Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Klopp emëron katër nga trajnerët më të mëdhenj në histori të futbollit

16 December 2025 at 23:58


Ish-trajneri i famshëm i Liverpoolit, JUrgen Klopp, ka zbuluar “Malin Rushmore” të trajnerëve më të mëdhenj në historinë e futbollit në profilin e tij në Instagram, duke përzgjedhur katër legjenda që sipas tij kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në sport.

Në këtë listë, 58-vjeçari gjerman nuk përfshiu as veten, as disa emra të tjerë të njohur të Ligës Premier, shkruan Daily Mail.

Një vizionar dhe rival i madh

Klopp e filloi përzgjedhjen me dy trajnerë që revolucionarizuan futbollin modern dhe që të dy kanë udhëhequr Barcelonën: Johan Cruyff dhe Pep Guardiola.

“Ky është ‘trajneri im i futbollit’ në Mount Rushmore dhe është vërtet e vështirë të zgjedh katër, por do të përpiqem”, deklaroi Klopp.

“Johan Cruyff është trajneri më me ndikim që kam njohur ndonjëherë. Mënyra se si e shihte dhe e kuptonte futbollin është thjesht e pakrahasueshme”.

Johan Cruyff

Sa i përket Pep Guardiolës, Klopp shtoi: “Mund të thuash të njëjtën gjë për të. Kam pasur mundësinë të përballem me të dhe e di sa e vështirë ishte. Rivaliteti ynë zgjati për gati një dekadë, si në Gjermani ashtu edhe në Angli, ku ekipet tona garuan për trofetë më prestigjiozë vendas dhe evropianë”.

Edhe pse Guardiola ka fituar më shumë tituj kampionati (gjashtë ndaj njërit të Klopp), gjermani ka një rekord më të mirë në ndeshjet kokë më kokë: 11 fitore për Klopp ndaj 10 për Guardiolën, më shumë humbje se sa spanjolli ka pësuar kundër ndonjë trajneri tjetër në karrierën e tij.

Guardiola Guardiola telegrafi.com

Legjenda nga "Old Trafford" dhe zgjedhja e katërtë

Anëtarin e tretë të “Malit Rushmore”, Klopp e zgjodhi Sir Alex Ferguson, trajnerin që dominoi futbollin anglez me Manchester United dhe që në një periudhë rrëzoi Liverpoolin nga froni, përpara se vetë Klopp t’i kthente Reds në krye në vitin 2020.

Për anëtarin e katërt, Klopp shqyrtoi disa emra të mëdhenj, përfshirë dy legjenda të Liverpoolit që kishin lënë gjurmë të mëdha në klub para tij. Në fund, vendosi për Bill Shanklyn, njeriun që hodhi themelet e dinastisë së Liverpoolit në vitet 1960.

“Dhe tani mezi mund të vendos. Carlo Ancelotti është padyshim në mendjen time. Bill Shankly, Bob Paisley, kam dëgjuar kaq shumë për ta, sa nuk i kam parë kurrë. Por po, dua ta shoh Bill Shankly në Malin Rushmore. Kaq është”, pranoi Klopp.


Mungesa të dukshme

Në listën e Klopp nuk kishte vend për disa nga trajnerët më të mëdhenj të epokës moderne. Veçanërisht të dukshme janë mungesat e ish-trajnerëve, Jose Mourinho dhe Arsene Wenger, të cilët së bashku kanë fituar gjashtë tituj të ligës angleze.

Gjermani e la jashtë edhe bashkëkombësi i tij legjendar, Franz Beckenbauer, të cilin dikur e quante “personi më me ndikim në futbollin që Gjermania ka pasur ndonjëherë”.

Edhe pse Beckenbauer nuk u përfshi në listë, Klopp theksoi pas vdekjes së tij se e vlerësonte jashtëzakonisht kontributin e tij.

Klopp Jurgen Klopp

Në këtë mënyrë, Jurgen Klopp ka ofruar një vështrim personal dhe të thellë mbi historinë e futbollit dhe figurat që e kanë formuar atë, duke krijuar një listë që kombinon vizionin, inovacionin dhe ndikimin afatgjatë në sport. /Telegrafi/

Mbappe është pyetur nga Perez për trajner të ri: Ai refuzoi Kloppin, por kërkoi një të "pamundur"

15 December 2025 at 22:30


Real Madridi arriti të mposhtë Alavesin me rezultatin 2-1, por kjo fitore nuk ishte aspak e bindshme, dhe Xabi Alonso ende nuk mund të ketë qetësi.

Ende ka diskutime për një shkarkim të mundshëm të Xabi Alonsos, trajnerit që u emërua në stolin e Real Madridit këtë verë.

Sipas El Nacional, Kylian Mbappe e mbështet fuqishëm Alonson dhe dëshiron që ai të vazhdojë drejtimin e ekipit, duke vlerësuar stilin dhe udhëheqjen e tij.

Nëse do të ndodhë një ndarje me Xabi Alonson, Mbappe ka bërë të qartë për klubin preferencën e tij për një zëvendësues – bashkëkombësin e tij, Zinedine Zidane.

Megjithatë, rikthimi i “Zizu” në stolin e Real Madridit duket i vështirë, pasi ai ka një marrëveshje verbale për të marrë drejtimin e kombëtares franceze pas Kupës së Botës 2026.

Florentino Perez ka një trajner të preferuar, Jurgen Klopp, por Mbappe ka bërë të qartë në diskutime private se nuk dëshiron të punojë me gjermanin.

Ky qëndrim i lojtarit spanjoll i citon burimet nga El Nacional, duke treguar tensionin mes dëshirës së klubit dhe preferencave të yllit francez.

Në këtë situatë, Real Madrid duhet të balancojë midis vendimeve të klubit dhe dëshirës së Mbappé, lojtarit kryesor që po mban ekipin këtë sezon. /Telegrafi/

Red Bulli zbulon të vërtetën: Klopp refuzon stolin e Real Madridit?

12 December 2025 at 21:08


Drejtori i Red Bullit, Oliver Mintzlaff, ka dhënë një verdikt domethënës për të ardhmen e Jurgen Kloppit dhe zërat që e lidhin me Real Madridin, në një kohë kur klubi madrilen po shqyrton tregun për pasues të mundshëm të Xabi Alonsos.

E ardhmja e Alonsos në klubin më të madh në botë mbetet e pasigurt. Vendimet taktike që kanë ngritur shumë pikëpyetje, raportimet për pakënaqësi në dhomën e zhveshjes dhe rezultatet e dobëta e kanë vënë në rrezik punën e tij vetëm pesë muaj pas nisjes së sezonit 2025–26.

