Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Real Madrid pas Bruno Fernandes, Man.United kërkon 60 milionë euro

By: armand
25 December 2025 at 19:44

Real Madridi është futur së fundmi në garë për kapitenin e Manchester United, Bruno Fernandes. Mediat shkruajnë se gjigantët spanjollë po vlerësojnë seriozisht një lëvizje të mundshme për të afruar në Madrid, futbollistin portugez. Jo vetëm kaq, pasi mesfushorin ka interes edhte nga klube të Arabisë Saudite dhe Major League Soccer. Megjithatë, vëmendja tani është […]

The post Real Madrid pas Bruno Fernandes, Man.United kërkon 60 milionë euro appeared first on BoldNews.al.

"Cantona" shfaqet në Amerikë: Ylli i Pittsburgh filmohet duke grushtuar një tifoz

22 December 2025 at 11:51


Ylli i futbollit amerikan, DK Metcalf, u përfshi në një incident të bujshëm gjatë ndeshjes mes Pittsburgh Steelers dhe Detroit Lions, pasi u filmua duke goditur një tifoz të ekipit kundërshtar.

Kamerat e CBS kapën momentin kur Metcalf u përfshi në një debat verbal me një tifoz të veshur me paruke të kaltër gjatë çerekut të dytë të ndeshjes. Situata eskaloi kur lojtari e kapi tifozin nga jaka e bluzës dhe e goditi në fytyrë.

Ende nuk është e qartë se çfarë e nxiti përplasjen, por Detroit Free Press raportoi se kishte identifikuar tifozin e përfshirë, i cili deklaroi se ishte “pak i tronditur” nga ajo që ndodhi.

“Është sikur të gjithë po flasin për mua. Jam ende i tronditur, por dua vetëm që Lions të fitojnë", u shpreh tifoz i identifikuar më vonë si Ryan Kennedy.


HEARTWARMING: DK Metcalf spends time with a fan during the Steelers-Lions game and extends his gratitude 🥹

Bigger than football ❤️ pic.twitter.com/RCVGolQMv1
— NFL Drop (@TheNFLDrop) December 21, 2025


Sipas raportimit, stafi i sigurisë së Detroit Lions e largoi tifozin nga tribunat, ndërsa zyrtarët e klubit zhvilluan një bisedë me të në lidhje me incidentin.

Metcalf nuk u përjashtua nga ndeshja, por pritet të përballet me një gjobë, pasi liga pritet të shqyrtojë rastin dhe të dalë me një vendim zyrtar.

Gazetarja e ESPN, Kimberly Martin, tentoi të merrte një reagim nga Metcalf pas ndeshjes në dhomën e zhveshjes, por kapësi veteran nuk iu përgjigj pyetjeve rreth incidentit.

Për tifozët e futbollit evropian, kjo skenë rikujtoi një nga momentet më famëkeqe në historinë e sportit, kur Eric Cantona goditi një tifoz të Crystal Palace në vitin 1995, gjatë kohës kur ishte pjesë e Manchester United. /Telegrafi/

Aston Villa regjistron fitoren e 7-të radhazi, mund Manchester United dhe ëndërron titullin

By: armand
21 December 2025 at 22:27

Aston Villa mori një sukses 2-1 ndaj Manchester United në ndeshjen e javës së 17-të të Premier League, të luajtur në “Villa Park”. Me këtë fitore, vendasit ngjiten në vendin e tretë në renditje, vetëm 3 pikë prapa Arsenalit dhe 1 pikë pas Manchester Cityt. Ndeshja nisi me dominim të Aston Villas në gjysmën e […]

The post Aston Villa regjistron fitoren e 7-të radhazi, mund Manchester United dhe ëndërron titullin appeared first on BoldNews.al.

Manchester United humbet përsëri

By: admin
21 December 2025 at 20:30

Aston Villa kundër Manchester United përmbylli raundin e 17-të të Premier League, me ekipin vendas që triumfoi me rezultatin 2-1 në Villa Park.

