Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Arsenali do të shesë një nga yjet e tij kryesorë në janar?

21 December 2025 at 16:49


Lajme tronditëse kanë përfshirë qarqet e futbollit anglez, me Arsenalin që, sipas raportimeve, është i gatshëm të shesë një nga lojtarët e tij kryesorë, Gabriel Martinellin, gjatë afatit kalimtar të janarit.

Nëse këto thashetheme rezultojnë të vërteta, bëhet fjalë për një nga transferimet më të bujshme të afatit të dimrit.

Sipas mediave angleze, trajneri Mikel Arteta ka marrë vendim për të nxjerrë në shitje anësorin brazilian. Gazetari turk Sercan Hamzaoglu shkon edhe më tej, duke deklaruar se Martinelli tashmë i është ofruar gjigantit turk, Fenerbahce.

“Arsenali vendosi ta shesë Gabriel Martinellin dhe ai iu ofrua Fenerbahces. Është një lojtar i shtrenjtë,” ka pohuar Hamzaoğlu, duke shtuar: “Nuk e di nëse Fenerbahçe do ta pranojë një transferim të tillë, por ai iu ofrua atyre”.

Shkëlqim në Ligën e Kampionëve

Ky lajm vjen si një surprizë e madhe, veçanërisht duke pasur parasysh formën e Martinellit në Ligën e Kampionëve. Edhe pse ai ka qenë titullar vetëm në pesë ndeshje të Ligës Premier këtë sezon, braziliani ka shënuar gol në pesë paraqitje radhazi në garën elitare evropiane, duke u bërë lojtari i parë në historinë e Arsenalit që arrin një statistikë të tillë.

Nëse skenari i shitjes bëhet realitet, pritet që shumë klube të mëdha evropiane – padyshim më të fuqishme financiarisht se Fenerbahçe – të hyjnë në garë për shërbimet e tij.

Bayern Munich, që edhe më herët ka shfaqur interes për sulmuesin brazilian, përmendet tashmë si një nga klubet e interesuara.

Një kthesë e papritur në raportin me Artetën?

Situata duket edhe më e pazakontë duke qenë se Arteta e ka vlerësuar vazhdimisht Martinellin në deklaratat e tij publike, duke e cilësuar si një lojtar shumë të rëndësishëm për skemën e Arsenalit.

Për këtë arsye, lindin pikëpyetje se çfarë mund të ketë ndodhur në marrëdhënien mes trajnerit dhe lojtarit për të çuar drejt një vendimi kaq drastik.

Martinelli ka kontratë me Arsenalin deri në verën e vitit 2027, ndërsa largimi i tij do të përbënte një goditje të madhe për tifozët, sidomos në një sezon ku “Topçinjtë” synojnë titullin në Angli dhe sukses në Evropë, objektiva që kërkojnë maksimumin e cilësisë në skuadër.

Sipas “Transfermarkt”, vlera e kartonit të brazilianit aktualisht vlerësohet në 45 milionë euro. /Telegrafi/

Arsenali shënon fitore komode ndaj West Hamit

4 October 2025 at 17:58


Arsenali ka triumfuar në derbin e rivalëve londinez ndaj West Ham Unitedit, në kuadër të xhiros së shtatë në Ligën Premier.

“Topçinjtë” fituan me rezultat 2-0, sfidë që e dominuan në përgjithësi.

Arsenali e nisi në mënyrë fantastike, ku krijoi disa raste shënimi me Bukayo Sakan, i cili edhe gjeti rrugën drejtë rrjetës, por u anulua për pozitë jashtë loje.

Ishte Declan Rice që me një goditje të fuqishme e zhbllokoi rezultatin pas asistimit të Eberechi Ezes (38’).

“Topçinjtë” ishin shumë herë më të mirë edhe në pjesën e dytë, ku vazhduan të krijojnë aksione të shumta. Saka e vulosi çështjen e fituesit duke shënuar nga pika e bardhë (67’).

Vlen të ceket se West Hami në këtë përballje nuk kishte as edhe një goditje në portë.

Kësisoj, Arsenali merr primatin përkohësisht në Ligën Premier me 16 pikë derisa West Hami renditet në pozitën e parafundit me katër sosh./Telegrafi/

Granit Xhaka shkëlqen ndaj Nottingham Forestit

27 September 2025 at 21:16


Mesfushori Granit Xhaka e ka “festuar” ditëlindjen në mënyrën më të mirë, për të bërë një paraqitje mahnitëse në Ligën Premier në fitoren e madhe të Sunderlandit në udhëtim te Nottingham Forest.