Real Madridi ka humbur pikë në gjashtë nga tetë ndeshjet e fundit në të gjitha garat, gjë që ka nxitur spekulime të gjera rreth një emri të madh që mund ta marrë drejtimin së shpejti.

Florian Plettenberg i Sky Sport Germany e ka listuar Kloppin si një nga kandidatët e Real Madridit në rast se Alonso largohet. Gjermani u përshëndet me Liverpoolin në fund të sezonit 2023–24 dhe aktualisht punon si kreu global i futbollit brenda grupit Red Bull.

Megjithë zërat në rritje, Mintzlaff nuk tregon asnjë shqetësim për mundësinë që Klopp ta braktisë rolin aktual për t’u kthyer në stol, qoftë në Madrid apo Liverpool.

“Jurgen e ka bërë të qartë se nuk dëshiron të jetë trajner aktualisht”, tha shefi i Red Bullit në një ngjarje të organizuar nga Leipziger Volkszeitung.

“Nëse kjo ndryshon më vonë në jetën e tij, natyrisht që është e mundur. Por unë shoh se sa i pasionuar është për këtë punë, sa ide ka dhe sa shumë dëshiron të zhvillohet më tej. Prandaj jam plotësisht i qetë”.

Klopp vetë kishte pranuar se po i mbaronte energjia kur njoftoi largimin nga Liverpooli në vitin 2024. 58-vjeçari u zotua të marrë pushim nga stërvitja të paktën për një vit dhe iu bashkua Red Bullit në janar të vitit 2025./Telegrafi

Këto janë nënshkrimet që Klopp thuhet se i ka kërkuar tashmë nga Real Madridi

12 December 2025 at 16:03


Real Madridi përballet me një javë vendimtare të shënuar nga pasiguria sportive dhe trazirat institucionale. Ndeshja kundër Alaves shihet si një pikë kthese e mundshme që mund të përcaktojë të ardhmen e menjëhershme të trajnerit të klubit, Xabi Alonso.

Një tjetër humbje mund ta përshpejtojë largimin e Xabi Alonsos, pasi ai është plotësisht i vetëdijshëm se e ardhmja e tij në klub është e pasigurt. Fillimi i paqëndrueshëm i sezonit, i shoqëruar me dyshime taktike dhe një mungesë shqetësuese të qëndrueshmërisë, ka ndezur kambanat e alarmit në Valdebebas.

Në këtë kontekst, emri i Jurgen Klopp është rikthyer fuqishëm në skenë, së bashku me atë të trajnerëve të tjerë të nivelit të lartë. Gjermani duket si një alternativë e vërtetë nëse bordi vendos të zgjedhë një ndryshim të madh në krye të ekipit.

Zgjedhja e Kloppit qëndron në lidershipin e tij, aftësinë e tij për të rindërtuar projekte dhe përvojën e tij në menaxhimin e dhomave të zhveshjes me kërkesa shumë të larta. Këta faktorë përputhen me atë që Real Madrid kërkon gjatë kësaj periudhe tranzicioni sportiv dhe presionit të fortë konkurrues.

Burime pranë trajnerit kanë treguar një qëndrim të qartë dhe të vendosur: Klopp nuk do ta pranonte pozicionin pa garanci të menjëhershme sportive, edhe nëse mbërritja e tij do të ishte në një situatë emergjente.

Gjermani e kupton që marzhi i gabimit te Real Madridi është minimal dhe se çdo vendim analizohet në detaje. Të garosh për tituj që nga dita e parë kërkon një skuadër të ekuilibruar, të aftë fizikisht dhe me thellësi të mjaftueshme.

Prandaj, sipas mediumit të afërt me klubin, DefensaCentral, Klopp ka bërë një kërkesë shumë specifike. Nëse mbërrin në Santiago Bernabeu, do t'i duhen përforcime, madje edhe në afatin kalimtar të janarit, për të mbështetur stilin e tij të lojës.

Emri i parë në planin e Klopp është Ibrahima Konate. Qendërmbrojtësi francez përshtatet në mënyrë të përkryer në vizionin e tij për një mbrojtje intensive, agresive dhe dominuese në duelet individuale.

Real Madridi e ka monitoruar progresin e tij për muaj të tërë, i vetëdijshëm se kontrata e tij skadon në vitin 2026. Kjo situatë mund të lehtësojë një transferim të hershëm në këmbim të një tarife të përballueshme transferimi.

Edhe pse interesi i Real Madridit ishte ftohur kohët e fundit, Klopp beson se Konate do të ofronte një nxitje të menjëhershme fizike. Mbrojtja e Real Madridit ka pasur vështirësi në ndeshjet me presion të lartë dhe ka nevojë për zgjidhje të besueshme.

Objektivi i dytë i trajnerit gjerman është Szoboszlai, të cilin ai e ka promovuar tashmë si një lojtar kyç te Liverpooli. Mesfushori hungarez shihet si një futbollist i aftë të ofrojë dinamizëm, vrapime sulmuese dhe lidership në sulm. /Telegrafi/

Jurgen Klopp zbulon dy problemet që kishte me Salahun gjatë kohës sa ishte pjesë e Liverpoolit

10 December 2025 at 16:08


Ish-trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka zbuluar dy sfidat më të mëdha që ka hasur me Mohamed Salah, pasi sulmuesi egjiptian u la jashtë skuadrës së Arne Slot në ndeshjen ndaj Interit.

Liverpooli luajti pa Salahun të martën mbrëma në Ligën e Kampionëve, teksa fitoi 1-0 falë një penalltie të vonë nga Dominik Szoboszlai.

“Të Kuqtë” e përjashtuan sulmuesin nga skuadra pas intervistës së tij shpërthyese pas ndeshjes ndaj Leeds United të shtunën mbrëma.

Salah deklaroi se ishte “hedhur nën autobus” nga klubi dhe se nuk kishte asnjë marrëdhënie me trajnerin Arne Slot.

Ish-trajneri i tij Jurgen Klopp tani shpjegoi se, ndonëse marrëdhënia e tyre ka qenë shumë e mirë, drejtimi i një futbollisti si Salah ka ardhur me sfida të caktuara.

“Ne të gjithë ndikohemi shumë nga e kaluara jonë, nga mënyra si jemi rritur, nga vendi ku kemi jetuar. Mo e dinte herët në jetën e tij se duhej të punonte më shumë se të tjerët. Ai zhvillohej vazhdimisht”.

“Nuk ndalej kurrë. Ky është mentaliteti i tij. Pas çdo pushimi veror ai kthehej me një aftësi të re. Ishte sikur e gjithë kohën e pushimit e kishte kaluar duke praktikuar një lloj të veçantë pasimi”.

