Mesfushori i Liverpoolit, Florian Wirtz, ka pranuar se ndihet i zhgënjyer me startin e tij në “Anfield” dhe se një pjesë të kritikave të drejtuara ndaj tij i ka marrë personalisht, sipas raportimeve të The Athletic.
Lojtari i kombëtares gjermane, i transferuar nga Bayer Leverkusen për një shumë fillestare prej 100 milionë eurosh, ende nuk ka arritur të shënojë gol për “Reds”-at, ndërsa profili i lartë i transferimit ka shtuar presionin mbi të.
Në fillim të sezonit, Wirtz kishte deklaruar se çmimi i lartë i kartonit nuk do ta ndikonte, megjithatë ai vazhdon të përshtatet me ambientin e ri dhe me një skuadër ku ka pasur shumë afrime të reja.
Deri më tani këtë sezon, 21-vjeçari ka regjistruar 21 paraqitje, duke kontribuar me tre asistime: një në Community Shield kundër Crystal Palace dhe dy të tjera në përballjen e Ligës së Kampionëve ndaj Eintracht Frankfurtit.
Megjithatë, ai ende nuk ka shënuar gol në Ligën Premier. /Telegrafi/
Florian Wirtz gjendet sërish në qendër të debatit të tregut europian, pas një zhvillimi të papritur në situatën e tij te Liverpooli.
Futbollisti gjerman, i afruar si ylli i projektit të “Të Kuqve”, nuk ka arritur të ketë ndikimin e pritur në 'Anfield'.
Statistikat e tij pasqyrojnë një realitet shqetësues. Pa asnjë gol dhe me vetëm pesë asistime në Ligën Premier, Ligën e Kampionëve dhe Community Shield, paraqitjet e tij janë shumë më poshtë pritshmërive për një lojtar që pritej të udhëhiqte ekipin.
Kjo situatë ka krijuar dyshime të brendshme te Liverpooli, i cili ka nisur të rishqyrtojë vazhdimësinë e tij vetëm disa muaj pas një investimi historik.
Në këtë kontekst, Real Madridi rishfaqet në skenë, pa e humbur kurrë plotësisht nga radarët mesfushorin ofensiv gjerman.
Sipas Defensa Central, Liverpooli do të ishte i gatshëm të ulë ndjeshëm kërkesat financiare për t’u ndarë nga lojtari.
Nga 150 milionë eurot e investuara fillimisht, klubi anglez tani mund të pranojë një shifër rreth 110 milionë euro, një ulje prej 40 milionësh, e lidhur drejtpërdrejt me paraqitjet zhgënjyese të Wirtz.
Këtu hyn në lojë Real Madridi. Klubi spanjoll e kishte Wirtz në radar përpara transferimit të tij në Angli.
Ndikimi i Xabi Alonsos mund të jetë vendimtar. Nëse trajneri arrin të konsolidohet në detyrë dhe ta mbyllë sezonin me një trofe, pozicioni i tij do të forcohej ndjeshëm.
Në një skenar të tillë, Xabi Alonso do të kërkonte sërish Florian Wirtz, lojtarin që ai e shndërroi në yll gjatë kohës së tyre së bashku te Bayer Leverkusen.
Marrëdhënia mes tyre ishte e shkëlqyer. Alonso arriti ta rikthente Wirtz pas një dëmtimi serioz dhe të nxirrte versionin e tij më të mirë në Bundesligë dhe në arenën europiane./Telegrafi/
Ish-trajneri i Milanit dhe Anglisë, Fabio Capello, e ka kritikuar ashpër vendimin për t’i akorduar Liverpoolit një penallti të vonshme dhe vendimtare në fitoren 1-0 kundër Interit në ‘San Siro’.
Këtë vendim ai e ka quajtur “skandaloz” pas një rishikimi në VAR që u dha penalltinë mysafirëve për atë që italiani e përshkruan si “simulim të qartë”.
“Është një penallti skandaloze, nuk e kuptoj pse duhej të ndërhynte VAR-i kur gjyqtari i pa të gjitha, simulimin e qartë të hedhjes në tokë”, ka thënë fillimisht Capello.
Ndeshja tashmë kishte pasur mjaftueshëm drama të lidhura me VAR-in, pasi një gol i Liverpoolit ishte anuluar më herët për një prekje me dorë.
Megjithatë, “Të Kuqtë” përfituan nga ndërhyrja e VAR, kur Bastoni u gjykua se tërhoqi për fanelle Florian Wirtz.
🇪🇺🏴 EL PENALTI DE BASTONI SOBRE WIRTZ PITADO A 5 MINUTOS DEL FINAL
“Nuk e kuptoj fare VAR-in sonte, iu deshën 3 minuta për të anuluar një gol të qartë me dorë”, vazhdoi tutje Capello.
Në fund, trajneri i pensionuar goditi vendimin “të turpshëm”, i cili e sheh Interin të zbresë në pozitën e pestë në tabelë, një pikë pas rivalëve të Serie A, Atalanta, që u ngjitën në vend të katërt pas fitores mbresëlënëse 2-1 ndaj Chelseat.
