Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Alonso ende në mosmarrëveshje me Viniciusin

10 December 2025 at 12:40


“El Chiringuito TV” ka raportuar se marrëdhënia mes trajnerit të Real Madridit, Xabi Alonso, dhe yllit brazilian Vinicius Junior, ende nuk është rregulluar plotësisht.

Sipas burimeve të tyre, Alonso mban kontakte të vazhdueshme me Pep Guardiolën dhe kampi i trajnerit të Manchester Cityt beson se trajneri madrilen është në kundërshtim të hapur me sulmuesin brazilian.

Më herët ishte raportuar se tensionet mes palëve ishin shuar.

Vinicius kishte shprehur publikisht pakënaqësinë për zëvendësimin e tij në “El Clasico”, por më pas kërkoi falje për sjelljen e papërshtatshme.

Madje qarkulluan edhe zëra se lojtari po hezitonte të rinovonte kontratën për shkak të pranishmërisë së Alonsos në stol.

Presioni ndaj trajnerit madrilen është rritur ndjeshëm në javët e fundit, teksa forma e ekipit ka pësuar rënie dhe raportimet për përçarje në dhomën e zhveshjes janë shtuar.

Xabi Alonso përballet sot (e mërkurë) me një sfidë vendimtare në Ligën e Kampionëve kundër Manchester Cityt, ndeshje që shihet si mundësi kyçe për të qetësuar situatën dhe për të forcuar pozitën e tij në krye të Real Madridit. /Telegrafi/

Real Madridi nuk do t'i përgjigjet sulmit të presidentit të Barcelonës, Joan Laporta, ndaj klubit dhe presidentit

28 November 2025 at 15:42


Real Madridi as nuk i është përgjigjur presidentit të Barcelonës, Joan Laporta, dhe kritikave të tij ndaj klubit dhe presidentit të tyre, Florentino Perez, dhe as nuk ka ndërmend ta bëjë këtë.

Florentino Perez foli tashmë aty ku duhej të fliste: në Asamble dhe çështja do të mbetet atje.

Pas fjalimit të Perezit, presidenti i Barcelonës, Laporta pati kritika dhe goditi me disa fjalë rivalin e urryer

“Fjalët e Florentino Perezit tregojnë për barcelonistët që vuajnë nga Real Madridi. Një formë e veçantë obsesioni”.

“Duket se duhet të flasin për Barçën për të justifikuar, nuk e di çfarë”, deklaroi Laporta.

💥 Informa @MelchorRuizCope

❌ El Real Madrid ni ha contestado a las palabras de Laporta ni piensa hacerlo

➡️ "El presidente ya habló donde tenía que hablar: en la Asamblea de Socios"

📻 #PartidazoCOPE https://t.co/UXtSINehNs pic.twitter.com/EtZTXP9VVO
— El Partidazo de COPE (@partidazocope) November 28, 2025

Duket sikur lufta e ftohtë midis Barcelonës dhe Real Madridit është rikthyer.

Megjithatë, sipas mediumit Cope, Real Madridi as nuk i është përgjigjur presidentit të Barcelonës dhe kritikave të tij ndaj klubit dhe presidentit të tyre, dhe as nuk ka ndërmend ta bëjë këtë. /Telegrafi/

Real Madridi i shqetësuar nga rënia e papritur e formës pas El Clasicos

15 November 2025 at 09:10


Pas një fitoreje të fortë në El Clasico ndaj Barcelonës, megjithëse me një diferencë të ngushtë, Real Madridi pritej të forcohej gjithnjë e më shumë nën drejtimin e Xabi Alonsos. Megjithatë, nxitja emocionale dhe psikologjike nga fitorja është zbehur në një mënyrë mjaft të fortë.

Pjesa më e madhe e javës pas ndeshjes nuk u përqendrua te fitorja e Real Madridit, por te shpërthimi i Vinicius Junior ndaj Xabi Alonsos dhe më pas te kërkimfalja që pasoi.

Pavarësisht fajit publik dhe fitores 4-0 ndaj Valencias, titujt e lajmeve vazhduan të përqendroheshin te marrëdhënia e Alonsos me dhomën e zhveshjes, e cila ishte e tendosur sipas burimeve të shumta.

Real Madridi i shqetësuar nga rënia e papritur e formës

Sipas Diario AS më parë këtë javë, hierarkia në Bernabeu ishte 'e befasuar' nga hapi prapa i bërë kundër Liverpoolit në një humbje 1-0, dhe në një barazim 0-0 me Rayo Vallecano.