“Ne e shtynim njëri-tjetrin, vetëm për t’u siguruar që të mos ndaleshim kurrë. Dhe nuk u ndalëm. Ai çast kur ngritëm trofeun e Ligës Premier na lidhi përgjithmonë”.

“Ai do të mbahet mend si një nga më të mëdhenjtë e të gjitha kohërave”.

Megjithatë, Klopp pranoi se kishte ende vështirësi në menaxhimin e Salahut.

“Nuk do të thosha se është i lehtë për t’u menaxhuar, por as i vështirë. Me Mo Salah ke probleme vetëm nëse ai nuk po luan ose kur e zëvendëson”, ka deklaruar tekniku gjerman./Telegrafi/

Një klub i madh evropian dëshiron të përfitojë nga kriza e Alonsos

10 December 2025 at 15:50


Xabi Alonso ndodhet nën presion të madh nga drejtuesit e Real Madridit dhe, sipas burimeve të brendshme, një humbje sot ndaj Manchester Cityt në “Santiago Bernabeu” mund t’i kushtojë postin e trajnerit.

Pas performancës së dobët kundër Celta Vigos dhe fishkëllimave të forta të tifozëve, durimi i klubit është drejt fundit. Pikërisht për këtë arsye, sfida ndaj skuadrës së Pep Guardiolës shihet si testi i tij vendimtar në stolin madrilen.

Pas ndeshjes me Celtan, drejtuesit janë mbledhur urgjentisht për të diskutuar shkarkimin e mundshëm, por vendosën t’i jepnin Alonsos një shans të fundit.

Nëse ekipi nuk tregon përmirësim të qartë sonte, gjithçka mund të marrë fund për trajnerin. Ndërkohë, situata e tensionuar te Real Madridi ka bërë që Liverpooli të mbajë nën vëzhgim zhvillimet.

Në Angli, të kuqtë po kalojnë krizë dhe e ardhmja e trajnerit Arne Slot nuk është e sigurt, pavarësisht fitores së fundit në Milano.

Sipas “Caught Offside”, Liverpooli po e ndjek nga afër Xabi Alonson, të cilin në të kaluarën tentuan ta bindnin kur u largua nga Leverkuseni.

Ai gëzon respekt të madh te tifozeria angleze, ndërsa filozofia e tij e lojës përputhet mjaft mirë me stilin e klubit.

Opsioni tjetër për stolin e Liverpoolit, Jurgen Klopp, duket i pamundur, pasi ai është shprehur i lumtur me rolin e tij të ri në strukturën e Red Bull.

Kjo e bën kandidaturën e Alonsos edhe më të fortë.

Ndërkohë, Real Madridi, pas 16 javësh kampionat, renditet i dyti në La Liga me 11 fitore, 3 barazime dhe vetëm 2 humbje, duke shënuar 32 gola dhe pësuar 15. /Telegrafi/

Real Madridi drejt shkarkimit të Xabi Alonsos, Zidane i thotë jo rikthimit

9 December 2025 at 09:20


Te Real Madridi po zhvillohet një krizë e plotë në stol dhe shkarkimi i Xabi Alonsos duket çështje ditësh.

Florentino Perez ka tentuar një lëvizje të papritur duke i ofruar Zinedine Zidane një rikthim të përkohshëm deri në fund të sezonit, por francezi e ka refuzuar pasi thuhet se ka një marrëveshje verbale për të marrë drejtimin e Kombëtares së Francës pas Botërorit 2026.

Pakënaqësia me Alonson është rritur ndjeshëm pas humbjes së fundit, ndërsa drejtuesit e akuzojnë për mungesë autoriteti në dhomën e zhveshjes, tolerim ndaj yjeve dhe ulje të intensitetit në përgatitjet taktike.

Florentino Perez raportohet të jetë shumë i zhgënjyer, por nuk deshi të prishte moralin e ekipit para ndeshjes së Ligës të Kampionëve kundër Manchester Cityt.

Edhe Jurgen Klopp është hequr nga lista, pasi nuk është i gatshëm të marrë drejtimin e Real Madridit.

Me të dy alternativat e mëdha jashtë loje, klubi është drejtuar nga opsioni më i realizueshëm: Alvaro Arbeloa.

Trajneri i akademisë pritet të marrë detyrën e trajnerit të parë si zgjidhje e përkohshme menjëherë pas largimit të Alonsos.

Sipas burimeve nga klubi, drejtuesit po përgatisin edhe një ristrukturim të thellë të skuadrës për muajt e ardhshëm.

Disa lojtarë të rëndësishëm që nuk kanë bindur këtë sezon mund të largohen, ndërsa Real Madrid synon të rikthejë disiplinën, intensitetin dhe identitetin kompetitiv që thuhet se janë dobësuar nën drejtimin e Xabi Alonsos.

Real Madridi po hyn në një fazë delikate, ku çdo vendim do të ndikojë drejtpërdrejt në garën për trofetë. /Telegrafi/

Përballja me Man Cityn vulos të ardhmen e Xabi Alonsos, Reali konsideron dy opsione për ta zëvendësuar teknikun spanjoll

8 December 2025 at 11:58


Real Madridi i ka kërkuar trajnerit Xabi Alonso të fitojë me patjetër ndaj Manchester Cityt në “Santiago Bernabeu” në rast që dëshiron të vazhdojë në krye.

Situata te “Los Blancos” është shumë e tensionuar, sidomos pas humbjes nga Celta Vigo, ku gjiganti spanjoll ka vetëm dy fitore në shtatë ndeshjet e fundit.

Siç raporton “El Mundo”, ka pasur një takim të hënën në mëngjes te Real Madridi, ku drejtuesit e klubit u mblodhën për të vendosur nëse tekniku spanjoll duhet të vazhdojë ose jo.

Nga takimi, që u zgjat përtej orës një pas mesnate, doli një përfundim i qartë: Ndeshja ndaj Manchester Cityt është shansi i fundit për Alonson.

Raporti mes dhomës së zhveshjes dhe trajnerit konsiderohet i pariparueshëm, ndërsa Real Madridi tashmë ka nisur të shikojë tregun e trajnerëve për zëvendësuesin e tij. Në listën e favoritëve janë dy emra: Zinedine Zidane dhe Jurgen Klopp.

Raporti me dhomën e zhveshjes, i prishur

Në fund, pas ndarjes së mendimeve në kupolën e klubit, fitoi ideja që Alonso të mbahej të paktën deri të mërkurën, por që nga ajo orë e parë e mëngjesit ka nisur paralelisht sondimi i tregut të trajnerëve.

Të gjithë janë të vetëdijshëm se një pjesë e madhe e dhomës së zhveshjes është kundër trajnerit, diçka e paqëndrueshme për funksionimin e Real Madridit.

