Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 11 February 2026Main stream

Yjet në shitje, Leipzig ka nevojë për 200 milionë euro

11 February 2026 at 12:35


Verën e kaluar, Leipzig u detyrua të lëshonte disa nga lojtarët e tij kryesorë.

Falë shitjes së futbollistëve si Benjamin Sesko, Xavi Simons, Mohamed Simakan dhe Ilaix Moriba, klubi arkëtoi rreth 200 milionë euro, duke arritur të stabilizojë bilancin e tij financiar.

Për të ardhmen, stabiliteti ekonomik i klubit varet nga kualifikimi për edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.

Aktualisht, zënë vendin e katërt në tabelë, por pozita e tyre kërcënohet nga Stuttgart, i cili ka po aq pikë (39), dhe Bayer Leverkusen, vetëm tre pikë prapa.

Nëse nuk arrin këtë objektiv, drejtuesit do të jenë të detyruar sërish të shesin lojtarë.

Sipas Sport Bild, pa të ardhurat që siguron pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve, klubi duhet të gjenerojë të paktën 100 milionë euro, ndërsa idealja do të ishte të arrinte përsëri 200 milionë euro.

Në këtë skenar, katër lojtarë kanë më shumë gjasa të largohen: Castello Lukeba (23 vjeç), mbrojtës me një klauzolë prej 80 milionë eurosh, Yan Diomande (19), sulmues i cili ka tërhequr vëmendjen e Liverpool, Paris Saint-Germain, Real Madrid, Arsenal, Manchester United dhe Bayern Munchen, David Raum (27), mbrojtës i majtë me një vlerësim prej 40 milionë eurosh dhe Antonio Nusa (20), sulmues i cili mund të ndryshojë ambient për një shumë shumë të lartë. /Telegrafi/

Before yesterdayMain stream

Sesko reagon pasi shënoi dy gola me Unitedin

8 January 2026 at 10:39


Benjamin Sesko këmbënguli se thjesht po bënte “punën e tij” pasi realizoi dy gola kundër Burnley, por nuk e fshehu zhgënjimin pas barazimit të Manchester United në Turf Moor, në ndeshjen e parë të Darren Fletcher si trajner i përkohshëm.

Sulmuesi slloven zhvilloi paraqitjen e tij më të mirë me fanellën e United, duke i dhënë fund një serie prej nëntë ndeshjesh pa gol.

Dopieta e tij i siguroi epërsinë mysafirëve, por gabimet në mbrojtje bënë që Burnley të rikthehej dhe të shpëtonte një pikë në minutat e fundit.

Pas përfundimit të takimit, Sesko u shfaq i përmbajtur pavarësisht rolit vendimtar.

“Është puna ime. Duhet të vazhdojmë përpara nga kjo ndeshje", tha Sesko.

Ai theksoi se ekipi po përpiqet të krijojë raste dhe të gjejë vazhdimësi.

“Është gjithmonë e rëndësishme të krijosh mundësi shënimi. Thjesht duhet të vazhdojmë të shtyjmë përpara. Është e vështirë për ne – po luftonim dhe po jepnim maksimumin. Po përpiqeshim të shënonim, por për fat të keq pësuam edhe golin e dytë", deklaroi sulmuesi slloven. /Telegrafi/

Ruben Amorim jep lajmin e keq për Benjamin Seskon

21 November 2025 at 16:22


Ruben Amorim ka konfirmuar se sulmuesi i Manchester United, Benjamin Sesko, do të mungojë për disa javë pasi u lëndua në ndeshjen ndaj Tottenhamit para pauzës së kombëtareve.

Trajneri portugez tha në konferencë se lojtari do të mungojë për disa javë, ndërsa klubi anglez duhet të jetë më i kujdesshëm.

“Do të qëndrojë disa javë jashtë. Nuk e di saktë sa, por nuk është shumë serioze. Duhet të jemi të kujdesshëm me të”.

“Po ndihet më mirë, kështu që presim që pas disa javësh të kthehet”.

Ai theksoi gjithashtu se rikthimi i sulmuesit pritet të përkojë me momentin kur Amad dhe Bryan Mbeumo do t’i bashkohen kampit të Kupës së Kombeve të Afrikës.

Benjamin Sesko

“Nuk dua të flas me siguri të plotë, por kur ata të nisen për grumbullim, pres që Ben të jetë kthyer.”

Nga afatet e përmendura, kuptohet se Sesko mund të mungojë rreth një muaj, duke e lënë Unitedin të varfër me opsione të pastra në qendër të sulmit përkohësisht.