Të besuarit e Emery zhbllokuan sfidën në minutën e 45-të me anë të Rogers, i ndjekur nga një gol i menjëhershëm barazimi nga Cunha (48′) para përfundimit të pjesës së parë.

Rogers ishte protagonist përsëri në pjesën e dytë, duke kompletuar dopietën në minutën e 57-të për të vulosur fitoren. Aston Villa është në ve d të tretë, tri pikë pas liderit Arsenal dhe një pikë pas Manchester City-t të vendit të dytë.

Nga ana tjetër, Manchester United mbetet i bllokuar në 26 pikë, me zonën e Ligës së Kampionëve që po i largohet gjithnjë e më shumë.

The post Manchester United humbet përsëri appeared first on Albeu.com.

United zhgënjen sërish/ “Djajtë e Kuq” barazuan 1-1 kundër West Ham në “Old Trafford”

By: Rovena
5 December 2025 at 12:46

Një hap para, një pas, maksimumi në vendnumëri. Manchester United vazhdon me të njëjtin ritëm që e shoqëron që nga nisja e këtij sezoni në Premier League.

Në ndeshjen që mbylli javën e 14 të kampionatit anglez, “Djajtë e Kuq” dështuan sërish të gjejnë vazhdimësinë e rezultateve pozitivë, duke u ndalur 1-1 nga Ëest Ham.

Në “Old Traford”, të zotët e shtëpisë dominuan në të gjithë komponentët e lojës. Kontrolluan topin dhe ishin më kërkues në zonën kundërshtare, por si gjithmonë nuk arritën të finalizonin siç duhej.

Pas pjesës së parë të mbyllur pa gola, në minutën e 58-të Diogo Dalot kaloi United në epërsi, duke ndezur festën në “Pallatin e Ëndrrave”.

Të besuarit e Ruben Amorim provuan të mbyllnin ndeshjen, por pa sukses. Këtu hyn fuqi ligji i pashkruar I futbollit, se po nuk shënove do të pësosh.

Dhe vetëm shtatë minuta nga fundi i kohës së rregullt, Magasa ndali topin në rrjetë për barazimin e Ëest Ham.

Në fund vetëm një pikë për Manchester United, që mbetet në vendin e tetë të klasifikimit në Premier League, por shumë larg garës për titull dhe mbi të gjitha emrit të tij të madh.

 

 

Manchester United ndalet në barazim nga West Ham, Dalot nuk mjafton për fitoren

By: nik
4 December 2025 at 23:50

Manchester United dhe West Ham kanë ndarë pikët në sfidën e vlefshme për javën e 14-të të Premier League, e cila u mbyll me rezultatin 1-1. Ndeshja e zhvilluar në Old Trafford pa skuadrën e drejtuar nga Amorim të humbiste një shans për t’u ngjitur në klasifikim, edhe pse arriti të barazonte Liverpoolin me pikë. Përballja mes “Djajve të Kuq”, të cilët vinin pas fitores ndaj Crystal Palace…

Source

Spektakël në Londër, Tottenham dhe Manchester United ndahen në paqe

By: admin
8 November 2025 at 16:49

Një barazim emocionues midis Tottenham dhe Manchester United hapi javën e 11-të të Premier League.

“Gjelat” e Thomas Frank dhe “Djajtë e Kuq” të Ruben Amorim barazuan 2-2 në Londër, në një dneshje të çmendur.

De Ligt shënoi me kokë golin e dytë për Manchester United në minutën e 96-të, pasi Richarlison kishte shënuar atë që dukej si goli i fitores për londinezët në minutën e 91-të. Tel i ishte përgjigjur më parë Mbeumos.

The post Spektakël në Londër, Tottenham dhe Manchester United ndahen në paqe appeared first on Albeu.com.