Ylli shqiptar që mbron ngjyrat e Zvicrës ishte ndër më të mirët në fushë, ku nga “SofaScore” u vlerësua me notën 8.5.

Xhaka në fakt asistoi golin e vetëm në ndeshje, të cilin e shënoi Alderete (38’), që për Sunderlandin kishte vlerën e tre pikëve.

Në këtë përballje, Xhaka krijoi një shans të madh, ishte i saktë në 26 pasime nga 31 të mundshme, ndërsa spastroi topin plot tetë herë.



Falë kësaj paraqitje, Xhaka ishte lojtari i tretë më i vlerësuar në këtë përballje pas Roefs (9.1) dhe Alderete (8.7).

Ndërkohë, për Sunderland ky është starti më i mirë në historinë e Ligës Premier, ku pas gjashtë xhirove kanë mbledhur plot 11 pikë, për t’u renditur aktualisht në pozitën e tretë në tabelë./Telegrafi/

Mesazhi i fortë i Guardiolës: Këtë sezon do t’i befasojmë të gjithë

26 September 2025 at 19:10


Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka shprehur besimin e madh për sezonin aktual, duke theksuar se skuadra e tij është gati për sfidat që e presin.

Man City edicionin e kaluar ishte larg formës që jemi mësuar ta shohim, ku u eliminuan nga Real Madridi në Ligën e Kampionëve, ndërsa ranë herët nga gara për titullin kampion në Angli.

Megjithatë, Guardiola ka konfirmuar se situata ka ndryshuar dhe është optimist se do të arrijnë të fitojnë trofe këtë sezon.

“Kjo është një javë shumë e rëndësishme për ne, me ndeshjet e fundit para pushimit të kombëtareve. Javën e kaluar kishim përballje jashtëzakonisht të vështira me kundërshtarë kërkues”.

Pep Guardiola

“Jam i gatshëm për këtë javë, për Ligën e Kampionëve sërish – gjithmonë më jep emocione fakti që jemi ende pjesë e këtij turneu. Dy ndeshje në Ligën Premier, pastaj do të pushojmë”.

“E di që askush nuk më beson, por unë jam jashtëzakonisht optimist dhe pozitiv për atë që do të ndodhë këtë sezon”, tha Guardiola.

Man City përndryshe në vikend do të jetë nikoqir i Burnleyt./Telegrafi/

Camavinga “vendos” lëvizjen e radhës mes interesimit nga disa klube angleze

26 September 2025 at 18:14


Eduardo Camavinga raportohet se tashmë ka vendosur për hapin e radhës në karrierën e tij, pasi është bërë gjithnjë e më i pakënaqur me mungesën e minutave në fushë te Real Madrid.

Francezi ka regjistruar vetëm nëntë minuta lojë zyrtare këtë sezon me “Los Blancos”, duke dhënë sinjale se nuk bën pjesë në planet e trajnerit të ri, Xabi Alonso.

Camavinga, i cili mund të luajë si në mesfushë ashtu edhe në krahun e majtë të mbrojtjes, iu bashkua Real Madridit në vitin 2021 nga Rennes, pasi ishte afirmuar si një nga talentet më premtues të futbollit evropian.

Nën drejtimin e Carlo Ancelottit, ai kishte një rol të rëndësishëm në skuadër, por pas ardhjes së Alonsos nga Bayer Leverkusen, nuk ka arritur të fitojë vendin e tij në formacionin bazë.

Kjo situatë ka zgjuar interesimin e disa klubeve të mëdha nga Liga Premier, që janë të gatshme të përfitojnë nëse Real Madrid vendos ta shesë mesfushorin e përfaqësueses së Francës.

Manchester United, që është në kërkim të përforcimeve në mesfushë, është përmendur si një nga klubet e interesuara, ashtu si edhe rivalët e qytetit, Manchester City.

Por dy gjigantët nga “Etihad” dhe “Old Trafford” nuk janë të vetmit. Newcastle United po ashtu raportohet se po ndjek me vëmendje situatën e Camavingas, me një sy drejt një transferimi të mundshëm.

Lajmi është konfirmuar edhe nga ish-skauti i United dhe Sunderland, Mick Brown, i cili thekson se "Laraskat" janë në garë për shërbimet e tij.