Edhe konferenca për shtyp e trajnerit nuk ndihmoi për të qetësuar tensionet në zyrat drejtuese.

Alonso e përdori edhe lëndimin e Militaos si një nga arsyet për paraqitjen e dobët në orën e parë të lojës. “Na kushtoi shumë ta rimerrnim veten emocionalisht pas kësaj”. Kjo deklaratë nuk u prit mirë nga drejtuesit.

I pyetur nëse ndihej me forcë për të vazhduar, Alonso u përgjigj shkurt. “Sigurisht”./Telegrafi

Pronarët e Liverpoolit marrin vendim nëse do ta rikthejnë apo jo Jurgen Kloppin

1 December 2025 at 10:44


Pronarët e Liverpoolit, FSG, kanë vendosur të mos thërrasin Jurgen Kloppin për të ndërhyrë në menaxhimin e Arne Slot, pavarësisht rënies së dukshme të performancës së Reds në këtë sezon.

Ky vendim tregon besimin e grupit drejt trajnerit të ri dhe qasjes së tyre analitike, edhe në një moment të vështirë.

Klopp, i cili udhëhoqi Liverpoolin për nëntë vite me sukses, ka përmendur më parë lodhjen dhe reduktimin e energjisë personale, duke thënë: "Rezervat e mia nuk janë të pafundme... Po më mbaron energjia".

Megjithatë, ai mbetet i përkushtuar ndaj futbollit dhe ka ndikuar në vendime si shkarkimi i ish-lojtarit dhe mikut të tij, Marco Rose, te RB Leipzig.

Klopp Jurgen Klopp 2:"PA

Hierarkia menaxheriale e FSG-së, përfshirë Michael Edwards dhe Julian Ward, mbështetet fort në analizat e të dhënave dhe rezultatet objektive, duke i dhënë përparësi performancës mbi nostalgjinë ose ndjenjat.

Sipas librave të Ian Graham, kjo qasje ka ndikuar në vendime të tilla si përzgjedhja e Mohamed Salah mbi Julian Brandt dhe strategjitë e tjera të suksesit.

Forma e dobët e Slot për sezonin 2025-26, me nëntë humbje në 12 ndeshje, do të monitorohet me kujdes, ndërkohë që përforcimet e reja si Alexander Isak dhe Florian Wirtz japin shpresë për rikuperim. FSG e sheh menaxhimin e trajnerëve në të njëjtën mënyrë si lojtarët: kritikat ekzistojnë, por vendimet bazohen mbi performancën.

Megjithëse tensionet kontraktuale me yje si Salah, Van Dijk dhe Ibrahima Konate shtojnë kompleksitet, sistemi i FSG-së mbetet i qartë: rezultatet do të përcaktojnë fatin e Slotit, jo nostalgjia për Kloppin. /Telegrafi/

Tifozët e Liverpoolit në ekstazë - klubi i ofroi Klopp një rikthim, por fillimisht ka një kusht për Slot

27 November 2025 at 18:52


Liverpool pësoi një disfatë në raundin e pestë të Ligës së Kampionëve. Ata humbën 4-1 ndaj skuadrës holandeze PSV në Anfield dhe aktualisht janë në vendin e 13-të në kupën elitare evropiane.

Ata kanë 9 pikë dhe janë në një pozicion që do t'i çonte në fazën eliminatore - më saktësisht, në play-off për raundin e 16-të.

Situata është shumë më e keqe në kampionatin anglez. Atje, ata kanë katër humbje në pesë ndeshjet e fundit. Pas pesë raundeve të para, ata kishin një maksimum prej 15 pikësh, dhe në tetë raundet e ardhshme morën vetëm tre pikë, gjë që kompromentoi statusin e Arne Slot, i cili, sipas mediave angleze, mund të shkarkohet së shpejti.

Ai ka një ultimatum

Trajneri holandez duhet të fitojë të nëntë pikët në tre ndeshjet e ardhshme të ligës për të mbajtur punën e tij, shkruan The Telegraph.

Sipas të njëjtit burim, klubi tashmë ka kontaktuar Jurgen Klopp për të kontrolluar nëse ekziston mundësia e rikthimit të tij, të paktën si një zgjidhje e përkohshme, pa një kontratë afatgjatë.

Një takim urgjent i drejtuesve të klubit u mbajt menjëherë pas ndeshjes me PSV në ambientet e klubit. Slot ende gëzon besimin e drejtuesve, por atij iu tha qartë se gabimet e reja nuk janë të pranueshme.

Jurgen Klopp

Ata janë të vetëdijshëm se Klopp është ende zgjedhja e parë e shumicës së tifozëve dhe janë të gatshëm t'i ofrojnë atij bashkëpunim në një formë më fleksibile nëse vendosin të bëjnë një ndryshim.

Ndeshja e radhës e Liverpoolit është kundër West Ham të dielën, më pas ata presin Sunderland më 3 dhjetor dhe kundër Leeds më 6 dhjetor. Këto tre ndeshje janë identifikuar si vendimtare për të ardhmen e Slot në krye të kampionëve të shumtë evropianë. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Arne Slot në prag të shkarkimit, zbulohen tre kandidatët kryesorë për stolin e Liverpoolit

27 November 2025 at 07:51


Liverpooli po përjeton një stuhi të papritur në fillim të këtij sezoni, të shënuar nga rezultate që ndryshojnë rrënjësisht nga performanca që klubi tregoi në sezonin e kaluar, kur Arne Slot arriti të pushtonte Ligën Premier në debutimin e tij.

Reds investuan mbi 400 milionë në përforcime elitare si Alexander Isak, Hugo Ekitike, Florian Wirtz, Jeremie Frimpong dhe Milos Kerkez, një rrezik që duhet të kishte rritur nivelin konkurrues të ekipit, por realiteti tregon të kundërtën: gjashtë humbje në 12 ndeshje të Ligës Premier dhe një humbje e dhimbshme ndaj PSV në Anfield në Ligën e Kampionëve e kanë vënë Slot në prag të shkarkimit.

Bordi i Liverpoolit beson se projekti ka humbur themelin e tij emocional dhe taktik, dhe e kupton që Arne Slot dështoi të menaxhonte presionin ose të përkthente investimet në rezultate, duke e çuar klubin në pozicione mediokre si në ligë ashtu edhe në Evropë, ku ata kanë grumbulluar nëntë pikë në pesë ndeshje.

Brenda klubit, ekziston një ndjenjë se shkëputja midis skuadrës dhe trajnerit është e dukshme, dhe se mbajtja e tij mund ta thellojë krizën në një pikë vendimtare të sezonit.