“Dhe e thirrën gjyqtarin për një tërheqje fanellash që do të thotë se do të kishim një milion penallti për ndeshje. Krijuan një precedent dhe është e turpshme”, përfundoi ai.
Interi tani duhet të presë mbi një muaj për ndeshjen e radhës në Ligën e Kampionëve, kur do të mirëpresë në ‘San Siro’ gjigantët anglezë në super formë, Arsenalin./Telegrafi/
Mesfushori Florian Wirtz ka folur hapur për periudhën “të vështirë” që po kalon Liverpooli, por ka insistuar se ai personalisht është shumë i lumtur në Anfield, pavarësisht rezultateve zhgënjyese të javëve të fundit.
“Reds” u ndalën sërish të mërkurën mbrëma, këtë herë në barazimin 1:1 ndaj Sunderlandit në “Anfield”, në një ndeshje ku skuadra e Arne Slot ishte me fat të merrte qoftë edhe një pikë pas një paraqitjeje tjetër të zbehet.
Wirtz, i cili shkëlqeu ndaj Sunderlandit pas një performancë inkurajuese gjatë fundjavës, u informua për një episod të pafat pas përfundimit të takimit gjatë intervistës pas ndeshjes, pasi goli iu regjistrua si autogol.
"Nuk ka rëndësi për mua. Barazuam. Ne donim të fitonim. Kjo ka rëndësi sot. Fat i keq", u përgjigj ai pasi u njoftua për situatën.
22-vjeçari ka pasur një fillim të ngadaltë në Merseyside pas transferimit të tij prej 116 milionë funtesh nga Bayer Leverkusen, por ndeshjet e fundit tregojnë se po fillon të gjejë ritmin. Edhe pse fillimi në fanellën e Liverpoolit nuk ishte ideal, Wirtz mbetet optimist dhe i motivuar.
"Para së gjithash, jam pritur shumë mirë nga skuadra. Është një ekip shumë i mirë dhe jam shumë i lumtur që jam këtu”.
"Sigurisht, javët e fundit kanë qenë të vështira për ne si ekip, por jemi në një rrugë të mirë për t’u rikthyer."
"Po bëjmë gjithçka për t’u rikthyer dhe për t’i fituar ndeshjet. Donim fitoren sot. Duam të jemi në krye të tabelës, thjesht duhet të vazhdojmë dhe të punojmë shumë. Shpresoj që gjërat të ndryshojnë”./Telegrafi
Një legjendë e Liverpoolit ka sugjeruar se Florian Wirtz, blerja e verës prej 116 milionë eurosh, mund të largohet nga klubi në formë huazimi në janar.
Shumë pritej nga mesfushori gjerman kur ai iu bashkua klubit për një shumë rekord në Premier League në atë kohë, një shifër që më pas u tejkalua nga transferimi i Alexander Isak.
Dhe në mesin e vështirësive të tij te “Të Kuqtë”, një legjendë e klubit mendon se një largim afatshkurtër për 22-vjeçarin mund të jetë i mundshëm.
Ish-mesfushori i Liverpoolit dhe ish-reprezentuesi gjerman, Didi Hamann, beson se kalimi i pjesës së dytë të sezonit te një klub tjetër mund të ishte i dobishëm për Wirtz.
Ai gjithashtu vuri në dyshim nëse lojtari ka fizikën e duhur për Ligën Premier.
Florian Wirtz
“A mund të largohet Florian Wirtz nga Liverpool në formë huazimi në janar? Po. Me gjithë ndihmën dhe mbrojtjen nga klubi dhe trajneri, nëse sjell dikë për atë shumë parash, atëherë ndoshta ai duhet të jetë ai që e kthen situatën, edhe pse është shumë i ri. Por nuk mendoj, me mënyrën si po luan aktualisht, se është i aftë ta bëjë këtë”.
“Kur e shikoj ndonjëherë, mendoj sikur ka humbur besimin, sepse kjo është Liga Premier. Kur humbet topin, duket sikur ritmi është më i shpejtë, kontakti më fizik, dhe sikur thotë: ‘Nuk jam i sigurt që kjo është për mua’”.
“Shpresoj të jem gabim, por kështu më duket. Dhe ndonjëherë, kur gjërat zgjasin shumë, është shumë e vështirë ta kthesh situatën në favorin tend”, ka deklaruar Hamann./Telegrafi/
Florian Wirtz realizoi një transferim prej 125 milionë eurosh nga Bayer Leverkusen te Liverpool në verën e vitit 2025, por mesfushori gjerman ende po pret golin e tij të parë ose asistimin e parë në Ligën Premier.
Së fundmi, megjithatë, ai ka treguar shenja përparimi, duke regjistruar dy asistime në fitoren 5-1 në Ligën e Kampionëve kundër Frankfurt dhe duke impresionuar në fitoren 1-0 ndaj Real Madrid.
