin është shprehur e gatshme t’i nënshtrohet kontrolleve mjekësore për të sqaruar situatën. Burime pranë FSHV-së bëjnë me dije se kërkohen teste të thelluara mjekësore, për të parë nëse mund të ketë pasur më herët ndonjë ndryshim gjinie.

Situata ka shkaktuar habinë dhe pakënaqësinë e sportistes, e cila është shprehur se ndihet e diskriminuar dhe e lënduar nga dyshimet që i janë ngritur. Për momentin, as Dinamo dhe as Federata nuk kanë dalë me një deklaratë zyrtare, ndërsa pritet përfundimi i analizave për të marrë një vendim përfundimtar.

Deri në sqarimin e plotë të çështjes, Nayara Ferreira mbetet e pezulluar nga të gjitha aktivitetet sportive.

Braziliania ka një karrierë të gjatë ndërkombëtare, duke qenë pjesë e klubeve si BMB/Mackenzie, San Bernardo, Sesi, Pinheiros në Brazil, Gran Canaria në Spanjë, Kravole Pole në Çeki, LP Vampula në Finlandë, Vitoria dhe Kairos në Portugali, si dhe Al Ahly e Alula në Arabinë Saudite.

Këtë sezon, ajo u bashkua me Dinamon, në përvojën e saj të parë në Shqipëri, por është përballur me një situatë që nuk e ka hasur në asnjë prej vendeve ku ka luajtur më parë.

Do të mungojë 3 javë, sulmuesi i Tiranës humbet derbin ndaj Partizanit

By: armand
29 September 2025 at 22:24

Sulmuesi i Tiranës, Alfred Mensah, u dëmtua gjatë derbit ndaj Dinamos, duke u detyruar të largohej nga fusha në fund të pjesës së parë. Pas një aksioni të zakonshëm në mesfushë, lojtari ndjeu një dhimbje të fortë që e bëri të pamundur vazhdimin e lojës, dhe stafi mjekësor e dërgoi menjëherë në dhomën e zhveshjes […]

The post Do të mungojë 3 javë, sulmuesi i Tiranës humbet derbin ndaj Partizanit appeared first on BoldNews.al.

Hoxha si Lamine, por rrezikon Serbinë/ Ylli kuqezi jep 45’ spektakël në Kroaci, veçse dëmtohet

By: xhir jeta
29 September 2025 at 10:40

Provoi një kulm, por edhe një tronditje. Arbër Hoxha është padyshim lojtari i momentit i kombëtares shqiptare, si dhe i Dinamos së madhe të Kroacisë, veçse spektakli i tij prej 45 minutash në kampionatin e këtij vendi përfundoi me një dëmtim.

Shënoi një gol tërësisht personal, krejt si një Mesi apo Lamin Jamal, e pastaj shërbeu një asist të shkëlqyer, por ndoshta ndeshjet e shpeshta dhe mungesa e pushimit bënë të vetën.

Hoxha u detyrua të linte fushë në pushim, ndërsa Dinamo luante ndaj Slaven Belupos në stadiumin “Maksimir” të Zagrebit, aty ku ai nuk deshi të festonte golin e shënuar ndaj ish-ekipit të tij.

E përditshmja e kryeqytetit, “Jutarnji List” shkruan me shqetësim se trajneri Kovaçeviç nuk do të bëjë gjumë të qetë sepse shqiptari pësoi lëndim në muskujt aduktorë të këmbës.

Si është situata e yllit kuqezi?

“Jutarnji List” informon se ai rrezikon ndeshjen e së enjtes së 2 tetorit ndaj Makabit të Tel Avitit në Ligën e Europës, ndonëse duhen pritur analizat mjekësore deri këtë të martë.

Një fatkeqësi e vërtetë, dhe një rrezik potencial edhe për ndeshjen Serbi-Shqipëri në 11 tetor në eliminatoret e Kupës së Botës.

Hoxha ishte më I miri ndër 22 lojtarët titullarë në duelin Dinamo-Slaven Belupo duke marrë notën 8.5 e duke bërë thuajse gjithçka në nivel të lartë, dhe nga mediat cilësohet si lojtari më I mirë I ekipit gjatë shtatorit.

Edhe e përditshmja tjetër zagrebase, “Veçernji List” e vendos shqiptarin si fytyrën e Dinamos, dhe lojën e cilësoi “rapsodi”.

Në 8 ndeshje në Ligën e Parë të Kroacisë dhe në Ligën e Europës, Hoxha ka 2 gola e 3 asistë, dhe po kalon momentin më të mirë të karrierës./abcnews.al

 

❌
❌