Megjithatë, çdo klub i interesuar duhet të jetë gati të shpenzojë shumë, pasi Camavinga vlerësohet rreth 70 milionë paund.

Ai është i lidhur me kontratë me Real Madridin deri në vitin 2029, dhe me klubin spanjoll që nuk ka asnjë detyrim për ta shitur, çdo negociatë do të kërkojë një ofertë shumë të lartë për ta bindur “Los Blancos” të hapin bisedimet./Telegrafi/

“Duhet të vazhdojë të punojë”, trajneri i Burnleyt i jep mbështetje Armando Brojës

25 September 2025 at 16:27


Sulmuesi shqiptar Armando Broja ende nuk ka nisur si titullar në Ligën Premier për Burnley, pas transferimit të tij verën e kaluar nga Chelsea.

24-vjeçari ka marrë minuta vetëm në Carabao Cup, kundër Derby County dhe Cardiff City, ku performanca e tij ka treguar se është ende larg formës më të mirë. Kjo lidhet edhe me serinë e dëmtimeve të rënda që kanë penguar karrierën e tij në dy vitet e fundit.

Trajneri i Burnleyt, Scott Parker ka kërkuar durim nga tifozët në lidhje me rikthimin e Brojës në formën optimale.

“Shikoni, mendoj se Amando ka nevojë për punë në këtë moment. Ai nuk ka pasur shumë futboll gjatë dy viteve të fundit. Duhet të jemi të qetë me të”.

Armando Broja

“E pamë një version më të mirë në këtë ndeshje krahasuar me raundin e kaluar, por ende i mungojnë minutat dhe stërvitja. Ai duhet të vazhdojë të punojë”, deklaroi ai.

Parker theksoi se Broja mbetet një lojtar kyç për Burnleyn këtë sezon, por ekipi duhet të tregojë kujdes dhe t’i japë kohën e nevojshme për t’u rikuperuar plotësisht.

Ndërkohë, Shqipëria mbështetet te Armando Broja për dy sfidat e rëndësishme të muajit nëntor në kuadër të kualifikuesve për Kupën e Botës./Telegrafi/

Hossam Hassan: Salah e meriton Topin e Artë për gjithçka që ka arritur në ligën më të fortë në botë

22 September 2025 at 10:47


Trajneri i Egjiptit, Hossam Hassan, ka shprehur hapur mbështetjen për yllin e Liverpoolit, Mohamed Salah, në garën për Topin e Artë, çmimi më i lartë individual në botën e futbollit.

Përmes një postimi në Instagram, të shoqëruar me një imazh ku shfaqet Salah duke mbajtur trofeun, Hassan thekson se sulmuesi egjiptian e meriton këtë vlerësim të lartë për kontributin e tij të jashtëzakonshëm ndër vite në Ligën Premier.

"Duke marrë parasysh sfidat që ka kaluar gjatë karrierës së tij, ai e meriton. Duke marrë parasysh pengesat që ka kapërcyer, ai e meriton. Për shkak të viteve të lojës brilante, individualitetit dhe kreativitetit në ligën më të fortë në botë, ai e meriton këtë çmim", shkruan Hassan.

Ai shton se suksesi i Salah nuk është rastësor, por rezultat i punës së palodhur, disiplinës dhe besimit në vetvete:

"Të arrish majën është e vështirë, por sfida e vërtetë është të qëndrosh atje. Ai e arriti dhe qëndroi aty për shumë vite, falë së pari Zotit, pastaj talentit të tij, punës dhe vendosmërisë. Ai është bërë një shembull frymëzimi për të gjithë ata që synojnë suksesin".

Ceremonia zyrtare e ndarjes së çmimit do të mbahet sot në Paris, ku do të shpallet lojtari më i mirë i sezonit.

"A nuk ka ardhur koha që futbolli dhe ata që vendosin për këtë çmim t’i japin atij atë që e meriton? Lutjet tona, si edhe lutjet e gjithë egjiptianëve dhe fansave të Salah në mbarë botën, janë që ai të fitojë Topin e Artë, një arritje e madhe për një lojtar të madh, që mund të mos përsëritet më në historinë e futbollit egjiptian, arab, afrikan apo edhe botëror", përfundon Hassan.