Ndërkohë, gjiganti anglez po konsideron të hyjë në garë në afatin e verës për t’u përforcuar në repartin ofansiv./Telegrafi/

Nga Osimhen te Kvaratskhelia e Szoboszlai: Yjet e mëdhenj që dështuan të kualifikohen në Botëror

19 November 2025 at 23:50


Ne jemi tashmë më pak se shtatë muaj larg finales së Kupës së Botës 2026 në SHBA, Kanada dhe Meksikë, me shortin e fazës së grupeve që do të mbahet më 5 dhjetor në Ëashington DC.

42 kombëtare janë kualifikuar, ndërsa katër ekipe nga “play-off”-et e UEFA-s dhe dy fitues ndërkontinentalë do ta plotësojnë listën në mars.

Ky turne pritet të jetë i fundit për Lionel Messin, ndërsa Lamine Yamal, Vinicius Jr, Ousmane Dembele dhe Kylian Mbappe do të synojnë të spikasin. Cristiano Ronaldo pritet të bëhet lojtari i dytë në histori, pas Messit, që merr pjesë në gjashtë Kupa Bote.

Këta janë disa nga yjet që nuk do të marrin pjesë në Kupën e Botës 2026:

Dominik Szoboszlai (Hungari)

Pavarësisht pesë kontributeve në gola në gjashtë ndeshje, Hungaria dështoi për shkak të pakujdesisë dhe nuk arriti të rikthehej në Botëror pas 44 vitesh.

Pierre-Emerick Aubameyang (Gabon)

Njëri nga sulmuesit më të mirë që nuk ka luajtur kurrë në Botëror, do të pensionohet pa e përjetuar këtë garë. Ai shënoi shtatë gola, përfshirë katër ndaj Gambisë, por Gaboni u ndal në “play-off”.

Victor Osimhen (Nigeri)

Nigeria do të mungojë për herë të dytë radhazi pasi u eliminua nga DR Kongo në penallti, pavarësisht se ishte favorite pas fitores ndaj Gabonit.

Alexis Sanchez (Kili)

Kili përfundoi në vendin e fundit në kualifikimet e CONMEBOL me vetëm 11 pikë. Sanchez u pengua nga lëndimet dhe u la jashtë skuadrës pas ardhjes së trajnerit të ri.

Benjamin Sesko (Slloveni)

Sllovenia, pa cilësi në repartet e tjera dhe me mungesë shërbimi për Seskon, nuk arriti të thyejë mungesën e gjatë që nga 2010-ta.

Keylor Navas (Kosta Rika)

Megjithëse pësoi vetëm gjashtë gola në gjashtë ndeshje, mungesa e golave në sulm bëri që Kosta Rika të fitonte vetëm një ndeshje dhe të përfundonte e treta pas Hondurasit dhe Haitit.

Serhou Guirassy (Guinea)

Guinea shpresonte që forma e tij e shkëlqyer në klub të vazhdonte, por ai shënoi vetëm një gol, teksa ekipi u rendit i katërti pas Algjerisë, Ugandës dhe Mozambikut./Telegrafi/

Federata e Futbollit të Sllovenisë konfirmon se mungesën e Benjamin Seskos ndaj Kosovës

13 November 2025 at 13:59


Benjamin Sesko do të humbasë ndeshjet e ardhshme ndërkombëtare të Sllovenisë, pasi lojtari po përballet me dëmtimin e gjurit, duke i dhënë fund tensioneve midis Manchester United dhe ekipit kombëtar.

Federata e Futbollit të Sllovenisë konfirmoi se ka marrë të gjitha raportet mjekësore nga klubi për Seskon dhe ka konfirmuar se ai nuk do t’i bashkohet kombëtares për dy ndeshjet e ardhshme kualifikuese, ndaj Kosovës dhe Suedisë.

“Ekipi mjekësor i ekipit kombëtar slloven të futbollit mori dokumentacionin e plotë mjekësor nga Manchester United në lidhje me gjendjen shëndetësore të Benjamin Sesko pas lëndimit të tij të shtunën, duke përfshirë pamjen klinike aktuale dhe ekzaminimet e kryera”, ka thënë fillimisht një zëdhënës.

“Fatkeqësisht, dëmtimi aktualisht nuk e lejon procesin e stërvitjes”.

“Në ditët në vijim, në klub janë planifikuar ekzaminime shtesë dhe fillimi i trajtimit, kështu që Benjamin për fat të keq nuk do të jetë në gjendje të marrë pjesë në këtë aksion të ekipit kombëtar”.

“I urojmë Benjaminit shërim të shpejtë dhe rikthim në fushën e futbollit sa më shpejt të jetë e mundur”, mbyllet njoftimi. /Telegrafi/

Zbulohet sa kohë do të mungojë Sesko pas lëndimit që do ia pamundësojë të luajë ndaj Kosovës

13 November 2025 at 12:28


Sulmuesi i Manchester United, Benjamin Sesko, pritet të mungojë për disa javë pas një dëmtimi në gju.

