Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 11 February 2026Main stream

Man City afrohet me kreun, vetëm tri pikë larg Arsenalit

11 February 2026 at 22:24


Manchester City ka marrë një fitore të pastër 3-0 ndaj Fulhamit në javën e 26-të, duke vazhduar presionin në garën për titull.

Man City e nisi ndeshjen me ritëm të lartë dhe e zhbllokoi rezultatin në minutën e 24-të, kur Antoine Semenyo reagoi më së miri pas një topi të kthyer brenda zonës dhe realizoi për 1-0.

Në minutën e 30-të erdhi edhe goli i dytë: një aksion model i skuadrës, me Nico O’Reilly që u shërbye bukur dhe finalizoi saktë për 2-0.

Vetëm nëntë minuta më vonë, Phil Foden asistoi për Erling Haaland, i cili nga kufiri i zonës dërgoi topin në këndin e poshtëm për 3-0.

Në pjesën e dytë, Man City menaxhoi epërsinë, ndërsa Pep Guardiola bëri disa ndryshime.

Fulhami pati disa tentativa, me Raul Jimenez dhe Rodrigo Muniz që provuan të rrezikojnë, por Gianluigi Donnarumma ishte i sigurt në portë.

Me këtë triumf, skuadra e Pep Guardiolës shkon në 53 pikë, vetëm tre më pak se Arsenali kryesues. Gara për titull mbetet plotësisht e hapur. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Before yesterdayMain stream

Nga Semenyo te Paqueta dhe Lookman – 10 transferimet më të mëdha të janarit

3 February 2026 at 09:03


Afati kalimtar dimëror i vitit 2026 ka përfunduar në ligat kryesore dhe lista e Transfermarkt tregon se marrëveshjet më të mëdha u përqendruan përsëri rreth Ligës Premier.

Transferimi më i shtrenjtë i dimrit u bë nga Manchester City, i cili solli Antoine Semenyo nga Bournemouth për 72 milionë euro.

Ai pasohet nga një tjetër transferim i shtrenjtë që vjen në Ligën Premier. Liverpooli solli qendërmbrojtësin Jeremy Jacquet për 63.6 milionë euro, i cili do të mbetet i huazuar te Rennes deri në fund të sezonit.

Crystal Palace ishte ndër më aktivët në krye të listës. Ata sollën sulmuesin Jorgen Strand Larsen nga Wolverhampton për 49.7 milionë euro, i ndjekur nga Brennan Johnson, i cili erdhi nga Tottenham Hotspur për 40 milionë euro.

Dy transferime nga jashtë Evropës në 10 më të mirët

Tottenhami e transferoi Conor Gallagherin nga Atletico Madridit për 40 milionë euro, ndërsa Atletico Madridi e forcoi sulmin e tyre duke transferuar Ademola Lookmanin nga Atalanta për 35 milionë euro.

I vetmi largim nga Liga Premier në dhjetëshen e parë ishte rikthimi i Lucas Paquetas në Brazil. Flamengo i pagoi West Hamit 42 milionë euro për mesfushorin sulmues, një nga marrëveshjet më të mëdha të dimrit jashtë Anglisë.

Në listë ka edhe dy nënshkrime të tjera të rëndësishme. Al-Hilal solli 18-vjeçarin Kader Meite nga Rennes për 30 milionë euro, ndërsa West Ham bleu Taty Castellanos nga Lazio për 29 milionë euro.

Gjithashtu të spikatur në fund të 10 më të mirëve janë Fulham, i cili solli Oscar Bobbo nga Manchester City për 31.2 milionë euro, si dhe Bournemouth, i cili bleu sulmuesin Rayan nga Vasco da Gama për 28.5 milionë euro.

Në përgjithësi, ky dimër ka treguar se klubet angleze vazhdojnë të diktojnë ritmin e tregut, dhe se edhe "shtresa e mesme" e Ligës Premier po hyn gjithnjë e më shumë në transferime që deri vonë ishin të rezervuara vetëm për gjigantët e elitës.

10 transferimet më të shtrenjta të janarit 2026:

Antoine Semenyo (Nga Bournemouth te Manchester City) - 72 milionë euro

Jeremy Jacquet (Nga Rennes te Liverpool) - 63.6 milionë euro

Jorgen Strand Larsen (Nga Wolves te Crystal Palace) - 49.7 milionë euro

Lucas Paqueta (Nga West Ham te Flamengo) - 42 milionë euro

Conor Gallagher (Nga Atletico Madrid te Tottenham) - 40 milionë euro

Brennan Johnson (Nga Tottenham te Crystal Palace) - 40 milionë euro

Ademola Lookman (Nga Atalanta te Atletico) - 35 milionë euro

Oscar Bobb (Nga Manchester City te Fulham) - 31.2 milionë euro

Kader Meite (Nga Rennes te Al-Hilal) - 30 milionë euro

Rayan (Nga Vasco da Gama te Bournemouth) - 28.5 milionë euro

/Telegrafi/

Man Utd vazhdon me rezultate pozitive, triumfon edhe ndaj Fulhamit

1 February 2026 at 17:01


Manchester United ka shënuar fitore edhe në derbin ndaj Fulhamit, në kuadër të xhiros së 24-të në Ligën Premier.