Mohamed Salah është përmendur vazhdimisht si një nga futbollistët më të mirë në botë vitet e fundit, por deri më tani nuk e ka fituar Topin e Artë, pavarësisht statistikave mbresëlënëse dhe trofeve të fituar me klubin dhe kombëtaren. /Telegrafi/

"Paqe" në "Emirates", Arsenal e City ndajnë pikët

21 September 2025 at 19:32


Arsenali ka shënuar një gol të vonshëm për të mos lejuar Manchester Cityn t'i fitojë pikët e plota, në kuadër të derbit së xhiros të pestë në Ligën Premier.

“Qytetarët” ishin duke fituar me rezultat minimal 0-1, por Gabriel Martinelli bëri heroin duke mos lejuar "Topçinjtë" të mposhtën në "Emirates".

Erling Haaland pas vetëm nëntë minutave lojë zhbllokoi rezultatin me një gol të bukur pas një kundëraksioni, ku u asistua nga Tijjani Reijnders (9’).


Finisher. pic.twitter.com/hVvCwd1wvW
— Manchester City (@ManCity) September 21, 2025


Arsenali tentoi të krijonte aksione nëpërmjet anësorëve, por secila përpjekje rezultoi e pasuksesshme. Vlen të ceket se Donnarumma bëri një super pritje për t’ia mohuar golin Maduekes.

City lehtësisht mund të shënonte edhe golin e dytë përmes Haaland, veçse David Raya u gjend në vendin e duhur.

Kur të gjithë priten që City t'i merrte pikët e plota, në skenë doli i kritikuari Gabriel Martinelli që me një parabolë e la të shtangur Donnarumman (90+2').

Kësisoj, Arsenali rikthehet në pozitën e dytë me 10 pikë derisa City zë pozitën e nëntë me shtatë sosh.

Në xhiron e radhës, Man City do ta presë Burnley derisa Arsenalin e pret një sfidë të vështirë, te Newcastle Unitedi./Telegrafi/

Granit Xhaka me asist maestral për Sunderlandin ndaj Villas

21 September 2025 at 16:41


Mesfushori shqiptar Granit Xhaka ka dhuruar një asistim fantastik për Sunderlandin në përballjen ndaj Aston Villas.

Xhaka asistoi te goli i barazimit, të cilin e shënoi Ëilson Isidor (76’). Me një pasim të bukur me kokë, përfaqësuesi i Zvicrës e vendosi Isidorin përballë portierit mysafir.

Ai i la të shtangur të dy mbrojtësit e Villas, me Isidor që pastaj e finalizoi lehtësisht (76’).

Për më shumë shikoni këtë asist fantastik të Xhakës:


Wilson Isidor 76' | 🏴󠁧󠁢󠁥󠁮󠁧󠁿 Sunderland 1-1 Aston Villapic.twitter.com/S2fBrkqtIG
— Goals Xtra (@GoalsXtra) September 21, 2025


Ndërkohë, për mesfushorin me prejardhje nga Kosova ishte asisti i parë që prej rikthimit në Ligën Premier, ndërsa ka shënuar edhe gol ndaj Brentfordit./Telegrafi/

Man United triumfon në derbin ndaj Chelseas

20 September 2025 at 20:35


Manchester Unitedi ka shënuar fitore të ngushtë në derbin anglez ndaj Chelseas, në kuadër të xhiros së pestë në Ligën Premier.

“Djajtë e Kuq” fituan me rezultat të ngushtë 2:1, sfidë që doli të jetë shumë dramatike.

Pas vetëm pesë minutave lojë, Chelsea mbeti me një lojtar më pak pasi Roberto Sanchez u ndëshkua me karton të kuq shkaku i një ndërhyrje te Mbuemo.

Me një lojtar më shumë, Man Utd mori krejtësisht dominimin. Bruno Fernandes pas asistimit të Dorgus realizoi për ta zhbllokuar rezultatin.

Ndërsa, ishte Casemiro që e dyfishoi epërsinë për të shënuar me kokë pas harkimit të Harry Maguire (37’).

Mirëpo, ishte natë jo e mirë për brazilianin që vetëm disa minuta më vonë mori kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua nga fusha (45+5’).

Chelsea në pjesën e dytë ishte më e rrezikshme. “Blutë” në fakt shënuan përmes Wesley Fofana, por u anulua për pozitë jashtë loje (63’).