Sulmuesi slloven ka hasur vështirësi për t’u përshtatur te United që prej transferimit të tij verën e kaluar nga RB Leipzig për 86 milionë euro.

Fillimi i vështirë i tij me klubin u përkeqësua më tej pasi u detyrua të largohej nga fusha për shkak dëmtimi gjatë barazimit 2-2 me Tottenhamin, përpara pauzës ndërkombëtare.

Sesko u fut në lojë për të zëvendësuar Noussair Mazraoui, por pas një dëmtimi në minutën e 85-të, u detyrua të dalë dhe shkoi menjëherë drejt tunelit.

Benjamin Sesko

Sipas një raporti të The Times, lojtari pritet të qëndrojë jashtë fushave “për disa javë”, çka do ta bëjë të humbasë disa ndeshje të rëndësishme pas rikthimit nga pushimi ndërkombëtar.

Pas rikthimit në qendrën stërvitore Carrington, Manchester United do të ketë një periudhë të ngarkuar me ndeshje, duke pritur Evertonin, më pas udhëton te Crystal Palace, pret West Hamin dhe përballet në transfertë me Wolvesin.

Pavarësisht formës së luhatshme të tij, mungesa e Seskos është një goditje e madhe për trajnerin Ruben Amorim, i cili ka në dispozicion vetëm Joshua Zirkzeen si sulmues të mirëfilltë./Telegrafi/

"Shpresoj që ai të kthehet shpejt, por ne që do të jemi në fushë, do ta japin maksimumin" - Sporar flet për ndeshjen me Kosovën

10 November 2025 at 19:34


Sulmuesi i Sllovenisë, Benjamin Sesko, nuk arriti të bashkohet me kampin stërvitor të ekipit kombëtar pranë Kranjit për ndeshjet vendimtare kundër Kosovës dhe Suedisë, për shkak të një dëmtimi në gju që pësoi gjatë barazimit të Manchester United me Tottenhamin.

Lajmi u konfirmua nga sulmuesi tjetër i skuadrës, Andraz Sporar, i cili shpreh shqetësimin dhe shpresën që dëmtimi i Seskos të mos jetë serioz.

“Sa i përket Benit, nuk kemi informacione të detajuara për gjendjen e tij. Shpresoj që të mos jetë asgjë serioze, sepse kemi vërtet nevojë për të për këto dy ndeshje të rëndësishme”, deklaroi Sporar.

telegrafi.com

Ai shtoi se mungesa e Seskos padyshim do të ndihet në fushë, por theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe përkushtimit të ekipit.

“Sigurisht që do të na mungojë, pasi është një futbollist i jashtëzakonshëm dhe një nga lojtarët kryesorë të skuadrës. Por futbolli është sport ekipor dhe ne, që do të jemi në fushë, duhet të japim maksimumin për të përmbushur detyrën tonë dhe për të mbuluar mungesën e tij”.

Sulmuesi i Slovan Bratislavës gjithashtu theksoi se shpreson që Sesko të rikuperohet shpejt dhe të jetë gati për sfidat e ardhshme me ekipin kombëtar, duke nënvizuar se mirëqenia e lojtarëve është prioritet, si për ekipin kombëtar ashtu edhe për karrierën e tyre afatgjatë.

telegrafi.com

Dardanët do të përballen me Slloveninë më 15 nëntor në Lubjanë, derisa tre ditë më vonë presin Zvicrën në Fadil Vokrri. /Telegrafi/

“Pres respekt maksimal, nuk kemi marrë asnjë informacion për Seskon nga Man Utd”- përzgjedhësi slloven Kek flet për sulmuesin

10 November 2025 at 18:30


Përzgjedhësi i Kombëtares së Sllovenisë, Matjaz Kek, ka shprehur hapur pakënaqësinë e tij me mënyrën e komunikimit nga Manchester United, pas lëndimit të sulmuesit Benjamin Sesko.

Ai tha se pret “respekt maksimal” nga klubi anglez, pasi stafi i kombëtares nuk është njoftuar zyrtarisht për natyrën e dëmtimit të lojtarit.

Sesko do të mungojë në ndeshjet vendimtare të Sllovenisë në kualifikimet për Kupën e Botës 2026, kundër Kosovës dhe Suedisë, për shkak të një dëmtimi në gju që e pësoi gjatë barazimit 2:2 të Unitedit ndaj Tottenhamit të shtunën.

Sulmuesi 21-vjeçar, që këtë verë iu bashkua Man Unitedit për 84 milionë euro, hyri në lojë në minutën e 58-të, por u detyrua të largohej nga fusha pas vetëm 30 minutash, duke çaluar pas një ndërhyrjeje me Micky van de Ven. Ndërsa pritet që klubi të publikojë raportin mjekësor të hënën, Kek ka shprehur zhgënjimin e tij për mungesën e transparencës.