“Djajtë e Kuq” morën fitoren e tretë radhazi në kampionatin anglez, për të regjistruar triumf në shtëpi me rezultat 3-2.

Casemiro me një supergol nga distanca e kaloi Man Unitedin në epërsi pas 19 minutave lojë.

Ndërsa, ishte Mathues Cunha që mori një asistim nga Casemiro dhe me një finalizim fantastik e dyfishoi epërsinë (56’).

Fulham e gjeti rrugën drejtë rrjetës përmes Jorge Cuenca, mirëpo VAR-i e anuloi për pozitë jashtë loje (65’).

Mysafirët nisën këndelljen përmes Raul Jimenez që shënoi nga penalltia (85’) pas një ndërhyrje të Harry Maguire brenda zonës.

Pas kësaj, Kevin realizoi një eurogol nga distanca, për ta dërguar topin në korner të portës (90+1’).

Sidoqoftë, Unitedi vetëm tre minuta më vonë – Benjamin Sesko doli në skenë për të shënuar nga afërsia pas asistimit të Fernandes (90+4’).

Kësisoj, United rikthehet në pozitën e katërt me 41 pikë ndërsa Fulham bie në vendin e tetë me 34 sosh./Telegrafi

Manchester United mposht Fulham 3-2 dhe rikthehet në zonën Champions

1 February 2026 at 17:11

MANCHESTER, 1 shkurt, /ATSH/ – Manchester United u rikthye në katërshen e parë të Premier League, duke zgjatur serinë pa humbje të trajnerit të përkohshëm Michael Carrick me një fitore dramatike 3-2 ndaj Fulham në “Old Trafford”.

United kryesoi me dy gola, por pa të barazohej në minutat e fundit, përpara se zëvendësuesi Benjamin Šeško të shënonte golin e fitores në kohën shtesë, duke siguruar një sukses në stil “Fergie”.

Casemiro hapi rezultatin me kokë në pjesën e parë, ndërsa Matheus Cunha dyfishoi pas pushimit me një realizim spektakolar, duke mbajtur gjallë shpresat e “Djajve të Kuq” për kualifikim në Champions League.

Fulham pati një gol të anuluar, pasi një kontroll i gjatë i VAR-it konstatoi pozicion jashtë loje të Samuel Chukwueze në ndërtimin e aksionit. Skuadra e Marco Silvës u rikthye në fund: Raul Jimenez ngushtoi shifrat nga pika e bardhë në minutën e 85-të, ndërsa Kevin barazoi me një goditje të fuqishme në minutën e parë të shtesës.

Megjithatë, United reagoi menjëherë dhe gjeti golin vendimtar, duke regjistruar tri fitore radhazi për herë të parë që nga tetori. Ndeshja u parapri nga një protestë e rreth 2 mijë tifozëve kundër pronarëve të klubit.

The post Manchester United mposht Fulham 3-2 dhe rikthehet në zonën Champions appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sterling do të largohet nga Chelsea - tri oferta në tavolinë, preferon të luajë jashtë vendit

20 January 2026 at 19:20


Gazetari italian Fabrizio Romano raporton se Raheem Sterling mund të bashkohet me Napoli gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi anësori anglez është i gatshëm të provojë një sfidë të re jashtë Anglisë.

Sterling nuk bën më pjesë në planet e Chelseat, ndaj çmimi i transferimit të tij nuk përbën problem për Napolin.

Sidoqoftë, paga e lojtarit mbetet një pikë diskutimi, pasi 31-vjeçari do të duhet të ulë kërkesat financiare për t’u transferuar te kampionët e Serie A në stadiumin “Maradona”.

Përveç Napolit, Sterling thuhet se ka marrë oferta edhe nga Fulham dhe West Ham, por prioriteti i tij është të fitojë përvojë jashtë vendit.

Napoli është i vetëdijshëm për këtë dëshirë dhe po bën vlerësime të kujdesshme financiare për të bërë lëvizjen e duhur.

Ngjashëm me rastin e Noah Okafor në janar 2025, klubi shpreson se mund të finalizojë transferimin e Sterling në ditët e fundit të afatit kalimtar. /Telegrafi/

Liam Rosenior u kap nga kamerat duke u tallur me yllin e Chelseat në humbjen ndaj Fulhamit

8 January 2026 at 18:01


Reagimi i trajnerit të ri të Chelseat, Liam Rosenior, ndaj njërit prej lojtarëve të tij u kap nga kamerat gjatë humbjes 2-1 ndaj Fulhamit të mërkurën në mbrëmje.

Pas shkarkimit të Enzo Marescas, dy herë fituesit e Ligës së Kampionëve vendosën të emërojnë Roseniorin, i cili më parë ishte në krye të klubit partner Strasbourg në Francë.

Rosenior, që e udhëhoqi Strasbourgun drejt një vendi të shtatë në Ligue 1 sezonin e kaluar, nënshkroi një kontratë gjashtëvjeçare e gjysmë me Chelsean në “Stamford Bridge”.