Pavarësisht posedimit, “Blutë” e Londrës nuk arritën më shumë se një gol të nderit, që e realizoi Trevoh Chalobah pas asistimit të Reece James (80’).

Unitedi me këtë fitore të madhe ngjitët në pozitën e nëntë me shtatë pikë ndërsa Chelsea qëndron në vendin e gjashtë me tetë sosh./Telegrafi/

Man Utd e mbyll me epërsi pjesën e parë në derbin ndaj Chelseas

20 September 2025 at 19:25


Manchester Unitedi e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi në derbin e rivalëve ndaj Chelseas.

“Djajtë e Kuq” janë në avantazh prej dy golave, me skuadrën londineze që ka mbetur me një lojtar më pak që nga minuta e pestë e takimit.

Roberto Sanchez me një ndërhyrje të panevojshme e la ekipin “në baltë”, ku u ndëshkua direkt me karton të kuq.

Si pasojë, Maresca u detyrua të largonte menjëherë dy sulmuesit Estevao dhe Pedro Neto, pra për ta futur portierin e dytë Jorgensen si dhe mbrojtësin Adarabioyo.

Pas kësaj, Unitedi mori krejtësisht lojën në dorë. Bruno Fernandes me një gol të bukur pas asistimit të Dorgus u përkujdes ta zhbllokonte rezultatin (14’).

Situata veçse u përkeqësua për mysafirët, ku Cole Palmer nuk i pëlqeu zëvendësimi i hershëm dhe iku menjëherë në dhomën e zhveshjes, duke refuzuar të qëndrojë në stol me bashkëlojtarët.

Unitedi pastaj realizoi edhe golin e dytë – këtë herë përmes Casemiros që shënoi me kokë pas harkimit të Harry Maguire (37’).

Derbi anglez veçse u bë më interesant në përfundimin e pjesës së parë, pasi Casemiro u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë e si pasojë u përjashtua nga loja./Telegrafi/

Man Utd e Chelsea luajnë vetëm për fitore, formacionet zyrtare

20 September 2025 at 17:35


Manchester Unitedi është nikoqir i Chelseas në kuadër të kryederbit të xhiros së pestë në Ligën Premier.

“Djajtë e Kuq” po vazhdojnë të kalojnë një periudhë jo të mirë prandaj fitorja do t’i këndellte, derisa Chelsea gjithashtu synon vetëm pikët e plota.

Trajneri i Chelseas Maresca ka vendosur ta lërë Garnachon në stol ndaj ish skuadrës, duke zgjedhur Neton e Estevaon në krahë.

Formacionet zyrtare:

Man United: Bayindir; Maguire, De Ligt, Mazraoui; Shaw, Fernandes, Casemiro, Dorgu; Diallo, Mbeumo; Sesko.


Come on you Reds! ❤️🔥
— Manchester United (@ManUtd) September 20, 2025


Chelsea: Sanchez; James, Chalobah, Fofana, Cucurella; Fernandez, Caicedo; Estevao, Palmer, Neto; Pedro.

Përballja zhvillohet në “Old Trafford” me fillim nga ora 18:30./Telegrafi/

Arne Slot kërkon përmirësim nga Liverpooli pavarësisht startit perfekt të sezonit

19 September 2025 at 23:48


Pavarësisht që nuk dinë për humbje ose barazim, trajneri Arne Slot i ka kërkuar lojtarëve që të përmirësohen edhe më shumë.

“The Reds” kryesojnë tabelën e Ligës Premier me 12 pikë nga katër javët e para dhe të shtunën do të presin Evertonin në derbin e Merseyside.

Në mesjavë, skuadra e Arne Slot debutoi me fitore dramatike në Ligën e Kampionëve ndaj Atletico Madridit, falë një goli të Virgil van Dijk në minutat shtesë të pjesës së dytë. Megjithatë, paraqitja e Liverpoolit nuk ka qenë e përsosur, ekipi ka treguar disa dobësi që shqetësojnë trajnerin holandez.

“Ne kemi luajtur vetëm pesë ndeshje, kështu që është e vështirë të flasësh për një model afatgjatë”.

“Ndaj Bournemouth ishim shumë të hapur dhe humbëm Ryan [Gravenberch] në mesfushë, prandaj pësuam dy gola nga kundërsulmi. Atletico nuk shënoi në tranzicion, kështu që nuk mund t’i krahasosh. Por nuk është ideale të kemi epërsi 2-0 tri herë dhe ta humbasim atë, duhet të përmirësohemi”.