Slot ishte i bindur se mbërritja e lojtarëve të profilit të lartë do t'i jepte atij liri veprimi për të zbatuar idetë e tij, por forma e fundit tregon se skuadra nuk po përgjigjet, se strukturat mbrojtëse thyhen lehtësisht dhe se Liverpooli e ka humbur agresionin që dikur i përcaktonte.

Presioni nga tribunat është gjithashtu në rritje, veçanërisht pasi panë skuadrën të humbiste pikë kundër kundërshtarëve teorikisht më të dobët, një simptomë që ka përshpejtuar kërkimin për alternativa.

Kandidatët: Klopp, Iraola dhe Postecoglou

Liverpooli tashmë po shqyrton tre emra me profile shumë të ndryshme për të zëvendësuar Arne Slot, duke filluar me Jurgen Klopp, një figurë legjendare në klub, rikthimi i mundshëm i të cilit po ngjall entuziazëm midis tifozëve.

Klopp fitoi Ligën Premier dhe Ligën e Kampionëve me Liverpoolin, duke lënë një trashëgimi të pashlyeshme dhe duke ruajtur një marrëdhënie të ngushtë me bordin, gjë që lehtëson bisedimet paraprake për të përcaktuar nëse ai do të ishte i gatshëm të merrte një tjetër rol.

Kthimi i tij shihet si mënyra më e sigurt për të rindërtuar identitetin konkurrues të ekipit, por kjo do të varet nga gatishmëria e tij pas dy sezoneve larg Anfield.

Emri i dytë është Andoni Iraola, trajneri spanjoll që la mbresa te Bournemouth me aftësinë e tij për të modernizuar një ekip modest dhe për të konkurruar me struktura taktike të zhvilluara mirë.

Liverpool e sheh Iraolën si një trajner të aftë për të nxitur evolucionin e skuadrës, për të përmirësuar qarkullimin e topit, për të organizuar presionin dhe për të rigjallëruar lojtarët që po përpiqen të gjejnë formën e tyre më të mirë. Profili i tij i përshtatet projektit afatgjatë që parashikon klubi.

Opsioni Postecoglou

Alternativa e tretë është Ange Postecoglou, një trajner që kombinon një stil sulmues, guxim dhe një identitet të fortë, pavarësisht se periudhat e tij të fundit te Tottenham dhe Nottingham Forest kanë qenë të paqëndrueshme.

Liverpool beson se, ndërsa është një opsion i rrezikshëm, stili i tij tërheqës mund ta rigjallërojë ekipin nëse arrin të gjejë stabilitet, diçka që nuk e ka arritur kohët e fundit, por e ka demonstruar në fazat e hershme të karrierës së tij. /Telegrafi/


Qëndrimi i Real Madridit për Xabi Alonson del në pah, pas “provokimit” të mediave katalanase që kujtojnë Jurgen Kloppin

11 November 2025 at 23:21


Pavarësisht humbjeve të fundit, në “Santiago Bernabéu” nuk ka alarm për trajnerin spanjoll – por tensioni po rritet.

Real Madrid nuk ka ndërmend ta shkarkojë Xabi Alonson, të paktën jo tani për tani. Kështu raporton gazeta prestigjioze spanjolle “AS”, duke i dhënë fund zërave që qarkulluan në media, sidomos pas një “sulmi të maskuar” nga mediat katalanase që mbështesin Barcelonën, të cilat kujtuan se Jurgen Klopp ishte zgjedhja e parë e presidentit Florentino Pérez për stolin madrilen.

Krizë në horizont?

Alonso po kalon një periudhë të vështirë në drejtimin e Real Madridit. Në një klub ku një humbje mjafton për të shpallur krizë, presioni është i pashmangshëm.

Pas disfatës ndaj Liverpoolit në Ligën e Kampionëve javën e kaluar dhe barazimit pa gola ndaj Rayo Vallecanos në LaLiga, dyshimet për performancën e skuadrës u rikthyen – sidomos pas humbjes 5-2 nga Atletico Madrid në shtator.

Megjithatë, pavarësisht vështirësive, Real Madrid vazhdon të kryesojë La Ligën me tre pikë avantazh ndaj kampionëve në fuqi, Barcelonës, dhe renditet i shtati në Ligën e Kampionëve, ende brenda zonës së kualifikimit.

AS: Nuk ka alarm në Bernabéu

Sipas “AS”, nuk ka panik në Madrid. “Zilet e alarmit nuk janë ndezur ende,” shkruan e përditshmja madrilene, e cila pranon se rezultatet e fundit janë “të shqetësuara” dhe se ekziston “një rënie e papritur e formës”.

Megjithatë, theksohet se “besimi ndaj trajnerit dhe skuadrës mbetet absolut”.

Një burim brenda klubit ka shtuar: “Nuk është vetëm puna për lojën apo rezultatet, por fakti që dhoma e zhveshjes ndonjëherë nuk e kupton plotësisht çfarë kërkon Alonso”.

Gazeta shton se ekipi duket i çorientuar në disa momente, edhe pse ka kaluar trauma të mëdha nga sezoni i kaluar. “Është befasuese që skuadra papritmas humb lidhjen, pas gjithë atyre përpjekjeve për t’u stabilizuar”, thuhet në raport.

Mediat katalanase ndezin zjarrin

Ndërkohë, gazeta “Sport” – e njohur për afërsinë e saj me Barcelonën – ka përfituar nga momenti i dobët i Real Madridit për të hedhur benzinë mbi zjarr.

Sipas tyre, Florentino Pérez nuk është plotësisht i kënaqur me mënyrën si po ecën skuadra nën drejtimin e Alonsos. “Sport” kujton se Jurgen Klopp, ish-trajneri i Liverpoolit, ishte zgjedhja e parë e presidentit madrilen për të zëvendësuar Carlo Ancelottin në fund të sezonit të kaluar.

Vetëm pasi Klopp e refuzoi ofertën, Perez iu drejtua Alonsos – një figurë shumë e dashur për tifozët, por ende pa përvojë në nivelet më të larta të Ligës së Kampionëve si trajner.

Raporti katalanas madje përmend edhe problemet e brendshme me Vinicius Junior, duke iu referuar shpërthimit të lojtarit gjatë El Clasicos. “Sport” pretendon se Perez nuk është plotësisht i bindur nga ideja taktike e Alonsos dhe beson se skuadra vuan ende nga e njëjta dobësi e sezonit të kaluar – përgatitja fizike.

Sipas burimeve të tyre, presidenti madrilen është ankuar se Real Madrid nuk vrapon sa kundërshtarët, ndërsa Alonso shpesh kërkon “arsye jashtë fushës” për humbjet, siç ndodhi pas disfates me Liverpoolin javën e kaluar.