“Me gjithë respektin për një klub të madh si Manchester United, ne nuk kemi marrë asgjë zyrtarisht – asnjë raport, asnjë dokument".

“Sigurisht që do të donim t’i kishim ato informacione. Duam që edhe ekipi ynë mjekësor ta vlerësojë rastin, sepse mjeku ynë është ekspert në këtë fushë. Jam në kontakt me Benin, por zyrtarisht nuk dimë asgjë”, deklaroi Kek.

Përzgjedhësi slloven shtoi se nuk do të rrezikonte kurrë shëndetin e një lojtari, por theksoi se kombëtarja duhet të trajtohet me respekt në çdo rast.

“E vetmja gjë që më intereson është mirëqenia e lojtarit. Megjithatë, ekipi kombëtar është diçka shumë e veçantë dhe pres respekt maksimal nga të gjithë. Sllovenia e meriton këtë, edhe nëse përballë kemi një fuqi të madhe si Anglia apo një klub si Manchester United”.

“Në fund të fundit, ka kaluar shumë kohë që kur Anglia e mundi Slloveninë, dhe kjo në vetvete thotë diçka për ne”, përfundoi Kek.

Dardanët do të përballen me Slloveninë më 15 nëntor në Lubjanë, derisa tre ditë më vonë presin Zvicrën në Fadil Vokrri. /Telegrafi/

Lajm i shkëlqyer për Kosovën, Benjamin Sesko i mungon Sllovenisë

10 November 2025 at 18:08


Benjamin Sesko është detyruar të tërhiqet nga grumbullimi i kombëtares së Sllovenisë pas një lëndimi në gjurin e majtë që pësoi në ndeshjen ndaj Tottenham Hotspur të shtunën.

Sulmuesi do të qëndrojë në qendrën stërvitore të United, në Carrington, ku do të vazhdojë vlerësimet nga stafi mjekësor i klubit.

Megjithatë, raportohet se lëndimi nuk është serioz. Sipas “Manchester Evening News”, shkalla e problemit do të kuptohet plotësisht përpara ndeshjes së radhës ndaj Evertonit më 24 nëntor, pasi të përfundojnë testet shtesë.

Sesko u detyrua të largohej nga fusha në minutat e fundit të barazimit 2-2 ndaj Tottenhamit, në ndeshjen e tij të 11-të në Ligën Premier që nga transferimi nga RB Leipzig këtë verë për 76.5 milionë euro.

Mungesa e tij është një goditje e rëndë për përfaqësuesen e Sllovenisë, e cila shpreson të sigurojë një vend në “play-off” për Kupën e Botës 2026, në ndeshjet vendimtare të grupit ndaj Kosovës dhe Suedisë.


Manchester United forward Benjamin Sesko has withdrawn from the Slovenia squad after sustaining an injury to his left knee against Tottenham Hotspur.

Sesko, who limped off in the 2-2 draw, is not thought to have suffered a major injury.

📝@mjcritchley

🔗… pic.twitter.com/3ndOy0lP0B
— The Athletic | Football (@TheAthleticFC) November 10, 2025


“Na duhet Ben që të jemi një skuadër më e mirë,” deklaroi trajneri i United, Ruben Amorim, pas ndeshjes me Tottenhamin. “Ai ndjeu një problem në gju, kështu që duhet të shohim se çfarë është saktësisht”.

Një lëndim i rëndë i Seskos do të ishte goditje e madhe për Amorimin, i cili do të humbasë edhe dy sulmues të tjerë – Amad Diallon (Bregu i Fildishtë) dhe Bryan Mbeumon (Kamerun) – për shkak të Kupës së Kombeve të Afrikës që zhvillohet nga 21 dhjetori deri më 18 janar. Turneu përkon me gjashtë ndeshje të Ligës Premier dhe raundin e tretë të FA Cup.

Që nga transferimi i tij veror, Benjamin Sesko ka luajtur 12 ndeshje për Manchester United, duke shënuar dy gola dhe dhënë një asistim./Telegrafi/

Shqetësime te Man Utd dhe Sllovenia për gjendjen e Benjamin Seskos

9 November 2025 at 18:37


Sllovenia, kundërshtares e ardhshme të Kosovës në kualifikimet për Kampionatin Botëror 2026, si dhe Manchester Unitedit, janë të shqetësuar me gjendjen e sulmuesit Benjamin Sesko.

Sesko të dielën iu nënshtrua kontrollimeve më të detajuara mjekësore për të përcaktuar shkallën e lëndimit që e pësoi të shtunën në barazimin dramatik 2-2 ndaj Tottenhamit në udhëtim.