Tottenham dhe Man.United barazojnë në Londër! Dy gola u shënuan në shtesë

By: redi
8 November 2025 at 16:01

Në Londër, Tottenham dhe Manchester United barazuan 2-2 në një ndeshje që dhuroi emocione deri në sekondat e fundit. Në minutën e 32-të, pas një rrëmuje në zonë, krosimi i Diallo u shfrytëzua bukur nga Mbeumo, që me kokë kaloi “Djajtë e Kuq” në epërsi. Me nisjen e fraksionit të dytë Spurs kërkuan barazimin, por diçka e tillë erdhi vetëm në minutën e 84-t. Tel, i cili kishte pesë minuta në fushë…

Source

Manchester United gjen shërimin, ndaj Brighton shënon fitoren e tretë radhazi

By: redi
25 October 2025 at 21:21

Manchester United po gjen shërimin. Skuadra e Djajve të Kuq ka marrë një tjetër fitore në premier League, e treta radhazi për të, atë ndaj brighton në Old Trafford me rezultatin 4-2 duke parakaluar për momentin Liverpoolin dhe të hyjë në zonën Champions. Manchester United e vendosi sfidën në drejtimin e dëshiruar që në pjesën e parë të cilën e fitoi me rezultatin 2-0.

Source

Premier League/ Man.United mposht Liverpoolin në “Anfield”

By: armand
19 October 2025 at 20:33

Manchester United triumfon 1-2 ndaj Liverpool, në supersfidën e javës në Premier League. “Djajtë e kuq” e nisën “zjarr” ndeshjen dhe kaluan në epërsi me Mbeumo, pas dy minutash lojë. Goli i barazimit erdhi në të 78-tën nga Gakpo, por gëzimi nuk zgjati shumë, pasi Maguire ndëshkoi kampionët e Anglisë. United është në vendin e […]

The post Premier League/ Man.United mposht Liverpoolin në “Anfield” appeared first on BoldNews.al.

Man Utd po e konsideron rikthimin e ish-lojtarit në stol nëse e shkarkojnë Ruben Amorim

30 September 2025 at 22:11


Manchester United thuhet se po shqyrton mundësinë për ta emëruar Michael Carrick si trajner të përkohshëm për herë të dytë, në rast se Ruben Amorim shkarkohet nga detyra pas rezultateve të dobëta në fillim të sezonit.

Trajneri portugez është nën presion gjithnjë në rritje, dhe bashkëpronari i klubit, Sir Jim Ratcliffe, mund t’i drejtohet një fytyre të njohur për ta stabilizuar situatën në “Old Trafford”.

Sipas The Sun, United po monitoron nga afër disa opsione të mundshme për ta zëvendësuar Amorimin, megjithatë për momentin po vazhdojnë ta mbështesin trajnerin 40-vjeçar.

Michael Carrick është përmendur si një zgjedhje e mundshme për trajner të përkohshëm, pasi e ka mbajtur më parë këtë rol pas largimit të Ole Gunnar Solskjaer në vitin 2021, ku regjistroi dy fitore dhe një barazim para se Ralf Rangnick të emërohej trajner i përkohshëm.

Ish-ndihmësi i United, Rene Meulensteen, e ka cilësuar Carrickun si një alternativë të mirë për të ardhmen.

“Michael Carrick mund të jetë opsioni më i dukshëm nëse Ruben Amorim largohet. Ai ende njeh disa nga lojtarët që ishin aty kur ai ishte pjesë e klubit, kështu që ka informacion të mirë nga brenda”.

“Ai e njeh klubin. E di çfarë pritet prej tij në atë rol. Kjo është diçka që ndodh gjithmonë, emrat gjithmonë hidhen në tavolinë”, ka thënë Meulensteen./Telegrafi/

“Treguan mungesë respekti”, Antony flet për trajtimin që i bëri Man Utd para kalimit te Betisi

30 September 2025 at 21:36


Antony pretendon se është munguar respekti ndaj tij nga Manchester United para se transferimi i tij veror te Real Betis të finalizohej.