Trajneri shtoi se edhe pse forca e Liverpoolit për të reaguar në momentet vendimtare është një avantazh, ekipi nuk duhet të mbështetet gjithmonë tek finalet dramatike.

“Është diçka për të cilën flasim. Nuk është ide e mirë që gjithmonë të detyrohesh të japësh gjithçka deri në fund, sepse mund të mbetesh pa energji e pa forcë mendore në fund të sezonit. Por, nëse na duhet, shpresoj të jemi gjithmonë në gjendje ta bëjmë”./Telegrafi/

Arteta nuk ka dyshime: Man City kandidat për titull shkaku i Guardiolas

19 September 2025 at 20:59


Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka vlerësuar lart Pep Guardiolan dhe Manchester Cityn, duke theksuar se pavarësisht nisjes së luhatshme të sezonit mbesin rival serioz për titullin.

Me përforcimet e bëra në verë, shumica e analistëve kanë vlerësuar se gara e vetme për titullin kampion është midis Liverpoolit dhe Arsenalit.

Megjithatë, për Artetan – City mbetet kandidat për titull shkaku i Guardiolas.

“E njoh shumë mirë Pep-in, kërkesat që vendos mbi lojtarët e tij, mentalitetin që ka klubi dhe cilësinë e skuadrës. Ai gjithmonë i vendos fillimisht standarde vetes, pastaj të gjithëve përreth. Vullneti i tij për të fituar, për t’u përmirësuar dhe për t’u zhvilluar është i jashtëzakonshëm".

Pep Guardiola dhe Mikel Arteta

“Ai gjithmonë kërkon të mësojë nga më të mirët. Për mua, ai është trajneri më i mirë në botë. Kam pasur kënaqësinë të punoj me të dhe të fitoj shumë trofe pranë tij. Është gjithmonë e bukur ta shoh përsëri”.

Pas një sezoni të kaluar ku City u rrëzua nga gara për titullin, këtë vit ekipi ka nisur me rezultate të përziera: humbje ndaj Tottenhamit dhe Brightonit, por edhe fitore të thella kundër Wolves dhe Manchester United.

Nga ana tjetër, Arsenali ka humbur pikë vetëm një herë deri tani dhe shihet si favorit përballë Cityt këtë fundjavë, në një duel që mund të ketë ndikim të madh në garën për kreun e tabelës./Telegrafi/

“Dikush pagoi 100 milionë euro për të”, Slot e sheh Grealish si lojtarin më të rrezikshëm te Evertoni

19 September 2025 at 16:12


Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot ka vlerësuar punën e bërë nga Everton këtë sezon, duke theksuar se sulmuesi Jack Grealish është lojtari që duhet pasur më shumë kujdes.

Në prag të derbit të fundjavës, holandezi para mediave dha lëvdata për rivalin lokal.

“Kur u përballëm me ta sezonin e kaluar, ishin në një moment shumë të mirë. Por nuk ishte thjesht një periudhë e shkurtër, sepse ata e kanë vazhduar me të njëjtin ritëm edhe këtë sezon.

“Mendoj se kanë bërë disa afrime të mira dhe ndër ta është edhe një lojtar në huazim, për të cilin dikur është paguar 100 milionë euro. Ai po shkëlqen për ta – Jack Grealish. Pra, një skuadër shumë e fortë”, nënvizoi Slot.

Jack Grealish

Liverpool dhe Everton përballen këtë fundjavë në një derbi të zjarrtë të qytetit, me saktësisht të shtunën me fillim nga ora 13:30.

“Reds” në katër xhirot e para në Ligën Premier kanë qenë të pamposhtur, derisa Evertoni ka mbledhur shtatë pikë./Telegrafi/

Man City rivalizon Liverpoolin për yllin e Ligës Premier

15 September 2025 at 15:16


Një tjetër duel i madh mes Liverpoolit dhe Manchester Cityt pritet të zhvillohet jashtë fushës së lojës, pasi të dy klubet janë gati të garojnë për nënshkrimin e mbrojtësit të Crystal Palace, Marc Guehi.

Saga e transferimit të 24-vjeçarit kishte nisur më herët këtë vit, kur Liverpool tentoi ta merrte në ditën e fundit të merkatos, por marrëveshja u prish pasi Palace nuk arriti të gjente një zëvendësues.