Sulmuesi slloven u inkuadrua në pjesën e dytë, por u detyrua të largohej nga loja pesë minuta para përfundimit të ndeshjes, pasi ndjeu dhimbje pas një rasti të mirë për shënim.

“Më së shumti shqetësohem për Benjamin Seskon. Është e qartë se lëndimi është në gju. Në raste të tilla është e vështirë të thuhet se sa serioz është. Ne jemi ekip më i mirë me Benjaminin dhe na duhet shumë. Nuk e di për sa kohë mund të mungojë, sepse lëndimet e gjurit janë të paparashikueshme”, ka deklaruar pas ndeshjes trajneri i “Djajve të Kuq”, Ruben Amorim.

Sllovenia e pret Kosovën të shtunën e ardhshme, në një ndeshje vendimtare për kualifikim. Kosovës i mjafton një barazim në udhëtim për të siguruar vendin e dytë, që dërgon në play-off për Botërorin 2026. /Telegrafi/

Lajm i mirë për Kosovën, Sesko lëshon fushën i lënduar dhe mund t’i mungojë Sllovenisë

8 November 2025 at 15:53


Ylli kryesor i Kombëtares së Sllovenisë, Benjamin Sesko ka lëshuar fushën i lënduar në ndeshjen e fundit të Manchester United.

Manchester United ka barazuar 2-2 ndaj Tottenhamit në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të në Ligën Premier.

Megjithatë, ky barazim mund të jetë pozitiv për Kombëtaren e Kosovës në ndeshjen e ardhshme kualifikuese ndaj Sllovenisë.

E gjithë kjo për faktin se ylli kryesor i sllovenëve, Sesko, ka pësuar një lëndim i cili e ka detyruar të largohet nga fusha në minutën e 87-të edhe pse u inkuadrua në lojë vetëm në minutën e 58-të.

Benjamin Sesko is forced off through injury, leaving United to finish the game with 10 men.
— Manchester United (@ManUtd) November 8, 2025

Ndeshja mes Kosovës dhe Sllovenisë është paraparë të zhvillohet më datë 15 nëntor në “Stadion Stožice” në Lubjanë.

Momentalisht nuk ka ende ndonjë lajm se sa pritet të mungojë Sesko, por mundësitë janë të vogla që të jetë i gatshëm kundër Dardanëve. /Telegrafi/

Bro, I need a tiger as my striker. Get me Osimhen, not this unenthusiastic Sesko. pic.twitter.com/xiSccomHnj
— 39 (@39billion) November 8, 2025



Trajneri i Sllovenisë publikon listën për ndeshjet ndaj Kosovës dhe Suedisë

4 November 2025 at 11:48


Përzgjedhësi i Kombëtares së Sllovenisë, Matjaz Kek, ka publikuar sot (e martë) listën me 25 lojtarët e ftuar për ndeshjet e fundit kualifikuese për Kupën e Botës 2026.

Sllovenia ndeshjen e parë të muajit nëntor e luan më 15 nëntor në shtëpi ndaj Kombëtares së Kosovës në Lubjanë, ndërsa më 18 nëntor udhëton në Solna për takimin ndaj Suedisë.

Ekipit të Kek i nevojitet fitorja ndaj Dardanëve për të shpresuar në vendin e dytë që i dërgon në play-off dhe trajneri i tyre ka ftuar të gjithë lojtarët më të mirë dhe më në formë.

Në listën e Kek nuk kanë si të mungojnë emrat e yjeve të ekipit si sulmuesi Benjamin Sesko, portieri Jan Oblak dhe mbrojtësi Jaka Bijol.

Ndryshe, dy ndeshje para fundit të kualifikimeve, Zvicra udhëheq grupin me 10 pikë, Kosova renditet e dyta me shtatë pikë, Sllovenia e treta me tri pikë dhe Suedia e fundit me vetëm një pikë.

Më poshtë keni listën me 25 lojtarët e ftuar për ndeshjet ndaj Kosovës dhe Suedisë. /Telegrafi/

📋🇸🇮 Znan je seznam vabljenih igralcev za tekmi s Kosovom 🇽🇰 in Švedsko 🇸🇪#SrceBije 🇸🇮 | #WCQ pic.twitter.com/GtRMzNtyon
— NZS | FA Slovenia (@nzs_si) November 4, 2025

Ylli i ri i Unitedit: Të veshësh këtë fanellë është ëndrra e çdo lojtari

24 October 2025 at 18:03


Sulmuesi i Manchester United, Benjamin Sesko, ka treguar arsyet që e shtynë të bashkohej me klubin anglez verën e kaluar, duke e përshkruar këtë hap si “një moment personal historik” në karrierën e tij.

Slloveni kaloi në verë nga Leipzigu te Unitedi pavarësisht që kërkohej edhe nga Arsenali.