Megjithatë, pritshmëritë mbeten të larta për mesfushorin me tipare sulmuese.
Në një intervistë për Bolzplatz, babai dhe agjenti i Wirtz, Hans Wirtz, mbrojti djalin e tij përballë kritikave në rritje.
“Ne besojmë se Florian do të justifikojë atë çmim. Që nga fillimi, mendimi im ishte: le të presim dhjetë ndeshjet e para të ligës. Ne, dhe Florian gjithashtu, mund të jetojmë me këtë”.
Florian Wirtz
Hans Wirtz pranoi se përshtatja me futbollin anglez ka qenë një sfidë.
“Shpejtësia e jashtëzakonshme, lëvizjet e vazhdueshme përpara-mbrapa, kjo ishte shumë impresive në ndeshjet e para. Distancat dhe ritmi ishin qartë më të mëdha se në Bundesliga”.
“Stili i lojës është gjithashtu shumë i ndryshëm, nuk duket aq i organizuar, por shumë më i fokusuar te tempoja”.
Pavarësisht periudhës së përshtatjes, ai mbetet optimist për të ardhmen e djalit të tij në Angli.
“Florian është integruar mirë me skuadrën dhe shokët e tij të ekipit e njohin plotësisht cilësinë e tij”, përfundoi babai i yllit gjerman./Telegrafi/
Arsene Wenger ka deklaruar se Florian Wirtz ka “shkatërruar” mesfushën kampione të Liverpoolit, ndërsa legjenda e Arsenalit ka fajësuar transferimin prej 116 milionë eurosh për vështirësitë e “Të Kuqve” në këtë sezon.
Ish-trajneri sugjeroi se klubi ka bërë çdo përpjekje për të plotësuar kërkesat e lojtarit gjatë transferimit dhe që prej asaj kohe po vuan pasojat.
Sipas Wenger, problemi filloi me gatishmërinë e Liverpoolit për t’i dhënë Wirtzit rolin e tij të preferuar që ai kishte kërkuar si kusht për t’u transferuar.
Duke folur për beIN SPORTS përpara fitores së Liverpoolit ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve, Wenger dha një vlerësim të ashpër për fillimin e vështirë të sezonit nga skuadra e Arne Slot, duke fajësuar drejtpërdrejt blerjen e re prej 116 milionë eurosh.
Wenger/ Wirtz
“Liverpool është një shembull interesant. Kur Wirtz kishte zgjedhjen mes Bayern Munich dhe Liverpool, ai i tha Liverpoolit: ‘Do vij tek ju vetëm nëse luaj si numri 10. Nuk dua të luaj në krah’. Liverpool, për ta marrë, tha ‘Në rregull’”.
“Ata e nisën me të dhe shkatërruan mesfushën e tyre – që ishte (Ryan) Gravenberch, (Alexis) Mac Allister, (Dominik) Szoboszlai. Për t’i bërë vend Wirtzit, e hoqën Szoboszlain”, ka thënë Wenger.
Pas një serie rezultatesh të dobëta, trajneri Slot mori më në fund vendimin e guximshëm për t’u kthyer te treshja e mesfushës së sezonit të kaluar dhe përmbysja ishte e menjëhershme.
Kundër Aston Villas, Gravenberch shënoi në fitoren 2-0, ndërsa Mac Allister rigjeti formën e tij në një rol më të thellë.
Pak ditë më vonë, në Ligën e Kampionëve, argjentinasi realizoi golin vendimtar ndaj Real Madridit, duke siguruar një fitore 1-0 që ringjalli shpresat në “Anfield”./Telegrafi/
Ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka kritikuar mënyrën se si Liverpooli ka menaxhuar mesfushën e tyre pas nënshkrimit të Florian Wirtz gjatë afatit kalimtar të verës.
“Wirtz pati shansin midis Mynihut dhe Liverpoolit,” tha Wenger për beIN Sports.
“Ai i tha Liverpoolit: ‘Do të vij tek ju nëse luaj me numrin 10, nuk dua të luaj në krah’. Për ta marrë atë, Liverpooli pranoi kërkesën e lojtarit. Dhe kështu, ata shkatërruan mesfushën e tyre, sepse ajo përbëhej nga Gravenberch, Mac Allister dhe Szoboszlai", tha Wenger.
Wenger shtoi se për të integruar Wirtzin në ekip, Liverpooli u detyrua të lë Szoboszlain jashtë, ndërsa në ndeshjet kundër Aston Villas u rikthyen në formacionin e mëparshëm të mesfushës.
“Sonte, ata e rikthyen Wirtzin, por ai do të luajë në krah,” tha Wenger.
Ai gjithashtu theksoi se vendimi i trajnerit për të përdorur Wirtzin në krah është një përpjekje për të mos shqetësuar mesfushën kryesore të ekipit.
“Do të jetë interesante për t’u parë se si kjo do të funksionojë,” përfundoi Wenger, duke lënë të kuptohet se adaptimi i lojtarit mund të ndikojë në performancën e skuadrës.