Klubi nuk ka gjetur një shpjegim të qartë për mungesën e qëndrueshmërisë ose mungesën e futbollit argëtues deri më tani.

Ekziston shqetësim për faktin se pas gati gjashtë muajsh në krye, Alonso nuk ka arritur të frymëzojë, as të fitojë në dhomën e zhveshjes.

Besim i plotë te Xabi Alonso

Pavarësisht befasisë, shqetësimit dhe rënies së papritur, i njëjti autor, Jose Felix Diaz, ka botuar një artikull kohëve të fundit duke siguruar se hierarkia, përfshirë Presidentin Florentino Perez, ka besim të plotë tek Alonso.

Ata përmendin se paraqitja e shkurtër e Trent Alexander-Arnold në Anfield shkaktoi disa pakënaqësi, por në përgjithësi, ka pasur pak shenja alarmi apo krize brenda klubit, të cilët po presin me durim progres nga Alonso dhe skuadra e tij.

Epërsia e Real Madridit është vendimtare

Alonso do të jetë shumë i vetëdijshëm se, ndërsa kërkon qëndrueshmërinë dhe guximin sulmues të kërkuar, ai vështirë se mund të përballojë humbjen e pikëve.

Kritikat kanë ardhur kryesisht pas pakënaqësisë së raportuar nga dhoma e zhveshjes, por nuk ka dyshim se loja e Real Madridit ka qenë zhgënjyese në krahasim me rezultatet e tyre.

Nëse Los Blancos i lëshojnë më shumë terren Barcelonës në La Liga, tensioni do të bëhet i prekshëm në Valdebebas. /Telegrafi/

Huijsen flet për përplasjen e Carvajalit me Yamalin

13 November 2025 at 10:29


Lojtari i ri i Real Madridit dhe Spanjës, Dean Huijsen, ka folur hapur rreth dinamikës konkurruese me Lamine Yamal të Barcelonës dhe Dani Carvajal të Real Madridit.

Fjalosja dhe konflikti verbal mes Yamal dhe Carvajal pas El Clasicos së fituar 2-1 nga Real Madridi ndaj Barcelonës ka bërë që të diskutohet shumë për raportet mes futbollistëve te Kombëtarja e Spanjës.

Megjithatë, sipas mbrojtësit të Real Madridit, Huijsen, ky konflikt nuk ndikon aspak te ekipi kombëtar pasi aty janë bashkëlojtarë dhe kur luajnë me skuadra është normale të ketë rivalitet.

“Lamine Yamal dhe Dani Carvajal? Në fushë duam të vrasim njëri-tjetrin, por jashtë ka një atmosferë shumë të mirë. Duhet të jetë kështu”, ka thënë fillimisht Huijsen.

Huijsen theksoi ekuilibrin midis konkurrencës së ashpër në fushë dhe shoqërisë jashtë saj.

“Ne vijmë këtu si shokë skuadre, por kur luajmë në klube, jemi rivalë. Është normale”, përfundoi mbrojtësi spanjoll.

Ky informacion vjen përpara ndeshjeve kryesore ndërkombëtare, ku Spanja do të kërkojë të kualifikohet për Kupën e Botës të vitit të ardhshëm. /Telegrafi/

Guardiola krahason rivalitetin ndaj Liverpoolit me El Clasicon, thotë se i mungon Kloppi

8 November 2025 at 09:25


Pep Guardiola komentoi krahasimet midis Manchester Cityt dhe Liverpoolit dhe El Clasicos, teksa nuk ngurroi të zbulojë se i mungon ish-trajneri i Reds, Jurgen Klopp.

Manchester City ka qenë ekipi për t’u mposhtur në dekadën e fundit në Ligën Premier, duke arritur t’i fitojë shtatë tituj të Ligës Premier.

Megjithatë, “Qytetarët” nuk e kanë pasur aspak të lehtë pasi kanë pasur një rival si Liverpooli që e ka ndjekur në shumë sezone deri në xhiron e fundit.

Këtë rivalitet me Reds, Guardiola e ka krahasuar me anë në mes të Barcelonës dhe Real Madridit, teksa për këtë rivalitet i ka dhënë merita të mëdha edhe ish-kundërshtarit të tij, Klopp.