Jurgen Klopp

Real Madrid nuk bie në grackë

Në Madrid e dinë shumë mirë se “Sport” është zëdhënëse e Barcelonës, ndaj askush pranë Pérezit nuk ka ndërmend të reagojë. “Askush me logjikë nuk do t’i jepte atyre informacione nga brenda klubit,” shkruan “AS”, duke nënvizuar se spekulimet katalanase synojnë të destabilizojnë kampin madrilen, veçanërisht në një moment ku LaLiga është më e hapur se kurrë.

Në fakt, brenda Real Madridit mbizotëron bindja se Alonso është projekti i duhur afatgjatë, dhe pavarësisht luhatjeve të momentit, Florentino Pérez nuk po mendon për zëvendësim. /Telegrafi/

Guardiola krahason rivalitetin ndaj Liverpoolit me El Clasicon, thotë se i mungon Kloppi

8 November 2025 at 09:25


Pep Guardiola komentoi krahasimet midis Manchester Cityt dhe Liverpoolit dhe El Clasicos, teksa nuk ngurroi të zbulojë se i mungon ish-trajneri i Reds, Jurgen Klopp.

Manchester City ka qenë ekipi për t’u mposhtur në dekadën e fundit në Ligën Premier, duke arritur t’i fitojë shtatë tituj të Ligës Premier.

Megjithatë, “Qytetarët” nuk e kanë pasur aspak të lehtë pasi kanë pasur një rival si Liverpooli që e ka ndjekur në shumë sezone deri në xhiron e fundit.

Këtë rivalitet me Reds, Guardiola e ka krahasuar me anë në mes të Barcelonës dhe Real Madridit, teksa për këtë rivalitet i ka dhënë merita të mëdha edhe ish-kundërshtarit të tij, Klopp.

"Tek Barcelona dhe Real Madrid, zhurma jashtë është një mijë herë më e lartë se këtu. Atmosfera në stadium është mjaft e ngjashme - është thjesht fantastike. Ne e kemi ndihmuar Cityn të krijojë këtë rivalitet gjatë dekadës së fundit. Përpara kësaj, mendoj se rivaliteti kryesor ishte midis United dhe Liverpool”, ka thënë fillimisht Guardiola.

“Ajo që ndodhi gjatë kohës së Jurgen Klopp e bëri këtë rivalitet më të madhin, sepse, ndoshta pas sezonit të parë, lufta për titullin e Ligës Premier ishte midis nesh dhe atyre”.

“Gjithmonë e kam shijuar këtë rivalitet të shëndetshëm. Gjithmonë kam ndjerë respekt të ndërsjellë. Jurgen më dha shumë dhe më mungon. Ai më mësoi shumë për sa i përket përpjekjes që duhet për ta mposhtur atë", përfundoi trajneri i Cityt. /Telegrafi/

Zbulohen bisedimet mes Jurgen Klopp dhe Barcelonës – Hansi Flick ‘në prag të largimit’

5 November 2025 at 18:59


E ardhmja e trajnerit Hansi Flick te Barcelona është vënë në pikëpyetje, pasi raportimet e fundit pretendojnë se gjermani ka kërkuar të largohet nga klubi katalanas.

Sipas mediumit ABC Futebol, Flick ndjehet “shumë i lodhur” dhe që nga shtatori u ka treguar anëtarëve të stafit të tij dëshirën për t’u larguar. Ai është i zhgënjyer me mungesën e përqendrimit të disa lojtarëve – me theks të veçantë te Lamine Yamal – si dhe me mungesën e mbështetjes nga drejtuesit, përfshirë presidentin Joan Laporta dhe drejtorin sportiv Deco.

Megjithatë, deri tani nuk ka bërë një kërkesë zyrtare për largim, dhe klubi nuk e konsideron dorëheqjen e tij si të menjëhershme.

Në rast se Flick do të largohej, një nga emrat që mund ta zëvendësojë është Jurgen Klopp, i cili është pa punë që nga maji i vitit 2024, kur u largua nga Liverpooli.

Klopp aktualisht punon si drejtor global i futbollit në Red Bull Group, por lidhjet e tij me Barcelonën datojnë më herët.

Ish-trajneri i Manchester United, Ralf Rangnick, ka rrëfyer se në vitin 2021 kishte këshilluar Laportën që të merrte Kloppin ose Flickun, gjatë një konsulence për drejtimin e ardhshëm të klubit.

“I thashë Laportës, nëse doni të punoni me lojtarë të rinj, duhet t’i besoni atyre dhe t’i lini të luajnë si ujq të vegjël. Përmenda Hansi Flick dhe ndoshta Kloppin. Laporta e mbajti mend Flickun – dhe kështu ai mori detyrën”, ka deklaruar Rangnick për SPORT.

Madje, një vit më parë, kandidati për president të Barcelonës, Jordi Farre, kishte pranuar se kishte zhvilluar bisedime paraprake me Kloppin për një kalim të mundshëm në “Camp Nou”, pavarësisht se në atë kohë Ronald Koeman sapo ishte emëruar trajner.

“Ne kishim nisur kontakte me Jurgen Klopp, sepse besonim se Barcelona ka nevojë për një trajner të tillë,” ka thënë Farré për Diario Sport.

Pas largimit nga Liverpooli, Klopp ka deklaruar publikisht se nuk do të trajnojë asnjë skuadër tjetër angleze, ndërsa në një intervistë për podcastin Diary of a CEO, ai pranoi se nuk i mungojnë “orët në shi, konferencat për shtyp dhe presioni i zhveshtores”. /Telegrafi/

Klopp tregon prapaskenat: E refuzova Man Unitedin, s’e doja Cristiano Ronaldon e Paul Pogban në ekip

20 October 2025 at 16:59


Trajneri Jurgen Klopp ka treguar disa prapaskena interesante se si e refuzoi Manchester Unitedin në vitin 2016, ngase nuk i pëlqente projekti për të kthyer lojtarët si Cristiano Ronaldo e Paul Pogba.

Në një intervistë së fundmi, Klopp e ka pranuar se kishte mundësinë për ta marrë drejtimin e “Djajve të Kuq” para Liverpoolit mirëpo nuk ishte i interesuar.

Ai konfirmoi se u takua me drejtuesit e Unitedit dhe dëgjoi projektin e tyre, por nuk i pëlqeu ideja për t’i kthyer ish lojtarët më të mirë në klub.

“E refuzova Man Unitedin në vitin 2016. Më thanë disa gjëra në atë takim që nuk më pëlqyen: “Do t’i marrim lojtarët që dëshiron, atë, atë dhe atë”.