Tani, me kontratën e Guehit që skadon verën e ardhshme, situata ka ndryshuar. Manchester City po shqyrton opsionin e një para-kontrate në janar, ndërsa Liverpool mbetet i bindur se marrëdhënia e mëparshme me lojtarin mund t’i japë një avantazh.

Sezoni i kaluar e pa Guehin si një nga mbrojtësit më të spikatur të Ligës Premier, me 34 paraqitje dhe 11 ndeshje pa pësuar gol, duke e kthyer në një prej objektivave më të kërkuar në tregun e transferimeve.

Marc Guehi

Palace ndërkohë ende po ëndërron ta bind anglezin për të rinovuar kontratën, megjithatë lojtari duket se është i vendosur për një aventurë tjetër te ndonjë skuadër më e madhe evropiane.

Kujtojmë, Liverpooli ishte gati të paguante 35 milionë funte për të siguruar shërbimet e anglezit, mirëpo që Palace nuk e lejoi të largohej./Telegrafi/

Superkompjuteri: Man United rrezikon rënien nga Liga Premier

15 September 2025 at 12:43


Manchester United ka nisur dobët sezonin e ri në Ligën Premier dhe sipas superkompjuterit të Optas, situata mund të përkeqësohet edhe më tej.

Pas humbjes 3–0 ndaj Manchester Cityt, skuadra e Ruben Amorim ka grumbulluar vetëm katër pikë në katër ndeshje.

Kjo është nisja më e dobët që nga sezoni 1992, edhe pse atëherë klubi e mbylli me titull kampion nën drejtimin e Sir Alex Ferguson.

Opta, parashikon këto rezultate për Manchester United:

Fiton Ligën Premier: 0.18%

Kualifikohet në Ligën e Kampionëve: 4.18%

Kualifikohet në Ligën e Evropës: 3.15%

Bie nga kategoria: 10.95%

Në renditjen përfundimtare të parashikuar, United pritet të përfundojë në vendin e 13-të me më pak se 48 pikë. Në sezonin e kaluar, klubi përfundoi në vendin e 15-të me 42 pikë.

Pavarësisht një paraqitjeje të mirë ndaj Arsenalit që përfundoi me humbje, United barazoi me Fulhamin dhe u eliminua në mënyrë turpëruese nga Grimsby Town në Carabao Cup. Deri tani, fitorja e vetme e sezonit ka ardhur ndaj Burnleyt, pas një penalltie në minutat shtesë.

Sipas të njëjtit model, vetëm shtatë skuadra kanë më shumë gjasa për rënie se Manchester United: Burnley (52.23%), Wolves (50.76%), Sunderland (46.02%), Leeds (44.92%), West Ham (36.06%), Fulham dhe Nottingham Forest.

Ndërkohë, Brentford që humbi trajnerin, kapitenin dhe golashënuesin kryesor në verë ka më shumë gjasa për të qëndruar në Ligën Premier sesa Manchester United. /Telegrafi/

“Blerje paniku”, Rooney kritikon transferimet e Man Unitedit pas humbjes në derbi ndaj Cityt

15 September 2025 at 09:15


Legjenda e Manchester United, Wayne Rooney ka vënë në dyshim dy prej vendimeve të klubit në merkato, pas humbjes 3-0 në derbin ndaj Manchester Cityt në “Etihad Stadium”.

City dominoi tërësisht në përballjen ndaj rivalit lokal, me Erling Haaland që realizoi dopietë derisa rrugën drejtë golit e gjeti edhe Phil Foden.

Rooney nuk e fshehu zhgënjimin, duke theksuar se nuk e kupton pse United nuk e afroi Gianluigi Donnarumma gjatë verës. Ai gjithashtu ngriti dyshime mbi transferimin e portierit belg të ri, Lammens, të ardhur nga Royal Antwerp, duke e cilësuar si një lëvizje të nxituar.

“Ishte shqetësuese… nuk e di nëse ky ishte një blerje paniku”.

“Sinqerisht nuk di shumë për portierin e ri, nuk mendoj se shumica prej nesh e kemi parë të luajë. Nëse blen një portier dhe nuk është gati të hyjë menjëherë në formacion, kjo është problem. Donnarumma do të futej që nga minuta e parë dhe do të bënte diferencën”.

Senne Lammens

Sipas tij, United ka marrë sërish një lojtar “për potencial”, duke rrezikuar në një pozicion kyç, në vend që të siguronte një portier të gatshëm për nivelin më të lartë.