"Tek Barcelona dhe Real Madrid, zhurma jashtë është një mijë herë më e lartë se këtu. Atmosfera në stadium është mjaft e ngjashme - është thjesht fantastike. Ne e kemi ndihmuar Cityn të krijojë këtë rivalitet gjatë dekadës së fundit. Përpara kësaj, mendoj se rivaliteti kryesor ishte midis United dhe Liverpool”, ka thënë fillimisht Guardiola.

“Ajo që ndodhi gjatë kohës së Jurgen Klopp e bëri këtë rivalitet më të madhin, sepse, ndoshta pas sezonit të parë, lufta për titullin e Ligës Premier ishte midis nesh dhe atyre”.

“Gjithmonë e kam shijuar këtë rivalitet të shëndetshëm. Gjithmonë kam ndjerë respekt të ndërsjellë. Jurgen më dha shumë dhe më mungon. Ai më mësoi shumë për sa i përket përpjekjes që duhet për ta mposhtur atë", përfundoi trajneri i Cityt. /Telegrafi/

Trajneri i Spanjës, De la Fuente flet për grindjen Yamal-Carvajal

4 November 2025 at 09:25


Trajneri i Kombëtares së Spanjës, Luis de la Fuente, ka komentuar nëse grindja midis Lamine Yamal të Barcelonës dhe Dani Carvajal të Real Madridit gjatë El Clasicos do të ndikonte në harmoninë e ekipit kombëtar.

El Clasico e parë e sezonit pati tensione të mëdha mes dy klubeve më të mëdha spanjolle, ku dy nga akterët kryesor ishin reprezentuesin e Spanjës, Yamal dhe Carvajal.

Pas përfundimit të ndeshjes, veterani i Real Madridit pati një përplasje verbale me yllin e Barcelonës, i cili para ndeshjes kishte bërë disa deklarata të cilat kanë ndezur kampin madrilen.

Megjithatë, përplasja e tyre nuk shihet si problem në kombëtaren La Roja, pasi për këtë ka folur edhe vet trajneri De La Fuente.

"Nuk pati asnjë incident, asnjë sherr, me të vërtetë, ndjenja në ekip është ajo e unitetit, e familjes", ka thënë trajneri i Spanjës.

Ka dyshime të vazhdueshme nëse Yamal do të thirret për pushimin e ardhshëm ndërkombëtar të nëntorit, duke pasur parasysh dëmtimin e tij të vazhdueshëm në zonën pubike.

Anësori i Barçës nuk është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi, megjithëse vazhdon të luajë për skuadrën e Hansi Flick.

Ndërkohë, Carvajal do të mungojë në ekipin kombëtar për shkak të një dëmtimi në gju. Ndoshta, ai është përjashtuar për pjesën tjetër të vitit. /Telegrafi/

Xabi Alonso: Vinicius Jr nuk do të dënohet, çështja është mbyllur

31 October 2025 at 10:38


Para përballjes së Real Madridit me Valencian këtë të shtunë, trajneri i Los Blancos, Xabi Alonso, ka sqaruar situatën lidhur me reagimin e Vinicius Junior gjatë Clasicos ndaj Barcelonës.

Ai ka shprehur qartë se braziliani nuk do të marrë ndonjë masë disiplinore.

“Vinicius Jr nuk do të dënohet. Çështja është mbyllur”, ka thënë trajneri spanjoll.

“Ai ka qenë i përsosur në mënyrën se si sqaroi situatën përpara të gjithëve. Nuk ka asnjë rast të hapur lidhur me të, gjithçka është e qartë dhe e sqaruar”.

Alonso vlerësoi transparencën dhe sinqeritetin e sulmuesit brazilian.

“Vini foli para skuadrës të mërkurën dhe ka treguar një qëndrim fantastik. Ai ka qenë i sinqertë, i qartë dhe deklarata e tij ka pasur një fuqi të madhe. Fjalët që i tha bashkëlojtarëve të tij janë më të rëndësishmet në këtë situatë”.

Trajneri gjithashtu theksoi se atmosfera brenda skuadrës mbetet e fortë dhe se përballja me Valencian do të jetë një mundësi për të rikuperuar energjitë pas tensionit të Clasicos.

“Çdo gjë është sqaruar brenda skuadrës, dhe tani fokusi ynë është te loja dhe te rezultatet”, përfundoi Alonso. /Telegrafi/

"Ndonjëherë pasioni më mposht...", Vinicius kërkon falje pas incidentin në El Clasico

29 October 2025 at 14:04


Vinicius Junior ka kërkuar falje publikisht pas incidentit të tij ndaj trajnerit Xabi Alonso në El Clasicon e së dielës ndaj Barcelonës.