Kritika e ish-trajnerit francez reflekton shqetësimin se strategjia e Liverpoolit për të inkorporuar një yll të ri mund të ketë komprometuar balancën e mesfushës, një sektor kyç për skuadrën e Arne Slot. /Telegrafi/
Trajneri i Real Madridit, Xabi Alonso, është plot lëvdata për ish-lojtarin e tij, Florian Wirtz, i cili ende nuk e ka rifituar formën e dy sezoneve të tij te Bayer Leverkusen te Liverpooli.
Bayer Leverkusen në sezonin 2023/24, fitoi kurorën e dyfishtë nën udhëheqjen e Alonsos, teksa arriti titullin e Bundesligës pa humbje.
Wirtz shënoi 18 gola dhe dha 20 asistime në të gjitha garat atë sezon dhe u shpall lojtari më i mirë i Bundesligës, teksa ka shënuar 34 gola dhe ka dhënë 35 asistime në dy sezonet e fundit me klubin gjerman.
Këtë verë ai u transferua te Liverpool, i cili pagoi 125 milionë euro kompensim për të. Ai ka dhënë tre asistime në 14 ndeshje për kampionët anglezë, por ende nuk ka shënuar.
Megjithatë, ish-trajneri i tij, Alonso, me të cilin do të përballet sot në Ligën e Kampionëve, e ka lavdëruar Wirtzin.
"Ardhja te Liverpooli është një ndryshim i madh për të dhe i duhet kohë për t'u përshtatur. Ai është një lojtar i veçantë, ka cilësi, karakter dhe është shumë konkurrues”, ka thënë fillimisht Alonso.
“Ndoshta ai është arsyeja pse mora punën te Real Madridi dhe i jam shumë mirënjohës", përfundoi trajneri i Real Madridit përpara ndeshjes së sotme jashtë fushe kundër Liverpoolit në Ligën e Kampionëve.
Alonso e di për çfarë flet, pasi ka kaluar pesë vjet si lojtar te Liverpooli, duke luajtur 210 ndeshje për Reds. /Telegrafi/
Drejtori ekzekutiv i Bayer Leverkusen, Fernando Carro, ka zbuluar se Florian Wirtz do të kishte zgjedhur Real Madridin nëse klubi spanjoll do të kishte paraqitur një ofertë të qartë verën e kaluar.
Liverpool e bleu në verë gjermanin në një marrëveshje prej 150 milionë eurove, por deri më tani nuk e ka treguar kualitetin në Ligën Premier.
Duke folur në emisionin :Doppelpass të Sport1”, Carro tha se Leverkusen kishte prioritet absolut rinovimin e kontratës së Wirtzit dhe ishte i gatshëm të thyente kufijtë financiarë për ta mbajtur atë në klub.
“Familja Wirtz dhe Florian e dinin se zgjatja e kontratës së tij ishte prioriteti ynë kryesor. Gjatë verës ishim shumë të kujdesshëm me pagat, por për Florianin do të kishim bërë përjashtim”.
“Ishim të gatshëm të shkonim deri në fund për ta mbajtur. Për një moment menduam se mund të funksiononte, por në fund, Florian vendosi vetë. Prindërit e tij janë këshilltarët më të afërt dhe mendoj se bënë mirë që respektuan plotësisht dëshirën e tij”.
Sa i përket mundësisë për t’u transferuar në Real Madrid, Carro pranoi se ambicia e Wirtz-it për të fituar Ligën e Kampionëve e bënte klubin madrilen shumë tërheqës.
“Është një lojtar që dëshiron të fitojë Ligën e Kampionëve. Ne menduam se me këtë skuadër mund të shkonim më larg, por ai e pa që, ndonëse fituam Bundesligën, fitimi i Ligës së Kampionëve me Leverkusenin do të ishte shumë më i vështirë”.
Carro gjithashtu theksoi rolin e Xabi Alonsos në këtë histori.
“Florian do të kishte shkuar te Real Madrid po të ishte Xabi ai që do ta kërkonte personalisht. Por Xabi nuk ka aq ndikim në Madrid sa tek ne. Një nga pikat e tij më të forta është puna me departamentin e skautimit për të përcaktuar se cilët lojtarë duhen në ekip. Në Madrid, për transferimet vendos Florentino Perez, jo Xabi Alonso”./Telegrafi/
Ish-ylli i Manchester Unitedit, Dimitar Berbatov e ka mbështetur Florian Wirtzin, i bindur se mesfushori me tipare sulmuese i Liverpoolit do t'i kapërcejë vështirësitë e hershme për të shkëlqyer në Anfield.
Në podkastin Rio Ferdinand Presents, Berbatov tha se Wirtz do të jetë "i pabesueshëm" nëse i jepet koha dhe mbështetja e duhur.