Duke folur për ecurinë e skuadrës nën drejtimin e Amorim, Rooney shtoi:

“Dua të jem sa më mbështetës e pozitiv ndaj trajnerit dhe lojtarëve, por është shumë e vështirë të thuash se po shohim progres. Nuk ka shenja se rezultatet do të ndryshojnë shpejt”, nënvizoi anglezi në podcastin e “BBC Sport”.

Rooney vuri në dukje edhe pamjet e fundit të derbit, ku tifozët e United filluan të largoheshin nga stadiumi, pavarësisht se disa prej tyre vazhdonin të këndonin emrin e trajnerit.

“Ky ishte një mesazh i fortë nga tifozët, ata ishin të zhgënjyer nga ajo që panë në fushë. Është e vështirë të shohësh se si kjo mund të vazhdojë”, – përfundoi ish-kapiteni i “Djajve të Kuq”./Telegrafi/

Më në fund një lajm i mirë për Unitedin, ylli i ekipit po e lë pas lëndimin

14 September 2025 at 23:52


Mbrojtësi argjentinas i Manchester Unitedit, Lisandro Martinez pritet të rikthehet në fushë në fund të muajit tetor ose në fillim të nëntorit, ndërsa vazhdon rikuperimin nga dëmtimi.

Klubi po ndjek një qasje të kujdesshme për rikthimin e tij, duke mos dashur ta rrezikojë me një rikthim të parakohshëm. Objektivi është që Martinez të rikuperohet plotësisht, të shmangë komplikimet dhe të jetë i gatshëm për t’i shërbyer ekipit në afatgjatë.

Përveç Manchester United, edhe Kombëtarja e Argjentinës ka interes të madh që mbrojtësi të jetë në gjendje optimale, duke parë se është i padiskutueshëm në formacionin bazë, si dhe po afrohet Kupa e Botës 2026.

Lisandro Martinez

Rikthimi i Martinez do të ishte një shtysë e madhe për mbrojtjen e “Djajve të Kuq”, e cila ka vuajtur dukshëm gjatë mungesës së tij.

Kujtojmë, Martinez këputi ligamentin kryesor të gjurit dhe ka qenë jashtë fushës që afro një vit./Telegrafi/

Guardiola pas fitores në derbi: City është kthyer – Haaland më i fortë se në sezonin e tripletës

14 September 2025 at 23:42


Trajneri Pep Guardiola u shfaq tejet i kënaqur pas fitores së madhe 3-0 ndaj Manchester United, duke e cilësuar paraqitjen e skuadrës si një demonstrim force dhe shpirt gare.

“Ne kemi ndryshuar shumë në këtë merkato, sollëm nëntë lojtarë – bërthama e skuadrës. Është e pamundur të mendosh se mund të arrish këto gjëra pa këtë frymë, pa gjuhën e trupit, pa këtë dëshirë për të luftuar së bashku. Të shohësh fytyrat e lojtarëve në fushë ishte një privilegj. Ne e dimë sa shumë do të thotë derbi për tifozët”.

Megjithatë, trajneri katalanas paralajmëroi se skuadra duhet të tregohet më e pjekur.

“Është vetëm një ndeshje. Të enjten luajmë kundër Napolit dhe duhet të reagojmë, të jemi më pak naivë. Këtë sezon dhe të kaluarin kemi qenë shumë të dobët në këto aspekte, por shpirti i skuadrës është aty dhe kapitenët janë fantastikë”.


La casa está en orden. pic.twitter.com/07ZPQNkiRu
— Manchester City (@ManCityES) September 14, 2025


Guardiola nuk i kurseu elozhet për dy yjet e skuadrës, Erling Haaland dhe Phil Foden.

“Erling ka qenë i jashtëzakonshëm që nga fillimi, por këtë sezon është edhe më mirë se në vitin e tripletës. Ai është më dinamik dhe nuk e gjykoj për asgjë tjetër përveçse për golat. Ne duam që ai të shënojë dhe të na ndihmojë”.

“Foden? Na ka munguar shumë. Para një sezoni ishte lojtari më i mirë në Ligën Premier. Ai është zemra e klubit, djalë i akademisë dhe e do Manchester Cityn. Ta kemi përsëri në formë është një lajm fantastik”./Telegrafi/

❌
❌