Në një mesazh të postuar në rrjetet e tij sociale, sulmuesi brazilian u kërkoi falje tifozëve të Real Madridit për gjestet e tij gjatë zëvendësimit kundër Barcelonës.

"Ndonjëherë pasioni më mposht, gjithmonë dua të fitoj dhe të ndihmoj ekipin tim", shkruan Vinicius si justifikim për reagimin e tij ndaj zëvendësimit në ndeshjen në ‘Bernabeu’.

Dhe ai e përfundon kërkimfaljen e tij me një deklaratë dashurie për ekipin Lios Blancos: "Premtoj të vazhdoj të luftoj çdo sekondë për të mirën e Real Madridit, siç kam bërë që nga dita e parë".

Mbetet për t’u parë nëse kërkimfaljet private dhe publike të Vinicius do ta zgjidhin çështjen për Xabi Alonson, apo nëse përbuzja e tij do të ketë pasoja sportive në ndeshjet e ardhshme.

Hoy quiero pedir disculpas a todos los madridistas por mi reacción al ser sustituido en el Clásico.

Así como ya lo he hecho en persona durante el entrenamiento de hoy, también quiero pedir disculpas nuevamente a mis compañeros, club y presidente.

A veces la pasión me gana por…
— Vini Jr. (@vinijr) October 29, 2025

Deklarata e plotë e Viniciusit

Sot dua t’u kërkoj falje të gjithë tifozëve të Madridit për reagimin tim kur u zëvendësova në El Clasico.

Siç e kam bërë edhe personalisht gjatë stërvitjes së sotme, dua t'u kërkoj falje përsëri shokëve të ekipit, klubit dhe presidentit.

Ndonjëherë pasioni më mposht; gjithmonë dua të fitoj dhe të ndihmoj ekipin tim. Natyra ime konkurruese buron nga dashuria që ndiej për këtë klub dhe gjithçka që ai përfaqëson.

Premtoj të vazhdoj të luftoj çdo sekondë për të mirën e Real Madridit, siç kam bërë që nga dita e parë.

/Telegrafi/

"A do të rrahemi?", zbulohen fjalët gjatë përplasjes së Yamal me Vinicius Jr

28 October 2025 at 08:27


Dy ditë pas El Clasicos së fituar 2-1 nga Real Madridi ndaj Barcelonës, ende po dalin lajme rreth fjalosjeve që patën lojtarët mes vete gjatë përplasjes së tyre pas ndeshjes.

Përleshja e fundit e El Clasicos la një koment goditës nga Lamine Yamal, ndërsa numri 10 i Barcelonës po shkonte drejt tunelit të dhomave të zhveshjes.

Vinicius Jr u shfaq në skenë për të ndjekur lojtarin e Barçës dhe aty patën disa shkëmbime fjalësh jo të lehta.

"A do të rrahemi?" e pyeti Lamine, Viniciusin, me sulmuesin braziliani që iu përgjigj: "Hajde. Të shkojmë!".

🚨😳 Lamine Yamal to Vinícius Junior: "Shall we go hit each other?"

Viní: "Come on. Let's go." pic.twitter.com/tfthsujCP6
— The Touchline | 𝐓 (@TouchlineX) October 27, 2025


Kamerat e mediumit El Día Después të Movistar+ kapën gjithë skenën, teksa kanë zbërthyer fjalët e shkëmbyera.

Ndryshe, i gjithë tensioni gjatë dhe pas ndeshjes El Clasico erdhi shkaku i disa deklaratave të Yamal për Real Madridin, të cilat lojtarët e Los Blancos nuk i kapërdinë. /Telegrafi/

“El Clasico ngjante si një duel mes burrash dhe djemsh” - Wenger jep mendimin për super përballjen

27 October 2025 at 18:45


Ish-trajneri legjendar i Arsenalit, Arsene Wenger, ka folur për supersfidën mes Barcelonës dhe Real Madridit, e zhvilluar të dielën.

Sipas francezit, Barcelona ishte e qëndrueshme taktikisht, por i mungoi pjekuria dhe vendosmëria për ta fituar ndeshjen.

“El Clásico më ngjante si një duel mes burrash dhe djemsh. Mbrojtja e Real Madridit ishte shumë më e fortë se ajo e Barcelonës. Në sulm, Madrid dukej gjithmonë i aftë të shënonte, ndërsa Barcelona ishte e pafuqishme”, deklaroi Wenger.