Sulmuesi brazilian, i cili pati një periudhë të suksesshme si i huazuar te skuadra andaluziane në gjysmën e dytë të sezonit të kaluar, e kishte bërë të qartë se rikthimi në Sevilla ishte prioriteti i tij.

Megjithatë, sipas Antonyt, Manchester United nuk e bëri të lehtë procesin e transferimit, aq sa në një moment ai u izolua në një hotel për më shumë se 40 ditë, duke u stërvitur veçmas nga skuadra, ndërsa përpiqej të shtynte marrëveshjen përpara.

Ai më në fund e realizoi dëshirën e tij, me United që pranoi të finalizonte transferimin e përhershëm te Betis, edhe pse me një humbje të konsiderueshme financiare, duke qenë se kishin paguar 85 milionë për ta sjellë nga Ajax në vitin 2022.

Në 96 paraqitje në të gjitha garat, Antony shënoi vetëm 12 gola dhe përfundoi jashtë planeve kryesore në "Old Trafford".

“Ishin muaj shumë të vështirë në Angli, më shumë se 40 ditë në hotel, stërvitje i ndarë. Ndihem sikur më munguan respektin, por kjo nuk është çështja tani. Nuk dua të krijoj polemika, kjo është jeta”.

“Jam shumë mirënjohës për klubin; pati momente të këqija, por edhe të mira, fituam dy tituj. Familja ime udhëtoi në Sevilla katër ose pesë ditë përpara se marrëveshja të finalizohej, shtëpinë e kisha marrë me qira”.

“Vetëm familja ime e di sa e vështirë ishte të isha atje. Të stërvitesha i ndarë nga grupi. Por e dija që ky moment i mrekullueshëm do të vinte. Sigurisht, kisha frikë se mos nuk ndodhte në fund, por prita, sepse kisha shumë besim”.

“Tani që kam më shumë kohë, ka shumë gjëra për të bërë dhe për të arritur. Kam pasur vështirësi të fle pasi pashë gjithë dashurinë e tifozëve të Betis, kishte njerëz që më prisnin te shtëpia në orën dy të mëngjesit”, ka thënë Antony./Telegrafi/

Xavi i etur që të marrë drejtimin e gjigantit anglez

30 September 2025 at 17:12


Manchester United mund të jetë në prag të një ndryshimi të madh në pankinë, dhe një nga kandidatët potencialë për të marrë drejtimin e ekipit është ish-trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez.

Xavi është pa ekip prej më shumë se një viti, pasi u shkarkua nga Barcelona në fund të sezonit 2023/2024 për t’i hapur rrugë emërimit të Hansi Flick.

Pas largimit, ai njoftoi se do të merrte një vit pushim nga stoli, por që nga vera ka filluar të shqyrtojë ofertat që i janë paraqitur, edhe pse ende nuk ka pranuar asnjë.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, Xavi është shumë i interesuar për të marrë drejtimin e Manchester United, veçanërisht nëse pozita e Ruben Amorim, aktualisht trajner i “Djajve të Kuq”, vihet në pikëpyetje.

“Xavi është duke studiuar Ligën Premier. Ai është duke e ndjekur me kujdes kampionatin dhe do të shkonte menjëherë te Manchester United, edhe nëse klubi nuk merr pjesë në garat evropiane”, është shprehur Romano.

Për momentin, bordi i United po vijon të mbështesë Amorim, i cili është në detyrë prej më pak se një viti. Megjithatë, nëse situata nuk përmirësohet dhe vendoset largimi i tij, Xavi pritet të jetë menjëherë i gatshëm për të marrë drejtimin e ekipit.

Kjo do të ishte aventura e tretë si trajner për Xavin, pas përvojave me Al-Sadd në Katar dhe Barcelonën. Në sytë e tij, një lëvizje drejt “Old Trafford” do të ishte hapi ideal për të vazhduar karrierën në një nga kampionatet më konkurruese në botë.