“Pse zgjodha United? Nuk është vetëm ëndrra ime, por e shumë futbollistëve. Është diçka që dëshiron ta arrish në karrierë”.

“Kur dëgjova që mund të transferohesha këtu, që mund të ndihmoja në rikthimin e klubit, ndjeva një zjarr të brendshëm... ishte diçka që gjithmonë e kam dashur”, deklaroi ai.

Sipas 22-vjeçarit, kalimi në “Old Trafford” ka ndryshuar gjithçka për të.

“Bota jote ndryshon kur vjen këtu – dhe mua më pëlqen kjo ndjesi. Sigurisht që ka presion, por presioni është privilegj. Është diçka që të motivon, të shtyn për më shumë”.

Sesko, i cili iu bashkua Manchester Unitedit nga RB Leipzig gjatë verës së vitit 2024, është konsideruar si një nga talentet më premtues të brezit të ri në Ligën Premier.

Përndryshe, Sesko ka realizuar aktualisht dy gola në Ligën Premier pas tetë xhirove të zhvilluara./Telegrafi/

Kosovë - Slloveni: Forma, vlera dhe lojtari kryesor i ekipeve kombëtare

10 October 2025 at 13:36


Kombëtarja e Kosovës do të luajë sot (e premte) ndaj Sllovenisë në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës 2026.

Dardanët janë nikoqir të sllovenëve në ndeshjen e tretë të Grupit B, e cila pritet të zhvillohet në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë me fillim nga ora 20:45.

Ekipi i Franco Fodas vjen në këtë përballje nga një fitore e madhe ndaj Suedisë dhe synon tri pikët e radhës për të vazhduar ëndrrën e kualifikimit.

Megjithatë, edhe forma e përgjithshme e Kosovës ka qenë pozitive, pasi përveç humbjes nga Zvicra, në pesë ndeshjet e fundit ka edhe tri fitore tjera ndaj Komoreve, Armenisë dhe Islandës.

Përveç saj, forma e Dardanëve në 10 ndeshje gjithashtu është shumë pozitive me tetë fitore dhe dy humbje.

Në anën tjetër, ekipi i Matjaz Kek vjen nga një humbje e rëndë nga Zvicra dhe do të tentoj këndelljen me një rezultat pozitiv.

Përveç humbjes nga Zvicra, edhe sllovenët janë në një formë të mirë, pasi kanë tri fitore dhe një barazim nga katër ndeshje tjera, teksa në 10 ndeshjet e fundit kanë katër fitore, tri barazime dhe tri humbje.

Për nga vlera e skuadrave, ekipi i Dardanëve ka një vlerë prej 108 milionë eurosh, teksa ai i Sllovenisë ka një vlerë më të lartë, 162.7 milionë euro.

Diferenca mes dy kombëtareve bëhet vetëm shkaku i një lojtari dhe jo se dallimi është i madh mes lojtarëve tjerë të të dyja ekipeve kombëtare.

Lojtari më i vlefshëm i Kosovës është ylli i Juventusit, Edon Zhegrova, i cili vlerësohet 25 milionë euro, teksa pas tij vijnë Albian Hajdari me 12 milionë euro, Leon Avdullahu me 10 milionë euro, Fisnik Asllani me tetë milionë euro, po aq sa vlen edhe Albion Rrahmani.

Te Sllovenia, lojtari më i vlefshëm është sulmuesi i Manchester Unitedit, Benjamin Sesko me vlerë 70 milionë euro, teksa pas tij vijnë Jan Oblak me vlerë 20 milionë euro, Jaka Bijol me 18 milionë euro, Sandi Lovrit me 8.5 milionë euro dhe Timi Max Elsnik me vlerë 8 milionë euro. /Telegrafi/



Dalin statistikat e Benjamin Seskos kundër skuadrës nga liga e katërt angleze dhe duken skandaloze

27 August 2025 at 23:59

Statistikat nga debutimi i Benjamin Seskos si lojtar i Manchester United kanë dalë në dritë, pas një performance të dobët të ekipit në Carabao Cup kundër Grimsby Town.

“Djajtë e Kuq” u përballën të mërkurën në mbrëmje me skuadrën e Ligës së Dytë dhe pësuan një tronditje të madhe, duke qenë në disavantazh që në pjesën e parë nga golat e Charles Vernam dhe Tyrell Warren.

Në minutën e 75-të, Bryan Mbeumo ngushtoi rezultatin, ndërsa kapiteni Harry Maguire barazoi në minutën e 88-të me një goditje me kokë pas një këndi, duke e çuar takimin në penallti.

Pavarësisht rikthimit dramatik, ishte një mbrëmje për t’u harruar për Seskon, i cili u transferua këtë verë nga RB Leipzig për 70 milionë euro plus bonuse.