Francezi theksoi se Barcelona kishte zotërim të madh të topit, por nuk krijoi rrezik të vërtetë ndaj një mbrojtjeje shumë të organizuar të madrilenëve.

“Ata luajtën me shumë pasime horizontale dhe morën pak rreziqe. Real Madrid fitoi shumicën e dueleve dhe ishte më i vendosur në çdo aspekt të lojës”, shtoi ai.

Megjithatë, Wenger refuzoi të arsyetojë Barcelonën me faktin që ekipi katalanas kishte disa mungesa për shkak dëmtimesh. /Telegrafi/

Reali s’e duron më Viniciusin? Braziliani mund të gjobitet rëndë pas shpërthimit në “El Clasico”

27 October 2025 at 13:30


Ylli i Real Madridit, Vinicius Junior, mund të përballet me një gjobë të majme pas reagimit të ashpër gjatë ndeshjes “El Clasico” kundër Barcelonës, e fituar 2-1 nga “Los Blancos” në “Santiago Bernabeu”.

Sulmuesi brazilian u zëvendësua nga trajneri Xabi Alonso në minutën e 71-të dhe reagoi me zemërim, duke bërtitur ndërsa ecte drejt stolit.

Kamerat televizive e kapën duke shqiptuar në portugalisht fjalët “shko pi*****”, ndërsa më pas, sipas mediave spanjolle, ai shtoi: “Gjithmonë unë, po largohem nga ekipi. Më mirë të iki”.

Sipas raportimeve të “AS” dhe “Marca”, sjellja e Vinicius mund të konsiderohet “shkelje serioze disiplinore” në bazë të rregullores së brendshme të Real Madridit që zbatohet që nga viti 2015. Ajo parashikon ndëshkim për “deklarata fyese apo të dëmshme ndaj klubit, drejtuesve, trajnerëve apo bashkëlojtarëve”.

Nëse gjendet fajtor, 25-vjeçari mund të gjobitet deri në 53 mijë euro dhe të pezullohet pa pagesë deri në 10 ditë. Shuma përcaktohet në raport me pagën e tij mujore, e cila llogaritet rreth 1.25 milionë euro bruto.

Aktualisht klubi nuk ka bërë asnjë deklaratë zyrtare, por incidenti ka shkaktuar debat të brendshëm në “Valdebebas”. Një pjesë e drejtuesve kërkojnë masë disiplinore, ndërsa të tjerë mendojnë se çështja duhet zgjidhur në mënyrë private mes Alonso-s dhe lojtarit./Telegrafi

Barcelona humb, por Marcus Rashford shkëlqen

27 October 2025 at 13:10


Marcus Rashford tërhoqi vëmendjen e mediave spanjolle pas debutimit të tij në El Clasico, ku Barcelona u mund 2-1 nga Real Madrid të dielën në Santiago Bernabeu.

Huazimi nga Manchester United bëri një paraqitje të menjëhershme, duke asistuar në golin e vetëm të Barcelonës, ndërsa skuadra qëndron në vendin e dytë në La Liga.

Ndërsa Jude Bellingham dhe Kylian Mbappe udhëhoqën Realin drejt fitores, performanca energjike e Rashford u shndërrua në një pikë pozitive për vizitorët.

Sulmuesi krijoi disa mundësi dhe asistoi për golin e barazimit, duke marrë vlerësime nga analistët për rrezikun që krijoi në tranzicion dhe për adaptimin e shpejtë në një ndeshje me presion të lartë.

Ky rezultat shënon humbjen e dytë të Barcelonës në tre ndeshjet e fundit të kampionatit, duke i lënë ata pesë pikë prapa Los Blancos.

Që nga ardhja e tij në huazim këtë verë, Rashford ka regjistruar pesë gola dhe shtatë asistime në 13 paraqitje në të gjitha kompeticionet. /Telegrafi/

Real Madridi s’pajtohet me gjyqtarin, do ta apelojë kartonin e kuq të yllit të skuadrës pas tensioneve në “El Clasico”

27 October 2025 at 11:50


Real Madrid ka konfirmuar se do të apelojë kartonin e kuq që iu dha portierit rezervë Andriy Lunin në momentet e fundit të fitores 2-1 ndaj Barcelonës në “El Clasico”.