Cristiano Ronaldo dhe Paul Pogba

“Po qëndroja aty dhe mendoja “Ky nuk është projekti im”.

“Nuk doja që ta merrja në ekip prapë Paul Pogban. Këto gjëra nuk funksionojnë. “Apo Cristiano Ronaldo. Zoti im, të gjithë e dimë se ai është lojtari më i mirë së bashku me Messin në botë, por kthimi i lojtarëve nuk ndihmon kurrë".

“Ideja e tyre ishte të sjellin në skuadër lojtarët më të mirë, por kurrë nuk do të sjellin futboll”.

“Pastaj më erdhi një projekt i pastër futbolli: Liverpool Football”, deklaroi ai.

Klopp në të njëjtën intervistë konfirmoi se do të jetë i hapur për ta marrë sërish drejtimin e Liverpoolit./Telegrafi/

Klopp mbron Florian Wirtz pas kritikave: Do t’i hani fjalët tuaja

20 October 2025 at 12:20


Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka dalë në mbrojtje të Florian Wirtz pas një fillimi të vështirë të sezonit në Ligën Premier, duke theksuar se talenti gjerman do të dëshmojë vlerat e tij në kohën e duhur.

Në podcastin “The Diary of a CEO”, Klopp foli për transferimin e Wirtz nga Bayer Leverkusen gjatë verës dhe sfidat e tij të para në Angli.

Mesfushori ende nuk ka shënuar apo asistuar në 10 ndeshjet e para me fanellën e “The Reds”, por Klopp nuk ka asnjë dyshim për cilësinë që posedon 21-vjeçari.

“Ju të gjithë do t’i hani fjalët tuaja nëse përdorni fjalët e gabuara me Florian Wirtz. Ai është një talent i jashtëzakonshëm”, ka thënë Klopp.

Trajneri gjerman theksoi se adaptimi në Ligën Premier kërkon kohë dhe se është i bindur që Wirtz do të shpërblejë besimin me paraqitje të nivelit të lartë në të ardhmen. /Telegrafi/

Jurgen Klopp merr një punë të re 16 muaj pas largimit nga Liverpooli

17 October 2025 at 11:27


Ish-trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp tashmë ka marrë një pozitë të re në futboll.

58-vjeçari nuk ka marrrë drejtimin e ndonjë skuadre që prej largimit të tij nga posti i trajnerit të Liverpoolit pas sezonit 2023/2024.

Gjermani udhëhoqi klubin anglez për të fituar tetë trofe të rëndësishëm në nëntë vite, duke i dhënë fund pritjes 30-vjeçare për titullin kampion në Ligën Premier në vitin 2020.

Që prej largimit nga Anfield, ka pasur shumë spekulime për lëvizjen e tij të ardhshme dhe nëse do të rikthehet në stolin e trajnerit.

Vitin e kaluar u njoftua se ai do të merrte një rol si Drejtor i Futbollit për grupin Red Bull, duke mbikëqyrur një rrjet klubesh përfshirë RB Leipzig, New York Red Bulls dhe RB Salzburg.

Raportohet se Klopp ofron këshilla mbi strategjinë dhe zhvillimin e trajnerëve për grupin. Megjithatë, tani Klopp ka marrë një rol të ri në futboll, përveç angazhimeve të tij me Red Bull.


Këtë javë, Liga Gjermane e Futbollit (DFL) njoftoi se ai do të jetë anëtar i një grupi të ri ekspertësh që do të këshillojë mbi “trajnimet dhe integrimin e lojtarëve të talentuar”.

“Grupi i ekspertëve do të trajtojë, ndër të tjera, trajnimet dhe integrimin e lojtarëve të talentuar si dhe zhvillimin e mëtejshëm të standardeve dhe strukturave të klubeve. Rezultatet fillestare do të diskutohen në komitetet e ligës në pranverën e vitit 2026 dhe më pas me të gjitha 36 klubet”, thuhej në njoftimin e tyre.

Fituesi i Kupës së Botës 2014 dhe legjenda e Real Madridit, Sami Khedira, është gjithashtu një nga anëtarët e shquar të këtij komiteti./Telegrafi/

“Nuk më mungon asgjë”, Klopp sugjeron se nuk do të rikthehet kurrë më në stol

30 September 2025 at 19:45


Jurgen Klopp ka sugjeruar se nuk do të rikthehet më kurrë në botën e trajningut, duke deklaruar se nuk i mungon asgjë nga jeta në pankinë, pavarësisht se kjo ka qenë pjesë përbërëse e jetës së tij për gati 25 vite.

Ish-trajneri i Borussia Dortmund dhe Liverpoolit u tërhoq nga detyra pas përfundimit të sezonit 2023-24, duke lënë pas një trashëgimi të jashtëzakonshme në “Anfield”.

“Jam shumë i lumtur me mënyrën si luajti Liverpool. Kam ndjekur disa ndeshje. Por nuk ishte ajo ndjesia, ‘Oh, është e shtunë!’ Nuk dija as kur fillonin ndeshjet. Ishte sikur isha jashtë gjithçkaje”.

“E shijonim jetën, kalonim kohë me nipërit, gjëra krejt normale, duke ditur që do të punoj përsëri. Por gjithashtu duke ditur që nuk dua të punoj më si trajner”.

“Kështu mendoj tani. Por nuk i dihet. Jam 58 vjeç. Nëse filloj sërish në moshën 65 vjeç, të gjithë do të thonë: ‘Po ti the që nuk do e bëje më’ Epo, më falni, isha 100 për qind i bindur atëherë. Por tani, nuk më mungon asgjë”.

Klopp gjithashtu ndau disa reflektime mbi sakrificat personale që ka bërë gjatë karrierës.

“Nuk më ka munguar asgjë në jetë sepse nuk e kam menduar kurrë. Në gati 25 vjet, kam qenë vetëm dy herë në dasmë, njëra ishte e imja, dhe tjetra para dy muajsh”.

“Në 25 vjet, kam shkuar katër herë në kinema, të gjitha në tetë javët e fundit. Tani është kënaqësi të mund të bëj gjëra të tilla”, ka deklaruar Klopp./Telegrafi/

"Duam të fitojmë Ligën e Kampionëve me të" - Jurgen Klopp merr ofertë nga një gjigant evropian

15 September 2025 at 20:52


Një nga kandidatët për president të Benficas ka premtuar se do të sjellë Jurgen Kloppin në stol nëse fiton zgjedhjet e muajit të ardhshëm.

Klopp, gjerman 58-vjeçar, nuk ka drejtuar ndonjë klub që nga largimi i tij në fund të sezonit 2023/24.