Edhe pse udhëtoi me skuadrën në autobus, ai nuk ishte në stol për derbin e Londrës Perëndimore ndaj Fulhamit, me trajnerin e ekipit U21, Callum McFarlane, që e drejtoi ekipin si trajner i përkohshëm për herë të fundit.

Rosenior i la McFarlanes liri të plotë në përzgjedhjen e skuadrës dhe përgatitjen e ndeshjes, duke theksuar se “ishte një afat shumë i shkurtër për të implementuar punën taktike që dëshiroja”.

Megjithatë, Rosenior ishte i pranishëm në tribunat e “Craven Cottage”, përkrah bashkëpronarit Behdad Eghbali, teksa Chelsea që mbeti me një lojtar më pak pas përjashtimit të Marc Cucurellas në pjesën e parë, pësoi humbjen e gjashtë në Ligën Premier këtë sezon, pas golit vendimtar të Harry Wilson.

liam rosenior made fun of neto’s body movement 😭 pic.twitter.com/KHmNf0uphr
— ‘teegee’ (@Boy_Teegee) January 7, 2026

Kamerat fokusoheshin vazhdimisht te trajneri 41-vjeçar gjatë ndeshjes dhe në një moment ai u pa duke imituar sulmuesin Pedro Neto.

Reprezentuesi portugez tentoi dy herë të mashtronte me një krosim nga krahu i majtë, përpara se ta tepronte me pasimin me këmbën e djathtë, gjë që dukshëm e irritoi trajnerin e ri të Chelseat.

Rosenior e rishikoi momentin dhe më pas u duk se e ironizoi ish-lojtarin e Wolves, duke imituar lëvizjet e trupit dhe kokës së tij në mënyrë komike.

Rosenior do të nisë drejtimin e seancave stërvitore të enjten dhe do ta udhëheqë Chelsean për herë të parë si trajner të shtunën, kur londinezët do të përballen me Charlton Athletic në kuadër të raundit të tretë të FA Cup./Telegrafi/

Federico Chiesa tashmë ka një çmim

8 January 2026 at 11:40


Në tregun italian të transferimeve, emri më i përfolur në këto ditë është Federico Chiesa, i cili duket se nuk hyn në planet e trajnerit Arne Slot te Liverpooli.

Sipas mediave, ai është vlerësuar ndërmjet 12 dhe 15 milionë eurosh për të mundur të largohet gjatë këtij afati kalimtar dimëror nëse situata e kërkon.

Liverpooli kishte dukur se po rifitonte ritmin në javët e fundit, por dy barazime të reja ndaj Leeds United dhe Fulham kanë rikthyer dyshimet mbi performancën e skuadrës në Anfield.

Në konferencë për shtyp, Arne Slot shprehu indinjatën e tij ndaj kritikave që e cilësojnë ekipin e tij si “të mërzitshëm”, duke theksuar se gjatë karrierës së tij ka preferuar gjithmonë një futboll sulmues.

Megjithatë, për të menaxhuar valën e humbjeve të fundit, trajneri holandez ka zgjedhur të fusë një mesfushor të katërt, Florian Wirtz, për të marrë më shumë kontroll në mesfushë, në vend që të përdorte një sulmues krahu natyral si Chiesa, i cili duket se nuk hyn plotësisht në planet e tij këtë dimër.

Garë për rikthimin e Chiesas

Sipas ‘La Gazzetta dello Sport’, Milan dhe Napoli janë dy skuadrat me shanse.

Për Napolin, transferimi i Chiesas do të varej nga largimi i Noa Lang drejt Turqisë, ndërsa për Milanin, dëmtimi i fundit i Nkunku ka rritur nevojën për një zëvendësues.

Megjithatë, favoriti kryesor për të siguruar shërbimet e tij duket se është Juventusi.

Nga Torino kanë marrë sinjalin se për ta sjellë Chiesan ne Liverpool ne janar, duhet të paguajnë 12-15 milionë euro, dhe duke pasur parasysh situatën e vështirë ekonomike të klubit, duket se do të përpiqen të negociojnë deri në çastin e fundit për një ulje çmimi që të përputhet me buxhetin aktual.

Federico Chiesa, 28 vjeç, luajti 14 ndeshje për Liverpoolin sezonin e kaluar në të gjitha kompeticionet, ku shënoi 2 gola dhe regjistroi 1 asistim. /Telegrafi/

Chelsea mposhtet në udhëtim nga Fulhami

7 January 2026 at 22:29


Fulham arriti një fitore të rëndësishme 2-1 ndaj Chelseat në një përballje dramatike në kuadër të javës së 21-të në Ligën Premier.

Ndeshja mori një kthesë të papritur që në minutën e 22-të, kur Marc Cucurella u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrjeje të ashpër.

Fillimisht vendimi u kontestua, por pas rishikimit me VAR, gjyqtariPeter Bankes konfirmoi largimin e mbrojtësit spanjoll, duke e lënë Chelsean me dhjetë lojtarë për pjesën më të madhe të ndeshjes.