Lunin u përjashtua nga loja gjatë një përplasjeje të ashpër pas ndeshjes, ndërsa po mbronte shokun e skuadrës, Vinicius Junior. Sipas raportimeve të The Athletic, drejtuesit e Realit nuk e kanë kuptuar vendimin e gjyqtarit dhe kanë nisur përgatitjen e një ankese zyrtare.

Kaosi nisi pasi mesfushori i Barcelonës, Pedri, mori kartonin e dytë të verdhë në fundin e ndeshjes, duke shkaktuar tension mes dy skuadrave pranë stolave. Situata u përshkallëzua kur lojtarët e të dyja ekipeve u përballën fizikisht.

Vinicius Junior ishte një nga më të përfshirët, pasi u përball me Lamine Yamal – i cili sipas mediave spanjolle kishte bërë komente provokuese përpara ndeshjes. Katër anëtarë të stafit të Real Madrid ndërhynë për ta qetësuar Viniciusin, por pavarësisht kësaj, arbitri vendosi të përjashtonte edhe portierin Lunin për rolin e tij në përleshje.

Real Madrid synon ta apelojë vendimin, duke argumentuar se Lunin nuk mori pjesë në konfrontim, por vetëm u përpoq të ndante lojtarët dhe të mbronte shokët e tij të skuadrës./Telegrafi/

Camavinga befason në El Clasico, shkëlqen në rolin e ri dhe merr lëvdata nga Alonso

27 October 2025 at 09:00


Eduardo Camavinga ishte një nga lojtarët më të mirë të Real Madridit në fitoren 2-1 ndaj Barcelonës të dielën.

Francezi luajti në një rol të pazakontë, si sulmues i djathtë, dhe befasoi të gjithë me paraqitjen e tij të shkëlqyer.

Trajneri Xabi Alonso vendosi ta përdorte Camavingan në këtë pozicion dhe vendimi i tij dha rezultat.

Në 90 minuta lojë, ai realizoi 22 pasime të sakta nga 26 tentativa, fitoi shumicën e dueleve, rikuperoi disa topa dhe dribloi me sukses tri herë, duke humbur topin vetëm një herë.

“E gjithë skuadra luajti mirë, por Eduardo ishte i jashtëzakonshëm”, ka thënë Alonso pas ndeshjes.

Camavinga reagoi edhe vetë në rrjete sociale me humor: “Pozicion i ri i zhbllokuar: sulmues i djathtë.”

Që kur ka ardhur te Real Madridi, Camavinga është treguar shumë i vlefshëm për shkak të aftësisë për të luajtur në shumë role, si mesfushor, mbrojtës i majtë dhe tani edhe si sulmues krahu.

Energjia dhe inteligjenca e tij në fushë e kanë bërë një lojtar të rëndësishëm në skuadrën e Alonsos.

Trajneri spanjoll shtoi se beson shumë në të.

“Ka shumë potencial dhe shumë cilësi. Ai është një lojtar që gjithmonë lëviz dhe përshtatet. Nuk është statik, është dinamik”.

Me këtë paraqitje, Camavinga tregoi edhe një herë se është një lojtar i gjithanshëm që mund të ndikojë si në mbrojtje, ashtu edhe në sulm. /Telegrafi/

Mbappe i bashkohet Ronaldinhos dhe Cristiano Ronaldos në klubin elitar të El Clasico-s

By: M C
26 October 2025 at 22:56

Kylian Mbappe iu bashkua “mbretërisë” së futbollit në një nga ndeshjet më të mëdha të klubeve, El Clasico. Ylli i Real Madridit shënoi golin e parë në fitoren e tyre 2-1 në Bernabeu.

Të dielën me një përfundim aksioni të qetë pasi u shërbye mrekullisht nga Jude Bellingham. Duke vepruar kështu, Mbappe u bë lojtari i tretë që shënon në katër ndeshje radhazi në El Clasico. Dy lojtarët e tjerë që kanë arritur të njëjtën gjë janë dy ikona madrilene Cristiano Ronaldo dhe Ronaldinho. Braziliani Ronaldinho shënoi katër gola në pesë ndeshje midis viteve 2004 dhe 2006.

Ndërkohë, pesë herë fituesi i Topit të Artë, Ronaldo, shënoi shtatë gola në gjashtë ndeshje kundër Barcelonës në vitin 2012. Barca barazoi rezultatin në minutën e 38-të kur Fermin Lopez gjuajti topin nga e majta pas një krosi të ulët të Marcus Rashford, por Madridi e rifitoi epërsinë pak para mbylljes së pjesës së parë me anë të Bellingham, i cili shënoi nga afër, golin e tij të parë në ligë për këtë sezon.