22-vjeçari slloven, i aktivizuar për herë të parë si titullar nga trajneri Ruben Amorim, pati një paraqitje të zbehtë:

Përqindja e pasimeve të sakta: 63.6 për qind;

Numri i pasimeve: 11 (vetëm 7 të sakta);

Humbje të posedimit: 10 herë;

Tentativa drejt portës: 2 goditje në kuadrat, ndërsa 3 u bllokuan nga mbrojtësit.

Megjithatë, pas dy paraqitjeve nga stoli dhe një debutimi të dobët si titullar, Sesko ende nuk ka arritur të tregojë vlerën e tij në Old Trafford.

Manchester United do të ketë mundësinë të reagojë këtë fundjavë, kur do të përballet me Burnleyn në Ligën Premier, të shtunën pasdite në Old Trafford. /Telegrafi/

Benjamin Sesko vs Grimsby:

90 Minutes
0 Goals/Assists
0 Key Passes
2/12 Aerial Duels Won
9 Possessions Lost
Took 10th Penalty

SIMON SESKO DO CARDIO FOR 90 MINUTES 🙏🙏🙏 pic.twitter.com/5kUTm9qOvv

— Hater Central (@TheHateCentral) August 27, 2025

The post Dalin statistikat e Benjamin Seskos kundër skuadrës nga liga e katërt angleze dhe duken skandaloze appeared first on Telegrafi.

Zyrtare/ Leipzig prezanton zëvendësuesin e Benjamin Seskos

By: armand
15 August 2025 at 21:53

Leipzig mbushi arkat e klubit falë shitjes së Benjamin Seskos tek Manchester United pak ditë më parë. Tashmë, klubi gjerman ka përforcuar qendrën e sulmit me zëvendësuesin e yllit slloven. Romulo është transferimi më i ri i Leipzig në merkaton e verës. Lajmin e ka bërë të ditur vetë skuadra gjermane nëpërmjet një postimi ku […]

The post Zyrtare/ Leipzig prezanton zëvendësuesin e Benjamin Seskos appeared first on BoldNews.al.

Këto janë transferimet më të shtrenjta që tronditën botën e futbollit këtë verë

15 August 2025 at 14:17

Afati kalimtar i verës filloi më 16 qershor dhe klubet evropiane do të kenë kohë deri më 1 shtator për të siguruar përforcimet e tyre ose për të hequr qafe lojtarët tek të cilët nuk llogarisin më. 

Shumë klube kanë pasur sukses në qëllimet e tyre deri më tani, dhe më poshtë ju sjellim pesë transferimet më të shtrenjta dhe më të profilit të lartë në afatin kalimtar deri më tani. 

Klubet angleze shpenzuan më shumë, dhe dy nënshkrimet më të shtrenjta të sezonit, të paktën për momentin, u siguruan nga Liverpool. 

 “Të Kuqtë” paguan një shumë marramendëse prej 125 milionë eurosh për nënshkrimin më të shtrenjtë të verës, Florian Wirtz.  

From Leverkusen to Liverpool 🌍 pic.twitter.com/ZGwv3cJysi

— Liverpool FC (@LFC) June 20, 2025

Futbollisti fantastik gjerman mbërriti në Liverpool nga Bayer Leverkusen, dhe transferimi i tij përfaqëson gjithashtu një transferim rekord në historinë e Liverpoolit, duke marrë parasysh se transferimi më i madh i klubit deri më sot ishte nënshkrimi prej 85 milionë eurosh i Darwin Nunez nga Benfica. 

Lojtari i dytë më i shtrenjtë në listë është Hugo Ekitike, i cili mbërriti nga Eintracht Frankfurt, gjithashtu te Liverpool. Transferimi me bonuse vlen 95 milionë euro, dhe lojtari i ri ofensiv nënshkroi një kontratë gjashtëvjeçare me kampionin anglez. 

🚨🔴 OFFICIAL: Hugo Ekitike joins Liverpool from Eintracht Frankfurt on six year contract.

€80m fixed fee, €10m easy add-ons and €5m difficult add-ons as package for the French striker.

One more for Arne Slot. ⭐ pic.twitter.com/gWl5UxM4DK

— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 23, 2025

As rivali më i madh i Liverpoolit nuk qëndroi duarkryq. Manchester United solli në radhët e tyre sulmuesin e madh slloven Benjamin Sesko për 85 milionë euro, i cili nënshkroi një kontratë me “Djajtë e Kuq” deri në vitin 2030. 

🚨 He’s here! 🚨

Benjamin Sesko is officially a Manchester United player! 🙌

— Manchester United (@ManUtd) August 9, 2025

I katërti në listën e transferimeve më të shtrenjta të verës është nigeriani Victor Osimhen, i cili u transferua nga Napoli te Galatasaray për një shumë rekord prej 75 milionë eurosh, që përfaqëson transferimin më të madh në historinë 120-vjeçare të klubit.   