Ndërkohë, emri i Xavit është përmendur edhe në lidhje me një tjetër klub. Sipas gazetës Sport, Al-Ittihad është duke e konsideruar atë si pasues të Laurent Blanc, i cili u shkarkua së fundmi nga posti i trajnerit./Telegrafi/

Liga Premier shpjegon arsyen pse Collins nuk u përjashtua me karton të kuq ndaj Man Utd

27 September 2025 at 16:35


Disa tifozë dhe analistë besuan se qendërmbrojtësi i Brentfordit, Nathan Collins, duhej të ishte ndëshkuar me karton të kuq kundër Manchester United, pas ndërhyrjes ndaj Bryan Mbeumo, por ka një shpjegim pse atij iu dha vetëm karton i verdhë dhe jo i kuq.

Manchester United pati një udhëtim të vështirë në Londrën Perëndimore të shtunën në mesditë, duke shtuar edhe më shumë presion dhe pikëpyetje mbi të ardhmen e Ruben Amorimit si trajner i “Djajve të Kuq”.

Sulmuesi i Brentfordit, Igor Thiago, hapi rezultatin pas vetëm tetë minutash në stadiumin “Gtech”, për të dyfishuar më pas avantazhin e skuadrës së tij pas 20 minutash lojë.

Në minutën e 71-të, United pati një mundësi për të rikthyer shpresat, pasi Nathan Collins shkaktoi një penallti ndaj Bryan Mbeumos brenda zonës.

📹🚨| Nathan Collins should’ve been sent off #MUFC pic.twitter.com/Ykx6dZgKjB
— UtdJoshua (@UtdJoshua03) September 27, 2025

Gjyqtari Craig Pawson akordoi penallti dhe i tregoi Collinsit karton të verdhë, vendim që më pas u rikonfirmua nga VAR-i.

Ish-portieri i Liverpoolit, Caoimhin Kelleher, ndali penalltinë e kapitenit të United, Bruno Fernandes, duke e mbajtur rezultatin në 2-1, përpara se Mathias Jensen të vuloste fitoren 3-1 për Brentfordin në kohën shtesë të pjesës së dytë.

Pas ndeshjes, tifozët dhe analistët shprehën habinë pse Collins nuk u përjashtua nga loja, duke pretenduar se ai pengoi një mundësi të qartë për shënim, pasi e tërhoqi nga pas ish-shokun e tij të skuadrës, Mbeumo.

Megjithatë, ka një shpjegim zyrtar. Liga Premier postoi një sqarim në platformën X, duke shpjeguar pse mbrojtësi anglez nuk u ndëshkua me të kuq.

#BREMUN – 71’

The referee’s call of penalty was checked and confirmed by VAR – with Collins deemed to pulled Mbeumo back. VAR also checked the referee’s call of yellow card to Collins - and deemed that Mbeumo wasn’t in control of the ball.
— Premier League Match Centre (@PLMatchCentre) September 27, 2025

“Vendimi i gjyqtarit për penallti u kontrollua dhe u konfirmua nga VAR-i, me Collins që u vlerësua se tërhoqi Mbeumon nga pas. VAR gjithashtu shqyrtoi vendimin për kartonin e verdhë të dhënë ndaj Collins dhe arriti në përfundimin se Mbeumo nuk kishte kontroll mbi topin”.

Ky rezultat e lë Manchester United në vendin e 13-të në Ligën Premier pas gjashtë ndeshjeve, me një bilanc prej dy fitoreve, një barazimi dhe tre humbjesh./Telegrafi/

Kane thyen heshtjen për rikthimin në Ligën Premier mes klauzolës “sekrete” të kontratës

27 September 2025 at 16:07


Harry Kane dha një përgjigje domethënëse kur u pyet për të ardhmen e tij, mes spekulimeve që e lidhin me një rikthim befasues në Ligën Premier.