Pjesa e parë u shoqërua me shumë tension, ku u ndanë disa kartonë të verdhë për lojtarët dhe stafin e të dy skuadrave.

Fulham mendoi se kishte kaluar në epërsi në minutën e 49-të, kur Harry Wilson realizoi, por gëzimi zgjati pak.

VAR-i anuloi golin për pozicion jashtë loje në ndërtimin e aksionit, dhe skuadrat shkuan në pushim pa gola.

Non-stop pressure from Fulham. 📶 pic.twitter.com/HeoBsgo6Pq
— Fulham Football Club (@FulhamFC) January 7, 2026

Megjithatë, vendasit gjetën avantazhin menjëherë pas rifillimit. Në minutën e 55-të, Raul Jimenez u ngrit mbi mbrojtjen kundërshtare dhe me një goditje të saktë me kokë e dërgoi topin në rrjetë, duke i dhënë epërsinë Fulhamit prej 1-0.

Chelsea reagoi pavarësisht inferioritetit numerik dhe arriti të barazojë në minutën e 72-të. Liam Delap ishte më i shpejti në zonë për të shfrytëzuar një top të kthyer dhe e dërgoi atë në qendër të portës për rezultatin 1-1.

Kur dukej se ndeshja po shkonte drejt barazimit, Fulham goditi sërish. Në minutën e 81-të, Harry Wilson u gjend në vendin e duhur pas një rikthimi të topit brenda zonës dhe me një goditje të ulët e të saktë e çoi topin pranë shtyllës së majtë, duke vulosur fitoren 2-1 për vendasit.

Minutat e fundit u menaxhuan me qetësi nga Fulham, i cili përfitoi nga epërsia numerike dhe mbrojti rezultatin deri në fishkëllimën përfundimtare./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Dy gola në kohën shtesë, Fulhami dhe Liverpooli ndajnë pikët në dramën e katër golave

4 January 2026 at 18:15


Liverpooli është ndalur në një barazim në udhëtim te Fulhami.

“Reds” zhvilluan një paraqitje solide, por që epilogu përfundimtar i ndeshjes rezultoi të jetë 2-2.

Fulham kaloi herët në epërsi përmes Harry Wilson, që shënoi nga afërsia pas asistimit të Raul Jimenez (17’).

Liverpooli ishte pranë të barazonte, megjithatë Cody Gakpo goditi shtyllën, me Fulhamin që shpëtoi për mrekulli nga ky rast i rrezikshëm.

Gakpo pastaj e gjeti rrugën drejtë rrjetës, por goli kësaj radhe iu anulua për pozitë jashtë loje (47’).

Ishte Florian Wirtz që e barazoi rezultatin me një gol nga afërsia pas asistimit të Bradley (57’).

Kur të gjithë prisnin që ndeshja të mbyllej me këtë rezultat, Cody Gakpo përfitoi nga një top në zonë dhe shënoi për ta përmbysur epërsinë (90+4’).

Por, Fulham s’u doërzua dhe vetëm dy minuta më vonë Harryson Reed shënoi një supergol nga distanca për t’ia fituar një pikë skuadrës vendase (90+7’).

Liverpooli kësisoj qëndron në pozitën e katërt me 34 pikë ndërsa Fulhami zë pozitën e 11-të me 28 sosh./Telegrafi

Raheem Sterling nuk largohet nga Liga Premier, dy rivalët e kërkojnë me ngulm

27 December 2025 at 11:25


Sulmuesi Raheem Sterling po lufton për të shpëtuar karrierën në Ligën Premier, teksa Fulhami dhe Crystal Palace po shfaqen si dy rrugët e vetme realiste për rikthimin në elitën e futbollit anglez.

Në moshën 31-vjeçare, reprezentuesi anglez është gjetur në periferi të futbollit, ndërsa afati kalimtar i janarit paraqet një mundësi vendimtare për ta ringjallur sezonin dhe karrierën. Sterling nuk ka luajtur asnjë minutë këtë edicion dhe nuk bën pjesë në planet e trajnerit Enzo Maresca te Chelsea.

Situata e tij në “Stamford Bridge” është edhe më domethënëse, pasi ai nuk ka as faqe profili në ueb-faqen zyrtare të klubit. Pjesën më të madhe të sezonit e ka kaluar duke u stërvitur i vetëm, ndërkohë që është përqendruar edhe në projekte personale jashtë fushës.

Megjithatë, pavarësisht gjendjes së vështirë, Sterling nuk është i gatshëm të largohet nga Chelsea me çdo kusht. Me një pagë prej rreth 300 mijë funtesh në javë, ai kërkon stabilitet për familjen, çka do të thotë se çdo transferim i mundshëm duhet të ketë kuptim si në aspektin profesional, ashtu edhe në atë personal.

🚨🔵 Enzo Maresca: “There’s NO way back into our squad for Axel Disasi and Raheem Sterling”. pic.twitter.com/TNKENYGozD
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) September 12, 2025

Një kalim te një tjetër klub londinez ka qenë prej kohësh preferenca e tij, pasi kjo do t’i mundësonte të mos zhvendosë familjen. Një transferim jashtë Anglisë do të merrej në konsideratë vetëm nëse kontrata e ofruar do të ishte mjaftueshëm afatgjatë për të justifikuar një ndryshim kaq të madh.