🚨🟡🔴 Victor Osimhen to Galatasaray, here we go! Club to club documents exchange to start in next 24h after verbal pact.

Galatasaray will pay €40m now, €35m in one year, 10% on future profit and also a goals based bonus.

Victor can’t be sold to any Italian club for 2 years. pic.twitter.com/8sgoBMQKlQ

— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 20, 2025

Transferimi i pestë më i shtrenjtë në këtë afat kalimtar i takon po ashtu Unitedit, të cilët nënshkruan me Bryan Mbuemon nga Brentfordi për një shumë prej 70 milionë eurosh./Telegrafi/

Bryan Mbeumo only wanted Manchester United and remained patient and professional until a £71m agreement was reached.

All clubs aware of his preference from the start leading to rival clubs backing off.🇨🇲https://t.co/cwCMrtJ210

— Ben Jacobs (@JacobsBen) July 21, 2025

The post Këto janë transferimet më të shtrenjta që tronditën botën e futbollit këtë verë appeared first on Telegrafi.

Konfirmohet zyrtarisht numri që ka zgjedhur Sesko te Man United

12 August 2025 at 16:46

Numri i fanellës së Benjamin Seskos te Manchester United është konfirmuar zyrtarisht nga klubi.

“Sesko do të mbajë fanellën me numër 30 për Manchester United”, thuhet në deklaratën e klubit.

Sulmuesi slloven vulosi transferimin e tij në Old Trafford të shtunën, duke u bashkuar nga RB Leipzig me një kontratë që zgjat deri në qershor të vitit 2030.

Sesko është lojtari i katërt i skuadrës së parë që i bashkohet United këtë verë.

Ai u prezantua para tifozëve vendas përpara ndeshjes së Kupës Snapdragon kundër Fiorentinës, pasi Matheus Cunha, Diego Leon dhe Bryan Mbeumo kishin bërë debutimin e tyre më parë. /Telegrafi/

S3SK0 🤩

Customise your 2025/26 @adidasFootball third jersey in our official club font, exclusively available at United Store
🌓🇸🇮

— Manchester United (@ManUtd) August 12, 2025

The post Konfirmohet zyrtarisht numri që ka zgjedhur Sesko te Man United appeared first on Telegrafi.

Premier League dominon merkaton verore: Ja 10 transferimet më të shtrenjta deri tani

By: armand
11 August 2025 at 16:05

Në garën për të përforcuar skuadrat me lojtarët më të mirë, klubet kanë shpenzuar shifra marramendëse, duke vendosur rekorde të reja në tregun e merkatos. Deri tani, ekipet e Premier League janë protagoniste absolute, pasi 8 nga 10 blerjet më të shtrenjta të kësaj vere do të zbarkojnë në kampionatin anglez për sezonin e ardhshëm. […]

The post Premier League dominon merkaton verore: Ja 10 transferimet më të shtrenjta deri tani appeared first on BoldNews.al.

Ruben Amorim zbulon arsyet pse Man Utd e transferoi Seskon

9 August 2025 at 20:12

Trajneri i Manchester United, Ruben Amorim, ka vlerësuar karakterin dhe etikën e punës së sulmuesit të ri, Benjamin Sesko, pas zyrtarizimit të transferimit të tij nga RB Leipzig për shumën prej 74 milionë euro. 

Duke folur pas prezantimit të sulmuesit slloven si numri 9 i ri i skuadrës, Amorim u shpreh se 21-vjeçari ka ‘karakterin e duhur’ për të pasur sukses në Mançester, duke theksuar veçanërisht etikën e lartë të punës, cilësitë fizike dhe teknike që e bëjnë të përshtatshëm për Ligën Premier.

“Ai ka karakteristikat që kishim nevojë. Bazuar në të gjitha informacionet që kemi, duhet ta ndalojmë djalin së punuari, jo anasjelltas, dhe kjo është shumë e rëndësishme”. 

“Është shumë i ri. Është i fortë në duelet ajrore, i shpejtë në hapësira dhe shumë i mirë me topin. Mendoj se ka potencial të madh”. 

“Besoj se do të përmirësohet shumë dhe jam i sigurt se do të ndihet si në shtëpi në klubin tonë. Ka karakterin e duhur për këtë grup. Jemi vërtet të lumtur që e kemi transferuar”, ka thënë Amorim. 

Sesko, që konsiderohet si një nga sulmuesit më premtues në Evropë, do të ketë pak kohë për t’u përshtatur, pasi pritet të debutojë që në hapjen e sezonit ndaj Arsenalit më 17 gusht./Telegrafi/

The post Ruben Amorim zbulon arsyet pse Man Utd e transferoi Seskon appeared first on Telegrafi.

❌
❌