Ai theksoi vizionin, pozicionimin dhe kreativitetin e Wirtz, duke e krahasuar atë me mesfushorin legjendar Luka Modric, duke e quajtur Modric një "përbindësh" dhe duke vënë në dukje ndërtimin dhe stilin e ngjashëm të lojës së Wirtz.
Berbatov theksoi durimin për 22-vjeçarin pavarësisht fillimit të tij të ngadaltë në Ligën Premier.
"E dua atë. Është një lojtar fantastik. Do të jetë i pabesueshëm, më besoni. Shpresoj se do të jetë i duruar dhe do të ketë njerëz të mirë përreth tij. Ju garantoj se do të ketë sukses”, ka thënë Berbatov.
‘He will be unbelievable, trust me’ Berbatov on Wirtz 💎
Berbatov shprehu empati për periudhën e adaptimit të Wirtz, duke përmendur sfidat e tij kur u transferua te Bayer Leverkusen dhe Tottenham Hotspur.
Ai beson se ambicia e Wirtz do ta ndihmojë atë të ketë sukses, duke i nxitur tifozët dhe trajnerët të mbështesin zhvillimin e gjermanit të ri.
Wirtz u bashkua me Liverpoolin për 125 milionë euro gjatë verës, por ende nuk ka regjistruar asnjë gol dhe asnjë asistim në nëntë ndeshjet e para në Ligën Premier, duke u përshtatur me fizikalitetin e ligës dhe kërkesat e reja taktike. /Telegrafi/
Futbollisti gjerman Florian Wirtz po kalon një fillim të vështirë të sezonit me Liverpoolin, duke u cilësuar tashmë si një nga zhgënjimet më të mëdha të afatit kalimtar të verës.
Në nëntë ndeshjet e para të Ligës Premier, ai ende nuk ka arritur të ketë ndonjë ndikim të dukshëm në lojën e skuadrës.
Përveç mungesës së efikasitetit, paraqitjet e tij në fushë kanë qenë nën nivelin e pritjeve, duke e bërë atë shënjestër të kritikave dhe talljeve nga tifozët. Situata u përkeqësua fundjavën e kaluar në ndeshjen kundër Brentfordit, ku Liverpooli pësoi humbje 3:2 jashtë fushe.
Wirtz ishte titullar në atë takim dhe qëndroi në lojë deri në minutën e 83-të, kur u zëvendësua nga Joe Gomez. Në momentin e daljes së tij nga fusha, tifozët e pranishëm në tribuna shpërthyen në brohoritje ironike, duke kënduar: “Çfarë humbjeje parash”.
📸 - Brentford fans towards Florian Wirtz: "WHAT A WASTE OF MONEY, WHAT A WASTE OF MONEY! 🎶" pic.twitter.com/cYkJP5tb5f — The Touchline | 𝐓 (@TouchlineX) October 25, 2025
Pamjet nga stadiumi u përhapën me shpejtësi në rrjetet sociale, duke u bërë virale.
Në dy sezonet e fundit, Wirtz ishte ndër futbollistët më të spikatur të Bundesligës me fanellën e Bayer Leverkusenit, duke tërhequr interesin e klubeve më të mëdha evropiane. Liverpooli e transferoi atë këtë verë për një shumë rekord prej 125 milionë euro, ndërsa me bonuset e përfshira, shuma mund të arrijë në 133 milionë euro.
Megjithatë, pritshmëritë e larta ende nuk janë përkthyer në performancë, dhe presioni mbi mesfushorin gjerman po rritet nga ndeshja në ndeshje.
Tifozët dhe analistët presin që Wirtz të tregojë vlerën e tij në javët e ardhshme, përndryshe investimi i madh i Liverpoolit mund të kthehet në një nga gabimet më të kushtueshme të klubit në vitet e fundit. /Telegrafi/
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka dalë në mbrojtje të Florian Wirtz pas një fillimi të vështirë të sezonit në Ligën Premier, duke theksuar se talenti gjerman do të dëshmojë vlerat e tij në kohën e duhur.
Në podcastin “The Diary of a CEO”, Klopp foli për transferimin e Wirtz nga Bayer Leverkusen gjatë verës dhe sfidat e tij të para në Angli.
Mesfushori ende nuk ka shënuar apo asistuar në 10 ndeshjet e para me fanellën e “The Reds”, por Klopp nuk ka asnjë dyshim për cilësinë që posedon 21-vjeçari.
“Ju të gjithë do t’i hani fjalët tuaja nëse përdorni fjalët e gabuara me Florian Wirtz. Ai është një talent i jashtëzakonshëm”, ka thënë Klopp.
Trajneri gjerman theksoi se adaptimi në Ligën Premier kërkon kohë dhe se është i bindur që Wirtz do të shpërblejë besimin me paraqitje të nivelit të lartë në të ardhmen. /Telegrafi/
Legjenda e Manchester United, Wayne Rooney, ka komentuar formën e dobët të Liverpoolit dhe ka veçuar Mohamed Salah si një nga arsyet kryesore për krizën e skuadrës.