Kane ka shijuar një periudhë jashtëzakonisht produktive te Bayern Munich që prej transferimit nga Tottenham për 86 milionë funte në verën e vitit 2023.

Ai shënoi golin e 100-të për klubin në fitoren 4-0 ndaj Werder Bremen të premten, duke arritur këtë arritje në vetëm 104 ndeshje, duke thyer rekordin e mëparshëm prej 105 ndeshjesh të mbajtur nga Cristiano Ronaldo dhe Erling Haaland.

Pavarësisht paraqitjeve të shkëlqyera në Gjermani, kapiteni i Anglisë ka qenë subjekt i spekulimeve të shumta për një transferim të mundshëm, me një largim që është përfolur së fundmi.

Fjalët për një transferim u shtuan pas zbulimit të një klauzole "sekrete" në kontratën e tij.

Por Kane, i cili ka më pak se dy vite të mbetura në marrëveshjen e tij aktuale, ka hedhur poshtë spekulimet që e lidhin me një rikthim në elitën e futbollit anglez.

"Jo, jo për momentin. Jam shumë i lumtur këtu. Kam edhe dy vite kontratë. Po e shijoj çdo moment. Kthimi në Angli nuk është në mendjen time. Po e shijoj kohën me ekipin, me trajnerin, dhe shpresoj të vazhdojmë të kemi sukses”.

Kane u pyet më tej për të ardhmen e tij te Bayern, në mes të interesimit të raportuar nga Manchester United dhe Barcelona.

I pyetur nëse mund të nënshkruajë një kontratë të re me Bayernin, ai dha një përgjigje mjaft diplomatike.

"Kjo është diçka për të cilën mund të diskutojmë. Kam edhe pothuajse dy vite, kështu që nuk ka arsye për panik. Mendoj se ata janë të kënaqur me mua, dhe unë jam i kënaqur me ta”, përfundoi anglezi./Telegrafi/

Manchester United pëson disfatë, Brentford e turpëron 3-1! Kapiteni Bruno gabon nga 11 metra

By: redi
27 September 2025 at 15:55

Manchester United vijon disfatën, kjo pasi ”Djajtë e Kuq” kanë pësuar humbjen e tretë këtë fillim sezoni. Për raundin e gjashtë në Premier League, Brentford doli fitues me rezultatin 3-1 duke zhytur në krizë Manchester United. Ndeshja u zhbllokua shpejt nga Brentford, me Igor Thiago që kaloi në epërsi vendasit pas tetë minutave lojë. Asist nga veterani Henderson. Në minutën e 20-të sërish Igor…

Source

Camavinga “vendos” lëvizjen e radhës mes interesimit nga disa klube angleze

26 September 2025 at 18:14


Eduardo Camavinga raportohet se tashmë ka vendosur për hapin e radhës në karrierën e tij, pasi është bërë gjithnjë e më i pakënaqur me mungesën e minutave në fushë te Real Madrid.

Francezi ka regjistruar vetëm nëntë minuta lojë zyrtare këtë sezon me “Los Blancos”, duke dhënë sinjale se nuk bën pjesë në planet e trajnerit të ri, Xabi Alonso.

Camavinga, i cili mund të luajë si në mesfushë ashtu edhe në krahun e majtë të mbrojtjes, iu bashkua Real Madridit në vitin 2021 nga Rennes, pasi ishte afirmuar si një nga talentet më premtues të futbollit evropian.

Nën drejtimin e Carlo Ancelottit, ai kishte një rol të rëndësishëm në skuadër, por pas ardhjes së Alonsos nga Bayer Leverkusen, nuk ka arritur të fitojë vendin e tij në formacionin bazë.

Kjo situatë ka zgjuar interesimin e disa klubeve të mëdha nga Liga Premier, që janë të gatshme të përfitojnë nëse Real Madrid vendos ta shesë mesfushorin e përfaqësueses së Francës.