Sot, ai ka një rol të ri jashtë stolit të trajnerit – si kreu global i futbollit te Red Bull – dhe ka theksuar vazhdimisht se ka mbaruar me drejtimin e ekipeve, pavarësisht spekulimeve të mediave që e lidhin me klube të ndryshme gjatë vitit të fundit.

Një premtim i madh nga kandidati

Cristovao Carvalho, kandidati për president të Benficas, nuk u ndal përballë këtyre spekulimeve. Ai deklaroi se Klopp është objektivi i tij kryesor në rast fitoreje dhe prezantoi një plan ambicioz për të çuar klubin në finalen e Ligës së Kampionëve brenda pesë viteve.

“Bruno Lage nuk do të qëndrojë me mua pasi të skadojë kontrata e tij në fund të sezonit. Më duhet një trajner i klasit botëror, një që e ka fituar tashmë Ligën e Kampionëve dhe që është i gatshëm ta fitojë këtë trofe edhe me Benfican”.

“Ka vetëm një emër në kokën time: Jürgen Klopp. Ai madje ka thënë se Benfica është një klub i madh dhe se një ditë do të donte ta drejtonte. Dikush që thotë këtë ka më shumë arsye për të qenë në këtë klub sesa kushdo tjetër”, tha Carvalho për gazetën portugeze Sic Noticias.

Carvalho shtoi: “Sot është e qartë se Benfica nuk mund ta fitojë Ligën e Kampionëve, por unë kam një plan financiar që synon këtë objektiv. Mund t’u premtoj tifozëve se brenda katër ose pesë vitesh do të luajmë në finalen e Ligës së Kampionëve”.

Cristovao Carvalho

Çfarë mendon Klopp?

Megjithatë, është e pamundur që ish-trajneri i Liverpoolit dhe Borussia Dortmundit të pranojë një ofertë të tillë. Klopp deklaroi në qershor se e shijon jetën jashtë fushës dhe nuk ka dëshirë të kthehet në stol.

“Nuk e dua më këtë”, tha ai për Welt, duke iu referuar spekulimeve për një kthim të mundshëm te Bayern Munich. “Tani kam një punë që më përmbush dhe gjithashtu intensive. Nuk fle më gjatë në mëngjes ose nuk shkoj në shtrat më vonë, por mund ta organizoj punën time shumë më mirë”.

Ai shtoi: “Kam drejtuar 1,081 ndeshje, pa përfshirë miqësoret. Nëse i llogarisim të gjitha gjatë 23 viteve, ndoshta janë rreth 1,200. Ishin shumë detyra, konferenca për shtyp, menaxhim mediatik dhe detyra menaxheriale te Liverpooli – me të vërtetë shumë”.

Klopp Jurgen Klopp

Benfica ka pritur gjatë

Benfica ka fituar për herë të fundit Kupën Evropiane (tash Ligën e Kampionëve) në sezonin 1961/62, duke mposhtur Real Madridin 5-3.

Ndërkohë, Klopp fitoi Ligën e Kampionëve me Liverpoolin në vitin 2019, duke mposhtur Tottenhamin. /Telegrafi/

Jurgen Klopp i përgjigjet thashethemeve për një rikthim tronditës si trajner

12 September 2025 at 11:48


Ish-trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, është shumë i kërkuar dhe i ka bërë të qarta ndjenjat e tij për t'u rikthyer në stolin e trajnerëve.

Klopp nuk ka arritur të bëjë asgjë që kur u largua nga Liverpooli në fund të sezonit 23/24, duke zgjedhur të qëndrojë në Anfield për një sezon më shumë sesa donte, në mënyrë që ta linte klubin në vendin më të mirë të mundshëm.

Vendimi i tij në fund ia vlejti, pasi Arne Slot i udhëhoqi ekipin e Klopp drejt titullit të Ligës Premier në sezonin e tij të parë, pasi zëvendësoi gjermanin legjendar.

Edhe pse Klopp nuk është rikthyer në menaxhim, ai mbetet në lojë pasi mori një rol te gjiganti i pijeve energjike Red Bull si Drejtor i Global Soccer në vitin 2025.

Megjithatë, kjo mund të ndryshojë nëse një klub i plotëson dëshirën, me skuadrën portugeze Benfica që është gati të bëjë një veprim të guximshëm për të siguruar Klopp nëse emërohet një kandidat i caktuar presidencial.

Fituesit e 38 titujve portugezë janë aktualisht në mes të zgjedhjeve për të emëruar pasardhësin e Rui Costas dhe një kandidat, Cristovao Carvalho, premton të heqë qafe trajnerin aktual Bruno Lage dhe të sjellë Klopp në klub.

“Bruno Lage nuk do të qëndrojë përtej kontratës së tij. Më duhet një trajner i nivelit më të lartë, i cili e ka fituar tashmë Ligën e Kampionëve dhe që dëshiron ta fitojë atë me Benficën", ka thënë fillimisht Carvalho për SIC Noticias.

"Vetëm një emër më vjen ndërmend: Jurgen Klopp. Ai madje tha se Benfica është një klub i shkëlqyer që do të donte ta stërviste një ditë. Dikush që e thotë këtë ka diçka më shumë se të tjerët për të qenë në klub”, përfundoi ai.

Pavarësisht suksesit të jashtëzakonshëm të Klopp në këtë lojë, duket se ditët e ish-trajnerit të Borussia Dortmund kanë mbaruar dhe Benfica do të mbetet e zhgënjyer.

Që kur mori përsipër rolin e tij te Red Bull, 58-vjeçari ka riafirmuar vazhdimisht se është shumë më i lumtur në rolin e tij aktual, duke mbikëqyrur operacionet e futbollit të kompanisë në të gjithë globin dhe duke shijuar gjërat në jetë që i humbi për shkak të angazhimeve të tij menaxheriale.

"Çuditërisht, ndërsa pata shumë vizitorë në Liverpool, mezi pata kohë për ta. Në katër muajt e fundit, kam qenë në dy dasma - para kësaj, asnjë në 23 vjet”, ka thënë fillimisht Klopp.

"Por nuk e dua më atë [menaxhimin]. Tani kam një punë që më plotëson dhe është gjithashtu intensive. Nuk fle në mëngjes dhe nuk shkoj në shtrat më vonë natën, por mund ta organizoj punën time shumë më mirë”.

“Gruaja ime, për shembull, është shumë e lumtur me këtë sepse mund t'i planifikojmë gjërat shumë më mirë sesa nuk mundeshim më parë”, përfundoi gjermani.

Duket se tifozët do të duhet të mësohen ta shohin Klopp në tribuna dhe jo në vijën anësore për të ardhmen e parashikueshme. /Telegrafi/

❌
❌