Sipas Rooneyt, disa lojtarë në ekip kanë një ego të tepruar, dhe Salah është shembulli më i qartë.
"Lojtarët më të mirë kanë ego, dhe Salah ka qenë një nga më të mirët për vite me radhë. Por është e mundur që egoja e tij është dëmtuar nga ardhja e Isakut dhe Wirtzit", ka thënë ish-sulmuesi anglez.
Kujtojmë se Liverpooli shpenzoi rreth 278 milionë euro për të transferuar Alexander Isak dhe Florian Wirtz gjatë afatit kalimtar, një lëvizje që sipas Rooneyt, mund të ketë ndikuar në ndjeshmëritë e sulmuesit egjiptian.
Përveç kësaj, ai vuri në dyshim edhe përkushtimin e Salahut në aspektin mbrojtës:
“Lojtarë me përvojë si Van Dijk duhet t’i kujtojnë se ka edhe detyra në mbrojtje”.
Liverpooli është në një moment jo të mirë, duke regjistruar tre humbje radhazi në të gjitha garat, çka ka rritur shqetësimet për drejtimin e skuadrës. /Telegrafi/
Liverpooli ndodhet në një situatë alarmante pas humbjeve në Ligën Premier kundër Crystal Palace, të cilët kishin fituar tashmë në Community Shield, dhe në Ligën e Kampionëve ndaj Galatasaray, duke nxitur një mini-krizë për skuadrën që po zbulon brishtësinë e vet.
Shenjat e para të vështirësive u panë më herët kundër Newcastle në ligë, ku Liverpooli edhe pse kundërshtari mbeti me dhjetë lojtarë për një pjesë të parë iu afrua barazimit në disa raste pavarësisht numrit inferior, si dhe kundër Atlético Madrid në Evropë, ku ftoi vetëm në fund falë goditjes me kokë të Virgil van Dijk, por u nënvlerësuan nga trajneri Arne Slot, i cili tani ndodhet nën kritika.
Ekip pa ekuilibër
Fushata e bujshme e transferimeve prej 450 milionë funtesh, që solli në Anfield emra si Alexander Isak, Florian Wirtz, Hugo Ekitike, Milos Kerkez, Jermie Frimpong dhe Giovanni Leoni, i ka konfirmuar si favoritë për të fituar Ligën Premier dhe Ligën e Kampionëve, por në javët e fundit Liverpooli nuk shihet më me atë sy.
Jamie Carragher, ish-mbrojtës i Reds dhe tani komentator për CBS Sports, tha: “Sot, Liverpool nuk luan futboll, ata luajnë basketboll. Ata shkojnë nga njëri skaj i fushës në tjetrin pa kontroll: një ekip i shkëlqyer nuk mund ta përballojë këtë”.
Szoboszlai në mbrojtje dhe problemi Wirtz
Slot, trajneri që trashëgoi pozitën e Klopp dhe fitoi menjëherë titullin e Ligën Premier, është kritikuar për vendosjen e Dominik Szoboszlai në pozicionin e mbrojtësit të djathtë për herë të katërt këtë sezon.
Hungarezi shkaktoi penalltinë e fitores për Galatasaray, duke kërkuar falje pas ndeshjes.
Çështja e ekuilibrit në ekip lidhet kryesisht me Florian Wirtz, i cili erdhi nga Bayer Leverkusen për një tarifë mes 135 dhe 150 milionë eurosh, duke u bërë blerja e tretë më e shtrenjtë në histori pas Neymar (222 milionë euro) dhe Mbappé (180 milionë euro).
Kritika nga Carragher dhe Rooney
Wirtz duket si një lojtar jashtë kontekstit te Liverpooli, dhe Carragher shprehet: “Ai nuk është në formë, duket se nuk është në vendin e duhur. Është i ri dhe do të ketë kohë të rritet, por për momentin duhet të lihet jashtë: Liverpooli duhet të rizbulojë vetëbesimin dhe të kthehet në unitetin e vitit të kaluar. Tani për tani ata janë një katastrofë".
Wayne Rooney ishte edhe më i ashpër: “Ai është shumë i talentuar, por po gjen pozicionin e duhur. Liverpooli shpenzoi shumë para për të, por me të në fushë ata kanë humbur ekuilibrin. Ai sapo ka ardhur, duhet ta kuptojë Ligën Premier, i duhet kohë, por tani për tani po përpiqem të shoh se ku përshtatet. A është ai një mesfushor i tretë? Jo për mua, ai është më shumë një lojtar sulmues. Pra, nëse duhet të zgjedh midis tij dhe Szoboszlait, atëherë do të zgjedh Szoboszlain”.
Test ndeshjet me Chelsean dhe Manchester Unitedin
Situata nuk është dramatike: Liverpooli ende kryeson Ligën Premier, dy pikë përpara Arsenalit, dhe ka tre pikë pas dy ndeshjeve të Ligës së Kampionëve.