Transferimi i Sterlingut te Chelsea për 50 milionë funte nuk ka shkuar sipas pritshmërive. Atij i kanë mbetur edhe 18 muaj kontratë, por mbetet i vendosur të dëshmojë se ende ka shumë për të dhënë në nivelin më të lartë të futbollit.

Fulhami dhe Crystal Palace janë informuar tashmë për kushtet e një marrëveshjeje të mundshme, teksa të dy klubet po kërkojnë të përforcojnë repartet e krahut në janar. Edhe pse prioriteti i tyre është gjetja e lojtarëve më të rinj për këto role, Sterling shpreson që të vijë një hapje që t’i ofrojë edhe një shans të fundit në Ligën Premier./Telegrafi

Sulmuesi i Fiorentinës prej 50 milionë eurosh synon Ligën Premier

16 December 2025 at 10:50


Moise Kean mund të realizojë në muajin janar një tjetër transferim në Ligën Premier, një kampionat që krahas Serie A, mbetet ndër destinacionet e tij të preferuara.

Sipas gazetarit Sacha Tavolieri për edicionin zviceran të Sky Sports, Fulham ka shfaqur interes konkret për sulmuesin italian të Fiorentinës, i cili po e shqyrton seriozisht mundësinë e një rikthimi në Angli.

Sezoni aktual ka qenë deri tani zhgënjyes për 25-vjeçarin, vetëm tre gola të shënuar dhe Fiorentina në fundin e renditjes së Serie A, një realitet larg pritshmërive fillestare.

Kjo situatë ndryshon shumë nga sezoni i kaluar, ku Kean ishte ndër lojtarët kryesorë të Fiorentinës.

Ai shënoi 25 gola dhe dha tri asistime, paraqitje që bindën drejtuesit e klubit t’i ofronin një kontratë të re deri në vitin 2029, me një klauzolë lirimi prej 62 milionë eurosh.

Mbetet për t’u parë nëse Fulham do të jetë i gatshëm të ndërmarrë hapin e madh financiar për të aktivizuar këtë klauzolë dhe për ta rikthyer Kean në Ligën Premier gjatë afatit kalimtar të dimrit. /Telegrafi/

Milani pret 70 milionë euro fitim të papritur nga huazimet e lojtarëve

4 December 2025 at 15:28


Milani arriti të bëjë rreth 175 milionë euro shitje lojtarësh gjatë verës dhe ky numër pritet të rritet ndërsa klubet po shqyrtojnë mundësinë e aktivizimit të opsioneve të tyre të blerjes për lojtarët e huazuar nga Rossonerët.

Sipas analizës më të fundit nga MilanNews.it, dy përfitimet më të mëdha duket se do të vijnë nga kampionati anglez, Liga Premier.

Bournemouth duket i vendosur ta bëjë qëndrimin e përhershëm të Alex Jimenez në Angli, ndërsa performancat e përmirësuara të Samuel Chukwueze te Fulham kanë filluar ta bindin klubin londinez.

Të parët mund ta blejnë Jimenezin për 25 milionë euro, ndërsa Fulham mund ta bëjë Chukwuezen të qëndrojë përgjithmonë për 28 milionë euro.

Genoa është në prag ta bëjë qëndrimin të përhershëm për Tommaso Pobega dhe Lorenzo Colombo, me të parin që ka një lirim të detyrueshëm që është afër të aktivizohet, ndërsa sulmuesi do të gjenerojë 10 milionë euro të ardhura nëse Genoa shmang rënien nga kategoria.

Filippo Terracciano pritet të përfundojë një transferim të përhershëm te Cremonese, duke u siguruar Rossonerëve edhe 4 milionë euro.

Megjithatë, Yunus Musah ka të ngjarë të kthehet në Milan pasi ka pasur vështirësi deri më tani te Atalanta, ndërsa Ismael Bennacer ka bërë përshtypje në Kroaci me Dinamo Zagreb, por kërkesat e tij për pagë thuhet se e bëjnë të pamundur një marrëveshje të përhershme. /Telegrafi/

Guardiola pranon 'problemin' pas frikës nga Fulham, duke synuar rishqyrtimin e mesfushës

3 December 2025 at 12:25


Pep Guardiola ka pranuar se Manchester City po përballet me një krizë serioze në mesfushë, pasi fitorja dramatike 5-4 ndaj Fulhamit zbuloi varësinë e tepruar nga Nico Gonzalez.

Mesfushori spanjoll, i vetmi që ka luajtur titullar në tre ndeshjet e fundit, u largua nga loja kur City po fitonte 5-2.

Pas daljes së tij, mesfusha u dobësua ndjeshëm dhe Fulham u rikthye fuqishëm, duke rrezikuar disa herë. City u shpëtua vetëm falë ndërhyrjes vendimtare të Josko Gvardiol.