Në moshën 22 vjeç e 119 ditë, Bellingham është lojtari më i ri i Madridit që shënon dhe asiston në një ndeshje El Clasico në shekullin e 21-të. Madridit iu anulua një gol i tretë në fazat e fundit të pjesës së dytë, me Bellingham që pa ti anullohej goli i dytë personal i takimit.

The post Mbappe i bashkohet Ronaldinhos dhe Cristiano Ronaldos në klubin elitar të El Clasico-s appeared first on Albeu.com.

Real Madrid fiton “El Clasico-n” dhe nis shkëputjen nga Barcelona (Video)

By: armand
26 October 2025 at 18:27

“El Clasico” e parë e sezonit është fituar nga Real Madrid. “Los Blancos” triumfuan me rezultatin 2-1 ndaj Barcelonës në shtëpi, në duelin e vlefshëm për javën e 10-të në La Liga. Të tre golat e takimit u shënuan në pjesën e parë. Madrilenët kaluan në avantazh në minutën e 22-të, me Kylian Mbappe, i […]

The post Real Madrid fiton “El Clasico-n” dhe nis shkëputjen nga Barcelona (Video) appeared first on BoldNews.al.

Çmenduria e Carlos Alcaraz: Jo vetëm që parashikoi rezultatin e “El Clasicos” por edhe golashënuesit

26 October 2025 at 19:54


Tenisti numër një në botë, Carlos Alcaraz, që është edhe tifoz i zjarrtë i Real Madridit jo vetëm që e ka parashikuar rezultatin në “El Clasico”, por edhe golashënuesit.

Alcaraz ishte pyetur disa orë para se të niste përballja në “Santiago Bernabeu”, ndërsa kishte deklaruar se madrilenët do të fitojnë me rezultat 2-1.

“Real Madridi sot do të fitojë me rezultat 2-1. Mbappe dhe Bellingham do të shënojnë”, kishte deklaruar ai.


🚨🚨🎙️| Carlos Alcaraz before the El Clasico:

"Real Madrid will win 2-1 today. Mbappé and Bellingham will score." pic.twitter.com/3frpicSnzK
— Goals Side (@goalsside) October 26, 2025


I tërë parashikimi doli të jetë i saktë, pasi Mbappe kaloi Realin në epërsi ndërsa Bellingham më vonë e vulosi fitoren, në sfidën që “Galaktikët” e dominuan në përgjithësi.

Real Madridi ishte shumë herë më dominues në këtë përballje, ndërsa me këtë fitore largohet plus pesë pikë nga Barcelona në kreun e La Liga-s./Telegrafi/

Çfarë ndodhi në tensionin në fund të ndeshjes: Carvajal, Courtois dhe Vinicius iu sulën Yamalit

26 October 2025 at 18:57


“El Clásico” mes Real Madridit dhe Barcelonës përfundoi me tensione të larta në “Santiago Bernabeu”, pasi pas fishkëllimës përfundimtare shpërtheu një përleshje mes lojtarëve të të dyja skuadrave.

Sipas raportimeve nga DAZN dhe mediat spanjolle, gjithçka nisi kur Dani Carvajal, kapiteni i Real Madridit, u drejtua menjëherë drejt Lamine Yamal për ta qortuar pas deklaratave që lojtari i Barcelonës kishte bërë para ndeshjes, lidhur me ankesat dhe rastet e diskutueshme të madrilenëve.

Carvajal, që është edhe bashkëlojtar me Laminen në Kombëtaren e Spanjës, që këtë herë harroi lidhjen ndërkombëtare dhe shkoi drejtpërdrejt ta përballej me të, duke i bërë një gjest me dorën e djathtë që “të fliste”.

Në këtë moment, në skenë u përfshinë edhe Thibaut Courtois dhe Vinicius Junior, të cilët iu bashkuan mbrojtësit për ta konfrontuar lojtarin e Barcelonës. Reagimi i tyre bëri që disa lojtarë të Barçës të ndërhynin menjëherë për ta mbrojtur shokun e skuadrës, dhe situata kaloi në shtytje dhe britma mes të dyja palëve.

Edhe pse përleshja nuk u përshkallëzua në dhunë fizike, pamjet nga DAZN tregojnë qartë momentet e tensionit, me lojtarë që tregonin me gisht drejt njëri-tjetrit dhe përpiqeshin të ndanin grupet.