Megjithatë, ndeshjet e ardhshme do të tregojnë nëse kjo krizë është e përkohshme. Të shtunën Reds vizitojnë Chelsean, pas pushimit presin Manchester Unitedin dhe më pas udhëtojnë për në Frankfurt për të përballuar Eintracht Frankfurt në Ligën e Kampionëve – një mini-cikël shumë i ndërlikuar. /Telegrafi/
Ish-mbrojtësi i Liverpoolit, Jamie Carragher, ka sugjeruar që Florian Wirtz të mos jetë më pjesë e formacionit titullar të skuadrës së Arne Slot.
Kjo vjen pas humbjes 0-1 ndaj Galatasaray në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, ku “Reds” zhgënjyen me paraqitjen e tyre.
Mesfushori gjerman, i transferuar këtë verë nga Bayer Leverkusen, ka arritur të kontribuojë vetëm me një gol të përfshirë në nëntë ndeshje deri më tani. Për Carragherin, kjo është tregues i mungesës së ekuilibrit në mesfushë.
“Nuk mendoj se skuadra ka ekuilibrin e duhur tani. Në këtë kuptim, Florian Wirtz bie në sy. Ai nuk është shumë në formë. Është një djalë i ri që u transferua në një ligë të re dhe ende ka shumë kohë për t’u përshtatur si lojtar i Liverpoolit”, deklaroi Carragher.
“Por tani për tani, mendoj se ai duhet të hiqet nga formacioni në mënyrë që Liverpooli të kthehet në atë që ishte sezonin e kaluar, dhe pastaj të ecë përpara, të fitojë vetëbesim dhe të forcojë mbrojtjen.”
“Sepse tani për tani është një rrëmujë. Nuk ka të bëjë as me humbjet apo disfatat. Thjesht ka ndodhur që nga ndeshja e parë”, tha ish-mbrojtësi i Liverpoolit, Jamie Carragher.
Sipas tij, largimi i përkohshëm i Wirtz nga formacioni do t’i ndihmonte “Reds” të rikthehen te dinamika e sezonit të kaluar, të fitojnë vetëbesim dhe mbi të gjitha të përforcojnë mbrojtjen.
Wirtz ka zhvilluar 9 ndeshje në të gjitha garat këtë edicion me Liverpoolin duke mos shënuar asnjë gol dhe ka bërë vetëm një asistim. /Telegrafi/
Wayne Rooney ka dhënë një vlerësim shumë kritik për Florian Wirtz, duke pretenduar se ylli 116 milionësh “dëmton” Liverpoolin.
Ylli gjerman u transferua te “Të Kuqtë” me një rekord britanik në atë kohë, me qëllim që t’i japë më shumë kreativitet kampionëve në fuqi të Ligës Premier.
Por, ai ka pasur një nisje të ngadaltë në aventurën e tij në futbollin anglez, dhe tashmë po ngrihen pyetje për vendin e tij në formacionin më të fortë të Arne Slot.
Duke pasur parasysh konkurrencën e madhe në mesfushë në ekipin e Liverpoolit, ish-ylli i Manchester United dhe Everton, Wayne Rooney, ka sugjeruar se gjermani i vlerësuar lartë në fakt e bën Liverpoolin më të dobët.
“Ka qenë e vështirë për të. Nuk mund të mohohet kjo. Ai ka luajtur mirë, por kur nënshkruan me kaq shumë lojtarë si Liverpool ka bërë këtë herë, zakonisht nuk ndodh kështu, sepse ata në fakt kanë marrë një repart të ri sulmues”.
“Pastaj ke edhe Salah aty, të gjithë janë duke konkurruar dhe duan të performojnë mirë. Wirtz është ndoshta ai që po performon më pak, por ka shumë aftësi”.
“Nuk shoh se ku mund të futet ai në ekip. Mendoj se është shumë para që është shpenzuar. Në fakt, Wirtz e dëmton ekuilibrin dhe mënyrën se si luan Liverpool”.
“Është një lojtar i klasit të lartë dhe jam i sigurt që do të përmirësohet, por ka pasur një nisje të ngadaltë dhe nuk mund të mohohet kjo”, ka deklaruar Rooney./Telegrafi/
Florian Wirtz ka folur hapur për fillimin e tij të ngadaltë në Ligën Premier duke zbuluar një bisedë me trajnerin e Liverpoolit, Arne Slot, i cili i ka kërkuar kohë për t’u përshtatur me intensitetin fizik të futbollit anglez.
22-vjeçari u transferua këtë verë nga Bayer Leverkusen për 116 milionë funte, duke u bërë lojtari më i shtrenjtë në historinë e Ligës Premier – një rekord që Liverpool e theu vetëm pak javë më vonë me blerjen e Alexander Isak për 125 milionë funte.
Megjithatë, gjermani është ende në kërkim të kontributit të parë në kampionat, pasi deri tani ka dhënë vetëm një asist në humbjen e Community Shield ndaj Crystal Palace.