Me Rodrin që i afrohet rikthimit, por me Mateo Kovacic të dëmtuar për një kohë të gjatë, Guardiola pranoi se mungesa e një mesfushori të natyrshëm mbrojtës e vë skuadrën në vështirësi.

“Kemi një problem. Kemi tre mesfushorë mbrojtës dhe dy prej tyre janë jashtë për një periudhë të gjatë. Nuk kemi asnjë alternativë, dhe sot këtë e pamë qartë. Duhet të mendoj për zgjidhje”, ka thënë Guardiola.

Guardiola po konsideron ndryshime pozicionesh brenda skuadrës, përfshirë përdorimin e Nico O’Reilly, Rayan Ait-Nouri ose Nathan Ake në krahun e majtë të mbrojtjes, si dhe spostimin e Tijjani Reijnders në një rol më të avancuar. /Telegrafi/

Man City regjistron fitoren e parë në ligën e parë pas katër golave të pësuar që nga viti 1957

3 December 2025 at 11:27


Manchester City mposhti Fulhamin me rezultatin 5-4 në raundin e 14-të të Ligës Premier .

“Qytetarët” po fitonin 5-1, por i lejuan vendasve ta zvogëlonin diferencën në minimum, duke e kthyer fundin në një finish dramatik.

Ky takim spektakolar u bë një nga ndeshjet me më shumë gola të sezonit dhe nxori në pah si fuqinë sulmuese të Man Cityt, ashtu edhe gabimet e herëpashershme mbrojtëse.

Herën e fundit që Man City fitoi një ndeshje të ligës së parë angleze pasi pësoi katër gola ishte në dhjetor 1957 kundër Sheffield Wednesday 5-4. /Telegrafi/

Thriller i çmendur në "Craven Cottage": ManCity fiton ndeshjen me nëntë gola dhe ngjitet në vendin e dytë

2 December 2025 at 22:33


Në një nga ndeshjet më dramatike të sezonit, Manchester City ka triumfuar si mysafir ndaj Fulhamit me rezultatin spektakolar 4-5, në një duel që solli gjithçka: gola të shumtë, raste spektakolare, VAR, traversa dhe tension deri në minutën e fundit.

Manchester City e nisi fuqishëm takimin. Në minutën e 17-të, kampionët në fuqi kaluan në epërsi me golin e Erling Haaland, përpara se të dyfishonin rezultatin në minutën e 37-të kur Tijjani Reijnders shënoi një gol të mrekullueshëm pas asistit të Haaland.


Në minutën e 44-të, Phil Foden realizoi një supergol nga distanca, duke e çuar rezultatin në 0-3. Kur dukej se pjesa e parë do të mbyllej qetë, Fulham u rikthye në lojë me një gol të Emile Smith Rowe në kohën shtesë (45+2’) për 1-3, duke ngjallur shpresat e vendasve për pjesën e dytë.

Fillimi i pjesës së dytë i takoi sërish Man Cityt. Vetëm tre minuta pas rifillimit, Phil Foden shënoi golin e tij të dytë dhe të katërtin për Cityn, duke e thelluar epërsinë në 1-4.

Më pas, Jeremy Doku realizoi me një devijim për 1-5 (54’), duke krijuar përshtypjen se ndeshja ishte mbyllur.

Por Fulham nuk u dorëzua. Alex Iwobi shkurtoi rezultatin në 2-5 (57’), dhe Samuel Chukwueze shënoi dy gola të shpejtë (72’ dhe 78’) për 3-5 dhe 4-5, të dyja pas depërtimeve në zonë dhe reagimeve të shpejta pas topave të kthyer.

Në minutën e 70-të, Erling Haaland goditi shtyllën me një goditje me kokë, duke humbur mundësinë për ta mbyllur ndeshjen më herët.

Fulham kërkoi penallti në minutën e 84-të, por gjyqtari e vazhdoi lojën. Në fund, Man City u detyrua të mbrohej me gjithë forcat, duke arritur ta ruaj rezultatin.

Me këtë fitore, City ngjitet në vendin e dytë me 28 pikë, ndërsa Fulham mbetet i 15-ti me 17 pikë. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Dy klubet e mëdha të Ligës Premier në garë për Roko Vatën

30 November 2025 at 16:13


Dy klubet e mëdha të Ligës Premier, Fulham dhe Crystal Palace janë në garë për të nënshkruar me sulmuesin e talentuar Roko Vata.

Vata ka dëshmuar kualitetin në Championship në fanellën e Watfordit, ndërsa tani është duke u rikuperuar nga lëndimi si dhe pritet të rikthehet në muajin janar.

Megjithatë, ekziston mundësia që Vata të jetë i veshur me një tjetër fanellë, pasi pëlqehet tejmase nga Fulhami dhe Crystal Palace.

“Daily Mail” raporton se të dy klubet angleze e kanë kontaktuar lojtarin, kurse Watford do t’ia hapte derën nëse paguhet klauzola e lirimit, në vlerën e 20 milionë funteve.