Manchester United, që është në kërkim të përforcimeve në mesfushë, është përmendur si një nga klubet e interesuara, ashtu si edhe rivalët e qytetit, Manchester City.

Por dy gjigantët nga “Etihad” dhe “Old Trafford” nuk janë të vetmit. Newcastle United po ashtu raportohet se po ndjek me vëmendje situatën e Camavingas, me një sy drejt një transferimi të mundshëm.

Lajmi është konfirmuar edhe nga ish-skauti i United dhe Sunderland, Mick Brown, i cili thekson se "Laraskat" janë në garë për shërbimet e tij.

Megjithatë, çdo klub i interesuar duhet të jetë gati të shpenzojë shumë, pasi Camavinga vlerësohet rreth 70 milionë paund.

Ai është i lidhur me kontratë me Real Madridin deri në vitin 2029, dhe me klubin spanjoll që nuk ka asnjë detyrim për ta shitur, çdo negociatë do të kërkojë një ofertë shumë të lartë për ta bindur “Los Blancos” të hapin bisedimet./Telegrafi/

Zyrtare: Andre Onana largohet nga Man Utd, huazohet te skuadra turke

11 September 2025 at 22:56


Portieri i Manchester Unitedit Andre Onana i është bashkuar skuadrës ture Trabzonspor në formë huazimi për sezonin 2025/26.

29-vjeçari ka dëshpëruar keq që prej kalimit te Unitedi nga Interi, kurse këto javët e fundit e humbi edhe vendin titullar te “Djajtë e Kuq”.

Unitedi përmes një komunikate zyrtare ka konfirmuar largimin e portierit kamerunas.

“Portieri i Manchester Unitedit Andre Onana i është bashkuar Trabzonspor në formë huazimi për sezonin 2025/26”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.


🧤 @AndreyOnana has completed a loan move to Turkish side Trabzonspor.

Best of luck for the remainder of 2025/26, Andre!
— Manchester United (@ManUtd) September 11, 2025


Kujtojmë, Onana zhvilloi 102 paraqitje për Unitedin që kur iu bashkua nga gjiganti italian Inter në korrikun e vitit 2023.

Në vitin e parë, Onana ishte pjesë e suksesit të Unitedit që e fitoi FA Cup, me një triumf 2:1 ndaj Manchester Cityt në “Wembley Stadium”./Telegrafi/

Man.United prezanton Benjamin Seskon, 22-vjeçari slloven firmos për 5 vite

By: armand
9 August 2025 at 12:37

Manchester United ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e sulmuesit Benjamin Sesko nga RB Leipzig. Pas Mattheus Cunha dhe Bryan Mbeuema, United ka transferuar edhe Seskon, me njoftimin që ka ardhur zyrtarisht në kanalet e komunikimit. Transferimi i Seskos ka kushtuar 85 milionë euro. “Manchester United ka kënaqësinë të konfirmojë se Benjamin Sesko i është bashkuar klubit. Slloveni ka […]

The post Man.United prezanton Benjamin Seskon, 22-vjeçari slloven firmos për 5 vite appeared first on BoldNews.al.

Manchester United transferon Seskon, 85 milionë euro shkojnë në arkat e Leipzig

By: armand
7 August 2025 at 16:41

Manchester United ka bërë një goditje të madhe që do të përfocojë repartin ofensiv. Bëhet fjalë për sllovenin Benjamin Sesko, i cili kërkohej nga shumë klube të Europës por ka zgjedhur “Djajtë”. Sulmuesi 22-vjeçar i Leipzig ka arritur marrëveshje me Manchester United për të firmosur kontratë deri në vitin 2030. Ndërsa skuadra gjermane do të […]

The post Manchester United transferon Seskon, 85 milionë euro shkojnë në arkat e Leipzig appeared first on BoldNews.al.

❌
❌