Florian Wirtz
Në një intervistë për “Sky Germany”, Wirtz tregoi se çfarë i ka thënë Slot, me këtë të fundit se i kërkoi të jetë i duruar shkaku se ka nevojë për kohë që të përshtatet.
“Trajneri më tha pse mund të mos po hyj në situatat ku zakonisht jam. Shumë shpesh unë përpiqem të bëj lojën më të shpejtë me një pasim apo driblim. Por ai më shpjegoi se meqë ne ushtrojmë shumë presion dhe vrapoj shumë, më duhet forcë dhe energji shtesë”.
“Statistikat e vrapimit tregojnë se gjithmonë jam në krye. Për këtë arsye, kur kam topin mund të më mungojë pak energjia. Ai më tha se kjo do të vijë hap pas hapi, sa më shumë që të luaj dhe të bëhem më i fortë fizikisht”,
Wirtz theksoi se nuk është i shqetësuar për nisjen e ngadaltë: “Më duhet kohë, por do të vijë. Do të rikuperoj më shumë forcë dhe pastaj do të jap më të mirën time me topin”./Telegrafi/
Florian Wirtz ka bërë një zgjedhje të papritur kur u pyet për bashkëlojtarin te Liverpooli që e ka impresionuar më shumë që nga transferimi i tij prej 117 milionë eurosh nga Bayer Leverkusen.
Mesfushori gjerman, i cili shkëlqeu në Bundesliga me 57 gola dhe 62 asistime në 197 paraqitje, ishte zemra e skuadrës së Xabi Alonsos që fitoi titullin historik të padiskutueshëm në sezonin 2023/2024.
Wirtz aktualisht ndan dhomën e zhveshjes me emra të mëdhenj si “mbreti egjiptian” Mohamed Salah, kolosi holandez Virgil van Dijk dhe blerja rekord prej 125 milionë paundësh, Alexander Isak.
Megjithatë, kur iu kërkua të veçonte lojtarin që i ka tërhequr më shumë vëmendjen, Wirtz dha një emër që pak kush do ta kishte pritur - Ryan Gravenberch.
Në një intervistë për Sky Sports Germany, ai u shpreh: “Ai që po luan shumë, shumë mirë për momentin është Gravenberch. Po bie në sy në këtë fazë".
Gravenberch ishte lojtari vendimtar në derbin e qytetit javën e kaluar. Ai shënoi golin e pare në fitoren 2-1 ndaj Evertonit dhe asistoi në mënyrë perfekte golin vendimtar të Hugo Ekitike.
Për të përforcuar edhe më shumë paraqitjen e tij të shkëlqyer, Gravenberch kryesoi statistikat e ndeshjes me pesë ndërhyrje të suksesshme, më shumë se çdo lojtar tjetër në fushë.
Nga ana tjetër, vetë Wirtz e ndoqi atë ndeshje nga pankina, pasi trajneri Slot vendosi ta linte jashtë formacionit titullar.
Liverpooli ia doli të marrë tri pikë ndaj Evertonit, por për Wirtz, ajo ndeshje shërbeu vetëm për të rritur edhe më shumë vendosmërinë për të rikuperuar vendin e tij në skuadër.
Me një udhëtim të vështirë ndaj Crystal Palace këtë të shtunë, 22-vjeçari është i etur të bindë Arne Slotin se meriton të rikthehet në formacionin bazë./Telegrafi/
Florian Wirtz erdhi nga Bayer Leverkusen te Liverpooli për 125 milionë euro, plus 25 milionë euro në bonuse të mundshme.
22-vjeçari ende nuk ka dhënë rezultatet që shumë prisnin, por lojtari i kombëtares gjermane thotë se nuk është i shqetësuar.
Performanca e Wirtz në fillim të sezonit të tij të parë te Liverpooli ishte mjaft modeste: një asistim dhe asnjë gol në shtatë ndeshjet e tij të para zyrtare.
Kjo ka çuar tashmë në diskutime në disa pjesë të shtypit anglez, i cili shpesh i shqyrton me kujdes nënshkrimet e reja të shtrenjta.
Por Wirtz mbetet i qetë në lidhje me situatën e tij. Në një bisedë me Sky, ai shpjegoi se nuk pajtohet me pretendimet.
"Kur ta kem kapërcyer - kjo mund të tingëllojë e ashpër tani, sepse nuk po luaj keq, por thjesht nuk kam fituar ende pikë - do të vijë në një moment dhe pastaj gjithçka do të jetë mirë", ka thënë fillimisht Wirtz.
“Pavarësisht se çfarë thonë të tjerët, unë qëndroj i qetë. Thjesht përpiqem çdo herë ta bëj më mirë se më parë”.
Mesfushori sulmues pranoi gjithashtu se faza aktuale është e pazakontë për të.
"Ndonjëherë ka thjesht faza në të cilat ndoshta jo gjithçka shkon për ty; në fakt nuk e kam pasur kaq shpesh këtë në karrierën time”, përfundoi gjermani. /Telegrafi/