Vata është pjesë e Irlandës në nivelin ndërkombëtar, megjithatë ka të drejtë t’i bashkohet Shqipërisë dhe Kosovës, pasi nuk ka zhvilluar ende tre paraqitje zyrtare.

Edhe babai i tij, njëkohësisht legjenda e Shqipërisë Rudi Vata për Telegrafi konfirmoi se ekziston mundësia që lojtari të ndryshojë përfaqësuese.

“Ka luajtur një ndeshje me Irlandën, e cila normalisht ka treguar seriozitet dhe respekt. E kanë treguar në të gjitha mënyrat e mundshme në aspektin profesional. Nuk e di se çfarë mendon Roko nëse ndonjë Federatë e kontakton, gjithçka është e hapur”, deklaroi ai kur u pyet nëse Roko mund të luajë për Kosovën ose Shqipërinë./Telegrafi/

Vendos goli i Trossard, Arsenali fiton me mund ndaj Fulhamit

18 October 2025 at 20:32


Arsenali i ka fituar pikët e plota në udhëtimin te Fulham, në kuadër të xhiros së tetë në Ligën Premier.

“Topçinjtë” fituan përballjen me rezultat minimal 0-1, pavarësisht rasteve të shumta nga dy palët.

Fulham e nisi më mirë për të rrezikuar me Harry Ëilson, i cili nuk e finalizoi një mundësi të mirë nga afërsia.

Arsenali gjithashtu mund të shënonte përmes Viktor Gyokeres, megjithatë Bernd Leno me një super pritje ia mohoi golin suedezit.

Ishte Leandro Trossard që u gjend në vendin e duhur për të fituar nga një top i kthyer për ta zhbllokuar rezultatin (59’).


🎶 Trossard again, olé olé 🎶 pic.twitter.com/INXgFJdzDT
— Arsenal (@Arsenal) October 18, 2025


Arsenali vazhdoi të dominonte në posedim edhe gjatë minutave të mbetur, mirëpo që nuk krijoi ndonjë rast që vlen të ceket.

Kësisoj, ky gol i Trossard ia sjellë Arsenalit pikët e plota dhe e bën lider në tabelë me 19 pikë, kurse Fulham zë pozitën e 14-të me tetë sosh./Telegrafi/

Gjashtë herë u refuzua dhe la futbollit për një vit: Antoine Semenyo, ylli i Ligës Premier dhe historia frymëzuese e tij

15 October 2025 at 19:02


Rruga drejt majës nuk është asnjëherë e lehtë për futbollistët, dhe pak prej tyre kanë fatin të kalojnë nga akademia e të rinjve drejt ekipit të parë të një klubi të madh.

Shumë të tjerë duhet të kalojnë një rrugë të gjatë e të vështirë — dhe një ndër ta është Antoine Semenyo, futbollisti që sot po shkëlqen me fanellën e Bournemouth, duke mahnitur tifozët në gjithë Anglinë.

Sot ai është ylli kryesor i skuadrës dhe një nga emrat më të përfolur në Ligën Premier, por rruga e tij drejt suksesit ka qenë e mbushur me pengesa.

Një fillim plot refuzime

Semenyo, me origjinë ganeze, nuk kishte asnjë rrugë të lehtë drejt futbollit profesionist. Në moshën 15-vjeçare, ai u refuzua nga akademia e Crystal Palace, me arsyetimin se “nuk ishte mjaftueshëm i talentuar”.

Para dhe pas kësaj, ai provoi fatin te Arsenali, Tottenhami, Chelsea, Fulhami, Charltoni dhe Millwalli, por të gjithë e refuzuan.

Refuzimi nga Crystal Palace ishte pika e fundit. I zhgënjyer, ai la futbollin për plot një vit, duke hequr dorë nga ëndrra e tij.

Antoine Semenyo as a kid... Football grew within him.❤️ pic.twitter.com/3BKT1dKISo
— 𝙺𝙾𝙱𝙸_𝚃𝙹𝙰𝚈𝚈🥲🪫 (@ObiaaBewu) August 30, 2025


Kthesa e madhe

Pas 12 muajsh pushim, Semenyo u rikthye falë një prove të hapur në Bisham Abbey, ku talenti i tij tërhoqi vëmendjen e Dave Hockaday, ish-trajner i Leeds United dhe Forest Green Rovers.

Hockaday e bindi që të shkonte në kolegj në Swindon, dhe pas kësaj, Semenyo iu bashkua Bristol City.

“U zhduka nga radari. Asnjë nga miqtë e mi nuk e dinte që isha larguar. Por e dija që doja të bëhesha futbollist, dhe kjo kërkonte sakrificë”, kujton ai për kanalin Earn Your Stripes.

Nga ligat e ulëta në Ligën Premier

Fillimisht, ai u huazua te Bath City e më pas te Newport County, ku trajneri Michael Flynn e vuri menjëherë re talentin e tij.

“E pashë për pesë minuta dhe mjaftoi. Ishte i shpejtë, i fortë dhe përdorte të dyja këmbët. Lojtarët e mëdhenj përpiqeshin ta ndalonin, por nuk mundeshin — kishte fuqi të jashtëzakonshme”, deklaroi ai.