Kur situata dukej se po qetësohej, Vinicius u pa sërish duke i bërtitur nga larg Lamine Yamalit, çka ndezi një tjetër përplasje të vogël.

Yamal pastaj u thotë eja brenda lojtarëve të Real Madridi, duke e bërë situatën edhe më të tensionuar.

Kësaj here u përfshinë edhe lojtarë që nuk ishin në fushë, si Rüdiger, Alaba dhe Raphinha, të cilët u përpoqën të ndanin shokët e tyre.

El Clasico handbags 👏🤣🤣🤣 pic.twitter.com/Q8Pp0LwpFP
— george (@StokeyyG2) October 26, 2025


Incidenti i pas-ndeshjes pritet të jetë pjesë e raportit zyrtar të gjyqtarëve, ndërsa federata spanjolle e futbollit pritet të analizojë sjelljen e lojtarëve të përfshirë në këtë episod të nxehtë të “El Clásico”. /Telegrafi/

Notat e lojtarëve, Real Madrid 2-1 Barcelona: ​​Szczesny shpëtoi katalanasit nga turpërimi

26 October 2025 at 18:34


Real Madridi zhvilloi një paraqitje fantastike për ta fituar derbin ndaj Barcelonës në “Santiago Bernabeu”.

“Los Blancos” ishin më të mirë se blaugranasit, pavarësisht që fituan me rezultat vetëm 2-1.

Heroi i Barcelonës doli të jetë portieri Wojciech Szczesny që nga “SofaScore” u vlerësua me notën 9.6, ku përpos penalltisë i bëri edhe nëntë pritje, gjashtë prej tyre ishin brenda zonës.

Jules Kounde u vlerësua si lojtari më i dobët, që assesi s’e ndali Vini Jr, ku prandaj edhe mori notën vetëm 5.8.

Ndërkohë, te Real Madridi u dallua Eder Militao që edhe asistoi, me notën 8.3 ndihmuar nga Aurelien Tchouameni me 7.6.

Notat e lojtarëve duken kështu:


Përndryshe, Real Madridi vazhdon si lider me 27 pikë, pesë mbi Barcelonën që renditet e dyta./Telegrafi/

Barcelona bie në “Santiago Bernabeu”, Real Madridi e fiton “El Clasicon”

26 October 2025 at 18:21


“El Clasico” i parë i këtij sezoni i ka takuar Real Madridit, që mposhtën rivalin e përbetuar midis “Santiago Bernabeut”.

“Los Blancos” zhvilluan një paraqitje fantastike për të fituar me rezultat të ngushtë 2-1.

Reali e nisi fuqishëm për të shënuar përmes Kylian Mbappe, megjithatë goli u anulua nga VAR-i për pozitë jashtë loje.

Mirëpo, vetëm 10 minuta më vonë, francezi përfitoi nga një asistim maestral i Kylian Mbappe për ta zhbllokuar rezultatin (22’).

Barcelona pastaj u këndell falë një kundërzbritje, ku Fermin Lopez nuk dështoi përballë Courtois pas asistimit të Marcus Rashford (38’).

Reali ishte më dominues dhe me plot meritë e riktheu epërsinë falë Bellingham, që shënoi nga afërsia pas asistimit fantastik të Eder Militaos (43’).

Jude Bellingham dhe Eder Militao

Madrilenët në fakt shënuan sërish përmes Kylian Mbappe megjithatë u anulua nga VAR-i për pozitë jashtë loje sërish.

Reali lehtë mund ta bënte epërsinë 3-1 sidoqoftë, Mbappe këtë herë dështoi nga pika e bardhë, me Szczesnyn që bëri super pritje.

15 herë kampionit të Evropës pak minuta më vonë iu anulua edhe një tjetër gol, këtë herë nga Jude Bellingham shkaku i pozitës jashtë loje.

Barcelona tentoi të krijonte disa aksione në fund megjithatë mbrojtja defansive e Realit ishte e pathyeshme.

Vlen të ceket se në minutën e fundit, Pedri e mori kartonin e dytë të verdhë dhe si pasojë u përjashtua nga loja (90+10').

Kësisoj, Reali ikën pesë pikë para Barcelonës në La Liga, duke mbledhur 27 pikë, derisa blaugranasit qëndrojnë në vendin e dytë me 22 sosh./Telegrafi/

❌
❌