Pas një gjysmësezoni fantastik me gjashtë gola dhe dy asiste, Bristol City e bleu përfundimisht. Chelsea kishte shfaqur interes, por Semenyo zgjodhi të vazhdonte rrugën e tij në Championship, përpara se të shpërthente në elitë.

Ylli i ri i Bournemouth

Në vitin 2023, Bournemouth e transferoi për 10 milionë euro, dhe sot vlera e tij ka arritur në rreth 90 milionë euro, me interes të fortë nga Arsenali, Liverpooli dhe Manchester United.

Në sezonin e kaluar, Semenyo regjistroi 11 gola dhe 6 asiste, ndërsa këtë sezon ka filluar furishëm me 6 gola dhe 3 asiste në 7 ndeshje, duke u renditur menjëherë pas Erling Haaland në listën e golashënuesve.

Sot, shumë ekspertë e cilësojnë Antoine Semenyo si lojtarin më të përmirësuar të Ligës Premier dhe një shembull frymëzues për çdo të ri që ëndërron futbollin profesionist.

Nga djaloshi që u refuzua gjashtë herë e hoqi dorë nga futbolli, në yllin që po kërkohet nga gjigantët e Anglisë — rruga e Semenyo është dëshmia se ëndrrat realizohen me durim, sakrificë dhe besim. /Telegrafi/

Chelsea fiton pa vështirësi ndaj Fulhamit

30 August 2025 at 15:36

Chelsea ka fituar me rezultat 2-0 ndaj Fulhamit në ndeshjen e zhvilluar në shtëpi në kuadër të javës së tretë të Ligës Premier.

Ekipi i Enzo Marescas ka marrë fitoren e dytë radhazi dhe ka vazhduar pa humbje në këtë fillim sezoni, pas barazimit në xhiron e parë.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të vendasve, të cilët përveç rasteve arritën të shënojnë edhe një gol.

Goli i vetëm në këta 45 minuta u shënua në minutën e nëntë shtesë me anë të Joao Pedros, i cili shënoi pas asistimit të Enzo Fernandez për epërsinë 1-0.

 

🆙 by a goal.#CFC | #CHEFUL pic.twitter.com/5uyGgQ8Res

— Chelsea FC (@ChelseaFC) August 30, 2025

Në pjesën e dytë, Blutë ishin përsëri skuadër më e mirë, duke krijuar më shumë dhe duke shënuar edhe një gol për të siguruar fitoren.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 56-të me anë të Fernandez, i cili ishte i saktë nga penalltia për 2-0 dhe përkundër shumë rasteve ky doli të ishte rezultati përfundimtar i ndeshjes.

 

Local derby W! ✊#CFC | #CHEFUL pic.twitter.com/oh1MIk7YNX

— Chelsea FC (@ChelseaFC) August 30, 2025

Pas tri xhirove, Chelsea prinë në tabelë me 7 pikë, teksa Fulhami renditet i 14-të me dy pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, Blutë luajnë në udhëtim te Bretfordi, teksa Fulhami e pret Leedsin. /Telegrafi/

 

 

 

 

The post Chelsea fiton pa vështirësi ndaj Fulhamit appeared first on Telegrafi.

Bruno humbet penallti – Man Utd vetëm barazim ndaj Fulham

24 August 2025 at 19:29

Fulham dhe Manchester United kanë barazuar me rezultat 1-1 në ndeshjen e javës së dytë të Ligës Premier.

Matheus Cunha e nisi ndeshjen furishëm, duke qenë rrezik i madh për portën e Fulham, duke rrezikuar që në minutën e 2-të.

Braziliani kishte rast edhe në minutën 14-të, por që goditja e tij u prit nga portieri. Fulham u kundërpërgjigj me Alex Iwobin, por portieri i Man Utd bëri një pritje të bukur. 

Në minutën e 33-të, Man Utd fitoi penallti, por kapiteni Bruno Fernandes gjuajti lartë mbi portë. 

 

📸 Manchester United fans, cover your eyes…

Fan footage of Bruno Fernandes’ penalty miss! ❌

With the game still at 0-0, this could be costly! 😬 pic.twitter.com/K7mukCmnn3

— Sleeper Football (@SleeperFooty) August 24, 2025

Në fillimin e pjesës së dytë, Djajtë e Kuq shënuan golin e epërsisë, me Rodrigo Muniz që shënoi në portën e tij për 1-0. 

Leny Yoro celebrates.

Por vendasit nuk u dorëzuan dhe në minutën e 73-të, barazuan shifrat, me Alex Iwobin që asistoi te Emile Smith Rowe që shënoi për 1-1. 

Emile Smith Rowe celebrates his goal.

Në minutën e 88-të, Man Utd ka mundur të fitojë kur Harry Maguire rrezikoi me kokë, por nuk ishte i saktë. 

Pas kësaj ndeshje, Fulham ka 2 pikë, ndërsa Man Utd ka 1 pikë. /Telegrafi/  

The post Bruno humbet penallti – Man Utd vetëm barazim ndaj Fulham appeared first on Telegrafi.

❌
❌